Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Debatet e Analistave-Publicistav..

Shko poshtë 
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Debatet e Analistave-Publicistav.. Empty
MesazhTitulli: Debatet e Analistave-Publicistav..   Debatet e Analistave-Publicistav.. EmptyFri Jun 11, 2010 1:19 pm

Enverizëm, por i shpërndarë


Publikuar:
, më 06 qershor 2010


  • Debatet e Analistave-Publicistav.. Kim_mehmeti-5

Artikuj të ngjashëm

  • Kur miqtë zihen
  • Sinjalet
    paralajmëruese përgjatë kufirit me Kosovën

  • Zero
    plus në Sarajevë

  • Enverizëm, por i
    shpërndarë



Bota shqiptare udhëhiqet nga
politikanë që dinë të komunikojnë në gjuhën angleze me botën përtej
maleve, por s’dinë si ta zhvillojnë bisedën politike me kundërshtarët e
vet politikë që flasin shqip dhe janë shqiptarë


Shqipëria shkon drejtë Evropës së bashkuar e ndarë në dysh dhe
nëpërmjet dy rrugëve: rrugës nga është nisur “populli opozitar” dhe asaj
nga është drejtuar “populli institucional”. Kosova ecën drejt Evropës
si tren me dy lokomotiva, e që e zvarrisin në drejtime të kundërta, duke
rrezikuar kështu që të humb ndonjë “vagon” i shtetit më të ri në botë:
me lokomotivën që e drejtojnë ndërkombëtarët, e të cilët shohin çdo gjë
negative që bëjnë pushtetarët vendas, por nuk e shohin ish-kryeministrin
serb, Koshtunica, kur futet në Kosovë i armatosur, dhe me lokomotivën e
drejtuar nga qeveritarët vendorë, të cilët sundojnë duke qenë të
mbikëqyrur nga “kryesunduesit”. Shqiptarët e Maqedonisë ia kanë mësyrë
Evropës së Bashkuar të hipur në autobus, të cilit Gruevski ia ka shpuar
të gjitha gomat, e për çka Ali Ahmeti e ka angazhuar gjithë potencialin
partiak që edhe ashtu të prishur, atë autobus ta shtyjë e ta shpjerë
deri në Bruksel. E ndërkohë kryetari i PDSH-së është mbyllur në Tetovë
dhe shikon sehir, vepron ashtu siç i ka hije atij, të cilin, po nuk e
bëre konduktor që t’i mbledhë paratë e udhëtarëve shqiptarë, ai nuk
lodhet as për kahen e udhëtimit, as për fatin e udhëtarëve.
Pra shqiptarët, kudo që janë, drejtohen nga politikanë, të cilët thonë
se kanë qëllim të njëjtë dhe ideal të përbashkët – vlerat perëndimore,
por pa treguar se a i mbështesin veprimet e veta politike mbi ndonjë
vlerë kombëtare, se a ka diçka të shenjtë shqiptare që ua kushtëzon
shpejtësinë dhe kahen e udhëtimit drejt botës pa kufij. Pra, bota
shqiptare udhëhiqet nga politikanë që dinë të komunikojnë në gjuhën
angleze me botën përtej maleve, por s’dinë si ta zhvillojnë bisedën
politike me kundërshtarët e vet politikë që flasin shqip dhe janë
shqiptarë. Me çka, ke përshtypjen se ata duan të na bindin se Evropa pa
kufij është e përbërë nga popuj dhe shtete të copëtuara brenda vetvetes
në “të majtë” e “të djathtë”, se politikanët tanë presin që shqiptarinë
ta “arnojë” Brukseli. Dhe duke besuar në gjëra të kota, politikanët e
Tiranës ndihen krenarë kur qëndrimet e tyre i mbështet ndonjë figurë
ndërkombëtare, e ndërkohë shahen mes vete si arabaxhinj, ata të
Prishtinës janë fjalëmbël ndaj “baballarëve” ndërkombëtarë, e mes vete
sillen si ta kishin çliruar Kosovën nga njëri-tjetri e jo nga serbët dhe
kuptohet, Ali Ahmeti dehet nga kënaqësia kur dëgjon lëvdata nga
diplomatët e huaj, e i mban për armiq të përbetuar ata që i thonë se
Gruevski do të bëhet proshqiptar atëherë kur gici do të bëhet qengj
vetëm pse është mëkuar me qumësht deleje.
Shqipëria shkon drejt Evropës së bashkuar me politikanë që u prishet
nuri i fytyrës kur shohin njëri-tjetrin, e lëre më t’ia urojnë fitoren
atij që i ka fituar zgjedhjet. Kosova ecën drejt Brukselit si nuse e re,
e cila ka mbetur cullak, ngaqë nuk e di cilin fustan ta veshë: atë që
ia kanë qëndisur ndërkombëtarët, e që i vjen i ngushtë, apo atë që ia
kanë qepur vendorët e që ia lë shpinën shpaluar. Shqiptarët e Maqedonisë
u janë përkushtuar proceseve euroatlantike po aq sa edhe Ali Ahmeti, i
cili më shumë i ngjan komisarit evropian për anëtarësimin e Maqedonisë
në BE, sesa një politikani lokal i cili, para se t’ia mësyjë Brukselit,
do të duhej shqiptarët e Maqedonisë t’i çonte deri tek institucionet
shtetërore në Shkup. Pra, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, politikanët
shqiptarë janë të armiqësuar mes vete, ata dinë si komunikohet me të
djathtë e të majtë të ardhur nga Evropa, por ende nuk e kanë mësuar
gjuhën politike për të komunikuar mes vete. Dhe jo vetëm kaq, por ata i
mbajnë për miq gjithë të huajt që vijnë të ndërmjetësojnë, e i mbajnë
për armiq të përbetuar të gjithë shqiptarët që u thonë se janë duke e
përbuzur popullin e vet me ato sjellje. Me çka shpaloset një e vërtetë e
madhe nga e cila vuajnë politikat shqiptare: ato janë fryt i mendësisë
enveriste, mendësi e cila kundërshtarin politik do ta shohë të “vrarë”
politikisht. Dhe duke qenë shumica e politikanëve tanë “Envera të
klonuar”, ata do kishin bërë të njëjtën që dikur bënte Enveri – do të
kishin asgjësuar “armiqtë” e shtetit, por nuk guxojnë ngaqë “perdet”
janë të ngritura dhe do t’i shihte e tërë bota. Kështu del se ata nuk
ndërtojnë demokraci pse atë e duan, se ata nuk sjellin ligje demokratike
pse vlerësojnë lart të drejtat e qytetarëve, por pse ndiejnë nevojë të
jenë të pëlqyer nga të huajt. Pra, ata mbase nuk do të ishin edhe kaq
“tolerantë” sa janë sot, sikur të mundeshin t’i “lëshonin” perdet e të
vepronin ashtu siç dinë dhe siç ua thotë mendësia enveriste.
Të gjithë politikanët shqiptarë, nga të gjitha trojet e kësaj
shqiptarie, i bën të ngjashëm vetëm grindja dhe urrejtja e ndërsjellë.
Dhe sa më shumë që ata angazhohen të na çojnë drejt Evropës së bashkuar,
aq më e qartë bëhet se nga të gjitha vlerat europerëndimore ata njohin
dhe respektojnë vetëm euron dhe dollarin, me ç’gjë këtij populli mbase
nuk i mbetet asgjë tjetër përpos të mendojë të nxjerrë ndonjë përfitim
për vetveten nga kjo grindje ndërpartiake. Andaj, mbase nuk është e
tepërt nëse në Tiranë, Prishtinë e Shkup do të fillonte promovimi i
turizmit politik, ku të huajt do të vinin të shihnin se si duken partitë
tona që kanë anëtarë që bëjnë grevë urie për t’i hapur kutitë, se si
çdo parti shqiptare ka artistët e saj, të shihnin si duket një popull i
ndarë në “opozitarë” dhe “pushtetarë”, një popull që ka parti në çdo
lagje, por ende ndihet si të ishte i sunduar nga Enveri. Pra, duhet të
diskutohet mundësia e zhvillimit të turizmit politik nëpër trojet
shqiptare, e ku të huajt do të mund të shihnin sa lehtë ndërrohen
ligjet, e sa vështirë ndryshon mendësia, të shihni si partitë e këtushme
demokratike ia dalin të gjejnë anëtarë partiakë që do flijonin edhe
jetën për liderin e tyre. Dhe mbase ky turizëm do të ishte më
frutdhënësi për t’i mbushur arkat e “Shqipërive” tona, veçanërisht nëse
humbësi i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Tiranë do të shkonte
një hap më tej në protestat për transparencën e zgjedhjeve: nëse do t’i
lidhte anëtarët e partisë së tij për shtyllat elektrike nëpër rrugët e
Tiranës, apo nëse do t’i prangoste ata për duar rreth e qark kufijve të
Shqipërisë, me çka flijimi për votën e lirë do ishte edhe më i denjë dhe
më atraktiv për të ardhurit nga Perëndimi. Sa u përket kosovarëve,
turizmin politik mbarëshqiptar ata do të mund ta ndihmonin duke qëndruar
me një këmbë përpara selisë së EULEX-it, sa herë që në Mitrovicë të
hynte ndonjë zyrtar i paparalajmëruar nga Beogradi. E shqiptarët e
Maqedonisë janë të vetmit që tani të gatshëm për këtë turizëm të llojit
të veçantë: mjafton që Ali Ahmeti t’i qëndrojë besnik Gruevskit, e që
të huajt të vijnë e të binden se qëndrueshmëria e perandorive nuk është
varur vetëm nga forca e perandorit, por mbi të gjitha nga besnikëria e
vasalëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Debatet e Analistave-Publicistav.. Empty
MesazhTitulli: Re: Debatet e Analistave-Publicistav..   Debatet e Analistave-Publicistav.. EmptyFri Jun 11, 2010 2:07 pm

Cito :
Dhe
jo vetëm kaq,
mbajnë për miq gjithë të huajt që vijnë të
ndërmjetësojnë, e i mbajnë
për armiq të përbetuar të gjithë
shqiptarët që u thonë se janë duke e
përbuzur popullin e vet me ato
sjellje. Me çka shpaloset një e vërtetë e
madhe nga e cila vuajnë
politikat shqiptare: ato janë fryt i mendësisë
enveriste, mendësi e
cila kundërshtarin politik do ta shohë të “vrarë”
politikisht. Dhe
duke qenë shumica e politikanëve tanë “Envera të
klonuar”, ata do
kishin bërë të njëjtën që dikur bënte Enveri – do të
kishin
asgjësuar “armiqtë” e shtetit, por nuk guxojnë ngaqë “perdet”
janë
të ngritura dhe do t’i shihte e tërë bota. Kështu del se ata nuk
ndërtojnë
demokraci pse atë e duan, se ata nuk sjellin ligje demokratike
pse
vlerësojnë lart të drejtat e qytetarëve, por pse ndiejnë nevojë të
jenë
të pëlqyer nga të huajt.


Shkrim jasht zakonisht i qelluare;Por nuk duhet fajsuare vetem politikanet sepse nje pjese shum te madhe te fajt e barte edhe populli!
Sikur populli te vedisohete dhe te shikoj pak nga e kaluara po te ketyre politikan nuk do dilnin per 3 here ne zgjedhje.Dhe nuk do koment kjo se tamam klon enverist jan ..NDOSHTA inspirimi ta ndrroj historin siqe beri ENVERI qe ndrroj 4 here historin shqiperis po i nxite edhe kta...Te pakten eneveri punonte kok ne vete e keta punojn me kok te huaj..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Debatet e Analistave-Publicistav.. Empty
MesazhTitulli: Re: Debatet e Analistave-Publicistav..   Debatet e Analistave-Publicistav.. EmptySun Jun 13, 2010 3:20 pm

E paketuar ngutshëm


Publikuar: E
shtune, më 12 qershor 2010


  • Debatet e Analistave-Publicistav.. Kim_mehmeti-5

Artikuj të ngjashëm

  • E paketuar ngutshëm
  • Korrupsioni është
    luftë e humbur për ju, z. Kryeministër!

  • Botërori,
    sipas meje

  • Betejat mbi bar


Sikur
Maqedonia të mos kishte kaq shqiptarë sa ka, atë qëmoti do ta paketonin
krejt ndryshe në këtë Ballkan dhe mbase një pjesë e saj tani më do të
ishte në Evropën e bashkuar. Nëse Maqedonia nuk do të ishte kjo
“parcelë” që shënon kërthizën e Ballkanit, e për të cilën shumë fqinjë
të saj thonë se kanë “tapi” të vulosura me “myhyrin” historik për të
dëshmuar se janë pronarët e saj legjitimë, për të mbase fare nuk do të
interesohej as kryeplaku i Dibrës, e lëre më ministrat e BE-së. Pastaj
nëse Maqedonia nuk do ta kishte Shkupin, këtë qytet – udhëkryq, nga
shpërndahen damarët e tokës mbi këtë pjesë të Ballkanit, ajo do të
mbetej atë që në të vërtetë edhe është: arë e formuar nga pjesët e
mbetura të pronës së vëllezërve të ndarë, që kanë hequr dorë nga ato
pjesë vetëm sa për t’i shmangur grindjet e mëtejme të ndërsjella. Pra,
sikur Maqedonia të mos e kishte kryeqytet Shkupin, për të qëmoti do të
flitej si për një shembull që dëshmon se Ballkani është arë ku nuk mbin
fara e shteteve multietnike, se në këto hapësira vështirë merren vesh
edhe përfaqësuesit politikë me të njëjtën përkatësi etnike, e lëre më
ata që i ndanë gjuha, religjioni dhe e kaluara.
Por Maqedonia është
kjo që është, ajo nuk ka as det, e as ata që veten e quajnë maqedonas
nuk janë në numër aq sa të mund të sillen me mospërfillje ndaj
bashkëqytetarëve të tyre me përkatësi tjetër etnike. Maqedonia pra është
kjo që është, me aq shqiptarë në përbërjen e saj, sa mjaftojnë që sa
herë që të duan ta problematizojnë ekzistimin e këtij shteti. Por, edhe
duke qenë maqedonasit etnikë popull numerikisht i vogël, e shqiptarët
një pjesë e madhe e shqiptarisë që jeton jashtë kufijve të shtetit të
vet amë, gjatë dy dekadave të kaluara, ky shtet ka lënë përshtypjen
thuajse maqedonasit etnikë janë në numër sa kinezët, e shqiptarët aq sa
tibetianët. Dhe, këtë përshtypje e ka çdo vizitor që sot shëtit nëpër
qendrën e Shkupit, e ku nga dita në ditë shtohet numri i përmendoreve që
glorifikojnë të kaluarën e munguar të popullit maqedonas – përmendore
që mund t’i shohësh edhe nëpër qytetet e disa shteteve fqinjë - e të
cilat mbase duan të lënë nën hije të kaluarën shqiptare të këtij qyteti,
atë të kaluar kur as që janë përmendur shkupjanë maqedonas dhe kur
Shkupi ka folur kryesisht shqip.
Nuk ka dyshim se qytetet dhe
shtetet nuk i takojnë së kaluarës, por të sotmes, ato janë pronë e atyre
që sot ecin mbi tokë, e jo e atyre që prehen nënë të dhe, lavdia nga e
kaluara vlen vetëm aq sa atë dinë ta mbrosh e ta shtresosh me vlera të
reja të cilat ndërlidhen me të trashëguarat. Shikuar nga ky
këndvështrim, ka kohë që shkupjanët shqiptarë u ngjajnë banorëve të një
qyteti, të cilit dikush ia ka vjedhur të kaluarën. Andaj ata sot jetojnë
në thellësitë e plasaritjes që ndanë hutesën e tyre pse shqiptaria aq
lehtë e “dorëzoi” Shkupin nga paqartësia pse politikanët e këtushëm
shqiptarë kurrë nuk e kuptuan se Maqedonia në të vërtetë është Shkupi,
pse ata nuk e kuptuan me kohë se pasi të vendosen të gjitha përmendoret e
Gruevskit dhe pasi në këtë qytet të ndërtohen të gjitha kishat e tij,
atëherë e kaluara shqiptare e Shkupi do të bëhen edhe më të largët se që
është tani.
Pra, shikuar nga këndvështrimi i Shkupit që ka qenë
gjatë shekujve dhe këtij që është sot, duhet pranuar se kryeministri
aktual i Maqedonisë, Gruevski, bëri për popullin e vet atë që nuk e ka
bërë askush deri sot: e bëri Shkupin të atillë që maqedonasit atë ta
ndiejnë vetëm të vetin dhe të ketë përmendore të larta aq sa është e
nevojshme të rritet vetëdija e tyre etnike. Me çka shqiptarët e
Maqedonisë përfundimisht duhet të pranojnë se nuk ia dolën ta pengojnë
deshqiptarizimin e Shkupit, se duke u grindur mes vete me zjarrminë
lokaliste, ata në të vërtet e humbën një pjesë të së kaluarës dhe të
sotmes së vet. Pra, duke u grindur mes vete varësisht nga ajo se nga
cili qytet ishte prijësi i partisë shqiptare në pushtet, shqiptarët e
këtushëm nuk e kuptuan me kohë se Maqedonia ka atë shenjë njohëse që ka
edhe Shkupi. Dhe duke e ditur këtë, Gruevski bëri më të vlefshmen për
popullin e vet, i cili popull realisht edhe nuk mund të shkojë në
Evropën pa kufij nëse përmendoret e heronjve që i mban për të vetët i ka
në Sofje apo diku jashtë kufijve shtetërorë.
Ajo që është më
paradoksale sa i përket kryeqendrës së Maqedonisë, ka të bëjë me të
vërtetën se Shkupi i cili sot ka Sheshin e Skënderbeut, që Shkupi, i
cili sot ka Muzeun e Lirisë - apo siç e quajnë të UÇK-së - gjithnjë e më
pak është qytet që u takon edhe shqiptarëve, e gjithnjë e më shumë
deshqiptarizohet. Edhe madje shkaku se politikanët e sotëm shqiptarë nuk
e kuptuan me kohë atë që nuk e vërejtën dekada më parë kur ndihmuan
projektin sllav që Tetova të jetë kryeqendra e shqiptarëve të
Maqedonisë, pra politikanët e sotëm nuk e kuptuan se Gruevski atyre ua
jep me dy duar Shkupin e lashtë të ndërtuar anëve të lumit tani të
padukshëm Seravë, por nuk u jep asnjë pëllëmbë nga qyteti nga ana jugore
e lumit Vardar, e që sot është shenjë njohëse e Maqedonisë. Pra, ata
nuk e kuptuan me kohë se Gruevski realizon ndarjen e heshtur të Shkupit
modern e të zhvilluar maqedonas nga ai me lagjet shqiptare që kanë po
atë infrastrukturë si në kohën e Perandorisë Osmane dhe që ta rikujtojnë
si është jetuar dikur, por nuk të ngjason me standardet e jetesës së
sotme që bëhet nga ana jugore e lumit Vardar.
Ku ta dish, mbase
Gruevski më së miri e ka kuptuar se Shkupi në të vërtetë është
Maqedonia, se ai që do të arrijë ta ndajë këtë qytet, në të vërtetë s’ka
pse lodhet për tërësinë e këtij shteti. Dhe duke e ditur këtë, Gruevski
ngutshëm e ndërton të kaluarën e këtij qyteti, ai ngutshëm i ngre
përmendoret e kishat që do t’i mundësojnë popullit të tij që të mos e
mbajë kokën kthyer nga kryeqendrat e shteteve fqinjë. Mbase këtë e kanë
kuptuar edhe qendrat perëndimore që duan ta shpëtojnë këtë shtet, andaj
tani duhet pritur që ato ngutshëm dhe pa shumë kalkulime Maqedoninë ta
paketojnë në NATO dhe EU. E që pastaj Ali Ahmeti të lëvdohet se
proceseve integruese i ka ndihmuar pjesëmarrja e tij në qeverinë që i
dha fund procesit të deshqiptarizimit të Shkupit dhe se angazhimi i
BDI-së ka qenë vendimtar për ta çuar Maqedoninë në Bruksel. E me çka ai
edhe një herë do të na shpallë naivë neve që themi se për integrimin e
ngutshëm eventual të Maqedonisë në NATO dhe BE, merita më të mëdha kanë
diplomatët e huaj, ata që e kuptuan se vasalët qeveritarë shqiptarë nuk
janë të aftë për asgjë, ata që mbase janë të vetmit që munden dhe dinë
si t’i ndalojnë projektet e Gruevskit për ndarjen e heshtur të Shkupit
dhe Maqedonisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Debatet e Analistave-Publicistav.. Empty
MesazhTitulli: Re: Debatet e Analistave-Publicistav..   Debatet e Analistave-Publicistav.. EmptySat Jun 19, 2010 6:28 pm

Shqiptarëve të Maqedonisë nuk u mungojnë parti, ata nuk kanë nevojë
për subjekte të reja politike, por atyre u mungojnë institucione, ku
profesionistë të mirëfilltë dhe të pandikuar nga partitë politike, do të
hartojnë plane dhe projekte konkrete për të ardhmen e shoqërisë
shqiptare në Maqedoni



Nëse politikanët kryesisht e përcaktojnë rendin e një shoqërie, nëse
dijetarët i lartësojnë dhe i afirmojnë vlerat morale dhe ato njerëzore,
atëherë është e pritshme që skamnorët dhe hallexhinjtë të jenë ata që më
së shumti i besojnë politikës, të bindur se janë mbrojtës të moralit
dhe të njerëzores, e duke mos e vërejtur se nuk kanë kushte për ta bërë
këtë. Dhe sa më e varfër është një shoqëri, aq më shumë rritet fanatizmi
partiak, dhe sa më i paktë është numri i atyre që mbrojnë vlerat dhe
moralin njerëzor, aq më të fortë e më të papërgjegjshëm bëhen
politikanët. Kështu që, në shoqëritë ku forca partiake është
proporcionale me mjerimin e popullit, nuk janë aq të rrezikshëm
politikanët e papërgjegjshëm, por ata që u besojnë atyre. Dhe në
shoqëritë e tilla rrënohen institucionet, në ato shoqëri institucionet
shërbejnë për t’i mbuluar të metat shoqërore si dhe individët e
pamoralshëm e të papërgjegjshëm, e jo për t’i mbrojtur standardet dhe
vlerat e një shoqërie.
Shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë
kryesisht e dominojnë gjeneratat e reja, pra vrulli dhe energjia që ka
nevojë të realizohet tani dhe sa më shpejtë. Pra, atë e përbëjnë dhe
asaj ia japin shenjën njohëse të rinjtë e papunë e të pashpresë, të
cilët duke mos pasur rrugëdalje tjetër, në të shpeshtën e rasteve,
energjinë dhe mençurinë e vet ua ofrojnë partive të këtushme, me shpresë
se aktiviteti partiak do t’u mundësojë të jetojnë të lumtur dhe ashtu
siç kanë ëndërruar e siç u është premtuar. Duke e ditur se rinia është
ajo forcë që lartëson dhe rrënon një rend shoqëror, duke e ditur sa
është e madhe përqindja e shqiptarëve të papunë, duke e ditur sa e etur
është ajo rini për atë që i ishte e ndaluar deri dje – shkollimin e
lartë në gjuhën amtare, për ta heshtur pakënaqësinë e saj, asaj rinie
Maqedonia i ofroi diçka tërheqëse, e që në shikim të parë duket zgjidhje
shumë e mirë, por e shikuar në thellësi dhe në periudhë më afatgjatë,
ajo mund të sjellë telashe të reja: marrjen e diplomave të shkollimit të
lartë pa kriter e pa standarde, thuajse vetëm nëse e plotëson një kusht
– nëse ke durim të përcjellësh ligjëratat gjatë tre vjetëve dhe jo
rrallëherë edhe varësisht nga ajo sa je aktiv në radhët e partisë
shqiptare në pushtet. Kështu kohëve të fundit u ofrohet edhe moshave më
madhore nëpërmjet programeve të ngutshme dhe të reduktuara mësimore.
Pra, edhe atyre të cilët, duke i njohur aftësitë dhe afinitetet e veta,
janë përcaktuar për profesione që nuk kanë nevojë për diplomat e
arsimimit të lartë.
Të merremi vesh: arsimimi është boshti kurrizor i
një populli dhe nëse dikujt i nevojitet arsimim superior masovik dhe sa
më i ngutshëm, ata janë shqiptarët e Maqedonisë. Gjithashtu duhet të
jetë e qartë se më e vlefshmja që e realizuan shqiptarët e këtushëm
gjatë dy dekadave të fundit, është themelimin dhe legalizimi i
universiteteve në gjuhën shqipe në Maqedoni. Vlerë e cila tani
mbindërtohet me shpërndarjen e fakulteteve të këtyre universiteteve
nëpër të gjitha mjediset ku jetojnë shqiptarët. Por, gjithashtu duhet të
merremi vesh e të themi hapur, se kur sfera e arsimimit bëhet pjesë e
lojërave politike, se atëherë kur fakultetet bëhen qendra ku
grumbullohen të papunët e jo ata që duan të shkollohen, nga kjo dukuri
ka vetëm një të mirë: në vend se nëpër çajtore, të papunët e rinj i
harxhojnë vitet më të vlefshme të jetës nëpër mësonjëtoret e
fakulteteve, me çka frustrimin e sotëm e grumbullojnë në vetvete për ta
shfryrë pas ndonjë viti. Aq më shumë, kjo dukuri ka edhe një të keqe të
padukshme, por që një ditë mund të zhvlerësojë shumëçka: të devalvojë
arsimimi superior, të krijojë situatën që populli të ketë shumë të
arsimuar, e pak të ditur.
Pra, partitë pushtetmbajtëse në Maqedoni,
duke u frikësuar nga numri i madh i të rinjve të papunë, atyre u ofruan
mundësinë alternative si t’i harxhojnë vitet dhe i drejtuan nëpër
fakultete që u bënë aq të shpeshta sa edhe vetëshërbimet, e ku
ngandonjëherë vlejnë edhe të njëjtat rregulla: diploma që mund ta
marrësh varet nga thellësia e xhepit, e jo nga kapaciteti i trurit. Ku
ta dish, mbase edhe nuk duhet pritur asgjë më shumë nga një shtet si
Maqedonia ku nuk prodhohet thuajse asgjë, shtet që u formua pas
shpërbërjes së federatës jugosllave, duke mos e ditur se ç’është shteti.
Pra, ndoshta nuk duhet pritur asgjë më shumë nga një Maqedoni që e
jeton fazën shtetërore, kur gjithçka i është përkushtuar fshehjes së
realitetit të zymtë, që jeton fazën kur çdo gjë është në funksion që
politikanët ta kenë sa më mirë përderisa u janë përkushtuar përfitimeve
personale materiale.
Por, sa i përket rinisë së papunë shqiptare në
Maqedoni, ka diçka që e dëshmon si më të vetëdijshme e më të pjekur se
politikanët që e përfaqësojnë këtë popull. Pra, ka diçka që rinia
shqiptare mbase e di se në një shoqëri ku asgjë nuk prodhohet, të kota
janë të gjitha diplomat, se në një shtet ku të gjithë të shkolluarit
mbajnë kokën të kthyer nga administrata shtetërore, kurrë nuk mund të
bëhesh profesionist që ke ëndërruar, se shkollimi i paplanifikuar dhe i
pambështetur mbi nevojat reale të një shoqërie, se arsimimi stihik,
vetëm e hesht frustracionin rinor të sotëm, që ai të shprehet edhe më i
fortë në të ardhmen. Duke qenë e tillë, rinia shqiptare me të drejtë
mundohet të jetë më aktive, por duke bërë një gabim që shqiptarët e
këtushëm e përsërisin vite me radhë: sa herë që dëshpërohen nga një
elitë partiake, ata kërkojnë formimin e ndonjë partie të re me në krye
me udhëheqës të paharxhuar. E në të vërtetë, shqiptarëve të Maqedonisë
nuk u mungojnë parti, ata nuk kanë nevojë për subjekte të reja politike,
por atyre u mungojnë institucione, ku profesionistë të mirëfilltë dhe
të pandikuar nga partitë politike, do të hartojnë plane dhe projekte
konkrete për të ardhmen e shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Pra, rinia e
sotme shqiptare, në vend që të kërkojë atë që ka të bëjë me fatin e saj –
si për shembull pastrimin e institucioneve arsimore nga njerëzit që
prodhojnë të paditur – ata vazhdojnë të vetëgënjehen se çdo gjë u varet
nga partia e munguar politike dhe nga liderët e rinj që do vepronin
ndryshe nga këta të sotmit. Me këtë bien në kurthin e atyre që kanë
kultivuar vetëdijen se aktiviteti politik është gjithçka, se politika
është e vetmja që të mundëson të bësh diçka për vetveten e për të
tjerët, se çdo gjë duhet lënë në duart e politikanëve. Dhe duke menduar
kështu, shqiptarët e Maqedonisë ua lan në duar politikanëve arsimimin,
kulturën, religjionet...., që më në fund çdo gjë të përfundojë me
institucione që shërbejnë edhe për ta mbuluar vetveten edhe disa nga ata
që shkelën mbi njerëz për të ardhur në pozitat ku janë, e të cilëve, po
ua hoqe mbështetjen partiake, nga ata mbetet vetëm një njeri që beson
se pozita dhe diploma e përcaktojnë diturinë, e jo dituria pozitën dhe
diplomën, nga ata mbetet një mjeran që beson se moralin dhe njerëzoren e
përcakton pozita në të cilën ndodhesh, e jo e kundërta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Debatet e Analistave-Publicistav.. Empty
MesazhTitulli: Re: Debatet e Analistave-Publicistav..   Debatet e Analistave-Publicistav.. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Debatet e Analistave-Publicistav..
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: