Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Konferenca Shkencore në Prishtinë

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Konferenca Shkencore në Prishtinë Empty
MesazhTitulli: Konferenca Shkencore në Prishtinë   Konferenca Shkencore në Prishtinë EmptyFri Mar 18, 2011 7:50 pm

Konferenca shkencore në Prishtinë

Ditë më parë, saktësisht me datë 14-15 mars 2011, në Prishtinë, në Hotel Grand, nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe nën patronatin e myftiut, Mr. Naim ef.Tërnava, u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare me temën ”Mësimi mbi fenë në institucionet publike të arsimit – përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme për Kosovën”.

Gjatë punimeve dyditore, sa zgjati konferenca janë mbajtur 6 seanca me gjithsejtë 15 panelistë, vendor e ndërkombëtar. Më poshtë vijon lista e mbajtjes së seancave dhe kumtesave të lexuara sipas renditjes:

Seanca e I –rë – moderatore Mr. Besa Ismaili

Stephen Batalden(SHBA) – “ Religjioni dhe arsimi publik në SHBA. Modelet kundërthënëse për mësimin e religjionit në sferën publike”.

Zilka Spahiç-Shijak(B&H) – “Mësim-besimi dhe perspektiva gjinore –ndikimi i mësimeve mbi fenë në baraspeshimin mes gjinive”.

Seanca e II-të – moderator Resul Rexhepi

Mr. Ahmed Alibashiç (B&H) – “Mësimet e religjionit, organizimi, kapacitetet, planprogramet, metodologjitë dhe sfidat – rasti i B&H”.

Dr. Aziz Hasanoviç (Kroaci) – “Mësimet e religjionit, organizimi, kapacitetet, planprogramet dhe metodologjitë – rasti i Kroacisë”.

Seanca e III-të – moderator Dr. Nazmi Maliqi

Altin Shima(Shqipëri) – “Çështja e mësimeve të fesë në Republikën e Shqipërisë”.

Omer Kajoshaj(Mali i Zi) – “Çështja e mësimeve të fesë në Republikën e Malit të Zi”.

Afrim Tahiri(Maqedoni) – “Çështja e mësimeve të fesë në Republikën e Maqedonisë”.

Seanca e IV- të – moderator Dr. Qazim Qazimi

Dr. Milazim Krasniqi (Kosova) – “Sfidat e tjetërsimit fetar dhe kulturor”.

Dr. Nexhmedin Spahiu (Kosova) – “Roli i fesë në komb-ndërtim”.

Seanca e V-të – moderator Fahredin Shehu

Dr. Ferid Agani (Kosova) – “ Nevojat dhe dobitë e aplikimit të lëndës së mësim besim besimit në shkollat publike në Kosovë”.

Dr. Shahin Berisha (SHBA) – “ Komuniteti shqiptar në Arizona, mësimet e gjuhës shqipe dhe organizimi i komunitetit musliman shqiptar në Arizona të SHBA-së”.

Mr. Muhidin Ahmeti (Austri) –“ Roli dhe mbështetja e shtetit të Austrisë në përgatitjen e mësimdhënësve për mësimet mbi religjionin në shkollat publike”.

Seanca e VI- të – moderator Akademik Feti Mehdiu

Dr. Adnan Ahmedi – “Mësim besimi në Luginën e Preshevës”.

Mr.Halil Ibrahimi – “ Religjioni në shkollat publike – vlerësimi i nevojave dhe kapaciteteve”.

Sabri Bajgora – “Elaborati i Bashkësisë Islame të Kosovës për futjen e mësim-besimit në sistemin arsimor rë Kosovës”.

Hapjen e konferencës e bëri kryemami i Kosovës Sabri Bajgora.

Myftiu i Kosovës, Mr.Naim ef. Tërnava, në fjalën e tij përshëndetëse, përveç tjerash theksoi ” Bashkësia Islame e Kosovë, shtroi nevojën imediate për aplikimin e lëndës fetare në sistemi arsimor shkollor të Kosovës. Shoqëria kosovare ka nevojë për aplikimin e lëndës fetare në shkollat publike të Kosovës pasi që aplikimi i tij është nevojë kohe dhe detyrë sublime e institucioneve tona shtetërore të Kosovës. Me aplikimin e mësimit për fenë në sistemin publik arrihet që të shmanget mësimi informal për fenë dhe arrihet që rinia jonë të ruhet nga ndikimet e ndryshme që nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe traditën në të kaluarën tonë. Përmes kësaj forme të mësimit për fenë arrihet që të ruhet doktrina hanefite në jurisprudencën islame, mbi të cilën është zhvilluar këtu e 600 vjet feja islame në këto troje, e që njihet për tolerancë e mirëkuptim si dhe për interpretim racional të mësimeve për fenë Islame. Me këtë të rinjve u plotësohet një e drejtë themelore njerëzore, mësimi për fenë, pasi që është një boshllëk, për shkak të periudhës 50 vjeçare të mohimit të fesë në sistemin komunist. Çdo komb që dëshiron të sigurojë të ardhmen e sigurt duhet që rininë krahas arsimimit të përgjithshëm të pajisë edhe me edukatë të lëndës fetare, duke harxhuar energji të vazhdueshme për të rritur brezin e ri me këtë frymë”.

Pas fjalës përshëndetëse të myftiut, nisi puna e konferencës me ç’rast panelistët sipas rendit të caktuar paraqitën kumtesat e tyre, po për shkak të natyrës së shkrimit do të paraqes për një njoftim lexuesve vetëm disa prej tyre të cilët lenë përshtypje të veçantë audiencës së gjerë të pranishëm në sallë.

Mr.Halil Ibrahimi në kumtesën e tij: “Religjioni në shkollat publike-vlerësimi i nevojave dhe kapaciteteve” në mes tjerash theksoi:

“Bazuar në natyrën e zhvillimit të çështjeve që kanë të bëjnë me fenë në shoqërinë shqiptare dhe kosovare, mendoj se nyja e problemit duhet të shqyrtohet nga dy aspekte tërësisht të ndara, e ato janë: 1. mënyra e prezantimit të fesë në kurrikulat ekzistuese të historisë, letërsisë, gjuhës shqipe, muzikës etj dhe 2. çështja e mësimit të besimit fetar në çfarëdo forme qoftë në kurrikulën e shkollave publike. Në epokën komuniste identiteti islam i shqiptarëve është luftuar nën maskën e prapambeturisë, të betejës së klasave dhe proletariatit të ri socialist. Në këtë mënyrë të jesh i brumosur me traditë kulturore dhe fetare muslimane është konsideruar edhe prapanike, edhe e ulët edhe anakronike. Pas viteve të nëntëdhjeta nomenklatura e njëjtë e frazeologjisë luftuese kundër identitetit musliman të shqiptarëve është përdorur duke e ndërruar vetëm petkun e destinimit. Tani, kjo luftë në vend të vlerave socialiste dhe komuniste është tentuar të kryhet në emër të patriotizmave kombëtare dhe nacionaliste. Kurrikula shkollore e të gjitha niveleve, bashkë me kulturën dhe historinë fatkeqësisht ende vuajnë nga kjo fobi e krijuar gjatë një gjysmëshekulli të tërë. Shqiptari i ri që po tentohet të krijohet është një palo evropian, i cili e urren të kaluarën e tij më të afërt, ka një vakum shpirtëror, nuk e di cili është identiteti i tij, dhe i cili tenton që ta gllabërojë një kulturë, fe apo fe kulturore të tjetrit vetëm për të qenë i pranuar në sytë e tij. Për Evropianin dhe Perëndimorin mesatar ky është soji i fundit i njeriut apo kombit të cilin ata do ta donin në gjirin e tyre. Filozofia, intelektualia, letërsia dhe kulturaliteti i Perëndimit gjatë shekujve e sidomos dekadave të fundit në thelb të gjithçkaje e ka respektimin e denjë të diversitetit. Çfarëdo tentimi për dhënin e vendit të duhur identitetit islam te shqiptarët apo inkorporimin e mësim besimit nëpër shkollat pubike, ka hasur në barrierë të ashpër nga dy drejtime. I pari është ai që u përmend më lart, nomenklatura e politikanëve, intelektualëve dhe udhëheqësve, të cilët duke pasur për veti kriza identiteti janë vënë edhe vetë në ballë të krijimit të një identiteti të sajuar të shqiptarit të ri i cili e përjashton çfarëdo vlere shpirtërore muslimane dhe i cili është i lakueshëm në varshmëri nga politikat ditore, kërkesat e imagjinuara që vijnë nga pika të fuqishme referimi në botë apo çfarëdo arsyeje tjetër e përkohshmërisë. Për çudinë më të madhe drejtimi i dytë prej nga tentimi për futjen e mësim besimit ka hasur në kundërshti janë bashkësitë fetare katolike dhe protestante në Kosovë.

Edhe pse në shumicën e vendeve Evropiane ku katolikët dhe protestantët e përbëjnë shumicën, bashkësitë e tyre përkatëse janë me tërë veprimtarinë e tyre pro edukimit shpirtëror e fetar dhe kyçjes së arsimimit fetar nëpër shkolla publike, për çudinë më të madhe në Kosovë ndodhë e kundërta.

Përfundimisht, edukimi fetar në shkollat publike në Kosovë është domosdoshmëri, ndërsa sa i përket mënyrës së inkorporimit të tij kjo ngelet për t’u studiuar mirë dhe për t’u marrë ai model i cili i përgjigjet më së shumti këtij nënqielli. Si orientim, modeli gjerman, austriak dhe i disa vendeve të tjera të Evropës Perëndimore i përshtatet Kosovës më së shumti”.



Mr. Muhidin Ahmeti në kumtesën e tij”Roli dhe mbështetja e shtetit të Austrisë e tij në përgatitjen e mësimdhënësve për mësimet mbi religjionin në shkollat publike” përveç tjerash tha:

“ Në Austri momentalisht jetojnë 500.000 musliman. Austria ka pas një periudhë të gjatë ndërveprimi apo kontakti me mysliman qysh nga shekulli XV, nga viti 1912 në Austri është njohur Islami si fe zyrtare dhe nga atëherë gëzon liri të madhe fetare. Bashkësia Islame në Austri është themeluar në vitin 1979, janë gjithsejtë 12 qendra islamike shqiptare, plot 30 vjet mësohet lënda fetare në Austri, janë gjithsejtë 430 mësimdhënës në 2800 shkolla publike të Austrisë, mësimi është i obliguar në shkollat fillore, mësohet me sistemin konfesional të lëndës fetare, kurikulat shkollore përpilohen nga bashkësitë fetare konfesionale, ndërsa shteti austriak e financon dhe paguan nga buxheti të gjitha shpenzimet për lëndën e edukatës fetare. Mendimi im për mësim fetar në shkollat publike të Kosovës është që ideja për njohjen e Zotit si krijues dhe i vlerave fetare që do të mësohen në shkollat publike, nuk paraqet problem, por është pjesë e zgjidhjes. Në kërkim të modelit duhet përpiluar sistemin më të preferuar në Kosovë, me rëndësi është që fëmijët të mësojnë dhe të orientohen sipas bindjeve të tyre fetare”.

Mr. Ahmed Alibashiç në kumtesën “Mësimet e religjionit, organizimi, kapacitetet, planprogramet, metodologjitë dhe sfidat – rasti i B&H”, në mes tjerash ceku:

“ Mësim besimi në B&H ka filluar në vitin 1991/92, në shkollat fillore lënda e edukatës fetare mësohet nga 2 orë në javë, ndërsa në shkollat e mesme nga 1 orë në javë. Shteti është i obliguar të sigurojë rrogat mësimdhënësve, ndërsa Bashkësia Islame është e obliguar të përgatit kuadrot, kurikulat dhe tekstet shkollore. Mësim besimi mbahet sipas modelit konfesional, dhe atë musliman, katolik, ortodoks, shumica absolute e fëmijëve e ndjekin lëndën e mësim besimit, ndërsa shumë pak fëmijë nuk e ndjekin lëndën e mësim besimit. Mësim besimi është një e drejtë themelore njerëzore, 50 vjet kemi qenë larg nga feja për shkak të sistemit autoritar komunist, dhe se tani vetëm 4% që nuk e ndjekin mësimin nuk kanë kurrfarë drejte që të na kushtëzojnë, të mësojmë fenë në shkollat tona, dhe se kjo në shoqëri demokratike quhet tirania e pakicës ndaj shumicës, e në një shoqëri demokratike me vlera demokratike nënkuptohet parimi i vendosjes së shumicës. Çdo shoqëri apo shtet duhet të sigurojë formën më të mirë të duhur të përshtatjes së tyre rreth mësim besimit, dhe se mësim besimi i ndihmon fëmijët që përveç arsimimit në shkollë të edukohen dhe të mësojnë për fenë të cilët i përkasin”.

Dr. Aziz Hasanoviç në kumtesën e vet “Mësimet e religjionit, organizimi, kapacitetet, planprogramet dhe metodologjitë – rasti i Kroacisë”, përveç tjerash ceku:

“ Në Kroaci mësim-besimi mësohet qysh nga viti 1992 në shkollat publike, dhe se këtu në këtë konferencë shkencore të organizuar do t’iu përcjelli përvojat e mia si koordinator i kësaj problematike në shkollat publike të Kroacisë. Meshihati (Kryesia) e Bashkësisë Islame në Kroaci në vitin 2002 ka nënshkruar me qeverinë e Kroacisë, marrëveshjen për të drejtat fetare të mulimanëve në Kroaci si dhe mësim besimin në shkollat publike. Mësohet 2 orë në javë, lënda e edukatës fetare është e obligueshme sikurse lëndët tjera, për shkollat fillore gjer në moshën 15 vjeçar pëlqimin për të ndjekur lëndën fetare e jep prindi, ndërsa pas moshës 15 vjeçare pëlqimin për të ndjekur lëndën fetare e jep edhe vet vetë nxënësi dhe prindi. Alternativa për lëndën fetare është Kultura religjioze, po nuk është treguar ndonjë interesim të duhur për këtë. Kusht për të ndjekur mësimin është të jenë 7 nxënës, të cilët formojnë një paralele të caktuar, ku edhe mësojnë lëndën e Edukatës fetare. Planprogramin e lëndës fetare e bën Meshihati (Kryesia) e Bashkësisë Islame ndërsa pëlqimin e jep Ministria e Arsimit e Kroacisë”.

Dr. Ferid Agani, në kumtesën“ Nevojat dhe dobitë e aplikimit të lëndës së mësim besim besimit në shkollat publike në Kosovë”, përveç tjerash tha: “Aspekti i rëndësisë së zbatimit të kësaj lënde në personalitetin e njeriut në shumicën e shteteve evropiane është e pranishme dhe në asnjë mënyrë nuk është shkelje kushtetuese. Feja është e një rëndësie të gjërë për një shoqëri të lirë demokratike. Zbatimi i lëndës fetare do të ndikojë në fuqizimin e dijes dhe njohurisë, moralit, shëndetit dhe do të ndikojë në parandalimin e narkomanisë, alkoolit, vetëvrasjeve dhe marrëdhënieve të hershme seksuale. Në periudhën e pas luftës në Kosovë, pas vitit 1999 kemi një shtim të theksuar të dukurisë së vetëvrasjeve në Kosovë, si pasojë e zbehjes së elementit fetar në Kosovë, dhe rritjes rapide të degradimit të shoqërisë kosovare. Nga një studim i kryer në Suedi lidhur me dallimin në mes nxënësve suedez dhe turq, që ndjekin mësimin e lëndës fetare dhe atyre që nuk ndjekin mësimin e lëndës fetare, ka rezultuar se të gjithë ata nxënës që mësojnë lëndën fetare prirja për dukurit e ndryshme të devijimeve delikuent është në një masë shumë më të vogël se tek ata nxënës që nuk e ndjekin mësim besimin dhe kanë bazamentin fetar të dobët, është në një masë shumë më të madhe. Realiteti ynë social dhe politik në Kosovë, ka bazament shkencor e social, arsyeshmëria në një shoqëri demokratike kosovare është qasja me fakte shkencore, racionale dhe të arsyeshme me sesione, debate, shkrime për sensibilizimin e opinionit të gjerë kosovar, e jo apriori në mënyrë iracionale të ketë qasje refuzuese ndaj kësaj kërkese të drejtë sa njerëzore e humane aq edhe edukative dhe arsimore”.

Sabri Bajgora, në kumtesën përmbyllëse “Elaborati i Bashkësisë Islame të Kosovës për futjen e mësim-besimit në sistemin arsimor të Kosovës”, në mes tjerash tha:

“Bashkësia Islame e Kosovës e sheh aplikimin e lëndës fetare si një projekt i një rëndësie të veçantë kombëtare dhe fetare, duke marrë njohuri për bazat e fesë të cilët i përkasin. Lënda e Edukatës Fetare duhet të analizohet dhe studiohet mirë, të përpilohen kurikulat e mirëfillta për parandalimin e dukurive negative që e kanë kapluar shoqërinë tonë kosovare. Mund të merret për bazë modeli i mësim besimit që aplikohet në Austri, Kroaci apo Bosnjë, duke i përshtatur specifikave tona të shoqërisë kosovare, me ç’rast rinia jonë do të ishte sa më larg alkoolit, drogës e prostitucionit. Fëmijët tanë lirshëm duhet të mësojnë për fenë e tyre të cilët i përkasin, me ç’rast do të kthejnë vetëbesimin e tyre të nëpërkëmbur”.

Pas përfundimit të seancave është zhvilluar një diskutim shumë i hapur dhe i suksesshëm në mes panelistëve dhe audiencës së gjerë në të cilin kanë marrë pjesë shumë diskututues, sikur Fuad Ramiqi, Ajni Sinani, Besa Ismajli, Feti Mehdiu, Pajazit Nushi, Mexhid Yvejsi, Fahrush Rexhepi, etj.

Në përfundim të kësaj konference Mr.Jakup Çunaku lexoi konkluzat e dala nga kjo konferencë shkencore dyditore të mbajtur në Prishtinë.

1. Kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që të rregullojë çështjen juridike të pozitës së bashkësive fetare në Kosovë.

2. Rekomandohet bashkëpunimi i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

3. Përfshirja e lëndës fetare në shkollat publike të Kosovës si rëndësi shoqërore , etike, njerëzore në mirëkuptim të tolerancës fetare për të ruajtur kohezionin e shoqërisë kosovare.

4. Bashkësia Islame e Kosovës është e gatshme për përpilimin e plan programeve dhe teksteve shkollore.

5. Përvoja nga aplikimi i lëndës fetare nga rajoni do të ndihmon për të nxjerr mësimet më të mira për lëndën e edukatës fetare.

Përmbylljen e konferencës shkencore e bëri Mr. Besa Ismajli.

Në përmbyllje të këtij prezantimi të kësaj konference shkencore të mbajtur në Prishtinë, do të shtoja se me të vërtet kjo konferencë shkencore dyditore e mbajtur në Prishtinë ka qenë me suksesshmja dhe më e organizuar në të gjitha aspektet nga të gjitha sesionet, simpoziumet dhe konferencat e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, që nga viti 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë e gjer në ditën e sotme.





17.03.2011 Faik MIFTARI

Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Konferenca Shkencore në Prishtinë Empty
MesazhTitulli: Re: Konferenca Shkencore në Prishtinë   Konferenca Shkencore në Prishtinë EmptySat Mar 19, 2011 12:23 am

ishalla miratohen keto kerkesa Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Konferenca Shkencore në Prishtinë Empty
MesazhTitulli: Re: Konferenca Shkencore në Prishtinë   Konferenca Shkencore në Prishtinë EmptySat Mar 19, 2011 8:46 am

Po qfar kerkesa ore,po gjesma qenkan UDBASH,qfar shkenstar na qenken kta shkerdhata,shka i gjujt murmurima......!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Konferenca Shkencore në Prishtinë Empty
MesazhTitulli: Re: Konferenca Shkencore në Prishtinë   Konferenca Shkencore në Prishtinë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Konferenca Shkencore në Prishtinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thirrje për protestë paqësore në Prishtinë
» Demonstro me 2 dhjetor ne Prishtinë
» Arrestim ne Prishtine nga EULEX
» Protestë me namaz në Prishtinë
» Thirrje për protestë në Prishtinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: