Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Mesazhe nacionaliste nga Vidovdani Wed Jun 29, 2011 1:28 am | |
| Kosovë
Mesazhe nacionaliste nga Vidovdani
Në shënimin e përvjetorit të Betejës së Kosovës, në Gazimestan, serbët mbanin posterët e ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiq.
E marte 28 Qershor 2011
Me mesazhe politike për Kosovën si tokë të shenjtë serbe, nën drejtimin e Kishës Ortodokse dhe disa udhëheqësve lokalë, mbi 1 mijë pjesëtarë të komunitetit serb kanë shënuar 622-vjetorin e Betejës së Kosovës.
Shënimi i kësaj date ka filluar me një liturgji në Manastirin e Graçanicës dhe më pas ka vazhduar me një tubim në Gazimestan në periferi të Prishtinës.
Kosova u cilësua edhe njëherë si një vend i shenjtë, për të cilën ia vlen të sakrifikohet edhe jeta.
Në një adresim para masës së tubuar në Gazimestan, Patriku Irinej tha se ky vend është i shenjtë dhe i larë me gjak.
“Kjo është tokë e shenjtë vëllezër dhe motra, të cilën ne nuk guxojmë ta harrojmë. Atë e mbajmë në zemrat tona, ne mendjet tona, e ëndërrojmë dhe zgjohemi duke besuar se Zoti nuk do të na lërë pa Kosovën tonë. Kosovën serbe”, ishin mesazhet e Patriku Irinej.
Ai ftoi serbët të mbeten në Kosovë, kurse të shpërngulurit i ftoi të kthehen.
Më pas, masës i është drejtuar edhe Aleksandër Gjorgjeviq nga familja mbretërore Karaxhorgjeviq, i cili nuk u prit fare mirë nga turma.
Fishkëllimave të turmës, ai u është përgjigjur me thirrjet heshtni, tregoni respekt.
“Heshtni....heshtni....tregoni respekt, respekt...”, ishin fjalët që po lëshonte me zë të lartë princi serb.
Më pas edhe ai përçoi mesazhe për Kosovën serbe dhe brohoriste në përkrahje të kthimit të mbretit në Serbi.
Një qytetar nga Banja Lluka, që po merrte pjesë në këtë tubim, me emrin Zllatimir Nishiq, tha se çdo vit vjen në Kosovë dhe i bashkohet kolonës për të parë vise të ndryshme të Kosovës.
Ai, Kosovën ende e ndien si një vend serb dhe shpreson se një ditë Serbia sërish do të kthehet.
"Mendoj se ne serbët do t’i kthehemi lavdisë së vjetër, ashtu siç ka qenë Car Llazari, Milloshi e të tjerët”, thotë ky qytetar.
Edhe Snezhana Miliqeviq, një qytetare serbe nga Prishtina, që tani jeton në Zelandë të Re, e kishte përjetuar këtë ditë si diçka të veçantë. Për më tepër, asaj i kishte shërbyer që ta shohë Kosovën pas tetë vjetësh.
“Jam shumë e lumtur dhe e gëzuar. Kjo është hera e parë pas tetë vjetësh që vij në Kosovë, dhe me vete kam marrë fëmijët dhe motrat”, thotë kjo qytetare.
Gjatë gjithë kohës së mbajtjes së këtyre manifestimeve, për sigurinë është përkujdesur një numër i shtuar i policisë së Kosovës. /rel/
| |
|