Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Higjiena e gojes

Shko poshtë 
+4
Beton
Sofra
Kosovarja
Lina
8 posters
AutoriMesazh
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptyWed Nov 14, 2007 6:23 pm

Higjiena e gojes Higjenaoralee3


"Higjena e gojës"

Tema eshte e hapur per te gjithe andaj ju ftoj edhe juve te ndani mendimet tuaja .

Respekt nga Lina
_____________________

Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve?
Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.
Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?
Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)
Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.
Kalkulus, ose ndryshe gurezat, eshte pllake e kalcifikuar dhe e forcuar. Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.
Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.
Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.
Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.
Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).
Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.
Higjera rutine e gojes
Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.
Larja e dhembeve
Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)
Filli dentar
Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.
Cfare mund te beni tjeter?
Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
-Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.
-Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.
-Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.
-Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.
-Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.
-Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.
Disa pika te tjera te rendesishme
-Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.
-Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).
-Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptySat Nov 17, 2007 7:25 pm

Zbardhimi i Dhembeve

Koncepti i estetikes qe simbolizon bukurine dhe te pelqyerit nga njerezit ndryshon shume nga nje kulture ne tjetren. Kultura te ndryshme i ngjyrosin dhembet e tyre me te zeze ,por sic duket kohet e fundit dhembet e bardhe te Hollywood’it kane me teper popullaritet. Lehtesimi i perdorimit te agjenteve zbardhues te dhembeve ka bere qe jo vetem njerezit publik por te gjithe te kene mundesine e zbardhimit te dhembet.
Ka dy lloje menyrash per zbardhimin e dhembeve:

1. Zbardhim te Stomatologu (Office Bleaching); dhe
2. Zbardhimi ne kushtet e shtepise nga vete pacienti (Home Bleaching)

Le t’i hedhim nje sy zbardhimit te dhembeve nga vete pacienti me disa pyetje pergjigje.


Çfare eshte zbardhimi i dhembeve dhe nga se perbehet ky sistem

Eshte nje proces kimik me te cilen hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentines. Sistemi eshte i perbere prej nje pllake dhembesh te vecante dhe te holle plastike si dhe nga xheli zbardhues.Pllaka e holle plastike vendoset ne gojen e pacientit naten para gjumit.


Shkaqet e ngjyrosjes se dhembeve

Shkaqet jane te shumta por me te perhapurat jane :

* Kafja
* Çaji
* Kola Kola
* Cigarja
* Mosha
* Perplasje dhe trauma
* Disa antibiotike (tetraciklina ,minociklina, etj.,)
* Perdorim i tepert i floridid
* Semundje sistemike te trupit dhe malformime gjenetike te dhembeve
* Degjenerimi i nervave
* Mbushjet me amalgam

Kush mund t’i zbardhe dhembet


Pervec grave shtatzena mund ta bejne pothuajse te gjithe;varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu eshte ai qe percakton nepermjet nje kontrolli te pergjithshem te gojes dhe dhembeve ne eshte apo jo i mundur nje process i tille. Zbardhja e dhembeve eshte nje proces ideal per ata te cilet i kane dhembet e shendetshem dhe deshirojne ti kene ata me te bardhe dhe me te shndritshem. A eshte kjo menyre e sigurt? Sipas kerkimeve asnje nga zbardhimet e dhembeve qe behen nen kujdesin stomatologut nuk eshte e demshme per dhembin dhe mishrat e dhembeve.



Si funksionon ky sistem

Xheli vendoset ne nje shtrese te posatshme per gojen tuaj. Komponentet aktiv te xhelit pas shperberjes clirojne oksigjen i cili zbardh ndermjet nje procesi kimik heq njollat e ndryshme te enamelit dhe dentines. Perberja e dhembit nuk prishet vetem zbardhet ngjyra e tij. Pergatitet nga stomatologu nje pllake dhembesh e posatshme per pacientin.Para gjumit vendoset xheli brenda kesaj pllake e cila me pas vendoset ne goje dhe pacienti fle.Pas zgjimit lahen dhembet.





A ka ndonje efekt anesor

Mund te krijoje sensivitet kunder te ftohtit ne disa njerez. Nje efekt tjeter eshte sensivitet provizor i dhembeve dhe mishrave te dhembit. Te gjitha keto efekte zhduken perfundimisht mbasi nderpritet terapia ose ne 1-3 dite mbasi perfundon terapia e zbardhjes.






