Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ndërlidhja e muslimanëve me sulmet në Oslo është e "turpshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Ndërlidhja e muslimanëve me sulmet në Oslo është e "turpshme Empty
MesazhTitulli: Ndërlidhja e muslimanëve me sulmet në Oslo është e "turpshme   Ndërlidhja e muslimanëve me sulmet në Oslo është e "turpshme EmptySat Jul 30, 2011 10:38 am



Ndërlidhja e muslimanëve me sulmet në Oslo është e "turpshme"

E Premte, 29 Korrik 2011;

Kombet e Bashkuara kanë kritikuar mediat për ndërlidhjen e menjëhershme të muslimanëve me vrasjen e një numri të madh të njerëzve në Norvegji

"Mënyra me të cilën disa komentatorë publik vrasjet e tmerrshme i kanë ndërlidh menjëherë me terrorizmin islamik ... është për të ardhur keq", tha Heiner Bielefeldt, Raportuesi Special i OKB-së për Lirinë e fesë apo besimit, në deklaratat e tij në ueb faqen e OKB-së të mërkurën, 27 korrik.
Të paktën 76 vetë u vranë dhe dhjetëra tjerë u plagosën në dy sulme, në ndërtesat e qeverisë në Oslo dhe kampin rinor në ishullin Utoya, të premten.
Menjëherë pas sulmeve, mediat dhe ekspertët kanë sugjeruar se vrasjet i kanë kryer muslimanët për shkak të pranisë së ushtarëve norvegjez në Afganistan.
Por, disa orë më vonë, fundamentalisti krishterë i krahut të djathtë, Anders Behring Breivik, u arrestua për shkak të sulmit të dyfishtë.
Breivik tha se sulmi ishte misionin i vetë-caktuar për të shpëtuar "shtëpinë krishtere" evropiane nga Islami.
Raportuesi Special i OKB-së tha se ndërlidhja mediale e këtij sulmi me muslimanët është e turpshme.
Trendi i miratuar nga shumica e mediave që menjëherë të vihet gishti mbi muslimanët është një "shembull vërtetë i pakëndshëm i paragjykimeve të fuqishme për të përhapur stereotipe", tha Bielefeldt. "Respekti i duhur për viktimat dhe familjet e tyre bëhet me marrjen e konkluzioneve të pastra."
Kjo ndërlidhje ka ngjallur frikën e hakmarrjes në mesin e muslimanëve në Norvegji.
"Ne e thirrëm njëri-tjetrin dhe thamë se për ne këtu nuk do të ketë siguri," tha Noor Ahmad Noor, imam i cili jeton në një bllok 43 km larg Oslos, për Wall Street Journal, kur për herë të parë ai shikoi lajmet.
"Njerëzit kanë shikuar televizionet e tyre, me frikë. I kemi mbyllur dyert tonë dhe kemi pritur. Por, kur në fund doli se sulmuesi ishte jo-muslimanë, filluam të marrim frymë më qetë. Ishte fundi i mankthit, sepse, falë Zotit, nuk ishte njëri prej nesh", kujton Noor."Por,filloi një mankth tjetër, sepse disa nga këta fëmijë ishin fëmijët tanë."
Shumë prej atyre që u vranë apo plagosën në këto sulme ishin mslimanë, fakt që mediat norvegjeze fillimisht nuk arritën t’i identifikojnë.
Në mesin e 600 njerëzve në ishull, kur Breivik filloi të gjuaj, ishin rreth 70 muslimanë.
Dy prej tyre ishin djali dhe vajza e Mohamed Yasin, i cili disa vjet më parë iku nga lufta në Irak dhe tani jeton në Egersund, në perëndim të Norvegjisë.
Djali i Yasinit u qëllua në krah. Vajza e tij, 20-vjeçarja Jamil Rafal, ende nuk është gjetur.
"Unë kam ardhur në Norvegji nga lufta në Irak, sepse kam menduar se Norvegjia është vendi më i sigurt në tokë", tha Yasin, i cili është tani në Sundvollen, qyteti më afër Utoyas, për t’i ndihmuar muslimanët, fëmijët e të cilëve kanë vdekur ose janë zhdukur pas të shtënave.
Noor tha se "Islami thotë se nëse jeni të durueshëm, do të merrni bekimin e Zotit. Ishte bukur që atje ishte dikush që mund të bisedonte me mua në arabisht," tha Yasin. "Unë vetëm dua që ajo të kthehet në shtëpi," shtoi ai, duke iu referuar vajzës së saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndërlidhja e muslimanëve me sulmet në Oslo është e "turpshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Islamofobia kërcënon të drejtat e muslimanëve në Belgjikë
» VANDALËT RACISTË SHKATËRRUAN DISA VARREZA TË MUSLIMANËVE
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» Pse rritet numri i muslimaneve ne bote?
» DEMONSTRATA PËR FYERJE TË MUSLIMANËVE NË IRLANDËN E VERIUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: