Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: EHLI BEJTI Tue Nov 02, 2010 7:43 pm | |
|
EHLI BEJTI
Zoti Pejgamberin e kishte urdhëruar
Nëpërmjet Xhibrilit duke e njoftuar.
Fatimen me Aliun ta martojë
Që Ehli - Bejtin ta formojë.
Pejgamberi i ftoi shokët dhe farefisin
Si dasmorë ta krijojnë mexhlisin.
Gjatë dasmës i Dërguari mbajti fjalim
Hz. Hatixhen e përmendi me pikëllim.
Pas dasmës Aliun dhe Fatimen i ftoi
I uli në gjunjë pranë vetes dhe i bekoi.
Kërkoi pasardhës t’bekuar t’ju dhurojë Zoti
Martesën ua uroj, rodhi një pikë loti.
Ditën e xhumasë në xhami, në minber
Të pranishmëve u përcolli këtë haber:
“Para jush po i kurorëzoj në emër të Zotit
E kisha urdhrin e Tij, Fuqiplotit!”
Dy nipa Pejgamberit ia dhuroi Lavdiploti
Hasanin dhe Hysejnin, si deshi Fuqiploti.
Të përcaktuar Prijësa të rinisë në Xhenet
Në jetën e amshuar, atje në Ahiret.
Muhamedi u zgjodh Prijës i profetisë
Si krijesa më e përsosura e Gjithësisë.
Fatimja ishte përcaktuar Prijëse e besimtareve
Ndërsa bashkëshorti i saj, Aliu prijës i evliave.
Askujt nuk iu dhuruan këso dhunti
Çka ka në Tokë dhe në Gjithësi.
Xhibril Emini fluturoi drejt te Pejgamberi
Ta çojë fjalën e Zotit, siç thoshte haberi:
“Zoti ka vendosur juve t’ju lartësojë
Skajshmërisht nga mëkatet t’ju pastrojë.
Ju besimtarë, trashëgues të Ahiretit
Respekt dhe dashuri ofroni Ehli - Bejtit.”
Muhamedi urdhëroi shokët dhe umetin:
“Shembull ta keni Ehli - Bejtin!”
Pejgamberi dy nipat i donte me shpirt
Si sytë e ballit, ma t’buk’rën dritë.
Rrinte me ta, në krah i mbante
As dita, as nata nuk i ndante.
Dhe kur nipat paksa ishin rritur
Erdhi Xhibril Emini, ashtu papritur.
Për t’ia kumtuar lajmin e zi
Për dy nipat, dy dritat e tij.
“Hasani me helm ka për t’u helmuar,
Ndërsa Hysejni me gjak i mbuluar!”
Pejgamberin e mbuloi pikëllimi
Por i Zotit Fuqiplotë ishte përcaktimi.
Dy pika loti rodhën pa hetuar
U mërzit edhe Xhibrili duke shikuar.
U trondit Toka dhe Gjithësia
Tërë krijesat i kaploi mërzia.
Pejgamberi mblodhi gjithë umetin
La porosinë e Zotit, amanetin:
“Në Kuranin e Shenjtë e keni udhëzimin
Lumturinë e përhershme dhe shpëtimin.
Mos hiqni dorë prej Sunnetit[1]
Dhe ndiqni shembullin e Ehli - Bejtit.
Kjo është për ummetin Rruga e Drejtë
Që të bëheni besimdrejtë të vërtetë!”
Porosi dhe amanet shumë i qartë
Secili në shpirt duhet ta bartë.
Prej këtij koncepti po u largove
Pa dyshim dhe sigurt devijove.
Shtihesh si shtinjak se je besimtar
Por në Vërtetësi ti je gënjeshtar.
Kujton se e ndjek rrugën e Islamit
Në fakt je nën ombrellën e shejtanit.
Kur Krenaria e Gjithësisë kaloi n’Ahiret
U shua drita e njerëzimit, më kush mbet’?
Aliu i mërzitur dhe i pikëlluar
E përgatiti trupin e tij të bekuar.
Kur bëhej gati ta lëshonte në varr
Lavdiplotit iu drejtua me këto fjalë:
“O Zot i Lartëmadhëruar!
Ishte krijesa Jote më e lavdëruar!
Në tërë Gjithësinë çka i përket!
Pasi që për njerëzimin e bëre mbret.
E bëre simbol dhe prijës të profetisë
Shembull dhe argument të Vërtetësisë.
Ti o Zot, e zgjodhe prijës për njerëzimin
Deri kur Bota ta përjetojë kataklizmin.[2]
Andaj shpirtin e tij ia beko
Dhe ummetin e tij e mëshiro!
Qysh kur linda më ishte edukator
Prind e babë, dhe prijës shpirtëror.
Nuk mundem dot ta fshij kujtimin
Më bashko me të ta përjetoj amshimin.”
E para n’Ahiret iu bashkangjit Fatime Zehraja
Pastaj, më vonë, edhe Ali Myrtezaja.
I treti me radhë Hasan Muxhtebaja
I fundit Hysejni, kur ndodhi Qerbelaja.
Zoti Mëshirëplotë i mëshiroftë!
Shpirtrat e tyre në prehje i bekoftë!
Fytyrat Ditën e Gjykimit iu ndriçoftë!
Për jetë të jetëve i bashkoftë!
Ju dashamirë të Ehli - Bejtit
Mos kini frikë Ditën e Kiametit.
Ndoshta për hir të Pejgamberit
Do ta shijoni kënaqësinë e selametit.
Kush nuk i shpreh Ehli - Bejtit respekt
Myslimani i tillë në iman ka defekt.
Nëse i mungon edhe dashuria
Fatkeqësisht ai vuan nga hipokrizia.
Krejt dinin dhe imanin e ka në pikëpyetje
Para Zotit Fuqiplotë do të japë llogaritje.
Si mund ta duash Pejgamberin
Kur nuk e dashuron Ehli - Bejtin?
Kush është i pajisur ndaj Ehli - Bejtit me dashuri
Me Pejgamberin e Zotit është në pajtueshmëri.
Në Ditën e Gjykimit e fiton lumturinë
Pasi që te Zoti e ke fituar razinë.
Selam prej nesh që ju respektojmë
Me shpirt dhe zemër që ju dashurojmë.
Që ju përmendim dhe lavdërojmë
Dhe para Zotit për ju bekim kërkojmë.
Në Ditën e Gjykimit ndërmjetësoni
Prej Mëshirëplotit mëshirë kërkoni.
Në ato çaste të vështira na ndihmoni
Ndoshta bëheni shkaktarë e na shpëtoni.
Nazim JUNUKU, Gjakovë
I frymëzuar nga dashuria ndaj
Ehli - Bejtit - familjes të Pejgamberit, s.a.v.s.
Gjakovë, 2000
| |
|