Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Malsia

Shko poshtë 
+2
arberia
dodgjeka
6 posters
AutoriMesazh
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 85
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Malsia   Malsia EmptyMon Apr 04, 2011 6:11 pm

Interesant âsht, çi kurrkush jektû n'bashkimin komtar nuk e përmêt 100 vjetorin e Kryengritjes Malsis Madhe, i jubileum Flamurit Kuq e Zi çi e kûli Ded Gjon Luli me Malsor pas 500 vjet okupacionit Turk.Maipari popull n'Ballkan jan kên Malsort me Ded Gjon Lulin n'krye çi patën Trimni meja nis pushkën asaj fuqi e me kûl Flamurin n'maje t'DECIQIT.Po mir,belda gaboj se shumica nuk din Kû âsht e kush âsht Malsija e Ded Gon Luli e shumica po thot se Flamurin e ka kûl Ismail Qemali n' balkon t' jâj shpi e âkên ma me rândsi se Ded Gjon Luli e Deçiqi e Malsija
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyMon Apr 04, 2011 8:58 pm

DED GJO' LULI - NJË JETË ME LUFTË PËR SHQIPËRINË

E shanë, e torturuan, pastaj e vranë dhe më në fund e masakruan. Dhe për t'i humbur gjurmët e atij krimi monstruoz e qitën në shpellë.
Ky burrë shqiptar kishte shkuar atje në Orosh të Mirditës për bisedime, edhe pse kishte një parandjenjë se atje do të vritej. Testamenti i nënshkruar një ditë më parë se të nisej, tregon parandjenjën e tragjedisë së tij, pavarësisht se të gjithë e kishin këshilluar që të mos shkonte.
Por Dedë Gjo' Luli ua kishte dhënë fjalën krerëve të Mirditës. Ishte ditë fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperisë, Dede Gjo'Luli i Hotit.
Atë ditë u shua nga qielli shqiptar një yll i lirisë kombëtare. E vranë ata që e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.
Dede Gjo' Luli lindi në Traboin të Hotit në vitin 1840. Ishte bir i një prej familjeve më fisnike të Malësisë, derë e përmendur brez pas brezi. Hoti ka një të kaluar të shkëlqyeshme. Historianët thonë se ishte një ndër krahinat më të organizuara në gjithë Shqipërinë në Mesjetë.
Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka gezuar respekt per kete familje fisnike.
Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike te races arberore.
Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare. Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.
Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur.
Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo' Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave shqiptare i kishte plage ne zemer.
I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te arberit.
Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin e tokave shqiptare, Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka qene aleat i tyre.
Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede Gjo' Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura sllave. Cereku i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otomanet kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo' Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh.
E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar, sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne Shkoder, ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar shqiptare te Rilindjes. Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo' Lulit. Shqiperia dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.
Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte me Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike Dede Gjo' Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise. Ne Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne moshe, trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet per nje qendrese te vertete. "E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te madhen nder", thote nje poet shqiptar.
Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.
Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen me te madhe per atdhe.
Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia evropiane mesoi shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces, qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e Shqiperise, para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik.
Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar.
Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo' Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe.
Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes se tij.
Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte shuar me far e me fis per flamur e per liri. Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi. Historianet shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.
Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar, historianet nuk e kane thene fjalen e vete. Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe trimat e tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete iliro-shqiptare, qe u eshte nenshtruar te huajve me pak se cdo krahine tjeter.
Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto gabime. Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e pavaresise por edhe diten e flamurit, te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise angleze. Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te hidhura.
Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burra e gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim, duhet t'i nderojne dhe te luten per shpirtin e tyre.
Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise, ne krye me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne Bratile te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces. Ne mendojme se keto data historike meritojne nje perkujtim shume te organizuar dhe solemn, nga i gjithe kombi shqiptar. Qeveria, akademia dhe diaspora shqiptare duhet t'i bashkerendojne veprimet e tyre, qe ky pervjetor i rendesishem te nderohet ashtu si i ka hije nje populli te qyteteruar.

"Jeta e Ded Gjo Lulit"
Shkeputur nga gazeta Koha Jone (Shkruar nga Gjoleke Gjonlekaj)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyMon Apr 04, 2011 9:18 pm

I nderuar Dodgjeka, ne fillim te flm, qe ke hapur ket teme ne forumin tone, po them tone pasi une mendoj qe ky forum eshte i te gjithve, pamarre parasysh parimve e ideologjive qe ka njeri te ndryshme, une mendoj se ne ket forum nuk ka ndajsi, por kio date historike eshte mbetur thjeshte nga moskujdesi yne, dhe nga politika ditore qe ka perfshir trojet tona, sikur forumi te kishte admin ne te gjitha fushate e ndryshme , forumi mesiguri se kijo date me rendesi per historin tone nuk do te anashkalohej, une po te pergjigjem thjeshte si nje antar i forumit BK, besoi qe do me mirkuptoni, i nderuar Dodgjeka te uroj suksese ty dhe kesaj teme , qe jame i bindur qe do ta pasuron forumin tone Kombetar.
Mirmbetshi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 85
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Malsija   Malsia EmptyTue Apr 05, 2011 4:59 pm

Ja rris nerën Arberis çi aq bukur e aq çkjart(açik)e ka shkrua jekët postim për Malsi e Ded Gjon Lulin e për mua, dita e flamurit e vrtet.Ja rris nerën edhe Drinit çi e ka përqef jekët tem se gjithicilli patriot duhet me marr pies n'kêt tem e me çkjarua iher e përgjithmon kur âsht dita e Flamurit e kur âsht dita e pavarësis.Ded Gjon Lulit me Malsi meja lan ditën e flamurit e Ismail Qemalit meja lân ditën e pavarësis e t'dy dit mei pranua zyrtarisht për festa t'Komit Shqiptar. Përse jâ dasht Malsis 100 vjet me prit e me festua publikisht Trimnin e Malsis e Ded Gjon e ditën e Flamurit Kuq e Zi?Përse ka prit Intelekti i Malsis deri tash,deri sot, me organizua at festim?Ni din kush mem kallzua kisha me dasht me dijt,se n'Malsija Forum kam dvet shum her por tan ja nisin isoj fillozofijet çi kurrkush nuk e merrvesh.Detëm fali Abrerija e t'tân jâta çi e bërzijen jektu luftën e Kosovës e Jasharin me Malsi e Ded Gjon Lulin se me jâta po drua se poe xvoglojm rândsin e Kryengritjes Malsis.Jektû po dua me bjesedua për Malsor e Ded Gjon Lulin e kur t'vin kûvêti i Kosovës e Adem Jasharit kem me bjesedua për ta. M'falni e mos merrnivesh keq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyThu Apr 07, 2011 12:30 am

Malsia Z

KRERET E MALESISE SE MADHE NE PRAG TE KRYENGRITJEVE Malsia Krenetemalesis
Ded Gjo Luli, Deli Meta i Hotit, Ded Nika i Grudes, Zenel Shaba - Kastrat, Ujk Hasani i Grudes, Gjon Ujk Ceku - Traboin, Nikoll Doda - Kastrat, Ismail Mustafa - Traboin, Kol Deda - Grude, Tom Nikolla - Rapsh, Luk Mucia - Hot, Palok Luc Traboini - Traboin, Gjok Prel Ceku - Traboin, Martin Ujk Ceku - Traboin e tjere.
(Marr Malsia org)



Malsia Ded_gjo_luli_me_malesore



https://www.youtube.com/watch?v=TmojuWIUtPA&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 85
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Malsija   Malsia EmptyThu Apr 07, 2011 2:56 pm

Ty ta rrit Zoti neren more Malsor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyThu Apr 07, 2011 6:33 pm

Me nder qofsh e mir se vjen o dodgjeka ne Sofen Shqipare siq e tergon edhe vet emri i Forumit ktu jemi te gjith nje pa dallime feje besimi krahine apo siq e kan quajtur te paret vilajet , krejt jemi nje Shqiptar.


Nuk duhet harruar Malsin Plaven e Gusin , Ulqinin ,Qamrin , Presheven Medvegjen e Bujanovcin Tetova e Gostivar , e Shum e shum pje trejra qe ju ndan padrejtsisht tokes Shqiptare nga Parisi , Londra e Evropa shtriga plak qe gjithmon nja beri tradhtin ne bes na tradhtoj qe edhe sod po luhet enjeta loj, po deri kur vall kjo histori e dhimbshme do vazhdoj .




