Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dr. Hekuran A. RAPAJ "Papërgjegjshmëria e ministrit..."

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Dr. Hekuran A. RAPAJ  "Papërgjegjshmëria e ministrit..." Empty
MesazhTitulli: Dr. Hekuran A. RAPAJ "Papërgjegjshmëria e ministrit..."   Dr. Hekuran A. RAPAJ  "Papërgjegjshmëria e ministrit..." EmptyFri Jan 13, 2017 9:48 pm


Nga: Dr. Hekuran A. RAPAJ

Papërgjegjshmëria e ministrit grek të Mbrojtjes
Befasoi gjithë shqiptarët dhe sistemin ndërkombëtar, dalia e papritur, me “kërcitje” dhëmbësh e ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos. I veshur me një “uniformë” qesharake ushtarake, hedhur një xhaketë krahëve, mëngë të përveshura, lëshoi deklarata të pa motivuara, të nxituara ushtarakisht, ministër i mbrojtjes të një vendi anëtar të NATO-s, në një pikë kufitare ndërmjet dy vendeve po anëtare të NATO-s. Panos Kamenos theksoi që Greqia, “nuk do të lëshojë asnjë centimetër tokë, ujë apo ajër ndaj fqinjëve”.
Ndaj kujt fqinjëve? Ndaj pretendimeve që qeveria greke ka ndaj emrit që mban shteti më i ri fqinj Maqedonia, të cilat në thelb janë pretendime ekspansioniste për kontroll territori.
Ndaj Turqisë, një vend tjetër aleat, nga më të fortit ushtarakisht, anëtare e NATO-s, ku qeveria greke, ka ndoshta ende të pazgjidhura një mori çështjesh territoriale të ishujve kufi me Turqinë, apo të shkëmbimeve ndërmjet këtyre dy vendeve të një numri mjaft të madh popullsie (rreth 1 400 000 veta sipas traktatit të Lozanës më 24 korrik 1923) myslimanëve grekë me ortodoksit turq.
Ndaj kujt? Ndaj Republikës së Shqipërisë? Gaboi rëndë ministri i Mbrojtjes së qeverisë së tanishme greke, profesionalisht tregoi se është papërgjegjshmërish i paaftë, diplomatikisht hileqar, gënjeshtar, provogativ, ushtarakisht me mllefe të hershme, pjellë gjenetike e qeverive greke, konsekuente në vijën antishqiptare. Deklarata kundër Shqipërisë, territorit të saj të vjetër, kundër një populli të lashtë fqinjë, madje, më të lashtë se vetë origjina e Panos Kamenos ngjallën çuditshëm kureshtje.
• Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë shfaqur në asnjë ditë të historisë së tyre pretendime territoriale. Shqiptarët kanë patur mjaft territor të bollshëm, të plotë, të bukur e të pasur. Historitë e dinakërive të njohura greke së bashku me fqinjët e tjerë, mbështetur nga disa fuqi të mëdha ekspansioniste, financuar nga dashakeqësit korofillakë, antardë e grekomanë të Greqisë i kanë vjedhur mjaft territor shqiptarëve. Aq shumë i kanë marrë, sa mbi tokat tona të lashta lulëzojnë shtete e jetojnë kombe të ndryshme të ardhura në Ballkan. Shqiptarët nuk harrojnë, por përherë të duruar, kanë vepruar brenda normave ligjore ndërkombëtare të kohës, juridikisht të miratuara nga marrëveshje e konventa të ndryshme rajonale e globale. Por kur të papërgjegjshmit kërcënojnë, reagimi dhe burrëria e shqiptarëve nuk ka munguar.
• Atje nga hodhe deklaratat, i nderuari Panos Kamenos, hedhur krahëve xhaketën ushtarake, burrëruar i rrethuar nga disa ushtarako-civilë që dukeshin si gjahtar, tw kujtojmë se ai truall është toka jonë e vjetër e kombit më të vjetër në Evropë. Shqiptarët kanë jetuar në ato troje pa ardhur grekët atje, pa lindur bizantët ne ishim atje në atë vend, në atë tokë. Etrit tanë kanë dërmuar e përballuar me trimërinë e tyre gjithë rrëmetin, hilet, barbaritë dhe krimet që u kanë bërë hordhitë pushtuese. Ky komb dhe ai territor ku u lëshuan deklarata imponuese, ka kundërshtuar e ballafaquar burrërisht sa herë që jeni “trimëruar”, sa herë që keni dashur e ëndërruar sinorët e shqiptarëve dhe Jugun e pamposhtur të Shqipërisë. Kemi luftuar e kemi fituar nën flamurin kombëtar shpirtëror të lirisë dhe atdhedashurisë. Me gjakun e shqiptarëve është fituar pavarësia dhe liria, madje, edhe ajo e Greqisë. Të këqijat i kemi patur të përbashkëta, por jo karakterin, besën dhe mirënjohjen. Historia e zbardh të vërtetën në dritën shkëlqimore të diellit.
• Të ndarë e të copëtuar, të djegur e të masakruar nga shovinizmi i fqinjëve, denjësisht shqiptarët kanë vendosur “paqe” me historinë e kohës, pa harruar që të mirat e arritura kanw qenw dhe pa vlerë. Etërit tanë, gjaku i Çamërisë, ngre kushtrim të rinjtë, ata kërkojnë të shohin djemtë, shqiptarët e sotëm, të zgjuar dhe vigjilentë, kudo që janë, punojnë e jetojnë, që të mos harrojnë trojet që fqinjët padenjësisht i kanë hipotekuar. Trojet shqiptare deri në Prevezë e më tej, larë me gjak e vaditur me lot nënash e baballarësh, zinxhiruar me kockat të rënëve, bijve luftëtarë e atdhetarë. Me të tilla deklarata na ndriçohen shpresat për çuarjen përpara amanetin e të parëve, për t’u bashkuar në federatën shqiptare, integruar drejt Evropws të ardhmen e shqiptarëve e të gjithë Çamërisë. Nuk na tremb ristrukturimi i ushtrisë greke.
• Republika e Greqisë është një anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Republika e Shqipërisë një anëtare dinjitoze, aktive, rezultateve e kësaj strukture të sigurisë globale. Traktati i Atlantikut të Veriut thekson se “vendet e Aleancës, angazhohen për ruajtjen e lirisë, vlerave të përbashkëta dhe civilizimit të popujve të tyre, themeluar mbi principin e demokracisë, lirisë individuale dhe zbatimit të ligjit”, pra kundër deklaratave luftënxitëse, lirisë dhe vlerave paqësore të fqinjësisë aleate. Besojmë se ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, është ngatërruar. Është i vetmi rast që një strukturë ushtarake, anëtare e NATO-s, kërcënon kaq papërgjegjshmërish dy vende fqinje, po anëtare të NATO-s. E kundërta do të ndodhte.
• Artikulli nr. 4 i Traktatit të Uashingtonit jep të drejtën për konsultime ndërmjet vendeve aleate kurdoherë kur ndonjëri prej tyre mendon se kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike dhe siguria e vendit të vet. Në mënyrë institucionale, politike dhe diplomatike qeveria e ministrit Panos Kamenos, të angazhohej e të deklaronte qartësisht në strukturat civilo-ushtarake të NATO-s, si dhe në qeveritë fqinje, duke përcaktuar ambientin e kërcënimeve dhe të rreziqeve të mundshme që i vinin Greqisë nga fqinjët. Njëkohësisht, Traktati i Uashingtonit thekson qartësisht se “një sulm i armatosur drejtuar ndaj një ose më shumë anëtarëve në Evropë ose në Amerikën e Veriut, duhet të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve”. Nisur nga kjo ligjëratë politike, me kamuflazh ushtarak, i kërcënuar dhe i pasigurt ngelet territori i Republikës së Shqipërisë, vërtetuar nga “stërvitjet” kërcënuese të forcës greke në brezin kufitar të tanishëm shqiptar. Një rast unikal i paprecedentë, por që nuk duhet anashkaluar.
• Koncepti Strategjik i Sigurisë së NATO-s është rinovuar, adaptuar, përforcuar herë pas here në përputhje të plotë me planin strategjik të anëtarësimit, si dhe duke u zhvilluar, koordinuar në bashkëveprim me institucionet e tjera ndërkombëtare, si Bashkimi Evropian (BE), Organizata e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian (OSBE), Bashkimi Evropian Perëndimor (PEP) dhe Kombet e Bashkuara (KB). Pavarësisht përmirësimeve të bëra, esencialisht ngelet kombinimi i një zgjidhjeje të gjerë të sigurisë së anëtarëve bazuar në dialogun dhe bashkëpunimin në ruajtjen e aftësive të mbrojtjes kolektive të NATO-s, duke hedhur bazat e kooperimit me partnerët e rinj në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe me ish Bashkimin Sovjetik, si një pjesë përbërës e strategjisë së Aleancës. (Mbledhja e Romës, 1991). Asnjë strukturë euroatlantike, asnjë informacion i inteligjencës së sigurisë rajonale e globale nuk ka ekzistuar që Republika e Shqipërisë kërcënon territorin tokësor, detar apo ajror tw Greqisë.
• Por “zogu” fle në tjetër fole. Kjo është një taktikë e vjetër diplomatike presioni i qeverive greke ndaj fqinjëve në përgjithësi, ndaj shqiptarëve në veçanti, të cilat datojnë e marrin forcë historikisht që me krijimin e shtetit Helen, po me ndihmën e shqiptarëve, më 1830. Ushqimi ideologjik ka qenë e ngelet platforma në hije e autonomisë “Vorio-Epirote”, marrjen e Jugut të Shqipërisë. Për këtë qëllim janë hedhur në skalione ushtarake struktura të tëra politike, fetare, shtetërore, intelektuale, armatosje ekstremistësh, terroristw e kriminelw antishqiptarë. Tw gjithw kanw parë ëndrra me sy hapur.
• Populli shqiptarë dhe ai grek, janë të ndërgjegjshëm për të vërtetat historike, gjeografike, etnike dhe fetare, por dhe për barbarizmat e shovinizmit grek. Çamëria është tokë shqiptare dhe arvanitasit dhe çamët shqiptarë autoktonë, asnjëherë paqeprishës. Trojet shqiptare të Çamërisë e viset e tjera gjatë Luftës Ballkanike iu aneksuan Greqisë nga vendimet famëkeqe të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, 11 gushtit 1913. Pjesa e Shqipërisë jugore, Çamëria, nga lumi i Pavlës në gjirin e Prevezës, me rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margëlliçit, të Paramithisë, të Pargës e të Prevezës, me një sipërfaqe prej 4 000 km², me një popullsi shqiptare ortodokse e myslimane, në atë kohë prej më shumë se 75 mijë frymësh. Përveç këtyre, u shkëputën edhe vise të tjera, ku kishte një numër të madh të popullsisë shqiptare, si Janina, kryeqendra e Shqipërisë së Jugut, Voshtina, Konica, rrethet e Follorinës, të Kosturit dhe fshatra të tjerë në jug të Gramozit. Tw gjitha me popullsi shqiptare. Duke llogaritur edhe shqiptarët e këtyre kazave numri i popullsisë shqiptare në trojet që iu dhanë Greqisë, arrinte në më shumë se 120 mijë banorë. Për të nënshtruar përfundimisht viset shqiptare, administrata civile së bashku me autoritetet ushtarake greke ushtruan dhunë, shtetrrethim e gjenocid të paparë, për t’i detyruar shqiptarët të shpërnguleshin, Ndërkaq, popullsinë e krishterë e shtrëngonin të mohonte përkatësinë dhe identitetin kombëtar dhe të pranonte të shpallej greke. Për të shtypur qëndresën e shqiptarëve u ndërmorën masa të egra terrori dhe u shkatërruan qindra shtëpi në fshatrat e Çamërisë. Vetëm gjatë viteve 1913-1914 në kazanë e Paramithisë u shkatërruan fshatrat Gardhiq me 300 shtëpi, Dhragomia me 200, Petrovica me 75, Minina me 65; në kazanë e Filatit u shkatërruan ndër të tjera Ninati me 120 shtëpi, Markati me 120, Janjari me 150 etj. Një krim i shëmtuar ishte ai që u organizua pranë fshatit Selan të Paramithisë, ku bandat greke, më 23 mars 1913, mblodhën dhe masakruan 72 veta nga paria e fshatrave çame. Në Grikëhor, në tetor të vitit 1913, kinse kërkoheshin armët, u rrahën tërë banorët e fshatit. Keqtrajtimet e shqiptarëve u shtrinë kudo, të shoqëruara me poshtërime të simboleve kombëtare dhe të atyre të fesë myslimane, me internime e burgosje. Në prag të Luftës së Parë Botërore, më 15 qershor 1914, u vranë në Konispol, në Filat, në Margëlliç etj. dhjetëra krerë të tjerë të parisë çame. Krahas këtyre veprimeve u ndërmor edhe grabitja e pasurive të shqiptarëve, konfiskimi i pronave nga shteti grek etj. Qeveria greke vuri dorë mbi të ashtuquajturat toka të braktisura të shqiptarëve të larguar në rrethanat e Luftës Ballkanike dhe të pushtimit të Çamërisë.
• Këto veprime që binin ndesh me të gjitha traktatet e së drejtës ndërkombëtare, madje edhe me Traktatin Greko-Turk të Paqes, të 14 nëntorit 1913, sipas të cilit myslimanët turq, çamë e të trevave të tjera shqiptare në Greqi, ish-qytetarë të Perandorisë Osmane, do të trajtoheshin si shtetas grekë, me të gjitha të drejtat që u takonin. Kush e ka bërë këtë gjenocid? Duhet kërkuar falje apo kërcënim?
• Nuk mund të justifikohet ende Ligji i i Gjendjes së Luftës me Shqipërinë, për të bërë presion mbi mosekzistencën e çështjes Çame. Nuk mund të mashtrohet me ca informacione “mavri” edhe vetë populli grek. Për turpin e tyre, struktura ushtarake greke, shfaqen me armët ngritur, duke kënduar kundër shqiptarëve për autonominë e “Vorio-Epirit”. Në fakt, koha po ndriçon Autonominë e Arvanitasve dhe të Çamërisë. Shantazohemi për cwnim imagjinar territorial, ndërkohë që tradhtisht zhgaraviten në punët brendshme të Shqipërisë, politikanë, qeveritarë, spiunë e tradhtarë, deri në firmosje të marrëveshjeve antikombëtare territoriale detare, ku dihet që kufiri detar real shqiptar është më tej se në Prevezë, mbi 100 km bregdet poshtë Konispolit. Kjo e vërtetë i tremb ekstremistët grekë, por nuk frikëson çështjen tonë kombëtare shqiptare.
• Ora historike e shqiptarëve ka trokitur për të treguar me të gjitha mjetet mundshme demokratike e diplomatike, të vendosur për të ardhmen e tij kombëtarisht, për t’i dhënë fund ëndrrave shoviniste të qeverisë greke, për të pretenduar copa tokash e detesh shqiptare, përherë si korba të uritur. Ora troket për formimin e një kombi të vëllazëruar, të barabartë e të çfardo feje e etnie, duke jetuar përherë më të gjithë fqinjët në paqe. Ministrit Panos Kamenos i themi së në këtë çështje jeni shumë mbrapa.
• Kombi shqiptar e njeh mirë vetveten, se ka qenë dhe është në udhën e qytetarisë, lirisë, paqes dhe demokracisë evropiane, si më i vjetri evropian ka rrezatuar vlera miqësie, mirëkuptimi e bashkëpunimi me popullin grek e me fqinjët ballkanikë kur iu është kërkuar dhe kur ata kanë qenë në nevojë. Shqiptarët kanë provuar mendimin dhe qëndrimin e tyre se nuk kanë qenë asnjëherë kundër fqinjëve për territore apo për fe, por vetëm me lumë gjaku e sakrifica mbijetese, i kanë treguar qytetarisë evropiane, se ka një komb shqiptar krejt të ndryshëm nga të tjerët, kryesisht nga fqinjët jugorë dhe veriorë. Kombi shqiptar nuk ka harruar memorien-historike, por ka respektuar rregullat dhe institucionet ndërkombëtare, etikën e karakterin e tij kombëtar.
• Kur fqinjët harrojnë marrëveshjet dhe deformojnë historinë nga epshet e së kaluarës për zaptime territoresh, atëherë zëri kushtrim i mijëra të vrarëve, tw torturuar, të larguar e terrorizuar nga vatrat e tyre, të gjyshërve e të etërve zgjohen, lartësohen dhe përballen burrërisht dhe jo dinakërisht. Shqiptarët asnjëherë nuk e kanë turbulluar paqen e popujve ballkanas, të fqinjëve, përkundrazi, kanë qenë fqinjët, ekstremizmi politik grek që i kanë hedhur benzinë zjarrit, duke i akuzuar përherë shqiptarët. Kombi shqiptar pa dallim feje, si miq me fqinjët, ka luftuar e mbijetuar sakrificave e interesave të përbashkëta. Programi nacional shqiptar ka konsistuar që gjithsecili në paqe dhe në kufijtë e vet historik real, sa kohë që të ruhet bashkëjetesa dhe të zhduken lehjet politike apo fetare luftënxitëse.
• Në kohët e jetës së lirisë globale, grekët dhe shqiptarët, dënojnë papërgjeshmërinë, shtypjen, presionet, vrasjet, gjenocidin, shkombëtarizimin e popujve dhe racave. Liria fetare, identiteti kombëtar, uniteti social, autonomia politike, sovraniteti territorial, bashkëpunimi secili në tokën që i takon, përbëjnë bazën e programit nacional shqiptar dhe të dëshirave dashamirëse ndaj trojeve dhe popullit arvanitas dhe çam. Mos na ngacmoni më, se historikisht na keni lodhur shumë në durim.
• Përfundimisht. Ministri i Mbrojtjes së qeverisë greke, Panos Kamenos, tregoi se është “amator” në detyrën që i është ngarkuar, i sëmurë nga simptomat e vjetra Vorio-Epirote.
• Ligji i Gjendjes së Luftës, që herë pas here nxirret nga sirtarët ekstremistë të politikës greke është një antikap i realitetit modern, dashakeqësi shpirtërore, kërcënuese kundrejt shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë trembur asnjëherë në histori, përkundrazi, në ditët më të zeza të sakrificave të vështira nuk i janë shmangur ballafaqimit.
• Çështja e autonomisë së ashtuquajturës “Vorio-Eporit, apo siç është rrumbullakosur së fundmi, “Autonomia e Himarës”, pavarësisht nga disa biçim sahanlëpirës shqiptarë, ngelet një ëndërr në sirtar. E kundërta ekziston, madje merr jetë: Federata Shqiptare në kohezionin e shtetit-komb në Bashkimin Evropian së bashku me Autonominë e Çamërisë. Një realitet kombëtar që po ndriçon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Dr. Hekuran A. RAPAJ "Papërgjegjshmëria e ministrit..."
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dr. Hekuran A. RAPAJ"ARSIMIMI DHE EMANCIPIMI..."
» Dr. Hekuran Rapaj Harresa te shpie në mërgim, ndërsa kujtesa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: