Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Pentagoni: Dhjetëra amerikanë luftojnë për “Shtetin Islamik” Tue Sep 09, 2014 9:52 am | |
| Pentagoni: Dhjetëra amerikanë luftojnë për “Shtetin Islamik”
Washington:
Shtetet e Bashkuara besojnë se "një duzinë" amerikanë janë duke luftuar për Shtetin Islamik me ekstremistë në Irak dhe Siri, tha një zëdhënës i Pentagonit të enjten. Ka rreth 100 shtetas amerikanë "që veprojnë brenda Sirisë", por ishte e paqartë se me cilin grup rebel ata janë bashkuar, tha zëdhënësi Kolonel Steven Warren. "Ne besojmë se ka ndoshta një duzinë që janë me militantët e ISIL-it (IS)," tha ai. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë shprehur shqetësim për praninë e luftëtarëve të huaj në mesin e ekstremistëve sunni që mbajnë pasaporta perëndimore, potencialisht kthimi i tyre nga fushëbeteja është i mundshëm për të kryer sulme terroriste në Europë apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e Inteligjencës Amerikane kanë vlerësuar se ka rreth 1.000 vullnetarë europianë midis forcave rebele në Siri, por mbetet e paqartë se sa prej tyre janë bashkuar me xhihadistët e ISIL-it. Të paktën një luftëtar amerikan i Shtetit Islamik është vrarë në luftime në Siri, thonë zyrtarët, ndërsa autoritetet janë duke hetuar një amerikan tjetër, i dyti që vdiq nëse ishte i rekrutuar. Byroja Federale e Hetimeve ka arrestuar disa njerëz duke u përpjekur për të udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara në Siri për të mbështetur militantët, tha të mërkurën, Mateu Olsen, drejtor i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në SHBA. Ndërsa nuk ka asnjë shenjë që ekstremistët po përgatisin ndonjë sulm të mundshëm në Shtetet e Bashkuara, ekziston rreziku se një simpatizant i grupit mund të kryen një sulm "të kufizuar" në tokën amerikane, sipas Mateu Olsen. Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha në Irak në muajt e fundit, duke shfaqur veprime brutale dhe duke lëshuar në qarkullim videot e ekzekutimeve të frikshme të dy gazetarëve amerikanë. Kombet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dëshmi për krimet në rritje dhe mizori të kryera nga luftëtarët të ISIL-it në veri të Irakut dhe në Sirinë lindore kundër pakicave etnike dhe fetare.
Burimi: Arab News ===================================================
| |
|