Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Anglia Sat Apr 11, 2015 10:46 am | |
| Anglia e miratoi Radion e parë për muslimanët
Rregullatori i Mediave Britanike ka dhënë një licencë për stacionet e reja të radios, duke përfshirë radion e parë kombëtare të drejtuar nga muslimanët e Anglisë. Radio e Muslimanëve Britanik është planifikuar për të transmetuar, ndër të tjera, ligjërata, predikime, me përmbajtje Islame. Në muajin korrik 2013, Kanali 4 Britanik ka transmetuar Ezanin musliman për namaz sipas vakteve gjatë ditore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Një vit më vonë, në muajin qershor 2014 muslimanët britanik kanë themeluar një kanal televiziv të veçantë i cili u bashkua me një numër në rritje të kanaleve të transmetimeve të specializuara që synojnë pakicën muslimane në rritje. Kanalet e TV për komunitetet muslimane në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë të reja, ato janë transmetuar në Britani të Madhe që nga viti 2004.
Burimi:Media e Lirë
| |
|