Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MUAJI I RAMAZANIT - MUAJI I KUR'ANIT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

MUAJI I RAMAZANIT - MUAJI I KUR'ANIT Empty
MesazhTitulli: MUAJI I RAMAZANIT - MUAJI I KUR'ANIT   MUAJI I RAMAZANIT - MUAJI I KUR'ANIT EmptyMon Jul 08, 2013 8:11 pm


MUAJI I RAMAZANIT-
MUAJI I KUR’ANIT.
MUAJI I AGJËRIMIT –
PRANVERA E BESIMIT…

”Muaji i Ramazanit
që në te (filloi të) zbret Kur’ani,
që është udhërrëfyes për njerëz
dhe sqarues i rrugës së drejtë…)
(Kur’ani, 2: 185)

Ka që agjërojnë sa për të agjëruar.
Ka që agjërojnë për ta përjetuar.
Agjërimi sa për të agjëruar,
Përveç që sjellë etje dhe uri,
Mjerisht, nuk sjellë asnjë dobi.
Agjërimi i përjetuar është i pranuar,
Është agjërim i vërtet dhe i bekuar,
Siç është i bekuar Ramazani i madhëruar.


Erdhi muaji i Ramazanit

Erdhi muaji i Ramazanit - muaji i Kur’anit.
Erdhi muaji i agjërimit - pranvera e besimit…
Besimtarët në gjithë rruzullin tokësor,
E presin këtë muaj me gëzim,
Me shumë dashuri, me frymëzim,
Sepse në këtë muaj të bekuar
Gjithë bota ka ndryshuar…
Sepse njerëzimit iu çelën sytë,
Doli nga errësira në dritë…
Dritë që kurrë s’ka për t’u fikë
Sepse kjo e bardha dritë
Nga Krijuesi i madhërishëm ka zbritë.
Ka zbritë në jetën e përkohshme tokësore,
Për krijesat njerëzore, që të korrin fitore…
Fitore do të thotë kur e njohim veten,
Kur jetojmë e vdesim për të Vërtetën.
E cila ka filluar, ka përfunduar,
Në këtë muaj të dashur, të bekuar,
Në këtë muaj të shenjtëruar…
Jetën tonë për t’na gjallëruar,
Duke na ndryshuar, udhëzuar…
Duke na udhëzuar përmes Kur’anit,
Duke na udhëzuar përmes Islamit…
Që t’i bindemi Vullnetit Hyjnor,
Që të bëhemi sa më njerëzor,
Që të bëhemi sa më natyror.
Në këtë muaj duke agjëruar
Do të bëhemi më të ndërgjegjësuar,
Do të bëhemi më të vetëdijesuar.
Sepse nga agjërimi mprehet mendimi,
Sepse nga agjërimi forcohet kujtesa,
Sepse nga agjërimi rritet shpresa,
Sepse nga agjërimi lartësohet besa.
Kur mprehet mendimi, kur forcohet kujtesa,
Kur rritet shpresa, kur lartësohet besa,
Atëherë pa dyshim shtohet dashuria;
Dashuria për çdo njeri, dashuria për njerëzi.
Kjo bëhët me siguri një dëshmi
Një dëshmi se ne jemi në harmoni
Me Atë që është vetëm Një,
All-llah, Zot, Hy apo Perëndi.
All-llahu, Zoti, Hyu apo Perëndia
Ai është Ai, Ai është Dashuria…
Dashuria është Krijuesi.
Krijuesi është Dashuruesi.
Dashuruesi është Mëshiruesi.
Mëshiruesi është Dhuruesi.
Dhuruesi është Pranuesi.
Pranuesi që jo vetëm pranon,
Por Ai edhe na obligon.
Na obligon për të mbarën tonë,
Duke na urdhëruar:

’’ O ju që keni besuar,
agjërimi u është bërë obligim
sikurse që ishte obligim
edhe i atyre që ishin para jush,
kështu që të bëheni të devotshëm.”
(Kur’ani, 2:183)


Në histori ka plotë dëshmi

Fjala e shkruar e ka përjetësuar,
Para nesh çdo brezni ka agjëruar,
Sepse kanë qenë të obliguar.
Në histori ka plotë dëshmi:
Dëshmi të shkruar,
Për t’u mos u harruar,
Janë në librat e shenjtë
Të cilat ende besohen,
Por pak zbatohen:
Mahabhata, Upanishad,
Në Bibël, patjetër,
Në Besëlidhjen e Re,
Në Besëlidhjen e Vjetër…
Pra, të gjithë popujt,
Që kanë parakaluar,
Ka qenë të obliguar
Për të agjëruar…
Kanë qenë të obliguar
Për të agjëruar:
Budistët, Konfuçianistët,
Toaistët, Xhainistët…
Edhe shumë popuj të tjerë,
Hebrenjë, të Krishterë…
Për besimtarët myslimanë,
Agjërimi është bërë obligim
Në muajin Ramazan,
Me 623, sipas kalendarit Gregorian,
Apo në vitin e dytë të Emigrimit,
Sipas kalendarit Islamik, Takvimit,
I cili është i përbotshshëm,
Që të bëhemi më të devotshëm.


Ç’është devotshmëria?

Fjala devotshmëri do të thotë:
Bindje ndaj të Madhit Zot,
Ndaj Tij - të kemi dashuri,
Të kemi nderim në thellësi,
Të jemi të nënshtruar me përulësi,
Të jemi të dorëzuar me besnikëri…
Me devotshmëri rritet vetëdishmëria,
Me devotshmëri shtohet ndjeshmëria.
Këtë e kuptojnë, këtë e përjetojnë,
Vetëm besimtarët dhe besimtaret,
Që n’emër të All-llahut agjërojnë.
Agjërojnë në heshtje, plotë besim,
Me përkushtim, me ngazëllim,
Sepse agjërimi ndihmon,
Sepse agjërimi zhvillon,
Zhvillon aftësitë mendore,
Zhvillon kalitjen trupore,
Zhvillon rritjen shpirtërore.


Përse agjërimi në Ramazan?

Po, përse ky muaj është i bekuar?
Përse ky muaj është aq i madhëruar?
Po, përse ky muaj i shenjtëruar
Është caktuar për të agjëruar?
Janë disa pyetje prej dëgjuesve,
Janë pyetje të mohuesve,
Që u parashtrohen agjëruesve… !
E zgjodhi këtë muaj të bekuar
Krijuesi i Gjithësisë,
All-llahu i Madhëruar,
Për të mirën e njerëzisë.

Pse?
Sepse:

“Muaji i Ramazanit
që në te (filloi të shpallet) Kur’ani,
që është udhërrëfyes për njerëz
dhe shqarues i rrugës së drejtë
dhe dallues (i të vërtetës nga mashtrimi.)”
(Kur’an-i, 2:185)

Ç’është Kur’ani

Është Fjala e All-llahut të Madhëruar,
Që i është shpallur,
Zbuluar, frymëzuar,
Njeriut më të dashur,
Njeriut më të lavdëruar,
Më të lavduarit në këtë jetë,
Më të lavduarit në ahiret,
Nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë,
Njeriut që shembull s’ka,
I cili u rritë jetim,
Pa motër, pa vlla,
Pa babë, pa nanë,
Por që ndriçoi gjithë dynjanë,
Mëshira e njerëzimit,
Muhammedi alejhi selam.
Ai e jetoi, Ai na mësoi,
Kur’anin e Madhëruar,
Zbulesën Hyjnore,
Në jetën tokësore…
Libri i librave,
Bibla e biblave,
Më i lexuari,
Më i kërkuari,
Më i nderuari.
Libër përkujtues,
Libër udhëzues,
Libër shërues,
Libër mëshirues…
Për çdo lexues,
Për çdo studiues,
Për çdo zbatues…
Lexues i nderuar!
Për hair! Gëzuar!
Ky muaj i bekuar!
Muaji i Ramazanit-
Muaji i Kur’anit.
Muaji i agjërimit-
Pranvera e besimit,
Çelësi i shpëtimit,
Të mbarë njerëzimit…

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MUAJI I RAMAZANIT - MUAJI I KUR'ANIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urime muaji i shenjte i Ramazanit..
» MUAJI AGJËRIMIT - PRANVERA E BESIMIT
» VENDIMI NË PRAG TË RAMAZANIT...
» VENDIMI NË PRAG TË RAMAZANIT
» VENDIMI NË PRAG TË RAMAZANIT: JAM SHQIPTAR DHE BESIMTAR!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: