Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja Empty
MesazhTitulli: 20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja   20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja EmptyWed Jul 04, 2012 4:28 pm

20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja Attachment
20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja Attachment


TIRANE-Prej ditës së sotme, të gjithë besimtarët ortodoks kanë një katedrale madhështore në qendër të Tiranës, e cila u inaugurua sot në kuadër të 20-vjetorit të zgjedhjes së Fortlumturisë së Tij Anastasit, si Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë.

Ceremonitë për inaugurimin e Katedrales së re Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” nisen rreth orës 10:30, pas Liturgjisë Hyjnore dhe më pas në orën 18:00 do të zhvillohet një koncert në sallën e re, pranë Katedrales.

Mesha e veçantë në Katedralen e re është drejtuar nga Kryepeshkopi Anastas.

Përveç, autoriteteve të larta shtetërore, trupit diplomatik dhe krerëve të komuniteteve të tjera fetare, të ftuar në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike, Kryepiskopi i Amerikës Hirësia e Tij Dhimitri dhe Mitropoliti i Filadelfias, Hirësia e tij Melitoni; Hirësia e Tij Nikoni, Kryepiskop i Bostonit dhe i Arqidioqezës shqiptare të OCA si dhe një numër i madh klerikësh të cilët kanë ndihmuar në ringritjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri.

Për besimtarët ortodoksë ky event përkon edhe me 20-vjetorin e ringritjes kanonike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Jemi shumë të lumtur që shikojmë këtë kishë kaq madhështore të ngritur në themelet e kishave të shkatërruara”, shprehet një besimtare.

Ndërsa një besimtar tjetër thotë se “Në Tiranë u ndërtua një kishë që i duhej këtij vendi”.

Katedralja “Ngjallja e Krishtit”
Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qendër të kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore në kompensim të truallit të kishës së vjetër katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist më 1967. Për studimin arkitekturor të veprës, në vitin 2002 u zhvillua një konkurs ndërkombëtar, ku fitues u shpall zyra “Papadatos Partnership LLP Architects”, nga Nju Jorku. Kompleksi i veprës përbëhet nga këto korpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kambanorja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe Qendra Kulturore. Koncepti arkitekturor i Kishës katedrale mbështetet në ciklin që përmban kuptimin e kohës së pafundme, aksi kulmor i të cilit përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Ky aks është po ashtu edhe qendra e një kryqi të madh, me gjatësi dhe gjerësi 49 m, krahët e të cilit përbëjnë masat kryesore mbështetëse të kishës. Kisha mbulohet me kupolë, me diametër të brendshëm 26 m dhe lartësi 23 m, ndërsa katër masat mbështetëse përfundojnë me mbulesa gjysmë cilindrike.



Berisha: Katedralja e re ortodokse, ngjarje e madhe
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/berisha-katedralja-e-re-ortodokse-ngjarje-e-madhe-93701.html
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/20-vjet-janullatos-hapet-sot-katedralja-93638.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja Empty
MesazhTitulli: Re: 20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja   20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja EmptyWed Jul 04, 2012 4:38 pm

Bashkimin Kombetar e shkateroj Kisha Greke dhe pothujse ja ariti qellimit ..
Per nje Shqiperi te tille une nuk e kisha fut ne mendje dikur , por sidoqofte me mire po jetoj me hasmin ne fqinjesi se sa me vellaun ne nje oborr , thojne .

Ja paqi "hajrin".


Edituar për herë të fundit nga Atdhetari në Fri Jul 06, 2012 12:57 am, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja Empty
MesazhTitulli: Re: 20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja   20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja EmptyWed Jul 04, 2012 4:42 pm

Anastas Janullatos si Kryepeshkop, 2 Gusht 1992

https://www.youtube.com/watch?v=c-155gEfJrE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja Empty
MesazhTitulli: Re: 20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja   20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
20-vjet Janullatos, u hap sot Katedralja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: