Pershendetje te gjitheve.
Jetoj prej dhjete vitesh ne Itali dhe studimet kryesore i kam bere ketu.
Kur mbarova studimet vura re qe te gjithe koleget e klases time i merrnin ne telefon per pune, ndersa mua, qe kisha dale me nota shume me te mira se disa prej tyre, nuk me telefonuan as edhe per nje gje. Kur fillova te kerkoja pune personalisht shume dyer mu mbyllen sepse isha qytetar jashte komunitetit europian, studimet i kam mbaruan ne fushe te aviacionit dhe puna qe kerkoja ne ate fushe eshte e mbrojtur nga sigurimi i shtetit Italian.
ALENIA qe monton avion ushtarak ne bashkepunim me amerikanet nuk me pranuan per motiv se jam "extracomunitario" jashte BE-se.
Nuk mbaron ketu, sepse vashdova nje specializim per te konkurruar me shume ne boten e punes por dhe ketu duke dale shume mire ne provime perseri merrnin ne pune italianet dhe jo mua.
Atehere nuk me ngeli vecse te nderroja zanatin tim dhe te beja dicka tjeter.
Fillova te punoja te nje zyre si agjent imobiliar, shitja shtepi, ne nje zyre Tecnocasa.
Duke shkuar neper shtepite e italianeve qe ne shumicen e rasteve nuk kuptonin qe isha i huaj fillonin te thonin gjera raciste sidomos ndaj shqipetareve, atehere un i thoja qe jam shqipetar dhe sic e shihni nuk jam kriminel apo barbon por njeri si juve.
Ketu fillova te mbaj shenim fjalet e tyre ne nje bllok dhe po shkruaj ketu disa:
Nje plake qe don te nderronte shtepi dhe nuk kuptoj qe isha i huaj me tha "Nuk dua shqipetar (albanesi) apo njerez te tille afer".
Hyri ne zyre nje burre qe donte te blinte nje shtepi dhe pytja pare qe beri ishte "Nuk pashe emra te huajsh si shqipetar apo marokin te zilet, duhet te jete pallat i qete".
"Nuk eshte zone me rrezik" ju pergjigj pronari i zyres.
Me rrezik per cfare? Na quajn si semundje ne te huajve. E shume te tjera qe nuk po i shkruaj.