Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an Mon Sep 12, 2011 12:28 am | |
|
Jezusi (H.Isai (a.s.) në Kur-an
Myslimanët e njohin Jezusin për të dërguar të Zotit dhe i besojnë profetësisë së tij. Shumë nga rinia myslimane shqiptare, që s’i kanë plotësuar dituritë fetare sikurse lypset, nuk e njohin mirë identitetin e Jezusit, dhe mund të kenë formuar ide të gabuara mbi personin e tij të lartë. Kjo bindje e gabuar që mund të kenë formuar ata, mund të bëhet shkak që, pa ditur gjë, të dalin nga rrethi i Islamit. Për t’i ardhur në ndihmë kësaj klase, këtu poshtë po sjellim kuptimin e disa vargjeve të Kuranit që flasin qartë mbi identitetin, krijimin dhe misionin e Jezusit, i cili në Kuran quhet Isa, i biri i Merjemit (Marisë). “Përmende, o i dashuri im, atë kohë, kur engjëjt i thanë: O Merjem, Zoti të përgëzon me një fjalë prej Tij që e ka emrin Mesih, Isa, i biri i Merjemit, i cili është i vlefshëm në dynja e në Ahiret dhe është nga të afërtit e Zotit.” (Kurani, III: 45) “Merjemi tha: O Zot, si mund të kem unë një djalë, kur nuk më ka prekur njeri? Kjo që thua ti qëndron, -iu përgjigj-porse Zoti krijon ç’të dojë; Ai kur vendos të krijojë një gjë, i thotë vetëm “Bëhu!” dhe ajo bëhet.” (Kurani: III-47) “Zoti ia mëson atij librin e diturinë; ia mëson edhe Teuratin e Ungjillin dhe e dërgon si profet te bijtë e Israilit, të cilëve iu thotë: Unë ju kam ardhur i veshur me një shenjë të mrekullueshme: Unë ju bëj një gjë prej balte si shtat shpeze, pastaj i fryj dhe ajo, me lejen e Zotit, bëhet shpezë; i shëroj edhe sytë e atyre që kanë lindur të verbër; i shëroj edhe abrashët; i ngjall me lejen e Zotit edhe të vdekurit; ju paralajmëroj edhe ç’bëni e ç’depozitoni nëpër shtëpia; pa dyshim në të gjithë këto ka shenja që dëshmojnë dërgimin tim, në qoftë se besoni!” (Kurani: III-49) “Unë vërtetoj Teuratin dhe kam ardhur me qëllim që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara; unë ju kam ardhur me shenja prej Zotit; pra kini frikë Allahun dhe m’u bindni.” (Kurani: III-50) “S’ka dyshim se Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj; pra adhurojeni Atë; kjo është udha e drejtë.” (Kurani: III-51) “Kur Isa-i e diktoi mosbesimin e popullit Israil, tha: Cili prej jush është përkrahësi im në rrugë të Zotit? Ne jemi përkrahësit e rrugës së Zotit-thanë apostujt, - i besuam Zotit e ti dëshmo për ne se jemi myslimanë.” (Kurani: III-52) “Kur i tha Allahu: O Isa, Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje e për të pastruar prej atyre që të mohuan; dhe ata që të besuan do t’i bëj superiorë deri në ditën e Kiametit përmbi ata që të mohuan; pastaj do të ktheheni te Unë e atëherë Unë do t’ju gjykoj për kundërshtimin e konfliktin që keni pasur.” (Kurani: III-55) “Pa dyshim, puna e Isait për Allahun është si puna e Ademit që e krijoi prej toke dhe pastaj i tha: “Bëhu!” edhe ai u bë.” (Kurani: III-59) “Ky lajm i vërtetë të ka ardhur prej Zotit tënd; pra mos u bëj prej atyre që dyshojnë.” (Kurani: III-60) “O (i dashur) Muhamed! Atyre që të kundërshtojnë ty në punë të Isait mbasi të ka ardhur njohuria, thuaju: “Ejani të thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, veten tonë dhe ju vetë dhe pastaj të lutemi që mallkimi i Zotit të bjerë mbi anën që gënjen.” (Kurani: III-61) “O i dashuri Im, përmende edhe atë kohë, kur ka për t’i thënë Allahu: O Isa, i biri i Merjemit, a ti u ke thënë njerëzve që veç Perëndisë të marrin ty e nënën tënde për Zot? Hasha, o Zot im, që s’ke farë mungese – ka për t’i thënë Isai, - nuk ka se si të them unë një fjalë që s’është e drejtë; në