Malsia Shqiperiaetnike8pjese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyThu Apr 07, 2011 6:54 pm

I nerumi DodGjeka, ju pergezoj per temen shum e qellueme.
Sa per vrejtjet e tua pse nuk hapen tema me vlera Kombetare si kjo e te madhit,shqyptarit Ded Gjon Lulin, nuk kem kohe te merremi me figura te medha Kombetare e burra atedhetar si Dede Gjon Luli, jemi ne gare duke sha njeni tjetrin per qeshtje,bindje politike dhe ideologjike! 70 vitet e fundit te shqyptaret patriotizmi ashete formua, imponua ne baze te ideologjis jo ne baze vete dijes kombetare! Une po sjelle nje shkrim ketu,qe vertete tregon se si na ashete imponua cdo gje, duke fillu nga historia imponimi,manipulimi historis e deri te shpelamja e trunit nga ideologji komuniste envero-titiste.

Nue Oroshi: E vërteta e vrasjes së Ded Gjo Lulit qëndron ndryshe e jo verzioni i gatuar komunist për 50 vite në Shqipëri

E vërteta e vrasjes së Ded Gjo Lulit qëndron ndryshe e jo verzioni i gatuar komunist për 50 vite në Shqipëri

(Reagim ndaj shkrimit të Gani Qarrit: –Dedë Gjon Luli një jetë e shkrirë në luftë Kombëtare–Vrasja e Ded Gjon Lulit botuar në Bota Sot 27 Mars 2011 Shfletimi i Historisë faqe 16 Rubrika Diaspora-).

Nga Mr. sc. Nue Oroshi – Historian
Autorin e shkrimit Vrasja e Ded Gjon Lulit, z. Gani Qarri, nuk e njoh as si përson dhe as si studius, prandaj gjatë këtij reagimi nuk do të merrem fare me autorin e shkrimit, e as me motivet që e kanë shtyer z Gani Qarri që ta ripërseris një të pavertetë historike që për 50 vite me radhë është shkruar e përshkruar nga historianët komunistë në kohën e diktatorit antishqiptar Enver Hoxha. Por, do të sqaroj të vërtetën historike dhe shkencore të vrasjes së burrit të madh të Kombit Shqiptar Ded Gjo Lulit. Këto të pavërteta rreth vrasjes së Ded Gjon Lulit historiografia e kuqe komuniste i ka bërë me qëllim për t’ja humbur vlerën kombëtare familjes princore të Kapidan Gjon Marka Gjonit për tri arsye:
1. Që të gjuhet sa më tepër gurë e dru mbi familjen atdhetare të Kapidan Gjon Marka Gjonit që për pesqindë vjetë e udhëhoqi Mirditen në luftë kundër Perendorisë Osmane.
2. Që me të gjitha metodat të shkatërrohet kjo familje atdhetare, pasiqë dy djemt e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Kapidan dr Mark Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku e kishin udhëhequr me plot sukses luftën antikomuniste jo vetëm në Mirditë por në mbarë Shqipërinë Etnike derisa ranë heroikisht.
3. Për të mbjellë urrejtje në mes të dy krahinave heroike Shqiptare Mirditës dhe Malësisë krahina të cilat gjithmonë bashkëpunuan me njëra tjetrën për të mirën e kombit shqiptar, për këtë flet edhe fakti që trimi i Malësisë Ded Gjon Luli nuk i kishte rënë në dorë Knjaz Nikollës së Malit të Zi pas përfundimit të kryengritjes së Malësisë por kishte gjetë strehim dhe mikpritje pikërisht në Mirditën kreshnike. Në Mirditën e cila në mbrojtje të Ded Gjon Lulit dha shtatë djemë më të mirë të saj.
Para se ta bëjmë sqarimin në baza shkencore dhe historike rreth vrasjes së Ded Gjon Lulit do ti japim disa të dhëna të shkurtëra historike lidhur me kontributin kombëtar të familjes princore të Kapidan Gjon Marka Gjonit, që rrjedhë direkt nga vëllai i Lek Dukagjinit, Pal Dukagjini, që lexuesit dhe studiuesit të kenë mundësi që, së paku shkurtimisht të njihen me kontributin e kësaj familje princore të Kapidanit të Mirditës.

Malsia U1_Ded_Gjo_Luli
pas vdekjes se Gjergjit në vitin 1468, si dhe kur dukagjinasit u dobësuan tej mase, me depërtimin e osmanlinjve në viset Arbërore, filluan shpërngulje masive dhe lëvizje të mëdha të popullatës Arbërore përtej viseve të Adriatikut. Por njërit nga vëllezërit e Lek Dukagjinit, konkretisht, Pal Dukagjini, më tepër i pelqeu shkrepat, kreshtat dhe ato bjeshkë te bukura të Mirditës kreshnike dhe u vendos njëherë e përgjithmonë në Grykë të Oroshit, në atë grykë ku për pesë shekuj shqiptarët në Mirditë qëndruan me një heroizem të paparë. Dhe, nga Pal Dukagjini rrjedh familja e Kapidan Mark Gjon Markut udhëheqësit trashëgimor të Krahinës së Mirditës. Kjo gjeneologji duket kronologjikisht në këtë mënyrë:
Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjinit. Nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I-rë, nga Gjon Marku I-rë rrjedh Marka Gjoni I-rë, nga Marka Gjoni I-rë rrjedh Gjon Marku II-të, nga Gjon Marku II-të rrjedh Llesh Gjoni I-rë.
Më pas, trungu gjeneologjik i kësaj familje arbërore ndahet në tri pjesë: Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dod Lleshi. Nga familja e parë e Preng Lleshit që njëherit trashëgon derën e Gjon Markut, sepse ishte vëllai i parë, rrjedhin Dod Prenga, Nikoll Doda, më vonë Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prenk Bib Doda. Me vrasjen e Prenk Bib Dodës, i cili nuk lë pasardhës, drejtimin e udhëheqjes së derës së Kapidanit të Mirditës e merr barku i Lleshit të Zi, ku pason kjo renditje: Mark (Mar) Lleshi, Ndue Lleshi dhe Dod Lleshi; nga Mark (Mar) Lleshi do te rrjedhë Gjon Mark (Mar) Lleshi, e nga Gjon Mark Lleshi do të rrjedhin Llesh Gjoni, Marka Gjoni, Ndue Gjoni dhe Ded Gjoni, ndërsa nga Llesh Gjoni do të rrjedhin Dod Lleshi dhe Preng Lleshi; nga Marka Gjoni do të rrjedhë Gjon Marka Gjoni e nga Ndue Gjoni, Lleshi e Kola; nga Dod Lleshi, Frrok Doda e Zef Doda; nga Prenk Lleshi -Nikoll Prenga; nga Lleshi e Kola, Ndoi, Gjoni e Kola, ndërsa nga Gjon Marka Gjoni rrjedhin pesë djem (i pari kapidan dr. Mark Gjon Marku, i vrarë në luftë kundër komunizmit, i dyti kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhëhoqi për gjashtë muaj luftën antikomuniste në Mirditë dhe për 45 vjet Bllokun Kombëtar Indipendent dhe kapidan Llesh Gjon Marku i vrarë në luftë kundër komunizmit si dhe dy vëllezërit më të vegjël, Deda i cili mbajti 45 vite burg dhe internim në kohën e Komunizmit në Shqipëri, si dhe Nikolla udhëheqës i Blokut Kombëtar Independent). Dhe, kur i bën nje vështrim shekullor kontributit të kësaj familje kapidanësh, shikon se të gjithë këta kapidanë të Mirdites, prej Pal Dukagjinit e deri në ditet e udhëheqësit të luftës për Shqipërinë Etnike, Kapidan Dr. Mark Gjon Markut, çdo brez u vra në mbrojtje të atdheut në luftëra të ndryshme. Japim faktet e pamohueshme: Në vitin 1500 Gjon Marku I-rë ka nxjerrë autonominë e Mirdites; Mark Gjoni në vitet 1600 ka përzënë agjentët e Begollit prej Mirdite; Gjon Marku i dytë ka mbetur në luftë në rreth të Peqinit në vitin 1775; Llesh Gjoni I-rë ka bashkuar Fandin me Mirditë dhe është vrarë prej turqve; Prenk Lleshi ka vdekur në vitin 1815 prej plagëve të marra në luftë kundër Malit te Zi; Dod Prenka ka vdekur në Kotorr i helmuar nga turqit; Bib Doda ka vdekur në Shkodër i helmuar prej turqve ndërsa trupi i tij u la jasht për disa netë ku një pjesë e trupit të Bib Dodës është ngrenë nga qentë endacakë mu sikur Pjetër Bogdanin e madh; Prenk Bib Doda është vrarë në afërsi të Lezhës nga të shiturit qe ishin në shërbim të sllavëve; Lleshi i Zi në vitin 1812 ka marrë Dibren duke ngritur Mirditen në pesë bajrakë si dhe ka bashkuar bashkë me Mirditë edhe katër bajrakët e Lezhës duke bërë Mirditen në 12 bajraqe. Është vrarë prej shërbëtorëve te Turqisë. Në luftë për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar kjo familje kapidanësh ka dhënë edhe Mark Lleshin, Ndue Lleshin e Dod Lleshin. Gjithashtu në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombetar nga kjo familje janë vrarë edhe Llesh Gjoni e Ded Gjoni, Frrok Doda, Nikoll Prenga e deri tek udhëheqësi i luftes për Shqipërinë etnike, kapidan dr. Mark Gjon Marku, i cili u vra në natën në mes të 13 e 14 Qershorit 1946, dhe më vonë heroikisht do të bie në vitin 1947 edhe vëllai i tretë i kapidan dr. Mark Gjon Markut, kapidan Llesh Gjon Marku. Nga ky përshkrim i shkurtër gjeneologjik del se familja e kapidanëve të Mirditës prej Pal Dukagjinit e deri tek Kapidan dr Mark Gjon Marku për 500 vjet ishin në shërbim të mbrojtjes se identitetit kombëtar qe u rrezikua dhe erdhi deri në prag të shkatërrimit nga pushtuesit e ndryshëm aziatikë e karpatianë të përkrahur nga shqipfolësit e ndryshem, që ishin të mjerë shpirterisht dhe të shitur poshtërsisht.

Ded Gjo Luli u vra nga dora e kriminelit serb, kapedan Gjura

Në këtë shkrim, zoti Gani Qarri, citon komplet variantin e historianëve komunistë, që këto gjëra i bënin vetëm e vetëm që ta degradojnë kontributin kombëtar të familjes princore të Kapidanave të Mirditës. Madje ky variant i vrasjes nuk ka asnjë argument historik përpos rrëfimeve të trilluara kinse këto gjëra i paska thënë Nora, reja e Dedë Gjon Lulit, -pra përralla të imagjinuara që ka mundur t’i pjellin vetëm mendje të sëmura të historianëve të kuq të cilët shkruanin për qefë të udhëheqsit të tyre. Qika e babës e qika e nanës. -Jo zoti Qarri, Mirdita dhe Mirditorët nuk e lanë vetëm Ded Gjon Lulin. As nuk e lanë në përcjellje të grave por ia dhanë me vete shtatë djem Mirditorë të cilët u sakrifikuanë në moshën më të re për nderë, besë e burrni dhe për mos ta prerë asnjëherë mikun në besë, se, kjo ka qenë traditë e Mirditoritë nëpër shekuj. Ded Gjon Luli është vrarë nga dora e kriminelit serb Kapetan Gjura. E vërteta historike e vrasjes së këtij vigani të Malsësisë dhe mbarë Shqiptarisë është kështu: Serbët pas hyrjes në Mirditë filluan akte violence dhe terrori. Plaqkitën dhe dogjën Abacinë e Oroshit dhe vilën e Monsinjor Doqit, në maje të Malit të Shëlbuemit në Malin e Shejtë. Populli i Mirdites filloi me jetue nën Terror. Tue pa këto akte terrorizmi Ded Gjo Luli kujtonte se, mund t’i bindte serbët që mos të terrorizojnë popullin dhe pa e pyet askënd, vendosë me shkue në komandën e ushtrisë serbe, me i thanë komandantit ta ndalonte dorën. Megjithë këshillat e këshillit të te parëve që mos të shkonte atje, se shkau është i pabësë, ai vendosi me shkue. Tu mos mundë me bindë me hjekë dorë prej atij qëndrimi, Mirditasit ia dhanë shtatë burra për ta shoqërue, dhe emrat e të cilëve janë këta: 1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3.Zef Ndue Gjoka, 4.Preng Qup Deda, 5.Preng Gjok Skana, 6.Bib Marlula, dhe 7.Llesh Deda.
Porsa mbërrijtën në komandën serbe, që ishte vendosun në Abacinë, e pa i lënë shtek të paraqiste ankesën, i qarmatosin dhe i lidhin, e Ded Gjo Lulin e qojnë në rrafshnaltën që quhet Sheshas, e aty e pushkatojnë, kurse të shtatë burrat i qojnë në Breshten (Pyllin) e Oroshit, në Mal të Shejt, e atje në grykë të shpellës së Akullit, që është 15 metra e thellë në tokë, jua nxjerrin shpirtin duke i therë me bajoneta, e ashtu të gjallë i hedhin mbrenda ku kanë vdekë të ngrimë.

Në vend të përfundimit

Për të parë se kush ishin komunistët, në mesin e shumë fakteve, po e sjellë vetëm një dialog të pazakontë të zhvilluar në mes të atdhetarit Prenk Cali dhe kriminelit Mehmet Shehu. Kryekomandanti kriminel Mehmet Shehu në një shkëmbim fjalësh me Prek Calin atëherë të lidhurë këmbësh e duar në Rapshë të Hotit, pasi e zunë me tradhëti komunistët, në rrugën për në Shkodër e zhvilluan këtë Dialog. Kryekrimineli komunist Mehmet Shehu i drejtohet Prenk Calit me këto fjalë: E more Prenk Cali të pat ardhur dita ta mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bër me ne komunistat. Pse bëre kështu. E drangonji i Malësisë Prenk Cali i përgjigjet: Zotni, faji bjen mbi ju komunistat, se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor me Serbinë“, iu përgjigj burrnisht Prenk Cali.
Prandaj, zoti Qarri, është koha e fundit që ata që dëshirojnë të merren me studimin e historisë mos të bazohen asnjëherë në argumentët e atyre që u bënë me armikun tonë shekullorë serb, siç e tha burrnisht Prek Cali, edhe pse e dinte se po shkonte drejt pushkatimit. Kështuqë studiuesit seriozë mos të përdorin burimet e fallsifikuara historike komuniste, sepse ky brum që është gatuar në elaboratet pansllaviste është brum i thartuar.Por të bazohemi në fakte shkencore, edhe pse faktet dhe argumentet shkencore shpeshëherë janë kokforta por historia duhet të shkruhet ashtu siç ka ndodhë dhe jo ashtu siç kanë dëshirë disa të ketë ndodhur. Prandaj, ne të gjithë duhet të punojmë që në këtë 100 vjetorë të Kryengritjes së Malësisë, Ded Gjon Lulit t’i ipet vendi i merituar në Historinë Shqiptare si njëri ndër udhëheqsit e Kryengritjes se vitit 1911, që i parapriu shpalljes së Pavarsisë së Shqipëris.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
Pershendes te gjithe qe nderoni kete teme dhe kete burr te madh te Kombit Shqyptar, pershendes hapsin e temes DodGjeka,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyThu Apr 07, 2011 6:55 pm

Lus moderatoret te me ndihmojen si ta instaloj foton, flm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyThu Apr 07, 2011 9:16 pm

Cilën foto e ke fjalën Medalim.
hyn në profil dhe ety e ke se qka don tëbëjsh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyThu Apr 07, 2011 10:00 pm

BASHKOM -fjalen e ka te ky linki siper qenka fotografia e DED GJO LULIT .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyThu Apr 07, 2011 11:22 pm

Besoj se tash asht foto që dëshiron po qese nuk është diq mir trego klm i nderuar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptyFri Apr 08, 2011 7:54 am

Ju falendero shum i nerumi Bashkom, sa per profil ase aty nuk di me hy, ju falenderoj juve qe ma kryt deturetn. falenderoj Xhemen e nderum po ashtu qe ma kupton gjuhen teme te thjeshete dhe ju ndihmoj juve t'me kupetoni se per cfare e kam fjalen.
Pershendetje per te gjithe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptySat Apr 09, 2011 1:04 pm


Ded Gjo Luli, shkru ka leter,
t'parit Shkodres o ia ka cu,
Se Shqipnia nuk don tjeter,
vec don vedin me e sundu...

Vargje te kenges popullore.

Ah, Qe prap don't'na dajne copa!
prap mendimi i pare ashte ngjalle!
Po ta marre vesh gjithe Evropa:
Ded Gjo' Luli prap asht gjalle!

Shkruar me 1913 nga poeti Risto Siliqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dodgjeka
Anëtar i ri
Anëtar i ri
dodgjeka


Male
Numri i postimeve : 76
Age : 85
Vendi : vulaj malsia
Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia
Registration date : 30/06/2009

Malsia Empty
MesazhTitulli: Ded Gjon Lul!!!   Malsia EmptySun Apr 10, 2011 12:04 pm

Faleminerës Driniiii për jekto vijerça t'bukura se me to ke kallzua se sa e neron trimnin e tij, sa e neron kurazhin e tij kur asht çua me Malsor kûdra asaj fuqi ushtarake i pari n' Europ.Kjoft lavdi e e pat tokën e let e ju xhdrit drita e pamaruome.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.gurraelecit.blogspot.com
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Malsia Empty
MesazhTitulli: Re: Malsia   Malsia EmptySun Apr 10, 2011 12:41 pm

https://www.youtube.com/watch?v=o95BOjkD0jE&feature=related