|
| ZERIiKOSOVES | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: ZERIiKOSOVES Sat Aug 07, 2010 1:55 pm | |
| Ne shekuj mijevjecar letra e shkruar i ka ruait te gjitha kohet. Mjerisht ne shqiptaret shum pak jemi kuijdesur per letren, edhe pse ajo i ruan te gjithat te kqiat e te mirat. Ne ket pushim qe isha ne Ks ne nje mbremje me vap, hapa nje valigje timen te cilen e kishte mbuluar pluhri. Ku aty hasa ne disa numra te Organit te Levizjes per Republiken e Kosoves. "ZERIiKOSOVES" Une do ti sjelli disa shkrime informata qe mendoj jane te dobishme-vlefshme, per lexusit e forumit BK. Thjesht lexoni ato qe ju interesojne, po e filloi me Nr. 11, nentor 1989 . PROKLAMATE Jo, jo Serbi-s'do te jesh perandori! Popull shqiptar: punetore revolucionare, fshatare patriote, intelektuale perparimtare, rini heroike, gra zemergraniti e borgjezi perparimtare- kudo qe jetoni: Tash nje vit Kosova trime po mbahet e rrethuar nga forcat ushtarako-policore, vegla te pushtetit antishqiptar-antidemokraik. U bene shum vite lufte qe kur populli yne i bindur se po diskriminohet ne pikpamje kombetare dhe po shfrytezohet ne pikpamje ekonomike, u ngrit ne menyre te ndergjegjdhme per pavaresi kombetare e sociale. Sic e dime kerkesat tona te drejta u mohuan si armiqsore, ndersa demostratat paqesore ne te cilat u kerkuar qe Kosovaes t'i njihet statusi i Republikes, u gjakosen nga reaksioni serbomadh. Megjithe kete,Levizja Popullore per Republiken e Kosoves, asnjeher nuk e pushoi luften e saj te drejte. Eshte fakt i pamohueshem se sa here qe populli yne u rrah, u burgos, u vra nga armiqte e lirise, ai u ngrit edhe me me vendosmeri kunder vrasve te organizuar ne mbrojtjen e shtetit. Por demostratat e grevat gjithepopullore qe nga fillimi i luftes sone e sidomos greva gjenerale e shkurtit'89, demostratat masovike te mars-majit'89, pastaj grevat, demostratat e tetor-nentorit te ketij viti historik, jane deshmitaret me besnik se populli yne eshte pjekur politikisht, eshte ngritur ideologjikisht dhe ka arritur nje shkalle te larte te organizimit revolucionar. Le te lehe sa te doje S.milloshevici ne intervistat e tij per gjoja: 1. Stabilizimin e gjendjes, 2. Jomasovitetin e demostratave dhe 3. Terrorizimin nga ana e popullit tone. Le te lehe edhe Rr.Morina per ate se gjoja ate e perkrah shumica e popullit shqiptar. E verteta nuk mbulohet me rrena: 1. Gjendja politike ne Kosove eshte shume me nderlikuar se para masakrave te 28.III.'89, kriza ekonomike eshte thelluar aq sa punetori qe prodhon te mirat materiale jeton ne varferi, ndersa pushteti antipopullor vazhdon t'i pajis<> famekeqij me armet me moderne ne bote sepse ndryshe nuk mund ta mbaje pushtetin e kalbezuar qe po vdes. 2.Demonstratat ne Kosove, pas perdorimit te zjarrit mbi demonstruesit duarthate e paqesore me 28.III.'89, as qe kane mendur te jene me masovik, por ne qofte se eshte puna te masoviteti i demonstratave, ateher le te lejohet ato dhe do te binden se per Republiken e Kosoves eshte i tere populli shqiptar. 3.Sa u perket kualifikimit te Levizjes Popullore per Republiken e Kosoves si levizje terroriste(nga ana e shtabit unitarist), ky edhe mund te behet, por ne fakt terrorist jane udbashet e Gracaninit dhe Karakushit, te cilet me gjakftohtesi prej vrasesish profesioniste zbrazin rafale automatikesh mbi popullin e pafajshem shqiptar. Popull shqiptar, lufta jone ka hyre ne nje faze te re, vendimtare per Republiken e Kosoves. Radhet e organizuara, si brenda ashtu edhe jashte Kosoves jane shumefishuar. Tani Republika e Kosoves kerkohet nr te kater anet e saj, neper disa vende te Jugosllavise, ne shume qendra evropiane e deri ne SHBA. Sado qe S. Milloshevici pohon se Kosova kurre nuk do te behet Republik, ai e di mire se koha punon per ne. Levizja Popullore per Republiken e Kosoves duke vleresuar se ekziston situate revolucionare therret masat e gjera popullore qe te vazhdojne me organizimin e grevave dhe demonstratave sa me masovike, me cka do t'i tregonim S. Milloshevicit dhe Rr. Morines se sa shume genjejne kur thon se <>, kur thone se <>. Parullat:1. Jo, jo Serbi s'do te jesh perandori! 2.Kosove po se po, Metohi jo se jo! 3.Lironi te burgosurit politike! 4.Referendum ne Kosove! 5.Kosova Republike! LEVIZJA POPULLORE PER REPUBLIKEN E KOSOVES Nentor,1989 | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sat Aug 07, 2010 6:28 pm | |
| Eh mor Driniii sado qe eshte munduar ky Popull i gjor me shekuj per te par sado pak Liri dhe ja qe ne fund u arrit kjo po si duket edhe ket vet po e shesin ato qe duhet te japin maksimumin per te leviz perpara kto shkojn nji hap para tre mbarapa , kinse kemi Shtet me baterija ,jo Shtet te mirfillt siq kemi menduar te kemi ,po dhasht Zoti dhe te vijn njerz te Kombit ndoshta do te leviz diqka ne te mir se sod , Farferi te skajshme per njerz te ndershen , per hajna dollavergji ,terdhtar kjo situat ju ka konve dhe po ju konvenon per ti mbush gjepat dhe kontot e tyre , nga djersa e te farferve pa kurfar mmarrije e frig s epaku nga zoti s enje dit do ti denoj edhe zoti po edhe Kombi ,shteit . | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Aug 08, 2010 2:46 pm | |
| ZERIiKOSOVES Nr.11,nentor 1989 NE KETE NUMER TE<> Jan edhe artikujt: Leter pershendetese popullit slloven derguar nga LPRK-f.2 Koment-f.2 e 3 Serbo-maqedono-malazezomedhenjete gjithmone kane ndjekur politike antishqitare dhe kolonialiste-f.3,4,5 e 6 77-vjetori i Shpalljes se Pavaresise dhe 45- vjetori i clirimit te Shqiperise nga fashizmi-f6 dhe8 Me popullin ose kunder tij-f.7 Poshte kushtetua e tankeve! (me 23, 24 e 25 u zhvilluan demonstrata te reja ne Kosove)-f. 11 Antuan Garapon:<> i shqiptareve te Kosoves>>: 584.373 shqiptare neper duart e policise, ndersa 71.000 prej tyre jane bere objekt i njekjeve penale-f.16 Rubrika: Yje te pashuar (Fahri Fazliu e Bedri Sokoli)-f.10 Kenget e lirise-f.9 Nga veprimtaria e kurbetcareve tane-f.13e14 etj. Per ju te nderuar lexus dhe antar te forumit BK, po shkepus nga ky numer edhe, nje poezi te. Kenget e lirise. Dhe per fund po sjelli edhe reportazhin nga veprimtaria e mergimtareve tane. Me 25 netor 1989 une pata menduar se e ter Kosova ishte ne Berne. Ate dite kurre nuk do ta harroi, pasi ishte hera e pare qe merrja pjes ne nje demonstrat aq masive. KENGET E LIRISE VARGJEVE T'U JAPIM ZE! Sikur vargjet te kishin duar Pishen e ndezur maleve do ta mbanin Me zjarr THERRA do te digjnin, Me shpate DAFINA do te mbillnin- Sikur vargjet te kishin duar... Sikur vargjet te kishin ze Te pergjumurit do t'i zgjonin: E ata qe do te flinin edhe me do t'i shurdhonin... Sikur vargjet te kishin ze! Fatos POLLOGU NGA VEPRIMTARIA E MERGIMTAREVE TANE KRAH PER KRAH ME POPULLIN Krah popullit dhe luftes se tij te drejte, krah kerkesave te ligjshme dhe krah qendreses se pathyeshme te tij, jane hedhur edhe kurbetcaret tane trima patriote e revolucionare. Te vetdijshem per rolin e madh qe duhet ta luajne ne kete situate, gjithnje me teper po i pergjigjen zerit te Kosoves, zerit te popullit-kushtrim per liri. Gurshtbashkuar nen udheheqjen dhe mobilizimin e Levizjes Popullore per Republiken e Kosoves, ne shume shtete te Evropes Perendimore u organizuan demonstrata dhe tubime protestuese. MALMO BON OSLLO KOPENHAGE BERNE BERLINI PERENDIMOR Une po shkepus vetum disa rreshta nga Berni per ju lexus qe mos te ju merzise. BERNE Me 25 nentor, LPRK organizoi demonstrate ne Berne te Zvicres. Ne demonstrate moren pjese rreth 5000 bashkatdhatare. Ne balle te kolones se gjate te demonstruesve, si cdo her me pare priu Flamuri yne Kombetar, mandej me krenari barteshin fotografite e bijve te popullit te ren per liri dhe parullat ne balle te cilave ishte kerkesa gjithepopullore<> etj. Pas perfundimit te demonstrates, e cila zgjati 4 ore, pjesemarresit u tubuan ne nje nga sallat e qytetit per te shenuar Diten e Flamurit, Shpalljen e pavaresise, dhe 45-vjetorin e clirimit te Shqiperise nga fashizmi. Ne kete manifestim moren pjese mbi 1000 veta. Gjate mbajtjes se referatit, u brohoriten fuqishem parullat:<>, <>, etj. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Aug 08, 2010 3:12 pm | |
| Pyetje per Moderatoret, dhe Adminet. Pse si ne postimin e pare ashtu edhe ne te dytin ne kete teme me mungoin most te them rreshtat me kryesor por me rendesi. Ne postimin e par ne fund, kur thone se ( shumica e shqiptareve jane me ne) dhe ne postimin e dyte ( jeten e japim Flamurin s'e japim, Rrofte Flamuri yne K...etj) Pres nje sqarim nga ju me respekt. | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Aug 08, 2010 4:46 pm | |
| I nderuar Driniii saj per ket pyetjes une per vete nuk kam prekur gje ne kto postime ,te tjeret nuk dij kush do te ket mundur te ndrishoj ,diqka por sipas mendimin tim nuk jan tema qe duhet ndrishuar diqka , mos eshte ndoj gabim ?gjat shkrimit . Por sido qe te jet duhet sqarur se kush mund te ket prekur ? Te pershendes . | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Wed Aug 11, 2010 12:42 am | |
| ZERIiKOSOVES Nr.12,dhjetor 1989 KENGET E LIRISE LETER E PADERGUAR NGA BURGU Une mas zbehjen e erresires me netet e juaja ilegale, ju mateni zbardhjen e agimit me besimin e madh ne ideale... Une mas lindjen e diellit me hapin tuaj ne aksion, ju mateni skuqjen e qiellit me kengen time qe s'pushon... Une mas qefinin e roberise me terbimin e kulcedres para ngordhjes, ju mateni ngrohtesine e agimit te lirise mbi ballin plot mendim te Dardanise... Valemire VALBONA | |
| | | kaqurrelja Fillestar/e
Numri i postimeve : 60 Age : 37 Vendi : deutschland Registration date : 11/05/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Fri Aug 13, 2010 8:23 pm | |
| mendoj se dokumentet arkivore te ZK,nuk eshte mire te preken dhe falsifikohen,aty ishte puna e veprimtareve tane qe zemra u punonte per atdheun. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sat Aug 14, 2010 5:35 am | |
| ZERIiKOSOVES Nr.12, dhjetor 1989 faqe 11 GJENOCID KULTUROR Interviste e gazetes kroate<> me akedemik Rexhep Qosja PYETJE: Sa eshte shkalla momentale e homogjenizmit te atyre, qe kane mendime te njejta, midis shqiptareve? PERGJIGJE: Shtresimi i shpejte dhe i gjithanshem, objektivisht bene te pamundur cfaredolloj homogjenizmi te shqiptareve. Diferencimi gjithashtu shkaterron mundesin e ekzistences se atyre qe kane te njejtat mendime. Udheheqja politike qe ka per qellim te grumbulloje popullin-per shembull ne Serbi, me mite nacionale dhe me ortodoksine e vet, ndersa ne Slloveni me idealet demokratike- ne Kosove sikur ka per detyre qe popullin ta tjetersoje. Mjafton te lexohet per kete diskutimi i kryetarit te komitetitit te LK te Prishtines, Gani Jashari, ne plenumin e fundit te KQ te LK te Serbise. Megjithate, sot ka dicka qe shqiptaret, krahas te gjithave, i afrohen me teper se sa me pare me njeri-tjetrin: e kjo eshte ndjenja se atyre po u behen padrejtesi te medha. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sat Aug 14, 2010 5:42 am | |
| Gazetes kroate<>Sllobodna Dalmacia. SD... Ne postimin paraprak po mungon ndoshta per shkak te rregullave te forumit. Ju uroi nje dite te mire te gjithe lexusve dhe antarve te forumit BK. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sat Aug 14, 2010 11:38 pm | |
| ZERIiKOSOVES Nr.5, maj 1990 faqe 11. POPULLIT SHQIPTAR OBJEKTIVISHT I TAKON BARAZIA ME E LARTE NE FEDERATEN JUGOSLLAVE- I TAKON STATUSI I REPUBLIKES Koheve te fundit, personalitetet te shquara te politikes, shkences dhe te kultures se popullit tone dhane deklarata e intervista ne shtypin e vendit dhe ate botreror ne te cilat dolen hapur me qendrim duke mbrojtur dhe kerkuar qe populli shqiptar ne RSFJ t'i njihet-statusi i Republikes se Kosoves. Jusuf Haskaj, avokat dhe anetar i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe LIrive te Njeriut ne Prishtine, ( gjate qendrimit te grupit te perfaqesusve te alternatives kosovare ne SHBA, prej 23 deri me 28 prill qe kishin shkuar per te deshmuar mbi terrorizmin shtetetror te Serbise mbi popullin tone), vec tjera tha: Qe mga viti 1968, populli i Kosoves ka shfaqur kerkesen qe Kosova te shpallet Republike. Kerkesa per Republike eshte legjitime dhe zgjidhje e vetme e problemit te Kosoves. (Cituar sipas Zerit te Amerikes) Gazmend Zajmi, ne nje interviste qe i dha radio Zerit te Amerikes, mbrojti kerkesen per pavaresine e plote te Kosoves nga Serbia dhe domosdoshmerine e realizimit te statusit te plote te Kosoves- Republikes. (Cituar sipas Zerit te Amerikes) Ibrahim Rogova, Kryetar i LIdhjes Demokratike te Kosoves, me rastin e vizites ne RF te Gjermanise, ne konferencen per gazetare qe u organizua me 11 maj, deklaroi: Duke pasur parasysh se ne Federaten jugosllave republikat kane autonomi me te madhe, edhe shqiptaret kane kerkuar te kene autonomi me te madhe ose te krijohet mundesia e formimit te Republikes. (Cituar sipas Tanjug-tu) Akademik Rexhep Qosja, ne intervisten qe ia dha Zerit te rinise (nr.1341-142, me 12- 19 maj tha: Shqiptaret jane popull, me te shumte se disa popuj shtetkrijues ne Jugosllavi, ne numer pothuaj sa populli i shtetit ame, me shkalle te larte te ndergjegjies kombetare, me shkalle te larte te zhvillimit shpirteror dhe kulturor, me te drejta historike dhe etnike, natyrore, qe te trajtohen popull. Atyre, objektivisht, iu takon barazia e shkalles me te larte ne Federaten jugosllave: iu takon statusi i republikes. (Cituar sipas Zerit te rinise). | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Aug 22, 2010 1:14 pm | |
| ZERIiKOSOVES Nr. 5, maj 1990 faqe 8/9 Lavdi Deshmorve te Popullit qe Rane per Lirine e Kosoves! Nesemi Xhemajl ELSHANI (28) vrare me 27.01.1990, nga fshati Nagavc, Rarovec Elfete Isa HUMOLLI (17) vrare me 01.02. 1990, nga fshati Lupc, Podujeve Sahit Ibish SHALA (25) vrare me 31.01.1990, nga fshati Krajkove, Gllogovc Shahin Ali MORINA (23) vrare me 31.01.1990, nga fshati Cikatove e Vjeter Gllogovc Enver Hajriz MORINA (22)vrare me 31.01.1990, nga fshati Cikatove e Vjeter, Gllogovc Nysret GASHI (42) vrare me 27.03.1989, nga fshati Peqan, Suhareke Rushdi ASLLANAJ (22) vrare ne mares te vitit 1989, nga fshati Gjinoc, Suhareke. Faqe 9, KENGET E LIRISE Pergjigje e letres se vellait te vogel Vellai im i vogel Te falemenderit per lotet Dhembjet qe m'i dergove Nga Kosova jote Nga Kosova ime. Ti me pyet: A merakosem per helmin, plumbat e gjakun A qaj tinez duke fshehur lotet A m'pikon gjak zemra A lemeritem nga fantazmat A zgjohem shpesh i tmerruar duke bertitur Apo c'bene ti vlla? Vllai im i vogel Asgje s'ka ndryshuar Vetem se ti u rrite Te perjetosh -pranverat e pergjakura kosovare. Asnje gram helem Asnje cope plumbi Nuk ka mbetur pa u ngulur ne trupin tim Dhe i teri jam i mbuluar me gjak. Ende ta shoh buzeqeshjen e fatosit ne fytyre Tek qendroja prapa grilave E shpresa me mbaninte te forte Se jeta po lind ne gazin tend. Duart katile qe nditen mbi gazin tend Po me tmerrojne. C'faj ka buzeqeshja jote? C'faj ka Kosova jote? C'faj ka Kosova ime? 13 prill1990 Bashkim Merdari KOSOVES Te kane zili Kosove, per shqipen dykrenare me yllin permbi. Te kane zili, per rrezet e liris qe te ndrisin ne balle, per forcen qe dashuria per jeten ta dha, se, per te jetuar shekujt i skuqe me gjak. Zili te kane, per zanat dhe kreshniket me syte ne liber, Nene, Nuse e bukur, me shamine e valles ne dore. Mars 1990 Ermal Gurakuqi | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Aug 29, 2010 2:05 pm | |
| https://2img.net/r/ihimizer/img713/268/zrii1.jpg | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Aug 29, 2010 2:23 pm | |
| | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Aug 29, 2010 5:52 pm | |
| REST-JUGOSLAWIEN t i[ll1 Terror im Kosovo: Albanische Widerstandskämpfer erschießen serbische Polizisten, das Regime rächt sich mit Überfällen auf albanische Dörfer. Ein neuer Balkankrieg droht. Mühsam überwinden drei Traktoren die holprige Strecke, zwischen Hügeln und langgezogenen Weideflächen, ins Kosovo-Dorf Likosane. Auf den Ladeflächen der Anhänger liegen zwölf Leichen. Inn einem der von hohen Mauern eingefaßten Häuser wartet Dinore Ahmeti, 76, seit dem Morgengrauen auf den Trauerzug: Elf der Toten gehörten zur Ver- wandtschaft. Nachbarn stemmen die kleine Bäuerin in der braunen Strickweste und dem karierten Rock hoch, damit sie über die Wagenwände schauen kann. Sie öffnen die weißen Leinentücher, die Albanerin wirft einen letzten Blick auf ihre Söhne, Neffen und Enkel. Ihrem Lieblingssohn streicht sie einmal kurz über das Haar. Sonst zeigt ihr Gesicht keine Regung. Wer weint, so die albanische Tradition, stört den ewigen Frieden der Toten. Kurz nach elf Uhr morgens, erinnert sie sich, fuhr die serbische Polizei mit mehr als 40 gepanzerten Fahrzeugen vor, Polizeihubschrauber schossen aus der Luft auf ihr Dorf: „Die Polizisten prügelten mich undsperrten mich mit den Kindern in einen Raum. Dann durchsuchten sie das Haus nach Waffen und führten alle Männer über 16 Jahre ab, darunter meine drei Söhne." Einen erschlugen sie noch vor dem Haus, Zähne und Gehirnteile liegen unter einem Haufen Reisig, daneben ein blutbefleckter großer Stein. Erst im Leichenschauhaus von Pristina wurden die Entführten wieder gefunden. Im Haus neben- an stehen noch gebrauchte Pfannen und Tiegel auf dem Tisch, eine Katze nagt an Essensresten - hier verbrachten die Ser- ben die Nacht. Kaum 50 Meter weiter, hinter einem Innenhof, wurden Muhamet Gjeli und sein Sohn Naser vor ihrer Haustür erschossen. Im Wohnzimmer liegt noch die Axt, mit der sich der Albaner verteidigen wollte. Zur Beerdigung der Opfer des Massakers, darunter eine schwangere Frau, sind Tausende Albaner über Schotterpisten und Ackerwege gekommen. Die Hauptzufahrtswege hatten serbische Truppen gesperrt. „Mit diesem Staat Jugoslawien wollen wir nichts mehr zu tun haben", rufen Beerdigung albanischer Opfer kn Dorf Ukosan: die Trauernden verbittert. Groß ist die Enttäuschung über die Untätigkeit der Außenwelt, die in Bosnien - spät zwar - eingegriffen hatte. Doch der US-Sondergesandte für den Balkan, Robert Gelbard, hatte sogar gedroht, die mysteriöse Befreiungsarmee Kosovo (UCK) auf die Liste der internationalen Terrororganisationen zu setzen, was die Belgrader nur zur Strafaktion ermuntern konnte. Nach dem Muster militanter Nordiren trachtet die UCK danach, ihre Provinz im ollerer Selbseord" Der Albaner-Führer Ibrahim Rugova über das Pulverfaß Kosovo SPIEGEL: Ist ein Krieg im Kosovo noch zu vermeiden? Rugova: Einen normalen Krieg wird es nicht geben, nur Massaker. Wir hätten militärisch keine Chance - in ein paar Tagen könnten wir alle vernichtet werden. Nur wenn die internationale Gemeinschaft präventiv eingreift, kann sie eine Tragödie verhindern. SPIEGEL: Ist die Vertreibung der Albaner aus dem Kosovo das eigentliche politische Ziel Belgrads? Rugova: Unser Exodus war immer das Ziel serbischer Politik. Seit 1989 findet hier eine konstante ethnische Säuberung statt. Das dürfen wir uns nicht gefallen lassen, denn letztendlich wird derjenige Sieger sein, der im Kosovo verbleibt. SPIEGEL: Sie plädieren für gewaltlosen Widerstand ... Rugöua:... und dies müßte der Westen jetzt endlich durch ernsthaften Druck auf Milosevic belohnen. Wir waren in dieser Region lange vor den Serben. In den vergangenen Jah- ren leisteten wir durch unsere Zurückhaltung einen enormen Beitrag dazu, daß der Balkan nicht ganz in Flammen aufging. Aber seit acht Jahren schon sind wir Geiseln des serbischen Terrors. SPIEGEL: Sie müssen zuge- ben: Jetzt üben auch Alba- Rugova ner Terror aus. Rugova: Ich schließe nicht aus, daß es eine Gruppe frustrierter Albaner gibt. Aber die Spekulationen über diese angebliche Befreiungsarmee und ihre Taten sind irreal. Ich bin nach wie vor überzeugt, daß hier der serbische Geheimdienst seine Finger mit im Spiel hat: So wird ein Alibi geschaffen für die Morde an der albanischen Bevölkerung. SPIEGEL: Scheitert eine Lösung des Kosovo-Konflikts an Präsident Milo~evid oder am serbischen Volk? Rugova: An der serbischen Mentalität. Die Serben be- finden sich an der psychologischen Schwelle, ob sie sich erneut in ein Kriegsabenteuer verstricken oder eine bessere Zukunft ansteuern wollen. Als Kompromiß schlage ich ein internationales Protektorat für das Kosovo vor - jede andere Lösung wäre von kurzer Dauer. SPIEGEL Wie sicher können Sie sein, daß die albani- sche Bevölkerung Ihrem Kompromißkurs auch tatsächlich Folge leistet? Rugova: Alles andere wäre kollektiver Selbstmord. Ich werde das Menschenmögliche tun, um einen Krieg zu verhindern. Doch ich sehe auch die Gefahr, daß Belgrad diesen Krieg beschlossen hat. 148 DER SPIEGEL 11/1998
| |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Aug 29, 2010 6:52 pm | |
| | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Aug 29, 2010 7:01 pm | |
| Rugov tradhtari thote se nuk e perjashtoje qe ka grupe te vogla te frustruar. Po spekulacionet se ka uck jane ireale. ketu jam i bindur se sherbimet sekrete serbe jane ne loje. Me qdo kushte mundohem qe nje lufte ta ndaloje.. Etj etj perralla e Komunistit kryetarit te shkrimtareve qe me aminin e Rrahman Morines e Serbise u zgjidhe ne kete poste.
| |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sun Sep 05, 2010 2:05 pm | |
| ZERIiKOSOVES
Nr.6-7, qeshor-korrik, 1990
KOSOVA PARA ORGANIZATES SE KOMBEVE TE BASHKUARA
POLITIKA ANTISHQIPTARE QE PO ZBATON VITE ME RADHE QEVERIA JUGOSLLAVE MBI POPULLIN TONE NA DETYRON TE PROTESTOJME PARA ORGANAVE NDERKOMBETARE
Levizja Popullore per Republiken e Kosoves leshon TRAKT
Popull shqiptar, Deri sa "Tanjugu" zedhenes i politikes serbomadhe, genjen boten per gjoja heqjen e masave te jashtezakonshme, ne Kosov ende qarkullojne autoblindat dhe helikopteret vdekjeprures. Raportet cetnike te maskuara me uniforma te milicise terrorizojne popullin tone liridashes. Ne fakt, Kosova hallemadhe vazhdon te merr fryme me veshtiresi nga helmet ushtarake qe gjer me sot sakatosen rreth 5.000 te rinje e te reja shqiptare, vazhdon te jehoje e zemeruara ne kulm ndaj masave te ,,zakonshme,, te vendosura nga kolonizatoret serbomedhenje. Populli yne gjate manifestimeve te panderprera ofroi zgjidhjen e pranueshme per statusin e Kosoves ne Federaten Jugosllave, ndersa kreret serbomedhenje tok me llumin e kombit u pergjigjen me zjarr e hekur, vrasje e plagosje, helmime masovike e kolonizim me dhune. Mirepo edhe pse antishqiptaret e perbetuar u perpoqen qe luften tone te drejte ta kualifikojne si shkatrruese te Jugosllavise, bota nuk besoi, dhe tashme jemi deshmitar se ne fund fituam perkrahjen e opinonit perparimtar nderkombetar. Per shkak se Jugosllavia po tregohet e paafte te zgjidh drejt ceshtjen tone Levizja Popullore per Republiken e Kosoves THRRET Popullin shqiptar kudo qe eshte qe gjate manifestimeve gjithepopullore te kerkoi zgjidhjen e ceshtjes sone permes OKB-se (anetare e se ciles eshte edhe Judosllavia) si dhe njohjen e statusit te Republikes se Kosoves. Lufta jone eshte e drjte dhe patjeter do te triumfoje! Lavdi te reneve per liri! Kosova Republike!
Prishtine, me 17.5.1990
LEVIZJA POPULLORE PER REPUBLIKEN E KOSOVES | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Fri Sep 10, 2010 12:32 am | |
| ZERIiKOSOVES
Nr.6-7, qershor-korrik 1990
Faqe,34
PARA KUVENDIT TE POPUJVE C'KERKOJNE KOSOVARET?
- Poeme-
Une po shkeputi vetum rreshtat e fundit nga kijo poem e Ilir KASTRATIT
Shtepi e Popujve te botes, OKB deri kur do te heshtesh, valle?
Mjaft! Mjaft heshte o Kuvend i popujve te botes! Mjaft heshte ti! Thuaje fjalen tende per ceshtjen e Kosoves Per LIRI perLIRI! | |
| | | Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Mon Sep 13, 2010 12:10 am | |
| Ky organ me ka rene ne dore qe ne vitet e 80 ne Tirane kur sherbenim kjo Gazete ka qene e udhehequr nga djem qe ishin ne mergim te larguar nga dhuna Jugosllave | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Mon Sep 13, 2010 12:24 am | |
| Konstandin po vren nje gje ne ket teme nuk ka komente e di pse, sepse eshte ZERIiKOSOVES, pore une do sjelli edhe shume shkrime nga ky Ze i cili i sherbeu Kombit. | |
| | | Kostandin Fillestar/e
Numri i postimeve : 68 Age : 60 Vendi : Skrapar Registration date : 09/09/2010
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Mon Sep 13, 2010 12:27 am | |
| Ne kete Gazete ZERIKOSOVES kemi lexuar shume gjera per Kosoven na e sillnin ne komande dhe e lexonim te gjithe kishte shume shkrime me vler per cdo respekt jane dhe dua te sillni qe ti lexojme prape i nderuar Driniii | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sat Sep 18, 2010 10:56 am | |
| ZERIiKOSOVES
Nr.6-7, qershor-korrik 1990 faqe 23.
SULMI NDAJ HIVIZ SULEJMANIT, SULM NDAJ QENIES SONE KOLEKTIVE SHPIRTERORE
Jo rralle ne historine e shoqerise njerezore ka ndodhur qe ne majen e piramides se hierarkise politike te nje shteti te vijne ata qe si inspirim kane filozofine politike iracionale.
C' po ndodh sot ne Kosove, ne Dardanine e lashte? Ne kete pjese te Ballkanit po luhen ne skene te hapur tragjedite individuale dhe te mbare nje populli para hundeve te Evropes, gjoja te qyteteruara, po neperkembet cdo gje qe ka nje popull: gjuha, kultura e tij, historia, tradita,...ne menyra dhe trajta te pashembullta dhe kjo perpjekje, ky inkuizicion i vazhdushem mori masa te papara keto nent vjetet e fundit. Ajo shtriu masat e fushveprimit ne te gjitha poret e jetes, duke u perqendruar ne arsim, kulture e shkkence. Tashtme fushata kunder personalitetve te shquara nga kultura dhe historia jone me nje qgresivitet dhe vrazhdesi te pashembullt, po perpiqet ta zhbije cdo gje shqiptare.
Perpjekjet per ta hedhur ne harrese kulturen, ishine karakteristika te epokes se barbarizmit, famekeqinjte e se ciles serish u ngriten lugeter dhe po rrenojne cdo gje qe u del perpara. Epshet e ulta te nje egersie te tille i kane rrenjet ne elaboratet e Cubrilleviceve dhe te Andriqve, thuhet ne reagimin e krijuesve te artit te Kosoves.
P.S Po sot C'po ndodh, kush jane keta lugeter qe jane ngrite dhe po shkatrroin cdo gje shqiptare. Kend e pengon emblema e komunes se Prizrenit, ke pengon Lidhja e Prizrenit, e dim per te kaluren. Po sot, kushe eshte duke marrur keto vendime, e ashtuquajtra "GJYKATA KUSHTETUTE E KOSOVES. Me lavrien Plak E... | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sat Sep 18, 2010 11:40 am | |
| ZERIiKOSOVES
Nr 6-7, qershor-korrik 1990 faqe 38.
NGA SHTYPI BOTROR
-----------MJETET E INFORMIMIT TE BOTES PER DEMONSTRATEN AFATGJATE
Demonstrata afatgjate para selise se Kombeve te Bashkuara zgjoi interesimin e mjeteve te shumta te informimi. Ne gazetat dhe ne radio e ne ekrane telivizive dhane njoftime agjencite: ATS,AFP,APA,ATSH,TANJUG.
--------------------Demonstrata te shqiptareve
Mijera shqiptare nga Kosova defiluan rrugve te Gjeneves te shtunen te dielen. Demonstrusit te cilet kerkojne qe OKB ta trajtoje ceshtjen e Kosoves, erdhen nga qendra e qytetit ne sheshin para selise se OKB. Demonstrata te ngjashme jane parapare edhe gjate 15 diteve te ardhshme. Nje numer i madh i demonstruesve i jane pergjigjur thirrjes se LPRK-se e cila synon t'ia terheq vemendjen OKB-se per problemet e Kosoves duke organizuar gjat 15 diteve te ardhshme nje sere demonstrata. Nje peticion do ti dorzohet sot kesaj organizate nderkombetare. Ne pergjithesi, nenshkrusit e ketij peticioni, kerkojne nje komision nderkombetare, qe do te ekzaminoje gjendjen ne Kosove, qe OKB-ja te marre masa per problemet e ketij vendi dhe qe Keshilli i Sigurimit ta vlersoje shkallen e rrezikimit te paqes ne Kosove dhe ne Jugosllavi. Organizatoret e kesaj demonstrate paralajmerojne ardhjen e gazetareve nga Kroacia.
,,,,,,,,,,,Le Courrier de Genve,,,,,,,,,,,,21maj 1990 | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sat Sep 18, 2010 12:45 pm | |
| http://yfrog.com/n4foto056hj | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES Sat Sep 18, 2010 1:50 pm | |
| https://2img.net/r/ihimizer/img837/378/foto056h.jpg | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: ZERIiKOSOVES | |
| |
| | | | ZERIiKOSOVES | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |