|
| Ilahi në ahengje e dasma gjakovare... | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Ilahi në ahengje e dasma gjakovare... Tue Jan 31, 2012 10:02 am | |
| Këngët e sufistëve jashtë objekteve fetare Ilahi në ahengje e dasma gjakovare Derisa dervishët po rrotulloheshin në ritualin tradicional të ziqrit, këngëtari ngrit zërin në kupë të qiellit. Ai po madhëron shehidët. Ishte viti 1949, kur Ismet Peja kishte vetëm 12 vjeç, kur në një nga teqet e Gjakovës, e kishte bërë këtë për herë të të parë. Në atë kohë ai nuk e kishte ditur që do të bëhet këngëtar. As që i kishte shkuar mendja që më vonë këto këngë, do të këndohen edhe jashtë objekteve fetare.Që nga ajo kohë, Peja , nis të mishërohet me këtë lloj muzike, që më shumë njihet si ilahi. Por më vonë do t’i hynte në punë edhe në dasma e ahengje të ndryshme. Sot një dasmë, aheng apo ndejë, nuk mund të kuptohet pa “këngët e shpirtit”.Ato zakonisht duhet të këndoheshin në rrethin e dervishëve, por kjo lloj muzike ka kohë që nuk është e mbyllur rrethin e besimtarëve dhe brenda mureve të objekteve fetare. Tashmë janë shëndruar në “hite”. Inspirimi nga ritet fetare
“Ato po i duan qytetarët”, arsyeton këngëtari i njohur Peja, të cilit nuk ka aheng që e lëshon këtë mundësi. Vet Peja thotë se di të këndojë shumë prej tyre. “Zot i madhë keq mos e bënë”, është njëra nga më të famshmëve që e këndon me dëshirë ai. Ka qenë fare i ri, kur ai së bashku me shokë të tjerë, “ka ngritur zërin” , gjatë ritualit të ziqrit. “Këto ilahi përpara janë kënduar si ritual në Teqe, unë kam pas rastin si fëmijë, së bashku me Neki e Hadi Shehun t’i këndoj’”,tregon ai. “Meqë babai im ishte myhyb i tarikatit Sadi, në ritalin e ziqirit ishim të tre në samhone (vendi i ritit) dhe i këndojshim ilahit duke u zhvilluar rituali i ziqrit”, tregon Peja për këtë ekspriencë të fëmijërisë së tij pa kuptuar në atë kohë që më vonë këtë lloj muzike që ta këndoj edhe në dasma. Fjala apo termi ilahi vjen nga gjuha arabe, që do të thotë “Hymn apo këngë kushtuar Allahut, Zotit”,atyre që janë të përkushtuar në rrugën e Tij me devotshmëri. “ Këto ilahi- poezi, flasin, kryesisht, për moralin islam, për përsosjen shpirtërore, tek e fundit, pasqyrojnë edhe rrjedhat shoqërore që në atë kohë zhvilloheshin edhe nëpërmjet vetëdijes fetare. Duke pasqyruar kështu edhe preokupimet e pakënaqësitë shpirtërore e fizike të masave fetare islame të cilave u dedikohej, kanë shprehur në këtë mënyrë edhe nivelin e përgjithshëm shoqëroro-kulturor të kohës kur kanë jetuar e vepruar”, thotë Mexhid Yvejsi studius i feve. Ai thotë se ilahitë i përshtateshin nivelit të vetëdijes fetare e kulturore të masës. Natyrisht, ka edhe ilahi që nuk përjashtojnë vetëdijen kombëtare, mbase edhe angazhimin e tyre jashtë vetëdijes fetare, si ai iluminist, atdhetar, kulturor, arsimor, edukativ e shoqëror”, thotë ai. Peja ka një shpjegim edhe për përhapjën e tyre jashtë objekteve fetare. “Brez pas brezi sot janë kënduar dhe vazhdojnë të këndohen edhe sot, sepse publiku i do .Kjo për arsye se edhe për nga melodia edhe për nga teksti janë shumë të mira dhe i flejnë secilit vesh, pavarësishtë moshës”, thotë Peja. Ndërsa në ruajtjën dhe përcjelljën e tyre, ndikon edhe përhapja e gjerë e tarikatit në komunën e Gjakovës. Këngëtari Peja, thotë së për të kënduar në dasma këngë të tilla nxitet sidomos kur sheh në sallë dikënd prej dervishëve. “Atëherë është e pa mundur për mos filluar ndonjë këngë të tillë”, tha ai.E njëri prej miqëve të Pejës, thotë se ilahitë kanë shtrirje edhe jashtë sufistëve. “Një gjë të mirë e pëlqen çdo kush, jo vetëm ata ithtarët e rrugës së sufizmit, por ka shumë edhe prej popullates”, thotë në ndërkohë Ruzhdi Shehu, klerik në Teqen e Sheh Eminit në Gjakovë. “Ato po pëlqehen në çdo aheng, aty ku këndohen muzika qytetare, ilahit janë prezente”, thotë ai. Ruzhdi Shehu mundohet të gjejë edhe arsyen e përhapjës. “Sepse e kanë një tekst të përkushtimit dhe dinjitetit dhe devotshmërisë për Zotin”,tregon ai për arsyen e zgjerimit të kësaj lloj muzike, nga objektet fetare në ato kulturore, e më shumë edhe në ceremoni dasmash.Sheh Ruzhdiu thotë se kjo lloj muzike që tashmë është bërë pjesë e pandarë e të gjithë kënëgtarëve, të muzikës popullore, sidomos në Gjakovë, ka një traditë të vjetër. “Këto këngë janë kënduar shumë më herët. Në fillim ajo janë bartur nga vende të ndryshme. Mirëpo më vonë ato janë shtuar edhe me autor vendas”, shpjegon Shehu.
Ilahitë origjinale Vet’ kleriku Shehu thotë se ka përgatitur disa prej tyre. “Ka shumë knëgë që janë në gjuhën shqipe, ose janë të përkthyera nga gjuhet tjera, por ka edhe që janë origjinale tonat. Unë i kam disa ilahi që jam autor i tyre”’, thotë ai. Për aktorin Hadi Shehu meqë sektet kanë qenë të përhapura, si të tilla kanë inspiruar edhe këngëtarët të njohur të kohës për t’i kënduar ato. Shehu i cili vjen nga një familje me tradita fetare, përkatësisht të tarikatit, nuk i është duruar në një nga dasmat pa ngritur zërin, kur po dëgjonte një këngë të shpirtit, që njihen si ilahi. Ai thotë se është rritur me këtë lloj muzike, pasi i takon një familje të lidhur me tarikatin. “ I kam kënduar rregullisht. Ilahitë janë këngë shpirtërore sepse burojnë prej zemrës. Sa herë që gjendëm në ndonjë ceremoni, njërëzit e din që unë i pelqej këto këngë, prandaj edhe shpesh më ofrojnë mikrofonin. Nuk mund të refuzoj”, shton Shehu. Sipas aktorit, këto këngë kanë bazën shumë më të hershme nga arshikët. “Nuk e besoj se në vendet tjera të Kosovës është aq e përhapur kjo lloj muzike sa në Gjakovë”, tha ai. Raki e ilahi Sipas studiusit Yvejsi, ilahitë këndoheshin nëpër xhami, teqe, medrese dhe janë përplot me urtësi, porosi dhe mësime, pra ato nxisin në entuziazëm dhe në dëshirë pas fesë. Ato zgjojnë te njeriu ndjenjën për islam, largojnë prej të këqijave dhe afrojnë nga mirësia..Por ai mendon se ato po keqpërdorën kohëve të fundit... “Por mjerisht, sot, disa ilahi vazhdojnë të këndohen, si “Shtatë ditë ymer n’ket dynja”, “Qiri qiri– pamuk e vjam” por ato këndohen nëpër dasma, ahengje, syneti e në veçanti natën e Vitit të Ri duke pirë venë, raki, duke u dalldisur edhe kur një ilahi është elegji, sikur ta zëmë “Sot Hyseni u ba shehid, në Fushën e Qerbelasë”, mu tek ky varg të rinjët, burra e gra, të gjithë duartrokasin, fishkllojnë, dalldisen, çartallisen. “Kjo dëshmon, mjerisht, fatkeqësisht, zbehjen, tjetërsimin, varfërimin tonë nga aspekti mendor, kulturor, edukativ, shpirtëror, shoqëror... Shkurt, pra, këto ilahi, që kanë porosi, janë bërë sikur me folë për hava, janë shdërruar në tallava”, thotë Yvejsi.
Gazmend Doli Botuar në gazetën "KOHA Ditore", Prishtinë, e shtunë, 28 janar 2012, faqe 31.
| |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Ilahi në ahengje e dasma gjakovare... Sat Feb 04, 2012 3:32 am | |
| ...nuk e njofi mire teologjine une , por me duket qe ky shkrim me larte (si dhe shumica i shkrimeve tuaja) z.YJVES ka te beje me sektin Bektashi nese nuk gabohem ? Megjithse nuk me pengon fare mua asnje FE , por me rendesi eshte qe te informohen forumistet dhe lexuesit qarte . | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Ilahi në ahengje e dasma gjakovare... Sat Feb 04, 2012 12:57 pm | |
| - Cito :
- Raki e ilahi
Sipas studiusit Yvejsi, ilahitë këndoheshin nëpër xhami, teqe, medrese dhe janë përplot me urtësi, porosi dhe mësime, pra ato nxisin në entuziazëm dhe në dëshirë pas fesë. Ato zgjojnë te njeriu ndjenjën për islam, largojnë prej të këqijave dhe afrojnë nga mirësia..Por ai mendon se ato po keqpërdorën kohëve të fundit... “Por mjerisht, sot, disa ilahi vazhdojnë të këndohen, si “Shtatë ditë ymer n’ket dynja”, “Qiri qiri– pamuk e vjam” por ato këndohen nëpër dasma, ahengje, syneti e në veçanti natën e Vitit të Ri duke pirë venë, raki, duke u dalldisur edhe kur një ilahi është elegji, sikur ta zëmë “Sot Hyseni u ba shehid, në Fushën e Qerbelasë”, mu tek ky varg të rinjët, burra e gra, të gjithë duartrokasin, fishkllojnë, dalldisen, çartallisen. “Kjo dëshmon, mjerisht, fatkeqësisht, zbehjen, tjetërsimin, varfërimin tonë nga aspekti mendor, kulturor, edukativ, shpirtëror, shoqëror... Shkurt, pra, këto ilahi, që kanë porosi, janë bërë sikur me folë për hava, janë shdërruar në tallava”, thotë Yvejsi. E paska knaqe Raki e Ilahi bashkim marramendes
Keta njerz sinqerisht jan te devijuar plotesisht nga rruga e Allahut ..ku shkruan qe ilahit te kendohen me muzik?ku shkrun ne Kuran se alkoholi lejohet ?ku shkruan se teqet jan vende te shejta ?un sot e kesaj dite akoma nuk edi sa shejtor jan te shejt te ky sekt?!!!un per vete jam mesu se njerz te shejt nuk ka ,prejgamber te zgjedhur po ama te shejt jo ,edhe pse Muhameti ishte i zgjedhuri i fundit i prejganberve askun nuk gjen nje foto te ti si ka qen!sepse po te kish foto me pamjen e ti njerzi sikur te sektet tjera do e shpallnin edhe kte te shejt e do i luteshin (duke harru Allahun)prandaj te sekti sunit eshte lidhja e drejtperdrejt me Allahun ati i lutemi te ai kerkoj falje nga ai kemi lindjen dhe vdekje n. Po te ishin te shejt, siqe pretendojn disa sekte per shenjetoret e tyre, ata le ti ndimojn vetes ne radh te par te jetojn ne ket jet..
-Cdo teqe ka nga dy varreza brenda ? ne shum vende te ks po ashtu edhe ne shqiperis kan teqe; dhe sipas mendje se varfer tyre te gjith jan te shejt ! -Mekati me i madh ne jete eshte po ti beshe shok Allahut....e keta ca bejn: i luten te vdekurt , bejn hajmali qe mos ti merr sysh askush,agjerojn ne muajn matem ,pin uji te turbellt ( te ndotur)nuk bejn dush per12, dit a se e bajn ate te ashtuqujtur ramazan (se po pretoj te cek budallakinat e tyre sinqerisht ) e ajde thuaj mendje te shendosh pastaj kesaj?! | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Ilahi në ahengje e dasma gjakovare... Sat Feb 04, 2012 8:40 pm | |
| Ju pershendes te gjithve. https://www.youtube.com/watch?v=A8W8eJlfyRo | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Ilahi në ahengje e dasma gjakovare... Thu Mar 01, 2012 3:11 am | |
| EH kjo feja qka na ishte kan per ne shqiptart posaqerisht....!!!
Fejen e besojn njerzt e thjesht,ndersa te menqurit e shfrytzojn per perfitime klanore.
Ndersa sundusit e favorizojn dhe shfrytzojn per sundim sa ma perfid dhe te qet ma kallajllak...)))
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ilahi në ahengje e dasma gjakovare... | |
| |
| | | | Ilahi në ahengje e dasma gjakovare... | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |