Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prejardhja e Natës së Shtrigave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Prejardhja e Natës së Shtrigave Empty
MesazhTitulli: Prejardhja e Natës së Shtrigave   Prejardhja e Natës së Shtrigave EmptySat Oct 30, 2010 4:28 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovë

PREJARDHJA E NATËS SË SHTRIGAVE
(Halloween)

Nata e Shtrigave është një festë kristiane, por me rrënjë pagane, e cila shënohet me 31 Tetor, është një festë vjetore, por që po merrë përmasa botërore…
Sipas historianit Nicholas Rogers, prejardhja e kësaj feste popullore vjen nga Roma, ku kremtohej për nder të hyjneshës Pomona, hyjnesha e farërave, fryteve, që ka lidhshmëri me përkujtimin e të vdekurve, ditë e cila quhej Parentalia…
Parentalia ka lidhshmëri me festën e keltëve paganë Samhain, që në irlandishtën e vjetër do të thotë: Fundi i verës. Këtë festë të lashtë pagane e kremtonin edhe popuj tjerë të Europës si keltët, galët, britonët etj.…
Në ndikimin e fuqisë ekonomike, politike, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo festë mashtrimi është përhapur, për shkaqe përfitimi, edhe në Amerikën Jugore, Afrikë , Evropë, Azi, deri në Japoni…
Keltët e lashtë besonin se kufiri i kësaj bote dhe botës së ardhshme është mes verës dhe dimrit, të cilin e kremtonin me frikë dhe shpresë, duke ndezur zjarre, me lojra të ndryshme….Përdornin fryte, në veçanti kunguj të gërryer, i gëdhendin me kujdes, që t’i përngjajnë fantazmave për t’i trebur shpirtërat e këqinjë….
Për t’i trembur shpirtat e këqinjë bëhen përgatitje të mëdha me lloj-lloj veshjes, shpenzime të shumta për blerjen e maskave, nga të gjitha moshat që të jenë gati Natën e Shtrigave, me 31 Tetor….
Sipas një hulumtimi të Agjensisë National Retail Federation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm për Natën e Shtrigave të 31 Tetorit 2006 janë shpenzuar rreth pesë miliard dollarë….! Këto shpenzime marramendëse po vijnë duke u shtuar nga viti në vitë…
Për këto shpenzime të kota, që po i bënë bota, edhe ne në Kosovën e shkretë jemi dëshmitarë vetë për Natën e Shtrigave se çka po ngjetë- vjet për vjet…Për t’u mos u mashtruar, nga shejtani i mallkuar, duhet pakëz udhëzim… Udhëzim i cili rrugën ta ndriçon dhe të shpëton, që gjendët në t’madhërueshmin Kur’an…

Burimet kryesore:
1.Rogers, Nicholas (2002). "Samhain and the Celtic Origins of Halloween". Halloween: From Pagan Ritual to Party Night, pp.11–21. New York: Oxford University Press.
2.Hutton, Ronald (1996). Stations of the Sun: A History of the Ritual Year in Britain. Oxford: Oxford University Press. ^
3. Danaher, Kevin (1972). The Year in Ireland: Irish Calendar Customs, pp.190–22. Dublin: Mercier Press.
4.Skal, David J. (2002). Death Makes a Holiday: A Cultural History of Halloween, New York: Bloomsbury.
5.Simpson, Jacqueline All Saints' Day in Encyclopedia of Death and Dying, Howarth, G and Leeman, O (2001)London Routledge, p.14 Halloween is closely associated in folklore with death and the supernatural.
6.Jack Santino (ed.), Halloween and Other Festivals of Death and Life, University of Tennessee Press (1994).

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prejardhja e Natës së Shtrigave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PREJARDHJA E NATËS SË SHTRIGAVE (HALLOWEEN)
» PREJARDHJA E VITIT TË RI
» PREJARDHJA E BABADIMRIT
» PREJARDHJA E BABADIMRIT
» Prejardhja e Vitit të Ri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: