Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: FIFA, AGJËRIMI I RAMAZANIT NUK DËMTON LOJTARËT Sat Jun 28, 2014 12:24 pm | |
| FIFA, agjërimi i Ramazanit nuk dëmton lojtarët
Lojtarët myslimanë në Kupën e Botës që respektojnë festën fetare të Ramazanit nuk duhet të vuajnë nga ndonjë përkeqësim i tyre fizik, tha dje zyrtari më i lartë mjekësor i FIFA-s Jiri Dvorak. Agjërimi -mujor i agjërimit pritet të fillojë të dielën, kjo është një periudhë kur besimtarët agjërojnë prej lindjes së diellit dhe deri në perëndim të diellit. Dvorak tha për gazetarët në konferencën e përditshme për media të FIFA-s: "Ne kemi bërë studime të gjera me lojtarët gjatë Ramazanit, dhe përfundimi ishte se nëse Ramazani është ndjekur në mënyrë të duhur, nuk do të ketë reduktim në formën fizike të lojtarëve. "Ne kemi bërë studime të gjera dhe asgjë nuk na shqetëson. "Lojtarët që agjërojnë Ramazanin gjithmonë kanë dispozitën për të kërkuar një përjashtim dhe të vazhdojnë agjërimin në një kohë më të përshtatshme. Kjo është ajo që unë kam mësuar nga udhëheqësit fetarë në Algjeri. " Michel D'Hooghe, kryetar i komisionit mjekësor të FIFA-s u tha gazetarëve: " Agjërimi nuk duhet të jetë një problem dhe ne kishim të njëjtën gjë në Lojërat Olimpike të Londrës dy vjet më parë."
Burimi: The Malay Online Nga anglishtja, Mexhid Yvejsi, Gjakovë
| |
|