Rroga mesatare në Maqedoni vazhdon të jetë më e ulët për dallim nga vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rroga mujore në muajin shkurt ka arritur në rreth 320 euro, që është akoma është larg mesatares së vendeve evropiane dhe disa vendeve tjera të Evropës Juglindore.
Në krahasim me vendet e ish-Jugosllavisë, rroga mesatare në Slloveni në muajin shkurt ka arritur në 970 euro, dhe se ky vend është lider sa i përket standardit të lartë jetësor. Niveli i lartë i rrogave më i lartë është edhe në Kroaci edhe atë rreth 750 euro. Rroga mesatare në vendin fqinj Serbinë është më e lartë se në Maqedoni edhe atë rreth 360 euro.
Në Kosovë nuk ka shifra të fundit rreth rrogës mesatare, mirëpo me rritjet e fundit të rrogave në sektorin publik llogaritet deri në 300 euro, për dallim që gjatë muajit qershor të vitit të kaluar rroga mesatare kishte mbërritur në 270 euro.
Statistikat në Shqipëri bëjnë të ditur për një rritje të rrogës mesatare, e cila sillet rreth 350 euro. Ndër vendet e tjera të Ballkan, në Mal të Zi rroga mesatare shkon në 455 euro, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë rreth 395 euro. Greqia dhe Bullgaria edhe pse vende anëtare të BE-së kanë mesatare të ulët të rrogave, Greqia me 657 euro dhe Bullgaria me 333 euro.