Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Kryeministri i Irlandës sulmon ashpër Vatikanin Thu Jul 21, 2011 11:20 am | |
|
Kryeministri i Irlandës sulmon ashpër Vatikanin
E mërkure 20 Korrik 2011
Kryeministri i Irlandës, Enda Kenny, ka lëshuar një sulm të paprecedent ndaj Kishës Katolike. Duke folur në parlament ai tha se një raport parlamentar i lëshuar me 13 korrik tregon përpjekjet e Vatikanit për të penguar hetimet mbi abuzimin e fëmijëve nga klerikët. Kjo sipas tij është bërë për të ruajtur fuqinë dhe reputacionin e Vatikanit.
Kenny u shpreh se marrëdhëniet historike mes Kishës dhe shtetit në Irlandë nuk mund të jetë më si më parë. Ndërsa disa parlamentarë irlandeze të koalicionit qeverisës kanë bërë thirrje për dëbimin nga Irlanda të përfaqësuesve të Vatikanit si shenjë proteste për qëndrimin e Vatikanit.
Qeveria e Irlandës akuzon Vatikanin për mos marrje të masave ndëshkuese ndaj 19 klerikëve të cilët rezultuan të kishin abuzuar me fëmijët në Irlandë./shekulli/
| |
|