|
| DARKA E LAMËS”- BEKIM APO MALLKIM? | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: DARKA E LAMËS”- BEKIM APO MALLKIM? Sun Oct 24, 2010 7:56 pm | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovë
”DARKA E LAMËS”- BEKIM APO MALLKIM?
“Pra them këtë dhe përbej në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët-me mendje të errësuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë që, të shtyrë prej lakmimit, të bëjnë çdo poshtërsi” (Bibla, Efesianëve, 4:17-20)
Në mbrëmjen e së dielës, me 23 tetor 2005, me 19 Ramazan 1426, në hotelin “Grand” të Prishtinës, ish-kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, për qindra mysafirë të ftuar, vendas e ndërkombëtarë, ka shtruar “Darkën e Lamës”, për herën e tretë, ku, ndër të tjera, tha: “ Darka e Lamës është një festë tradicionale e Kosovës që njihet që nga kohët antike ilire-shqiptare të shekullit të V-të para Krishtit, para 2500 vjetëve…”
Besimi tek iliro-shqiptarët
Në kohët antike, ilirët, të parët tanë, kishin kulturën, artin, zakonet dhe besimin e vet. Por, cili ishte besimi i ilirëve? Besimi i ilirëve ishte paganizmi, ishte politeizmi. Ilirët adhuronin diellin, hënën, rrufenë, bubullimën, ujin, zjarrin…. Përveç këtyre, ilirët adhuronin edhe hyjni të tjera të ndryshme, siç ishin: Pani, hyu i pyellit dhe i grigjeve, Medauri, hyu i luftës, Bindi ishte hyu i detit dhe i lundrimit etj. Ilirët, të parët tanë, me të cilët ne mburremi, adhuronin hyjni e hyjnesha të tjera, siç ishin: Latra, Andini, të cilëve iu dihen emrat por jo edhe funksionet e tyre! Po, çfarë funksione t’hamamit mund të kishin, përveç mashtrimit të vetvetes?! Pra, të parët tanë, ilirët, me të cilët krenohemi, ishin paganë, ishin politeistë, nuk e njihnin Zotin, Krijuesin, ata jetonin larg nga jeta e Hyut… Sot, a ka kuptim, pas 2500 vjetëve të jetojmë e të festojmë, siç jetonin dhe siç festonin ilirët paganë, politeistë…? Në letrën dërguar Efesianëve, Shën Pali, ndër të tjera, shkruan,: “Pra them këtë dhe përbej në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët-me mendje të errësuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë që të shtyrë prej lakmimit, të bëjnë çdo poshtërsi.” (Bibla, Efesianëve, 4:17-20)
Fjala e kryetarit
Në vijim të fjalës së tij, ish-kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova tha: “Sonte jemi këtu së bashku, për t’iu lutur Zotit që në vitin tjetër të na falë më shumë të mira.. ”Darka e Lamës” sivjet bëhet më madhështore, sepse bie në vitin e shënimit të 600- vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit-Skëderbeut.” Në fjalën dhe në lutjen e tij, kryetari i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, dy herë e përmendi Zotin! Por, në Ungjillin sipas Mateut, Krishti, (Hazreti Isai, a.s.) thotë: ”Jo secili që thotë: O Zot, o Zot! do të hyjë në Mbretërinë e Qiellit, por vetëm ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.” Me lutje Zotit, për një festë pagane, me traditë 2500 vjeçare, qoftë edhe në 600- vjetorin e lindjes së Skënderbeut, a kryhet vullneti i Zotit? Ilirët-Shqiptarët, para afër 2000 vjetëve e braktisën paganizmin, politeizmin, sikurse e braktisën me vonë edhe Krishterimin, shumica e shqiptarëve dhe e përqafuen Fenë Islame. Sot, në fund të vitit 2005, në muajin e bekuar të Ramazanit, të shënohet “Festa Tradicionale e Ditës së Falënderimeve- Darka e Lamës” në hotelin “Grand” të Prishtinës, një festë pagane, politeiste, është bekim apo mallkim? Kjo festë, edhe në bazë të argumenteve biblike po kuptohet se është pagane, antike… Çka dëshmon kjo? Kjo dëshmon papjekurinë fetare… Papjekuria fetare, siç thoshte Kanti (1724-1804), është jo vetëm më e dëmshmja, por edhe më e pandershmja nga të gjitha… Krenohemi që jemi shqiptarë, por ku ku për ne kush është kryetar!!!
”DARKA E LAMËS”-
Kryetari i ndjerë i Kosovës e pati shpallur 23 tetorin edhe zyrtarisht si dita kur ne i falënderohemi Zotit për të mirat e vitit, që na ka dhuruar. "Këtë darkë tradicionale, me emrin autentik Darka e Lamës, presidenti Rugova e shpjegonte si ditë falënderimi për Zotin, që na ka dhuruar të mirat e vitit.... ” Mikpritja shqiptare, në sofrën tradicionale, hajgare.... Vitin e kaluar, me 25 tetor 2009, për herë të fundit isht kryetari i Kosovës dr. Fatmir Sejdiu ka shtruar “Darka e Lamës” si shenjë falënderimi për të mirat që na i ka dhuruar Zoti. Me këtë rast, kryetari Sejdiu është shprehur se kjo festë është një festë shumë e vjetër tradicionale, si dhe me këtë rikujtojmë nderimin që i takon presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili edhe e shpalli festë shtetërore. “Në Kosovën moderne si akt i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, ‘Darka e Lamës’ e rikujtojmë nderimin që i takon në vitin 2002, kur presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, e shpalli festë shtetërore. Që atëherë nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, si shenjë falënderimi për të mirat që na i ka dhuruar zoti brenda një viti, përkatësisht si lutje sublime për të mirat që do të na dhurojë në motet e ardhshme organizohet ky manifestim, i cili na bashkon e na ofron përreth sofrës së begatshme me drithërat dhe frutat e shëndetshme që i prodhon toka e bereqetshme e Kosovës”, ka thënë Sejdiu. Ndërsa, ka shtuar se sivjet këtë festë po e festojmë me të arriturat të rëndësishme të shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, ku progresi i Kosovës vlerësohet lart edhe nga miqtë e Kosovës në të katër anët e globit, duke theksuar se 62 vende të botës që tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës si dhe vendet e tjera që pritet të njohin në vijim, janë përkushtuar që të përkrahin pa kursim. Në këtë darkë, përveç kryetarit të Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadorë, gjenerali i KFOR-it, Marcus Bentler, përfaqësues të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, kryetari i akademisë së shkencave, Besim Bokshi dhe anëtarë të tjerë të akademisë, familje të dëshmorëve, deputetë, ministra, përfaqësues të FSK-së, përfaqësues të policisë, pushtetit lokal dhe partive politike, përfaqësues të bashkësive fetare të Kosovës, përfaqësues të Biznesit e të tjerë, ndërsa munguan kryetaret e partive opozitare, Begjet Pacolli i AKR-së, Nexhat Daci i LDD-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Por, kjo ditë, Dita e Falënderimeve për Zotin është një festë pagane amerikane...
Prejardhja e Ditës së Falënderimeve
Dita e Falënderimeve e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ato ende nuk ishin Shtete të Bashkuara. Për herë të parë kjo ditë u kremtue në vitin 1621, në Playmouth të shtetit Massachusetts, mbas një dimri të ashpër, që me vështirësi mbijetuan, mbas një vere të bereqetëshme, që u begatuan dhe për këtë Zotin e falënderuan... Me 3 Tetor 1789, George Washington, Kryetari i parë i Shteteve të Bashkuara, me një vendim, të shkruar me dorën e tij, në New York, e caktoi për herë të parë Ditën e Falënderimeve si festë shtetërore e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Qysh në vitin 1863, Dita e Falënderimeve kremtohet në Amerikë të enjten e katërt të muajit Nëntor. Dikur kjo festë kremtohej me frymë fetare, si një Ditë Falënderimi ndaj Zotit, por në kohën moderne, prej një feste fetare, ku i luteshin Zotit, e falënderonin, n’emër të Tij agjëronin, u shdërruar në një feste tregëtare, shekullare... Siç transmeton “Zëri i Amerikës”, e enjte 27 Nëntor 2008, amerikanët festojnë të enjten e fundit të nëntorit ditën e falenderimeve. Zakonisht kjo ditë festohet me një darkë të pasur për familjen dhe miqtë që fillon me një lutje. Tradita e festës së falenderimeve e ka origjinën nga festimet e të korrave dhe është festuar për herë të parë në Masaçusets. Është historia e një dite të ftohtë në fund të vjeshtës në vitin 1621, kur rreth 50 kolonë anglezë të quajtur pelegrinë, që mezi i kishin shpëtuar dimrit të parë në Botën e Re ndërsa 50 të tjerë gjetën vdekjen, ftuan në darkën e tyre të të korrave indianët fqinjë. Kjo histori e bukur, e përpunuar gjatë brezave, sjellë ndjenja të ngrohta në një festë familjave të dashur. Por sipas kuratorëve në Plantacionin Plimoth, muzeu i ngritur në të njëjtin vend ku pelegrinët dhe indianët festuan të korrat më shumë se 300 vjetë më parë – historia e ditës së falenderimeve është e veshur me mite dhe ekzagjerime. Përshembull, ngjarja ka të ngjarë të ketë ndodhur në tetor kur është koha e të korrave të misrit. Kathleen Curtin, historiane në Plantacionin Plimuth thotë se 90 indianë të Amerikë, nuk ka asnjë shifër për gra në mes tyre – festuan me pelegrinët për tre ditë. Pelegrinët ishin përfaqësues separatistë fetarë, të dalë nga sekti strikt i quajtur Puritanë, që portretizohen si të ftohtë, besimtarë, dhe jo të dhënë pas festimeve. Ata ishin njerëz fetarë në një kohë shumë besimtarë. Megjithatë ata vinin gjithashtu nga Anglia kështu që pija dhe festimet ishin pjesë e jetës së tyre. Nuk ishin pa gëzim dhe lumturi në jetën e tyre. Në Plantacionin Plimuth, Linda Coombs është nëndrejtoreshë e muzeut. Ajo thotë se indianët shkuan për gjueti dhe vranë pesë drerë që i sollën për festimet. Por ndryshe nga legjenda ata nuk sollën kokoshka një lloj misri që nuk ka ekzistuar atëherë në Masaçusets. "I gjithë miti është se indianët mirëpritën anglezët në tokën e tyre, hëngrën gjel deti dhe jetuan të lumtur përgjithmonë dhe se ky ishte festimi i parë i ditës së falenderimeve që u pasua deri në ditët tonë. I gjithë koncepti që shtrohet pas kësaj historie është se indianët vendas e pranuan me kënaqësi kolonizimin. Dhe kjo nuk është e vërteta. Nuk ka qënë kështu atëherë dhe as tani." Aleanca mes pelegrinëve dhe indianëve zgjati për 50 vjet para se të prishej e të fillonin luftimet… Muaji tetor 2010 kaloj dhe në „Kosovën moderne si akt i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, ‘Darka e Lamës’, që presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, e shpalli festë shtetërore, që në vitin 2002, nuk u kremtua, as edhe si „shenjë falënderimi për të mirat që na i ka dhuruar Zoti brenda një viti, përkatësisht si lutje sublime për të mirat që do të na dhurojë në motet e ardhshme...“ Pra, në tetor të vitit 2010, “Darka e Lamës“ nuk u shtrue, nuk u kremtue, u harrue „Darka e Lamës“...! U harrue „Darka e Lamës“ nga ata që e bën Kosovën lamë... Ata që e bën Kosovën lamë le të mendojnë, mos të harrojnë se “Darka e Lamës“ çfarë është: Bekim apo mallkim?
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: DARKA E LAMËS”- BEKIM APO MALLKIM? Mon Oct 25, 2010 10:22 pm | |
| keto jane gafet e Rugoves ,sikur ajo republika qe pat njohur kosoven e sen e gjejke ne harte. si ky flamuri pro serb i Rugoves me ylli te davidit he budallen qe eshte kan... ku ka pas flamur dardan ,kurre.. ku ka flamur te presidentit ne bote askunde -qfare budall kemi dhe qfare budall popull qe i shkojshin mbrapa dhe ende po i shkojne te vdekurit..tradhtare. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: DARKA E LAMËS”- BEKIM APO MALLKIM? Tue Oct 26, 2010 1:24 am | |
| Nuk i lexoi te gjitha postimet e z.Mexhid YVEJSIT, po shumicen po dhe shume nga postimet me pelqein, edhe pse jane po thuaje te gjitha me karakter fetare. Une nuk jame personalishte fetare, shume pake kame njoheri per fete, thjeshte nuke me interesoin, pore edhe nuk me pengoin fete, pore ajo qe me pengon mua jane disa njerz qe ne emer te Zotit mjellin urreitje. Nuk po fillozofoi pore thjeshte po e jap opinjonin tim per ket shkrim, qe mua muu duke interesant per ket DARKEN E LAMES. Asnjeher i ndjeri I.Rogova nuk me ka len pershtypje, ne karjeren e ti si politikane, nuk po i ceki arsyet, i dini te gjithe. Pore ne qofte qe ai e paska shtruar darken e lames dhe e paska komentuar si nje feste tradicionale te Kosoves qe po u njihka qe nga kohet antike ilire-shqiptare, une mendoj qe ka patur ndonje burim informatashe per kete feste, ndoshta edhe ja ka futur kote cka nuke e besoje, pasi edhe ne kemi pake historiane te zotete qe munde ta argumentoin ket feste. Sidoqofte eshte kijo feste iliro-shqiptare apo jo une nuk e di, pore ne qofte qe eshte dhe festohet edhe pse qenka pagane per mua ka nje rendesi te madhe pasi qe po ruhet tradita jone, dhe nuk ka gje te keqe, te ruashe traditat kulturore eshte fisnikri, lehete eshte ato mi zevendesu siqe kemi zevendesu shume tradita tona. Nese Iliret kane adhuruar diellin, un nuk shof asgje te keqe ne kete, thjeshte po filloi nga vetja, nje dite e ngrohte me dielle me bene me te lumtur, buzqeshi me shume, trupin e kame disi te lire, me dielle cdo gje shkelqen, e kure dita eshte e errte ndihem keqe, kure eshte e ftofte edhe trupi me krryset, nuk jane ter bota budallenje qe vrapoin nga dielli, i bein me mira kilometra per te shejuar pake dite me dielle. Nuk po bei shaka, te gjithe genjehen por Zoti jo po iu kame zeli ketyre nordikve, ter vitin kursei per ti shijuar ca dite me dielle. Per funde se a eshte Darka e Lames Bekim apo Mallkim une kete nuk e di, pore nje gje munde te shtoi se nuk eshte mallkim qe te ruashe traditat tona te lashta, duhet te jemi krenare me keto festa te lashta ashtu si me gjuhen tone te embel qe e trashiguame nga te paret.
| |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: DARKA E LAMËS”- BEKIM APO MALLKIM? Tue Oct 26, 2010 10:39 am | |
| Rugova qdo gje e ka zbulue vete sipas deshires se tije psikopate.. dhe gjerat e kota nuk festohen.. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: DARKA E LAMËS”- BEKIM APO MALLKIM? Tue Oct 26, 2010 9:49 pm | |
| un mendoj se kalaktika esht pun e zotit, pra dhe pse kem qen pagan dot thot kem adhuru, gjerat e dhe punen e zotit. pra shtat par qiej e shtat par tok,thuhet se jan pra kjo esht vetum konstrukt i zotit ende bejm be ne tok e qiell,dot thot ne punen e zotit sepse vetum aj mund te i koerdonoj kto gjera, apo po ja lem rastesis?, shka nuk besoj se kto gjera jan rastsisht, pa nji kordinim i te madhrishmit, sa i perket galaktikes. pra dhe ajri esht pun e zotit ,shka ne bajm be dhe (pasha ket frym te fundit qoft per mua) thot qe te gjitha lidhen me zotin qdo send qe na mbulon ne atmosfer e gjetiu. e kam lexu me vemendje zotri, Mexhidin veqse ne ket aspekt esht pak sa siperfaqsor, me qense,aj aj esht mbi te gjitha keto. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: DARKA E LAMËS”- BEKIM APO MALLKIM? | |
| |
| | | | DARKA E LAMËS”- BEKIM APO MALLKIM? | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |