Përshëndetje! Mirë është të shprehim opinionet tona dhe kjo është liria, porse liria ka kufinj dhe për këtë, ka një rregull që përkufizon shprehjen. Në Odat tona kanë pasur këtë përkufizim rregull të shprehjeve, kur nuk kanë pasur arsim fare. Një anglez ka marrë notën më të lartë në një Univerzitet anglez mu me temën për bisedat në Odat shqiptare të Veriut! U ka thënë të vetëve se duhet të shkojnë të marrin mësim si duhet folur në vend publik! Çka u bë tash, që në opinion të ketë kësi niveli të ulët të shprehjeve, me ngarkesë dhe pa kriter?! Mirë është të flasim shlirë, por me rregull. Guximi qytetar është një kulturë e maturisë, jo e sulmeve me ofendime, veçse jemi tash me parti! Është ditur se me hyrjen e partive në jetën tonë publike, do të rrënohet bota e vlerave njerëzore. kjo po ndodh edhe te ne në Kosovë. Ndërkaq unë mendoj se një intelektual nuk guxon të thej rregullat e shprehjes humane e kulturore dhe vetë intelektuali duhet të ruaj profesionizmin e vet. Nuk shkon interesi i partisë dhe e vërteta jetësore, e mbrojtur me kulturë e dinjitet. Duke anashkaluar rregullat e sjelljes humane në opinion, humbet e drejta për të folur për të vërtetën dhe në të vërtetën. Po dua të them se kusht për të pranuar mendimin e dikujt, është sëpari shtrimi i opinionit me masë kulturore, përndryshe, kot çirret dikush për të vërtetën e vet dhe të drejtën e vet, me sjellje të ulkët. Edhe Politika ka art dhe kulturë dhe sulmet pa kurrfarë arsyeje, vetëm për përfitim personal e klanor partiak, nuk mund të jenë vlerë politike! Preferoj të lexojnë gjithë këta shkrues kështu, librin e Aristotelit sëpari, për Politikën, atin e politikës, e pastaj të hyjnë në politikë. Kjo temë për Sali Berishën e Edi Ramën është e keqpërdorur tejmase dhe nuk është kulturë politike, për më tepër, sëpari prej vetë këtyre akterëve në skenën tonë politike!
Të ruajmë veten dhe të flasim me arsye e kulturë, pa marrë parasysh rastin! Nëse me mendësinë e deritashme merren gjërat, jeta jonë duket Ferr, gjë që nuk është e këtillë, aspak! Kultura, iu lutem! Etj