Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN -- Xhavit Shala

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN --  Xhavit Shala Empty
MesazhTitulli: IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN -- Xhavit Shala   IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN --  Xhavit Shala EmptyThu Jun 04, 2009 6:22 am

Ju lutem nje analize shume e sakte por 100% e drejt....


IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN

Xhavit Shala

http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=65582

Akoma pa mbushur muajin në postin e Presidentit të Maqedonisë,
George
Ivanovi provokoi hapur shqiptarët në rajon, duke shpërfillur dy herë
shtetin e ri të Kosovës dhe kryetarin e saj, Fatmir Sejdiu. Veprimet
e
tij janë në vazhdën e papërgjegjshmërisë së politikës zyrtare
maqedonase në raport me shqiptarët. Me veprime e qëndrime të tilla, ata
po ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike të brishta në
Maqedoni dhe po luajnë me zjarrin, duke shpërfillur e injoruar
bashkështetasit e tyre, shqiptarët në Maqedoni.

Ivanovi e ka të
vështirë të pranojë realitetin e ri në Kosovë. Ai po tregon vendosmëri
për të ndjekur hapur një politikë proserbe në raport me Kosovën, pa
menduar për pasojat që kjo politikë mund t‘i sjellë vendit të tij dhe
rajonit.

Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë rreth një të tretën e
popullsisë dhe vetë Maqedonia tashmë kufizohet me dy shtete shqiptare,
Shqipërinë dhe Kosovën. Megjithatë, maqedonasit vazhdojë të shpërfillin
shqiptarët dhe kanë zgjedhur Serbisë si aleatin kryesor në rajon, me të
cilën e lidhin vetëm të qenit fqinjë dhe një minoritet i vogël serb
prej 1,78% të popullsisë së Maqedonisë. Duket se është antishqiptarizmi
filli që lidh segmente të fuqishme të politikës maqedonase
me ato serbe, ndonëse politika zyrtare, si në Shqipëri, ashtu dhe Kosovë, në
vazhdimësi e ka mbështetur stabilitetin e shtetit maqedonas.

Në të vërtetë, pozicioni i Ivanovit në raport me shqip tarët nuk është se ka ndonjë
ndryshim të madh nga ai i promovuesit të tij, Kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe
se
pozicioni i të dy liderëve është mishërim i qëndrimit që ka mbajtur dhe
mban ndaj shqiptarëve partia e tyre nacionaliste, VMRO-DPMNE.

Si subjekt politik, VMRO-DPMNE, ndonëse është nënshkruese e Marrëveshjes
së Ohrit, shpesh e ka shtuar pasigurinë mbi të ardhmen e Maqedonisë, duke
dhënë
herë pas here shenja se është gati të heqë dorë nga zbatimi i saj. Ky
subjekt ka përkrahur edhe një projekt të Akademisë së Shkencave të
Shkupit për ndarjen e Maqedonisë. Vetë kjo parti ka pasur dhe ka
politikanë, që akoma nuk po pajtohen me mendimin se shtetin e
Maqedonisë e kanë bashkë me shqiptarët, si grupi më i madh etnik pas
sllavo-maqedonasve, e se Maqedonia nuk do të mund të ekzistoje si shtet
me përmasat e sotme, nëse nuk respekton shqiptarët. Ishte kjo forcë
politike në pushtet, në vitin 2001, ajo që nuk la asnjë mundësi për
përmbushjen, në rrugë paqësore të të drejtave kombëtare të shqiptarëve
në Maqedoni dhe i detyroi ata të fillonin lëvizjen e armatosur.

Në vazhdimësi, problemi më i madh i klasës politike maqedonase ka qenë dhe
mbetet keqmenaxhimi i raporteve me popullsinë shqiptare, e cila jeton në trojet
e veta, në Maqedoninë Perëndimore. Çështja e sotme e pazgjidhur shqiptare në
Maqedoni i ka rrënjët në histori. Ajo fillon me Traktatin e Shën Stefanit, nënshkruar

përfundim të luftës ruso-turke të vitit 1878 dhe Kongresin e Berlinit,
të po atij viti, thirrur nga Fuqitë e Mëdha Perëndimore në përgjigje të
Traktatit të Shën Stefanit.

Vazhdon më pas Konferencën e Londrës
së vitit 1913, e cila ndonëse e njohu Shqipërinë si shtet të pavarur,
cenoi rëndë kufijtë e saj, duke shkëputur nga trungu
etnik rreth
gjysmën e trojeve, përfshirë edhe trojet e sotme shqiptare në
Maqedoninë Perëndimore. Dhe përmbyllet me Kongresin e Versajës në vitin
1919, ku u bë zyrtarizimi i ndarjes përfundimtare të këtyre trojeve nga
shteti amë.
Trojet shqiptare që tashmë përfshihen në Maqedoni, ashtu si dhe Kosova, Çamëria
dhe trojet e tjera iu morën forcërisht Shqipërisë.

Këto territore, në përmbushje të marrëveshjeve dhe lëshimeve reciproke të
Fuqive të Mëdha të kohës e në përputhje me interesat e tyre gjeopolitike iu dhanë
aleatëve
të tyre ballkanas. Duke ligjëruar ndarjen e trojeve shqiptare,
përfshirë edhe atë pjesë që ndodhet brenda kufijve të sotëm shtetërorë
të Maqedonisë, diplomacia e kohës bëri një nga investimet e saj më të
këqija e afatgjate për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Konflikti i vitit
2001 në Maqedoni, midis shqiptarëve etnikë dhe forcave maqedonase të
sigurisë ishte një nga pikat kulmore të këtij konflikti.

Por deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, edhe maqedonasit nuk patën
ndonjë status më të favorizuar se shqiptarët. Pas krijimit të Mbretërisë së Serbëve,
Kroatëve
dhe Sllovenëve, e më vonë të Jugosllavisë së Parë, represioni dhe
gjenocidi ndaj shqiptarëve mori formë institucionale. Me këtë problem
filloi të merret vetë Akademia e Shkencave. Jugosllavia u kthye në një
burg të madh popujsh, ku përveç shqiptarëve ishin të "burgosur" edhe
vetë maqedonasit.
Starti thuajse i barabartë i shqiptarëve dhe maqedonasve u prish në Jugosllavinë
e Titos. Shqiptarët e Maqedonisë jo vetëm që nuk u bashkuan me Shqipërinë, por u
ndanë edhe nga shqiptarët e Kosovës. Ndërsa maqedonasit nga ana e tyre, duke
përfituar
statusin e republikës, për një kohë të shkurtër formuan të gjitha
institucionet e veta. Më pas, në vitet e komunizmit, maqedonasit i
diskriminuan shqiptarët dhe i trajtuan ata si qytetarë të dorës së
dytë. Duke jetuar në një territor kompakt në Maqedoninë Perëndimore dhe
në kryeqytetin Shkup, shqiptarët, në vitet ‘70-‘80, vuajtën prej
keqtrajtimit të autoriteteve komuniste të Shkupit, më shumë se
shqiptarët në Kosovë.

Në vitin 1981, duke ndjerë frikën nga rilindja kombëtare e shqiptarëve të Kosovës,
autoritetet komuniste të Shkupit filluan një represion të paparë ndaj shqiptarëve të
Maqedonisë, sidomos ndaj inteligjencies. Ky represion arriti kulmin në vitin 1989.
Maqedonasit,
në veprimet e tyre antishqiptare, kopjonin në çdo hap të tyre
Millosheviçin, por duke i thelluar më tepër ato. Kur Jugosllavia ishte
në procesin e shpërbërjes, në shtator 1991, maqedonasit organizuan
referendumin e tyre për pavarësi. Ndërkohë, shqiptarët në Maqedoni
menduan se kishte ardhur momenti për të zgjidhur statusin e tyre
juridiko-kushtetues.

Por Kushtetuta e vitit 1991 nuk e përfillte realitetin e brendshëm të përbërjes
etnike të shtetit të ri maqedonas, duke u bërë kështu gjeneruesi kryesor i
krizës
në vend. Karakteri i saj thellësisht nacionalist maqedonas cenonte
rëndë interesat kombëtare të shqiptarëve. Për këtë arsye, deputetët
shqiptarë nuk e votuan në Parlament këtë Kushtetutë. Si autoktonë në
trojet e tyre, shqiptarët dolën me kërkesat e veta për të qenë element
shtet-formues, ku gjuha e tyre të përdorej si gjuhë e dytë. Kërkuan të
drejtat deri në arsimin e lartë, të drejta për punësim, për përfshirje
proporcionale në institucionet shtetërore e strukturat e sigurisë. Këto
kërkesa në vazhdimësi u anashkaluan nga autoritetet maqedonase.

Pas aprovimit të Kushtetutës maqedonase të vitit 1991 dhe shpërfilljes së kërke-
save
të tyre, shqiptarëve në Maqedoni nuk u mbeti gjë tjetër, veçse të
kërkonin rrugë të tjera për të realizuar të drejtat e tyre kombëtare.
Një prej tyre ishte organizimi i një referendumi të veçantë, ku populli
shqiptar i Maqedonisë të shprehte vullnetin e vet përmes deklarimit
gjithëpopullor. Autonomia e shpallur me referendumin e mbajtur më 11 e
12 janar 1992, për shkak të veprimtarisë përçarëse që autoritetet
maqedonase organizuan mes faktorit politik shqiptar të kohës, mbeti
vetëm në letër. Megjithatë, ky referendum ishte një paralajmërim
dhe kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të politikës
maqedonase dhe injorimit prej tyre të interesave kombëtare të shqiptarëve.
Në vazhdimësi, autoritetet maqedonase, me propagandën e tyre, janë përpjekur
e janë treguar të suksesshëm që, në opinionin ndërkombëtar të krijonin mendimin
e rrejshëm se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë të mira. Aq u besua
mashtrimi
i tyre, saqë Maqedonia u bë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që
nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me vendet e BE-së.

Shpërthimi i luftës në Kosovë dhe programi i UÇK-së, duke kërkuar pavarësi për
Kosovën,
natyrshëm mund të tërhiqte edhe shqiptarët e Maqedonisë, për t‘u
bashkuar të gjithë së bashku me Kosovën, nga e cila ishin ndarë
administrativisht pas Luftës së Dytë Botërore, për të jetuar në një
shtet të vetëm shqiptar. Por drejtuesit e UÇK-së nuk e lejuan përhapjen
e konfliktit në Maqedoni, për të siguruar një mbështetje më të fuqishme
ndërkom bëtare për luftën e tyre në
Kosovë, si dhe për t‘u dhënë një mundësi autoriteteve maqedonase që të zgjidhnin,
pa humbur kohë e në rrugë paqësore, kërkesat e drejta të shqiptarëve atje.
Por autoritetet maqedonase përsëri ndoqën modelin serb të "dialogut" me shqiptarët.

Dhe kështu, në fillim të vitit 2001, në Maqedoni shpërtheu konflikti i armatosur.
Shkaku kryesor pse shqiptarët e Maqedonisë iu drejtuan armëve për të fituar

drejtat e tyre kombëtare ishte konsumimi i plotë i rrugës paqësore,
humbja e besimit nga ana e tyre se me mjete paqësore do të mund të
korrigjonin pozitën e tyre juridiko-kushtetuese e të fitonin të drejtat
e tyre kombëtare. Nëse lufta midis shqiptarëve dhe forcave maqedonase
të sigurisë do të thellohej më tej, siguria e pesë vendeve kufitare me
të; Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë do të cenohej
drejtpërsëdrejti. Lufta në Maqedoni do të destabilizonte Ballkanin
Jugor dhe do të rrezikonte të përhapte konfliktin jo vetëm përtej
ish-Jugosllavisë, por edhe më gjerë. NATO, (sidomos SHBA-ja) me
interesat
e saj jetike në Mesdheun Lindor, nuk mund ta lejonte shtrirjen e konfliktit.
Për këtë, komuniteti ndërkombëtar u angazhua fuqimisht në zgjidhjen e këtij
konflikti,
dhe nën trysninë e tyre u firmos Marrëveshja e Ohrit. Por, ndërsa
shqiptarët u çarmatosën dhe iu kthyen dialogut, zbatimi i plotë i kësaj
marrëveshjeje është vënë seriozisht në dyshim. Ndërkohë, që nuk duan
t‘u japin shqiptarëve plotësisht ato të drejta të planifikuara në
marrëveshjen kornizë të Ohrit, politika aktuale maqedonase po synon,
ashtu si para konfliktit të vitit 2001, të mashtrojë përsëri faktorin
ndërkombëtar për gjoja respektim të të drejtave të shqiptarëve.

Dhe
këtë po e bën me synimin që të mos të ketë pengesa në proceset
integruese euroatlantike. Duket se strategjia maqedonase është
që,nëpërmjet masht rimeve dhe lojërave gjeopolitike, të mund të arrijë
integrimin e plotë të Maqedonisë në BE, pa zbatuar pikat më të
rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.
Dhe më pas, shteti i tyre nuk
do të marrë përsipër avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve
atje. Ato do të trajtohen thjesht si përpjekje për "barazi ligjore dhe
politike të të gjithë individëve". Njëlloj sikurse po vepron sot Greqia,
anëtare
e BE-se, duke i mohuar pakicat kombëtare e duke i trajtuar të drejtat e
tyre në kuadrin e barazisë ligjore e politike të të gjithë individëve.

Politika e anashkalimit të të drejtave të shqiptarëve dhe e zvarritjes së zbatimit të
plotë të Marrëveshjes së Ohrit është pa të ardhme dhe e rrezikshme. Faktori politik
shqiptar
atje duhet të jetë i vendosur dhe i prerë në zbatimin e saj.
Përndryshe, nëse ata heshtin nisur nga lakmia për pushtet, do të
kujtohen në histori si tradhtarë të kombit shqiptar. Pa zbatimin e
plotë dhe pa ekuivok të Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të këtë Maqedoni
me shqiptarë dhe në kufijtë e saj të sotëm. Nga ana tjetër, edhe
faktori ndërkombëtar, si palë e tretë nënshkruese dhe garantuese e
Marrëveshjes se Ohrit duhet të gjejë mekanizmat për të detyruar
politikën maqedonase të respektojë plotësisht marrëveshjen.

Përndryshe,
zjarri në dukje i vogël, të cilin e ndezi Ivanovi me veprimet e tij
provokuese ndaj shqiptarëve, mund të përhapet shpejt, pasi është ndezur
në një vatër ku ka më
shumë prush se sa hi nga kriza e pazgjidhur e
vitit 2001. Dhe ky zjarr i ndezur nga politika e papërgjegjshme
maqedonase rrezikon paqen dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN --  Xhavit Shala Empty
MesazhTitulli: Re: IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN -- Xhavit Shala   IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN --  Xhavit Shala EmptyThu Jun 04, 2009 5:27 pm

Kur nuk ke liri nuk ka se çfare te te duhet paqja, stabiliteti , e blla blla te tjera te BE-se e politikave servile.

Ne(shqiptaret) duhet ta kerkojme LIRINE , LIRIA DO TE SJELL BASHKIMIN , perderisa do te vazhdojme te jetojme te ndare kurre sdo jemi te lire dhe sdo kemi liri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
IVANOVI, SHQIPTARET DHE LOJA ME ZJARRIN -- Xhavit Shala
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: