Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës   “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës EmptySun Jan 17, 2010 8:27 am

“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës

Fazli HAJRIZI
Në 15 – vjetorin e vdekjes së atdhetarit të devotshëm Ago Agaj (1)

Ago Agaj është njëri ndër atdhetarët dhe veprimtarët tanë më të devotshëm. I pajisur me kulturë perëndimore, ai u shqua për thjeshtësinë e modestinë e tij proverbiale. Gjatë tërë jetës së tij të gjatë dhe tepër të ndershme ka përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme. Sa herë shpalonte kujtimet, ai përpiqej që të rrëfente sa më shkurt për biografinë e vet, me një frymë, pa stërhollime, pa detaje e pa mburrje. Nuk kishte nevojë të “korrigjonte” veten. Gjatë bisedave në lumin e ngjarjeve që i kishte përjetuar, nuk i ngatërronte asnjëherë as datat, as njerëzit me të cilët kishte bashkëpunuar. Kryetemë të bisedës gjithmonë kishte Kosovën, sidomos Mitrovicën, ku kishte qenë prefekt (1941).
Ago Agaj u lind në Ramicë të Smokthinës, në rrethin e Vlorës, më 22 shkurt 1897. Mësimet e para i mori në vendlindje, shkollën plotore e bëri në Vlorë, ndërsa studimet e larta në Vjenë në degën e agrokulturës. Në vitin 1909, kur shkoi në Vjenë, i thanë: “Harro armët e qendisura me serm të të parëve tu! Nuk ke të bësh më me to. Ti do t’i shtrohesh punës që të përpiqesh për vete, për familjen dhe për atdheun tënd. Duhet të mësosh!”
- Pjesëmarrës në ngritjen e Flamurit në Vlorë
Në moshën 16 vjeçare Ago Agaj mori pjesë në ngritjen e Flamurit në Vlorë. Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, e frymëzoi që gjatë gjithë jetës të angazhohet për bashkimin e trojeve etnike. “Kur u shpall pavarësia e Shqiprisë, kujtonte Ago Agaj, aty qenë përfaqësues nga të gjitha anët e Shqipërisë etnike. Përfaqësues i Kosovës ka qenë emëruar Mit’hat Bej Frashëri. Aty ishte edhe Isa Boletini, ai që tha se kush prek Ismail Qemalin, më prek mua. Kush përpiqet ta vrasë atë, unë e shfaros. I dha kështu Ismail Qemalit përkrahje morale dhe vajti për të ndaluar ushtrinë turke që të mos futej në Vlorë. Kemi edhe Hasan Prishtinën që ka luajtur rol të madh për pavarësinë e Shqipërisë. Ka qenë edhe Sali Gjuka, një patriot nga Peja, i cili vdiq në Berat si drejtor i arsimit. Kosovarët qenë ata që thyen ushtrinë turke më 1912. U futën në Shkup dhe u sollën aq mirë, sa që të huajt që ishin atje, u habitën për rregullin dhe disiplinën e tyre. Të gjitha luftërat e kryengritjet që janë bërë në Kosovë, kanë qenë të orientuara drejt pavarësisë. Më e madhja ishte ajo e vitit 1912. Mustafa Kruja, kur nisi kjo luftë, i veshur malësorçe, me 12 veta shkoi e mori pjesë në të. Kur mbaroi ajo, u kthye nëpër Mirditë. Por, nuk duhet harruar se Dedë Gjo’ Luli hapi luftën para krahinave të tjera”.
Ago Agaj çmonte lart personalitetin e Ismail Qemalit, i cili “u përpoq më shumë për Vilajetin e Kosovës, se sa për atë të Janinës”.
- Pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, kronikan autentik dhe i mrekullueshëm i saj
Si mbaroi studimet në degën e agrokulturës (1918) me suksese shumë të larta, nuk mundi të kthehet në Shqipëri për shkak të luftës. Punoi një vit në Moldavi e një vit në Poloni. Në Shqipëri u kthye në fund të vitit 1919. Menjëherë iu bashkua patriotëve të kohës që luftonin kundër pushtuesit italian. Ja si e tregonte shpesh një ngjarje që kishte ndodhur menjëherë pas kthimit të tij në atdhe dhe që e kishte parë me sytë e vet: “Ishte 28 nëntori i 1920-ës. Karabinieria italiane u ndesh me vlonjatët e paarmatosur. Kërkonin t’u merrnin flamurin shqiptarëve, të cilin e mbante në dorë një burrë nga Kumanova. Karabinierët e rrëzuan përtokë kumanovarin dhe e shqyen flamurin copë-copë. Njëri nga oficerët mori një pjesë të flamurit, ia lidhi qenit të tij për bishti dhe e shëtiti nëpër Vlorë. Atëherë vlonjatët shpërthyen. Filloi rezistenca për shpëtimin e Vlorës, sepse ajo dhe Tepelena kishin mbetur si pjesë e pandashme e Italisë. Këto pjesë Italia i kishte fituar kur tradhëtoi lidhjen austro-gjermane dhe u kthye me aleatët. E gjithë Shqipëria u deklarua më vete, por gjithmonë me një qeveri proitaliane në Durrës. Në janar të vitit 1920 u bë Kongresi i Lushnjës”. Ago Agaj mori pjesë në këtë Kongres ku u morën vendime të rëndësishëm për vendin dhe popullin. Në të u vendos për pavarësinë e Shqipërisë dhe rrëzimin e kabinetit të Durrësit. “Kongresi i Lushnjës, thotë Ago Agaj, qe një akt me rëndësi të madhe, sepse rrëzoi kabinetin italian të Turhan Pashës. Në këtë mbledhje, Mustafa Kruja foli me lot në faqe: “Unë, tha ai, votoj për Turhan Pashën, domethënë për Italinë, sepse ajo është në rrezik e do të na hajë ngadalë, kurse serbi do të na shfarosë menjëherë!” Atëherë u ngrit Mehmet Konica dhe tha se Italia duhet të dalë nga Vlora sepse, po qëndroi ajo këtu, Jugun do ta marrë Greqia dhe atëherë ç’mbetet për Shqipërinë? Dhe ai dha dorëheqje bashkë me dr.Turtullin. Pastaj filloi Lufta e Vlorës”. Ago Agaj mori pjesë në atë luftë. Heronjtë e luftës kundër italianëve qenë kryesisht vlonjatët. Në ndihmë kishte shkuar edhe Hysni Toska nga Mallkastra, me njerëzit e tij dhe zuri frontin verior. Frontet e tjera i mbanin jugorët. Luftëtarët e lirisë kishim nevojë të madhe për ushqim. Vlonjatët atë vit nuk e kishin punuar tokën, sepse ishin në luftë. Gruri kishte mbetur në ara në pritje të drapërit pa u korrur. Xhafer Ypi, prefekt i Beratit, dërgonte misër me qerre dhe kjo e zbuti pak rrezikun e urisë. Vlonjatët s’kishin asgjë përveç guximit të tyre, dëshirës për liri e atdhe. Pra, Lufta e Vlorës është dhe mbetet një faqe e ndritur e historisë. Ago Agaj, njëri nër luftëtarët më të shquar të Luftës së Vlorës, më vonë u bë “kronikani autentik dhe i mrekullueshëm i saj”, duke shkruar enciklopedinë e trimërisë, librin “Lufta e Vlorës”. Në vitin 1922 u emërua drejtor i shkollës bujqësore të Lushnjes dhe shkollave tjera të Myzeqesë.
- E adhuronte Nolin
Në qershor të vitit 1924, Ago Agaj përkrahu Revolucionin Demokratik të Qershorit. Këto ngjarje të vrullshme i pa nga afër dhe i përjetoi me tërë qenien e tij. Ai, edhe pse admironte Zogun për veprimet e tij, e pa se Noli ishte idoli i lirisë së bashku me Gurakuqin, Fishtën e Koculin. Dhe, u bë me ta. E ftuan dhe e ngarkuan të organizojë krahinat e Vlorës. Ago Agaj i thirri lebërit dhe ata erdhën, e dëgjuan e nuk ia kthyen fjalën. U formua batalioni i Vlorës dhe shokët e zgjodhën sekretar. Kështu, të organizuar, arritën deri në Tiranë. Qëllimi, me sa e kuptoi ai atëherë, ishte që ta merrnin fuqinë jugorët e jo krahu i veriut. Agaj e adhuronte Nolin, i cili ishte historian e poet i mirë, mirëpo shpejt u zhgënjye, sepse Noli dështoi për shkak të pazotësisë në politikë. “Zogu erdhi afër Tiranës e ai, kryeministri i vendit, i binte fyellit. Kur imzot Noli shkoi në Lidhjen e Kombeve për të kërkuar ndihmë financiare, i thanë të bënte zgjedhjet. “Populli duhet të të japë besimin” – i thanë. Noli u kthye në Shqipëri dhe iu drejtua Rusisë për ndihmë. Ajo mezi priste për këtë. Moska nuk kishte përfaqësues të saj në shtetet e Evropës, ndërsa në Tiranë erdhën nja 10-15 organizatorë rusë. Përkrahësit e Nolit thoshnin se ata i kishte sjellë ministri i jashtëm, Luigj Gurakuqi. Kjo lëvizje shqetësoi Italinë dhe shtetet e tjera, të cilat ndërhynë pranë Serbisë që të përkrahte Zogun. Dhe e përkrahën me paratë e kompanive të vajgurit”.
Vijon

| 15.01.2010
“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Rexhepiii
Anëtarë të Lidhjes Popullore Shqiptare: Rexhep Mitrovica midis atdhetarëve: Ago Agaj (në krahun e djathtë) dhe Vehbi Frashëri e Nexhip Deva (në krahun e tij të majtë). Në këmbë: Bedri Gjinaj (i pari majtas) dhe Dr. Xhelal Mitrovica (në mes), prapa Rexhep Mitrovicës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: Si u vranë Luigj Gurakuqi e Bajram Curri?   “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës EmptySun Jan 17, 2010 8:30 am

Si u vranë Luigj Gurakuqi e Bajram Curri?

Fazli HAJRIZI
Në 15 – vjetorin e vdekjes së atdhetarit të devotshëm Ago Agaj (2)

Lidhur me vrasjen e Luigj Gurakuqit, ai përmend aktet rezervate britanike, ku, sipas tyre, ambasadori anglez ishte përpjekur që kryengritja e vitit 1924 në Shqipëri të mos bëhej. Kur e pa se çelësi i kryengritjes ishte Shkodra, vajti atje dhe foli me Gurakuqin. Gurakuqi ishte në anën e Italisë, prandaj u arratis në këtë vend fqinj. Zogu mendoi se Gurakuqi, si mik i italianëve, do ta rrëzonte nga froni, prandaj atë e vrau një shkodran, i vëllai i Tom Stambollës. Ago Agaj pohon se Zogu nuk ka dorë në vrasjen e Bajram Currit. “Nuk e vriste ai Bajram Currin, një patriot të admiruar në Malësi të Gjakovës. Bile ai dërgoi një grup xhandarësh ta merrte në dorëzim. Ai u vra nga bejlerët e Gjakovës në pabesi, në shpellë. Vrasësit u takuan në Gjakovë me një oficer të thjeshtë, të dalë prej shkollës italiane me emrin Ibrahim. Ata i thanë oficerit se bejlerët u kishin premtuar njëmijë napoleona, por 500 i mbajtën për vete e 500 na i dhanë”. Duke folur për figurën e Ahmet Zogut, Ago Agaj jap këtë vlerësim: “Vendi i Ahmet Zogut në histori është në shkallën më të lartë. E dini atë këngën: “Rroftë Ahmet Zogu, rroftë shpëtimtari i mëmëdheut/ Brez pas brezi u kujtoftë/ Nip stërnip i Skënderbeut...” Kjo këngë këndohej që kur Zogu ishte ministër i Punëve të Brendshme. Një korçar e shkroi këtë poezi, e cila më vonë u bë edhe këngë. Mbreti Zog më ka thënë njëherë se po të kishte Kosovën me vete, Italia nuk do të guxonte ta sulmonte. Shqipëria e ka Kosovën si mburojë. Ajo ka tri gryka: Grykën e Ibrit, të Çakorrit dhe atë të Kaçanikut. Po zure ato, s’ka pse të bën syri tërr!”
Lufta e Parë Botërore dhe emërimi i Ago Agajt prefekt i Mitrovicës
Më 1929 u emërua anëtar i komitetit për kryerjen e reformave agrare. Në vitin 1932 arrestohet si pjesëmarrës në lëvizjen kundër Zogut, por mbreti nuk e burgosi. Që nga viti 1932-1941, Ago Agaj punoi si ekspert i agrikulturës në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare. Pas pushtimit të Jugosllavisë, kur gjermanët kontrollonin një pjesë të Kosovës, ai erdhi vullnetar në Mitrovicë, ku u emërua prefekt i qytetit. Gjatë jetës së tij ai shpesh me dëshirë shpalonte kujtimet për Kosovën. Ishte njëri ndër dëshmitarët më objektivë që përshkruante gjendjen e kësaj treve nën pushtimin gjerman, luftërat e Shaban Polluzhës kundër çetnikëve të Drazha Mihajlloviqit. Ago Agaj ka marrë pjesë vetë në luftë dhe i ka parë me sytë e vet tmerret e saj. Ka qenë në krye të administratës së Mitrovicës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Xhafer Devës. Duke qenë pjesëmarrës edhe në luftërat për mbrojtjen e kufijve veriorë nga sulmet çetnike, Ago Agaj shpesh rrëfente për trimëritë e kosovarëve kundër serbëve, sidomos të Shaban Polluzhës e të Mehmet Gradicës. “Burra të mirë e trima kanë qenë. Kemi luftuar bashkë. Kur unë isha prefekt i Mitrovicës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe gjermanët erdhën në Kosovë, këta patriotë më erdhën në ndihmë, se Mitrovica nuk mund ta bënte vetë luftën”. Gjithë veprimtarinë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, Ago Agaj e ka përshkruar me një stil të ngrohtë në disa faqe të librit “Xhafer Deva - jeta dhe veprimtaria”.
Kur Kosova u bashkua me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pjesa më veriore e saj, prefektura e Mitrovicës, kishte mbetur si provincë autonome nën Serbinë. Kjo provincë përfshinte edhe tri nënprefektura: Vushtrrinë, Podujevën dhe Pazarin e Ri me popullsi shumicë shqiptare”. Ardhjen e gjermanëve në Kosovë Ago Agaj e shpjegonte në këtë mënyrë: “Gjermanët kishin një program të ndarë në dy pjesë: njëra thoshte se Shqipëria etnike duhet forcuar ushtarakisht, ndërsa pjesa tjetër thoshte ajo duhet të përparojë me anë të arsimit. Gjermanët kishin për qëllim që Shqipëria të bëhej një kala besnike në Ballkan, sepse grekëve nuk u besonin, ndërsa me sllavët nuk kanë qenë mirë kurrë”. Ago Agaj jep një shpjegim interesant edhe se si lindi dashuria e tyre ndaj shqiptarëve. “Ilirologu gjerman Hans Krahe ka shkruar: “Ilirët për herë të parë u vendosën në shtetet e sotme baltike: Estoni, Lituani etj. Emri “baltik” vjen nga ilirishtja që do të thotë baltë, vende të ulta. Ilirët erdhën në Gjermaninë Lindore ku krijuan mjeshtrinë e poçeve, sepse deri atëherë njerëzit pinin ujë në lumë e burim. Prej andej u zgjeruan dhe erdhën në Gjermaninë e Jugut, ku qëndruan shumë kohë. Afërsia e karakterit të gjermanëve me shqiptarët, daton nga ajo kohë kur ilirët qëndruan shumë kohë në këtë pjesë. Afria e gjermanëve me shqiptarët tregohet edhe përmes besës. Asnjë popull tjetër nuk i jep rëndësi fjalës e burrërisë, se sa këta dy popuj. Në Ballkan, i vetmi popull antisllav kanë qenë shqiptarët. Gjermanët trima dhe të besës, këto cilësi i gjetën të zhvilluara dhe të dukshme në fytyrën e Xhafer Devës dhe besimi i tyre ndaj tij ishte i pakufi. Veç kësaj, ata gjetën tek ai edhe kulturë, inteligjencë, talent politik dhe njohjen e popujve e gjuhëve të Ballkanit. Ai fliste rrjedhshëm shqip, serbisht, turqisht, anglisht dhe pothuaj më mirë gjermanisht. Njihte mendësinë dhe kulturën jo vetëm të popujve të Ballkanit, por edhe të popujve të mëdhenj të Evropës”. Ago Agaj tregon edhe shkakun pse Mitrovica ishte shkëputur nga Kosova. Sipas tij “qenë minierat e pasura të Trepçës për të cilat Gjermania, sidomos gjatë luftës, kishte nevojë të madhe dhe nuk mund t’i linte në dorën e Italisë që sundonte Shqipërinë bashkë me Kosovën, pas bashkimit të tyre. Autoritetet gjermane, të nxitura energjikisht nga Xhafer Deva, i kishin akorduar kësaj province shqiptare që drejtohej nga Ferhat Draga, Rexhep Mitrovica e Bedri Pejani, një autonomi, e cila ekzistonte në kartë, por nuk ishte vënë asnjëherë në zbatim për shumë arsye. Një nga shkaqet ishte mungesa e elementit shqiptar të përgatitur për administratë”. Ago Agaj me një grup specialistësh vullnetarë nga Shqipëria si, veterinerë, doktorë, mësues, nëpunës finance etj., vendosën të shkonin atje për të ndihmuar në organizimin e prefekturës. Kështu shqiptarët në këtë kohë arritën të marrin pushtetin vendor. Njeriu i parë ishte Xhafer Deva. Pos tij, figura të tjera të shquara e me ndikim ishin edhe Osman Ibrahimi - Solidi, Shaban Mustafa - Gashi, Adem Voca, Pajazit Boletini, Ahmet Selaci etj. Prefekt i Mitrovicës dhe kryetar i administratës u emërua Ago Agaj, agronom, sekretar i tij - Kadri Borshi, kryetar gjyqi - Shefqet Shkupi, prokuror - Kudret Kokoshi, dhe komandant i xhandarmërisë - Pajazit Boletini. Në Mitrovicë u vendos shkalla e lartë gjyqësore, u themelua Pleqësia (Islihati).

| 16.01.2010
[url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:fotografia('http://www.botasot.info/img/foto 11111.jpg')]“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Foto%2011111[/url]
Shqiptarët më eminentë në Mitrovicë, si Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Bedri Gjinaj, Ago Agaj, Tafil Boletini, Ymer Lutfiu, Kudret Kokoshi, Gjon Logoreci, Ferat e Ali Draga, Vehbi Frashëri, Pajazit Boletini, Shaban Mustafa etj., anëtarë të "Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës" që funksiononte që nga nëntori 1918, në gusht të vitit 1941, themeluan organizatën "Lidhja Popullore Shqiptare".
Bota Sot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: Re: “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës   “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës EmptySun Jan 17, 2010 11:33 am

Medalim
Kush po te pyet kush ka qen e çka ka qen ?Ata qe kan lutue pernjime per qeshtjen e shqiptareve jan vrare nga begleret e princat shiptar siq po vriten edhe ne ditet e sotme!A e din se ma ska trima,gjaku i tyre i pasardhesave iu ka hyre lepri ne palc dhe vetem llomotitsin dhe i vjedhin fjalet e njerezve patriota e shesin trimeri e me ju thene qetyre qe han m*** te bute hajde shkojna ja nisim luftes thone jo ne vetem ham m*** te bute me fjale se me vepra tjereve ja rrasim kungjat ,dhe kur te behet me perfundue lufta keta e marrin frontin siq jan duke llomotit neper foruma!Me te vjedhme trimerin e bejn ata qe kan bashkpunue ne emer te serbit e grekut kan mesue nxenes ne gjuhen e tyre,kan punue neper mbrojtjet popullore te serbit dhe tani na behen me popa se popat e kishave!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: Re: “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës   “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës EmptyMon Jan 18, 2010 6:46 am

Në ndihmë shqiptarëve në luftë kundër çetave të Drazha Mihajloviqit

Fazli HAJRIZI
Cili ishte kontributi i Ago Agajt në mobilizimin e vullnetarëve në luftë për mbrojtjen e kufijve veriorë nga sulmet çetnike?

Në librin “Xhafer Deva – jeta dhe veprimtaria”, Ago Agaj ka shkruar edhe për shumë ngjarje të tjera të asaj kohe që mund t’u hyjnë në punë historianëve për të ndriçuar këtë periudhë deri dje të mjegulluar apo të trajtuar në mënyrë të njëanshme. Aty mund të mësojmë për Xhafer Devën “shqiptarin më të shkëlqyer të gjeneratës së tij”; për Shaban Polluzhën “viganin kokëlidhur si rugovasit me fytyrë të ngrysur, ekspresioni i së cilës nuk të lejonte t’ia bëje fjalën dy”; Asllan Boletinin, djalin më të ri të Isa Boletinit, që ishte “Isai i përtëritur, me sytë e mëdhenj plot flakë” dhe për më shumë bij të tjerë të nderuar të kësaj zone; për luftën e shqiptarëve kundër çetnikëve e për heroizmin e tyre, për përpjekjet e Ago Agajt për të nxjerrë në shesh intrigat serbe në sytë e gjermanëve etj.
Disa ditë pasi arriti në Mitrovicë, Ago Agaj qe dëshmitar i një gjykimi të tre shqiptarëve, të cilët akuzoheshin se gjoja kishin vrarë disa ushtarë gjermanë. Jeta e tre fshatarëve varej nga vendimi që do të merrnin gjykatësit gjermanë, ndërkohë që, siç do të vërente Agaj, përkthimi i fjalës së të akuzuarve ishte i gabuar. “Qëndrimi i oficerëve sa vinte e dukej më i ashpërsuar, ndërsa fshatarët, nga ana tjetër, po mërziteshin e po shqetësoheshin përherë e më tepër. Sa e kuptova situatën dhe konstatova se acarimi po vinte si pasojë e përkthimit të gabuar, unë nuk durova dot më pa e vënë në dukje me zë të lartë këtë gabim, që mund t’u kushtonte jetën shqiptarëve. Atëherë kërkuan që të përktheja unë. Procesi nisi përsëri dhe fshatarët dolën të pafajshëm. Populli u ngrit në këmbë nga gëzimi. Ajo që më bëri përshtypje e më gëzoi, ishte mirëkuptimi që treguan gjermanët. Dukej që ata nuk kishin mëri ndaj nesh dhe nuk dëshironin që të dënoheshin shqiptarët e pafajshëm”.
Përndjekja e shqiptarëve nga vojvoda serb Kosta Peçani
Ago Agaj shpesh sillte ndër mend kohën kur vajti për të ndihmuar shqiptarët në Mitrovicë që po luftonin kundër çetave të Drazha Mihajloviqit. Në parlamentin serb ishte bërë zhurmë e madhe se gjoja shqiptarët e provincës së Mitrovicës paskëshin djegur një fshat serb dhe se paskan vrarë e masakruar shumë civilë. Komiteti shqiptar i provincës ngarkoi Ago Agajn për të vajtur në këtë fshat e për të raportuar se si ishte gjendja. Ishte nisur menjëherë, por, pa arritur akoma atje, kishte takuar në rrugë shqiptarët që po largoheshin nga shtëpitë e veta. Fshatin e këtyre të mjerëve e kishin djegur çetnikët, ndërkohë që asnjë katund serb nuk ishte shkatërruar prej shqiptarëve. Të zhvendosurit i treguan se zjarrvënësit ishin prej çetave të Vojvodë Kosta Peçanit. Agaj ia dërgoi raportin komitetit shqiptar që udhëhiqte Mitrovicën dhe, sipas sugjerimit të tij, e përktheu për t’ia dorëzuar komandantit gjerman, Rittmeister Friedrichs, i cili shprehu kënaqësinë për saktësinë dhe vërtetësinë e tij. Komandanti gjerman dhe oficerët, për të shkuar punët më mirë, meqë Ago Agaj kishte fituar në dy mbledhje simpatinë e popullit, e propozuan që të emërohesha prefekt i Mitrovicës. I këtij mendimi ishte dhe Xhafer Deva, i cili i premtoi se do ta ndihmonte e do të bashkëpunonte me të. Propozimin e gjermanëve e kishte pranuar edhe Komiteti. Ago Agaj menjëherë filloi shqiptarizimin e administratës. Kryetar gjyqi caktoi Shefqet Shkupin, prokuror, Kudret Kokoshin dhe të tjerë, të gjithë të ardhur si vullnetarë nga Shqipëria. Në postin e komandantit të xhandarmërisë ai emëroi djalin e Isa Boletinit, Bajazitin. Nuk kaloi shumë kohë dhe vlonjatit, që iu besua detyra e prefektit të Mitrovicës, u gjend në një situatë të papritur. Forcat e Drazha Mihajlloviqit sulmuan sërish postën e xhandarmërisë në Banjskë. U nisën lajmëtarët, në këmbë e me kuaj, për të dhënë kushtrimin në gjithë rrethin: “Burrë për derë që ka armë, të paraqitet sa më parë para prefekturës, natë ose ditë qoftë, se na ka sulmuar Drazha Mihajlloviçi”. “Në këtë kohë, një dorë gushkuqër, të komanduar prej nëntogerit Mehmet Gradica, arritën në Banjskë dhe me sulm të tërbuar, si vetëm burrat e Llapit mund të bëjnë, e zunë ditën në drekë postkomandën. Vetëm pak ushtarë të Drazhës mundën të shpëtonin. Kufomat e xhandarëve tanë të vrarë nga çetnikët nuk ishin varrosur akoma. Qenë hedhur së bashku pranë rrëkesë, pasi u kishin prerë hundë e buzë e bërë të tjera shëmtime. Pasi u fotografuan, u varrosën. Më tej u varrosën edhe çetnikët serbë, por të pacënuar. Kurrë nuk kam mundur të kuptoj këtë zakon të shëmtimit të armiqve të vrarë nga ana e serbëve. Feja krishterë nuk e lejon këtë dhe besoj se do të jetë trashëgim i kohëve pagane sjellë prej stepave të Azisë. Një oficer serb më ka treguar se serbët edhe mbretin e tyre, Aleksandër Obrenoviçin dhe të shoqen e tij, Dragen, kështu i kanë shëmtuar kur i vranë”, shkruan në librin e tij Ago Agaj.
Të gjithë kundër shkjaut!
Ai bashkë me Xhafer Devën shkoi në frontin e luftës për të inkurajuar luftëtarët shqiptarë që luftonin kryesisht me pushkët serbe. Kërkoi ndihmë nga Ferhat Draga në Tiranë, por ai nuk i ktheu përgjigje. Atëherë ai iu drejtua për ndihmë Drenicës, krahinës më të njohur për trimëri, e cila ishte afër Mitrovicës, por në atë kohë përfshihej në zonën italiane. Ago Agaj pati një takim të fshehtë në Drenicë me Shaban Polluzhën, i cili i dha fjalën se do t’i vinte vetë në ndihmë me burrat që kishin armë. Ago Agaj u kthye menjëherë në Mitrovicë. Nuk vonoi dhe Shaban Polluzha lëshoi kushtrimin: “Burrat që nga shtatë deri në shtatëdhjetë, kundër shkjaut!” Ai u nis xhadesë bashkë me luftëtarët e tij, i armatosur, por në kufi u ndal nga ushtria italiane. Me luftëtarët e vet u kthye malit përpjetë, doli deri në Kollashin, ku u godit nga çetnikët e vendit. U hodh në kundërsulm dhe i vuri përpara. Ditën tjetër, në mëngjes, arriti para prefekturës në Mitrovicë. Kështu, ndihma që erdhi nga Drenica nën komandën e Shaban Polluzhës, u dha zemër e kurajo vullnetarëve të tjerë për t’u hedhur edhe në kundërsulm. “Dhe ky aksion u bë kosovarçe: në këmbë, me zhurmë, me sharje të rënda për armikun, i cili ua mbathi këmbëve. Drazha shpëtoi, por kalin e la në vend. Krenaria dhe ndërgjegja kombëtare pas luftës së fituar u rritën shumë në një atmosferë krejt të lirë, pasi gjermanët nuk përziheshin kurrë në punët tona. Dhe ata pak që ishin, dukeshin rrallë!” - thotë Agaj. Për të shëruar të plagosurit shqiptarë, Ago Agaj kishtë sjellë nga Vlora dr. Ibrahim Dervishin. Ardhja e tij u prit me lot gëzimi nga të plagosurit. Dy nipa të Isa Boletinit, me sytë si të Argusit, ishin caktuar nga Xhafer Deva roje të Ago Agajt. Ago Agaj ka përshkruar disa herë ankimet e serbëve për të cilët thotë se “është një karakteristikë e tyre që të ankohen pa shkak dhe të shpifin e të krijojnë akuza të rreme”. Populli shqiptar, vazhdon ai, “nuk di të ankohet, është tepër krenar, duron dhe nuk e ul kurrë veten poshtë”.

| 17.01.2010
“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Xhaferdeva17
Qeveria e regjencës, Xhafer Deva, Mihal Zallari, Lef Nosi, Sokrat Dodbiba, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: Re: “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës   “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës EmptyMon Jan 18, 2010 8:44 pm

Ago Agaj e Xhafer Deva i shpëtuand familjet hebreje të Mitrovicë

Fazli HAJRIZI
Në 15 – vjetorin e vdekjes së atdhetarit të devotshëm Ago Agaj (4)

Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore Mitrovica me rrethe përjetoi një liri që nuk e kishte pasur asnjëherë gjatë historisë. Kjo liri, siç thotë Agaj, e ndezi popullin aq shumë, sa edhe gratë morën pjesë në kremtimin e 28 Nëntorit 1941. Ishte hera e parë që ato merrnin pjesë në një mbledhje. Për herë të parë, pas 500 vjetëve, ato dolën sheshit të veshura me kostume kombëtare e të zbukuruara me flori e gurë të çmueshëm e me qendisje artistike, aq sa të huajt mbetën të habitur. Mirëpo, pas kësaj feste, siç tregon Agaj, ndodhi një ngatërresë e papritur me gjermanët. Komanda kishte marrë vendim të burgoste gjithë hebrenjtë dhe jevgjit. Në Mitrovicë nuk kishte shumë familje hebreje, por kishte rreth katër mijë jevgj që i quanin gabelë. Ata flisnin shqip dhe mbanin anën e shqiptarëve. Ago Agaj u shpjegoi gjermanëve se jevgjit ishin me origjinë egjiptiane, kurse ciganët ishin me prejardhje nga India dhe ishin nomadë që nuk ngulen në asnjë vend. Ky shpjegim nuk mjaftoi dhe lypseshin fakte të tjera. Me anën e Vehbi Frashërit u gjet libri i prof.E. Novack-ut, i cili ishte marrë me studimin e këtyre popujve. Kështu, jevgjit shpëtuan dhe ata, në shenjë falënderimi, dhanë një koncert, siç dinë vetëm ata. Edhe hebrenjve, në saje të angazhimit të Ago Agajt e Xhafer Devës, ua shpëtuan jetën. I vendosën në një ndërtesë të mirë. Pas largimit të Ago Agajt, Xhafer Deva gjeti mënyrën për t’i çuar këto familje në Shqipëri, ku gjetën strehim dhe mikpritje. Ago Agaj qëndroi një kohë të shkurtër në krye të prefekturës, sepse Gjermania ndërhyri tek italianët, ngase “kjo liri e kjo administratë u muar si shembull edhe për Shqipërinë dhe rinia kërkonte edhe atje të njëjtin administrim”. Kështu, Ago Agaj ishte bërë shumë popullor në mes kosovarëve me të cilët ai bashkëpunoi aq mirë.
Emërimi i Ago Agajt ministër i Bujqësissë në qeverinë e Rexhep Mitrovicës
I dashuruar pas Kosovës, ai do të mbiquhej edhe “kosovari nga Vlora”. Në vitin 1943, u zgjodh deputet i Asamblesë Kushtetuese. Po atë vit u emërua ministër i Ekonomisë. Më 5 nëntor 1943, Këshilli i Naltë emëroi Rexhep Mitrovicën kryeministër. Ai formoi kabinetin e tij që kishte në përbërje mjaft personalitete me edukatë shkollore të lartë, që nuk ishin vegla të fuqisë së huaj, në këtë formacion: Rrok Kolaj - ministër i Drejtësisë, Xhafer Deva - ministër i Punëve të Brendshme, Ago Agaj - ministër i Bujqësisë, Sokrat Dodbiba - ministër i Financave, Musa Gjylbegu - ministër i Punëve Botore, Kolë Tromara - ministër i Kulturës Popullore e Propagandës, Eqrem Çabej - ministër i Arsimit, Mehmet Konica - ministër i Punëve të Jashtme, Qazim Bllaca - ministër i Ekonomisë Kombëtare, Ernest Çoba - nënsekretar i shtetit.
Në qershor të vitit 1944, Ago Agaj mori pjesë në mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit. Kongresi i Dytë u mbajt më 15 janar 1944. Delegatë të mbledhjes së Dytë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, pos Ago Agajt, ishin edhe: Kol Margjini, Bedri Pejani, Musa Shehu, Tahir Zajmi, Esat Berisha, Sylejman Aliu, Ahmet Lusha, Kemajl Karahoda, Lukë Simon Mjeda, Nuredin Halili, Bejtulla Devaja, , Nexhip Basha, Bajram Gashi, Shemsi ferri, Vehbi Hamzaga, Adem Kurtaga, Musa Boletini, Ekrem Jegeni, Mentor Çoku, Adem Sabriu, Remzi Ragipi, Haxhi Xheladini, Sylejman Akshiu, Hasan Agë Zvezdiu, Zenun Gashi, Lutfi Spahiu etj. U zgjodh edhe Komiteti Qendror i Lidhjes së Dytë të Prizrenit në këtë përbërje: Bedri Pejani, kryetar (i dënuar prej gjyqit partizan, vdiq më 1946), Musa Shehzade, nënkryetar (i pushkatuar), Nexhip Basha, anëtar, Sylejman Akshia, anëtar, Esat Berisha, anëtar (i pushkatuar), Mahmut Shefik Basha, anëtar, Rexhë Meta, anëtar, Ekrem Jegeni, anëtar, Dr. Agolli, anëtar, Asllan Boletini, anëtar, dhe Isa Çavolli, anëtar.
Formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe më vonë Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912), në radhë të parë ishtin vepra të kombit shqiptar dhe e anëtarëve, si: Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit, Sulejman Vokshit; Ismail Qemalit, Shahin Kolonjës, Bajram Currit, Idriz Seferit, Dedë Gjo Lulit, Isa Boletinit, Faik Konicës, Hasan Prishtinës, Dervish Himës, Prenk Doçit, Petro Nini Luarasit, Mithat Frashërit, Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit, Nikollë Ivanajt, Sotir Pecit, Kadri Prishtinës, Fehim Zavalanit, Gjergj Qiriazit, Murat Toptanit, At Gjergj Fishtës, Ibrahim Temos, Seit Najdenit e shumë të tjerëve, ndërsa formimi i Shqipërisë në kufijtë etnikë ishte vepër e nacionalistëve, si: Mithat Frashërit, Ago Agajt, Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Bedri Pejanit, Mehdi Frashërit, Rexhep Krasniqit, Vasil Andonit, Ymer Berishës, Ernest Koliqit, Ahmet Gashit dhe shumë e shumë të tjerëve.
Njeriu i pajisur me kulturë perëndimore
Në fund të vitit 1944, pas vendosjes së regjimit komunist dhe diktaturës së kuqe, Ago Agaj u detyrua të ikë nga Shqipëria për të cilën punoi dhe sakrifikoi shumë. Emigroi në Itali, Austri dhe pastaj në Egjipt, ku qëndroi deri në vitin 1965, kur u vendos përfundimisht në ShBA, pranë vëllait të tij në teqenë e Baba Rexhepit. Kudo që jetoi, ai e mbajti në zemër Shqipërinë. Ka qenë anëtar i Bllokut Kombëtar Indipendent. Njeri i cili shquhej për thjeshtësinë dhe modestinë e tij proverbiale, i pajisur me një kulturë të gjerë perëndimore, ai ka ditur të bashkëpunojë me atdhetarë të tjerë atje, të përcjellë me vëmendje çdo ngjarje në vendin e tij, duke vepruar në forma të ndryshme për ta ndihmuar atë. Ka botuar në të gjitha organet të shtypit të diasporës studime historike, gjurmime në fushën e folklorit, monografi etj. Lidhur me miqësinë me gjermanët në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, “vlonjati i Kosovës” i deklaron Cuf Hoxhës kështu: “Gjermania ka ndryshuar. Ajo është amerikanizuar shumë. Gjermanët janë bërë më shumë biznesmenë. Nuk janë më ata gjermanët e vjetër. Një gjeneral egjiptian që ishte shkolluar në Gjermani, kur isha në Egjipt, më pati thënë se aleatët u munduan ta shkatërronin këtë shtet, mirëpo ai sot është ekonomikisht shumë i fuqishëm. Megjithatë, në një aspekt tjetër, aleatët patën sukses. Ndryshuan karakterin gjerman. Pas luftës janë bërë ndryshime të mëdha në Evropë. Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta, është bërë hataja me shkatërrimin e moralit e të karakterit shqiptar. Enver Hoxha qe një sadist që kënaqej me vuajtjet e kundërshtarëve. Kur emisarët e tij kërkuan nga unë që të isha ndërlidhës ndërmjet komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë, meqenëse kisha shërbyer në Mitrovicë dhe i njihja mirë serbët, unë u thashë se do ta bëja këtë punë me një kusht që Kosova të mbetej pjesë e Shqipërisë. Dhe, ata nuk u dukën më”./Vijon

| 18.01.2010
“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës C18.ht5
Vitet e fundit të jetës Ago Agaj i kaloi në një shtëpi pleqsh, në një ndërtesë që dukej si e përhumbur midis të tjerave që e rrethonin, në rrugën Betty Lane në Clearwater (Florida) të SHBA-së. Deri në çastet e fundit të jetës dukej ende i fortë. Me sytë nuk ishte mirë, prandaj mbante syze me xham të trashë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: Re: “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës   “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës EmptyTue Jan 19, 2010 7:07 pm

Nuk do të vdes pa u çliruar Kosova, tha Ago Agaj

Cuf Hoxha, New York Clearwater (Florida)
Një takim në Florida me Ago Agajn më vitin 1993

"Kishte disa muaj që po e kërkoja me ngulm Ago Agajn dhe askush nuk po më ndihmonte dot për të gjetur adresën e tij. U rashë telefonave në të katër anët e kontinentit ku jetonin shqiptarët, pyeta individë e shoqata në New York e qytete të tjera, por pa rezultat. Disa më thoshin se jeton në New York, ca të tjerë më këshillonin që të pyesja Baba Rexhebin se ai mund të më çonte në gjurmët e Agos...
Para dy vjetësh është vendosur në Florida, - më tha në telefon kryetari i Teqesë. Në Florida? Një fjalë goje. Në Jug apo në Veri. Po ec e gjeje tani se në cilën pjesë të atij sheti jeton. Por, nuk thonë kot se rastësia shpesh është mbreti i gjithçkaje. Ishte qershori i vitit 1993, kur shkova në Clearwater (Florida) për të shkruar diçka për komunitetin që jetonte atje. E kishim shtruar bisedën në “Palace Family Restaurant” me një grup bashkatdhetarësh. Pyeta edhe këtu, siç e kisha bërë shumë herë të tjera, nëse e dinte kush se ku jetonte Ago Agaj. - E di unë, - tha me nxitim pronari i restorantit, Shemzi Balla. - Jeton në një shtëpi pleqsh, nja katër milje larg prej këtu. Nëse doni, mund t’ju çoj me makinë...
Plak 96 vjeç por ende i fortë
Makina çante përpara me shpejtësi duke lënë pas automjetet, shtëpitë dhe drurët që parakalonin si në ekran. Shemzi Balla me duart në timon, herë-herë hidhte ndonjë fjalë sa për të thyer heshtjen: - Ago Agaj është plakur, 96 vjeç, por duket ende i fortë. Me sytë nuk është mirë, por mendjen e ka lot të kthjellët. Do të gëzohet shumë për vizitën që do t’i bëni... Dritat elektrike në trotura tregoni se dita po thyhej. - Arritëm. Kjo është shtëpia e pleqve, - bëri me dorë Shemziu drejt një ndërtese që dukej si e përhumbur midis të tjerave që e rrethonin. Po trokiste nata kur ne arritëm dyert e saj në rrugën Betty Lane. Dy pleq, në dy skaje të hyrjes së kësaj shtëpie, ulur në karroca, po flisnin me vete, sikur të kishin përpara një grumbull njerëzish që i dëgjonin me vëmendje. Fjalët i shoqëronin me ndonjë dënesje dhe lëvizje duarsh në formë të pakontrolluar. Pasi njoftuam se kë kërkonim, shkuan ta marrin. Pas pak kohe Ago Agaj po vinte në karrocë, me një shikim të papërqendruar, i shoqëruar nga kujdestarja e shtëpisë. Karrocën e shtynte gruaja, por ai përpiqej ta bënte edhe vetë këtë punë. - Ku janë? - pyeti ai kur rrotat e para të karrocës puthën betonin e pjesë së jashtme të ndërtesës. - Jemi këtu, - iu përgjigjëm njëherazi. Pasi u përqafua me ne, nxori shaminë, hoqi syzet me xham të trashë dhe fshiu lotët. Pastaj, me dorën e djathtë, nxori një cigare nga pakoja në xhepin e majtë të këmishës, një tel të hollë dhe cigarishten. - Nuk do të vdes pa u çliruar Kosova, - tha ndërsa po bëhej gati të ndizte cigaren. - Nuk kalon natë pa derdhur lot për atë pjesë të Shqipërisë etnike, e cila po shtypet nga thundra e serbit. Pa më tregoni, ç’të reja kemi atje këto ditë? - pyeti me një zë të shuar që mezi dëgjohej. Folëm për gjendjen në Kosovë. Ai dëgjonte me vëmendje. Dukej se po përshkohej nga një ndjenjë kënaqësie për qëndresën e shqiptarëve. Kur pushova së foluri, ai mori frymë thellë dhe lëshoi një rënkim të zgjatur: - Më kanë lënë sytë. Mezi shoh. Deri para ca muajsh e kaloja kohën duke lexuar libra e gazeta. Tani lajmet e ditës m’i japin nipi dhe im vëlla që vijnë këtu çdo ditë.
Pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit më 1944
Kështu filloi biseda me Agon. Pasi piu një gotë ujë dhe e çoi deri në fund cigaren që e thithte me aq ëndje, i kërkova të më tregonte diçka nga jeta e vet. Isha i papërgatitur për këtë intervistë, ngaqë nuk e prisja se do ta takoja këtë njeri që kishte lindur në shekullin e kaluar e po i afrohej fundit të këtij shekulli. Ai heshti për pak çaste. Pastaj treti vështrimin diku, si të ndillte kujtimet, larg nga vendlindja e tij: - Kam lindur në Malësi të Vlorës, në Labëri, më 7 mars, 1897. Mësimet e para i mora në vendlindje, ato të lartat në Vjenë në degën e agrokulturës. Në Vjenë shkova më 1909. “Harro armët e qendisura me serm të të parëve tu! Nuk ke të bësh më me ato”, më thanë atje. “Ti do t’i shtrohesh punës që të përpiqesh për vete, për familjen dhe për atdheun tënd. Duhet të mësosh”. Si mbarova shkollën e agrokulturës, nuk munda të kthehesha në Shqipëri për shkak të luftës. Punova një vit në Moldavi e një vit në Poloni. Në Shqipëri u ktheva vetëm më 1919. Menjëherë iu bashkova patriotëve të kohës së luftonin kundër pushtuesit italian. Mora pjesë në Kongresin e Lushnjës dhe në Luftën e përgjakshme të Vlorës, më 1920. Përkraha Revolucionin Demokratik të Qershorit, më 1924. Disa vite punova agronom në Shqipëri dhe në Kosovë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kam qenë ministër i bujqësisë. Kur gjermanët kontrollonin një pjesë të Kosovës, shkova vullnetar në Mitrovicë, ku më emëruan prefekt të qytetit. Në qershor 1944 mora pjesë në mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit. Po atë vit u arratisa nga vendlindja. Njëzet vjet jetova në Egjipt prej nga emigrova në Amerikë.
Në vend të in memoriamit
Ago Agaj (1897-1994) “Po vdes pa e parë të lirë Kosovën” Ago Agaj, njëri nga shqiptarët më të moshuar në Amerikë, vdiq më 24 dhjetor 1994 në Clearwater (Florida) në moshën 97-vjeçare). Nga i ndjeri, për herë të fundit u nda Agim Sula. Lajmin mortor ma kumtoi i vëllai i tij Daver Agaj, sipas amanetit që i kishte lënë vetë i ndjeri. Në një letër, disa muaj para se të ndërronte jetë, Ago Agaj i shkruante autorit të shkrimit: “Jam në shtratin e vdekjes. Flas nga përvoja njëqindvjeçare e jetës sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i kombit shqiptar do të vendoset në Kosovë. Nëse Kosova do të shpëtojë na kthetrat e kuçedrës serbe, atëherë do të kemi një komb tetëmilionësh dhe askush nga fqinjtë keqdashës nuk mund të arrijë atë që dëshiron. Në rast e Kosova, mos e dhëntë Zoti, mbetet nën pushtimin serb, paraqitet rreziku edhe për Shqipërinë. Pra, unë kur përpiqem për Kosovën, përpiqem për kombin, për Shqipërinë, për Vlorën... O sot, o kurrë, populli shqiptar duhet të bëjë përpjekje për shpëtimin e Kosovës. Kjo bindje i ka rrënjët te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, në mbledhjen e madhe me parinë e Vlorës, mori një telegram dhe, pasi e lexoi, filloi të qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ç’pësuan djemtë?” Ismail Qemali u përgjegj: “Jo, djemtë nuk pësuan gjë, po e pësoi atdheu ynë. Kosova mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë”, shkruante Agaj dhe shtonte: “Shpresoj se lotët e babait të kombit do të bëhen armë e fortë për realizimin e ëndrrës së tij”. Po në atë letër, Ago Agaj shprehte dëshirën që një ditë të shkonte në Kosovë, ndonëse shëndeti dhe pleqëria nuk e lanë. “Po të isha në gjendje të mirë shëndetësore, unë do të isha sot në Kosovë.
Fund

| 19.01.2010
“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Mitrovicccaaaaa_19
Kosova ka nxjerrë intelektualë të shquar si Ibrahim Rugova, Anton Çeta, Zekeria Cana etj. Ata përpiqen për shqiptarizmën dhe unë krenohem me ta. Qëllimi im për të vajtur në Kosovë është që të pushoj pas vdekjes në dheun shqiptar”, - shkuante Agaj Ai u varros në varrezat e qytetit në Clearwater (Florida). Në varrimin e tij merrnin pjesë të afërm dhe bashkatdhetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: Re: “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës   “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës EmptyWed Jan 27, 2010 12:23 pm

A shume te shquar si I:Rugova.
me i shquar ishte fadil Hogja se Rugova.
A per shkrimet e tradhtareve po na tregon a.
Ishte tradhtare Rugova qe e mbrojti Milloshi dhe mbeti.
Mos perzieni tradhtaret me atdhetare.
ne varrim kane marre pjese e gjithe bota edhe ne varrim te hesat Pashe Toptanit te rrahman Morines te Ahmet Zogut e shume tradhtareve.
ne vorrim te patriotebve nuk marrin pjese Evropa as te huajte se ne vorrim te tradhtareve marrin pjese plote dunjaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: Re: “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës   “Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Kosovari nga Vlora” prefekt i Mitrovicës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: