Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Myslimanët e botës dënojnë prerjen e kokës të gazetarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Myslimanët e botës dënojnë prerjen e kokës të gazetarit Empty
MesazhTitulli: Myslimanët e botës dënojnë prerjen e kokës të gazetarit   Myslimanët e botës dënojnë prerjen e kokës të gazetarit EmptyMon Aug 25, 2014 8:30 am


Myslimanët e botës dënojnë prerjen e kokës të gazetarit

Prerja e kokës e gazetarit amerikan, James Foley, pretendohet nga i ashtuquajturi “Shtet Islamik” ka ndezur zemërim tek myslimanët nëpër botë si një akt barbar që është kundër mësimeve të vërteta të Islamit.
"Ne fuqimisht dënojnë këtë vrasje të tmerrshme dhe barbare, si një shkelje e besimit Islam dhe të normave ndërkombëtare universalisht të pranuara që obligojnë mbrojtjen e të burgosurve dhe gazetarëve gjatë konflikteve," tha Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) në një deklaratë të pranuar nga OnIslam net.
"Konventat e Gjenevës, Kur'ani - teksti shpallur i Islamit - dhe traditat (hadithet) e Profetit Muhammed të gjithë kërkojnë që i burgosuri të mos dëmtohet në asnjë mënyrë. Nuk mund të ketë arsyetim për veprime të tilla kriminale dhe të etur për gjak.
"Ne, gjithashtu, i bëjmë thirrje atyre që mbajnë Steven Sotloff dhe të burgosur të tjerë që menjëherë t’i lirojnë të padëmtuar, në mënyrë që ata mund të kthehen tek të dashurit e tyre."
Udhëheqës të tjerë myslimanë dënuan prerjen e kokës nga “Shteti Islamik”, duke e quajtur atë një mizori e tmerrshme që dëmton imazhin e Islamit, duke përfshirë udhëheqësit e komunitetit mysliman Dr. Xhemal Rifi dhe Myftiun e Madh të Australisë.
"Këta njerëz janë të çmendur," tha Dr. Amir Ali, ish-kryetari i Federatës së Këshillave Islame në Australi, për The Daily Telegraph të mërkurën, më 20 gusht 2014.
"Ata janë duke folur për një kalifat, por në të vërtetë ata janë vetëm një, grup barbarë, mesjetarë, që nuk kanë të bëjnë me Islamin," shtoi ai.
Këshilli Mysliman i Britanisë ka dënuar barbaritë e ISIL-it.
Çdo ditë ISIL-i kërkon për të kryer një akt barbar më shumë se një ditë më parë, për publicitet, për të fituar besueshmëri për aktet e tyre monstruoze, "tha Këshilli Mysliman i Britanisë në një deklaratë.
"Ne e dënojmë pa rezerva dhunën e tyre psikopatike, nëse ajo është ndaj minoriteteve, civilëve apo ndaj vetë muslimanëve."
Dënimi i sotëm i bëri jehonë deklaratave të ngjashme nga Këshilli Mysliman i Britanisë (MCB) në qershorin e kaluar, ku Këshilli Mysliman bëri thirrje për veprim të përbashkët për të siguruar që helmi i ekstremizmit dhe sektarizmit të mos përfshijë komunitetet tona.
"ISIS apo ISIL) nuk përfaqëson Islamin, dhe është hedhur poshtë nga të gjithë muslimanët. Mesazhi i tyre është vetëm për ata që janë mashtruar lehtësisht. Ata kërkojnë të reklamojnë dhunën e tyre, dhe për fat të keq, media ka lujtur një rol, duke ja shtuar famën, tha Këshilli Mysliman i Britanisë.
"Ne i bëjmë thirrje medias që të përmbahen, mos të përhapin raporte të panevojshme të ekspozimit të tyre. Dhe ne nxisim komunitetet myslimane për të shtuar përpjekjet e tyre dhe së bashku t’i dënojmë barbaritë e ISIL-it dhe duke i bindur mjaftueshëm ata sylesh për të marrë mesazhin se ata janë në rrugën e kotë. "
Gjithashtu, në Britani të Madhe, Xhamia Exeter hapi dyert e saj duke i dhënë banorëve të Devon-it një shans për të vizituar xhaminë pas vrasjes së mjerueshme, raportoi Mid Devon Gazette.
Njerëzëve u jepet rasti për të bërë pyetje rreth Islamit. Udhëheqësit myslimanë të komunitetit, të cilët ishin të shpejtë në dënimin e vrasjes të gazetarit amerikan, Foley-së, dhe do të jenë në dispozicion për të ofruar ndonjë përgjigje të nevojshme në lidhje me Islamin apo xhaminë.
Në Bosnjë, ish-Myftiu, dr.Mustafa Çeriç shprehu keqardhje për vrasjen e gazetarit në Twitter ku shkroi, "Ne jemi të tmerruar nga vrasja brutale e gazetarit amerikan, James Foley. Ne e dënojmë këtë akt mizor.”

Burimi: OnIslam & Newspapers
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
======================================================

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Myslimanët e botës dënojnë prerjen e kokës të gazetarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: