Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mania e selfijeve në Haxh kritikohet nga dijetarët muslimanë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Mania e selfijeve në Haxh kritikohet nga dijetarët muslimanë Empty
MesazhTitulli: Mania e selfijeve në Haxh kritikohet nga dijetarët muslimanë   Mania e selfijeve në Haxh kritikohet nga dijetarët muslimanë EmptySat Oct 04, 2014 3:02 pm

Mania e selfijeve në Haxh kritikohet nga dijetarët muslimanë

Dijetarët muslimanë është duke i shqetësuar numri i madh i hanxhinjve që bëjnë “selfije” gjatë kohës ku secili duhet të përjeton përulësinë dhe qetësinë.
Shumë hanxhinj muslimanë sivjet gjatë haxhillëkut po bëjnë fotografi “selfije”, ndërsa në vendet e shenjta të Islamit disa autoritete fetare, dijetarë, nuk e miratojnë këtë shprehi me “selfije”, kështë është raportuar këto ditë.
Faqja Arab News Site ka raportuar disa nga shqetësimet e ngritura nga studiuesit muslimanë rreth manisë për selfije. Shejh Assim Al-Hakim, në Xheddah, tha se fotografitë “selfije” janë kundër shpirtit të Haxhit:
"Fotografia pa një arsye të ligjshme është një çështje e mosmarrëveshje midis dijetarëve. Megjithatë, pavarësisht kësaj diference të mendimit, nuk duhet të ketë ndonjë mosmarrëveshje kur është fjala për kuptimin e vërtetë të Haxhit dhe thelbit pas tij. Haxhi bazohet në sinqeritet dhe në traditë, synetin. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), kur ai shkoi për haxh, ai tha: "O, Allah, unë kërkoj nga Ju një haxhillëk që nuk përmban asnjë mburrje, krenari."
" Po duket sikur qëllimi i vetëm i këtij udhëtimi është për dalë në fotografi dhe jo për adhurim," tha Abdul Rezzak Al-Badr.
Zahra Muhammed, një arsimtare e Studimeve Islame në Riad, u pajtua, dhe tha se selfijet janë një formë e mburrjes, vetë-lavdërimit, tha ajo për Arab News. "Unë kam parë haxhinj në Mesxhid el-Haram duke marrë selfije me Qaben në sfond dhe kjo selfije është postuar më pas në Facebook, duke e bërë atë një ngjarje të mediave sociale dhe prishje e ibadetit, nga përulja në mburrje, krenari.
Por disa mendojnë për mosmiratim – ndër ta edhe ish-myftiu i madh në Egjipt ka qenë kritik, por nuk ka gjasa që të ketë efekt. "Kaq shumë njerëz kanë kamera, telefona, pra, nuk është e lehtë për t’i ndaluar ", thotë një haxhi.
Deri vonë telefonat me kamerë nuk lejoheshin brenda xhamive të shenjta, por rregullat janë lehtësuar dhe kështu disa thonë se kjo do të jetë e vështirë për t’ ndaluar atë që është përshkruar si "ethet e selfijeve."

Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

======================================================
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mania e selfijeve në Haxh kritikohet nga dijetarët muslimanë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: