Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Emigracioni i Shqipëtarve

Shko poshtë 
+4
STUPCAT
Tetovari
Anna
Beton
8 posters
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor
avatar



Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptySun Sep 30, 2007 1:04 am

Emigracioni i Shqiptarve nëpër botë.

Kur filloi dhe ku emigruan ?

Po e hapi kët tem sepse jam kureshtar të dijë më shum për temën në fjal
kur fillio emigrimi i Shqiptarve për në Amerik,Evrop, Turqi si dhe vende tjera dhe si ndodhi ishte një egzod politik i pushtuesve apo qfar dhe si ndodhi.
Si dhe një numër i madh jan asimilu prandaj nga kureshtja për të ditur më shum për kët tem ju lutem më ndihëmoni sjellni dëshmi kush qka ka mundsi.
Me respekt Deli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptyThu Oct 11, 2007 11:26 pm

Emigracioni shqiptareve neper bote i nderuari Deli ka ekzistu me shekuj nuk mendoj se ka nje perkufizim te thuhet cili ishte shekulli apo viti kemi qen nje populle i varfer qe me shekui,varferia te s'jell ne ate qe te deportoishe jashte per kafshaten e bukes,kur mungon kafshata e bukes, puna,gjertat me kryesore jetsore je i detiruar..!

Sa per ne Zvicer mergimtarin qe kam pas raste te takoi te bisedoi para 60 vite emigrim ne Zvicer ka shqiptar.

vazhdim te mire ne teme ju uroi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptyFri Oct 12, 2007 3:34 am

ekzakt nuk dihet por mendoj se emikracion ka pasun dhe do te ket keto jan levizje ne ter boten te qenjev njerzore shqiptaret ikje kan qen arbreshet ne kalabri dihet qe nga pushtuesi otoman dhe dihet tjeret ne amerik ka me shum se njiqind vjet ne evrop ka nga 50 afer dyzet disa dhe dihet fluksi me i madh ne vitet 90 keshtu kur njiher nuk shkruen historija qe njrzit nuk kan ber levizje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptySat Dec 29, 2007 4:02 pm

KURBETI

Mërgim ne dhe te huaj për arsyeekonomike e politike. Mori përpjesëtim të mëdha në gjysmën e dytë të shek. XIX Varfërimi i fshatarësisë së lirë dhe i vegjëlisë qytetare i shkaktuar nga grabitja fiskale shtetërore dhe nga xhvillimi i formave kapitaliste të shfrytëzimit, rriti numrin e krahëve të lira të punës, të pro-letariatit të xhveshur nga çdo lloj prone e mjeti jetese, një pjesë e mirë e të cilëve u detyrua te largohet nga shqipëria përkohësisht ose për gjithnjë.

Qyteti që vaxhdoj të tërhiqte më shumë mërgimtarë në vitet 80-të shek. XIX ishte Stambolli ku shkuan disa dhjetëra mijë shqiptarë nga të xhitha krahinat e vendit. Të tjerë sidomos nga krahinat jugore të shqipërisë, vazhduan të vendosen në Rumani, Egjipt etj. Në Rumani në fillim te shek. XX kishte mbi 10 mijë shqiptarë, në Egjipt rreth 30 mijë, kurse në Bullgari rreth 3000. Në përgjithësi shqiptarët e mërguar merreshin me zejtari, tregti e bujqësi. Nga fundi i shek. XIX filloj vala e madhe e emigrantëve nga shqipëria e Jugut për ne SHBA, ku u vendosën rreth 40 mijë shqiptarë, të cilët u përqëndraun kryesisht në Boston, Nju-Jork e Sen-Lui. Vala e mërgimit në SHBA mori një hov të ri 20-30 të shek. XX Në Prag të Luftës II Botërore numri i tyre llogaritej në 80 mijë. Në një numër më te vogel u vendosën në Kanada, Argjentinë, Serbi, Greqi, Francë, Itali, Australi, etj. Mërgimi vazhdoi pa ndërpreje deri në çlirimin e shqipërisë më 1944.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptySun Dec 30, 2007 4:49 am

une si pas fakteve qe kam taku njerz emigracioni osht kan moti
hiq ma shum pershemull kam taku qysh ne vetin 1998 ne londer ntu shku demostrata kam taku arbresh shqiptar ni plak
qysh si sod me kujtohet jam kan tu shkune demostrata me baben edhe me ni shok babes edhe jam kan i pshtjellt me flamur ne tren skam jam kan pak ma shum ma i ri edhe skam dit sen veq kur ka arth ni plak edhe me ka kap per qafe edhe ju mushen syt lot qat koh veq ja pat nis londra mu mush shqiptar se pak kish pas nashta as 200 vet nuk ishin kan po qat koh u mush londra shqiptar edhe aj plaki tu shku udhes po kallxon aj i kish pas 69 vjet aj kur i kish pas 5 vjet ish ardh ne londer me baben edhe nanen e vet kallxojke plaki tha jemi arth nja 5 a 6 familje ktu edhe koh mas kohe jemi shkep ju kish pa hup lidhja kti plakit ja kish fal zoti 4 qika as ni djal kurse ky ish martu me ni arbresh ktu londer edhe qikat e tina ishin martu met hujt ka kallxojke veq i shkojshin lot ,e veti baba jem i tha a je kan kosov a po ne shqini najher a po nat katunin ton a ki lidhje me najkon i ngarti kurr skish dal jasht anglis kshtu qe i kish hup krejt lidhjet met te njofshimit e vet.palki thojke jam myt tu shkru letra po kurr pergjigje skam marr, e ma pat lan ni amanet tha shkojsh kat shkojsh shqipen mos e harro shkosj kat shkojsh vendin ton mos e harro shkojsh kat shkojsh mos e le pa u kdhy ne vendlindje ,nejse kur shkum aty ku u majshin demostarta ishin kan tu e prit edhe nja 3 pleq tjer edhe ata te njojten histori si plaki arbresh, e tasht frik kam takku ni djal nga kosova po harrova i cillit vend e baba i tina ish ardh ktu ne londer dikun para 35viteve edhe ish martu me ni angleze edhe mas i ka lind ky djali e ia ka mbush 2 vjet e kish marr djalin edhe ish kdhy ne kosove edhe koh mas kohe ky djali u rrit ne kosov edhe martu e kri ju familje te vet para 2 viteve ish arth ktu edhe e kish taku nanen e vet po per fat te keq nana i kish dek mas ni kohe te shkurt masi u taku me nanen e vet .kshtu qe du me dhan qe kjo pun osht moti dikush don me than gyrbeti po kto dy raste qe i tregova jan qe i kam taku vet njerzt te verteta e don me than qe kjo pun osht mottiiiii veq duhet me than qe ishalla nashta nashta po thom bahet mir e kdhehemi ne atdhe ton po shtir bre vallzni se jan do sene qe po shihen me sy e shtir veq zoti baft hajr ati i kofshmi fal kshtu qe ju pershendes tetonve e me na fal se nashta e kam tepru pak po veq deshta me tregu qeto 2 raste qe kam taku si do mos at plakin arbresh ,veq njo du me ju than shkojm kat shkojm veq njo mos te harrojm gjuhen dhe se qka jem dhe kush jem me kan krenar se kush jem edhe niher ju pershendes shummm tetonve nga londra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptySun Dec 30, 2007 3:03 pm

nese te behet shpija jote ujk, ateher normal se kerkon me mire, ne kosove kurr seshte ndalur emigracioni, tash me sikur ece me hapa te sigurte sepse posa te behen 2 milion aty sikur nuk i mban toka dhe perhere e ruan numrin , pra mbi 2 milion si te jene bere banori i "dymilion e një" udheton jasht!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptyTue Sep 16, 2008 3:06 am

Guest !

Shpija jote te behet ujk ,at'her kurre nuk kemi nje shtet te mire te fort te udheqeur mire ,nga kjo ka lind gjithe kjo te behet ujk e te marrim rruget e Botes .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptyWed Sep 24, 2008 9:11 pm

GREQIA BËNË REPREZALJE TEK EMIGRANTËT SHQIPËTAR DHE QEVERIJA SHQIPËTARE HESHT.
shkruar nga Danel Cana
Ka më shumë se nëntë muaj që policia Greke vazhdonë me intesitet të lartë operacionin “Fshesa”.Nuk ka ditë të mos ketë autobuza me emigrant shqiptar të kthyer në pikat kufitare me Shqipërinë.Të vizitoshë rajonet e policisë,është e pa mundur të mos ketë emigrant Shqiptar në qelitë e paraburgimit.Në ishullin e Zakynthos ky fenomen është më i theksuar.Kjo ngaqë u është lënë “dorë e lirë për gjithçka”.Me gjithë sinjalizimet tona të shpeshta,ambasadori Shqipëtar nuk ka denjuar të vijë dhe të marrë një takim me pushtetarët e vëndit,për shumë halle dhe shqetësime që kanë emigrantët në këtë ishull.Ka disa momente apo drejtime ku indiferenca e shtetit Shqiptar është aqë e pa skrupullt saqë me gjakftohtësinë e një krimineli profesionistë po shkatërronë jetën,familjet,identitetin, e çdo gjë shqiptare të bashkëkombësve të saj.Për këtë dhe vetëm për këtë shteti Shqiptar duhet të jetë në gjyq ndërkombëtar me atë pjesë të kombit i cili dergjet rrugëve të Evropës dhe i shikojnë duartë,se sa para pruri nga puna e tij skllavërore për të ndihmuar ekonominë e sëmurë shqiptare.Dhe mburren ministri i financave apo dikush tjetër se ndihma emigrantëve është “kaq dhe aq %”! Por asnjëherë nuk i kam dëgjuar të këmbëngulin për të drejtat e emigrantëve! Emigrantët shq1iptar në Greqi kanë 17 vjetë dhe akoma janë të pa ligjshëm!Presin qarkoret e qeverisë greke për të lëvizur drejtë atdheut dhe familjeve dhe të afërmve të tyre!Depozitojnë dokumenta...derdhin një shumë të konsiderueshme dhe cilësohen “të rregullt”Nga ana e qeverisë dhe pushtetarëve grekë,pasi kanë përmbushur kërkesat e tyre...pavarsishtë se këto leje nuk kanë ndërmënd ti marrin! Ose do ti marrin të skaduara ose kapë e përcjellë “veveosi-veveosin”,(vërtetimi-vërtetimin).Dhe mbetën gjithë kohës me një copë vërtetim në xhepë.Nuk ka ditë pushimi për “Kluvën”,një Fugon i policisë i shoqëruar nga një autoveturë dhe një motoçikletë.Në çdo orë trokasin nëpër dyert e eigrantëve shqipëtar duke ju thënë me brutalitet:
-Grigora ta kartja sas.(Shpejtë letrat tuaja)
Nuk kanë të mbaruar postblloqet,(Këtu shumica e shqiptarëve kanë nga 2-3 mjete qarkullimi).Sa shikojnë patenta shqiptare tallen,e hedhin poshtë, e grisin,duke thënë:
-Me afto pu eqis,kseris ja ti kriazete? (Me këtë që ke,e di përse duhet?)
I mbajn 2-3 ditë aftoforo (arrestë),pastaj i lëshojnë duke ju thënë të shkojnë e të nxierrin patentë Greke.
Këtu qëndronë meskiniteti i qeverisë shqiptare.Nuk ka mundësi qeveria shqiptare ta padisë në gjyqin ndërkombëtar Greqinë për shkelje të të drejtave të njeriut? Asnjëherë nuk i kanë munguar provat dhe dëshmitarët.Disa herë e kemi trajtuar edhe në shtyp,këtë temë kaqë të rëndësishme dhe delikate e mjaftë të nxehtë.Në konventën ndërkombëtare të Hagës thuhet qartë:”Është i detyruar të paiset me leje qarkullimi të automjetit,të vëndit dhe shtetit ku jeton,çdo njeri që ka të drejtën e qëndrimit të tij ligjor në këtë shtet.Juridikishtë e drejta e qëndrimit është pasaportizimi.Cili nga emigrantët e greqisë e ka fituar këtë të drejtë? Përveçse disa të konsideruar si Vorio-Epiriotë(Homogjenis)!Të gjithë të tjerët mbi të cilët bëhet kërdia e fushatës dhe e “spastrimit Ekonomik” janë kthyer në terren fitim prurës për qeverinë greke,e cila gjoja me një qarkore të ministrisë së transportit paska të drejtë të çfuqizojë ligjet e konventës së Hagës.Këto nuk i di qeveriq Shqiptare? Apo nuk ka mundësi ti zbulojë? Unë kërkoj ndihmë nga qeveria Shqiptare dhe disa të tjerë akoma,të na ndihmojë me përkrahje ligjore,me avokatë për t'ju drejtuar gjykatës së Hagës.Për këto teka, thjeshtë individuale do ti quaja nga ana e policisë greke, ne si emigrantë kemi paguar shuma të mëdha gjobash,kemi ndëjtur me ditë të tëra në biruca,shumë janë detyruar të nxierrin patentë greke si fillestar.Përse të detyrohet emigranti shqiptar të futet nëpër këto kanale?Përse të mos legalizohet patenta e tij shqiptare,e cila plotësonë të gjitha kushte dhe parametrat e duhur?Kush përgjigjet për të gjitha këto padrejtësi në kurriz të emigrantit?Kush e shpërblen stresin dhe vuajtjet e tij?Kush e shpërblenë dëmin financiar që i është shkaktuar emigrantit? Kush përgjigjet për familjet e shkatërruara nga këto veprime të jashtëligjëshme në kurriz të tij dhe që janë haptas shkelje me të dyja këmbët e të drejtave dhe lirive njerëzore? Nuk ka të drejtë emigranti shqiptar në Greqi të jetoj i qetë brënda normave ligjore, që i zbatonë më mirë nga dikush tjetër,nuk ka të drejtë të shijojë lirinë,lirinë e fjalës,të jetës,të punës,të shkollimit në gjuhën amtare? Etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptyThu Sep 25, 2008 8:57 pm

Se paku numerohen kater faza te emigrimeve ne Kosove:

Faza e pare: emigrimet ne vitet 50-60 te shekullit XX per ne Turqi.
Faza e dyte: emigrimet e viteve 70 gjithashtu te shekullit XX per ne Evropen Perendimore dhe Serbi.
Faza e trete: emigrimet e viteve 80-90 te shekullit XX drejt Evropes Perendimore.
Faza e katert: emigrimet e viteve 1998-1999 drejt Shqiperise, Maqedonise, Serbise, Malit te Zi, Evropes dhe vendeve tjera perendimore.

Keto kane qene ato fazat me te reja dhe me te dukshme fatkeqe per ne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptySat Oct 04, 2008 5:59 am

Muhamet na trego per fazen e katert nga kushe erdhi ose me mire nga 1990 e derin ne vitin 1997 pa kris lufta une kete e quaj faza e katert qe erdhi nga flliqesina rugove bashke me mikun e tij milloshin pra muahmet pse po ja humbe vleren rugoviqit ti nuk ben
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 47
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptyMon Oct 06, 2008 10:18 am

Emigrimi nga Shqipëria është në përmasa të mëdha. Në krahasim me përqindjen e popullsisë, Shqipëria është një nga vendet me emigracionin më të lartë në botë. Shifrat e larta të të ardhurave nga emigracioni në Shqipëri kanë ndikuar pozitivsht në uljen e varfërisë familjare dhe sigurimin e valutës së fortë. Sipas një raporti të kohëve të fundit të Bankës Botërore, shifra zyrtare e të ardhurave nga emigracioni është mbi 15 përqind e GDP-së, ndërsa parashikohet që remitancat aktuale të jenë shumë më të larta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve EmptyMon Feb 09, 2009 9:15 pm

Kush mundet ta përkthej në anglishtë këtë mesazh Apel dhe ta dërgojë në organet e adresuara.do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë çështjen Shqipëtare.


APEL; Drejtuar Parlamentit Evropian,Prokurorisë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës,Istitucionit të Lartë për të drejtat e njeriut.
Emigrantët Shqipëtar që punojnë dhe jetojnë në shtetin Grek prej 18 vjetësh ndiejnë domosdoshmëri të drejtohen në organet më të larta ndërkombëtare të drejtësisë njerëzore për t’ju bërë të njohur veprimet raciste,të një anëshme,skllavëruese dhe të dënueshme nga opinioni i gjithë njerëzve të ndershëm dhe demokratë të vërtetë.
Në Greqi sotë jetojnë më shumë se 800.000 emigrant Shqipëtarë të cilët mbahen peng nga politika e pa drejtë e qeverisë Greke e cila pa asnjë arsyetim llogjik dhe ligjor nuk po bënë legalizimin e duhur dhe në standartet Evropiane.Gjatë këtyre 18 vjetëve emigranti Shqipëtar është denigruar,ndjekur,syrgjynosur,përzënë,rrahur,torturuar në të shumtën e rasteve pa të drejtë.I janë marrë me forma presioni një shumë parash për legalizim,e cila varion nga 150-900 euro dhe asnjëherë nuk është bërë brënda standarteve.Më e keqja është se dokumentat e legalizimit janë dorzuar me afat të skaduar,për këtë kemi plotë raste të dokumentuara.Kërkojmë të bëhet një kontroll i përgjithshëm dhe të dalë përgjegjësia.
Emigranti Shqipëtar është mbajtur dhe mbahet si skllav,pa të drejtë të lëvizë për në vëndin e tij,ku detyrohet të shkoj për shum arsye njerëzore,ekonomike,zyrtare etj.
Gjëndja është bërë e pa durueshme me vonesat e dhënies së lejeve të qëndrimit të quajtura: “Adhje Paramoni” sepse ndjehemi si të lidhur me zinxhir në qafë më keq se një kafshë.Nuk ka ditë të mos pyesim dhe përgjigja është e njëjtë; “Nuk kemi mundësi ti nxierrim më shpejt”,kur ligjërishtë është një afat prej 45-60 ditë.Kemi nga 1-2 vjetë që kemi depozituar kërkesat për rinovim të lejes së qëndrimit.Në anën tjetër pushtetarët janë shum të rreptë në kërkesën e plotësimit të kushteve të vendosura nga ligji,i cili asnjëherë nuk ka qënë dhe nuk është për të ndihmuar emigrantin.Në shumë raste emigrantit i janë marrë shuma e të hollave për legalizim dhe më mbrapa është deportuar drejt vëndit të tij me forcë me arsyen se është i pa ligjshëm dhe nuk plotëson kushtet për ligjërim.Operacioni “Fshesa” asnjëherë nuk ka ndaluar.
Kërkojmë ndërhyrjen urgjente të organizmave ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave njerëzore,pasi ndjehemi të pa mbrojtur si nga shteti jonë Shqipëtar dhe nga shteti pritës Grek.Gjëndja nuk është e pa njohur për asnjërin nga këta shtete.
Jemi munduar me forma të ndryshme ta ngremë zërin tonë,por ai është mbytur nga zhurmat e pa drejta dhe nga përçarjet që kanë bërë organe të specializuara e të qëllimëshme,ose ka rënë në vesh të shurdhër.
Në të shumtat e rasteve i janë etiketuar padrejtësishtë emigrantit Shqipëtar veprime kriminale,qëllimishtë për të goditur figurën e mirë dhe për ti dhënë opinionit të gjerë publik ksenofobinë e cila në shumë raste na ka kushtuar edhe me jetën tonë.
Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka patur dhe nuk do të ketë barazi me punonjësit vëndas,për emigrantin,megjithëse propogandohet për të zbukuruar figurën e qeverisë Greke para opinionit botëror.
Të gjithë ata emigrantë,që me djersën e tyre përfitojnë asistencë sociale,(Tamio-anergjias) nuk lejohen të dalin nga
Greqia sepse ju ndërpritet asistenca.Bëhet fjalë vetëm për Shqipëtarët sepse ata që shkojnë në vëndet Evropiane nuk marrin vulë në pasaportë dhe kështu që nuk ju ndërpritet asistenca sociale,(Tamio-anergjias).
Emigrantët Shqipëtarë janë detyruar dhe po detyrohen nga policia dhe gjykata greke të kalojnë në autoshkollat greke si fillestar për t’u paisur me leje-drejtimi-automjeti,(Patenta),pavarsishtë se zotërojnë një leje-drejtimi-automjeti nga vëndi i origjinës,e cila plotësonë standartet botërore të sigurisë.E gjithë kjo vetëm për t’i vjelë nga 800-1200 euro.
Emigranti Shqipëtar është dënuar dhe po dënohet padrejtësishtë nga bashkitë ku jeton,nga 250-1000 euro,për vonesa dokumentash,mos plotësim afatesh,mos deklarim ndryshimesh,shtëpi,punë,asistencë,siguracion,pronar,etj,por asnjëherë nuk i janë kthyer mbrapsht paratë e dhëna kotë për të marrë lejen e qëndrimit,lëremë që s’bëhet fjalë për dëmshpërblime në raste përzëniesh pa të drejtë nga puna,në raste aksidentesh,në raste të ndarjes familjare dhe të nxierrjes jashtë ligjit mbas një periudhe faktikishtë të gjatë në punë etj.
Për këto dhe shumë padrejtësira të tjera shteti grek nuk ka një zyrë të mirëfilltë,për sqarimin dhe informimin e emigrantëve.Edhe një zyrë që ka krijuar kohët e fundit si “qëndër të shërbimit të qytetarëve” KEP (Kendro Eksipiretisi Politon) ato nuk ndihmojnë dhe nuk publikojnë ligjet në të shumtën e rasteve po nuk u paraqit i interesuari.
Ne kërkojmë ndërhyrjen e organeve të Drejtësisë Botërore në një kohë sa më të shpejtë të jepet rrugëzgjidhje e cila është e mundëshme në të gjitha rastet,vetëm se mungon dëshira e përmbushjes së tyre.
Shkurtimishtë këto janë disa nga ankesat kryesore dhe që përbëjnë problemin e madh të emigracionit në Greqi.
LSHSHG-Lidhja e Shoqatave Shqipëtare në Greqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Emigracioni i Shqipëtarve Empty
MesazhTitulli: Re: Emigracioni i Shqipëtarve   Emigracioni i Shqipëtarve Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Emigracioni i Shqipëtarve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: