Pjesë nga Shkrimi
Profeti Mikea
Kreu 7
"...-2. Njeriu i përshpirtshëm është zhdukur nga dheu, midis njerëzve nuk ka më njerëz të ndershëm; të tërë rrinë në pritë për të derdhur gjak, secili e gjuan vëllanë e vet me rrjetë.
3. Të dy duart e tyre janë të shtrira për të bërë të keq me zotësi; princi pretendon, gjyqtari kërkon shpërblime, i madhi shfaq lakminë e tij; kështu bashkarisht e prishin drejtësinë.
4. Më i miri i tyre është si një ferrishte, më i ndershmi është më i keq se një gardh ferrash. Dita e dënimit tënd po vjen; tani do të jetë pështjellimi i tyre.
5. Mos e besoni shokun, mos i zini besë mikut të ngushtë; ruaji portat e gojës satepërpara asaj që prehet mbi gjirin tënd.
6. Sepse biri turpëron të atin, bija ngre krye kundër nënës, e reja kundër vjehrrës, armiqt e secilit janë ata të shtëpisë së tij."
( Bibla, faqe 1595, 1596 )