Sa kohe zgjat kjo terapi


Sipas personit rezultati mund te merret brenda 3 seancash. Por kur kemi ngjyrosje te medha terapia mund te zgjatet ne me teper se 3.

Pas perfundimit te terapise sa permanent eshte ky zbardhim

Dhembet do jene gjithmone me te bardhe se ngjyra fillestare. Por kur kemi njolla te medha ndihet nevoja qe pacienti nje here ne 6 muaj ta rinovoj terapine per 1-2 net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptySun Nov 18, 2007 1:09 am

Stomatitet




Stomatitet janë inflamacione të mukozës së gojës ndersa gjingjiviti ështe inflamacion vetëm i mishrave të dhëmbeve.
Stomatitet shkatohen nga mikrobë virulentë që hyjnë në gojë nga jashtë ose me anën e gjakut, ose mikrobe saprofitë që gjenden zakonisht në kavitetin e gojes dhe që virulentohen si pasoje e dobësimit të mekanizmave mbrojtës të organizmit. Këto mikrobë janë zakonisht streptokoket. Këto infeksione favorizohen nga disa faktorë lokalë dhe te pergjithshem si;
-dëmtimi mekanik i mukozës (tartar, trauma gjatë përtypjes, proteza, etj.),
-lëndë antiseptike irituese,
-ndryshimi të flores bakteriale nga përdorimi i antibiotikeve,
-çrregullime te daljes së dhëmbëve të syrit,
-sëmundje infektive,
-avitaminoza B, PP, C, çrregullime endokrine,
-sëmundje të gjakut, të metabolizmit, sëmundje kronike dobësuese dhe intoksikime ekzogjene, medikamentoze, profesionale, aksidentale (ar, zhivë, etj.).
Diagnoza shpesh është e vështirë për arësye të ndryshme. Së pari duhet të kërkohen lezionet mukoze karakteristike për semundjet e ndryshme: eritemë e thjeshtë ; eritema me erozione; eritemë me hemoragji difuze; ulçerime; vezikula; afta; gangrenë.
Stomatiti vezikular
Herpesi viral që lokalizohet kryesisht në buzë, disa herë edhe në gjingjivat shoqërohet nga shenjat e përgjithshme të infeksionit akut (pneumonia, menengiti, gripi, semundjet e të ftohurit, etj.).
Ne mukoze formohen fshikëza të vogla me lëng seroz që çahen dhe bashkohen në formë ulçerimi të mbuluar me kore.
Mjekohet me antibiotikë dhe shpëlarje, gjithashtu rekomandohet marrja e vitaminës B1.
Stomatiti aftoz
Afta është një vezikulë e mbushur me një lëng të bardhë që, pas çarjes, ulçerohet me një fund ngjyre gri.
Simptomat janë: dhëmbje djegëse, shumë të bezdisshme; zakonisht formohen 1-2 afte, që lokalizohen në fornikset gjingjivale. Vazhdojne 5-6 dite. Dalin prapë në të njejtin vend pas disa muajsh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptySun Nov 18, 2007 1:37 am

Përgëzime për temën Lina.

Unë po i përmendi vetëm dy raste në lidhje me këtë temë e cila është shumë me rëndësi për rininë tonë ... dhe këto dy raste është mirë t'i dinë forumistët në lidhje me higjenën e gojës dhe më gjerë.

1. Në mëngjes si të zgjohesh nga gjumi pirja e një gote ujë bart bakterjet nga goja e më tutje deri në stomak ...

2. Për çdo mëngjes ngrënja e një molle ndihmon në eliminimin e bakterjeve të cilat janë në gojë, sepse gjat ngrënjes së mollës ... lëngu i saj përmban veti të cilat i eliminojnë përafërsisht 40 % bakterjet të cilat ndodhen në gojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lina
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 35
Registration date : 08/11/2007

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptyWed Nov 21, 2007 3:46 pm

Per nje goje te fresket

Pasta e dhëmbëve, fijet pastruese dhe furça e dhëmbëve nuk janë instrumentat e vetëm për të patur dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur. Dhe ushqimet kanë një rol të rëndësishëm për të luftuar kariesin, për të patur një frymëmarrje sa më të këndëshme dhe për të larguar gurëzat. Dieta është e nevojshme për të eleminuar grumbullimin e gurëzave dhe pllakëzave mbi dhëmbë. Disa ushqime në veçanti, ato të pasura me fibra, vitamina dhe kripëra minerale, mund të kontribuojnë në higjenën e gojës duke ndaluar formimin e kariesit, duke e bërë smaltin më të bardhë dhe duke lehtësuar frymëmarrjen.

Një gojë e freskët dhe e shëndetëshme.

Mjaft më me erën e rëndë, njollat e errta në dhëmbë, gurëzat bezdisëse.Ushqimet që vendos në tavolinë çdo ditë mund të të dhurojnë një buzëqeshje të shkëlqyer. Ja çfarë duhet të zgjedhësh..

Në qoftë se dëshiron të kesh dhëmbë shumë të bardhë..
Vendos në tavolinë ushqime që favorizojnë vetdetersionin, psh lëri rrugë të lirë sherebelës. Përdor gjethet e freskëta që funksionojnë si një furçë natyrale. Sipërfaqja e tyre e ashpër funksionon njëlloj si një makinë fshirëse. Për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të pastruar në thellësi, është e nevojshme që ta lëvizim gjethen me gishtin tregues mbi dhëmbë dhe mishëra. Të përkryera janë dhe sallatrat, mollët, portokallet, finokët që janë të pasur me fibra dhe përbëjnë një element zbardhues mbi dhëmbët tuaj.
Pi të paktën 2 litra ujë në ditë dhe mbaje në gojë si të ishe duke bërë një shplarje: kështu pastron dhëmbët dhe rimineralizon smaltin. Në të vërtetë në ujë ka gjurmë fluori, një substancë që bllokon aktivitetin e bakterieve që favorizojnë kariesin, për këtë arsye herë pas here ha ndonjë kivi apo sallatë me domate që janë njëlloj të pasura me këto minerale.
Mos i përjashto nga dieta qumështin, djathërat e freskët dhe thjerrëzat; përmbajnë fosfor, një komponent i rëndësishëm i smaltit që ndikon në rimineralizimin e dhëmbëve.
Në qoftë se je e pangopur me pije të gazuara apo me bazë cola, ngushëllohu duke menduar që përmbajnë acid ortofosforik që funksionon si zbardhues. Herë pas here pi një limonadë limoni: është e pasur me acid citrik i dobishëm për një efekt të lehtë gërryes.
Përtyp çimçakiza pa sheqer apo fletë sallate: ndihmojnë në stimulimin e komponentëve të pështymës që përmbajnë substanca dizinfektuese dhe me efekt gërryrës të lehtë, të afta për të hequr njollat e dhëmbëve.

Kundër kariesit

Arrat dhe drithërat ekuilibrojnë pehashin e pështymës duke forcuar kalciumin e dhëmbëve.
Përdor mjaltin në vend të sheqerit; përmban vitamina dhe kripëra minerale të çmuara për shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve.
Thuaji po perimeve: kanë një rol të rëndësishëm veçanërisht në se konsumohen të njoma për veprimin e tyre detergjent mbi sipërfaqen e dhëmbëve. E njëjta gjë vlen dhe për frutat e freskëta.
Qumështi dhe kosi janë një burim kalciumi, fosfori dhe kripërash të tjera minerale që janë përbërës të dhëmbëve. Mund t'i konsumosh shpesh duke i përdorur të skremuar, më pak të pasur me yndyrëra dhe kalori.
Drithërat dhe zarzavatet bishtajore janë të pasura me zink, ndërsa toni, merluci dhe salmoni përmbajnë selen, dy elemente që të ndihmojnë të kesh dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur.
Përdor në gatimet e tua vajin e ullirit. Është i pasur me vitaminë E që ka një rol mbrojtës për mukozën e gojës dhe pengon zhvillimin e bakterieve përgjegjës për shkaktimin e kariesit.

Në qoftë se kërkon një frymëmarrje të këndshme

Pi shumë lëngje gjatë ditës. Shpërqëndrimi në të vërtetë shkakton alitozë, goja thahet dhe pështyma bëhet acide.
Përdor në gatim trumzën, është nga barërat aromatikë më të pasur me vitaminë C, substancë që ndihmon në shkatërrimin e bakterieve përgjegjës për erën e rëndë.
Dhe mentja është e përkryer: riaktivizon funksionimin e aparatit gastrik dhe të mëlçisë. Gjethet e saj përmbajnë mentol, një acid i spikatur për veprimin e tij kundër tharjes së gojës.
Për recetat e tua përdor majdanoz me shumicë, është i pasur me potas, vitaminë C, A dhe E që ndikojnë në një shëndet të mirë të gojës. Përveç kësaj, përmban substanca me aromë të mirë.
Përtyp jamball. Glicirizina që ai përmban pengon formimin e pllakave dhe reagon kundër streptokokut, bakterit që krijon karies.
Vendos në tavolinë lakrat, por dhe rrepat që janë të pasura me vitaminë K që eviton trejen jonormale shpesh e përgjegjshme për erën e pakëndshme të gojës.

Në qoftë se kërkon të forcosh mishërat e dhëmbëve

Pi sa më shumë lëng limoni dhe portokalli, përmbajnë vitaminë C që riaktivizon qarkullimin, kështu oksigjenon mbetjet e mukozave orale duke siguruar një funksionim më të mirë të mishrave të dhëmbëve. Dhe jo vetëm kaq, vitamina C aktivizon vitaminat e mukozës duke krijuar një gjendje mbrojtëse që riparon agresionin e bakterieve.
Ha të paktën dy apo tre herë në javë mish ose peshk, përmbajnë një sasi të konsiderueshme proteinash në gjëndje të largojnë mbeturinat ushqimore.
Mos harro të përfshish në dietën tënde karrotat, mollët dhe dardhat: janë ushqime të pasura me fibra dhe ujë. Veçantia e tyre? Stimulojnë aktivitetin e detersimit, i padiskutueshëm për të mbajtur gjithmonë të freskët dhe të pastër mishrat e dhëmbëve.
Ha herë pas herë një banane, përmban cilitol, një lloj sheqeri që ndalon formimin e pllakëzave bakteriale. Rezultati: në ndryshim me sakarozën nuk dëmton shëndetin e mishrave të dhëmbëve.
Në mëngjes duhet të hash kos të bërë nga qumështi i lopës ose i dhisë. Laktobacilet që përmban mbajnë nën kontrroll bakteriet e gojës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptyThu Nov 29, 2007 11:28 pm

Higjenën e gojës duhet mbajtur vazhdimisht dhe në çdo moment.
Pastrimi i dhëmbëve e ndihmon mjaftë higjenën e gojës, pirja e ujit gjithashtu.


Edituar për herë të fundit nga në Fri Nov 30, 2007 4:56 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptyFri Nov 30, 2007 12:07 am

po e vertet , i mjerë dhe e mjere qofte ai apo ajo qe i kundermon goja arome te keqe, se ma marre ska, ni sen qe qat kashore goje mos me majt si duhet,nese goja kundermon, tjera ka mesiguri se te kelbë!!!

ifjaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptyThu Dec 13, 2007 3:37 am

Pergezime per temen Lina

Teme shume e mire,i bashkangjitem mendimit te sofres,nje gote uje per ç'do mengjes nuk bene keqe per largimin e bakterieve,molle.

Ne nje intervist nga nje progam te gjermanis,shume intresant ishte qe doja te shtoj edhe kete ne Forum,bene mire pas pastrimit te dhembeve ne mengjes me ujin e fundit te futishe ne goj nje lug vaj te ullirit,analistet gjeman sipas studime te tyre qe forconte mishin e dhembve dhe per tere diten nuk pranon mikrobe ne dhembe apo ushqimi qe jete neper dhembe nuk e paranon vaji i ullirit.

Une personlishte kam problem me larjen e dhembeve ku nuk mundem te gjej nje 'krem'' dhembesh qe pershtatet tek dhembet e mi,e kam nje krem qe patjetar e kam ta keme por me duhet per çdo muaj te porosise me vjen nga Amerika ku ndihme shume mire me te, dhe flm hulumtusin e kety kremi qe me bene te ndihem mire,per tre/kater here ne dite qe i pastroi.

...by Beton
Hani molla mos pini duhan..!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptyThu Dec 13, 2007 4:24 am

higjena e gojes eshte mbrojtja e eshendetti ne mes goje hyn shum viruse te cital behen shkatare edhe per smuje tjera keshtu nji person qe nuk mban higjenen e gojes mendo te trupit se si i vjen era ,dhe une kam nji ves shum te keq nese shikoj njeriun qe dhembet i ka te pa paster ose te prishur sun zgjas as bised le me te rrije me te se me te vertet me shkojn syte dhe neveritem prej tije ,keshtu kush mendon te takohet nej here me mua mundesisht te ket pastertin e dhembeve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nadi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
nadi


Male
Numri i postimeve : 186
Age : 68
Vendi : shk
Registration date : 10/04/2008

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Dy mënyrat e zbardhjes së dhëmbëve....   Higjiena e gojes EmptySat Apr 12, 2008 6:05 am

Dy mënyrat e zbardhjes së dhëmbëve dhe shkaktarët e ngjyrosjes së tyre

Kujdesi për dhëmbët, për të parandaluar infeksionet e ndryshme. Mund t’i zbardhoni dhëmbët te stomatologu ose në shtëpi

Koncepti i estetikës, që simbolizon bukurinë dhe të pëlqyerit nga njerëzit, ndryshon shumë nga një kulturë në tjetrën.
Kultura të ndryshme i ngjyrosin dhëmbët e tyre me të zezë, por siç
duket, kohët e fundit dhëmbët e bardhë të Hollivudit kanë më tepër
popullaritet. Lehtësimi i përdorimit të agjentëve zbardhues të dhëmbëve
ka bërë që jo vetëm njerëzit publikë, por të gjithë të kenë mundësinë e
zbardhimit të tyre. Ka dy lloje mënyrash për zbardhimin e dhëmbëve:
zbardhim te stomatologu (Office Bleaching) dhe zbardhimi në kushtet e
shtëpisë nga vetë pacienti (Home Bleaching).

Zbardhimi i dhëmbëve

Zbardhimi i dhëmbëve është një proces kimik nëpërmjet të cilit hiqet
ngjyrosja e enamelit dhe dentinës. Sistemi i zbardhimit të dhëmbëve
është i përbërë prej një pllake dhëmbësh të veçantë dhe të hollë
plastike si dhe nga xheli zbardhues. Pllaka e hollë plastike vendoset
në gojën e pacientit natën, para gjumit. Përveç grave shtatzëna,
zbardhimin e dhëmbëve mund ta bëjnë pothuajse të gjithë. Gjithçka varet
gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu
është ai që përcakton nëpërmjet një kontrolli të përgjithshëm të gojës
dhe dhëmbëve nëse është apo jo i mundur një proces i tillë. Zbardhja e
dhëmbëve është një proces ideal për ata të cilët i kanë dhëmbët e
shëndetshëm dhe dëshirojnë t’i kenë ata më të bardhë dhe më të
shndritshëm. Sipas kërkimeve, asnjë nga zbardhjet e dhëmbëve që bëhen
nën kujdesin e stomatologut nuk është i dëmshëm për dhëmbin dhe mishrat
e dhëmbëve.

Funksionimi i terapisë

Xheli vendoset në një shtresë të posaçme për gojën tuaj. Komponentët
aktivë të xhelit pas shpërbërjes çlirojnë oksigjen, i cili zbardh
ndërmjet një procesi kimik, heq njollat e ndryshme të enamelit dhe
dentinës. Përbërja e dhëmbit nuk prishet, vetëm zbardhet ngjyra e tij.
Përgatitet nga stomatologu një pllakë dhëmbësh e posaçme për pacientin.
Para gjumit vendoset xheli brenda kësaj pllake, e cila më pas vendoset
në gojë dhe pacienti fle. Pas zgjimit lahen dhëmbët. Efektet anësore të
kësaj terapie janë se ajo mund të krijojë ndjeshmëri kundër të ftohtit
në disa njerëz. Një efekt tjetër është ndjeshmëri provizore e dhëmbëve
dhe mishrave të dhëmbit. Por të gjitha këto efekte zhduken
përfundimisht mbasi ndërpritet terapia, ose në 1-3 ditë pasi përfundon
terapia e zbardhjes. Sipas personit, rezultati i kësaj terapie mund të
merret brenda tri seancash. Por kur ka ngjyrosje të mëdha të dhëmbëve
terapia mund të zgjatet në më tepër se tri ditë. Pas përfundimit të
terapisë dhëmbët do jenë gjithmonë më të bardhë se ngjyra fillestare.
Por kur keni njolla të mëdha ndihet nevoja që pacienti një herë në
gjashtë muaj ta rinovojë terapinë për 1-2 net.

Kujdesi nga infeksionet

Dhëmbët e pastër dhe një furçë e pastër dhëmbësh janë mjete të
efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që
gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo
do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me
infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Dhëmbët
duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje.
Gjithashtu, duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë
ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i
ngjisë infektimin përsëri vetvetes. Koenzima Q10 bën të mundur
shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore. Një higjienë e
keqe, jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve, por dhe
shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është
një pllakës bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve.
Fillimisht kjo pllakës shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më
vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon
në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteret e para që
mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, kokët,
sidomos streptokokët dhe kokobacilet, siç është antinomyces. Shtresa
fillestare është e karakterizuar nga një veshje e përkohshme e
sipërfaqes së dhëmbëve.

Koenzima Q10

Pastat e dhëmbëve duhet të përmbajnë koenzimën Q10, e cila forcon
dhëmbët dhe e mban të freskët mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon
florën bakteriale natyrore dhe mbrojtëse të gojës. Asnjë pastë dhëmbësh
nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç’janë. Pasta heq njollat nga
dhëmbët, por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e
rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit
qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu
frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të
vogla. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë
përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë
dhëmbësh është 0,15 për qind. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm.


Shkaqet e ngjyrosjes së dhëmbëve

-Kafja
-Çaji
-Kola-Kola
-Cigarja
-Mosha
-Përplasje dhe trauma
-Disa antibiotikë (tetraciklina, minociklina etj.)
-Përdorim i tepërt i floridid
-Sëmundje sistematike të trupit dhe malformime gjenetike të dhëmbëve
-Degjenerimi i nervave
-Mbushjet me amalgamë

(albania)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ruvejda
Fillestar/e
Fillestar/e
ruvejda


Female
Numri i postimeve : 28
Age : 30
Vendi : kosova
Registration date : 19/12/2009

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptySun Dec 20, 2009 1:59 am

ju lumt per temen un tani sa kam filluar shkollen per stomatologji veq me besoni qe me teper mesova nga ju se nga keta muaj qe i kalova ne shkoll.faleminderit shum.por desha te di a ka ndonje gje tjeter qe esht shum i thjesht e qe mund te na zbardh dhembet,por pa intervenimin e stomatologut.faleminderit"!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptySun Dec 20, 2009 2:08 am

ruvejda pershendetje dhe suksese ne rrugen qe ke filluar per stomatologji dhe mire se ke ardhur ne mesin tone ketu ne forum sa i perket kerkeses tende qe ke bere per pastrimin e dhembeve pa intervenim te stomatologut...


Si te kujdesemi

Pasta e dhëmbëve lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.

Fija pastruese e dhëmbëve duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij. Për çdo aplikim duhet të përdoret një sipërfaqe e papërdorur më parë e fijes.

Ushqimi

Ka një lidhje të dukshme mes kariesit dhe konsumimit të karbohidrateve (glucideve). Këta të fundit krijojnë substratin fermentues për bakteret e kariesit. Ky efekt negativ i karbohidrateve mund të modifikohet nga prezenca e elementeve të tjera ushqyese si: kalciumi, fosfori dhe fluori, të cilët kanë efekte mbrojtëse.


Frutat

Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.
Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e dhëmbëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ruvejda
Fillestar/e
Fillestar/e
ruvejda


Female
Numri i postimeve : 28
Age : 30
Vendi : kosova
Registration date : 19/12/2009

Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes EmptySun Dec 20, 2009 2:14 am

ju faleminderit voglushe shum do ta kem parasysh ket qe ma drejtuat.faleminderit.qdo tmir:!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Higjiena e gojes Empty
MesazhTitulli: Re: Higjiena e gojes   Higjiena e gojes Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Higjiena e gojes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: