Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E ZBULOVA KALANE E SKENDERBEUT "SVETIGRADI"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

E ZBULOVA KALANE E SKENDERBEUT "SVETIGRADI" Empty
MesazhTitulli: E ZBULOVA KALANE E SKENDERBEUT "SVETIGRADI"   E ZBULOVA KALANE E SKENDERBEUT "SVETIGRADI" EmptyMon May 03, 2010 1:05 am

KU ËSHTË SFETIGRADI ?
SFETIGRADI ISHTE KALAJA E DREVENIKUT
AFËR DEMIR HISARIT
Pas shumë gjurmimesh arrita të zbuloj se kështjella e Sfetigradit që e përmend Marin Barleti e që ka qenë kështjella kryesore në kufirin mbrojtës lindorë të shtetit të Skënderbeut është mali i Drevenikut, i lartë 1494 m, ashtu si që e përshkruan Barleti e që gjendet në mes të Manastirit, Prilepit-ose fushës së Pellagonisë, Krushevës dhe Demir Hisarit. Më saktë, Barleti ka thënë se nga maja e këtij mali, ku edhe ka qenë kështjella e Sfetigradit ka mund të shihet e gjithë fusha e Maqedonisë, dhe me të vërtetë nga maja e këtij mali shihet Pellagonia. Mali në hartën gjeografike është I shënuar me emrin “Kale” dhe është i lartë 1494m. e që nga vendasit quhet Mali I Dervenikut. Dmth edhe mali edhe maja e malit në hartë janë të shënuara me emrin Kale që në shqip do tq htotë “Kalaja” ose Kështjella. Mali në fund ,reth e përreth ka rrugë dhe fushë pjellore ku janë të vendosur një numër i madh fshatrash. Duke gjurmuar e gjetëm rrugën dhe hypëm në lartësinë e 1000 m dhe u habitëm kur gjetëm fshatin me emrin Drevenik (në hartë Dervenik) i banuar me shqiptarë. Fshati ka pasur mbi 80 shtëpi dhe sipas tregimit të banorëve, eksiston aty që nga koha e Skënderbeut. Ata na treguan se kështjëlla e ka emrin “Kalaja e Drevenikut” (Derveniçko Kale, maqedonisht). Unë shkova për të dytën herë në Drevenik dhe këtë herë më shoqëroi edhe D-r Ismet Murati i cili është jashtëzakonisht i interesuar në gjurmimin dhe zbulimin e rrënjëve të popullit shqiptar. Që kjo të jetë më bindëse dhe më shkencore unë aty përaty do të bëj krahasimin e Barletit me atë që hasa në teren.
Marin Barleti, “Historia e Skënderbeut” faqe192: “...Shpresë se do ta shtinte qytetin në dorë nuk kishte, sidomos për arsye të vendit të ashpër dhe të pa afrueshëm, ku ndodhej. Dhe me të vërtetë ai ndodhej në krye të një mali thikë, që zor t`i afrohej edhe këmbësoria me armatimin më të lehtë.”
Nga tereni vërtetuam se me të vërtetë ishte vështirë t`i ngjitesh malit edhe pa kurgjë në dorë, sepse tereni ishte shumë i rrëpirë. Ishte e mjaftueshme që dikush të të gjuante edhe me ndonjë gurë të vogël dhe të të vriste.
Faqe 199 ”...arriti të rrëzonte me goditje të dendura një pjesë mjaft të madhe të mureve...”
Faqe 200,”...Por meqenëse vendi ishte prej natyre i ashpër dhe i lartë, armiqtë shtyheshin vetë pa mundim dhe shpartalloheshin me goditjen më të vogël nga ata të qytetit..... ata të qytetit kishin përreth një grumbull gurësh dhe hunjësh me majë, të cilët përshkak të pjerrtësisë së vendit binin vetë si predha sapo i lëshonin me shtytjen më të vogël, kundër armiqvet nën të. Dhe me të vërtetë vendi ishte aq i pjerrtë sa s`të zinte këmba dhe gjëkundi e skishe ku të mbaheshe, veç se me ndonjë litar të fortë.....Në anën tjetër të qytetit ku vendi ishte më i sheshtë, pran portave, ishin lëshuar në ballë rojet e armatosura. Ata që mundoheshin të hypnin me shkallë u priteshin duart dhe rrëzoheshin... Për mbi të gjitha lufta bëhej me gurë që lëshoheshin së sipërmi e binin me një zhurmë të hatashme dhe bënin kërdi mbi të gjithë që ishin poshtë...”
Nga tereni që pamë, i cili përputhet plotësisht me përshkrimin e Barletit, na duhet ta kundërshtojmë mendimin e Dr. Mahmut Hysës i cili në simpoziumin Shqiptarët e Maqedonisë me temën: “Luftërat e Skënderbeut në Maqedoni” Shkup 1994, f 115 , thotë: “ Për konfiguracionin gjeomorfologjik që na jep M. Barleti në veprën e tij, na flet edhe Dh. Shuteriqi, i cili vjen deri te një përfundim i drejtë kur thotë: > Duket që Barleti s’ka vizituar më shumë se Shkodrën. Për Krujën jep informata të gabuara, se ka parë Krujën, s’e njeh Matin, Gurin e Bardhë, Durrësin, Beratin, < ne do ta plotësoninm, thotë Hysa, se nuk e njeh as Sfetigradin, Pollogun, Dibrën, Modricën etj”
Këtu Hysa nuk është në të drejtë. Ai edhepse në fillim pajtohet me atë se Koxhaxhiku diametrin e ka 100 m dhe se nuk ka mundur aty të kishte qytet dhe shesh qyteti, kishë etj. Dhe po ai përsëri mendon se Barleti na ka dhënë informata të gabuara për Sfetigradin edhe pse Barleti disa herë përmend se ishte qytet me shesh të madh dhe kishë brenda.
Unë nuk mund të argumentoj se Barleti ishte apo nuk ishte në Sfetigrad, por sipas përshkrimit që na jep dhe terreni, ashtu si duket sot, mendoj se ai ka qenë më shumë se njëherë në Sfëetigrad.
Pra nuk është faji i atij që e përshkruan vendin se ku ishte Troja por është i atij që e kërkon Trojën në vend të gabuar.
Kanë të drejtë Dr.Kasem Biçoku kur thonë se: ”Oruçi e nën ndikimin e tij edhe kronistët dhe historianët tjerë osmanë, emrin e kështjellës së Sfetigradit e kanë ngatërruar me atë të Koxhaxhikut.
Faqe 203: “Epiroti (Skënderbeu) erdhi me shtatë mijë kalorës dhe trimijë kambësorë, gjer më dymijë hapa larg armikut...nëpërmes të një rruge fare të dukshme dhe fushore”.
Nëse tash ngjitemi në majë të kalasë së Drevenikut (ashtu e quajnë vendasit) ose të Sfetigradit (si që e quan Barleti) do të shohim se rrëzë malit, në të katër anët është fushë dhe nga njëra anë, (Perëndim) dy mijë hapa larg ka pyje ku ka mundur të qëndronte e fshehur ushtria e Skënderbeut dhe nga malet përreth kalohet rrugëve që kalojnë përmes fushës, njëlloj si e parshkruan Barlëti.
Po aty “....u kthyen menjëherë të gjithë dhe pasi lanë rrethimin, u lëshuan nga të katër anët e malit kundër armikut poshtë (dmth u sulën turqit kundër ushtrisë së Skënderbeut që I sulmonte nga shpina). Epiroti nuk i priti..... por i ktheu me të shpejtë flamurët prapa...Atij i’u vra vetëm një ushtar dhe një iu plagos, kurse kundërshtarët humbën mbi 60 ushtarë.....”
Malin që e përshkruan Barleti, në rrëzë ka rrugë që mund t`i biesh rreth e rrotull dhe ka një diametër prej afërsisht 60 km gjatësi. Në të katër anët ka vendbanime që sot janë sllavomaqedone dhe tri shqiptare. Në kohën e Skënderbeut kanë qenë shqiptarë dibranë, por ka pasur edhe asi “që nuk e kanë folur gjuhën e epirotëve, të ngjashëm me bullgarët dhe grekërit.”thotë Barleti.
Rrëzë malit të Kalasë (Kale) sot gjenden këto vendbanime:
-Në lindjë,nga jugu në veri:Ivanjevc, Podino, SvetiTodor, Trnovc.
-Në veri, nga perëndimi në lindje: Vardino, Sveta, Buçin.
-Në Perëndim, nga veriu në jug: Kuterino, Suhodoll Lopate.
-Në jug, fshati shqiptarë Drevenik që gjendet lartë 1000m mbi det.
Shqiptarë kanë vetëm Suvodolli, Tërnovci dhe Dreveniku.
Nëse shkojmë nga Kërçova për në Manastir, duhet të kalojmë Sopotnicën, pastaj Demir Hisarin dhe në kilometrin e 5 nga Demir Hisari aty ku është fshati Lopate kthejmë në anën e majtë. Rruga është malore por e kalueshme e që është 6 km e gjatë dhe na çon drejt në Drevenik. Ky fshat mund të llogaritet si vendbanimi i kalasë, sepse gjendet 500 m nën sheshin e kalasë. Duket se prej këtu fillon kalaja ose më mirë të themi toka e cila është pjellore dhe e kanë punuar banorët e Sveti Gradit. Siç thash edhe më lartë se vendasit e quajnë Kalaja e Drevenikut kurse sllavët “Dreveniçko kale”.
Përveç kalasë kryesore që gjendet në majë të malit, për të cilën na tregon Barleti, dhe e vërtetojnë vendasit ekzistojnë edhe dy kala tjera më të vogla dhe në nivele më të ulta. Sipas asajë që e vërtetojnë vendasit njëra quhet Kalaja e vogël, ose Kalaja e Xhagorit dhe gjendet në anën jugore të malit, në drejtim të jugperëndimit dhe kalaja tjetër që është në veriperëndim të malit dhe quhet Kalaja e Graishtës.(sllavisht Graishko Tumbe). Duket se këto kanë qenë kala ndihmse të cilat kanë qenë edhe si kala mbrojtëse ndaj kalasë së madhe dhe e gjithë kjo ka qenë një qytet i quajtur qyteti i Sfetigradit e që sot nga emri I atij qyteti ruhen emrat e fshatrave: Sveta Petka, Sveti Todori dhe Sveta. Fshati Sveta është në veri të kalasë, 4o minuta hecje në këmbë nga rrafshi I kalasë dhe fshatin e ndan rruga nga mali I kalasë. Sveta Petka është vendi poashtu në veri të kalasë ku gjindet një kishë me të njejtin emër. Sveti Todori është emri I një fshati në lindje të kalasë dhe rrëzë kalasë. Emri që përdor Barleti “Sfetigrad” është sllavisht e që janë sllavizuar që në kohën e Car Dushanit dhe vjen nga emri i kishës që ka pasur kjo kala, po edhe rrethina tjetër. Dr. Kasem Biçoku specialist I periudhës së Skënderbeut, ishte I mendimit se fshatrat Sveta dhe Sveti Todori, ka mundësi të kenë qenë na majën e malit dhe më vonë kanë lëvizur në rrafsh si që është rasti edhe I shumë vendbanimeve tjera. Të dy kalatë e vogla kanë murin rrethues dhe puset për ujë të pishëm. Kalaja e Graishtes ndahet me një rrugë që e ndan kalanë nga Mali kryesorë, kurse kalaja e Xhagorit është e ngjitur për malin e kalasë së madhe. Ka të ngjarë që banorët e dy kalave të vogëla në kësi rrethimesh si ky nga Sulltani janë mbyllë në kalanë kryesore e cila ka mundur të mbrohet më lehtë, sepse terreni ka qenë i pa pushtueshëm për ta pushtuar. Këto dy kala ndihmse nuk i përmend Barleti me përjashtim ku Noli thotë se pas dorëzimit të Sfetigradit, banorët e kalas së Getias, nga frika iu dorëzuan Sulltanit pa luftë. Ai sqaron se Getia mund të jetë Ohri, por ka mundësi që të jetë fjala për kalanë ndihmëse të Sfetigradit e që quhet Kalaja e Graishtës dhe jo e Getias.
Faqe 212, “... u hodhën në qytet edhe zjarre, por qytetasit i shuanin me lehtësi”
Dmth se kështjella ka pasur brenda ujë të mjaftushëm dhe nuk ka qenë e varur vetëm prej një pusi si që thotë Barleti e as prej një kanali që ka sjellë ujë në kala, të cilin e kanë gjetur turqit dhe e kanë ndërprerë, si thotë Noli.
Unë e vizitova malin e Kalasë disa herë gjatë muajit qershorë dhe korrik. Vërejta se i gjithë vendi kishte shumë ujë. Gati se në të gjitha anët kishte gjelbërim dhe rridhte uji. Vendasit na treguan edhe kronin që rridhte në vendin më të lartë të kalasë dhe quhej “Kroi i kalasë” Përveç atij kishte edhe shumë ujëra tjerë që rridhnin më poshtë dhe me një fjalë i gjithë mali ishte i mbuluar me barë të njomë, fierna dhe lloj-lloj lulesh. Pra, vetvetiu mali ka shumë ujë dhe edhe sot ishte i përshtatshëm për jetë dhe ruajtjen e bagëtive. Për dorëzimin e kalasë nga mungesa e ujit më duket diskutabile dhe unë mendoj se ajo do të ketë qenë lloj tradhtie nga komandantët e rojes, ku Barleti përmend edhe joshqiptarë e që Sulltani i ka blerë me të holla dhe kanë tradhtuar komandantin e kalasë Perlatin, së bashku me të edhe Skënderbeun dhe e kanë bojkotuar mbrojtjen e kalasë.
221, Gjindja atje i bindej Skënderbeut, por nuk ishte kudo me emër dhe gjuhë epirote....
Perlati u trondit fort nga ajo zhurmë dhe , duke menduar se prishja e ujit ishte një mbulesë tradhtie njerëzish të prirur në pabesi, besoi se gjithçka ishte tradhëti..... Zbriti në shesh të qytetit dhe përpara turmës, që ishte mbledhur atje mbajti një fjalë të tillë: “ Kaqë e pathemeltë paska qenë kjo besa juaj o dibranë... Me zor mund ta përmbaj unë vehten e ta përmbëledh mendimin, kur shikoj këto mendime tuajat fort rrënimqare dhe këtë shkak të parëndësi dhe me të vërtetë qesharak...
Do të na qeshin njerzia, do të habiten brezat e ardhshem, do të na urrejnë akoma edhe armiqtë për shkeljen e besës nga një shkak kaq i pa arsueshëm....
Faqe 26.Duke thënë këto fjalë, bëri përpara për tek pusi, i shoqëruar pothuaj nga e gjith turma, dhe pasi mbushi që andej uj, e piu në sy të të gjithëve. Po këtë bënë edhe pjesa më e madhe e qytetarëve, Pastai ua zgjati disave nga paria dhe kapedanëve të rojës, por as fjalët e thëna, as veprat nuk po ua preknin disi zemrat besimkota atyre burrave....
Faqe 227.Megjithkëtë, kapedani i qytetit jepte e merrte me ta, duke ngulur këmbë herë me lutje e herë me dhurata e me premtime, por kur pa se ata ishin kokëngjeshur dhe këshillat e tij ishin të kota, mori edhe ai vendim, të dorzonin kalanë....
Duke e analizuar fjalimin e komandantit të Sfetigradit, Perlatit kuptojmë më tepër gjëra, por më me rëndësi për ne janë këto:
-Sfetigradi ishte qytet i madh dhe kishte një shesh të madh (Perlati zbriti në shesh të qytetit para turmës mbajti fjalim...)
-Komandanti (Perlati) ka qenë i bindur se ajo ka qenë tradhëti (Prishja e ujit ishte një mbulesë tradhëtie të njerëzve të prirur në pabesi) e komandantave të rojës për të cilët më lërt Barleti thotë se nuk kanë qenë të gjithë të racës dhe gjuhës epirote.
Ai e quan qesharak shkakun për të mos pirë ujë, hudhjen e qenit në pus dhe I pari pranoi që të pijë ujë së bashku me banorët tjerë të kalasë. Vetëm disa nga komandantët nuk pranojnë të pinë ujë dhe jo nga shkaku se uji ka qenë i ndotur, por nga shkaku i besimit të tyre. Barleti përmend disa besime të kota e pagane, por ajo ka qenë vetëm si kamuflazhë (mbulesë) e rojes, sepse në këtë kohë edhe shqiptarët po edhe ato që kanë jetuar bashkë me shqiptarët kanë qenë të krishterë me vite dhe nuk mund në këtë kohë të flitet për ndonjë besim pagan. Ka plot të drejtë Perlati kur thotë se “Do të na qeshin njerzia, do të habiten brezat e ardhshëm” se me të vërtetë një arsye e tillë është qesharake dhe vetë Fan Noli e quan qesharake, por ai nuk e analizon më thellë këtë fjalim të Perlatit dhe bazohet në kronistët turq të cilët e arsyetojnë marrjen e Sfetigradit me aftësinë e ushtrisë osmane për të gjetur kanalin e ujësjellësit. Dihet se kronistet osmanë e kanë thënë atë me qëllim të caktuar, për ta lartësuar dhe zmadhuar aftësinë e ushtris osmane.
Se uji nuk ishte i ndotur tregon rasti ku vetë komandanti po edhe banorët e qytetit pinë ujë. Dmth roja dhe komandantët kanë përdorur një shak fetarë dhe jo shkakun se uji ka qenë i fëlliqur nga hudhja e qenit të cofur. Ndoshta një qen i tillë as nuk ka eksistuar, por ata vetëm e kanë përhapur këtë gënjeshtër për ta pasur si arsye. Edhe pusi po edhe e gjith kalaja ka qenë nën mbikqyrjen e tyre dhe ata kanë mundur të hidhnin qenë në pus sa herë të donin, po edhe nëse nuk do të hidhnin, kanë mundur të përhapin vetëm lajmin se kinse ka pasur qen në pus dhe e kanë hequr nga pusi e shumë e shumë kësi trillimesh.
Faqe 227,Përsa ipërket rojës(Tradhëtarëve),.......sultan, si dhuratq u caktoi rreth qytetit vendet ku do të banonin. Otomanit iu dorzuan çelsat dhe qyteti i zbrazur.
Barleti përmend edhe dhuratat që iu dhan tradhëtarit. Pra ai flet në njëjës, por në fjalimin e Perlatit bëhej fjalë për më shumë tradhëtarë të cilët ai u mundua t`i bindëte me dhurata, por ishte e kotë se dhuratat e Sulltanit po edhe premtimet tjera kanë qenë shumë më të mëdha se të tij/
Po aty, Pas të gjitha dhuratave dhe lavdatave (qw I dhanw tradhwtarit), pas fare pak ditësh nuk u pa as nuk u dëgjua gjëkundi. (për tradhëtarin apo tradhëtarët)Qe përhapur fjala se Otomani e qëroi fshehurazi.....
Historia na tregon se tradhëtarët dhe spiunët nuk shpëtojnë, por zhduken të fundit sepse janë më të pa vlefshëm për “Bosat” e tyre. Edhe në këtë rast tradhëtarët kanë përfunduar ashtu si që na tregon Barleti.)1.
____________________________________
1). Barleti vepër e cituar edhe më lartë, faqe 225,226,227.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ilmi Veliu
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Ilmi Veliu


Male
Numri i postimeve : 178
Age : 72
Vendi : Kerçove
Profesioni/Hobi : Historian
Registration date : 26/12/2008

E ZBULOVA KALANE E SKENDERBEUT "SVETIGRADI" Empty
MesazhTitulli: Re: E ZBULOVA KALANE E SKENDERBEUT "SVETIGRADI"   E ZBULOVA KALANE E SKENDERBEUT "SVETIGRADI" EmptyMon May 03, 2010 1:14 am

Për zbulimet e mija e konsulltova Dr. Reshat Nexhipin, dr.profesor I historisë dhe patriot e luftëtar për çështjen shqiptarë, nga Manastiri, dhe shumë I njohur ndër shqiptarët, të cilit edhe I ju dogj shtëpija në konfliktin shqiptaro-sllav të 2001. Ai më dha përkrahje shumë të madhe por më propozoi që të konsulltohesha edhe më dikënd nga mëma Shqipëri, sepse siç u shpreh ai, mos do të na hidhërohen për këthesën e madhe që do të bëhej për Sveti Gradin.
Ne gusht të vitit 2005 në Strugë mbahej një simpozium kushtuar Ibrahim Temos dhe ….. ku mora pjesë edhe unë. Aty pata rast të takohem me drejtorin e Insttitutit të Historisë të Tiranës Dr.Marenglen Verli. Në bisedë me te më tregoi për profesor Kasem Biçokun, specialist I periudhës së skënderbeut e të cilin unë nuk e njihja por I kisha analizuar qëndrimet e tij në Historinë e Popullit Shqiptar botimi 2002 e që dallonin nga qëndrimet e mëhershme dhe të historianëve tjerë në lidhje me Svetigradin dhe malin Mokra.
Pas disa ditësh unë e vizitova profesor Marenglenin në Tiranë dhe ai më njohtoi me profesor Kasem Biçokun. U pajtua plotësisht me zbulimet e mija dhe shprehu dëshirën që të vinte në teren dhe sëbashku ti vizitonim edhe njiherë ato vende për të cilat ai kishte ëndërruar gjatë kohë.
Ditën e caktuar unë I prita në Qafë Thanë. Delegacioni I Tiranës ishte nga tre antar. Pro.dr.Kasem Biçoku, specialist I periudhës së Skënderbeut, Dr.Driton Egro, specialist I osmanishtes dhe përkëthyes I dokumentave osmane 10 vjet me rradhë në Stamboll, Prof. dr. Agron Gani, profesor I histrisë së Re të Universitetit të Tiranës.
Që ekspedita të jetë më profesionale dhe më shkencore, sepse kishte të bënte më nji kthesë shumë të madhe të historis së skënderbeut, morem me vehte Hazem Beshirin, I cili kishte jetuar në Dervenik më tepër se 35 vjet dhe se I dinte të gjith vendet që do të na interesonin neve. Unë, vetë e kisha vizituar këtë mal një ditë me herët dhe se dyti herë shkuam me mjekun specialist të sportit D-r Ismet Murati (edhe pse nuk është historian, shumë I intereson historia, sidomos ajo shqiptare) por nuk patëm mundësi që ti lokalizonim të gjitha imtësitë që na interesonin sepse nuk kishim dikend të vendit që do të na udhëhiqte. Dhe këtë rast ate e bëni zotëri Hazem Beshiri I cili në moshën 75 vjeçare erdhi dhe gjatë gjithë ditës na shëtiti nëpër malin e Drevenikut. Me këtë rast lokalizuam sheshin e kalase I cili ishte në veri të malit, rreth nji orë hecje në këmbë nga fshati drevenik. Në rrafshin e kalasë dukeshin themelet e kalasë me një diametër prej 285 hapa rreth, 90 hapa I gjatë dhe 75 hapa I gjërë. Jashta murit të bredshëm të kalasë dukeshin gjurma themelesh ku shihej se ka pasur edhe mure tjera dmth kalaja mund të ketë qenë e rrethuar me më tepër se një murë.Në anën jug lindje të kalasë dukeshte edhe hendeku që kishte qenë rrëzë murit të kalasë. Xha Hazemi na ndihmoj ta lokalizonin pusin e kalasë, pastai kronin I cili ishte jashta mureve të kalasë, por shumë afër mureve. Profesor Kasemi plotësisht u pajtua se kjo është kalaja e shumë kërkuar e Sveti Gradit e që deri më tash është menduar se është në Koxhaxhik të Dibrës, kundër të cilit mendim kanë qenë edhe dy autorë sllavomaqedon, edhe vetë Kasem Bioku por që deri më tash nuk është ditur se ku do të ishte Svetigradi. Dhe ja ky ishte një rast për tu kremtuar se në 600 vjetorin e lindjes së Skënderbeut zbulohet Svetigradi dhe ku zbulim vertetohet nga ekspertët e Tiranës, fjala e të cilve përherë ka pasur peshë të madhe tek ne shqiptarët jashta kufirit administrativ të Shqipërisë po edhe nëse ka qenë gabim.
Nga maja e këti mali duket në veri Sopotnica dhe Krusheva, në Veri lindje Debrishta dhe Prilepi, në Lindje fusha e Pellagonisë, në jug Manastiri, në jugperëndim Ohri dhe në perëndim liqeni I Strezhevës dhe Demir Hisari. Dmth më tepër se 1/3 e Maqedonisë shihet si në pëllëmbë të dorës dhe prej këtu ushtrija osmane do të dukej ngado që të vinte. Dhe drejt kësajë kalaje mund të vinte nga Selaniku-Manastiri, nga Velesi-Prilepi dhe nga Shkupi-lugina e Treskës-Brodi.
Tereni me të vërtetë është shumë I rrëpitë në të tre anët. Vetëm nga jugu është më I rrafshët dhe sipas Barletit aty do të ketë qenë edhe porta e cila ka qenë shumë e përforcuar sepse nga I vetmi drejtim osmanët mundeshin ti afriheshin kalasë.(Barleti)
Faqe 200,”...Por meqenëse vendi ishte prej natyre i ashpër dhe i lartë, armiqtë shtyheshin vetë pa mundim dhe shpartalloheshin me goditjen më të vogël nga ata të qytetit..... ata të qytetit kishin përreth një grumbull gurësh dhe hunjësh me majë, të cilët përshkak të pjerrtësisë së vendit binin vetë si predha sapo i lëshonin me shtytjen më të vogël, kundër armiqvet nën të. Dhe me të vërtetë vendi ishte aq i pjerrtë sa s`të zinte këmba dhe gjëkundi e skishe ku të mbaheshe, veç se me ndonjë litar të fortë.....Në anën tjetër të qytetit ku vendi ishte më i sheshtë, pran portave, ishin lëshuar në ballë rojet e armatosura. Ata që mundoheshin të hypnin me shkallë u priteshin duart dhe rrëzoheshin... Për mbi të gjitha lufta bëhej me gurë që lëshoheshin së sipërmi e binin me një zhurmë të hatashme dhe bënin kërdi mbi të gjithë që ishin poshtë...”
Tereni me të vërtetë ka shumë gurë dhe me këtë rast vërtetohet pohimi i Barletit se vëndi kishte shumë gurë që kanë mundur ti përdornin vendasit për muret e kalasë por edhe për të gjuajtur armikun.
Në fund doli konkludimi I përbashkët I imi dhe I delegacionit të Tiranës se malin të cilin e zbulova unë është me të vërtetë qyteti dhe kalaja e Svetigradit dhe assesi nuk ka mundësi të jetë Koxhaxhiku në Dibër, dhe u kërkojmë ndjesë të gjith atyre që deri tash dhanë shumë mund për ta vërtetuar tezën se Svetigradi është Koxhaxhiku I Dibrës..
*).Në ekspeditën e fundit që ia bëmë malit të Drevenikut e me qëllim që të verifikojmë themelet e kalasë së Svetigradit ishin:
Delegacioni zyrtar nga Tirana që udhëhiqej nga
Prof. dr.Kasem Biçoku, specijalist I periudhës së Skënderbeut. Pastaj
Dr.Dritan Egro, studius I gjuhës osmane dhe përkthyes I dokumentave osmane.
Prof. Dr. Agron Gani, professor I universitetit të Tiranës.
D-r Ismet Murati, aktivist dhe adhurues I historisë shqiptare

Hazem Beshiri nga fshati Leshnicë, mbi 75 vjet e që kishte jetuar këtu mbi 35 vjet e që na dha ndihmesë të madhe për ti lokalizuar disa detaje të kalasë si psh kroni I kalasë, pusi I kalasë, hendekët nën murë dhe rrafshin e kalasë.
_________________
1. Barleti vepër e cituar edhe më lartë, faqe 225,226,227.
2.Kristo Frasheri, Skenderbeu, Tirane
3.Kasem Bicoku, Skenderbeu, Tirane
4.Fan Noli, Skenderbeu, New York.
5.Oliver Schmitt, Skenderbeu, Wiene
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E ZBULOVA KALANE E SKENDERBEUT "SVETIGRADI"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: