|
| biografi per politikanet shqiptare | |
| | Autori | Mesazh |
---|
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: biografi per politikanet shqiptare Thu Jun 04, 2009 5:35 pm | |
| Sali Berisha Sali Berisha 1944 - jeton President i Shqipërisë 1992- 1997 Kryeminister i Shqipërisë 2005- aktiv
| Emri: | Sali | Mbiemri: | Berisha | Emri alternativ: | | Profesioni: | mjek, politikan | Ditëlindja: | 15 tetor 1944 | Vendlindja: | Tropojë | Ditëvdekja: | | Vendvdekja: | | Nënshtetësia: | Shqiptar |
Sali Berisha u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Gjatë viteve ’70, Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trainime në Paris. Në vitin 1979, Berisha u caktua sekretar i organizatës bazë të PPSH në Fakultetin e mjekësisë detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1990. Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë mjek personal i Hysni Kapos dhe Haki Toskës. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve europianë. Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Europian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”. Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjoze në Europën Perëndimore. Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës. Pas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, Sali Berishën e gjejmë si aktivist të rrymave të reja që e kishin përfshirë Evropën. Këto aktivitete filluan të marrin formën e një organizimit për nxitimin e reformave të cilat ishin paralajmëruar nga pasardhësi i kryetarit të shtetit shqiptar Ramiz Alia. Në gusht të vitit 1990 në një takim të intelektualëve të vendit të mbledhur nga Presidenti Ramiz Alia, Berisha si prirës i reformistëve fillon të arrijë sukseset e para në këtë drejtim. Kështu reformistët ja arrinë që të heqin Nenin 3 nga Kushtetuta me çka bie edhe monopoli i partisë mbi pushtetin. Më këtë ndryshim reformistët ja arritën që të hapin rrugën për reformat e para nga ta për njohjen e Kartës së të Drejtave të Njeriut, hartimin e Kushtetutës së re si dhe aktin simbolik të shuarjes së komunizmit që në atë kohë ishte i përhapur në Evropë, heqja e monumenteve komuniste e sidomos të figurës së Stalinit. Më ? shkurt 1991 Berisha zgjedhet kryetar i partisë më të madhe opozitare Partise Demokratike e cila në zgjedhjet parlamentare të po atij viti fiton 39% të votave. Pas shpërthimit të grevave të përgjithshme të organizuara nga bashkimi i sindikatave jo-komuniste, PD-ja ra dakort të merrte pjesë në një qeveri koalicioni të mandatuar për të zgjidhur problemet dhe të përgatitej për zgjedhje të reja. Në dhjetor të vitit 1991 PD-ja tërhiqet nga ky koalicion me arsyetimin, e pa aftësisë së qeverisjes së koaliciont (përkeqësimi i ekonomisë, mos funksionimi i ligjit dhe rregullit dhe raportet për korrupsion zyrtar) dhe paraqiti kërkesen për zgjedhje të reja parlamentare. Më këtë hap PD ja arrin që të mbahen zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri të cilat u mbajten në mars të vitit 1992 dhe u përcollën me trazira. Si do që të jetë nga këto zgjedhje Partia Demokratike del si fituese me 62% të votave dhe me këtë rrit numrin e vendeve në Kuvendi nga 92 në 140. Pas kësaj Kryetari Ramiz Alia jep dorëheqje dhe më 8 prill 1992 Kuvendi Popullor i dominuar nga PD-ja zgjedh Sali Berishën si President i Shqipërisë. Gjatë shërbimit të Sali Berishës si President i Repubikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në. Po ashtu me ndikimin e perendimit u bënë ndryshme rrënjësore dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Përshkak të mbështetjes së tij në publik, skemave piramidale rënia e të cilave u përcoll me trazira dhe trysnisë së politikave evropiane e sidomos të SHBA-ve në vitin 1997 Presidenti Berisha detyrohet të jape dorëheqje dhe në zgjedhjet pasuese partia e tij kaloi në opozitë. Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti ’97 deri më sot, i rizgjedhur në prill 2005. Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partite e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37% të votave. Me 3 korrik 2005, koalcioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrin që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Sali Berisha është i martuar me Liri Berishen, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane dhe ruse. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Thu Jun 04, 2009 5:41 pm | |
| KUSH ËSHTË HASHIM THAQI | | Madam Madeleine Allbright nuk ka gabuar në përzgjedhje. Jo thjesht atëherë kur me një vështrim të mprehtë në kështjellën e Rambujesë, Sekretarja Amerikane zgjodhi Hashim Thaçin si më të përshtatshmin për të firmosur marrëveshjen historike. Jo thjesht se ai dhe vetëm ai duhet të ishte e ardhmja e politikës kosovare. Por edhe për një arsye shumë të fortë. Sot kosovarët i besojnë më shumë se çdokujt tjetër këtij djaloshi, që për mëmëdheun e vet ka dhënë me vepra dhe jo me fjalë. Si atëherë, kur iku në emigracion dhe atje në Zvicrën e ftohtë organizoi celulat e para të rezistencës kosovare. Apo kur erdhi në Shqipëri për të organizuar edhe këtu prapavijën e luftës, por që mori një dëbim të pamerituar. Apo edhe kur me armë në dorë luftoi krah për krah shokëve, duke themeluar UÇK-në. Dhe, kur për një periudhë drejtoi qeverinë në Kosovën e sapoçliruar. Sot, Hashim Thaçi i ka të gjitha ato që ëndërroi: Është shumë afër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është në krye të qeverisë së Kosovës dhe mbi të gjitha, shumica e popullit e do. A nuk e tregoi me votë?
Më kujtohet teksa kam ndjekur si gazetar zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës, në vitin 2000. Në një bisedë me disa kosovarë në Prizren e Prishtinë, pak besim kishin ata tek djaloshi me emrin Hashim që syri nuk i bënte tërr kur fjala kishte si temë çështjen kombëtare. Dikush argumentonte se Hashimi ishte i ri. Një tjetër mburrte Rugovën dhe sipas tij, ai ishte i pari që e kishte kuptuar pavarësinë. Dhe, një tjetër shtonte se këto punë nuk bëheshin me çunakër. Sa e sa duhet të ketë vuajtur Hashim Thaçi për të ndryshuar këto mendime të bashkëqytetarëve të tij. Por, falë këmbënguljes, vullnetit të tij të hekurt dhe mbi të gjitha, durimit dhe punës tetëvjeçare, ai arriti të rrokë zemrat e popullit të vet. Partia e tij, PDK, korri një fitore historike në zgjedhjet e së shtunës dhe tashmë, ai nuk i gëzohet faktit se është kryeministër i Kosovës, por se për herë të parë ka mbi shpinë votat për të legjitimuar një qeverisje.
Kush është Hashim Thaçi Në vitet '80 Hashim Thaçi njihej në qarqet studentore të Prishtinës si një djalosh studioz, i ethshëm për t'u angazhuar me çështjen kombëtare dhe i angazhuar në lëvizjen studentore. Por, ai nuk njihej më shumë se kaq, duke i shtuar njohjen në Buroje, fshatin e tij të lindjes. Atje ku ai kishte zhvilluar shkollën elementare dhe më pas të mesmen. Origjina e këtij djaloshi lidhej me atë të familjes së tij. Një familje prej një fshati shumë arsimdashës dhe mbi të gjitha, një nga fshatrat më në paqe në zonë. Por Hashimi i vogël kishte një pasion, atë të librit dhe asnjëherë për të nuk kishte kohë tjetër, veçse lexim dhe qëndrim mbi libra. Por mbarimi në Universitetin e Prishtinës dhe angazhimi me lëvizjen nuk kishte si të mos binte në sy të serbëve. I përndjekur prej atyre, ai merr rrugën në emigrim, në Zyrih, si dhe për disa kohë jeton edhe në Tiranë. Bëhet fjalë për pas vitit 1990, atëherë kur Hashimi diplomohet për master në universitetin zviceran, por ndërkohë angazhohet në lëvizje për çlirimin e Kosovës. Këtu e ka edhe zanafillën pjesëmarrja e tij në UÇK, që në gjenezë, që në ide dhe më vonë në pjesëmarrje direkte në formacionet e saj. Në fakt është folur për një shoqërim të Hashim Thaçit në Tiranë, në vitin 1995 dhe dëbimin e tij jashtë Shqipërisë. Por asnjëherë vetë Thaçi nuk e ka komentuar këtë. Këtu opinionet janë ndarë më dysh: Disa që e konfirmojnë dhe disa që e kundërshtojnë. Por palët asnjëherë nuk kanë debatuar ndonjëherë hapur. Por ç'rëndësi ka kjo. Hashimi la pas gjithçka nga ato që quhen vuajtje dhe një ditë e pa veten me armë në krah, në malet e Kosovës, për të luftuar ushtrinë serbe. Këtu qëndronte dhe ajo që quhet problemi i tij me drejtësinë serbe. Ai u dënua në mungesë me 10 vjet heqje lirie dhe kjo i kushtoi asgjë më shumë se një ndalim në aeroportin e Budapestit, më 30 qershor të vitit 2003. Politikani që nuk kishte shumë që kishte lënë detyrën e kryeministrit të Kosovës, ishte nisur për një takim në Paris, me shefin e politikës së Jashtme, Havier Solana, por në aeroportin tranzit policia vendase po zbatonte një urdhër-arresti të nxjerrë nga arkivat e pluhurosura.
Për herë të parë, diplomacia dhe personazhet e disa qeverive të Evropës u alarmuan për një veprim ndaj një shqiptari të vetëm dhe vetëm pas pesë orësh lideri kosovar u la i lirë. Por, më parë se të ndodhte ngritja e yllit të Hashim Thaçit, ka një moment kohor që është starti dhe pedalimi i tij. Ajo lidhet me takimin e Rambujesë, në kështjellën franceze, atje ku do të diskutohej për të ardhmen e Kosovës. Dhe, kur sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, nuk po gjente asnjë kosovar për t'u marrë vesh, sytë, intuita dhe mendja i shkuan tek djaloshi shtatgjatë e fjalëpakë. "Ky,- tha Madam sekretary,- do të jetë e ardhmja e politikës". Dhe ashtu doli. Menjëherë u firmos marrëveshja dhe vetëm pak muaj më vonë ai u bë kryeministër i Kosovës. Por, jo vetëm mungesa e votave, por edhe brishtësia e funksionimit të një shteti në Kosovë, bënë që pak kohë më vonë ai të ikte nga ai post. Por jo nga politika. Që nga ajo kohë, Thaçi ka pësuar vetëm pjekuri, ka grumbulluar shumë përvojë. Ka rritur formatin e tij politik dhe ka zgjedhur kontaktet me liderët e politikës botërore. Padyshim ka zgjedhur njëkohësisht edhe kontaktet me liderët shqiptarë. Tanimë, ai është në majë të karrierës së tij. Ka fituar zgjedhjet, ka marrë një mandat për të qeverisur dhe mbi të gjitha, është shumë pranë asaj që do të shënohet si Kryeministri i Parë në Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Duke kujtuar atë vendim historik që mori ndër vete, atë ditë të vitit 1998, kur së bashku me shumë moshatarë të tjerë morën nga një armë në krah, veshën një palë rroba dhe me siglën UÇK, u ngjitën maleve për të çliruar Kosovën, pa e ditur nëse një ditë do të ktheheshin gjallë. Kosova u çlirua, Kosova pret të shpallë pavarësinë dhe Kosova tashmë ka një kryeministër. Ai quhet Hashim Thaçi. Jeteshkrimi EMRI: Hashim
MBIEMRI: Thaçi
VENDLINDJA: Burojë, Skënderaj, Kosovë
DITELINDJA: 24 prill 1968
VENDBANIMI: PRISHTINE
ADRESA: Rruga "Metush Krasniqi", numër 22, Lagjja "Arbëria", Prishtinë
GJENDJA FAMILJARE: I martuar me Lumnije Thaçin, kanë një djalë
ARSIMIMI: -Diplomuar në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë -Përfundon studimet pasdiplomatike në Universitetin e Zyrihut për Histori Juglindore dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
GJUHET E HUAJA: Gjermanisht, Anglisht
PSEUDONIMI NE LUFTE: GJARPRI
DREJTESIA: -Autoritetet shqiptare e dëbojnë nga Shqipëria në vitin 1995
-Gjykata serbe e dënon në vitin 1997 me 10 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në Uçk
KARRIERA: -Janar 1999, drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së -Mars 1999, përzgjidhet nga Sekretarja e Shtetit, Madlen Allbright, si përfaqësues i klasës politike kosovare për të firmosur Marrëveshjen e Rambujesë.
-10 tetor 1999, themelon Partinë Demokratike të Kosovës -2000, Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës -Nëntor 2007, fiton zgjedhjet nën siglën e PDK-së dhe bëhet Kryeministër i Kosovës |
[/size] | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Thu Jun 04, 2009 5:49 pm | |
| Kush është Ali Ahmeti, kreu politik i UÇK
Më në fund luftëtarët shqiptarë në Maqedoni kanë nxjerrë përfaqësinë e tyre politike. Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është Ali Ahmeti. E natyrshme është pyetja po kush është njeriu që merr mbi shpatullat e veta të dirigjojë dhe të kryesojë një proces kaq delikat, që ka të bëjë me luftën në Maqedoni?
Ali Ahmeti është i lindur në fashtin Zajas, të Kërçovës, në Maqedoni. Ai është 42 vjeç dhe ka një karrierë të pasur politike, që shquhet me jetën në ilegalitet që ka bërë. Fillimet e aktivitetit të tij janë në vitin 1981 me demonstratat e 1981 në Prishtinë, ku kishte shkuar të studionte, nga Kërçova. Me grupin e studentëve të tjerë, burgoset edhe Ali Ahmeti. Ai mbahet i burgosur në burgun e Prishtinës. Pasi del nga burgu, emigron si shumë shqiptarë të tjerë drejt Perëndimit, konkretisht në Zvicër, ku vendoset në qytetin e Zyrihut. Ahmeti i ri nën ndikimin e dajës së tij, shkrimtarit Fazli Veliu, inkuadrohet në organizatën ilegale Lëvizja Popullore e Kosovës (në atë kohë LPRK).
Ahmeti shpejt kthehet në një nga njerëzit më aktivë të LPK-së. Në atë kohë ai kërkohej me urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet jugosllave, të cilat i ka konsideruar gjithnjë pushtuese në Maqedoni. Në këtë kohë, ndryshe nga shumë ish-pjesëtarë të LPK-së, Ahmeti kalonte shumë kohë në Kosovë dhe Maqedoni si ilegal.
Pas 1990, kur një pjesë e LPK-së kalon në LDK-në e Rugovës, Ahmeti kthehet në një nga figurat kryesore drejtuese të Oganizatës Ilegale në Mërgim. Si anëtar i kryesisë së LPK-së, ai është një ndër themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës dhe së bashku me anëtarin tjetër të kryesisë, Xhavit Haliti, kanë përbërë sektorin e veçantë të Lëvizjes që kishte të bënte me organizimin e luftës ilegale në Kosovë.
Në atë kohë Ahmeti mbante lidhjet direkte në terren me grupin e Llapit, që udhëhiqej nga Zahir Pajaziti.
Natyra e tij është e ftohtë, e qetë dhe e heshtur. Ahmeti ka dhe një jetë private si të gjithë të tjerët, një familje, një grua dhe 2 fëmijë, që jetojnë në Zyrih. Gjatë gjithë jetës së tij të aktivitetit ilegal, Ali Ahmeti është njohur nga të tjerët me pseudonimin Abaz Gjuka. Në të njëjtën kohë jeta e tij e aktivietit ilegal ka koinçiduar edhe me bashkëpunimin me njerëz të familjes së tij, siç është ish-udhëheqësi i LPK-së, Fazli Veliu.
Megjithatë, Ali Ahmeti ka pasur përplasje të fuqishme me krahun politik të UÇK-së. Në mbledhjen e përgjithsme të LPK-së, në Zvicër, ai akuzohet për përgjegjësi organizative në terren si dhe për disa dështime në atë kohë të UÇK-së. Ndonëse nga ky moment do të filonte një moment distancimi dhe do të krijohej një hendek me Drejtorinë Politike të UÇK-së, atëherë të udhëhequr nga Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, kurrë nuk ka dhënë asnjë deklaratë, dhe asnjë intervistë që të akuzonte ish-shokët e tij. Kjo ka bërë që ai të vlerësohet nga të gjitha anët për seriozitetin e tij.
Kush e njeh nga afër thotë se shkaku kryesor për ndarjen e tij me përfaqësuesit e Drejtorisë Politike, ka qenë fakti se njerëzit e Thaçit, konsideronin, që megjithëse e kaluara e Lëvizjes kishte qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, momenti impononte rreziqet për Kosovën dhe për çështjen e saj. Pas çlirmit të Kosovës, Ahmeti vazhdon aktivitetin e tij në radhët e asaj që mbetet nga LPK-ja, megjithëse në korrik të vitit 1999, kishte qenë dakord për shkrirje e saj. Ahmeti nuk ka pushuar kurrë së punuari për të ndryshuar raportet etnike shtetërore në Maqedoni, vend në të cilin është njeriu më i kërkuar, me urdhra arresti ndërkombëtar për terrorizëm. Tashmë Ahmeti ka dalë në publik dhe përfaqëson politikisht luftëtarët shqiptarë në Maqedoni, ndonëse ende nuk ka thyer heshtjen e tij shumëvjeçare.
| |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Thu Jun 04, 2009 6:12 pm | |
| [size=18][/size]Albin Kurti veprimtar aktiv politik për çeshtjen kombëtare dhe demokratizimin e ndërgjegjes shqiptare. Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit baze (1981 deri 1989) dhe me tej atij te mesem (1989 deri me 1993) in Prishtine vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Milosheviqit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare. Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit. Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviqit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim"[citim i duhur]. Kur u dënua, ai tha: "Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj." Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetit e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.
[redakto] Mbas Clirimit
Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën "Drejtimet e reja" të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë. Me 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën "JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE", që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizja VETËVENDOSJE\Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive. Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin. Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon referendum gjithë popullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë dhe paqësore për të vendosur për statusin e Kosovës. Lëvizja arsyeton se vetëm me referendum si ushtrim i të drejtës për vetëvendosje mund të realizohet një zgjidhje demokratike e vërtetë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendos për vetvete, si duan të jenë të qeverisur dhe nga kush. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Sat Jun 06, 2009 1:52 am | |
| | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Mon Jun 29, 2009 8:24 pm | |
| Agim barja
Ti ke shkrue keshtu; <<<a ka qen Berisha doktori i Enverit ? Per sali berishen nuk shkruan se me cilen grue u martue e per Hashimin po !A ta merr mena se Berisha kishte munda me remue regimber e Enverit ?Kete e pergaditi Ramiz Alia,siq e pergaditi Fadil Hoxha Rugoven e ky Hashimin !
Kush është Hashim Thaçi Në vitet '80 Hashim Thaçi njihej në qarqet studentore të Prishtinës si një djalosh studioz, i ethshëm për t'u angazhuar me çështjen kombëtare dhe i angazhuar në lëvizjen studentore
EMRI: Hashim
MBIEMRI: Thaçi
VENDLINDJA: Burojë, Skënderaj, Kosovë
DITELINDJA: 24 prill 1968 !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Na trego o burr sa vjeqar paska qen Hashimi ne vitet e « 80,qe paska qen angazhue ne ls ? e eu mozamakeq A ka qen Hashimi ne LDK ? A ka kry fakulltet ne zvicerr apo shkollen e larte ?
Ali Ahmeti qe ishte betue ne kosove para shokeve se ne po luftoim per bashkim e ky ne fund u bashkue me sllavomaqedonet,dhe populli dhe shokete tij dergjen e vriten per çdo dite !!!! I mjeri shqiptar qe shef vetem nje ngjyre te erret | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Tue Jun 30, 2009 12:50 am | |
| - Cito :
Kush është Ali Ahmeti, kreu politik i UÇK
Më në fund luftëtarët shqiptarë në Maqedoni kanë nxjerrë përfaqësinë e tyre politike. Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është Ali Ahmeti. E natyrshme është pyetja po kush është njeriu që merr mbi shpatullat e veta të dirigjojë dhe të kryesojë një proces kaq delikat, që ka të bëjë me luftën në Maqedoni?
Ali Ahmeti është i lindur në fashtin Zajas, të Kërçovës, në Maqedoni. Ai është 42 vjeç dhe ka një karrierë të pasur politike, që shquhet me jetën në ilegalitet që ka bërë. Fillimet e aktivitetit të tij janë në vitin 1981 me demonstratat e 1981 në Prishtinë, ku kishte shkuar të studionte, nga Kërçova. Me grupin e studentëve të tjerë, burgoset edhe Ali Ahmeti. Ai mbahet i burgosur në burgun e Prishtinës. Pasi del nga burgu, emigron si shumë shqiptarë të tjerë drejt Perëndimit, konkretisht në Zvicër, ku vendoset në qytetin e Zyrihut. Ahmeti i ri nën ndikimin e dajës së tij, shkrimtarit Fazli Veliu, inkuadrohet në organizatën ilegale Lëvizja Popullore e Kosovës (në atë kohë LPRK).
Ahmeti shpejt kthehet në një nga njerëzit më aktivë të LPK-së. Në atë kohë ai kërkohej me urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet jugosllave, të cilat i ka konsideruar gjithnjë pushtuese në Maqedoni. Në këtë kohë, ndryshe nga shumë ish-pjesëtarë të LPK-së, Ahmeti kalonte shumë kohë në Kosovë dhe Maqedoni si ilegal.
Pas 1990, kur një pjesë e LPK-së kalon në LDK-në e Rugovës, Ahmeti kthehet në një nga figurat kryesore drejtuese të Oganizatës Ilegale në Mërgim. Si anëtar i kryesisë së LPK-së, ai është një ndër themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës dhe së bashku me anëtarin tjetër të kryesisë, Xhavit Haliti, kanë përbërë sektorin e veçantë të Lëvizjes që kishte të bënte me organizimin e luftës ilegale në Kosovë.
Në atë kohë Ahmeti mbante lidhjet direkte në terren me grupin e Llapit, që udhëhiqej nga Zahir Pajaziti.
Natyra e tij është e ftohtë, e qetë dhe e heshtur. Ahmeti ka dhe një jetë private si të gjithë të tjerët, një familje, një grua dhe 2 fëmijë, që jetojnë në Zyrih. Gjatë gjithë jetës së tij të aktivitetit ilegal, Ali Ahmeti është njohur nga të tjerët me pseudonimin Abaz Gjuka. Në të njëjtën kohë jeta e tij e aktivietit ilegal ka koinçiduar edhe me bashkëpunimin me njerëz të familjes së tij, siç është ish-udhëheqësi i LPK-së, Fazli Veliu.
Megjithatë, Ali Ahmeti ka pasur përplasje të fuqishme me krahun politik të UÇK-së. Në mbledhjen e përgjithsme të LPK-së, në Zvicër, ai akuzohet për përgjegjësi organizative në terren si dhe për disa dështime në atë kohë të UÇK-së. Ndonëse nga ky moment do të filonte një moment distancimi dhe do të krijohej një hendek me Drejtorinë Politike të UÇK-së, atëherë të udhëhequr nga Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, kurrë nuk ka dhënë asnjë deklaratë, dhe asnjë intervistë që të akuzonte ish-shokët e tij. Kjo ka bërë që ai të vlerësohet nga të gjitha anët për seriozitetin e tij.
Kush e njeh nga afër thotë se shkaku kryesor për ndarjen e tij me përfaqësuesit e Drejtorisë Politike, ka qenë fakti se njerëzit e Thaçit, konsideronin, që megjithëse e kaluara e Lëvizjes kishte qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, momenti impononte rreziqet për Kosovën dhe për çështjen e saj. Pas çlirmit të Kosovës, Ahmeti vazhdon aktivitetin e tij në radhët e asaj që mbetet nga LPK-ja, megjithëse në korrik të vitit 1999, kishte qenë dakord për shkrirje e saj. Ahmeti nuk ka pushuar kurrë së punuari për të ndryshuar raportet etnike shtetërore në Maqedoni, vend në të cilin është njeriu më i kërkuar, me urdhra arresti ndërkombëtar për terrorizëm. Tashmë Ahmeti ka dalë në publik dhe përfaqëson politikisht luftëtarët shqiptarë në Maqedoni, ndonëse ende nuk ka thyer heshtjen e tij shumëvjeçare.
[color:d88c="DarkRed"]Une aq sa di e pershkruaj keshtu. ali ameti eshte nji njeri jopolitikan, i cili ka treguar interesa materjale perrsonale dhe ka humbur burrerine, e krenarine qe edhe ashtu kure nuk e ka pase . Ka humbur patriotizmin , qe atehere kur eshte dashur te bente zgjidhje te vendosura per te miren e kombit ne Iliride. Fale kushteve ka mesuar gjuhen shqipe -sepse gjuhee nane e ka pasum maqedonishten. Haron shqiptaret se dita dites po leshojne trojet shekullore nga Ilirida dhe populli shqiptar jeton ne nje mjerim te paskajshem -. Paraja ia ka ber mendjamath dhe hic m.... Ka haruar betimi i dhene gjate luftes. Harroi ata qe rane dhe ata qe mbeten te gjalle si veterane te luftes, Ka pranuar servilizmin per fitime personale. Vetjak karierist. I kane mbajte shpinen e ngrohte trimat e luftes vete eshte langac, frikacak zemer lepuri. dhe meshefet ne bire ti miut i blinduar, njihet per shume skena dhune ne bashkepunim me shtetin maqedon, sigurisht per perfitime personale, nuk e ka mbajte premtimin. eh u lodha nuk ja vlen te shkruet me shume, me neverit. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Tue Jun 30, 2009 11:24 am | |
| Edhe pse kishe Luftoji për qlirimin e Maqedonis ,por në realitet kishte pas synimin e karrikës dhe dollavereve si shum të tjer . Qka bëri për Shqiptarët ? Përse i mashtroi popullin Sopot që do to njxerr nga burgu fshatarët që mbahen që pas luftës në burgje të pa fajshmëm por vetëm me një montin politik siq din sllavo-maqedonasit ti pregaditin ,vëtëm sa u a mori votën dhe i harroi aq shpejt . Përse përqan Popullin për të mos i dal maskarallaku në fush apo ashtu e urdhrojn bosat e tij ? Përse vall dhe deri kur do të jen zagar të një gjuetari që nuk din ta mabj pushkën ? | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Tue Jun 30, 2009 1:55 pm | |
| https://www.youtube.com/watch?v=HqhFd9v3fhY | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Tue Jun 30, 2009 1:56 pm | |
| https://www.youtube.com/watch?v=bPCErAsk0_s&feature=related | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Tue Jun 30, 2009 1:58 pm | |
| https://www.youtube.com/watch?v=Ff-byr-3gkA&feature=related | |
| | | haxhiu Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1150 Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak Registration date : 29/06/2008
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare Tue Jun 30, 2009 1:59 pm | |
| Kurr Lima nuk ka luftue kundra shkive,vetem krenari kur tjeret benin sulme keta tipa thonin ne i kemi vrare serbet ! Tjeret mundin e tradhetaret mollat ! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: biografi per politikanet shqiptare | |
| |
| | | | biografi per politikanet shqiptare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |