Merisa Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 276 Age : 33 Vendi : Kosovë Profesioni/Hobi : mjekesi Registration date : 16/03/2009
| Titulli: Djathi forcon imunitetin... Tue May 25, 2010 1:57 pm | |
| Djathi forcon imunitetin Sipas një studimi të ri të shkencëtarëve finlandezë, konsumimi i djathit probiotik forcon imunitetin e personave të moshuar. Dihet se bakteret probiotike nga jogurti forcojnë sistemin imunitar, ndërsa me këtë studim është zbuluar se edhe djathi mund të jetë i pasur me baktere probiotike dhe të ketë veprim dobiprurës në shëndet. Në studimin e publikuar nga FEMS Immunology & Medical Micro kanë marrë pjesë vullnetarë të moshave ndërmjet 72 dhe 103 vjeç, të cilët janë ndarë në dy grupe. Për një periudhë katërjavore, grupi i parë ka konsumuar djathë të pasur me bakteret probiotike Lactobacillus rhamnosus dhe Lactobacillus acidophilus, teksa grupi tjetër ka marrë djathë-placebo. Rezultatet kanë treguar se konsumimi i djathit me përmbajtje probiotike, forcon imunitetin e personave të moshuar, gjë që është shumë e rëndësishme në këtë moshë, pasi që ata vazhdimisht i nënshtrohen dobësimit të imunitetit | |
|