Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MISTERET E TRURIT NJERZOR?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

MISTERET E TRURIT NJERZOR? Empty
MesazhTitulli: MISTERET E TRURIT NJERZOR?   MISTERET E TRURIT NJERZOR? EmptyThu May 20, 2010 7:34 pm

MISTERET E TRURIT NJERZOR? Truri_i_njeriut,_i_vetmi_organ_qe_studion_vetveten1
Para se te vdese, truri mund te
qendroje pa oksigjen 4-6 minuta
.

MISTERET E TRURIT NJERZOR? Truri_i_njeriut,_i_vetmi_organ_qe_studion_vetveten2282
Kur keni dhimbje koke, truri nuk ndejn
asgje. Dhimbja ndjehet nga receptoret e dhimbjes

MISTERET E TRURIT NJERZOR? Truri_i_njeriut,_i_vetmi_organ_qe_studion_vetveten2292
12% e njerezve i shohin enderrat bardh e
zi.

MISTERET E TRURIT NJERZOR? Truri_i_njeriut,_i_vetmi_organ_qe_studion_vetveten2293







Prej shumë kohësh, ne, qeniet njerëzore, kërkojmë
të kuptojmë se si
funksionon truri ynë, organi më kompleks i
universit deri më tani. Sot
dimë se në çfarë mënyre ajo që
perceptohet nga shqisat tona kthehet

pas në sinjale elektrike,
se si pjesët e ndryshme të trurit i
përpunojnë këto sinjale, si
formohen kujtimet dhe se si i kontrollojmë
muskujt. Gjithashtu dimë
se cilat pjesë cerebrale aktivizohen kur
dëgjojmë dikë të flasë, kur
shohim një pikturë, ose kur biem dakord për
një çmim. Dhe kemi
filluar të kuptojmë mekanizmat e neuroneve në bazën e
të kuptuarit
dhe të proceseve që marrin vendimet. Por nuk kemi gjetur
akoma
mënyrën
për t‘i bashkuar të gjitha këto teori dhe të krijojmë
një të vetme.
Në fakt, deri më tani shkencëtarët nuk kanë arritur të
formulojnë
një ekuivalent të ekuacionit të Skrodinger për fizikën
kuantistike,
pra një ligj matematikor që përmbledh funksionimin e
trurit. Dhe as
nuk kanë një projekt të prekshëm në përgjithësi. Por,
nëse jemi kaq
pranë për të shpjeguar universin, pse truri njerëzor
vazhdon të jetë
akoma kaq shumë i vështirë për t‘u kuptuar? Sepse është
një organ
më i vështirë dhe i komplikuar se një sistem fizik. Ai është
produkti
i 500 milionë viteve evolucion. Kryen shumë funksione, si
arsyetimi,
memoria, perceptimi, të kuptuarit, vëmendja dhe emocionet
(këto sa
për të marrë disa shembuj) dhe përdor një numër të pabesueshëm
qelizash,
lidhjesh dhe receptorësh. Pra, nuk na lejon ta përshkruajmë me
një
ligj të thjeshtë matematikor. Por kjo nuk i ka penguar ekspertët
shkencorë
të provojnë e të provojnë sërish.

Në këto vitet e
fundit ata
kanë formuluar një seri hipotezash për mënyrën me të cilën
truri
përpunon informacionet, me shpresën për t‘i aplikuar më tej në
makineritë
inteligjente. Por asnjë nga këto ide deri tani nuk ka
ngjallur
entuziazëm të madh. Por ndoshta një ekip i Universitetit të
Londrës
ka arritur të zhbllokojë këtë situatë. Karl Friston dhe kolegët e

tij kanë formuluar një ligj matematikor, që sipas disave mund të jetë
studimi
më i afërt i teorisë unike. Puna e tij e ka bërë Stanislas
Dehaene
të ndërrojë mendje (ky i fundit, një psikolog dhe
neuroshkencëtar i
“Collé️ge de France” të Parisit) mbi mundësinë se
ekziston një
ekuacion i Skrodinger për trurin. Friston u nis nga një
teori që
ekzistonte më parë, e cila e konsideronte materien gri si një
makineri
për llogaritjen e probabilitetit në gjendje të bëjë parashikime

vazhdueshme për botën dhe t‘i
rifreskonte në bazë të perceptimeve
të shqisave. Kjo teori lindi në vitin 1983, kur Xhefri Hinton, i
Universitetit
të Torontos dhe Terri Sejnovski, që në atë epokë punonte

universitetin “Johns Hopkins”
të Baltimorës, e përshkruan trurin
si
një makineri që i merr vendimet në bazë të stimujve që vijnë nga bota
e jashtme. Në vitet nëntëdhjetë, të tjerë kërkues hodhën hipoteza se
truri
dijet e tij i ka përftuar me anë të probabilitetit: në vend të
llogarisë
distancën e një objekti, duke përdorur një numër, ai e trajton
atë
si një gamë të mundshme vlerash, disa prej të cilave janë më të
mundshme
se të tjerat. Truri përdor një mekanizëm rrjedhimor për të
ndërtuar
modele gjithmonë e më shumë precize për atë se çfarë po ndodh
tani
dhe do të
ndodhë në të ardhmen, mendon Friston. Me fjalë të
tjera,
truri mendohet se llogarit mundësitë me formulën e Bayes (që e
merr
emrin nga matematikani britanik i viteve 1700, Tomas Bayes), një
sistem
për të përditësuar llogaritë e probabilitetit të një ngjarjeje në

bazë të informacioneve të reja. Nga një seri eksperimentesh
mbi
perceptimin
dhe të kuptuarit është zbuluar se njerëzit e llogarisin
pozicionin
ose shpejtësinë e një objekti në lëvizje me një metodë
korrespondente
me teorinë e probabilitetit të Bayes.

Madje është
vërtetuar
se truri formulon parashikime dhe i përditëson sipas teorisë

Bayes. Për shembull, kur dëgjojmë dikë të flasë, truri ynë nuk
limitohet
së marri informacione, madje parashikon se çfarë do të dëgjojë

tjetër dhe modifikon në mënyrë konstante parashikimet e tij në bazë të
informacioneve
që do të marrë në vazhdim.

Kjo influencon
thellësisht në atë
se çfarë dëgjojmë dhe na lejon t‘u japim kuptim edhe
fragmenteve të
bisedave ku nuk jemi përqendruar plotësisht. Kapaciteti
për të bërë
parashikime dhe për t‘i rifreskuar ato duket si një
karakteristikë
universale e trurit, që vlerëson në vazhdimësi
informacionet dhe i
krahason me parashikimet e tij të brendshme për të
krijuar një
kuptim. Gjithsesi, ligji i Bayes nuk është një rregull i
përgjithshëm,
por më së shumti është një kompleksitet metodash që
bashkëveprojnë
dhe përdorin teorinë e probabilitetit, si për shembull
kuptimi i
fjalëve, njohja e objekteve ose tingujve. Por askush nuk ka
arritur
deri më tani t‘i unifikojë këto teori dhe as të shpjegojë përse
turi
funksionon kështu. Por këtu futen në lojë kërkimet e Friston, që në
vitet nëntëdhjetë punonte bashkë me Hinton në Universitetin e Londrës.

atë kohë Hinton kishte filluar të eksploronte konceptin “energji e
lirë”,
që aplikohej në rrjetet nervore artificiale. Një model që vjen
nga
termodinamika dhe nga mekanika statike, ku tregon sasinë e energjisë
së vlefshme të një sistemi, si për shembull një makineri me avull, që
është
e barabartë pak a shumë me diferencën ndërmjet energjisë totale të

prodhuar dhe energjisë “së panevojshme”. Hinton kishte kuptuar se
energjia
e lirë ishte ekuivalenti matematikor i diçkaje që e njihte
mirë:
diferenca ndërmjet parashikimeve të bëra nga një rrjet nervor
artificial
dhe perceptimet e tij reale. Ai dëshmoi se ishte e mundur të
zgjidheshin
disa problem më të rëndësishme që ishin shfaqur me
makineritë, duke
e konsideruar “gabimin në parashikim” si energji të
lirë dhe e
minimizoi atë. Ndërsa Friston shpenzoi shumë vjet për të
kuptuar
nëse mund të aplikohej i njëjti koncept në funksionimin e
trurit.
Filloi të kuptonte se përditësimi konstant i llogaritjeve të
mundësive
mund të shprehej edhe në terma të minimizimit të energjisë së
lirë.
Në vitin 2005 sugjeroi idenë se një “princip i energjisë së lirë”
do
të shpjegonte të paktën perceptimin e shqisave.

Le të marrim
një
shembull kur shohim diçka me bisht të syrit. Në fillim nuk kuptojmë
qartë
se çfarë është, ose për të përdorur terminologjinë e Friston
kuptojmë
se është një hapësirë gabimi ndërmjet asaj që truri parashikon
dhe
asaj që percepton. Për të zvogëluar këtë hapësirë gabimi, Friston
mendoi
se truri ka dy alternativa: të ndryshojë parashikimin e tij, ose

ndryshojë mënyrën me të cilën mbledh të dhënat nga ambienti përreth.
Nës
zgjedh të dytën, do ta kthejmë kokën instinktivisht për ta vendosur
objektin
në qendër të fushëpamjes tonë. Kjo është një mënyrë për të
pakësuar
sa më shumë mundësinë për t‘u vënë në befasi. Ndërsa nga
këndvështrimi
matematikor, energjia e lirë është gjithmonë superiore
ndaj
befasisë. Pra, nëse mund ta pakësojmë në minimum, do të jemi në
gjendje
të evitojmë përballje tepër të shpërqendruara me botën e
jashtme.
Në ato kohëra, Friston zhvilloi principin e energjisë së lirë
për të
shpjeguar perceptimin, por tani mendon se kjo mund të shtrihet
edhe
në tipe të tjera procesesh cerebrale. Sipas tij, në fakt, sot çdo
veprim
i trurit ka tendencën për të minimizuar energjinë e lirë, ose
gabimin
e parashikimit: në brendësi të tij do të ndryshojnë të gjitha
ato
që mund të eliminojnë gabimet e parashikimeve, që nga aktivizimi i
neuroneve,
deri te lidhjet e tyre, nga lëvizjet e syve e deri te
vendimet e
marra në jetën e përditshme. Marrim si shembull elasticitetin
e
neuroneve, që si ide tashmë është pranuar nga shumë shkencëtarë se,
duke
fituar eksperiencë, truri modifikon rrugët e tij të brendshme dhe
gjithashtu
lidhjet e tij. Kjo teori, e propozuar në vitet 1940 nga
psikologu
kanadez Donald Heb, konsiderohet si mekanizmi me bazë në të
kuptuarin
dhe memorien. Principi i Frinston e shpjegon këtë proces duke
përshkruar
neuronet se si ndërveprojnë me njëri-tjetrin kur përballen me
një
stimul të ri. Neuroni A “parashikon” se neuroni B do të reagojë
ndaj
stimulit në një mënyrë të caktuar. Dhe nëse parashikimi është i
gabuar,
neuroni A do të modifikojë forcën e lidhjes së tij me neuronin
B,
për të pakësuar hapësirën e gabimit. Praktikisht, truri do të
modifikojë
parashikimet e tij të brendshme, deri sa ta pakësojë gabimin

minimum dhe rezultati është krijimi i një arsyetimi ose magazinimi i
një
kujtimi.
Në teori, gjithçka shkon mirë, por si do të dimë nëse
truri
real funksionon pikërisht kështu? Për t‘iu përgjigjur kësaj
pyetjeje,
Friston dhe të tjerë kërkues janë përqendruar në koren e
kokës,
shtresa prej tre milimetrash që formon sipërfaqen e jashtme të
trurit.
Ajo është qendra e funksioneve “të larta”, si të njohurit, të
kuptuarit,
perceptimi dhe të folurit. Ka një anatomi precize, një
hierarki
shtresash me neurone, ku çdokush prej tyre është i lidhur me
neuronet
e niveleve të tjera. Friston ka krijuar një simulim kompjuterik

kores së kokës me shtresa neuronesh, që marrin dhe transmetojnë
sinjale:
ato që shkojnë nga nivelet më të larta drejt niveleve më të
ulëta
përfaqësojnë parashikimet e brendshme të trurit, ndërsa ato që
shkojnë
në sensin e kundërt përfaqësojnë perceptimet sensoriale. Kur
vjen
një informacion, neuronet e nivelit të lartë rregullojnë
parashikimet
e tyre në bazë të teorisë së Bayes. Mund të duket si një
simulim
abstrakt, por ka një qëllim konkret: kjo i lejon shkencëtarët të

kuptojnë se cilat skema duhet të kërkojnë në
trurin njerëzor.


vitin 2007, ekipi kërkimor përdori imazhe të marra nga rezonancat
magnetike
për të
ekzaminuar se çfarë ndodh kur sytë tanë janë duke
parë.
Vullnetarët shikonin dy seri pikash në lëvizje, të cilat
ndonjëherë
lëviznin në sinkroni dhe disa herë në mënyrë më të çrregullt.
Skema e
këtij aktiviteti korrespondonte mjaft mirë me modelin e Friston
dhe
kështu u vërtetua hipoteza se sinjalet që shkojnë
nga lart
poshtë
vlejnë për të korrigjuar ndjeshëm gabimet e parashikimeve. Madje
është
vërtetuar se e njëjta
gjë vlen edhe për sinjalet akustike. Por
disa
të tjerë nuk besojnë se principi i “energjisë së lirë” është i
vlefshëm.
Gjithsesi, ka shumë për t‘u punuar, por deri më tani puna e
Friston
është ajo më shpresëdhënësja. Do të duhet kohë për të vlerësuar
punën
e tij, por deri më tani ajo mbetet hipoteza më e rëndësishme.
Pjesa
më e madhe e modeleve të tjera është tepër e limituar, duke marrë në
konsideratë
vetëm një aspekt të
funksionimit të trurit. Ndërsa ai i
Friston i
afrohet më shumë një teorie të përgjithshme, asaj çfarë të
gjithë
shkencëtarët duan të formulojnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MISTERET E TRURIT NJERZOR?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: