|
| Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
+19rrimtaf medvegje voglushja Best Driniiiii ...... Medalim Sofra xhiti arberia Atdhetari Delia detektivi Eva0506 xhema BashKom kasapi petritkola tosybell 23 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 1:46 am | |
| fionna, Edhe Rama mendon se do te jete ai deri ne vitin 2050, | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 6:44 am | |
| Shqiptar, mos degjoni se c'fare thone ambasador e politikane te huaj. Per cdo fjale qe ata nxjerrin eshte e parapaguar me gjakun tuaj. Pikerisht sepse jeni genjyer edhe prej tyre tash gjendeni ne gjendjen e mjeruar te sotme. Degjoni shqiptaret, degjoni veten tuaj! Tash ka ardhe fundi, pas saj eshte gremina. Kur une dhe nje pakice luftuam per 20 vjete vazhdimin e komunizmit dhe antishqiptarizmit ne Shqiperi, juve na late vetem. Juve na late vetem nga padija por edhe me shpresen se duke vepruar ne kete menyre juve do te siguronit kotheren e bukes. Juve e siguruat kotheren e bukes duke vepruar ne kete menyre, por kjo nuk ishte mjaft. Antishqiptaret dhe te huajt ju kerkuan dinjitetin tuaj ne kembim te kotheres se bukes dhe juve e shitet ate, por edhe kjo nuk ishte mjaft. Juve ju kerkuan idenditetin kombetar ne shkembim te kotheres se bukes dhe nje shumice tuaja e shkembeu. Tash kur juve i keni shitur te gjitha, nderin, dinjitetin, idenditetin ju a morren edhe kotheren e bukes dhe po ju a marrin edhe trojet etnike shqiptare duke ju peshtyre edhe ne fytyre ne mesin e dites me Diell. Tash juve shqiptar jeni te egersuar, pa buke pa dinjitet... dhe situata eshte shendruar shperthyese. Ajo do te shpertheje dhe juve do te rreagoni ashper sepse juve sot nuk keni se c'fare te humbini. Juve jeni sot te humburit e medhenj ndaj juve pritet te shpertheni. Gjate ketij procesi qe pritet te ndodhe tregohuni te mencur (shpresoj te keni nxjerre mesime), tregohuni, kuroajoz, dinjitoz. Mbrojeni veten tuaj, familjen tuaj, vendbanimin tuaj, Shqiperine tuaj! Petrit Kola
| |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 6:44 am | |
| Shqiptar mos degjoni se c'fare thone ambasador e politikane te huaj. Per cdo fjale qe ata nxjerrin eshte e parapaguar me gjakun tuaj. Pikerisht sepse jeni genjyer edhe prej tyre tash gjendeni ne gjendjen e mjeruar te sotme. Degjoni shqiptaret, degjoni veten tuaj! Tash ka ardhe fundi, pas saj eshte gremina. Kur une dhe nje pakice luftuam per 20 vjete vazhdimin e komunizmit dhe antishqiptarizmit ne Shqiperi, juve na late vetem. Juve na late vetem nga padija por edhe me shpresen se duke vepruar ne kete menyre juve do te siguronit kotheren e bukes. Juve e siguruat kotheren e bukes duke vepruar ne kete menyre, por kjo nuk ishte mjaft. Antishqiptaret dhe te huajt ju kerkuan dinjitetin tuaj ne kembim te kotheres se bukes dhe juve e shitet ate, por edhe kjo nuk ishte mjaft. Juve ju kerkuan idenditetin kombetar ne shkembim te kotheres se bukes dhe nje shumice tuaja e shkembeu. Tash kur juve i keni shitur te gjitha, nderin, dinjitetin, idenditetin ju a morren edhe kotheren e bukes dhe po ju a marrin edhe trojet etnike shqiptare duke ju peshtyre edhe ne fytyre ne mesin e dites me Diell. Tash juve shqiptar jeni te egersuar, pa buke pa dinjitet... dhe situata eshte shendruar shperthyese. Ajo do te shpertheje dhe juve do te rreagoni ashper sepse juve sot nuk keni se c'fare te humbini. Juve jeni sot te humburit e medhenj ndaj juve pritet te shpertheni. Gjate ketij procesi qe pritet te ndodhe tregohuni te mencur (shpresoj te keni nxjerre mesime), tregohuni, kuroajoz, dinjitoz. Mbrojeni veten tuaj, familjen tuaj, vendbanimin tuaj, Shqiperine tuaj! Petrit Kola
| |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 6:53 pm | |
| Berisha iu uron gëzuar të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2010 Të dashur qytetare e qytetarë shqiptarë, bashkëkombëse dhe bashkëkombës të mi, kudo që ndodheni! Ora me akrepat e saj do të shënojë pas pak çastesh, ndërrimin e viteve, momentin që po presim me padurim për të përqafuar dhe për të uruar me ngrohtësi, dashuri, miqësi dhe respekt njëri tjetrin. Unë, sonte, si familjar, prind, mik shok, dashamirës, bashkëqytetar, por edhe kryeministër i juaj, vij pranë jush në këtë festë dhe dua që urimin tim më të përzemërt si dhe atë, të familjes sime dhe të qeverisë shqiptare për secilin prej jush, ta bashkoj me qindra dhe mijëra mesazhe urimi që ju merrni me letra, kartolina, sms, telefonata, facebook nga më të dashurit tuaj. Gëzuar Vitin e Ri 2010! Le të sjellë ky vit plot gëzime, mirësi, shëndet, suksese dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja dhe të gjithë të dashurit e zemrës tuaj kudo që ndodheni dhe festoni sonte në vatrat familjare, në lokale me shokë dhe miq brenda apo jashtë vendit në udhëtime, në detyrë në Shqipëri apo jashtë saj në misione diplomatike, apo misione paqeruajtëse, në Afganistan, Çad, Bosnjë etj, në spitale, institucione të vuajtjes së dënimit. Gëzuar! Por në këto çaste të fundit të ndërrimit të vitit, besoj se duhet që me shumë mirënjohje, respekt dhe krenari për njëri-tjetrin, t’i themi faleminderit dhe lamtumirë vitit që po lemë pas. Për secilin prej nesh, për kombin shqiptar dhe për atdheun tonë Shqipërinë, viti 2009 ishte viti i arritjeve më të mëdha në historinë e udhëtimit tonë shekullor për t’u bashkuar me Evropën dhe perëndimin. Këtë vit me 4 prill në Samitin e Strasburgut, ne u bëmë anëtarë të Aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike të të gjitha kohërave, NATO-s. Një nga ëndrrat tona më të bukura u shndërrua në realitet, liria e Shqipërisë dhe shqiptarëve u bë më e sigurt se kurrë. Më 28 qershor të vitit 2009, ne zhvilluam zgjedhjet e lira dhe të ndershme, zgjedhjet më të mira në historinë e këtij vendi, dhe nderuam kështu në mënyrën më fisnike bindjet e ndryshme të njeri-tjetrit, vullnetin tonë të lirë; por dhe miqtë dhe dashamirësit tanë kudo në botë, Shqipërinë e hoqën nga lista e zezë e zgjedhjeve jo të lira. Më datë 16 nëntor, 27 qeveritë e vendeve anëtare të BE-së pranuan unanimisht kërkesën tonë për vend anëtar të BE-së. Po në nëntor, Parlamenti Evropian, kryesia e BE-së dhe Këshilli i Ministrave të BE-së vendosën Shqipërinë në listën e bardhë për heqjen e vizave gjatë muajve që vijnë. Vetëm dy javë më parë ne morëm pyetësorin nga KE, si urimin më të bukur që ky komision iu bëri për festat e fundvitit shqiptarëve. Viti 2009, ishte viti i përfundimit të veprës më e madhe publike në historinë tonë, korridorit të kombit, rrugës që bashkoi shqiptarët. Po këtë vit në kulmin e një cunami të vërtetë financiar dhe ekonomik për Evropën dhe botën, Shqipëria ia doli të qëndrojë në krye të rritjes ekonomike në Evropë, të jetë e para në botë për rritjen me 36% të turistëve. Në vitin 2009 ne rritëm rrogat dhe pensionet më shumë se kurrë dhe realizuam premtimin për dyfishimin e tyre për mësuesit, mjekët, infermierët, si dhe dyfishuam pensionet e fshatit. Fëmijët, vogëlushët tanë nisën vitin e ri mësimor me internet në çdo shkollë. Përmenda këto arritje, të vitit 2009, si më të mëdhatë në historinë tonë, por jam i sigurt dhe thellësisht i ndjeshëm ndaj faktit se gjatë këtij viti, në Shqipëri jo pak qytetarë dhe familje kanë përjetuar brenga të mëdha nga skamja, papunësia, sëmundja apo humbja e njerëzve të tyre më të dashur. Për të gjithë këta, uroj që viti 2010 të sjellë shpresë, qetësi, paqe, gëzim në sytë, zemrat dhe vatrat e tyre. Të dashur qytetare dhe qytetarë, viti që lamë pas ishte një vit i madh dhe i bekuar, në të cilin ne së bashku realizuam ëndrra dhe projekte madhore dhe kjo na mbush me besim, krenari dhe shpresë dhe siguri, se viti që vjen do të jetë një vit i bardhë edhe më i madhi për ne shqiptarët, një vit në të cilin, ne do të shndërrojmë në realitet ëndrrën tonë shekullore të lëvizjes së lirë pa viza në Europë. Vit në të cilin me përpjekje të përbashkëta do të krijojmë më shumë vende pune, do të rrisim më shumë rrogat dhe pensionet, do të përmirësojmë shërbimet ndaj jush, do të zvogëlojmë më shumë varfërinë. Shqipëria do të ecë e sigurt drejt kandidaturës për anëtare e Bashkimit Evropian. Gëzuar vitin 2010, një vit të mbarë për çdo njërin prej jush, miqtë dhe të dashurit tuaj, kudo në botë. Shëndet, gëzime dhe mirësi për të gjithë ju dhe për Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe shqiptarët kudo që janë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Gëzuar! Dr. Sali Berisha | 31.12.2009 | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 6:57 pm | |
| A thua petritit ja ka uru festen Sala ? | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 7:21 pm | |
| I nderuar K.Kola dhe ju lexues te forumit BK Nuk dua te ju mbes borgj, linuk qe solla une ishte i dates se 28-09-2009 Emisione-Opinion. Sqiptaret dhe Maqedonasit. Te ftuar: Menduh Thaci-krytar i PDSH Pirro Misha-studiues Maks Velo-shkrimtar Ali Aliu-shkrimtar Fatos Lubonja-shkrimtar Artur Zheji-komentator. Ata te cilet nuk keni pare ket emisione ju kisha lutur ta shiqoni. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 7:35 pm | |
| Ja unë të ndihmoj Drinni :) Shkuan Shqiptarët për problemet e enciklopedis sllavo-maqedonase , u pritën mbrapshtë , që edhe Sllavët filluan të tallen me ne duke e marë shembull ate të TVkaln : https://www.youtube.com/watch?v=nUAwy5TdiEE&feature=related Te ftuar: Menduh Thaci-krytar i PDSH Pirro Misha-studiues Maks Velo-shkrimtar Ali Aliu-shkrimtar Fatos Lubonja-shkrimtar Artur Zheji-komentator. Ata te cilet nuk keni pare ket emisione ju kisha lutur ta shiqoni. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 8:09 pm | |
| Berisha uron shqiptaret e punon per serbin dhe grekun. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 8:17 pm | |
| Drini e pashe videon pasi e postoi Arber, Kishit ndonje pyetje per mua? | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 8:42 pm | |
| http://www.gazetakritika.net/node/272 Nuk do të më kishte shkuar mendja kurrë se mund të thirreshin përballë në një emision si “Opinion”-i, të ftuarit e nderuar nga Maqedonia dhe treshja, tashmë e kompromentuar dhe antishqiptare Velo, Misha, Lubonja. Vetëm Fevziu e bën këtë. Si mund t’i ftosh miqtë dhe t’i fyesh në shtëpinë tënde, more Fevziu. A i di zakonet shqiptare more burrë. Si mund t’i ftosh shqiptarët, që kanë 100 vjet që luftojnë dhe aspirojnë për liri, dhe ju bën moral të bëhen maqedonas, apo sllavë maqedonas, siç i themi ne në këtë Gazetë, sikurse ju bëri thirrje Lubonja. (As që nuk dinë se kush janë maqedonasit dhe vazhdojnë me termat sllave të përvetësimit të Maqedonisë).
Si mund t’i kuptoni ju ata shqiptarë, pa qenë shqiptarë. Nuk kanë mbetur shqiptarët e Maqedonisë, vëllezërit tanë që patën fatin e keq t’u vihej kufiri, t’u tregoni se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet të aspirojnë dhe të shkojnë në Europë. Rruga e tyre për në Perëndim nuk kalon nga Lindja. Nuk mund t’i kuptojnë, shqiptarë dhe aspiratat e tyre, vllehët dhe shulet, apo spiunët e Francës, që gjithnjë ka përkrahur sllavët.[/b]
[b]Si mund të ketë kurajën Misha të diskutojë për Enciklopedinë e Maqedonisë, ku fyhen shqiptarët - malokë, kur vetë ai ka përdorur këtë term për shqiptarët e veriut, përfshirë këtu edhe ato të Kosovës dhe të Maqedonisë. A kaq miopë na kujton ky zotëri sa të mos kuptojmë se i ka shërbyer të njëjtit qëllim antishqiptar.
Si mund t’i quani më parë ata myslimanë dhe jo shqiptarë, ata që historikisht kanë luftuar për identitetin dhe lirinë e tyre. Sigurisht ata nuk i kuptojnë këta shqiptarë sepse nuk kanë gjak shqiptari, ndryshe më parë se t’i quanin myslimanë do të ishin krenarë për historinë e tyre, do t’i ngushëllonin për sakrificat, vuajtjet, kohën e humbur nën pushtimin sllav, dhe do t’i përkrahnin në rrugën e tyre për zhvillim dhe përparim. Por ata bëjnë të kundërtën i fyejnë, denigrojnë, duke i quajtur islamikë dhe të pazhvilluar, duke cinizuar me pamundësinë e tyre për t’u arsimuar dhe zhvilluar. Me synimin e vetëm për t’i prekur në sedër dhe për t’i larguar.
Në këtë Gazetë një i pranishëm hodhi idenë se sllavët sot janë më të zhvilluar se shqiptarët e Maqedonisë. Kjo fatkeqësisht ka qenë historia e shqiptarëve, që kur në këto troje mësynë barbarët dhe përvetësuan kulturën dhe trashëgiminë Ilire. Që kur ata gjetën mbështetjen e Perëndimit. Realisht shqiptarët janë përpjekur t’i lënë të pazhvilluar, që të ardhurit t’u përvetësojnë gjithçka. Kjo ka ndodhur në atë që quhet sot Greqi. Dhe për analogji sot duhet të ndodhë kjo edhe në atë që quhet Maqedoni, që sllavët të quhen trashëgimtarë të kulturës së Maqedonisë së Lashtë dhe të vetë Aleksandrit të Madh, pasi janë me kulturë, dhe shqiptarët e pazhvilluar të quhen ardhacakë, sikurse thotë edhe vetë Enciklopedia maqedone. Fakti që i mëshohet më shumë tezës se shqiptarët e Maqedonisë janë islamikë dhe nostalgjikë për Turqinë, është sinkron me tezën e Enciklopedisë se shqiptarët janë të sjellë nga Perandoria Osmane.
Tashmë ju doli boja të gjitha tezave të hedhura në Shqipëri, pikërisht nga këta pseudointelektualë dhe pseudoshqiptarë, që me gjuhën e urrejtjes për shqiptarët, nën maskën e modernizmit dhe të europianizmit, përpiqen të sabotojnë në maksimum tendencën e pakthyeshme të bashkimit të shqiptarëve dhe të ngritjes së kombit shqiptar.
Mirë që paraqiten si përfaqësues të shqiptarëve, dhe krijojnë imazhin e dëmshëm që shqiptarët e Shqipërisë nuk i duan shqiptarët e Maqedonisë (të paktën kishim Zhejin që na përfaqësonte), por edhe kur përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë thonë se ne luftojmë për integritetin tonë edhe brenda Maqedonisë si Konfederatë apo të shkëputur, por si shqiptarë më vete (pra nuk aspirojnë për Shqipërinë e Madhe që i tmerron kaq shumë ata). Edhe atëherë ju bëhet thirrje - të integrohen me maqedonasit. Me të drejtë zoti Thaçi ironizon, “të bëhemi maqedonas”. Fyejnë luftën e shqiptarëve për liri. Dhe gjithnjë i mëshojnë idesë se shqiptarët e Maqedonisë janë islamikë ekstremë. Dihet se teza për krijimin e një republike Islamike në Ballkan është tjerrur edhe nga vetë Misha, por sot duket qartë që është hedhur me idenë për të kompromentuar shqiptarët dhe për t’i bërë të padëshiruar në sytë e Perëndimit, me synimin e vetëm për t’i lënë nën sllavët apo të përçarë ndërmjet tyre.
E vetmja mundësi që shqiptarët e Maqedonisë, por edhe shqiptarë të tjerë, do t’i ktheheshin mbase islamizmit do të jetë vetëm në rast se ShBA dhe Europa do të talleshin me aspiratën e tyre për të qënë të lirë dhe të shkëputur nga sllavët. Atëherë shqiptarët do të kërkonin aleatë të tjerë për të përmbushur aspiratat e tyre. Dhe këta shqiptarë do të ishin madje pjesa më patriote e shqiptarëve. https://www.youtube.com/watch?v=FlBSTlM-1co&feature=related Turp për këta puthadoras dhe të shitur, antishqiptarë të deklaruar tashmë. Por të paktën Blendi Fevziu mori një mësim se nuk mund t’i denigrojë më shqiptarët, sepse ata të japin ujë në bisht të lugës. Më erdhi keq vetëm për zotin Aliu që priti një tjetër nivel debati dhe doli aq i zhgënjyer. Priste që shqiptarët e Maqedonisë të trajtohen nga vendi amë si pjesë e kombit të shkëputur padrejtësisht dhe të ndihmoheshin në nismën e tyre. Kurse pjesa përballë tij i kërkonin të qëndronin nën sllavët. Por Ai duhet ta dijë se, fatkeqësisht, tryezat e debatit, edhe sot, dominohen nga të njëjtët njerëz që dikur shkrimet kosovare i botonin në rubrikat “të huajt për Shqipërinë”. Madje në këtë rubrikë kam gjetur edhe shkrimet e Elena Gjikës për shqiptarët, që ishin më shqiptare se vetë shkrimet e të ashtuquajturve studiues shqiptar. Fatkeqësisht janë të njëjtët studiues që përpiqen të pengojnë përsëri daljen e historisë dhe kulturës shqiptare në dritë të diellit. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 8:48 pm | |
| Arber, Une shpjegova para disa ditesh kush e themeloi dhe i kujt eshte Klani, Blendi dhe perse keta flliqesira i mbeledh ai atje. Une sqarova dhe perse berisha shkon gjithe kohes atje. Jam ne sherbimin tuaj per me shume sqrime. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 9:04 pm | |
| Unë nuk i shofi këto emisione sikurse ekziston një parti parti politike pas tyre por që po ndodh shumë herë nga i njëjti person Blend Fevziu , sidomos në kohëra historike për ne . Njëjtë ndodhi me N.Terezën po të njëjtit musafir antishqiptarë i ka vazhdimisht , njëjtë ndodhi edhe me Skenderbeun , përsëri tl njëjtin persona duke shkelur gjithçka shqiptare .https://www.youtube.com/watch?v=IboSXrL7NY0 Ka ndonjë shtet në botë qe lejohet kështu , dhe pse bën kshu ky Blend Fevziu me këtë bandën antishqiptare vazhdimishte që shkelin gjdo figurë shqiptare? | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 9:08 pm | |
| https://www.youtube.com/watch?v=IboSXrL7NY0 | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 9:15 pm | |
| Arber, Une ju lutem te pergjigjeni. Une e kam shpjeguar, juve e keni lexuar, apo deshironi te riperserise? | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 9:21 pm | |
| Eshte fakt qe Berisha cdo here intervistohet nga Blendi Fevziu ne televizionin Klan.
1-A eshte themeluar Klan nga nje agjent francez Zhylien dhe nje agjent shqiptar Skendaj?
2-A eshte Blendi Fevziu nipi i Esat Toptanit (nga ana e nenes)?
3-A zhvillonte takime informative me UDB-ne Berisha ne Paris?
4-A e shpejgojne keto se perse Berisha intervistohet nga Blendi Fevziu ne KanTv?
Une jam Petrit Kola dhe e aprovoje kete mesazh. | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 9:36 pm | |
| Urime Berishes dhe politikes se tij . | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 10:20 pm | |
| Arber te flm, per keto linka qe ke sjell. Kola nuk kam pytje per ju, ajo qe me ka habitur nga ju , eshte se si iu kan ikur keto pa i sjellur ne forum. Gezuar vitin e ri. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 11:09 pm | |
| Drini, Juve keni te drejte. Kjo me ka shpetuar ta psotoj por per mua nuk ka asgje te re. Une e di kush jane, une e di se c'fare do te ndodhi. Gezuar te gjithe Vitin e RI! Bashkim, Drejtesi Zhvillim! | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Thu Dec 31, 2009 11:26 pm | |
| E kisha postuar të njëjtën video shumë më herët po siduket nuk keni qeni online atëherë http://www.bashkimikombetar.com/politike-f1/ne-ishullin-e-korfuzit-partia-qe-kerkon-pavarsi-t1695-75.htm#208608 | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 01, 2010 2:39 am | |
| Arber. me te vertet linke shum interesane .e kam shiku me shum se tri here.dhe nuk e di si munden keta persona te quajn veten shqiptare .keta flasin si tjen sllave .si mendojn kta zotrite se ne duhet ti kerkojm falje sebise dhe maqedonis ne vendin ton.keta ndajne shqiptaret. turp | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Fri Jan 01, 2010 9:07 pm | |
| Varfëria, vetëhelmohen katër vetë | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 02, 2010 11:11 am | |
| ...kush ishin keta gjynafqare,se s'e paskam marre vesh | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 02, 2010 11:21 am | |
| Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Numër rekord i të helmuarve nga pijet alkoolike Numër rekord i të helmuarve nga pijet alkoolikePublished or updated- 01/01/2010 16:05:00 Madhësia: Gjiboni, Prljavo Kazalishte, Manjifiko, Esma dhe Vlado Janevski ofruan mbrëmë një kënaqësi të vërtetë për qytetarët që vendosën të presin Vitin e Ri në sheshin e Shkupit. Megjithë numrin e madh të kapsollave plasëse, atmosfera në shesh kaloi pa incidente. Shkupi ka shkëlqyer si me dekorimet e shumta ashtu edhe me fishekzjarrin disa-minutash. Por atmosfera festive ka shkaktuar edhe disa probleme, si zakonisht numri i helmimeve nga alkooli flet për atë se sa është pirë gjatë natës së Vitit të Ri. Në natën e ndërrimit të viteve 66 persona u paraqitën në klinikën e Toksikologjisë. Prej tyre, 41 persona kanë qenë në gjendje kome të shkaktuar nga alkooli. Numri më i madh i të helmuarve ishin të moshës 14 deri 20 vjeçarë, ndërsa tre prej të shtruarve janë të moshës 13 vjeç. “Këtë vit është vërejtur një numër rekord i të helmuarve akut nga alkooli, të shtruar në spital. Asnjëherë nuk ka pasur më shumë se 35 raste të tilla. Që të gjithë pacientët janë me vetëdije jo të plotë dhe kërkojnë kurim intensiv dhe mjekim gjatë tre orëve të para, me qëllim marrjen sa më mirë të terapisë dhe tregimin e shenjave të përmirësimit të shëndetit të tyre”, deklaroi Andon Çibishev – drejtor i Klinikës së Toksikologjisë. Megjithë numrin rekord të personave të helmuar me alkool, në Urgjencën e qytetit nata e vitit të ri kaloi paksa më qetë. Sipas drejtorit Rexhep Selmani, në urgjencë u paraqitën rreth 30 persona, 4 prej të cilëve u mbajtën të shtruar. Rastet ishin të ndryshme, plagosje nga fishekzjarrët, helmimet apo aksidentet rrugore. Ndërkohë, edhe nga Ndihma e Shpejtë, informuan se mesnata e djeshme kaloi relativisht në një atmosferë të qetë, dhe se numri më i madh i ndërhyrjeve, ishin për shkak të helmimeve akute me alkool. Ndërkohë, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska informoi se rastet e shkeljes së ligjit, janë të pakta e sporadike. ‘Incidenti i vetëm më serioz ka ndodhur gjatë një festë private në qytetin e Velesit ku një fëmijë është plagosur me armë zjarri’, informoi Jankullovska. Gjatë festimit të djeshëm kanë punuar edhe hajdutët, të cilët grabitën disa kisha në disa fshatra të Tetovës. Ndërsa vjedhja më e madhe është bërë në dyqanin ‘Promes’ në Prilep ku ishin vjedhur 5.500 euro nga kasaforta e dyqanit. Frosina Pandurska – Dramiqanin Dhe per ket incident shkive shkiniqave nga qefi e zefi, Petrit kola ,max velo e Lubonja, ndjehen te ofendu pse sju ka dale ne mberojteje dr Sali berisha.Arberia e nderume, kola i di tana vakit, Sali Berisha FAJTOR dhe pike. | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Sat Jan 02, 2010 6:16 pm | |
| Max Vela, Lubonja e plehra te tjera bejne pjese ne te njejtin ekip sikur Berisha. Ata jane perzgjedhur sikur ai. Wednesday, August 02, 2006Riciklimi i plehrave Shikojeni mire. Ky eshte Mjerim Lubonja. Mjerimin sot e zgjodhen anetar te KRRT CRNS me synimin qe ta bejne kryetar te saj. KRRTCRNS eshte si bicimi i sektorit te propagandas te Partise se Punes por ne kushte te reja te “demokracise”… Anetari i Keshillit Drejtues te Radio Televizioneve, Fatos Mjerim Lubonja, deklaroi dje gjate mbledhjes se pare te ketij keshilli se "anetaret e ketij institucioni nuk jane te vendosur ne asnje llogore politike, por jane perfaqesues te sherbimeve sekrete dhe Ramiz Alise". Jo, jo… bera shaka. Ai tha te shoqerise civile, por ne fakt jane te sherbimeve sekrete dhe Ramiz Alise... Si rezultat i luftes brenda llojit ai, Mjerim ra brenda ne vitet e diktatures pa maska, komunizmit. Kur u vendosen maskat (vitet pas 1990) i dhane rolin e publicistit. Ne vitet 1996-1997, Mjerimi mori detyre shkatrimin e Shqiperise. Se bashku me Cupat dhe Lesat kaloi turmat ne histeri… Rezultati dihet… Shqiperia u be baker… Prisni, prisni ka akoma… Ne ngjarjet e 13 Shatorit (vrasjes se Azem Hajdarit) Mjeranin e kishin marre nga xverku dhe se bashku me Klosin (ish drejtorin e televizionit) na llomotiten nja dy ore per ato ngjarje sa mua mu peshtirose Mjerim Lubonja pasi gjoja ishte dhe disident. Do te ishte mire qe Mjerimi para se te fillonte detyren e re te ritrasmetonte biseden e ngjarjeve te 13 Shtatorit… Nuk ke ci bene. Kesaj i thone riciklim plehrash. Ne se Mjerimi nuk eshte dakort me ato qe shkruaj une, i ve ne dispozicion blogun tim per te me kundershtuar ose te me ftoje ne debat publik ne television. Une jam ne pritje…
Petrit Kola Njeriu qe i meshiron te peshtiret pojofree@yahoo.com | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! Tue Jan 05, 2010 2:05 am | |
| 'Për vrasësit e tim biri..'Shekulli Online | 03/01/2010 | Arti i te jetuarit | 30 KOMENTE | SHARE | - +
- reddit
- StumbleUpon
- Technorati
- Twitter
Që prej vdekjes së të birit, më 15 mars, në mendjen e Zamira Durdës ekziston vetëm një mendim, të cilin do që ta kthejë patjetër në veprim. Të bëjë të mundur që përgjegjësit e vdekjes së Edisonit, të ndëshkohen. "Unë tashmë jetoj vetëm për t'u çjerrë maskën autorëve dhe përgjegjësve të shpërthimit të Gërdecit. Jam betuar para varrit të tim biri se do t'i shkoj deri në fund kësaj çështjeje dhe do të bëj çmos që përgjegjësit e vdekjes së tij të dalin përpara drejtësisë dhe të ndëshkohen", - thotë Zamira.
Disa ditë më parë, në emër të familjarëve të viktimave të Gërdecit, Zamira Durda dorëzoi në prokurori kallëzimin penal ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu. Sipas saj, Mediu është përgjegjës për shpërthimin më 15 mars dhe për këtë arsye duhet të përballet me akuzat në gjykatë. "Kërkoj me çdo kusht gjykimin e Fatmir Mediut, pasi mendoj se ai është përgjegjësi kryesor për tragjedinë e 15 marsit. Ne kërkojmë që ai të dalë para gjykatës dhe të gjykohet për akuzat. Duhet që të përballet me gjykatën dhe kjo e fundit të vendosë, nëse është fajtor apo jo", - thotë e ëma e Edisonit, i cili humbi jetën vetëm në moshën 6-vjeçare. Zamira Durda thotë se prokuroria nuk ka hetuar siç duhet për këtë çështje, madje, sipas saj, organi i akuzës duhet që ta kishte akuzuar Mediun edhe për vrasje dhe jo vetëm për shpërdorim detyre. "Mendoj që çështja nuk është hetuar si duhet nga ana e prokurorisë dhe akuzat e ngritura në rastin e Mediut janë të padrejta. Përveç akuzës së shpërdorimit të detyrës, ai duhej që të akuzohej edhe për vrasje, ashtu si dhe Delijorgji dhe Pinari. Është e patolerueshme ajo që ka ndodhur, dhe ai si ministër i Mbrojtjes ka përgjegjësinë kryesore për tragjedinë, pasi lejoi që të demontoheshin municione dhe predha në një zonë të banuar, dhe për më tepër nuk urdhëroi kontrollet për masat e sigurisë, kur dihet që ato nuk ekzistonin, ndërsa në fabrikë punonin edhe fëmijë", - pohon Zamira. Mediu ministër, turp i madh!
Emërimi sërish ministër i Fatmir Mediut është fakti më irritues për Zamira Durdën. Sipas saj, ky është një turp dhe fyerje e madhe, jo vetëm ndaj viktimave dhe familjarëve të shpërthimit të 15 marsit, por gjithë shqiptarëve. Madje, Zamira thotë se emërimi i Mediut ministër tregon qartë se, jo vetëm qeveria, por edhe Presidenti i Republikës, që emëroi dekretimin e tij, janë të korruptuar. "Emërimi i Fatmir Mediut si ministër i Mbrojtjes është një turp i vërtetë dhe një fyerje, jo vetëm për ne që humbëm të afërmit tanë, por për gjithë shqiptarët, që duhet të kenë për ministër një të akuzuar për vrasje, i cili nuk përballet me drejtësinë. Emërimi i tij si ministër tregon qartë që gjithë qeveria është e korruptuar, madje edhe presidenti, i cili përgjegjësinë e emërimit të Mediut ia la Berishës. Ai nuk duhej të kishte dekretuar Mediun si ministër", - shprehet Durda. Ajo thotë se tashmë e ka humbur besimin te politika, e cila jo vetëm që nuk i ka ndihmuar për zbardhjen e çështjes dhe ndëshkimin e autorëve të tragjedisë, por iu është kundërvënë. Sipas saj, politikanët e të dyja krahëve janë të zhytur në korrupsion. "Te politika e kam humbur besimin se mund të na ndihmojë për të ndëshkuar përgjegjësit e shpërthimit. Të gjithë politikanët, si të djathtët, ashtu dhe të majtët, janë të përlyer dhe të zhytur në korrupsion", - thotë ajo. Zamira shpreh zhgënjimin e vet edhe ndaj opozitës, e cila, sipas saj, nuk i ka mbështetur dhe nuk i ka ndihmuar dhe për më tepër i ka përdorur politikisht ata. "Opozita nuk ka na përkrahur dhe nuk na ka mbështetur si duhet. Madje, ata na kanë përdorur vetëm për interesat e veta. Që kur ndodhi tragjedia, ajo duhet që të kishte reaguar dhe të kërkonte rrëzimin e qeverisë dhe jo ta mbështeste atë. Opozita duhet të kërkojë me patjetër heqjen e imunitetit të Mediut dhe duhet të ndikojë për miratimin e një ligji të posaçëm që familjarët e viktimave të marrin pension". Gjykata e Lartë dhe drejtësia e munguarPushimi i dosjes penale ndaj Fatmir Mediut nga ana e Gjykatës së Lartë, sipas Zamirës, ka qenë një fyerje e rëndë për familjarët e viktimave dhe një vrasje e dytë ndaj këtyre të fundit. Sipas saj, kur nuk jep drejtësi institucioni më i lartë i drejtësisë sonë, atëherë nuk mund të presim drejtësi nga institucionet e tjera. "Gjykata e Lartë është treguar e njëanshme, si në rastin e ndarjes dhe veçimit të dosjes së Mediut, ashtu dhe në pushimin e akuzës ndaj tij. Për më tepër, ajo nuk pranoi që ne të ishim palë në këtë proces, edhe pse jemi prekur drejtpërdrejt nga ngjarja dhe kemi humbur të afërmit tanë. Mund të them që Gjykata e Lartë, me atë që ka bërë, ka treguar veten, ndërsa ne na ka fyer rëndë dhe na ka vrarë për herë të dytë. Kur nuk vendos kjo gjykatë drejtësi, që është dhe institucioni më i lartë i drejtësisë, atëherë nga kush do vendoset drejtësia në vendin tonë?! Dua të them se edhe Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka vepruar si duhet, duke na mohuar të drejtën të jemi palë në procesin ndaj të pandehurve", - shprehet Zamira. Kjo e fundit pohon se, pavarësisht një sërë veprimesh, si ndarja e dosjes, pushimi i dosjes penale ndaj Mediut, mospërfshirja e tyre si palë në proces etj., ajo vazhdon që të shpresojë. Por, shpresa, sipas Durdës, ka një kufi. Dhe nëse nuk vendoset dhe veprohet sa më parë, ajo thotë se do të veprojë njësoj si ata që i vranë djalin e vogël. "Pavarësisht hetimeve të mangëta, pavarësisht ndarjes së dosjes, pavarësisht se nuk kanë pranuar si palë, pavarësisht pushimit të dosjes penale të Fatmir Mediut, ne do të vazhdojmë që të kemi besim dhe shpresë te drejtësia. Por ky besim dhe kjo shpresë nuk mund të zgjasin përjetë. Nëse drejtësia nuk vepron sa më parë, unë jam gati që të bëhem kamikaze dhe të vras ata që më morën jetën e djalit. Tashmë mua nuk më bën përshtypje asgjë. Për të vendosur drejtësinë ndaj atyre që më vranë djalin, jam e gatshme që të veproj njëlloj si ata. Si të mos veproj në këtë mënyrë, kur unë ende nuk kam as trupin e tim ati për ta qarë, që gjithashtu humbi jetën në shpërthimin e 15 marsit?"- pohon Durda. "Meta më kërkoi votën në shtëpi për të ndëshkuar qeverinë e Gërdecit"Edhe pse është përpjekur që t'i shmanget politizimit të dhimbjes dhe fatkeqësisë së saj, Zamira Durda nuk mund ta pranojë faktin që vota e saj në zgjedhjet e 28 qershorit shkoi për ata që ajo i cilëson si vrasësit e të birit. Zamira tregon se është e zhgënjyer nga Ilir Meta, të cilin e ka pasur mik shtëpie dhe i dha votën. E irrituar ajo thotë se kreu i LSI e kishte vizituar në shtëpi dhe i kishte premtuar që pas 28 qershorit "qeveria e Gërdecit", siç e quante ai, nuk do të ishte më në pushtet. Ndërsa pas zgjedhjeve ndodhi krejt e kundërta, pasi Meta, jo vetëm që nuk e mbajti premtimin e dhënë ndaj Zamirës, por u bashkua me ata, të cilët i akuzonte si vrasës. "Jam e zhgënjyer nga Ilir Meta, i cili para zgjedhjeve të 28 qershorit më erdhi në shtëpi dhe më tha se do të ndikonte për dënimin e shkaktarëve të tragjedisë që më mori djalin. Unë i dhashë votën atij që të rrëzonte "qeverinë e Gërdecit", siç e cilësonte Meta dhe jo të bashkohej me të. Ndihem e zhgënjyer që vota ime ka shkuar dhe ka ndihmuar pikërisht vrasësit e tim biri. Nuk mund ta mendoja kurrë këtë gjë. Si mos të irritohem nga ky fakt, kur vota ime shkon pikërisht te vrasësit e djalit tim? Si mos të bëhem kamikaze, kur shoh këtë padrejtësi dhe këtë fyerje të rëndë që më është bërë?" - shprehet e irrituar ajo. Zamira thotë se nuk do t'ia kishte dhënë kurrë votën Metës, nëse do ta dinte se ky i fundit do të bashkohej në të njëjtën qeveri, të cilën ajo e akuzon si përgjegjëse për vdekjen e të birit. "Berisha hipokrit. Na nxori forcat e Sigurimit, kur shkuam ta takojmë"Zamira Durda thotë se në gjithë historinë e Gërdecit, kryeministri Berisha ka qenë më hipokriti. Sipas saj, ai u ka premtuar atyre se do t'i ndihmonte dhe do të bënte të mundur ndëshkimin e përgjegjësve, që në fakt nuk ka ndodhur. Madje Zamira thotë se ka tentuar disa herë që ta takojë personalisht atë, por i kanë nxjerrë përpara forcat e Sigurimit. Ajo thotë se qeveria e Berishës është tallur keq me fatkeqësinë e tyre dhe në vend që t'u lidhte një pension të veçantë, u thoshte se viktimat nuk kanë paguar siguracionet. Aq hipokrit është treguar Berisha, sipas Durdës, sa njerëzit e vet i kanë telefonuar familjarëve të saj për t'u shkuar vizitë në banesë gjatë fushatës zgjedhore, gjë që ata e kanë kundërshtuar me përbuzjes. Berisha, sipas Zamirës, është nga ata tipa që të vret ditën dhe të qan natën. "Kryeministri Berisha ka qenë më hipokriti në këtë histori. Ai na premtoi se do të na jepte pension dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Unë personalisht nuk kam marrë gjë, ndërsa gratë e burrave që gjetën vdekjen në Gërdec marrin vetëm një pension qesharak për 50-60 mijë lekë. Dhe këto i marrin, sepse u takon me ligj, jo sepse ua dha posaçërisht qeveria. Kur shkuam te kryeministri për të kërkuar që të na lidhte pension, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun, Elham Sharra, na tha që nuk u takon pension, pasi të afërmit tanë që humbën jetën nuk kishin paguar siguracionin. A ka tallje më të madhe se kjo?! Madje, disa herë, kur kemi shkuar për të takuar kryeministrin, na kanë sjellë edhe forcat speciale, të cilat na kanë kërcënuar. Kryeministri Berisha është treguar hipokrit që në fillim, kur tha se nuk e dinte se ku binte dhe çfarë bëhej në Gërdec, madje nuk e dinte që në fabrikën e demontimit të municioneve punonte baxhanaku i tij. Berisha madje mashtroi dhe u tall me Mimoza Krujën, e cila u detyrua që ta priste atë në shtëpi. Ai i premtoi asaj se do ta ndihmonte të merrte pension tri ditë më pas, ndërsa një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot dhe ajo duhet që të mbajë tri vajzat e veta me rrogën prej 15 mijë lekësh që merr si pastruese në Bashkinë e Vorës. Berisha është aq hipokrit, sa njerëzit e tij gjatë fushatës zgjedhore morën në telefon shtëpinë e tim ati, i cili gjeti vdekjen më 15 shtator, për të bërë vizitë te mamaja dhe vëllezërit e mi. Ne e përbuzëm dhe nuk e pranuam kërkesën e tij, pasi Berisha është nga ata njerëz që të vret ditën dhe të qan natën", - pohon gjatë fjalës së saj Zamira Durda.
"Gërdeci, njolla e turpit për PD, dhe jo e krenarisë"Irritimin më të madh Zamira Durda thotë se e ka ndjerë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, kur zëdhënësja e PD, Majlinda Bregu, dilte dhe tregonte me arrogancë se Partia Demokratike kishte fituar në Gërdec. Sipas saj, Gërdeci nuk duhet të jetë krenaria e PD, por turpi i saj, pasi është shenja e qartë e korruptimit të kësaj të fundit. "Na kanë fyer rëndë dhe me hipokrizinë më të madhe. Nuk dija ku të futesha nga irritimi, kur pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Majlinda Bregu dilte në televizor dhe thoshte me krenari dhe arrogancë se PD kishte fituar në Gërdec. Si nuk i erdhi turp asaj femre? A ka fëmijë vetë ajo? A kanë zemër këta politikanë, që na fyejnë dhe luajnë përditë me dhimbjen tonë? Si mund të krenohet PD se fitoi zgjedhjet në Gërdec, kur ajo na vrau të afërmit tanë? Ajo na mori jetën. Ç'kuptim ka tashmë fitorja në Gërdec, kur në fakt është njolla e zezë e kësaj qeverie dhe shenja më e qartë e korrupsionit dhe kapjes së shtetit?" - shprehet Zamira. Kjo e fundit pohon se ka shkuar edhe në zyrën e kryeparlamentares, Jozefina Topalli, e cila i ka premtuar se do ta ndihmonte që të zgjidhte çështjen e pensionit për familjarët e viktimave të Gërdecit. Por, që prej asaj kohe, ajo thotë se Topalli nuk ia ka ngritur më telefonin, edhe pse ka tentuar që ta marrë me qindra herë në telefon. "Kryeparlamentarja Jozefina Topalli më priti në zyrën e vet dhe më premtoi se do të na ndihmonte për zgjidhjen e problemeve tona. Ajo më dha numrin e telefonit dhe më kërkoi që ta merrja për çdo shqetësim. Por, premtimi i saj mbeti vetëm formal. Kam tentuar me qindra herë që ta marr në telefon, por tashmë nuk ma hap më", - thotë Zamira. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
| |
| | | | Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë ! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |