Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Armiku më i lig Thu Mar 29, 2012 9:22 am | |
| Armiku më i lig
Pikërisht egoizmi ynë është përgjegjës për gjendjen tonë të tanishme. Edhe thënia në vijim e shpreh të njejtën gjë:
“Armiku yt më i lig është egoja brenda teje.”
Pikërisht ky është idhulli, të cilin njeriu e adhuron më së shumti dhe me të cilin është më i lidhur.
Njeriu nuk mund të jetë një besimtar i devotshëm derisa nuk e shkatërron këtë idhull sepse idhujt dhe Zoti nuk shkojnë bashkë.
Një egoist kurrë nuk mund të jetë një besimtar i devotshëm. Ai mund të jetë fetar në dukje por në të vërtetë, vazhdon të jetë një idhujtar, derisa nuk shpëton nga egoizmi i tij, i cili është burimi themelor i të gjitha të ligave dhe problemeve njerëzore.
Kur e falim namazin, ne themi:
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë” (Kur’an 1:5) por fatkeqsisht, të gjitha mendimet tona mbeten të përqëndruara tek vetja jonë. Ne e adhurojmë Zotin për hir të interesave tona vetjake dhe në të vërtetë, nuk adhurojmë tjetër veçse veten tonë.
| |
|
faridin Fillestar/e
Numri i postimeve : 1 Age : 60 Vendi : prizren Registration date : 12/04/2012
| Titulli: Re: Armiku më i lig Thu Apr 12, 2012 7:40 pm | |
| S.A. Më të vërtetë që vetmija eshte shkatrim i vetevetes vetijak me qene eshte shum keq dhe rezik per njeriun .Kemi ndodhin me shoket e pejgamberit S.A.ve. S.me ebu Bekrin dhe H.Omerin R.A.kur jane sprovuar nga ana e pasuris dhe ana shpirterore ! Duhet ta dojme me shum Krjuesin Allahun Gjeleshanuhu ,mandej Pejgaberin ton Muhamedin A.S. E nese eshte kerkohet prej nesh edhe ta sakrifikojme edhe jeten per mbrojtej e vlerava te dinit dhe te gjitha porosive profetike...Allahi edhe ete qe edhte egoiste e udhezofte ne ruge te drehte eselamaulejkum | |
|