Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Do të dalim, nuk do të dalim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Do të dalim, nuk do të dalim Empty
MesazhTitulli: Do të dalim, nuk do të dalim   Do të dalim, nuk do të dalim EmptyThu May 06, 2010 10:31 pm

E fillova kësisoj këtë artikull ngase me të vërtetë i tërë elektorati shqiptarë, e posaçërisht votuesit e partisë shqiptare në shtetin pa pushtet në Maqedoni, ndjehen tejet të lënë pas dore dhe në dilemën e madhe hamletiane, për shkak të deklaratave herë euforike e herë joracionale të krerëve të kësaj partie, për gjoja (mos)braktisje të koalicionit qeveritar alla Gruevski.

Sa herë që dëgjojmë ndonjë lidere si z. Teuta Arifi që me një guxim të pashoq e pranon se në këtë qeveri thjesht shqiptarët janë vetëm Barbi Kukulla, në anën tjetër dëgjojmë krerët tjerë të po kësaj partie për mosbraktisjen e qeverisë, për hir të proceseve (ç)integruese të vendit. Kjo i bie, për hir të interesave par excellence të Gruevskit. Pse? Sepse partia shqiptare në pushtet, duke e ditur se interesi i Gruevskit nuk janë integrimet, po poshtërimi dhe shterja e partive shqiptare dhe e shqiptarëve në përgjithësi, tregimi i muskujve të tij karshi tyre. Po të ishin prioritare integrimet për këtë qeveri dhe për Gruevskin, ajo nuk do të ftohte raportet më gjithë korin diplomatik ndërkombëtar në Maqedoni dhe me të gjitha misionet e huaja që gjenden këtu. E mbi të gjitha do të angazhohej për një shtet ku të gjithë qytetarët do të ndiheshin të barabartë dhe të trajtuar njëjtë. Por jo. Po çfarë bën lideri i integristëve, i cili në vitet 2001 shihej si shpresa e vetme e shqiptarëve. Ai kur duhet ti dëgjohet më së shumti zëri hesht. Kur duhet më së shumti të veprojë ai pasivizohet. Dhe e tëra kjo jorastësisht. Por, sepse është koshient se është shterur më nga zotëri Gruevski dhe duke pranuar poltronizimin nuk i ka mbetur më asgjë, përpos të luajë rolin e të qenit tolerant, atëherë kur duhet të bëhet më stoik dhe i vendosur.
Do të dalim apo nuk do të dalim, shtron pyetjen secili shqiptarë. Dhe prapë amulli dhe përplot dilema. Dalim por si? Dalim po në ç`mënyrë? Paj, edhe ashtu jemi të dalë e të ç’dalë, ngase injorim në çdo sferë. Injorim i flamurit kombëtar; injorim i zgjidhjes së statusit të luftëtarëve shqiptarë të 2001-shit; injorim i mosprocesuimit të Rasteve të Hagës; injorim i kërkesave të partive shqiptarë; projekte galopante për bizantizim dhe sllavizim nën emrin e antikizimit të qytetit të Shkupit e varfërim dhe mosinvestim në zonat shqiptare; nxjerrje të Enciklopedisë monstruoze sllavomaqedonase ku paraqitet shqiptari sikurse fiset e egra afrikane, si fise shpellash dhe mosdhënie përgjegjësi për këtë; aksione policore për burgosje të “kriminelëve shqiptarë”; dënime drakonike për shqiptarë; mos kokëçarje për të burgosurit e gjorë të Sopotit që pa pikë faji ngelin prapa grilave, për fajin që kurrë se kanë bërë përkundër dëshmive të ish Ambasadorit Bigman; injorim i faktorit ndërkombëtar; varrosje të Marrëveshjes së Ohrit; aksione spektakolare për burgosje të të akuzuarve për korrupsion dhe lirim shumë i shpejtë i tyre pas dy- tre muajsh; injorim i pafalshëm i gjuhës shqipe.........................e pa fund gjëra të tjera dhe “ne” ende “jemi” brenda???
Dhe në mes tjerash edhe unë shtroj pyetjen, ” A do, e s’di, a din e s’do”?
Dhe përgjigjen nuk mund ta gjej dot. Blasfemitë dhe kuietizmi (mosveprimi) i faktorit politik shqiptarë i ka ardhur secilit shqiptarë në majë të hundës. Ngase shihet qartë edhe nga protagonistët e po kësaj partie pjesëmarrëse në pushtet se më i ka ardhur fundi për gjithçka, janë të lodhur, si dhe aq të pahetueshëm për Gruevskin, saqë nuk i bëjnë më përshtypje atij dot.
Ky kuietizëm (mosveprim) tregon qartë se shtetit që nuk e mësova kurrë si quhet dhe si duhet të quhet, i ka ardhur koha që të pagëzohet ashtu si çdo shtet normal, si dhe të definojë raportet mes dy komuniteteve shumicë atij që pretendon se është shumicë, e që kontestohet nga gjithkush përbrenda dhe jashtë dhe atij që trajtohet si pakicë, e në fakt është shumicë, po (vet)injorohet. Por, prapë na qëndron si shpata e Demokleut mbi kokë refreni, të dalim apo mos të dalim. Andaj në vend se populli dhe opinioni shqiptarë të pres se a do të dal ndokush apo nuk do të dal nga qeveria, më mirë është që të pres momentin e duhur dhe të ndëshkojë me votë politikën e mbrapshtë e dashakeqe të llojit a do të dalim apo nuk do të dalim.
Sepse popull i dashur, Ai që nuk di dhe nuk di pse nuk di – është i marrë; largohu prej tij, Ai që nuk di dhe e di se nuk di, është fëmijë, mësoje dhe ndëshkoje; nëse ti di, e nuk e mëson ke bërë gabim. Ai që di dhe nuk e di që di, është i fjetur; mos e lë të flejë por zgjoje – nëse nuk e zgjon ke bërë mëkat. Ai që di dhe e di se di është i mençur; andaj shko pas tij, nëse shkon pas tij do të kesh udhën e ndriçuar.
Se në cilin grup binë qeveritarët aktualë shqiptarë, po edhe ato më përpara ne e dimë apo jo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Do të dalim, nuk do të dalim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: