Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NDËRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

NDËRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE Empty
MesazhTitulli: NDËRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE   NDËRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE EmptyMon Sep 06, 2010 3:40 pm

Shteti i “kushtëzuar” i Kosovës



Më 17 shkurt 2008 me ndihmën e Bashkësisë ndërkombëtare, Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj. Kjo pavarësi është produkt i luftës së saj, sakrificës së popullit të saj, angazhimit të Bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht SHBA-ve dhe shteteve më të mëdha të BE-së, të cilat përmes të ashtuquajturit Planit të Ahtisarit kishin përcaktuar rregullimin juridik dhe normativ të këtij vendi. Ky projekt ishte një kompromis politik ndërkombëtar, por të cilin nuk e kishte pranuar Serbia dhe disa shtete aleate të saj. Dialogu i zhvilluar me këtë Plan në Vjenë të Austrisë ishte një farsë politike, sepse nuk u pyet as Prishtina, por as Beogradi. Ky Plan ishte obligues, në stilin “merre” ose “leje”, në të kundërtën bota kishte filluar të humbas durimin nga mosmarrëveshjet në këto hapësira.



Funksionimi i shtetit të “kushtëzuar” të Ahtisarit



Shtetit i “kushtëzuar” i Ahtisarit ka defekte të mëdha, sepse Prishtina, përkatësisht Qeveria e saj është në një mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare në të gjitha sferat e jetës. Edhe pse kanë kaluar dy vjet nga shpallja e pavarësisë së saj, ky shtet nuk funksionon në tërë territorin e saj. Përkundër të drejtave të mëdha që u jep Plani i Ahtisarit serbëve të Kosovës, kjo pakicë assesi të akomodohet dhe të pranoj shtetin e ri. Nëpër vendbanimet e tyre nuk respektohet ky shtet, ndërsa në pjesën veriore të Kosovës kanë formuar sistem paralel shtetëror. Këtu duhet të përmendet fakti se pas vitit 1999 nga kjo pjesë janë dëbuar me dhunë shumica e shqiptarëve, ndërsa tani është krijuar një realitet tjetër dhe kanë arritur të bëhen shumicë.



Padyshim se Beogradi është mbështetësi kryesor i tyre, por edhe financuesi i këtyre organeve paraleleve serbe. Kjo politikë minuese ndaj shteti të Kosovës deri më tani nuk është penguar nga faktori ndërkombëtar, por as nga pushteti vendor. Ndaj Beogradit nuk janë ndërmarrë kurrfarë masa për ndaljen subversive ndaj shtetit të Kosovës. Politikanët e Beogradit, Kosovën ende e përdorin si poligon të ekspozimit të ideve dhe projekteve të tyre nacionaliste. Për këtë situatë, një pjesë të fajit e ka Bashkësia ndërkombëtare, sepse një kohë të gjatë kishte toleruar një gjendje të tillë, por edhe politika vendore, e cila nuk kishte treguar ndonjë interes për këtë problem.



Pas kësaj situate kemi një gjendje jo funksionale të këtij shteti, sepse si nëpër vendbanimet serbe, por edhe në pjesën veriore të saj funksionojnë struktura paralele të një shteti tjetër. Kjo gjendje është duke e dëmtuar në masë të madhe shtetin e Kosovës, si në sferën e brendshme, por edhe në të jashtme.



GJND-ja dhe GNK-ja (ICG)



Pas mendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për pavarësinë e Kosovës ishin formuar opinionet se ky proces ka marrë fund. Por, Beogradi dhe aleatët e saj po bëjnë çmos që ky proces të mos mbyllet dhe të kthejnë situatën mbrapshtë. Beogradi me sugjerim të aleatëve të saj ka propozuar një pr/rezolutë në KS të OKB për të kërkuar rishqyrtim të statusit të Kosovës, sepse sipas tij kjo punë ende nuk ka përfunduar. Beogradi dhe politika e saj karshi Kosovës shumë pak ka ndryshuar kursin e saj nacionalist. Ajo ende është në stadin e së kaluarës dhe kurrsesi të futet në rrjedhat e reja ndërkombëtare. Qëllimi final i përpjekjeve të Beogradit është bindja e botës për ridefinimin e kufijve të ri në Ballkan, por jo si Millosheviqi me luftë dhe shkatërrime, por me dialogut dhe mjeteve të tjera demokratike.



Padyshim, në dobi të këtij opsioni ishte raporti i këtyre ditëve i GNK-së (ICG), i cili kishte dalë hapur me qëndrime për mundësinë e autonomisë së pjesës veriore të Kosovës, apo lidhjes së saj me Serbinë, eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve serbe, decentralizim të pushteti nëpër vendbanimet serbe, por edhe mundësinë e shkëmbimit të pjesës veriore me Luginën e Preshevës.



Jo rastësisht, ky propozim është dhënë nga një organizatë, e cila njihet në të kaluarën si këshilluese e proceseve të Kosovës, por që kishte ndikim të theksuar në politikën ndërkombëtare. Përfaqësuesja e saj haptas kishte deklaruar se deri te ky qëndrim kishin ardhur duke intervistuar elitat kryesore si në Kosovë, Shqipëri, Serbi, por edhe vendet e rajonit.



Kush e mbështet shkëmbimin territorial?



Ideja e ndërrimit territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë daton nga fillimi i viteve 70’të dhe si promotor i saj shquhet Akademia arteve dhe shkencave serbe në krye të akademikëve Aleksandar Despiç dhe Dobrica Qosiq. Mirëpo, Millosheviqi nuk ishte pajtuar dhe donte me luftë të përmbyllë njëherë e përgjithmonë çështjen e Kosovës. Më vonë këtë koncept kishte filluar të aktualizoj ish-kryeministri i vrarë serb Zoran Gjingjiq, i cili kërkonte nga Bashkësia ndërkombëtare një zgjidhje fleksibile të tillë. Ky opsion, jo vetëm në Beograd, por edhe në SHBA dhe qendrat e ndryshme evropiane ka marrë një mbështetje të theksuar. Lobi serb në SHBA ka arritur që të ndikojë në administratën e presidentit Barak Obama, por edhe në qarqet i disa kongresistëve demokrat dhe republikan që të shqyrtojnë ndarjen si opsion real ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë negociatave të ardhshme të ashtuquajtura teknike.



Në mbështetje të kësaj ideja kohë më parë ishte Dana Rohabacher, një kongresist me ndikim në SHBA, dhe jo rastësisht kishte propozuar një ndarje paqësore dhe me marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht të ndërrimit të një pjese të territorit të saj verior me Luginën e Preshevës. Po ashtu, të këtij mendimi janë shumë analistë dhe politikanë, si në SHBA dhe në Evropë, si Daniel Server, Morton Abramoviç, Janush Bugajski, Patrik Mur, etj. Këta mendojnë se kjo do të ishte e keqja më e vogël nga dy të këqijat tjera, të cilat janë në lojë, fjala është për eksterritorialitet të kishave dhe manastireve serbe, si dhe autonomi për veriun e Kosovës dhe lidhje speciale me Serbinë. Edhe një pjesë e elitës politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e Preshevë kishin dhënë shenja pozitive për një zhvillim të tillë të këtij procesi. Është i njohur, sidomos qëndrimi i akademik Rexhep Qosja, për ndërrim human të një pjesë të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës. Po ashtu, Jakup Krasniqi, kryeparlamentar i Kosovës nuk e kishte mohuar një opsion të tillë, por në rast të një marrëveshjes reciproke dhe ndërshtetërore.



Tani, kur kësaj i shtohen edhe njoftimet nga kabineti i presidentit Boris Tadiq se do të pranonte një ndarje të pjesës veriore me një pjesë të Luginës së Preshevës kjo nënkupton ndryshim të kursit radikal serb mbi Kosovën. Jo, pa qëllim disa prej shteteve evropiane si: Greqia, Spanja, Qiproja, Rumania, Sllovakia, etj e mbështesin Beogradin në politikën e saj kundër Kosovës, sepse Beogradi ka ndikuar shumë në mbështetjen e tij.



Ridefinim i kufijve në suaza praktika dhe ndërshtetërore



Do të ishte logjike që të ketë ndryshim të kursit politik në Tiranë, Prishtinë dhe në qendrat tjera të vendosjes politike dhe jo nga inercioni pse Beogradi ka një iniciativë të tillë, por nga tejkalimi i një gjendje shumë komplekse dhe nga pragmatizmi real i jetës së njerëzve të këtij rajoni dhe më gjerë. Ideja e ridefinimit të kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht ndërrimit të një pjese të veriut të Kosovës me Luginën Preshevës do të ishte e keqja më e vogël ndër 100 vjetët e së keqes në robëri të një populli të tërë, por edhe një rast historik i zgjidhjes definitive të kontestit shqiptaro-serb. Kjo do të ishte e keqja më e parëndësishme krahasuar me autonominë e këtij rajoni dhe lidhjet speciale me Serbinë, sepse kjo për Kosovën do të ishte kancer dhe kurrë ky shtet nuk do të kishte një funksionim normal. Mirëpo, kjo marrëveshje duhet të bëhet në suaza të dy shteteve duke përcaktuar rregulla të qarta të lojës dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar. Kjo do të ishte një grusht i rëndë ndaj politikave nacionaliste në këto vende, në rajon dhe më gjerë, si dhe do të arrihet një pajtim shumë i nevojshëm në mes këtyre dy popujve, të cilët kanë një histori shumë të ngarkuar në mes tyre.



Ridefinimi i kufijve të brendshëm të këtyre dy shteteve do të ishte një shans historik, sepse jo më kot ish-presidenti W.Bush më 10 qershor 2007 në Tiranë kishte deklaruar se boshti Beograd-Tiranë-Athinë duhet të jetë kyç në vendosjen e politikave në Ballkan dhe jo të tjerët të merren me problemet e tyre. Faktori shqiptar në fund duhet të jetë faktor vendimmarrës dhe jo vëzhgues e pasiv në rrjedhat ndërkombëtare. Politika shqiptare duhet të lëviz nga vendi dhe të mos pres vetëm sinjale nga të tjerët, sepse nuk ka më interes më madhor dhe kombëtar të kujdesesh për tokën që ke sot dhe për njerëzit e gjallë që jetojnë në të dhe jo të merremi me mitomani duke vajtuar për të kaluarën e hidhur. Në një situatë të tillë, ndryshimi i kursit politik është në dobi të kombit, ndërsa në dëm të përfaqësuesve të grupeve të caktuara politike dhe të interesit, të cilat jo radhë herë janë pengesë e zhvillimeve të duhura shoqërore. Rrumbullakimi i këtij procesi do të krijonte mundësi për një integrim më të shpejtuar ndër shqiptar. Më pastaj, ky integrim do të hapte rrugë për integrime më të gjera rajonale dhe evropiane, ndërsa prosperiteti do të jetë përparësi e madhe, sepse të gjitha resurset ekonomike dhe njerëzore të trojeve shqiptare mundësojnë një zhvillim më të hovshëm dhe të gjithëmbarshëm shoqësor.

Shqipdon Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

NDËRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE Empty
MesazhTitulli: Re: NDËRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE   NDËRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE EmptyMon Sep 06, 2010 3:49 pm

Ka utopi se UDBja ne Tirane dhe Prishtine do te punoje per te mire te shqiptareve.

Jo pazar me trojet shqiptare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NDËRRIM TERRITORESH - ZGJIDHJE PRAGMATIKE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: