BAC, ENDE NUK U KRY…!
Nga Prof, Xhavit Dalloshi
Anëtar i CDU-së dhe anëtar i kryesisë CDA –Gjermani
Pas pyetjes s’ime që ja bëra një komandanti të lartë të ish UÇK-së, se pse ne shqiptaret luftojmë mirë, por qe në fund e tradhtojmë njëri- tjetrin dhe humbim në politik?!
Një komandant i lartë i ish UÇK-së, njëherë gjatë një bisedë në shtëpinë e tij, më tha:
“Në luftë janë hyrë 4 grupe të ndryshme”
- Një grup shqiptaresh, që uniformen e kishte veshur sa për sy e faqe, vetëm që tua shohin uniformen veshur, dhe ata nuk kishin qëllimin që të luftojnë fare!
- Grupi tjetër kishte veshur uniformen dhe rrokur armetë që te çliron më të vërtetë Atdheun, ata hynë në luftë dhe japin jetën e tyre për çlirimin e Atdheut!
- Një grup tjetër, vesh uniformen që të shfrytëzon rastin, që të pasurohen në luftë, ata vjedhin e bëjnë çka munden në emër të luftës, qëllimi i tyre nuk ishte pra çlirimi nga okupatori dhe robëria!
- Kurse grupi tjetër, hynë në luftë me laps në dorë, (si në studime), ky grup ka llogaritur me kohë pushtetin, ata pra shfrytëzuan luftën për qëllimet e tyre politike që të vijnë në pushtet. Qëllimi i tyre nuk ishte çlirimi i atdheut, por ishte vetëm pushteti!
Kur dëgjova këtë shpjegim u befasova, thashë më veten time, valle, mos jemi ne shqiptaret njerëz të çmendur,por, mjerisht këto fjalë të tija po dalin realitet!
Pas shpalljes se pavarësisë, më 17 shkurt 2008, ku u shpall Kosova ,,shtet i pavarur dhe demokratik“ sipas planit të Artisaarit dhe rezolutës 1244,nga liderët politik u skenua dhe organizuan manifestime, tubime të ndryshme, kinse për manifestimin e ,,Pavarësisë së Kosovës“, disa të rinj të organizuar nga këta politikan dolën dhe defiluan me sloganin ,,Bac,u kry”, ky ishte ofendimi me i rënd që iu bë ,Adem Jasharit, dhe të gjithë dëshmoreve të kombit që dhanë jetën në luftën çlirimtare, për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Këta lider të UÇK-së dhe të partive politike, si pozitë dhe opozitë, vazhdojnë prapë të manipulojnë në emër të UCK-së, se kinse : Adem Jashari dhe dëshmoret e dhanë jetën,,për Kosovën multietnike, për Kosovën pa flamur, për Kosovën pa ushtri, për Kosovën pa identitet kombëtarë, dhe për ,,kombin kosovar“.
Çdo vit e më shumë po zbehet manifestimi i Epopesë së UCK-së. Organizimi dhe manifestimi i Epopesë së UÇK-së në Prekaz, këtë vit ishte shumë i zbehtë, pjesëmarrës në manifestim ishte një numër shumë i vogël i qytetareve, por edhe nuk kishte pjesëmarrës nga qeveria dhe presidenca e Kosovës.
Po do te ndodhe qe vitet e ardhshme Baca Adem e Hamez Jashari dhe deshmoret e luftes s,do te permenden fare.
Ata do te permemnden vetem gjat fushatave te zgjedhjeve politike,sa per te fituar ndonje vote!
Kjo dëshmon deklaratat tona të mëhershme, se shpallja ,,e pavarësisë“ nga ky parlament dhe kuvend kosovar janë vetëm edhe një mashtrim i radhës, që po iu behet popullit shqiptar të Kosovës.
Po më vjen mirë, tani kohëve të fundit, por më kohë, e vërejti edhe Bekim Jashari, njëri prej familjes se Jashareve legjendarë (por, këtë ende nuk po verën Murat Jashari, me te cilin ende po manipulojnë dhe po e shfrytëzojnë ketë politikanet për interesa e tyre personale dhe partiake).
Bekim Jashari tha:“Unë mendova se me te vërtet ,,Bac ,u kry, por tani po e shoh se, Bac, nuk qenka kry ende..!
Në Prekaz nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Hashim Thaçi, nën përkujdesjen e të cilit është mbajtur “Epopeja”,poashtu kanë munguar edhe i pari i vendit, Fatmir Sejdiu, ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, si dhe komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi.
Bekim Jashari ishte i mprekur se përse nuk ka patur parakalim të ushtareve të UÇK-TMK- së.?
Kjo forcë u shkatërrua nga vet shqiptaret karrieristë dhe servil!
Nuk kishte parakalim, sepse FSK-ja dihet fare mirë, se nuk është ushtri e Kosovës, por një forcë sigurie multietnike, që për detyrë ka intervenimin gjatë vërshimeve natyrore si dhe detyrën e zjarrfikësve.
Kjo pra dëshmon qartë, se Kosova nuk është shtet ende, por është koloni e UNMIK-ut dhe e EULEX-it.
Në Kosovë punohet sipas planit të Artisaarit dhe rezolutës 1244, njëherit edhe sipas planit të gjashtë pikëshit të sekretarit të OKB-së, z. Ban Ki Munit!
Pra, është mirë, që populli të kuptoi se Kosova nuk është shtet, por kjo është edhe një mashtrim i radhës nga politikanet tanë “shqiptar”.
Nuk ka shtet në botë pa vetëvendosjen e popullit shumicë, dhe pa demokraci të mirëfilltë!
Populli duhet te vetëdijesohet, dhe t’i thotë jo kësaj politike antishqiptare dhe antikombëtare!
Lirinë nuk na sjellin të huajt, ajo fitohet nga vet populli, dhe më të drejtën për një Referendum gjithë popullor.