Policia e Kosovës ka arrestuar Lirim Jakupin, i arratisur tre vjet më parë nga burgu i Dubravës. Arrestimi i tij është bërë jo larg qendrës së Prishtinës, në rrugën “Bajram Bahtiri”.
Në një komunikatë të policisë thuhet se aksioni është ndërmarrë nga departamenti kundër Krimit të Organizuar i PK-së, i përkrahur edhe nga Njësiti Special Intervenues.
“Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy granata dore, një armë automatike AK-47, me katër karikatorë, si dhe dy revole të tipit TT”, njoftoi KD.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
Lirim Jakupi është në mesin e shtatë personave, të cilët kishin arritur të arratiseshin nga burgu i Dubravës më 18 gusht të vitit 2007. Lirim Jakupi, lindur më 1979 nga Gjilani, akuzohet për veprën penale të rrëmbimit