qoftë se e kam thënë, Ti e di! Ti, o Zot, i di gjithë ç’kam në veten time e unë s’i di të Tuat; Ti, pa dyshim, je i vetmi që i di plotësisht të fshehtat.” (Kurani: V-116) I madhi Isa vazhdon në fjalë: “Unë s’iu kam thënë atyre gjë tjetër, veçse ç’më ke urdhëruar Ti për t’iu kumtuar; ju kam thënë, adhuroni Allahun që është Zoti im e i juaji; edhe deri sa qesh gjallë qesh dëshmitar mbi ta (d.m.th. nuk pata dëgjuar kësi fjale edhe mbasi më more ke qenë vetë përgjues e kontrollues i tyre; Ti, o im Zot, je dëshmitar mbi çdo send.” (Kurani: V-117) “O i dashuri Im, përmende edhe atë kohë, kur Isai, i biri i Merjemit iu tha: O bijtë e Israelit, me të vërtetë unë jam Profet i Allahut që më ka dërguar te ju për të vërtetuar Teuratin e për t’ju uruar me gëzimardhjen mbas meje të një Profeti që e ka emrin (Ahmed); e kur ky Profeti (i paralajmëruar prej Isait) erdhi duke sjellë me vete edhe provat e forta, thanë, kjo është një magji e qartë.” (Kurani: 61-6) “Kush është më fajtor (i padrejtë) se ai që shpif rrena kundër Zotit, kur thirret në fenë Islame; por edhe Allahu nuk e sjell në rrugë të mbarë popullin e padrejtë.” (Kurani: 61-7) “Ata duan të fikin me buzët e tyre Dritën e madhe të Zotit, i cili është plotësuesi i Dritës së Vet, megjithëse mohuesit e urrejnë këtë gjë.” (Kurani: 61-
“Është vetë Zoti që e ka dërguar Profetin e tij me Dritë në dorë, edhe feja e Vërtetë do të fitojë superioritetin mbi krejt fetë e tjera, sado që këtë punë e kanë mëri idhujtarët.” (Kurani: 61-9) “Atyre që u dhënë dituri, e shohin se ajo që t’u ka zbritur nga ana e Zotit tënd është vetë e vërteta edhe mbarëson në rrugën e Zotit të plotpushtetshëm e të lavdëruar.” (Kurani: 34-6)
“Zani i Naltë”, Tiranë, Nr. 2, Shkurt 1935
| |
|
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Jezusi (H.Isai a.s.) në Kur-an Tue Sep 13, 2011 11:17 pm | |
| - Cito :
- Unë s’iu kam thënë atyre gjë tjetër, veçse ç’më ke
urdhëruar Ti për t’iu kumtuar; ju kam thënë, adhuroni Allahun që është Zoti im e i juaji; edhe deri sa qesh gjallë qesh dëshmitar mbi ta (d.m.th. nuk pata dëgjuar kësi fjale edhe mbasi më more ke qenë vetë përgjues e kontrollues i tyre; Ti, o im Zot, je dëshmitar mbi çdo send.” (Kurani: V-117) “O i dashuri Im, përmende edhe atë kohë, kur Isai, i biri i Merjemit iu tha: O bijtë e Israelit, me të vërtetë unë jam Profet i Allahut që më ka dërguar te ju për të vërtetuar Teuratin e për t’ju uruar me gëzimardhjen mbas meje të një Profeti që e ka emrin (Ahmed); e kur ky Profeti (i paralajmëruar prej Isait) erdhi duke sjellë me vete edhe provat e forta, thanë, kjo është një magji e qartë.” (Kurani: 61-6) “Kush është më fajtor (i padrejtë) se ai që shpif rrena kundër Zotit, kur thirret në fenë Islame; por edhe Allahu nuk e sjell në rrugë të mbarë popullin e padrejtë.” (Kurani: 61-7) “Ata duan të fikin me buzët e tyre Dritën e madhe të Zotit, i cili është plotësuesi i Dritës së Vet, megjithëse mohuesit e urrejnë këtë gjë.” (Kurani: 61-
“Është vetë Zoti që e ka dërguar Profetin e tij me Dritë në dorë, edhe feja e Vërtetë do të fitojë superioritetin mbi krejt fetë e tjera, sado që këtë punë e kanë mëri idhujtarët.” (Kurani: 61-9) “Atyre që u dhënë dituri, e shohin se ajo që t’u ka zbritur nga ana e Zotit tënd është vetë e vërteta edhe mbarëson në rrugën e Zotit të plotpushtetshëm e të lavdëruar.” (Kurani: 34-6)
kjo nuk don as me te voglin koment.Kjo tregon kjart se te krishter deviun rregen e drejt,Ati bir shpirti shejt bien poshte edhe nga vete Isai a.s e keta prap hezitojn se isai(jezusi )ishte i biri i zotit larg qoft. | |
|