Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pazari i të korruptuarve

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Pazari i të korruptuarve  Empty
MesazhTitulli: Pazari i të korruptuarve    Pazari i të korruptuarve  EmptyThu Sep 23, 2010 9:26 pm

Albin Kurti, Prishtinë, 21 shtator 2010

Kosova nuk ka nevojë që të hyjë në negociata me Serbinë për veten e saj. Politikanët e Kosovës nuk do të duhej të kishin të drejtë të hyjnë në negociata me Serbinë për Kosovën. Pas shpalljes së pavarësisë Kosovës i nevojitet sovraniteti dhe zhvillimi ekonomik. Vendi i fundit i imagjinueshëm ku Kosova mund t’i realizojë këto janë negociatat me Serbinë. Megjithatë fillimi i këtyre negociatave pritet sepse duket që edhe krerët institucionalë e partiakë të Kosovës kanë nevojë për këto negociata. Për dallim nga populli i Kosovës që s’fiton gjë, kjo nuk mund të thuhet edhe për zyrtarët e lartë të shtetit e partive.

Negociatorët kosovarë nëpërmjet negociatave me Serbinë fitojnë amnisti për korrupsionin enorm të tyre. Meqë pasuria s’iu vjen nga pagat, ata janë të korruptuar. Meqë BE-ja i ka dosjet për ta por s’vepron, ata janë të shantazhuar. BE-ja e do mbi të gjitha stabilitetin rajonal dhe destabilizuesi më i madh potencial në rajon konsiderohet Serbia. Paradigma e stabilitetit gjithsesi e favorizon Serbinë në kurriz të fqinjëve të saj. Në këtë pikë funksionalizohen politikanët kosovarë që hyjnë në negociata me Serbinë. BE-ja e do Serbinë të qetë në ecjen e saj të lëmuar drejt Brukselit. Për këtë qëllim BE-së i duhen jo pak dakordime të Serbisë me Kosovën, e ku tema është vetë Kosova. Negociatorët kosovarë, në mënyrë që të mos përndiqen nga BE-ja ofrohen si lehtësues të këtij procesi ku Serbia faktorizohet karshi Kosovës përgjatë defaktorizimit të saj karshi BE-së. Negociatat me Serbinë janë mënyra se si pushtetarët e Kosovës mbijetojnë në pushtet në llogari të shtetit gjithnjë e më të dobët të Kosovës. Ata bëjnë pazar me Serbinë për Kosovën por edhe ofrohen në pazar për këtë pazar.

Lehtësia me të cilën politikanët e Kosovës hyjnë në pazare me Serbinë për Kosovën vjen nga vështirësia e tyre që të kundërshtojnë çfarëdo sugjerimi sado të butë të ndërkombëtarëve. Pasuria e tyre i ka bërë shumë të fuqishëm karshi qytetarëve të Kosovës, por ama shumë të brishtë karshi ndërkombëtarëve. Servil ndaj ndërkombëtarëve e mizor ndaj qytetarëve – ky është politikani i sotëm i Kosovës. Ai nuk e di se sa duhet të jetë i dëgjueshëm e i nënshtruar ndaj ndërkombëtarëve, prandaj ai gjithmonë është edhe më i dëgjueshëm e më i nënshtruar sesa që është e nevojshme për të. Diçka ngjashëm sikur ai gardiani i keq në burg që i zbath këpucët dhe në maje të gishtave iu afrohet dyerve të hekurta të qelive që të dëgjojë se çka po flasin të burgosurit. Ai nuk e ka këtë gjë për detyrë por e bën që t’i pëlqejë drejtorit të burgut, përtej pritjeve të këtij drejtori. Edhe politikani i Kosovës pasi që nuk e di saktësisht pragun se ku përfundon shantazhi ndaj tij dhe nis aktakuza për të, përveç duke e tepruar ca servilitetin e tij, ai nuk arrin të ndjehet i sigurt se do të vazhdojë të jetë vetëm i shantazhuar, e që në këtë rast ka kuptimin e amnistisë nga përndjekja. Për këta politikanë shantazhi (mbi ta) do të thotë liri (për ta). Njëherë kur shantazhohen, janë vetë ata që e mirëmbajnë shantazhin mandej.

Të gjitha koncesionet ndaj Serbisë negociatorët kosovarë i racionalizojnë si koncesione ndaj miqve ndërkombëtarë e për hir të atyre. Në fakt, këto koncesione bëhen edhe për hir të vetë këtyre negociatorëve që, duke dhënë tutje diçka që i përket shtetit të Kosovës, fitojnë zgjatje pushteti për veten e tyre.

Përderisa stabiliteti rajonal i sipërvendoset drejtësisë për qytetarët dhe të drejtave të qytetarëve, kurrë nuk do të luftohet sinqerisht korrupsioni, dhe aq më pak do të luftohet deri në fund ai. Politikanët e varur të një vendi e varin edhe pavarësinë e atij vendi. Korrupsioni i politikanëve dhe koncesionet e tyre ndaj Serbisë janë të lidhura ngusht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Pazari i të korruptuarve  Empty
MesazhTitulli: Re: Pazari i të korruptuarve    Pazari i të korruptuarve  EmptyFri Sep 24, 2010 6:52 pm

shum i sakt esht ALBIN KURTI lum ne qe e kem, por mjer aj qe na ka ne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Pazari i të korruptuarve  Empty
MesazhTitulli: Re: Pazari i të korruptuarve    Pazari i të korruptuarve  EmptySat Sep 25, 2010 12:42 pm

tashe per tash me i miri eshte Albini.
PO kure te na hy ne politik qka po behet.
kete e tha edhe baca Adem
SE ky ka kritikue politikanet pas kane pranue Planin e Ahtisarit rez 1244 Enklavat serbe e qka jo .
Atehere tha qyshe mundet ky te hy ne politik ku deri dje keta i ka quajte tradhtare .
Po te hy ne politik edhe vete po behet si ata dhe po pranon ato qe i ka kritikue ..
Shue me vene e kishte baca....
A karriga ,pushteti shqiptaret e kishin pas te paren ,sa shqiptari sa patrioti e atdhetari eshte shite per karrig e pushtet nuk ka kufi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatbardhi
Fillestar/e
Fillestar/e
fatbardhi


Male
Numri i postimeve : 13
Age : 56
Vendi : Gjilan
Registration date : 23/09/2010

Pazari i të korruptuarve  Empty
MesazhTitulli: Re: Pazari i të korruptuarve    Pazari i të korruptuarve  EmptyMon Sep 27, 2010 8:48 pm

me ven e ke Albin
Po qka do te bejshe ti kure te vijshe ne politik
Sespe te ne ende pa ardhe ne politik po jane sarp
po kur po hypin ne karrig po zbutin fjalet
karriga ka prish shume burrin,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pazari i të korruptuarve  Empty
MesazhTitulli: Re: Pazari i të korruptuarve    Pazari i të korruptuarve  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pazari i të korruptuarve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: