Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: ISRAJA DHE MI'RAXHI Wed Jun 05, 2013 6:19 pm | |
| ISRAJA DHE MI’RAXHI Isra quhet udhëtimi nga Meka në Jerusalem, Sa ishte ajo shpejtësi, këtë Allahu A’lem, Realiteti është se ndodhi brenda natës, Allahu Profetit i dërgoi engjullin bartës, Jeta e tij tani morri një tjetër kuptim, Ashtu që iu largua edhe një pikëllim. Dheu i Kudsit atë natë ishte ripërtërirë, E pritnin Profetin në namaz për t'i prirë. Mi’raxh quhet udhëtimi nga Kudsi në qiell, Ishte namazi dhuratë që Profeti na kishte sjellë, Ra numri i namazeve nga pesëdhjetë në pesë, Ai që nuk i kryen, Xhenneti i bëhet ndalesë, Xhibrili vazhdimisht atë e kishte shoqëruar, Ishte ky udhëtim që njerëzit i ka frymëzuar. Besmir YVEJSI, student, Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë
| |
|