Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Në Katedralen e Washingtonit falet namazi i xhumasë Tue Nov 11, 2014 11:59 pm | |
|
Në Katedralen Kombëtare në Uashington falet Namazi i Xhumasë Katedralja Kombëtare e Washingtonit, e njohur për funeralet presidenciale dhe për shërbime të mëdha shpirtërore, do të organizojë një shërbim lutjesh muslimane për herë të parë, ditë e xhuma, të premten. Katedralja, pjesë e Kishës Episkopale, ka mbajtur për një kohë ngjarje të profilit të lartë ndërfetarë dhe disa xhami mbajnë shërbimet fetare në sinagoga apo në kisha, nëse ata kanë nevojë për hapësirë. Por organizatorët thanë të hënën se ata janë duke kërkuar për të bërë një deklaratë duke ftuar udhëheqësit muslimanë të vijnë dhe të mbajnë shërbimin e tyre të namazit të drekës në një shtëpi të tillë të dukshme për adhurim siç është Kisha e Krishterë. "Ne duam që bota të shohë se Bashkësinë e Krishterë është partnere me ne dhe është duke mbështetur liritë tona fetare në të njëjtën mënyrë që ne jemi duke bërë thirrje për lirinë fetare për të gjitha pakicat në shtetet myslimane", tha Rizvan Xhaka, një zëdhënës për Xhaminë e shquar në Adams, Sterling, Va., një nga bashkë-sponsorët e shërbimit të së premtes. "Le të jetë kjo një mësim për botën." Shërbimi, i cili do të fillojë rreth orës 12:20 dhe për të ftuar mysafirët, për të zhvilluar marrëdhënie në mes të drejtorit të liturgjisë së Katedrales, Rev. Gina Campbell, dhe ambasadori i Afrikës së Jugut në Shtetet e Bashkuara, Ibrahim Resul, i cili është mysliman. Të dytë kanë punuar bashkë në një shërbim përkujtimor për Nelson Mandelën, tha Rizvan Xhaka. "Ky është një moment dramatik në botë dhe në marrëdhëniet Muslimane-Kristiane," tha Resul në një deklaratë të përgatitur. "Kjo duhet të jetë një botë në të cilën të gjithë janë të lirë të besojnë dhe të praktikojnë dhe të shmangën nga fanatizmi, Islamafobia, racizmi dhe anti-krishterimi dhe për të përqafuar humanizmin tonë dhe për të përqafuar besimin." Rreth 100 njerëz do të jenë në shërbimin fetar, ku do të falet namazi, tha Campbell. Udhëheqësit myslimanë do të sjellin sixhade për namaz. Veprimtaria është sponsorizuar nga Katedralja, nga disa grupe shpirtërore muslimane: Këshilli mbi Marrëdhëniet Islamike-Amerikane, Shoqëria Islamike e Amerikës së Veriut dhe Xhamia e Muhammedit në Washington. Ibrahim Resuli do të mbajë Hytben e Xhumasë apo predikimin, kurse Namazi i Xhumasë do të falet një pjesë të katedrales "me harqe dhe ikonografi të kufizuar, pothuajse si me qenë xhami, " thuhet në një deklaratë e publikuar nga Katedralja. "Marrëdhëniet e thella vijnë përmes lutjes," tha Campbell në deklaratë. "Lidhjet e ndryshme vijnë duke u lutur, përtej politikes.” Burimi: Washington Post Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë ======================================================
| |
|