Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 1:13 pm

Kush qendron ne vrPjesë nga intervista me vëllezërit Gërvalla, dhënë javores “Gazeta Shqiptare” në maj të vitit 1997

Stane Dollanci, Franjo Herleviqi, Rrahman Morina, Mehmet Maliqi etj., kanë organizuar atentatin e 17 janarit 1982 në Shtutgart

GSH: Nëse më parë nuk ju është dhënë rasti, mundësia apo vetë keni heshtur rreth vrasjes së Jusufit e Bardhoshit, a mendoni se është koha që kjo "heshtje" të prishet dhe a pranoni që për lexuesit tanë ta thoni atë të vërtetë që nuk e keni thënë apo nuk keni dashur ta thoni më parë?

VËLLEZËRIT GËRVALLA: Kjo heshtje do të vazhdojë edhe për një kohë, sepse heshtja me vend hap horizonte të reja. Kjo do të thyhet patjetër dhe pa fije dyshimi do të thuhet një ditë edhe fjala e fundit. Lexuesve tuaj duam që kësaj radhe t'ua shprehim mendimin tonë të qartë: të gjithë kanë folur për atentatin e 17 janarit të vitit 1982, sepse shumica prej tyre nuk e kanë ditur se Jusufit iu kishte përgatitur atentati edhe në vitin 1980 nga një Komitet në Shtutgart, të cilin e drejtonte Riza Salihu, Ibrahim Kelmendi, Sadik Blakaj dhe të tjerë e që deshën ta likuidojnë "agjentin e UDB-së" Jusuf Gërvallën. Me këtë rast, detyrën e ekzekutimit ia kishin ngarkuar Hysen Gegës, i cili këtë akt nuk e kreu, sepse që në ballafaqimin e parë me viktimën e vet, pra me Jusuf Gërvallën, ishte bindur se Jusufi nuk ishte i dërguar nga UDB-ja, por ishte një luftëtar i vërtetë për lirinë kombëtare dhe se dalja e tij jashtë ishte në funksion të vazhdimit të kësaj veprimtarie. Më vonë Hysen Gega, dërgohet me detyrë të caktuar në Kosovë, me gjithë "patriotin" Sadik Blakajn. Në të vërtetë, ky ishte vetëm një ndëshkim që atij i bënte Komiteti i vet për moszbatim vendimi. Hysen Gega zihet, kurse Sadik Blakaj, (mu si kreshniku i epikës sonë popullor) ik nga burgu dhe arratiset në Perëndim, ndërsa Hyseni i burgosur do ta paguajë shumë shtrenjtë nëpër burgjet e Jugosllavisë veprimin e tij të lartë dhe të njerëzishëm. Prandaj, e themi hapur dhe konkretisht se, pa u sqaruar në detaje tentativa e atentatit të parë, vështirë dhe shumë vështirë do ta dimë të vërtetën e atentatit të kobshëm.

GSH:Nëse ju keni heshtur, të tjerët, megjithatë, kanë folur aty-këtu për krismat e natës së vonë të 17 janarit. A mendoni se në këto "përfolje" të të tjerëve (se në vasjen e Jusufit kanë dorë edhe disa shqiptarë, të cilët kanë punuar në përfaqësitë diplomatike të Jugosllavisë së asaj kohe, se për këtë takim dhe për vendin e takimit të Jusufit me Kadri Zekën ka qenë i njoftuar vetëm një "shok" i ngushtë i Jusufit e i Kadriut, i cili edhe sot është gjallë etj.) ka edhe manipulime e keqinterpretime të natyrave të ndryshme?

VËLLEZËRIT GËRVALLA: Sa i përket shqiptarëve, të cilët atë kohë punonin në ofiqet e ish-Jugosllavisë, ambasadave e konsulatave, dihet vetëm kjo se Bardhoshi dhe shumë mërgimtarë të tjerë kanë pasur një konflikt fizik me rastin e festës së atëhershme të "29 Nëntori" me punëtorët e ambasadës, ndër të cilët kishte qenë edhe Bashkim Hisari, për të cilin ka informata të mjaftueshme se ka dorë në rekrutimin e njerëzve të këqinj. Thuhet, po ashtu, edhe kjo se Rrahman Morina ka qenë në konsulatën jugosllave në Shtutgart, gjatë kohës së kryerjes së atentatit. Përsa i përket thënies time në gazetën e Lubjanës "Mlladina", edhe sot e kësaj dite mbetem i pa luhatshëm nga ai mendim. Stane Dollanci, Franjo Herleviqi, Rrahman Morina, Mehmet Maliqi etj., kanë organizuar atentatin e 17 janarit 1982 në Shtutgart.

Ndërkaq, për "shokun" në fjalë, i cili është i vetmi që e ka ditur se Kadriu ka qenë te Jusufi, ai është Ibrahim Kelmendi, i cili Kadriun e ka sjellë nga Zvicra dhe e ka dërguar te Jusufi në Gjermani, natën e 16 janarit 1982, një natë para vrasjes. Kadriu e ka kaluar atë natë me Jusufin dhe Bardhoshin, ndërkaq Ibrahim Kelmendi jo. Të nesërmen, më 17 janar 1982, pra ditën e vrasjes, që në mëngjes, në banesë të Jusufit kthehet përsëri Ibrahim Kelmendi, i shoqëruar nga një shok tjetër, i quajtur Sylë Nura dhe ka ndejtur me ta (në banesën e Jusufit) deri rreth orës 16.00. Pastaj, këta dy të fundit dalin nga banesa e Jusufit, ndërsa Bardhoshi i ka shoqëruar deri në stacionin e trenit dhe me atë rast këtij farë SYLE (të Nurajve të Vitisë më duket), ia ka dhënë 100 DM për ta ndihmuar, ngase kishte qenë azilant. Të gjitha këto mund të kenë qenë të rastësishme, ashtu siç thotë vetë Ibrahim Kelmendi gojarisht, por po çuditemi përse ky "shok i ngushtë" i Jusufit, meqë ka kohë që merret edhe me shkrime, përse atëherë nuk del botërisht dhe t'i sqarojë të gjitha pyetjet e shtruara dhe ato të pashtruara nga të tjerët, e kësaj radhe edhe nga ne dhe të tregojë pa bishtërime gjithë çka di ai person rreth kësaj vrasjeje.

Katër pyetje që kërkojnë përgjigje publike nga Ibrahim Kelmendi!

Më këtë rast ne kërkojmë publikisht nga Ibrahim Kelmendi që të sqarojë këto çështje:

a) Fjalët rreth "një revoljeje të vjetër" (sipas versionit të tij) të cilën ia pa Hysen Gegës, e që ky i fundit i paska thënë se ajo ishte e destinuar për likuidimin e Jusuf Gërvallës.

b) Vendimin e "Komitetit" për likuidimin e Jusuf Gërvallës, të marrë në mungesë të Ibrahim Kelmendit (përsëri sipas fjalëve të tij gjatë takimit tonë të parë).

c) Sqarimin rreth veturës "Citroën", me targa të Zvicrrës, pronë e shokut më të ngushtë të Kadri Zekës, veturë kjo e cila është gjentur me rastin e vrasjes në fshatin Untergruppenbach (vendi ku janë vrarë vëllezërit Gërvalla –nën.ynë).

d) Insistimin e ish-shoqes së Kadri Zekës, (Saime Jusufit) për t'iu paraqitur Kadriu asaj në telefon
asjen e Isuf Gervalles
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 1:20 pm

r=black]][/size]Hysen Gega( Vasili) dhe Riza Salihu (Rezili)

Në Mërgim, ne bënim propagandë më lirshëm, se në vendlindje. Ndaj, shok pas shoku, interesim pas interesimi (në pranverën e vitit 1979) ramë në kontakte dhe me shokë të tjerë si, me Hysen Gegën – (Vasil Shanto në librin”Atentatet të Ibrahim Kelmendit) . Ai punonte në një firmë të televizorëve në Eslingen. Po një ditë vere 1979 në Nagold do të takoja edhe Ibrahim Kelmendin kreun e Frontit të Kuq Popullor (FKP). Kështu pra zgjeroheshin rradhët tona. ( Për këtë më gjerësisht kam shkruar në librin “Terror, Dhimbje, Qëndresë”).

Ardhja e Jusufit (vjesht 1979) do të luante një rol të jashtëzakonshëm tek bashkëatdhetarët tanë. Kontakti i Jusufit me ne, do të kompletonte qendrën dhe do t’i afronte të gjithë aktivistët rreth vetes! O Zot na erdhi njeriu që ia kishim nevojën, si i verbëri sytë, si toka diellin dhe shiun. Organizimi po merrte kahje tjetër, të mirëfilltë. Po, ah tradhti! O tradhti! E mallkuar qofsh, që shumë shpejt do ti ndalësh hapin gjigand Jusufit! Qentë zagarë ishin lëshuar në gjurmë të Bacalokut. Ata kishin gjetur njerëzit më naivë të rrethit, që t’i afroheshin Jusufit e të futeshin thellë në shpirtin e çiltërt të atij Njeriu të Madh! Atë, do ta detyronin disa “shok” të përballej me njerëz egërsira, të cilët do ta çojnë në një mënyrë, apo në një tjetër deri te dorëvrasësi, qoftë ai Rizah Salihu, Nuhi Sylejmani, Sadik Blakaj a ndonjë tjetër?!? Thonë nga anët tona, se qeni i keq ta bjerë ujkun në torishtë. Ndaj posa u përhap lajmi, se Jusufi është në Gjermani pranë Shtutgardit, menjëherë UDB-eja do të lëshonte spiunët dhe bythëlëpirësit e saj, që të vrisnin Jusufin e Madh!!! Po po, se i kishte dhënë urdhër shefi i tij Rizahu! Hyseni ngarente si i çmendur, që sa më parë të kryente urdhërin. Shkoj disa herë për ta vrarë, por nuk u tregua “trim”. Ishte frikacak dhe i dridhej dora, kur duhej ti tërhiqte këmbëzën revoles. Hyseni, njeri i padisiplinuar dhe i padëgjueshëm, bënte dhe vepronte si i marrë. Ai, pas Rizah Salihut, do të gjente shok të dytë Ibrahim Kelmendin. Për çdo gjë, apo çdo veprim Hyseni do të këshillohej me të. Dhe me Ibrahimin do të vazhdojë miqësinë deri sa vullnetarisht shkon në burg, me një kriminel tjetër, siç ishte dhe është Sadik Blakaj! Sadik Blakaj, i njohur mirë nga Ibrahimi, pas daljes nga burgu përsëri do të vazhdonte miqësinë me Ibrahimin, edhe ky
i pa disiplinuar
Pra Hyseni solli dhe kriminelin Sadik Blakaj, i cili, në një natë të ftohtë dimri, me borë dhe acar do të shoqëronte shokun e tij Dem Demajn, për të çuar Jusufin, deri në banesën e tij. Kështu, ai do ta mësonte se ku banonte Jusufi. Bacaloku nuk deshi dhe nuk e pranoj Sadik Blakajn në banesë, se nuk donte që ai të mësonte banesën e tij. Ndaj, kur mua më duhej ta çoja atë kriminel ( në besë të Dem Demajt) tek Jusufi, ai nuk pranoi dhe më tha që të takohemi te Tankshtela “WUNENSTEIN”. Por “shoku” Dem Demaj një herë e çoj deri te dera Sadik tradhëtarin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 1:21 pm

Vëllezërit e Kadri Zekës dhe Ibrahim Kelmendi, pranë kufomave të Jusufit,Kadriut dhe të Bardhoshit (Janar 1982 – Untergrupenbach)

Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës. Ai kishte marrë përsipër detyrën e vështirë por të shenjtë për ta bërë Kosovën e tij, shumë të dashur e të shtrenjtë një me viset shqiptare të ndara, një me shtetin amë Shqipërinë. Pra, Jusufi ishte për çlirimin e Kosovës, me trojet e saj të ndara në tri republikat sllave të Sërbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe bashkimin me shtetin amë Shqipërinë! Por njerëzit e këqinj, me qëllim, me djallëzi, do ta detyronin, që ai të përballej me njerëz të Udbës, si Rizah Salihu, Sadik Blakajn e të tjerë. Po kush e detyroi Jusufin të përballej? Bacalokun e detyroi Ibrahim Kelmendi me Hysen Gegën. Nuk ka asnjë koment. Jusufi i Madh thotë vetë. Ai i tërheq vrejtjen Ibrahimit dhe Hysenit, duke ju thënë se ju me veprimet tuaja, po i bëni vend tradhëtarëve dhe udbashëve, për t’i futur brenda rradhëve tona !!!

Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit

Hysen Gega kishte vendosur, të udhëtonte për në Kosovë dhe kishte nevojë për lekë, që do ti duheshin, për sa kohë sorollatej për të “vrarë” ata , të cilët ai i shihte, si armiq të popullit shqiptar.

Ishte fillimi i dhjetorit 1980 kur me Hysenin ishim ulur në një tavolinë, në një lokal ( kafe), në Iselshausen-Nagold. Porositëm diçka, për të pirë dhe posa kaluam pyetjet e zakonshme, Hyseni lëvizi kapelën, që mbante duke imituar artistët, të cilët luanin rolin e militantëve revolucionarë në filma dhe na tha mua dhe Demë Demajt,” kam vendosur të shkoj në Kosovë, me “shokun” Sadik Blakaj për të kryer ca atentate.” Ky i fundit nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte ardhur që në nëntor 1980 në Nagold dhe rrinte te Demë Demaj. Gjatë bisedës Hyseni shpërfaqi nevojën për mjete materiale. Ai tha se:”Nuk e pashë të arsyeshme, që ti kërkoj dikujt tjetër, për të mos u marrë vesht vajtja jonë në Kosovë nga njerëz të tjerë, por të mbetet, në rrethin tonë të ngushtë. Andaj na duhen bukur një shumë parash (marka). Ky aksion, që do kryejmë ne është i domosdoshëm dhe duhet kryer patjetër. Ju them, se po nuk u bë, ashtu si e mendoj unë dhe nëse dështon, mos u mërzitni fare për ne dhe mos na bëni hesap, po na harroni. Unë i gjallë nuk dorëzohem dhe as në burg jo, o do të kryhet atentati ose kam me vra veten!- E pyeta: -Po baca Jusuf është në dijeni për shkuarjen tënde në Kosovë me Sadik Blakajn? U përgjigj rëndë, duke mbajtur sytë në dysheme- Jo! Jo! – Po pse jo i thash? – Po ai me siguri nuk do të më lejojë, andaj nuk i kam treguar Jusufit.I thashë nuk po bën mirë, që nuk po i tregon bacës Jusuf. Ndërsa Hyseni përgjigjet :- “Jo bre, se ai ishte
nuk i tregoj se
e pasi të shkoj e nëse bëj diçka i tregoni
”. Në përfundim të bisedës Hyseni prej nesh kërkojë edhe disa adresa të shokëve tanë në Kosovë, në mënyrë që gjatë aktivitetit të tyre atje, ata të kanë mundësi të strehimit dhe ndihmave tjera të nevojshme. Dhe ne Hysenit ia dhamë 4 mijë marka dhe disa adresa të shokëve, (të cilët pas burgosjes së tij do ta pësonin rënd.)

Dhe Hyseni së bashku me Sadik Blakajnë me makinë të Ramadan Ramadanit në fund të dhjetorit 1980 nisen për në Kosovë. Për çudi në mëngjesin e 1 Janarit të 1981, ende pa u gdhirë mirë, shtëpia e Hysenit i rrethua me forca të shumta policore dhe agjentë të UDB-së. Kështu, premtimi i Hysenit, se nuk do të dorzohem i gjallë i mori Drini. Ai u dorëzua dhe i zbuloi edhe shumë shokë të tjerë, të atyre që na i mori adresat dhe këto adresa i dinte edhe Sadik Blakaj - udbashi!

Kah mesi i janarit 1981 Sadik udbashi pa therr në këmbë kthehet sërish në Gjermani dhe gjatë disa takimeve me te na tha se”Unë me Hysen Gegën kemi shkuar në Kosovë për të vrarë Dushan Ristiqin, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin etj”, ndërsa për burgosjen e Hysenit, ai thotë: “Hyseni u fut vet brenda në burg se ishte i pa aftë dhe nuk dinte të ruhej.” Ndonëse Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së duket se kishte marrë edhe instrukcione tjera. Dhe kjo u vërtetua gjatë bisedave në vazhdim. Ai me “guxim” do të thoshte se jam i gatshëm të shkojë sërish në Kosovë me secilin prej jush por me Jusufin, më me dëshirë!!! Ai u përpoq që të merrte e ta dorëzonte Jusufin tonë të Madh. Sadiku donte njeriun e shumë kërkuar nga armiku, ta fuste në dorë dhe ah, nënë, o nënë çfarë qeni u tregua Sadik Udbashi!!! Hysen Gega futi dhe bacën Ramadan në burg, të cilët i kapën materiale ilegale të ndaluara dhe shumë të rrezikuara për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Baca Ramadan, tani i ndjerë, nuk e dinte se e kishte futur në burg bashkëatdhetari i tij, i cili nuk do ti paguante ndonjë mark për shpenzimet e rrugës, sepse Hyseni e quante veten “patriot” dhe shkonte për një mision shumë të “rëndësishën patriotik”. Në atë rast u rrezikua edhe vëllai im Sefidini, dhe ai i ndjerë. Sefedinit i morrën pasaportën dhe e futën në burg, e rrahën, e munduan sa deshën udbashët e Prizrenit. I bastisën shtëpinë duke ia friksuar tërë familjen, bile edhe lagjen ku banonte nga policë të shumtë. Më vonë i vunë kusht, të bëhej bashkëpunëtor i tyre.“Ne ta japim pasaportën
, nëse nuk pranon bashkëpunim, do të mbetesh rrugëve pa bukë!” Por, Sefidini, vëllai im, i mirë e trim, të gjitha vështirësitë i pranoi e bashkëpunëtor i tyre nuk u bë kurrë! U kthye në Prizren. Humbi punën në Gjermani, pas një stazhi 10 vjeçar. Në Prizren nuk i jepnin vend pune dhe ai, vet i shtati, pa të ardhura, detyrohet të punojë punët më të rënda, të ndyra dhe më të pista e të rrezikshme
Vdiq n





Faridin Tafallari (me plis) dhe Ibrahim Kelmendi (prapa tij) në demonstratën e Brukselit, më 13 qershor 1981.

Te unë, në Nagold, Ibrahimi vinte shpesh, nga viti tetëdhjetë - deri tetëdhjetë pesë. Isha kryetar i “Bashkësisë së klubeve perëndimore në Evropë”. Më 09.11.1984 ksha marrë një ftesë, për të shkuar në një përvjetor të klubit “Asim Vokshi” në Lozanë të Zvicrës. Duhet të shkoja aty për t’u takuar me shokët e bashkësisë në Zvicër. Për këtë qëllim më duhej të përgatisja një referat. Ibrahimi ishte tek unë dhe me thënë të drejtën isha i gëzuar, se do të më ndihmonte për ta përgatitur më mirë referatin. I them, hajde e më ndihmo ta shkruajmë bashkë, se ti je i përgatitur duke menduar, që ishte student!? Por ai, as që lëvizi nga vendi. Rrinte shtrirë, ashtu kot! Pasi e përgatita referatin, i thashë përsëri ta shihte se si e kisha shkruar. Ai ktheu kokën nga unë dhe as që mori mundimin ta shikonte me dorën e tij. I hodhi një sy shkarazi e më tha: Mirë e ke bërë, se mos po kuptojnë ata më shumë se ti
!

A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës

dhe të Kadri Zekës?!

Them se në një mënyrë ai ka ndikuar, duke i hapur rrugën Rizah Salihut, Sadikut, kujtdo që ka marrë atë veprim, të cilin nuk e kreu Hyseni! Sipas mendimit tim, moskryerja e vrasjes nga Hyseni u bë, sepse Ibrahim Kelemendi e bindi atë të mos vepronte, ashtu sikurse del dhe në librin “Atentatet”! Atëherë Rizahu u detyrua ta bënte vetë!! Hyseni i bëri Jusufit të Madh shumë kërcënime, sa i vuri në tavolinë dhe revolen duke ju drejtuar dhe Rizahit, se njeri nga ju të dy duhet të jetë i UDB-së?! Po, sipas të gjitha veprimeve, njerëz të UDB, kanë qenë Sadiku dhe Rizahi. Hyseni i la këta të dy, u fut në burg, duke e ditur çfarë po bënte dhe ndoshta ka vepruar kështu me qëllim.

Ai e dinte, se cili ishte Sadiku, pasi Mirani (I.K.) ja sqaron dhe çështjen e telefonatës duke i thënë, se në telefon nuk ka qenë Nezir Gashi, një patriot i asaj ane, por ka qenë vetë Sadiku. E pra si është e mundur që Hyseni merr një rrugë me “syhapur” e me “mend në kokë”, drejt një sakrifice, ku e priste burgu! Ndaj një veprim i tillë s’ka se si mos jetë i çuditshëm!!! Si mundet që Mirani të vinte pak para mbrëmjes, pak para se të nisesh Hyseni për në Kosovë!?! Prandaj është e pa mundur, që Hyseni mos të jetë konsultuar fare, pa marrë pëlqimin dhe miratimin e Ibrahim Kelmendit! Ndërsa Jusufin nuk e njoftoi, nuk e vuri fare në dijeni. Ai shkoi me udbashin për të vrarë udbash!!!

Në banesën time, ku ishin Jusufi, Ibrahimi e Dem Demaj, diskutonim se si Hyseni u nis me një njeri shumë të dyshuar. Jusufi i nervozuar ju drejtua Ibrahimit duke i thënë:- Pse e lejove Hysenin të shkonte, kur ti e dije se ai do të tradhëtohej nga udbashi Sadik Blakaj?! Pse e bëre këtë?! Pse!??? Apo mendove se do të mburreshe, po të dilte me sukses aksioni e tani që ai dështoi, thua që Hyseni nuk më dëgjoi! Ti Ibrahim erdhe nga Bohumi, e përcolle, kurse unë jam këtu dhe nuk më njoftuat, as Hyseni e as ti !?! Nuk e di pse Mirani nuk e pranon që nuk ishte në dijeni për vajtjen në Kosovë të Hysenit me Sadikun! Po ashtu nuk tregon të vërtetën për të hollat e marra nga organizatat kroate, të cilat i shkuan dajës së tij në Pejë. Ato para ishin marrë për armët që do të bliheshin në ish-Çekosllovaki, nga ai së bashku me Hysen Gegën. Por plani dështoi dhe armët nuk u blenë!.

Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një Vëllezërit e Kadri Zekës dhe Ibrahim Kelmendi, pranë kufomave të Jusufit,Kadriut dhe të Bardhoshit (Janar 1982 – Untergrupenbach)

Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës. Ai kishte marrë përsipër detyrën e vështirë por të shenjtë për ta bërë Kosovën e tij, shumë të dashur e të shtrenjtë një me viset shqiptare të ndara, një me shtetin amë Shqipërinë. Pra, Jusufi ishte për çlirimin e Kosovës, me trojet e saj të ndara në tri republikat sllave të Sërbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe bashkimin me shtetin amë Shqipërinë! Por njerëzit e këqinj, me qëllim, me djallëzi, do ta detyronin, që ai të përballej me njerëz të Udbës, si Rizah Salihu, Sadik Blakajn e të tjerë. Po kush e detyroi Jusufin të përballej? Bacalokun e detyroi Ibrahim Kelmendi me Hysen Gegën. Nuk ka asnjë koment. Jusufi i Madh thotë vetë. Ai i tërheq vrejtjen Ibrahimit dhe Hysenit, duke ju thënë se ju me veprimet tuaja, po i bëni vend tradhëtarëve dhe udbashëve, për t’i futur brenda rradhëve tona !!!

Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit

Hysen Gega kishte vendosur, të udhëtonte për në Kosovë dhe kishte nevojë për lekë, që do ti duheshin, për sa kohë sorollatej për të “vrarë” ata , të cilët ai i shihte, si armiq të popullit shqiptar.

Ishte fillimi i dhjetorit 1980 kur me Hysenin ishim ulur në një tavolinë, në një lokal ( kafe), në Iselshausen-Nagold. Porositëm diçka, për të pirë dhe posa kaluam pyetjet e zakonshme, Hyseni lëvizi kapelën, që mbante duke imituar artistët, të cilët luanin rolin e militantëve revolucionarë në filma dhe na tha mua dhe Demë Demajt,” kam vendosur të shkoj në Kosovë, me “shokun” Sadik Blakaj për të kryer ca atentate.” Ky i fundit nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte ardhur që në nëntor 1980 në Nagold dhe rrinte te Demë Demaj. Gjatë bisedës Hyseni shpërfaqi nevojën për mjete materiale. Ai tha se:”Nuk e pashë të arsyeshme, që ti kërkoj dikujt tjetër, për të mos u marrë vesht vajtja jonë në Kosovë nga njerëz të tjerë, por të mbetet, në rrethin tonë të ngushtë. Andaj na duhen bukur një shumë parash (marka). Ky aksion, që do kryejmë ne është i domosdoshëm dhe duhet kryer patjetër. Ju them, se po nuk u bë, ashtu si e mendoj unë dhe nëse dështon, mos u mërzitni fare për ne dhe mos na bëni hesap, po na harroni. Unë i gjallë nuk dorëzohem dhe as në burg jo, o do të kryhet atentati ose kam me vra veten!- E pyeta: -Po baca Jusuf është në dijeni për shkuarjen tënde në Kosovë me Sadik Blakajn? U përgjigj rëndë, duke mbajtur sytë në dysheme- Jo! Jo! – Po pse jo i thash? – Po ai me siguri nuk do të më lejojë, andaj nuk i kam treguar Jusufit.I thashë nuk po bën mirë, që nuk po i tregon bacës Jusuf. Ndërsa Hyseni përgjigjet :- “Jo bre, se ai ishte
nuk i tregoj se
e pasi të shkoj e nëse bëj diçka i tregoni
”. Në përfundim të bisedës Hyseni prej nesh kërkojë edhe disa adresa të shokëve tanë në Kosovë, në mënyrë që gjatë aktivitetit të tyre atje, ata të kanë mundësi të strehimit dhe ndihmave tjera të nevojshme. Dhe ne Hysenit ia dhamë 4 mijë marka dhe disa adresa të shokëve, (të cilët pas burgosjes së tij do ta pësonin rënd.)

Dhe Hyseni së bashku me Sadik Blakajnë me makinë të Ramadan Ramadanit në fund të dhjetorit 1980 nisen për në Kosovë. Për çudi në mëngjesin e 1 Janarit të 1981, ende pa u gdhirë mirë, shtëpia e Hysenit i rrethua me forca të shumta policore dhe agjentë të UDB-së. Kështu, premtimi i Hysenit, se nuk do të dorzohem i gjallë i mori Drini. Ai u dorëzua dhe i zbuloi edhe shumë shokë të tjerë, të atyre që na i mori adresat dhe këto adresa i dinte edhe Sadik Blakaj - udbashi!

Kah mesi i janarit 1981 Sadik udbashi pa therr në këmbë kthehet sërish në Gjermani dhe gjatë disa takimeve me te na tha se”Unë me Hysen Gegën kemi shkuar në Kosovë për të vrarë Dushan Ristiqin, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin etj”, ndërsa për burgosjen e Hysenit, ai thotë: “Hyseni u fut vet brenda në burg se ishte i pa aftë dhe nuk dinte të ruhej.” Ndonëse Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së duket se kishte marrë edhe instrukcione tjera. Dhe kjo u vërtetua gjatë bisedave në vazhdim. Ai me “guxim” do të thoshte se jam i gatshëm të shkojë sërish në Kosovë me secilin prej jush por me Jusufin, më me dëshirë!!! Ai u përpoq që të merrte e ta dorëzonte Jusufin tonë të Madh. Sadiku donte njeriun e shumë kërkuar nga armiku, ta fuste në dorë dhe ah, nënë, o nënë çfarë qeni u tregua Sadik Udbashi!!! Hysen Gega futi dhe bacën Ramadan në burg, të cilët i kapën materiale ilegale të ndaluara dhe shumë të rrezikuara për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Baca Ramadan, tani i ndjerë, nuk e dinte se e kishte futur në burg bashkëatdhetari i tij, i cili nuk do ti paguante ndonjë mark për shpenzimet e rrugës, sepse Hyseni e quante veten “patriot” dhe shkonte për një mision shumë të “rëndësishën patriotik”. Në atë rast u rrezikua edhe vëllai im Sefidini, dhe ai i ndjerë. Sefedinit i morrën pasaportën dhe e futën në burg, e rrahën, e munduan sa deshën udbashët e Prizrenit. I bastisën shtëpinë duke ia friksuar tërë familjen, bile edhe lagjen ku banonte nga policë të shumtë. Më vonë i vunë kusht, të bëhej bashkëpunëtor i tyre.“Ne ta japim pasaportën
, nëse nuk pranon bashkëpunim, do të mbetesh rrugëve pa bukë!” Por, Sefidini, vëllai im, i mirë e trim, të gjitha vështirësitë i pranoi e bashkëpunëtor i tyre nuk u bë kurrë! U kthye në Prizren. Humbi punën në Gjermani, pas një stazhi 10 vjeçar. Në Prizren nuk i jepnin vend pune dhe ai, vet i shtati, pa të ardhura, detyrohet të punojë punët më të rënda, të ndyra dhe më të pista e të rrezikshme
Vdiq nga infrakti, që ju shkaktua nga vuajtjet e mëdha. Hyseni zbuloi dhe Ramadan (Ramë) Pirecin, mikun tim, të cilin e munduan aq shumë nëpër zyrat e supit të Prizrenit, duke e mbajtur tërë natën të lidhur për dore, tek korpat e nxemjeve me naftë! Edhe ky u maltretua nga kryeudbashi Vesel Krasniqi, vëlla i shkjaut me një farë Zllatki shkja dhe me Asllan Skënderin dhe ky vëlla e bythëlëpirësa të shkjaut. As Ramadan Pirecit, nuk ia dhanë kurrë pasaportën, për tu kthyer në Gjermani. Ramadani (Rama) mbeti pa punë, i pa dëshiruar, sa njerëzit kishin frikë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 1:22 pm

Sefidini, apo Rama, ishin mjaft fukara e në skamje, por kurrë nuk pranuan ti nënshtrohen armikut
Po të njëjtin fat pati edhe Isah Demi, nga fshati Koretin afër Dardanës. Atij i morrën pasaportën dhe nuk ja dhanë më, dhe e munduan si vëllain tim. Dhe ai humbi punën në Gjermani. Vuajti mjaft, vetë i gjashtë, pa punë e pa para, në kushte shumë, shumë të mjeruara
Jahir Jahirit, (bacës Jahë) Sadik qeni i shkoj te shtëpia në mes nate, në fshatin Slivovë të Ferizajt, e gënjeu në emër të Hysenit, duke i marrë 1000 marka dhe një revole se na paska qen në “rrezik”! Edhe Jahirit, Nami Ramadanit, iu ndërpre shkuarja në vendlindej për afër 20 vite! Pra të gjitha sa thamë më lart ishin “dhuratë” të Hysen Gegajt, me aventurat e tij shumë të rrezikshme. Vetëm në rrethin e Shtutgardit do tu ndërpritej shkuarja për në vendlindje edhe këtyre veprimtarëve, si Remzi Ademajt (Komandant Petriti) i rënë dëshmor në luftën e UÇK-së, Murat Kryeziu, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, Selim Koca, Ismet Klaiqi, Sadik Zeneli (Uka) tani i ndjer, Qemal Haxhillari, Enver Ismajli, Iljaz Shatrolli, Abdyrrahman Sadiku, Shemë Bunjaku, Hafiz Gagica, Tefik Kallaba, Sylës e Fetahit nga Tetova e të tjerë.

Është e vërtetë, se ne nuk i kishim hyrë kësaj rruge me detyrim e as të imponuar nga dikush, por i kishim hyrë me vetvullnet dhe me dëshirë, pa e kuptuar mirë, se e kishim dhe obligim. Obligim e kishin edhe të tjerë, por atyre as që ju hante palla për këtë punë. Ata shihnin punën e tyre.

Dhe sot, pas luftës, qofshin qenë, udbashë e spiunë, i kanë vendet e punës dhe bile të urrejnë sikur, ata të ishin çlirimtarët! He! Nënë e shtatëqind nëna ua bëfshin qentë! Udbashët janë si jo më mirë!?!
Ata, tani, me disa pisa, që kanë bërë diçka gjatë viteve 1998/99, janë bërë hiç më pak, se ish spiunët e ishudbashët. Kanë zënë vendet e atyre, që tërë jetën ia kushtuan çlirimit mbarëkombëtar. Kurse çlirimtarët, të larguar, të pa punë, me një jetë shumë të vështirë, në skamje e mjerim!!!! Pra pisat, që tani janë bërë shumë janë mëndjemëdhenj, me shumë para, e as që mendojnë më për shokët e tyre me të cilët kanë qenë bashkë në luftë, as për dëshmorët e familjet e tyre.

Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?!

Hysen Gega, mbasi doli nga burgu,kah gjysma e gushtit 1990 erdhi në Gjermani për të kërkuar stazhin e punës, që kishte kryer këtu. Bisedonim një ditë dhe nuk hynte fare në bisedë se si e kush i vrau tre shokët tanë. Prita pak dhe në një moment i them: - O shoku Hysen, si ta merr mendja për vrasjen e shokëve? Nuk ke ndonjë mendim, apo mos ke dëgjuar në burg, për ndonjë të dyshuar? Këtë e ka bërë UDB-a – tha ai. O ti shok, i them përsëri. Që e ka bërë UDB-a atë e dimë të gjithë, por cilët janë vrasësit dhe kush i udhëzoi, e i drejtoi deri te vendbanimi i Jusufit? Ku e dinin ata, se atë natë do të ishte aty edhe Kadri Zeka , që do të dilnin në atë acar, për t’i telefonuar gruas së Kadriut, pra Saime Isufit, alias Bules!?! Ore UDB-eja, kishte njeriun e saj që i çoi vrasësit drejt vendit, ku do të dilnin në pritë! Ai heshti. Nuk fliste, rrinte si në mendime. Mbasi prita pak i them:- mos është Rizah Salihi, se menjëherë pas vrasjes është arrestuar nga policia gjermane, e cila e ka burgosur disa muaj !? U kthye nga unë dhe më tha:- Jo, bre, mos e mirrni në qafë, se nuk ka faj i shkreti, jo jo aty janë të tjerë njerëz
! Kurse shefi i tij Mirani (Ibrahim Kelmendi), në librin “ATENTATET” deklaron, se pikërisht Rizah Salihu (Rezil Mejtepi), është vrasësi i shokëve !?

Ibrahim Kelmendi - intervistë, gazeta "Express" - Prishtinë

Meqë Ibrahim Kelmendi pas 25 vitesh ka identifikuar qartë vrasësin e shokëve tanë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, tashmë është koha që ai të bëjë një kallzim penal në Gjykatën e qarkut në Prishtinë ndaj urdhërdhënësve dhe dorasit në fjalë. Çka pret Ibrahimi, pse nuk e bënë një gjë të tillë?!

Hyseni më tregonte tmerret, që kish përjetuar në muajt e parë të burgut, sa bënte të mendosh, se si ky njeri po rrinte në këmbë e lere më të tjera. Ankohej shumë për shqipfolësit udbashë, se sa për udbashët shkije! Gjatë tregimeve të tij aq të tmerrshme, fillova ta urreja. Më vinte ti them ikë ore ikë, se nuk je askushi, ikë se ti me aventurat e tua u dorëzove vet, pa bërë asgjë nga të gjitha ato rrahje gjoksi e gjitha ato premtime, për të cilat nuk të shtyu askush. E more vet një vendim të tillë dhe vet u dorëzove. Kush është fajtor për këto që po mi tregon!!! Vetëm sa s’ulërita: “Pusho mor naiv se për fajin tënd, me aventurat e tua more në qafë shumë shokë të tjerë, pa arritur asgjë, pa bërë as më të voglin hap
Nuk i kuptoj aventurat e tua, këto sjellje prej të çmënduri!!!! U nise me një kriminel, me një qen kurvash dhe tani na tregon se si edhe penisin ta kanë shtypur gardianët e burgut duke i ra me pendrek, e të tjera budallallëqe

Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’ 79-tës

Mërgimi sapo kishte filluar të merrej me veprimtari patriotike dhe pa dyshim si çdo fillim kishte vështirësitë e veta. Ato grupe, që e quanin veten organizata, nuk ishin të pavarura. Ato, ose bashkëpunonin me organizatat kroate ose dhe me të tjera. Për ne nuk ekzistonin ato pro ruse e pro bullgare, pra për ne ishin të panjohura. Për ato ishte më i lëvizshëm Ibrahim Kelmendi. Ai i gjurmonte dhe futej në to pa pasur probleme
Nuk përtonte të udhëtonte dhe ti zbulonte thuajse të gjitha. Ibrahimi u ka marrë edhe shuma të parave organizatave kroate për të blerë armë. Dhe ato nuk ishin pak (ishin 50 mijë DM). Tani ai, ato i mbulon me pluhur dhe asnjëherë nuk skuqet për ta thënë të vërtetën! Unë, Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës. Ruaj kujtime të mira dhe respekt për të, si shokë të ditëve të para, të një rrethi të organizuar. Ibrahimi ka ecur më shumë. Ai ishte i pa disiplinuar, me ca sjellje jo të mira dhe aq më shumë të pa pranueshme tek ne shqiptarët. Futej në guzhinë, te gratë
Shtrihej në dhomë gjërë e gjatë dhe nuk e kishte për gjë, se ishe ti me familje. Ai shtihej sikur të ishte në shtëpinë e vet... Nuk tregoi asnjëherë mirënjohje për gjitha ato pritje që i bëheshin nga gratë e shokëve duke e nderuar si një patriot! Prandaj ai nuk e dinte të mirën, nuk kishte turp. Këto, mua, personalisht, në fillim më bënin përshtypje jo të mirë, por më vonë nuk i vija re, se e kam dashur si patriot. Patriotizmi ishte çështja kryesore për mua. Pra patriotizmi nuk i ka munguar, e as unë nuk kam patur dyshim për këtë.
Faridin Tafallari (me plis) dhe Ibrahim Kelmendi (prapa tij) në demonstratën e Brukselit, më 13 qershor 1981.

Te unë, në Nagold, Ibrahimi vinte shpesh, nga viti tetëdhjetë - deri tetëdhjetë pesë. Isha kryetar i “Bashkësisë së klubeve perëndimore në Evropë”. Më 09.11.1984 ksha marrë një ftesë, për të shkuar në një përvjetor të klubit “Asim Vokshi” në Lozanë të Zvicrës. Duhet të shkoja aty për t’u takuar me shokët e bashkësisë në Zvicër. Për këtë qëllim më duhej të përgatisja një referat. Ibrahimi ishte tek unë dhe me thënë të drejtën isha i gëzuar, se do të më ndihmonte për ta përgatitur më mirë referatin. I them, hajde e më ndihmo ta shkruajmë bashkë, se ti je i përgatitur duke menduar, që ishte student!? Por ai, as që lëvizi nga vendi. Rrinte shtrirë, ashtu kot! Pasi e përgatita referatin, i thashë përsëri ta shihte se si e kisha shkruar. Ai ktheu kokën nga unë dhe as që mori mundimin ta shikonte me dorën e tij. I hodhi një sy shkarazi e më tha: Mirë e ke bërë, se mos po kuptojnë ata më shumë se ti
!
A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës

dhe të Kadri Zekës?!

Them se në një mënyrë ai ka ndikuar, duke i hapur rrugën Rizah Salihut, Sadikut, kujtdo që ka marrë atë veprim, të cilin nuk e kreu Hyseni! Sipas mendimit tim, moskryerja e vrasjes nga Hyseni u bë, sepse Ibrahim Kelemendi e bindi atë të mos vepronte, ashtu sikurse del dhe në librin “Atentatet”! Atëherë Rizahu u detyrua ta bënte vetë!! Hyseni i bëri Jusufit të Madh shumë kërcënime, sa i vuri në tavolinë dhe revolen duke ju drejtuar dhe Rizahit, se njeri nga ju të dy duhet të jetë i UDB-së?! Po, sipas të gjitha veprimeve, njerëz të UDB, kanë qenë Sadiku dhe Rizahi. Hyseni i la këta të dy, u fut në burg, duke e ditur çfarë po bënte dhe ndoshta ka vepruar kështu me qëllim.

Ai e dinte, se cili ishte Sadiku, pasi Mirani (I.K.) ja sqaron dhe çështjen e telefonatës duke i thënë, se në telefon nuk ka qenë Nezir Gashi, një patriot i asaj ane, por ka qenë vetë Sadiku. E pra si është e mundur që Hyseni merr një rrugë me “syhapur” e me “mend në kokë”, drejt një sakrifice, ku e priste burgu! Ndaj një veprim i tillë s’ka se si mos jetë i çuditshëm!!! Si mundet që Mirani të vinte pak para mbrëmjes, pak para se të nisesh Hyseni për në Kosovë!?! Prandaj është e pa mundur, që Hyseni mos të jetë konsultuar fare, pa marrë pëlqimin dhe miratimin e Ibrahim Kelmendit! Ndërsa Jusufin nuk e njoftoi, nuk e vuri fare në dijeni. Ai shkoi me udbashin për të vrarë udbash!!!

Në banesën time, ku ishin Jusufi, Ibrahimi e Dem Demaj, diskutonim se si Hyseni u nis me një njeri shumë të dyshuar. Jusufi i nervozuar ju drejtua Ibrahimit duke i thënë:- Pse e lejove Hysenin të shkonte, kur ti e dije se ai do të tradhëtohej nga udbashi Sadik Blakaj?! Pse e bëre këtë?! Pse!??? Apo mendove se do të mburreshe, po të dilte me sukses aksioni e tani që ai dështoi, thua që Hyseni nuk më dëgjoi! Ti Ibrahim erdhe nga Bohumi, e përcolle, kurse unë jam këtu dhe nuk më njoftuat, as Hyseni e as ti !?! Nuk e di pse Mirani nuk e pranon që nuk ishte në dijeni për vajtjen në Kosovë të Hysenit me Sadikun! Po ashtu nuk tregon të vërtetën për të hollat e marra nga organizatat kroate, të cilat i shkuan dajës së tij në Pejë. Ato para ishin marrë për armët që do të bliheshin në ish-Çekosllovaki, nga ai së bashku me Hysen Gegën. Por plani dështoi dhe armët nuk u blenë!.

Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”...

Me sjelljet e tij Ibrahim Kelmendi nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë, që ka për vrasjen e tre shokëve! Jusufi disa herë i ka bërë vërejtje Miranit, që të jetë më i disiplinuar dhe më serioz! Jusuf Gërvalla në një letër të datës 13 maj 1981 fq.2 dërguar Sabri Novosellës (Mërgimit) për Rizah Salihun (Rezili) shkruan, po e citoj: “(...) Tash për tash po theksoj se udhëheqësi i këtij grupi (Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm), provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”...”
Kopja e letrës së Jusuf Gërvallës, dërguar S.Novosellës (Mërgimit) më 13 Maj 1981 (fq.2)

Një ditë Bardhosh Gërvalla, Nami Ramadani, Ibrahim Kelmendi te stacioni në Shtutgart, po e pritnin Jusuf Gërvallën që po kthehej nga një vizitë në Hamburg. Në një moment Ibrahimi largohet, duke ju thën se e pash një shok! Bardhoshi i tha Namiut mu duk se ai ishte Rizah Salihu!?, dhe e pyet: Ti Nami i beson Ibrahimit!? Po..! Pra të kesh kujdes se ne nuk i besojm! Edhe në një rast tjetër dyshohet se Ibrahim Kelmendi me Sadik Blakaj, kanë fjetur në shtëpin e Namiut pa dijeninë dhe lejen e tij, në Eslingen!? Kur Sadiku u kthye nga Kosova, pasi e la Hysenin në burg. Vetëm Ibrahimi e dinte vendin ku i linte çelsat Namiu, kur njerzit e shtëpis nuk ishin aty! Namiun, për këtë e njoftuan fqinjët, se i kanë parë dy burra duke dalur nga banesa!? Dyshohet se Ibrahim Kelmendi kurrë nuk i ka ndërpre takimet me Sadik Blakajn!? Për këtë më gjërsisht kam shkruar edhe në
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyFri May 29, 2009 1:23 pm

Cerimonia e varrimit të J.Gërvallës, K.Zekës dhe B.Gërvallës në varrezat e Bad Canstadit në Shtutgart (05.02.1982)

Por dyshimet e mia për Ibrahim Kelmendin, në disa fakte konkrete, si çështja e marrjes së postës, bazuar në fjalët e Jusufit, që postfachin e tij e dinte vetëm Ibrahim Kelmendi e jo edhe Riza Salihu. Dhe nga ky fakt del se Jusufi ka dyshuar tek Ibrahimi. Prandaj për këtë edhe më ka thënë: “ Ti Din mos u largo nga Ibrahimi, por ke kujdes nga ai, se unë dyshoj, se kështu kemi informata nga Kosova, kështu na kanë këshilluar edhe shokët e ambasadës në Vjenë!” Këtë që ma tha me gojë Jusufi, ka shkruar edhe në letrën e datës 13 maj 1981 dërguar “Mërgimit” në Stamboll. Në faqen 3 të kësaj letre shkruan, si vijon(po citoj) :”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së pak për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I.Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë..”-thuhet në këtë letër.

Kopja e letrës së Jusuf Gërvallës, dërguar S.Novosellës (Mërgimit) më 13 Maj 1981 (fq.3)

Gjithashtu për prezencën e tij, tek makina e Bardhoshit në Mynchen (këtë e thotë edhe vetë Ibrahimi në librin “Atentatet”), Jusufi më pat thënë, që: ti Ibrahim mos m’u afro as 50 metra pranë banesës, marrja e të hollave nga kroatët dhe sidomos nata e fundit (17 janar 1982) ku po flitej për një çështje të madhe për bashkimin e ish-organizatave, gjë për të cilën ka qenë mjaft i interesuar dhe Ibrahimi. Duke e njohur, se ai dëshironte tŽi dij të gjitha, atëherë si ka mundësi që të largohej bash atë natë (natën e vrasjes së Jusufit, Kadriut e Bardhoshit)?!! Ibrahimi u largua për në Dyseldorf, për shfaqjen e disa filmave në video, për antarët e klubit “Emin Duraku”. Pra, atë natë Ibrahimi me Sylë Nuhën u larguan dhe Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu mbetën në banesën e Jusufit në Untergrupenbach - Heilbronn. Ndaj kush mund tŽi dinte këto lëvizje të asaj nate të zezë?!? Edhe pse është folur për disa dyshime se disa netë janë sjellur disa hije “njerëzish”! Ibrahimi në librin e tij “Atentatet” thotë se në banesën e Gërvallëve (kur kemi shkuar nga takimi i Bernachausenit) kemi gjetur një njeri të panjohur dhe të padëshiruar për familjen gërvallaj. Nëse është kështu pse Ibrahimi nuk e thotë emrin e tij, por e len këtë gjë mister!?

Por ndodhi, ajo më e keqja, një tragjedi e tmerrshme, më e zeza, o mjerë shqiptaria! Na e vranë Jusufin, u vra Bacaloku Ynë, u vra Ylli ndriçues i Mërgatës e i mbarë popullit shqiptar! Ah! Sa të pa besë, që ka kjo botë! Tu lëshuan si lypsa, si bisha, si ujq të pa ngopur, si qenë të pa besë! Të kërkuan e të ndoqën këmba këmbës, deri sa të zunë pritë! Të vranë, të morën jetën, o i Miri Ynë! E unë, e shokët tanë ku ishim, që nuk të ruajtëm, që nuk u treguam vigjilentë!? U vra dhe Kadri Zeka, drejtues i mërgimtarëve në Zvicër e më gjerë, i cili tërë rininë, kohën më të bukur të jetës e shkriu për çlirimin e Kosovës, që populli i saj të merrte frymë lirshëm, e mos ta shkelte çizmja e shkjaut, që kosovarët të bëheshin Zot të kësaj toke! O Bardhoshi ynë! O buzagazi i Mërgatës, që vetëm natyra jote të bënte, të kënaqesh, me atë dashamirësi, me atë kulturë e me atë guxim që kishe! Nuk kurseve as djersë, as mund, as rininë e bukur, por dhe jetën, derdhe gjakun bashkë me vëllanë Jusuf e me shokun më të ngushtë e më besnik, Kadri Zekën! Ju u vratë nga Udbeja famëkeqe e ish Jugosllavisë, e serbëve, e shkinave, nga gjakprishurit shqipfolësa, nga tradhëtarët e vendit! Ju vranë, he, kurrë mos pafshin të mira në shtëpitë e në jetën e tyre! O ZOT! Ju vranë, për të mos vdekur kurrë!

Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”

Posa e kisha lexuar romanin “Atentatet”, kah fundi i shkurtit 2007, më merr në telefon Saime Isufi (Bulja). Më kërkoj, një kopje nga “TEZAT RRETH FRONTIT POPULLOR PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS”! Së pari u habita, pse më morri pas 10 vitesh?! Kish kaluar një dekadë pa asnjë lloj komunikimi! Unë kisha botuar tre libra dhe për asnjërin nuk më kishte folur, as për mirë e as për keq! Dhe unë e kisha lënë moslajmërimin, se nuk dëshiroja të futesha në polemika, jo se nuk më interesonte dhe mendimi i saj
Pas 10 vitesh më thotë, përmes receptorit të telefonit, se unë jam Bulja o Faridin!!! Eu i them, me një dlirësi të pastërt, pa më vajtur mendja për keq. Më tha, se më duhet një kopje e tezave
dhe të lutem nëse i ke dhe nëse dëshiron ma dërgo, se më duhet!? Po, i thashë i kam dhe do ta dërgojë nesër. Bulja, më pyeti, nëse e kisha lexuar librin e Ibrahimit “Atentatet” Po, i thash e kam lexuar, po si tu duk? I thashë mirë, po duhet analizuar. Tha se edhe unë e kam lexuar dhe ka gjëra interesante
Bulja vazhdoj duke thënë se edhe librat e mi i kish lexuar!!! Po mirë i thashë si të janë dukur dhe çfarë mendimi ke dhe kam pritur ndonjë shkrim apo reagim nga ti! Po, po, ti nuk u konsultove me ne, se duhesh të konsultoheshe! I thashë, unë nuk jam konsultuar, për një arsye. Mendova , se po të konsultohesha, ato libra nuk do të arrinin të botoheshin kurrë, se me siguri në bazë të arsyetimit tim, do të më sugjeronit që të hiqja pjesë nga shkrimet!!
Nënë Ajshja, Tushja(nusja e Kadri Zekës) dhe Faridin Tafallari - te varrezat e dëshmorëve në Shtutgart

Megjithatë ndjeva një përmallim! U gëzova, që fola me Bulen, se më kishte marrë malli! Por duke menduar e duke i bërë pyetje vetes, përpsehet e shumtë, mendova si ka mundësi që Bulja mos ti ketë Tezat, të cilat qenë një nga shkaqet e vrasjes të 3 dëshmorëve?!? Dhe menjëherë mu kujtua se unë, Tezat i kisha botuar në librin “Terror Dhimbje, Qëndresë”, ndaj kërkesa e Bules dhe telefonata saj më duken si provokim!? Duke menduar, e mora në telefon dhe i thash. Oj Bule si ka mundësi që ti nuk i ke Tezat??? Po librin tim “Terror,Dhimbje,Qëndresë” a e ke lexuar?. Fjalët e saj, si përgjigje qenë të pakuptimta
. Meqenëse i premtova, të nesërmen i dërgova një kopje. Prita të më merrte në telefon, se më premtoi, por nuk më mori kurrë!. Bule ti për tre librat e mi nuk më ke thënë as një fjalë, as një vërejtje, por dhe as një lëvdatë?! Megjithatë moj Bule, nuk je as e para e as e fundit, që nuk ke treguar asnjë interes për tre librat e mi, për atë epokë, që punuan e luftuan të tre trimat, të paharruarit Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka! E sa të tjerë shokët tanë, ku janë tani, ata me të cilët ndamë të mirën dhe të keqen, kaluam rreziqe, kur ndiqeshim këmba këmbës nga UDB? E si do të merren “shokët tanë” me librat e mi kur sot pijnë kafe me ata, që deri dje na luftuan, janë bërë miq vetëm për përfitime. Eu sa poshtë ka rënë burrëria e disave!! E për Ibrahimin më pyete apo më provokove, që mos të të them më gënjeve, a më tradhëtove???

Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço

Pra, me vrasjen e Jusufit të Madh Mërgata humbi drejtuesin më të përgatitur, se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e shqiptarëve, qoftë brenda vendit apo jashtë në diasporë. Mërgata humbi YLLIN e saj që i ndriçoi mërgimtarët kudo e nga do që ishin.

Të vranë, he, i vraftë rrufeja të gjithë ata që ndihmuan vrasjen tënde O Yll i pashuar! Të vranë dhe pas vrasjes tënde erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço, për ta “drejtuar” e për ta bërë, si kope dhensh, Mërgatën, që e vure Ti në binarë, me shokun tënd , luftëtarin e madh Kadri Zekën! Eh, e cilët erdhën! Xhaferr Durmishi, që me zërin e tij të sosur, nuk e dëgjonte kush, se kuptonte kush, apo qofshin edhe pretendimet e Ibrahim Kelmendit, për të marrë timonin, për të drejtuar Mërgatën, Sabri Novosella, ai turkoshak, që kurrë nuk tu gjet pranë, kur ti prisje telefonatën dhe ndihmën e tij në ditët më të vështira, kur ti kishe nevojë për të, dhe ai kurrë nuk të telefonoi. Jo, jo, o Bacalok! Ti hiqje nga kafshata e gojës, lekun për aktivitete, për nxjerrjen e “Lajmëtarit të Lirisë” e ai, Sabri Novosella rrinte me plot para në xhep në Adapazar të Turqisë, i ruante lekët për të ndërtuar pallate e vila në periferi të qytetit bregdetar të Durrësit, apo sot në Kosovën e shumëvuajtur! Ai kur erdhi nga Turqia, na bëri pikë e pesë edhe ne pak që kishim mbetur, për të vazhduar veprimtarinë, aty ku na e le Ti! Pastaj erdhën do Avdullaha, do Osmana, do Xhaferra do Emrusha, e do Mustafa
Herë paraqiteshin si të kuq e herë të sarit, megjithfarë ngjyrash, vetëm ngjyrë njeriu nuk kishin. E si mund të ketë ngjyrë njeriu Mustafë Xhemajli, të cilin e njoh aq mirë, ja di karakterin e dobët, ku nga fryn era kthen gunën. Kjo shihet fare mirë në fjalën e tij promovuese, për librin “Atentatet” të Ibrahim Kelmendit, ku ngre dhe lartëson figurën e atyre, që nuk e meritojnë dhe ul me paturpësi figurën e disa njerëzve të vërtetë, veprimtarëve, disa patriotëve, që nuk kursyen asgjë për Kosovën e shtrenjtë. O Bacaloku Ynë! Dhe vinin, e gjenin sofrën shtruar! Hanin sa ngopeshin, e përmbysnin dhe shtronin tjetrën në vete. Ndaheshin dhe nuk ngurronin të na shanin neve. Më vonë erdhën dhe plot udbashë, hajdutë, mashtruesë e çfarë nuk pamë ne, punëtorët e mërguar. Dikur, ata që na shitën dhe përsëri ata donin të na hanin dhe këtu në mërgim. Po, po, o Bacaloku Ynë, nuk kishin të ngopur, vetëm na lypnin lekë, Jo ore, më fal, çfarë lekë, na lypnin marka, franga, dollar
. Dhe ato me shumicë, se formuan këtu qeverinë dhe rrinin këtu qeveritarët e republikës së Kosovës, me në krye Bujar Bukoshin, mashtruesin e Isa Mustafë, hajdutin!!!

Cerimonia e kthimit të eshtrave të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në Kosovë ( Shtutgart – Bad Canstadt, Janar 2002)

U formuan disa parti, por ajo e Lidhjes “Demokratike” të Kosovës i mblodhi të gjithë, me patriotë, me tradhëtarë, me hajdutë, me horra, me udbashë. Por çfarë të bësh, ajo fitoj dhe mërgatën!? Na gënjeu për 10 vjet! U bë e fortë! Dhe kur u formua Ushtria Clirimtare e Kosovës, ajo krijoi Farkun dhe arriti ti përçaj ushtarët tanë edhe në frontin e luftës!!! Ndaj o Bacaloku Ynë! Ju vranë që ti kenë duart e lira për të bërë çfarë të DUAN dhe ashtu u bë!!! Bënë e po bëjnë çfarë duan!!! Në vendet kyçe, në krye të shtetit janë futur edhe ata, që ty, Kadriun, Bardhin e shumë të tjerë ju vranë dhe as kush nuk ju bën asgjë!!! Vazhdojnë me gënjeshtra dhe sot e kësaj dite! Populli është lodhur, është dëshpëruar, është varfëruar deri në skamje të tmerrshme. Një pjesë, e ajo pjesë janë parlamentarët, qeveritarët, ata që po e drejtojnë “shtetin” e Kosovës, janë pasuruar me gjakun tuaj dhe të dëshmorëve, që luftuan për idealin e shenjtë, për lirinë e çështjes kombëtare. E këta horra qeveritarë o Bacaloku Ynë, duan, që ju t’ju mbulojë pluhuri i harresës e koha t’ju largojë! Askush prej tyre nuk kujtohet, nuk ju përmend, a thua se s’keni ekzistuar kurrë! E prej tyre asnjë nuk mendon as për popullin! Këta bukëshkalë mendojnë vetëm për vete, për njerëzit dhe familjarët e tyre. Këtyre, që ju ke dhënë “votat” o popull, jetojnë në lluks pa menduar për ty, duke dalë në kamera e televizor, duke u zgërdhirë, duke gënjyer çdo ditë, çdo orë, çdo minute!!! Ruajnë xhepat e tyre të fryrë me mundin dhe djersën tënde. Deri kur do të durohet kështu o popull !? Mjerë populli i thjeshtë! Po më e keqja është degjeneruar rinia, të rinjtë, pak mendojnë për patriotizëm, se kanë mbetur rrugëve, të pa punë dhe pa një të ardhme të sigurtë. I mbajnë sytë matanë kufijve, të ikin jashtë për të punuar, se asnjë prej qeveritarëve nuk e vret mendjen për ta! Nuk duhet të harrojmë që rinia është burimi i energjisë e përtëritjes së Kosovës sonë! Eu, dhe ata që i bënin deri dje thirrje rinisë, për t’ju bashkangjitur UÇK-së, sot ju thonë, që mos të mendojnë më për patriotizëm, se ka kaluar koha e patriotizmit!!!! A e merrni me mend se kush e thotë se?! Po ja që e tha edhe Jakup Krasniqi, në Bitigheim, në Akademin përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të rënies së tre heronjve të lirisë.

E sot Kosova, akoma nuk ka një status, është në udhëkryq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 4:37 pm


» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Singlaederspigelit
„Der Spiegel“ - për vrasjen e Jusuf Gërvallës e Bardhosh Gërvallësdhe të Kadri Zekës

E TËRA DUKEJ SI PAS NJË EKZEKUTIMI
Der Spiegel, 25 janar 1982
Vrasës të panjohur i vranë në afërsi të Heilbronnit tre jugosllavë. Për autoritetet shtetërore gjermane kjo masakër është kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllavë dhe kundershtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftë të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës.
“BMW”-ja e gjelbërt 316 dilte nga garazha. Shoferi nuk donte ta kthente veturën në borë dhe vazhdon të vozisë deri te udhëkryqi duke vozitur së prapthi diku rreth 40 metra. Kur ndalet vetura del një njeri nga një vend ndërtimi në anën e djathtë të veturës dhe gjuan nga një distancë 3m. në veturë. Një njeri i dytë gjuan gjithashtu dhe shikon pastaj në veturë për t`u bindur se a ia kanë arritur qëllimit. Fqinj të frikësuar nga krismat i shohin dy burra duke ikur.
» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Makinavrasjajusufit
» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Vendvrasjaegervallveskemameshigjeta
Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri te përplasja e tij në ga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 4:38 pm

Ishte shqetsuese ajo që kanë parë banuesit e komunës së "Untergruppenbach"-ut te Heilbronni: Vetura vazhdonte të uturinte sepse shoferi e kishte këmbën ende në pedalen e gasit. Pastaj ai e lëshon si duket freksionin dhe vdes. Kështu që vetura vazhdon të ecën deri sa i mëshon një garazhe përballë. Vetura ndalet, motori fiket dhe mjedisi qetësohet.
Policia ka gjetur në veturë: Shoferin Bardhosh Gërvalla, 31 vjeq, jugosllav, i goditur nga 6 plumba, qëndronte i vdekur pas timonit, Bashkudhëtarin e tij, Kadri Zekën, 28 vjeç, i vrarë nga 2 goditje me plumba në trup, dhe Vëllain e shoferit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga 2 goditje me plumba. Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik: jugoslavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënime.
Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: "Ka qenë UDB-ja"- policia sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoleta të kalibrit 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën.
Një polic në vendin e ngjarjes thotë: "E tëra dukej si pas një ekzekutimi". Është metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thotë snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgarti Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër plumba "tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjepruese". Edhe kjo flet për UDB-në."
Qe shumë vjet grinden shërbimi sekret jugosllav dhe kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme. Në shumë raste, jugosllavët në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë së tyre. Beogradi reagonte në krim dhe terror gjithmonë me të njëjtën mënyrë. Skenë e Shoot-out-it ballkanik ka qenë kohë pas kohe Republika Federale e Gjermanisë dhe policia ka qenë deri më tash e pafuqishme për t`i dhënë fund kësaj veprimtarie. Ndërsa përgjegjësit janë dal në shesh. Beogradi ua ka frikën grupeve në ekzil, të cilat janë vatër trazirash në shtetin shumënacional - dhe i lufton ato. Sidomos kroatëve që janë jashtë ua kanë drejtuar pistoletat vrasësit e shërbimit sekret. Në shumë raste krimesh kundër kroatëve në ekzil është dëshmuar pjesëmarrja e Beogradit. Për shembull: Kur shkëputet kroati Franjo Goreta nga shërbimi sekret jugosllav me detyrë për vrasje në Republikën Federale Gjermane dhe e vranë një oficer udhëheqës, Beogradi e nis një komando menjëherë për ta likuiduar atë. Ende se kishte kryer dënimin Goreta , kur njerëz të UDB-së ndërmorën një atentat, në të cilin Goreta shpëtoi për pak.
Në procesin e këtij akti gjyqtari dërgoi një apel deri më tash të kotë drejt Bon-it. "Nuk mund të lejohet që në vendin tonë të kryhen vrasje të shteteve të huaja për t`i zgjidhur problemet e tyre të brendshme". Krahas kroatëve tashmë në shënjestër të shtetit jugosllav janë edhe shqiptarët. Që nga pranvera e fundit kur shqiptarët rezistuan në provincën jugosllave në Kosovë, ku u bënë trazira të përgjakshme, Beogradi i ka zbuluar shkaktarët jashtë vendit: Prej shtetit shqiptar fqinj dhe prej shërbimeve besnike komuniste dirigjohet konflikti, mirëpo edhe nga Republika Federale Gjermane, siç thonë politikanët e Beogradit.

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Kompletshkrimiispigelit2
Faksimili i artikullit të botuar më 25.01.1982 në "Der Spiegel"



Në fakt vetëm në Baden-Württemberg jetojnë diku 2000 shqiptarë, shumica prej tyre me strehim politik. Lidhur me aktivitetet e tyre shpeshherë u ankua konsullata e përgjithshme në Stuttgart.
Për shembull, në pranverën e 1981-shit demonstruan shqiptarët në një demonstratë jo të rëndësishme, në të cilën ata kërkuan ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia. Ndërkohë demonstruasit e diktuan se dikush nga një shkollë jugosllave po i fotografonte, hynë disa brenda dhe pos fotografistit ata e takuan edhe konsullin e përgjithshëm jugosllav Branko Dimitrijevic. Ata au morën filmin, të cilin më vonë u detyruan ta dorëzojnë në polici. Kjo mund ta ketë lidhur një zingjir vdekjeprues, se njëri prej të cilëve kishte hyrë në atë shkollë dhe të cilin me siguri e kanë fotografuar, ishte Bardhosh Gërvalla, ngarësi i veturës, i vrarë te Heolbronni. Gërvallajt kanë qenë të njohur në skenën e jashtme. Vëllai Jusufi i cili para pak kohe i kishte dhënë një intervistë një gazete ditore, në të cilën thoshte se ishte për luftën e armatosur kundër shtetit jugosllav, ka qenë sipas njoftimeve të policisë edhe redaktor i gazetës "Zëri i Kosovës" në ekzil. Bardhosh Gërvalla kshte ardhur në Gjermani më 1974. Ai punonte si këshilltar për punëmarrësit jugosllavë, në Solitudestraße 44, në Ludwigsburg. Bardhoshi i martuar, dy fëmijë ka qenë aktiv sidomos në legjislacionin e punës për bashkëkombësit e tij.
Koka politike e vëllezërve ka qenë si duket Jusuf Gërvalla. Sidomos ai fajsohej nga konsullata e përgjithshme jugosllave të jetë antar udhëheqës i "Fronti të kuq" që luftonte kundër qeverisë jugosllave. Kjo organizatë ishte aktive, deri më tash, vetëm në Jugosllavi dhe po aq pak, si grupe të tjera kosovare u shfaqte në raportin vjetor të ministrisë federale për mbrojtjen e kushtetutës.
Jusufi, i martuar, tre fëmijë, duhet të ishte bashkëbotues i gazetës së ndaluar në Jugosllavi "Zëri i Kosovës", për të cilën ai punonte nga vendbanimi i tij. Kadriu, gjithashtu gazetar, ishte bashkëpuntor kompetent i të njëjtës revistë.
Në murin e jashtëm të shtëpisë së vëllezërve në "Auf der Habichtshöhe 40" e kishin varur, në shenj pikëllimi, një flamur në gjysmështizë të kuq me një shqiponjë dykrenare dhe një yll - ngjyrat e Kosovës dhe njëherit flamuri kombëtar i Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 4:38 pm


DËSHMOHET INVOLVIMI I SHËRBIMIT SEKRET JUGOSLLAV
Çfarë rëndësie kanë aktivitetet e shqiptarëve në ekzil për Beogradin nuk e dëshmon vetëm masakra në Heilbronn. I ngjashëm ishte edhe një aksion i madh i shërbimit sekret serb në fillim të vitit, kur bashkëkombësi, Rasim Zenelaj u mor në shënjestër. Zenelaj ka qenë një antar udhëheqës i "Besëlidhjes Kombëtare Shqipëtare".
Me gjuajtjet nga pistoleta në kundërshtarin e qeverisë Zenelaj, i cili e mbijetoi edhe pse i lënduar rëndë i shpëtoi atentatit, u dëshmua për herë të parë drejtimi i ri i shërbimit sekret jugosllav.
» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Zenelajnekolic
Rasim Zenelaj
Për ta mënjanuar Zenelajn Beogradi kishte kurdisur plane të kushtueshme. Kishte nisur disa agjentë, madje kanë rrezikuar edhe dikë nga zyrtarë të konsullatës dhe kanë eksponur ndihmësit e heshtur. Megjithatë plani dështoi dhe pjesëmarrësit u zbuluan: Në procesin e nisur atë kohë kundër përgjegjësve të atentatit qartësohet edhe më shumë implikimi i zyrtarëve jugosllavë në ndjekjen e emigrantëve me metoda drastike.
Kah fundi i 70-tave ishte ngritur një agjent i mëhershëm në gradë të konsullit. Me emrin Salih Salihi ai u shfaq më vonë me shërbim diplomatik për vendin e tij në Republikën Federale Gjermane, së pari në konsullatën e përgjithshme në Hamburg dhe pastaj në konsullatën e përgjithshme në Frankfurt. Atje u vendos i pajisur me një dokument identifikimi si zyrtar me nr. 6750 në cilësinë e rojes. Në Frankfurt vepronte edhe një kolegë tjetër i shërbimit sekret, si zyrtar i lartë i konzullatës me dokument identifikimi nr. 6322, i firmuar me emrin Svetozar Mirjaqiç, i quajtur "Tozo". Një besnik me rang të lartë i këtyre dy shërbyesve ishte Rade Surla, një partizan i hershëm, që kohët e fundit punonte në një ndërmarrje ndërtimi në Frankfurt.
» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Surlasalihumijacic
Agjentët jugosllavë: Surla, Salihu dhe Mijaçiq

Surla i vizitonte shokët e konzullatës dhe i informonte ata për veprimtaritë e njerëzve në ekzil. Njëherë, siç i kujtohet shoferit të tij, e vizitoi dikush vetë Surlan. Mysafiri kërcënues (Surla shoferit: "Duhet me ju ruejt këtij njeriu") ishte gjenerali i shërbimit sekret Milan Shashiç.
Në mars të vitit 1981, menjëherë pas shpërthimit të trazirave në Kosovë, filloi të veprojë treshi në Frankfurt. Salihi gjurmonte shprehitë e jetës së Zenelajve dhe i dërgonte Tozos informacione. Edhe Surla filloi të veprojë, kur u përfundua plani konkret i vrasjes. Disa gjurmë dhe dëshmitarë dokumentojnë se me sa përkushtim kanë vepruar agjentët.
Agjenti i parë të cilin e caktuan për Zenelajn ishte një kroat në ekzil, por ai demaskoj urdhërdhënësit nëpërmes deklaratave të tij në procesin gjygjësor. As agjenti i dytë nuk e mbajti fshehtësinë. Ante Kujundzic ishte rekrutuar nga Tozo si vrasës, kur iu hap shokëve të tij kroatë në ekzil. Së shpejti policia gjermane i dinte hollësitë e përgatitjeve për atentat.
Organet gjermane nuk kishin vepruar në mënyrë të kujdesshme. Kroatit Ante Kujundzic i kishte folur një bashkëkombas i panjohur në prill të vitit 1981, në stacionin e trenit në Frankfurt. I kishte thënë me e thirrë një "person me rëndësi" dhe t'i paraqitet me emrin "Studenti i muzikës". Pastaj i kishte dhënë një numër të telefonit - 21 77 01 - dhe e kishte udhëzuar që kur të thirrte secilën shifër ta mbledhte me numrin dy.
Në lidhjen telefonike 43 99 23 ishte lajmëruar konsullata e përgjithshme jugosllave. Kështu ishte vendosur kontakti me Tozo-n. Kujundzic-in e kishin urdhëruar për ta gjurmuar shqiptarin Zenelaj. Si shpërblim atij Tozo i ofronte para, dokumente të reja dhe përkrahje për ta fituar azilin politik në Republikën Federale Gjermane.
Në një takim tjetër Tozo ia dha një pasaport, për çdo rast, nëse duhej ta lëshonte vendin shpejt. Kujundzic: "E pata të kjartë se me siguri duhej ta vrisja dikë". Agjenti hoqi dorë nga ky plan dhe i informoi autoritetet gjermane. Si rrjedhim, policia e mori në mbrojtje të rrezikuarin Zenelaj.
Për t`ua treguar komplotistëve këtë, policët gjermanë e dërguan Zenelajn demonstrativisht për të shëtitur para konsullatës jugosllave. Një herë tjetër duke shëtitur në një kopsht zoologjik, Zenelajn me përcjellësit e tij e vëzhgonin agjentët jugosllavë dhe kështu ata u vërejtën edhe njëherë nga gjermanët. Zenelaj ra në rrezik me mendjelehtësinë e vet: Ai kishte treguar në rrethin shoqëror se ishte i mbrojtur dyfish, d.m.th. edhe me një jelek antiplumb. Njëri që e kishte dëgjuar këtë ishte nën shërbimin e Surla-s. Kështu jugosllavët e planifikuan një plan, që kundërshtarin e tyre ta manovronin në një situatë, që ai të detyrohet ta zdesh jelekun e tij antiplumb. Një grua duhej ta kryente këtë punë dhe pastaj ta godiste me pistoletë.

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Zoricaaleksic
Zorica Aleksiç
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 4:38 pm

Për ta mënjanuar Zenelajn Beogradi kishte kurdisur plane të kushtueshme. Kishte nisur disa agjentë, madje kanë rrezikuar edhe dikë nga zyrtarë të konsullatës dhe kanë eksponur ndihmësit e heshtur. Megjithatë plani dështoi dhe pjesëmarrësit u zbuluan: Në procesin e nisur atë kohë kundër përgjegjësve të atentatit qartësohet edhe më shumë implikimi i zyrtarëve jugosllavë në ndjekjen e emigrantëve me metoda drastike. Kah fundi i 70-tave ishte ngritur një agjent i mëhershëm në gradë të konsullit. Me emrin Salih Salihi ai u shfaq më vonë me shërbim diplomatik për vendin e tij në Republikën Federale Gjermane, së pari në konsullatën e përgjithshme në Hamburg dhe pastaj në konsullatën e përgjithshme në Frankfurt. Atje u vendos i pajisur me një dokument identifikimi si zyrtar me nr. 6750 në cilësinë e rojes. Në Frankfurt vepronte edhe një kolegë tjetër i shërbimit sekret, si zyrtar i lartë i konzullatës me dokument identifikimi nr. 6322, i firmuar me emrin Svetozar Mirjaqiç, i quajtur "Tozo". Një besnik me rang të lartë i këtyre dy shërbyesve ishte Rade Surla, një partizan i hershëm, që kohët e fundit punonte në një ndërmarrje ndërtimi në Frankfurt.
» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Surlasalihumijacic
Agjentët jugosllavë: Surla, Salihu dhe Mijaçiq

Surla i vizitonte shokët e konzullatës dhe i informonte ata për veprimtaritë e njerëzve në ekzil. Njëherë, siç i kujtohet shoferit të tij, e vizitoi dikush vetë Surlan. Mysafiri kërcënues (Surla shoferit: "Duhet me ju ruejt këtij njeriu") ishte gjenerali i shërbimit sekret Milan Shashiç.
Në mars të vitit 1981, menjëherë pas shpërthimit të trazirave në Kosovë, filloi të veprojë treshi në Frankfurt. Salihi gjurmonte shprehitë e jetës së Zenelajve dhe i dërgonte Tozos informacione. Edhe Surla filloi të veprojë, kur u përfundua plani konkret i vrasjes. Disa gjurmë dhe dëshmitarë dokumentojnë se me sa përkushtim kanë vepruar agjentët.
Agjenti i parë të cilin e caktuan për Zenelajn ishte një kroat në ekzil, por ai demaskoj urdhërdhënësit nëpërmes deklaratave të tij në procesin gjygjësor. As agjenti i dytë nuk e mbajti fshehtësinë. Ante Kujundzic ishte rekrutuar nga Tozo si vrasës, kur iu hap shokëve të tij kroatë në ekzil. Së shpejti policia gjermane i dinte hollësitë e përgatitjeve për atentat.
Organet gjermane nuk kishin vepruar në mënyrë të kujdesshme. Kroatit Ante Kujundzic i kishte folur një bashkëkombas i panjohur në prill të vitit 1981, në stacionin e trenit në Frankfurt. I kishte thënë me e thirrë një "person me rëndësi" dhe t'i paraqitet me emrin "Studenti i muzikës". Pastaj i kishte dhënë një numër të telefonit - 21 77 01 - dhe e kishte udhëzuar që kur të thirrte secilën shifër ta mbledhte me numrin dy.
Në lidhjen telefonike 43 99 23 ishte lajmëruar konsullata e përgjithshme jugosllave. Kështu ishte vendosur kontakti me Tozo-n. Kujundzic-in e kishin urdhëruar për ta gjurmuar shqiptarin Zenelaj. Si shpërblim atij Tozo i ofronte para, dokumente të reja dhe përkrahje për ta fituar azilin politik në Republikën Federale Gjermane.
Në një takim tjetër Tozo ia dha një pasaport, për çdo rast, nëse duhej ta lëshonte vendin shpejt. Kujundzic: "E pata të kjartë se me siguri duhej ta vrisja dikë". Agjenti hoqi dorë nga ky plan dhe i informoi autoritetet gjermane. Si rrjedhim, policia e mori në mbrojtje të rrezikuarin Zenelaj.
Për t`ua treguar komplotistëve këtë, policët gjermanë e dërguan Zenelajn demonstrativisht për të shëtitur para konsullatës jugosllave. Një herë tjetër duke shëtitur në një kopsht zoologjik, Zenelajn me përcjellësit e tij e vëzhgonin agjentët jugosllavë dhe kështu ata u vërejtën edhe njëherë nga gjermanët. Zenelaj ra në rrezik me mendjelehtësinë e vet: Ai kishte treguar në rrethin shoqëror se ishte i mbrojtur dyfish, d.m.th. edhe me një jelek antiplumb. Njëri që e kishte dëgjuar këtë ishte nën shërbimin e Surla-s. Kështu jugosllavët e planifikuan një plan, që kundërshtarin e tyre ta manovronin në një situatë, që ai të detyrohet ta zdesh jelekun e tij antiplumb. Një grua duhej ta kryente këtë punë dhe pastaj ta godiste me pistoletë.

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Zoricaaleksic
Zorica Aleksiç

Si ndihmëse u gjet shpejt bjondina serbe Zorica Aleksic. Ajo jetonte pa të ardhura dhe pa punë në afërsi të Darmstadt-it. Nëpërmjet kërcënimeve si dhe nëpërmjet premtimit se do t`ia japin 2000 DM e bindën atë. Ishte aranzhuar një takim me gruan dhe viktimën e saj. Rasim Zenelaj e kishte marrë agjenten në apartamentin e tij. Kur doli gruaja me pistoletë nga banja, Zenelaj e kishte zdeshur jelekun antiplumb. Prej pesë goditjeve në afërsi të zemrës, Zenelaj falimentoi. Autorja kishte ikur dhe në hyrjen e shtëpisë e kishin pritur Surla me shoferin e tij. Zorica Aleksic ua kishte kthyer armën dhe i kishte marrë paratë bashkë me një tiketë për Beograd. Me një Volvo ishin nisur menjëherë për në aeroportin e Frankfurt-it. Mirëpo serbja nuk mundi ta lëshonte vendin. Fqinjtë, e alarmuar nga krismat, i kishin lajmëruar policinë menjëherë. Rastësisht e kishin dëgjuar këtë lajm në radiolidhje edhe policët të cilët ishin të ngarkuar me mbrojtjen e Zenelajt. Një gjurmim i shpejtë në rrethin shoqëror të viktimës i çoi policët te Zorica, e cila pak më vonë u arrestua në aeroport.
Zyrtarët e konsullatës Tozo dhe Salihi janë urdhëruar të kthehen në Jugosllavi. Surla mundi të ikte që në ditën e atentatit. Surla u paralajmërua me anë të telefonit dhe ishte përgjigjur: "në rregull". Pastaj shoferi, i cili ishte dëshmitar i kësaj telefonate, e kishte dërguar me ngut përtej kufirit, në Strasburg në hotelin Holiday Inn. Aty humbën gjurmët e tij.
Dështimi, si duket, nuk e ka dëshpëruar UDB-në. Një vërtetim është 10. tetori 1981në Bruksel: Atje ishte vrarë një shqiptar me emrin Vehbi Ibrahimi në rrugë para banesës së tij, me një pistoletë të kalibrit 7.65.
Gruaja e tij e cila ishte me të ishte lënduar rëndë nga goditjet. Ibrahimi ka qenë nënkryetar i "Besëlidhjes shqiptare". Organet shtetërore gjermane tash, pas atentateve në Zenelajn dhe Ibrahimin duhej ta mbronin kryetarin, Emin Fazlija. Ai banonte te Göppingen-i dhe ka qenë i njohur te fqinjtë si "një burrë i vjetër dhe i rrespektuar". Policët kompetentë ishin të brengosur se "mos do ta vrasin edhe atë". Që prej atëherë, Fazlija është nën mbrojtje dhe nuk lajmërohet më në lidhjen telefonike të mëparshme. Policët nuk gjejnë gati fare përkrahje politike në luftën kundër kësaj lufte ilegale. Në të vërtetë ekziston një marrëveshje në mes të Bonn-it dhe Beograd-it për të përkrahur njëri-tjetrin në rast atentati. Herëpasherë ndërrohen informata për ardhjen e lëndëve shpërthyese ose të ndonjë arme. Mirëpo sa pak rëndësi ka kooperimi në mes dy shteteve për palën serbe e vërtetojnë atentatet. Zyra federale kundër krimit ka regjistruar se kur janë bërë atentate në kroatët në ekzil, në shumicën e rasteve UDB-ja ka përdorur pistoleta të cilat gjuajnë me rrotullim djathtor rreth boshtit, edhe pse shumica e pistoletave të këtij lloji gjuajnë me rrotullim majtor rreth boshtit. Organizatorët e atentateve as që e kanë pa të arsyeshme ta maskojnë këtë dallim.
Kur ranë në rrjetin e policisë jugosllave katër anëtar të RAF-it gjerman, jugosllavët prezentuan një listë me kroatë që lypeshin urgjentisht për t`i ndërruar ata. Zyrtarët gjermanë e refuzuan këtë dhe Beogradi i lëshoi anëtarët e RAF-it. Nëse mund të flitet për bashkëpunim në mes të policisë gjermane dhe asaj jugosllave, ana gjermane ankohet. Në vend që t`i përciellin shkakëtarët, jugosllavët japin vetëm këshilla në kërkesën e motiveve: "grindje për çështje nderi", "grindje për femra", "hakmarrje përreth stacionit të trenit" ose "tregti armësh" janë konfliktet e vërteta.
Politikanët jugosllavë e mohojnë katgorikisht implikimin e policisë sekrete jugosllave në këto raste. Lidhje me këtë ka bisedime të rregullta në mes të ministrisë së brendshme gjermane dhe kolegëve beogradas. Ministri i punëve të brendshme Franjo Herljevic, një gjeneral i vjetër partizan dhe bshkudhëtar i Titos, i demanton gjithmonë dhe deklaron se policia sekrete jugosllave nuk është duke vepruar në Republikën Federale Gjermane.

Kur kishte pyetur deputeti i CSU-së Fritz Wittmann në vjeshtë të vitit 1981, se cilat janë reagimet e Bonn-it lidhur me sjelljet e Beogradit, e mori një përgjigje të shmangshme. Bonn-i shprehet lidhur me këtë, thoshte ministrja Hildegard Hamm-Brücher, vetëm atje ku është e arsyeshme dhe e dobishme. Krahas proceseve gjyqësore ka aty-këtu edhe vetëdëshmi për veprime të UDB-së. Në ambasadën jugosllave ka qenë një diplomat bashkëbisedues i policisë gjermane, Tomo Renac, i cili pyetjet vetëm i përcillte për Beograd dhe kurr nuk përgjigjej. Në shumicën e rasteve vetëm i rrudhte krahët. Arsyen për këtë stil të mbajtun gjermanët e nuhatën, kur ra në duar të tyre një letër që Renac e kishte dërguar në Beograd.
Aty Renac, si një agjent i ofenduar ankohej se: "Po mundohen me masa propagandistike dhe penale për t`i bërë të pamundura aktivitetet e sigurimit të shtetit jugosllav në RF të Gjermanisë. Në një pritje shefi i policisë së Bonn-it ka tërhequr vëmendjen se kishte fakte se diplomacia jogosllave është tepër aktive në RFGJ. Kjo na detyron të vimë në përfundim se puna në RF të Gjermanisë është bërë shumë e komplikuar".
Hetuesit gjermanë nuk prisnin shpërblim nga shërbimet jugosllave. Kur para pak kohe një prokuror i Frankfurtit paralojmëroi se në rastin e shqiptarit Zenelaj së shpejti do të fillojë me marrë "hetime në Jugosllavi", nuk deshi askush t`i jepte zemër. Një mbrojtës i shtetit në Bonn tha: "Lidhur me këtë ne vetëm kemi qeshur".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptySun May 31, 2009 4:52 pm


K O M U N I K A T Ë

E KOMITETIT QENDROR TË LËVIZJES NACINALÇLIRIMTARE
TË KOSOVËS




Për të fshehur shkakun e vërtetë të demonstratave dhe trazirave të sivjetme në Krahinën e Kosovës, skamjen e mjerimin, shtypjen nacionale, sociale e kulturore të popullsisë vendëse, qeveria shovniste e Beogradit, me kryepolicin Herleviç në krye, u hodh në të katër anët për të kurdisur arsye të paqena, si ”romantizëm nacional”dhe ”nacionalizëm e shovinizëm shqiptar” si dhe për të gjetur ”organizatorin” e demonstratave, duke fajësuar herë një ”grup huliganësh”, herë ”ekstremistët” shqiptarë, (duke pasur në këtë rast parasysh Marksistë-Leninistët e Kosovës) herë organizatën Fronti i Kuq Popullor etj., në mënyrë që pastaj të kthehet e t’ia ngarkoj fajin kryesor Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Ndër ”organizatorët” e shumtë, kryepolici Herleviç, zuri ngoje edhe organizatën tonë patriotiko - revolucionare me emrin Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës, duke e fajësuar atë për shumë ”vepra” që nuk përkojnë aspak me veprimtarinë e saj.

E kemi parë të udhës që, pasi në mjetet e informimit publik të Perëndimit u publikuan ”informatat” e përpunuara nga agjencitë gazetare jugosllave, t’ju drejtohemi me një kërkesë demokratike edhe ne: për dezinformimet e ndryshme rreth ngjarjeve tragjike të Kosovës; ne do të kishim pasur një satisfaksion, po që se do ta transmetoni në organet tuaja edhe këtë komunikatë nga ana e Komitetit Qendror të Lëvizjes Nacionalçlirimatare të Kosovës.

1. Demonstratat e Kosovës të këtij viti nuk i ka organizuar LNÇK. Ato kanë shpërthyer spontanisht, së pari në Universitetin e Kosovës, e pastaj janë përhapur në të gjitha viset e Kosovës. Shkaku dhe arsyeja e shpërthimit të tyre nuk mund të kërkohen askund tjetër, pos në revoltën e grumbulluar me dhjetëra vite te popullsia shqiptare për shkak të skamjes, mjerimit dhe padrejtësive nacionale që i bëhen popullit tonë nga ana e qeverisë shoviniste të Beogradit.

2. Kërkesa për t’iu njohur Kosovës statusi i republikës së federuar jugosllave nuk është kërkesë e LNÇK. Organizata jonë lufton për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me vendin amë, Shqipërinë, dhe kështu për krijimin e shtetit unik shqiptar brenda kufijve kombëtarë. Kjo shihet nga Statuti dhe Programi, nga të gjitha dokumentet e LNÇK të botuara në organet ”Zëri i Kosovës” dhe ”Lajmëtari i lirisë”, si dhe në të gjitha traktet tona.

Kërkesa për republikën e Kosovës është kërkesë e një pjese të intelegjencies së Kosovës. Çêshtja e saj është shtruar më herët, sidomos më 1968. Pasi ajo u refuzua nga ana e Titos dhe e qeverisë jugosllave, në Kosovë patën shpërthyer në nëntor të vitit 1968 demonstrata të fuqishme. Edhe atëherë edhe sot, kjo kërkesë u përkrah nga mbarë populli shqiptar në Jugosllavi. Por, LNÇK mbetet pranë kërkesës së saj të vetme – luftës për bashkimin e ligjshëm të të gjitha trojeve shqiptare të robëruara nga Jugosllavija dhe bashkangjitjen e tyre shtetit amë.

3. Nga Statuti, Programi dhe të gjitha dokumentet e LNÇK del qartë se ne nuk e aprovojmë dhe nuk e aplikojmë asnjë formë terrori dhe anarkie. As sot LNÇK nuk merr përsipër as përgjegjësinë më të vogël për aktet e ”terrorit” e të ”anarkisë”, që i trumbeton me të madhe policia sekrete jugosllave, siç është djegia e ndonjë fabrike a ndërmarrjeje, përdhunimi i monumenteve kulturo-historike, i varrezave serbo-malazeze etj. Madje, sipas bindjes sonë, janë as më shumë e as më pak se aksione subverzive të njerëzve të UDB-së. Qëllimi i tyre është justifikimi i vrasjeve, plagosjeve, arrestimeve, burgosjeve dhe terrorit të paparë mbi popullsinë tonë. Në këtë drejtim Jugosllavia, si para ashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ka pasur një traditë të gjatë. Lidhur me inskenimin e akteve të terrorit e të anarkisë nga ana e qeverive jugosllave, akte që pastaj i janë mveshur popullsisë shqiptare, mjafton të shikohet elaborati i serbomadhit Vasa Çubriloviç ”Shpërngulja e shqiptarëve”, i cili përmban një arsenal të pasur udhëzimesh për aplikimin e metodave më barbare, nga të cilat do të duhej të rezultonte çrrënjosja e shqiptarëve nga tokat e tyre brenda kufirit administrativo-politik të Jugosllavisë. S’ka dyshim se në kontekst të kësaj ”vepre” duhet të shihen edhe brengosja e Jugosllavisë për shpërnguljen nga Kosova të elementit serbo-malazez, edhe zhurma e madhe rreth prishjes së varrezave dhe të përmendoreve kulturo-historike në Kosovë.

Këto metoda nuk janë në traditën dhe në mënyrën burrërore të luftës ballë për ballë që kanë bërë me shekuj shqiptarët edhe atëherë kur armiku ka qenë dhjet fish më i përgatitur, numerikisht e teknikisht. Përkundrazi, për 500 vjet të sundimit turk, ishin pikërisht shqiptarët ata që mbrojtën tradicionalisht përmendoret kulturo-historike në territorin e tyre, pa marrë parasysh se cilit popull i takonin ato. Deri më dje serbët nuk kurseheshin në lavdatat e tyre për popullsinë shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit, që mbrojtën Patrikanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit nga të gjitha stuhitë dhe luftërat e shumta të zhvilluara në këtë terren.

Shqiptarët e jugosllavisë, kur ka qenë nevoja, e kanë mbrojtur edhe me armë elementin e këtushëm serbo-malazez. Por qeverisë shoviniste të Beogradit nuk i leverdisë ta pohoj këtë në momentin aktual, edhe pse me siguri, asgjë nga e kaluara nuk do të ketë harruar. (Neve na indinjon thellë fakti se as kryepolici Herleviç as ndonjë tjetër nga udhëheqja jugosllave, derisa hakërrohen mbi shqiptarët, nuk u kujtuan të përmendnin së paku një herë problemin e shpërnguljeve të mëdha të shqiptarëve nga Kosova dhe viset tjera shqiptare, por kanë marrë në dorë kamxhikun e kërcënimeve për shkaktarët e shpërnguljes së serbo-malazezëve; ”çudi”, si nuk e publikuan asnjë rast të prishjes së varrezave të serbomalazezëve, kur hetimet treguan se këso veprash ishin kryer pikërisht nga bandat e aktivizuara çetnike dhe nga vetë njerëzit e porositur të UDB-së!)

Në fund ju njoftojmë se Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës është një organizatë patriotiko-revolucionare që lufton me mjetet më demokratike që janë përdorur ndonjëherë në Evropë. Terrori, anarkia e ravanshizmi kanë qenë dhe mbeten metoda, jo vetëm të huaja por edhe të urryera e rreptësisht të ndaluara për çdo anëtar dhe simpatizant të Lëvizjes sonë.

Komiteti Qendror
i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës
..............

Kopja e Komunikatës




· Kjo komunikatë u përpilua nga Jusuf Gërvalla e Xhafer Durmishi në gusht 1981, në Untergruppenbach dhe u nënshkrua si: ”Komiteti Qendror i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:21 pm

Xhafer Leci: Në vend të reagimit


LIBRI “ATENTATET” I IBRAHIM KELMENDIT SI ROMANI
I NASHO JORGAQIT “MËRGATA E QYQEVE”
Shkruan: Xhafer Leci


» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_XhaferLeci1
Xhafer Leci
Derisa popujt e zhvilluar po udhëtojnë me anije kozmike në planetët e largëta si Marsi, duke kërkuar atje jetë për pushime verore, apo për të gjetur miniera të cilat mund t’i shërbejnë njerëzimit në tokë, ku aktualisht jetojnë mbi 6 miliardë njerëz, ne shqiptarët akoma planifikojmë se kë duhet vrarë, njollosë, me fyer, denigruar, poshtëruar si dhe kë duhet akuzuar vënd e pa vënd, etj.

Romani I. K që përpiqet të sjellë fakte historike, jo që është i vonë, por siç duket shumë i një anshëm, prandaj po shkruaj rreth tij për sa kam qenë në rrjedhë dhe aq sa posedoj të dhëna gojore dhe të shkruara, me shpresë se protagonistët që janë apostrofuar në këtë “roman historik” do japin argumentet e tyre.

Jemi popull i vogël dhe i çuditshëm!
Fillimisht, përshëndes familjet: Gërvalla, Zeka, Ibrahimi dhe Hadri; bëhuni të fortë dhe ndjehuni krenarë që rritët patriotë dhe atdhetarë të cilët u flijuan për lirinë e vendit të vetë. Duke bërë këtë shkrim mospajtues, me shumë gjëra që ka shkruar autori i librit “Atentatet”, që në fillim kërkoj ndjesë nëse eventualisht do mund të më ketë dalur nga mendja ndonjë fjalë që mund t’i prekë ndjenjat e ndonjërit nga lexuesit.

Prej dëshmorëve që dhanë këto 4 familje, një numër i madh mërgimtarësh i ka njohur, Jusufin, Bardhin, Kadriun, Vehbiun dhe Enverin. Veprat e tyre kombëtare dhe patriotike janë shumë të mëdha, prandaj edhe respekti im ndaj tyre është i madh.

Gjithashtu, edhe për aq sa kam njohuri t’i hedh poshtë para opinionit disa të pavërteta që në librin e tij “Atentatet” i ka sjellë Ibrahim Kelmendi, sidomos për t’i mbrojtur ata që në këtë libër fyhen dhe denigrohen pa fakte, vetëm se mendonin ndryshe nga autori i këtij libri, ose vetëm pse ishin antikomunist si; Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri, Emin Fazlija (alias Emil Kastrioti) etj.
Nuk është lehtë të shkruhet dhe flitet për vrasjen e këtyre tre pishtarëve të lirisë, sidomos pas një periudhe kaq të gjatë 25 vjeçare. Me këtë rast po theksoi: Të fyesh figurat që për vite të tëra kujtohen dhe nderohen nga shumica e shqiptarëve pa ofruar argumente historike dhe analitike, jo që është e pa përgjegjeshme, por vërtet shtrohet një pyetje e madhe; nga ky njeri i kishte dhe posedonte gjithë këto informata dhe nuk i nxori me kohë, me emra para opinionit, por tani i dramatizon në formë romani!?

Nasho Jorgaqi me romanin e tij “Mërgata e Qyqeve”, e ka përçarë mërgatën shqiptare në Belgjikë deri në përleshje. Edhe libri “Atentatet” i I. Kelmendit mund të sjellë përleshje të reja në mes të shqiptarëve !

Ndoshta nuk më takon mua të flas para atyre që ishin shokë të afërt të Jusufit, Bardhit, Kadriut, Vehbiut dhe Enverit, meqë unë nuk isha aq i afërt me ta. Ndoshta mund të kalojnë muaj apo vite derisa të tjerët ta thonë mendimin e vet lidhur me këtë libër kontraverz, e ndoshta disa nuk i hyjnë këtij mundi sepse mendojnë se është ende herët për të folur për shkak të situatës, siç është rasti me heshtjen për zbulimin e aktorëve të vrasjeve tjera politike që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë!?
Parimisht, unë nuk pajtohem me ata që thonë; nuk merrem unë me Ibrahim Kelmendin se nuk ja vlen. Ndoshta ata e dinë më mirë, me që edhe janë njohur me të më mirë se sa unë.Të gjithë e dinë kush është ky person shumë i përfolur dhe i dyshimtë. Këtu ne nuk do të merremi shumë me I. K., por para së gjithash me të pa vërtetat e tij rreth shumë ngjarjeve që ai i përshkruan në libër, sepse ndjej obligim moral dhe kombëtar të flas dhe shkruaj kur dëshmorët tanë fyhen pa vend si ; Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri etj. Tash ata nuk janë më gjallë, nuk mund të flasin, ndaj ne të gjallët e kemi obligim të flasim për veprat e tyre, t’i mbrojmë nga shpifjet që iu mvishen.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:22 pm

A zbulohen vrasjet duke shkruar romane? Jo. Sepse ato mund të zbulohen duke mbledhur fakte dhe dëshmi të gjalla nga secili individ që posedon informata, e pastaj me dëshmitarë të gjallë të ngrihet padia tek organet përkatëse të drejtësisë gjermane kur është fjala për vrasjen e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës, e jo për këtë akt makabër të shkruhen libra të tipit të “Agatha Kristit” . Këtë punë duhet ta bëjnë organet e hetuesisë, pra ne të gjallët përmes fakteve dhe argumenteve të kontribuojmë të zbulohen atentatorët e kësaj vrasjeje shekullore. Ata të cilët janë të zhytur në atë krim i mbuloftë turpi, ndërsa ata që kanë spiunuar dhe kanë bërë pazare me Beogradin kundër popullit të vet, duhet të sillen domosdo para drejtësisë në shtetin e Kosovës që të marrin dënimin e merituar.

Nuk kam qenë i kyçur në organizimet ilegale, nuk i kam takuar asnjë grupi ilegal, kam qenë vetëm pjesëmarrës në demonstrata. Shumë prej nesh nuk ishim as titoistë e as enveristë, pa ideologji politike donim t`i sherbenim popullit dhe vendit tonë, për arritjen e lirisë dhe të drejtave tona që na ishin cunguar nga jugosllavët.
Në atë kohë i kemi ikur thashethënave, sepse ishte kohë e vështirë. Si veprimtar i asaj kohe, por edhe tani, ndjej obligim moral dhe njerëzor që të shkruaj dhe ndihmoj në pasqyrimin e drejtë të historisë sonë. Mendoj se këtë të drejtë nuk mund të ma mohojë askush, ngase shpeshherë kam qenë pranë ngjarjeve dhe rrjedhave të tyre të cilat kanë ndodhur në mërgatën tonë, këtu në Perëndim.

Nëse mund të më përvidhet ndonjë gabim në vlerësime, si çdo njeriu tjetër, mund të jetë pa qëllim. Por unë nuk kam frikë nga e kaluara ime, sepse nuk ndihem i ngarkuar me të kaluaren time dhe jam i sigurtë se kurrë nuk kam punuar kundër vendit dhe popullit tim, për vendin dhe popullin tim nuk kam kursye asgjë. Sigurisht se një ditë do të hapen dosjet dhe për secilin do dihet e vërteta e biografisë dhe punës së tij, do dihet edhe se kush ka spiunuar kundër popullit të vet .
Me sa e kam kuptuar Romanin dhe intervistat e tij në mediat shqipe, del se I. Kelmendi nuk i ka paraqitur ngjarjet ashtu siç kanë qenë në realitet, posaçërisht rreth disa njerëzve të vrarë nga UDB-ja jugosllave dhe për disa të tjerë që janë gjallë të cilët unë i kam njohur. Këta të gjallët duhet të flasin vetë. Unë do të flas për dëshmorët e vrarë, dhe mendoj se kur flitet për ata, duhet të shkruhet drejtë dhe pa anime politike, ose nga pozitat e “superioritetit” patriotik siç flet dhe shkruan për këtë dëshmor, I. K.

Dy fjalë rreth librit “Atentatet”
Në fillim ky libër nuk të tërheq për ta lexuar deri në fund, nuk më dukej interesant tema ku flitet për fenë, krishtlindjet, etj. Sepse në botë ka besimtarë të feve të ndryshme, por ka edhe ateistë. Historia deri më sot nuk njeh asnjë shtet ateist, ani pse E. Hoxha e bëri Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Por, ja që tash për fat të mirë Shqipëria po merr frymë shlirëshëm dhe po e thithë ajrin dhe aromën e lirisë demokratike .
I. Kelmendi do duhej të ishte njohës i mirë i ngjarjeve të periudhës për të cilën ai shkruan në librin e tij, sepse ishte edhe pjesmarrës në disa organizime të drejtepërdrejta, të disa demonstratave dhe protestave në Perëndim. Sa ka qenë i sinqertë të paraqesë realitetin dhe të shkruajë të vërtetën, është kjo krejt një çështje tjetër.
Disa shokë dhe shoqe të I. K. po shkruajnë nëpër faqe interneti dhe po i japin atij përkrahje të pa rezervë, pa asnjë vërejtje edhe kur është fjala për personat që nuk i kanë njohur personalisht.
Mënyra e përkrahjes së shoqeve dhe shokeve te I. K. më duket jo reale e aq më pak të interesuar për të vërteten e asaj periudhe që të zbardhet realiteti , por më shumë apriori kush kundër kujt po shkruan, me fjalë tjera, simpati personale !
I.Kelmendi e ka botuar librin, por a qëndron e tëra që është thënë në të rreth ngjarjeve që flitet aty, është çështje tjetër rreth të cilës duhet diskutuar shtruar. As kush nuk mund të pretendojë se e ka të drejtën absolute të fjalës së fundit rreth ngjarjeve politike dhe historisë sonë, sado qofshin ato të dhimbshme dhe tragjike. Unë nuk besoj se I. K. mund t’i argumentojë me fakte gjithë ato akuza që ua mveshë disa ish-shokëve të tij. Çuditërisht mbi gjysma e atyre për të cilët shkruan i paraqet si të dyshimtë ose si bashkëpunëtorë të UDB-së!? Disa nuk i kam njohur personalisht, por mjafton fakti se ndaj atyre që unë i kam njohur personalisht, më del se I. K. ua mvesh disa gjëra të pa qena.
Si mund të thotë I.K.se nuk ishte komunist!? Përshëndetjet e tij me grusht, flamuri që mbante ishte me yll, ndërsa ashtu nuk përshëndeteshin ;Vehbi Ibrahimi dhe Emin Fazlija, por as nuk bartnin flamuj komunistësh etj.
Fjalët i merr era, ndërsa shkrimet i ruan letra.
Për mendimin tim të thuhet pas 25 vitesh se e njoh vrasësin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, është një papërgjegjësi shumë e madhe. E aq më keq nëse autori e paska ditur që nga koha e vrasjes dhe nuk ka folur ose e ka lënë në heshtje dhe kur në vend të drejtësisë, I.K. me romanin e tij do të argumentojë vrasjen e tyre në rrethanat e asaj kohe, sidomos ato të asaj nate të kobshme. Nëse siç thotë I. K. kur u vranë tre dëshmorët nuk duhej treguar vrasësit, sepse ishte situata e rëndë, atëherë pse nuk ikej edhe nga konfliktet politike në vazhdim?! Situatë e rëndë është edhe sot. Pse pikërisht tash në prag të definimit të statusit politik të Kosovës duhet dalë me librin ”Atentatet”? Ibrahim Kelmendi për mendimin tim mbanë përgjegjësi të madhe politike, që me kohë, menjëherë pas atentatit nuk ka folur aq sa ka ditur para shokëve rreth kësaj vrasjeje.
Ja si përgjigjet I. Kelmendi në pyetjen e gazetarit të gazetës “Express” në intervistën e bërë me të:
Express: Dorasi ka dhënë një alibi se ka qenë te motra..., por ju e demaskoni këtë?
Ibrahim Kelmendi:Unë e kam bërë këtë duke u thirrur në bashkëbisedimet që kam pasur
me krye-hetuesin, sepse ai thotë që motra ka qenë shumë mirë e përgatitur, e ka mbuluar shumë mirë , por nipat e tij me të cilët kam biseduar, ata kanë dëshmuar se daja i tyre s`ka qenë gati për dy vjet aty. Fatkeqësia e tij (krye hetuesit) është se ligji ia ndalon që të miturit të jenë dëshmitarë në gjyq..”
Express: Ju e dini se kush është vrasësi, ai është Rezili ,meqë ju e keni pasur mik Jusufin, pse nuk e denonconi rastin, kur të miturit e motrës së tij tash janë rritur, ata mund të flasin në gjyq. Rezili jeton në Kosovë në një rajon të caktuar. Cili është obligimi moral i mikut të Jusufit i cili është gjallë?
Ibrahim Kelmendi: Obligimi im moral është që të testoj opinionin, kam të drejtë unë apo nuk kam të drejtë të shkeli mbi amanetin e Jusufit për të bërë pastaj denoncim konkret ndaj Rezilit...Fund citati
Pasi që I. Kelmendi nuk e ka definuar këtë çështje, shtrohet pyetja si quhej kyrehetuesi dhe të miturit, nipat e R. Salihut, pasi që kemi të bëjmë më dëshmitarët e tri vrasjeve, emrat e të cilëve duhet të bëhen publik?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:22 pm

JUSUF GËRVALLA: “ NEVE NA VRAU UDB-ja JUGOSLLAVE ”

E dimë se Jusuf Gërvalla ka thënë; nëse vrasësit janë shqiptarë kurrë mos u zbulofshin. Mirëpo, çdo njeri nëse mendon pak duhet ta dijë se nuk ka logjikë fjala as amaneti i një të plagosuri rëndë. Mendoj se për raste të këtilla siç ishte gjendja e Jusufit i plagosur rëndë, duhet të flasin ekspertët si psikologu, psikiatri, kriminalistika e në veçanti drejtesia!
Dikush mund të thotë, po ky është libër dhe nuk i besohet krejt çka është shkruar aty.
Po intervista e I. Kelmendit dhënë gazetës “Express” është libër?
Ibrahim Kelmendi, sikur të ishte i sinqertë, pasi qenka 100% i sigurtë se Riza Salihu është atentatori dhe vrasësi i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, atëherë pse nuk e ka treguar deri tash aktorin ?!
Ne duhet pritur edhe më tej reagimet e familjeve Gërvalla dhe Zeka, familje këto që nuk e kanë fare të lehtë durimin, kur dihet se në mendjet e tyre vërdelliset shumëqka.
Jusufi ka një vajzë dhe dy djem të rritur e të shkolluar, ata deri më tash po heshtin.
Nuk e di a kanë folë-shkruar apo dhënë mendimin e tyre ende vëllazërit e Kadri Zekës?
Po ashtu duhet pritur edhe reagimin e familjeve Ibrahimi e Hadri.
Deri tash nuk kam lexuar në mjetet e informimit se dikush ka reaguar ndaj fyerjeve që janë bërë ndaj dëshmorëve Vehbi Ibrahimit dhe Enver Hadrit, nga enveristi i pa përmirsuar I. Kelmendi.

RUAJENI IBRAHIMIN !

Z. Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në një prononcim të tij në gazetën “Express” ka kërkuar nga opinioni që ta ruajë Ibrahim Kelmendin për dëshmi. Ka thënë se e admiron atë se i ka hyrë një pune shumë të madhe, edhe pse vetë Kelmendi është njeri shumë i përfolur. Ibrahim Kelmendi si autor i librit “Atentatet”, sipas familjes Gërvalla është njeriu i parë i cili ka drejtuar gisht drejtë një njeriu të dyshuar për vrasjen e vëllezërve të tij tyre dhe thotë se Rezili nuk është njeriu i vetëm i dyshuar, por janë edhe shumë të tjerë, ndër ata, thotë Hyseni, është edhe vetë Ibrahim Kelmendi si njeri shumë i përfolur rreth kësaj vrasje.

Për këtë, tash për tash H. Gërvalla nuk dyshon në Kelmendin për shkak se ky ka marrë guximin t`i hyjë hetimit dhe zbardhjes së rastit të vrasjes së vëllezërve të tij. “Pasi Ibrahim Kelmendi ka thënë se ka obligim moral për zbardhjen e rastit të vrasjes së Jusuf Gërvallës, atëherë unë nuk dyshoj në të, edhe pse është përfolur shumë për të”, ka thënë Gërvalla. Në këtë rast, Hysen Gërvalla kërkon nga populli kosovar dhe mbarëshqiptar ta ruajë Ibrahim Kelmendin si dëshmi për vrasjen e vëllezërve të tij. “Lus popullin shqiptar që mos ta sakatojë Ibrahim Kelmendin, pasi që ai po di aq shumë për vrasjen e vëllezërve të mi”, tha Gërvalla.

E martë, 13 mars 2007

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_1A ka mundësi që I. Kelmendi të zbulojë vrasësin dhe t’i besohet në këtë “zbulim” kur dihet se policia gjermane është polici shumë e përsosur!?..Natyrisht se edhe policia gjermane mund të bëjë gabime si çdo polici tjetër në botë, por së paku nuk është polici e korruptuar si ato në vendet ballkanike. Drejtësia përdorë metodat e veta të punës sipas ligjeve, dhe natyrisht se nuk u beson gjithherë dëshmitarëve, kur mendon se mungojnë faktet.
Siç e dijmë, R. Salihu pas 5-6 muaj u lirua nga organet e policisë gjermane, si i pa fajshëm. Konsulata e Jugosllavisë në Stuttgart, ka ditur çdo gjë rreth këtij atentati, madje konsuli shqiptar i atëhershëm Bashkim Hisari, ka qenë në konflikt Politik me Bardhosh Gërvallen. B. Hisari duhet ta thotë të vërtetën, të cilën asnjëherë deri më sot nuk e ka thënë, ai di shumëçka për atentatin, si dhe shqiptarët që kanë bashkëpunuar me konsulatën jugosllave në Stuttgart .
Ibrahim Kelmendi , diku në vitet 1977-1980 vinte në vizitë tek dhëndri i tij, tash i ndjerë Ramush Kastrati në Plochingen si dhe te Hysen Gega në Esslingen. Unë, me Hysen Gegen, Beqir e Shaban Eminin Hajrullah Matoshin etj, punonim në fabrikën “SEL-Standard Elektrik Lorenz” në Esslingen. Hyseni dhe Beqiri flinin bashkë në një dhomë në Zeppelin Str.112 , e më vonë në nr. 140. Dyshohet se Riza Salihu ishte në shërbim të UDB-së dhe të Konsulatës jugosllave në Stuttgart, e ndoshta edhe në shërbim të Ambasadës shqiptare në Vjenë. I. Kelmendi, Riza Salihu, Hysen Gega etj, ishin shokë, dhe të gjithë janë gjallë.
Në gusht 1978, Shaban Emini për pushime verore udhëton në vendlindje Kumanovë. Shabani kapet dhe kontrolohet në kufirin jugosllav, në Jesenice, dhe tek ai gjendet material propagandues; disa broshura dhe libri “Azem Bejta dhe Shote Galica”. Shabanit i konfiskohet pasaporta dhe ai me 1981 dënohet dhe vuan 2.5 vjet burg. Materialin propogandues Shabani e kishte marrë nga Hysen Gega.
Edhe djalit të xhaxhait të Shabanit, Beqirit, i cili kishte udhëtuar vetëm një ditë pas tij për Kumanovë, policia ia kontrolon shtëpinë, por nuk i gjejnë asgjë. Dyshohet se Riza Salihu, mirrte vesh kush kur po udhëton në vendlindje dhe lajmëronte, por as për këtë nuk ka dëshmi.
Pasi është burgos Hysen Gega më 1980, R. Salihu vetëm edhe një herë ka qenë tek unë, shton Beqiri me 1984 në të pame për vdekjen e babait tim dhe më kurrë s’e kam takuar, e as nuk di gjë më për të, dhe nuk e dija as nga kush e ka marrë vesh se më kishte vdekur baba! Atëherë edhe banesën e kisha ndërruar, banoja në Werk str. 10 në Esslingen.
Unë e pyeta Beqir Eminin; si ta merr mendja ty Beqë, pasi e ke njohur bukur mirë R. Salihun a mund të jetë ky vrasësi i Jusufit, Bardhit dhe Kadriut? Beqiri tha; ka mundësi se ka spiunuar, por nuk e besoj t’i ketë vra ai me dorën e vetë.
I.Kelmendi për disa enveristë konsiderohet si patriot i madh, se ka bërë një veprimtari patriotike dhe atdhetarëe mbi 30 vjeçare etj. Ndërsa nga shumica e mërgimtarëve konsiderohet si njeriu me veprimtari të dyshimtë?!
Pse të dyshimtë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:23 pm

1.-Gjatë varrimit të tre dëshmorëve më 5 shkurt 1982 në Stuttgart, derisa shumë pjesëmarrës në varrim qanim, nga dhembja shpirtërore që ndjenin për tre dëshmorët, Ibrahim Kelmendi , dukej sikur nuk ishte fare i mërzitur.
Remzi Ademaj pati lexuar një letër të dhimbshme. Remziu tash është hero i rënë në luftën e fundit në Kosovë )1998-1999). Foli një gjerman dhe një vajzë shqiptare.
Foli edhe Ibrahimi i cili dukej sikur të kishte zemër guri, fliste me zë të madh e të thekshëm-fuqishëm, sikur të ishte në brohoritje të parullave në demonstrata në sheshet evropiane. Me të vërtetë duhej dhënë zemër masës së pranishme, sepse ajo kishte nevojë për kurajo, për mbajtjen e moralit lartë, për ta vazhduar rrugën tonë drejt lirisë.
Ndoshta Ibrahim Kelmendi mendonte se pas Jusufit, Kadriut dhe Bardhit kishte mbetur më i dijshmi dhe për atë dukej jo fort i mërzitur..!
Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:
2.- Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.
“Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.
Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.

Veç kësaj, për një kohë Riza Salihu ia ka kontrolluar korrespodencën Jusufit; se me çfarë mënyre ia ka arritur kësaj, nuk e di. Por më pas u krijuan dyshime mbi Ibrahim Kelmendin se vetëm ai ia dinte adresën Jusufit. Riza Salihu pas vrasjes së shokëve tanë, është burgosur nga policia gjermane. Pas demonstratës së organizuar në prill 1981 në Stuttgart ne shkuam në një sallë; aty erdhi edhe Riza Salihu, por pjesëmarrja e tij nuk është mirëpritur as nga Jususfi dhe as nga Kadriu.
Dyshimet janë mbështetur edhe në korrespodencën midis Jusufit dhe Ibrahimit. Në kopjet e letrave që m`i la Suzana, del qartë se midis tyre ka pasur mosmarrëveshje”,
përfundon citati.

3.- Edhe në vitin e turpit të 1997-ës kur Shqipëria u shkatërrua nga vet shqiptarët, Ibrahim Kelmendi pati shkuar me gazetar gjerman në Shqipëri. I. Klemendi pati fol edhe para bandave shqiptare, duke i lavdëruar ato se kinse po bënin mirë që po largojnë një qeveri të keqe nga pushteti, e që ata në realitet po digjnin Shqipërinë demokratike. Pas atyre ngjarjeve të dhimbshme I. K. botoi librin “Shqipëria jashtë Veriut dhe Jugut”. Vallë a kishte atëherë nevojë botimi i një libri i cili mbështeste “Revolucionin Demokratik të Vonuar” të Rexhep Qosjes? Libër i cili i ka kontribuar shumë përçarjeve të subjekteve politike në Shqipëri.
Të thirresh në emër të popullit dhe të bësh grevë urie si I. K. me disa shokë në Gjermani për largimin e dr. I. Rugovës, dr. B. Bukoshit dhe prof. dr. S.Berishës, kur poulli në mënyrë demokratike ua kishte dhënë votën, ishte hiç më pak se hile e madhe politike e tij.
Një pyetje të tillë gjithënjë e kam shtruar se në emer të kujt flet ky njeri ? Pyesim në emër të cilit popull thirrej I. K. kur e kishte të pamundur ta ndryshonte vullnetin e shumicës së popullit pa dhunë. Dhe dhuna në Shqipëri dihet se kujt i shërbente?! E pamë se si u shkatërrua Shqipëria nga vetë shqiptarët, pra u gëzuan Serbia dhe Greqia..!!
4.- më 1999, kur Presidenti dr.Ibrahim Rugova gjendej i kidnapuar nga Millosheviqi, më thërret Bedri Islami për një takim me Ibrahim Kelmendin. U takuam në Wendlingen në Bistro Cafe. Unë, B. Islami, I. Kelmendi dhe Raif Aliu. Bedri Islami m’u drejtua; Xhafer a njiheni me Ibrahimin? I them po, e njoh që moti. I. Kelmendi më pyeti; akoma je me LDK? Po i them. Më tha; a e dinë ti se I. Rugova është tradhtar? Jo i them unë, ai është kombëtar. Edhe për ty, i them unë Ibrahim prej vitit 1981 nuk flitet fort mirë, por sikur ta dija se je tradhtar, sigurisht se nuk do ulesha të pija kafe me ty. Për Christopfer Hillin i cili ato ditë zhvillonte bisedime me Millosheviqin rreth Kosovës, I. K. tha; ai është pro serb dhe se gruaja e tij është serbe?!
I. Kelmendin e njoh moti dhe shumë herë e kam parë në demonstrata, tubime homazhe etj. Ishte hera e parë të ulem diku me të, të bisedoj dhe pija kafe. Pas fjalës që i thash se nga 81-shi nuk flitet fort mirë për të, ai nuk më kundërshtoi as nuk më pyeti pse, kush dhe çka flitet për te? Për qëllimin e këtij takimi nuk folën as I. Kelmendi e as B. Islami. Sigurisht në start vërejtën qëndrimin tim të pa luhatshëm. Se unë nuk kam ndryshuar asgjë, pavarësisht gjendjes, përkrahja vijën politike të dr. I. Rugovës.
Rugova i kidnapuar dhe i detyruar të takohet me kriminelin Millosheviq, quhet tradhtar. Kurrë nuk kemi dëgjuar se I. Kelmendi apo ndonjë enverist tjetër ta ketë quajtur tradhtar Fatos Nanon, që qe takuar vullnetarisht me Milosheviqin në Kreta të Greqisë. Dhe nga Lisbona e Portugalisë , Nano na porositi ne shqiptarëve të Kosovës ta njohim Beogradin si kryeqytet tonin..!
I. Kelmendi në maje të gjuhës e ka fjalën që t´i etiketojë njerëzit me tradhtar, agjent, spiun i dyshimtë, i rrezikshëm kriminel etj. Të gjithë e dimë se në gazetën “Zëri i Kosovës” fyheshin shumë personalitete dhe figura të njohura të dëshmuara kombëtarisht si Akademik Fehmi Agani quhej “susllovi” rus, për akademik Mark Krasniqin po ashtu gjithçka flisnin keq e më keq.
Tani po i kthehemi intervistës së I. K. dhënë gazetës “Express” të dt. 10 mars 2007,
Prishtinë. Në atë intervistë I.K. thotë se në Gjermani erdhën shumë analfabetë. Dihet se analfabetë nuk ka pas gati fare, sepse shkrim-leximin e dinin të gjithë, por në vitet e 1970-ta kishte shumë pak intelektualë. Mjafton që I. Kelmendi ishte intelektual dhe kishte mundësi të luante rolin e “bosit” dhe t’i shfrytëzonte ata në emër të patriotizmit, sidomos disa patriotë dhe atdhetarë të flakët që i besonin.
Në Belgjikë gjithashtu shkruan se nuk kishte intelektual dhe se për atë e ka zgjedhur Zvicrën si qendër organizative, se kinse atje kishte shqiptarë me shkolla të mesme. Në Zvicër ka pasur shqiptarë me fakultete, por jo aq shumë si sot, ngase të shkolluarit erdhën në vitet 1990-ta. Po përmendi dy intelektualë të shkëlqyeshëm; Xhafer Shatri në Zvicër dhe Xhafer Durmishi në Suedi.
Në Belgjikë, intelektualë shqiptarë ka pasur para 110 vitesh. Me 20 mars 1897 Faik Konica nxori gazetat “ALBANIA” dhe “KOHA”. Edhe Enver Hadri para disa të tjerëve më 1974 ka botuar disa numra pa ylli të “Zërit të Kosovës”. Historia shqiptare nuk ka filluar me parullën “Kosova Republikë”dhe as me “Zërin e Kosovës”. Në Bruksel ka jetuar kolonel Muharrem Bajraktari etj. Më vonë kanë ardhur disa intelektualë si Enver Hadri, Gani Azemi, Reshat Sahitaj, Behar Rexhepi, Ramadan Gashi etj. G. Azemi e R. Sahitaj kanë shkruar për E. Hadrin dhe Vehbi Ibrahimin sikur që edhe unë kam shkruar.
Pse I.Kelmendi thotë se kinse ai e paska përgatitur varrimin e Enver Hadrit më 25.1.1990, në Bruksel? Neve për vrasjen e E.Hadrit u informuam përmes lajmeve dhe shtypit,nga Stuttgart-i dhe Esslingen-i. Udhëtuam me dy autobusë, të cilët i vozitnin vëllezërit Nami e Jakup Ramadani.Unë kam përcjellur me vemendje varrimin. Foli Josef Diogardi, i cili akuzoi UDB-ën për vrasjet e shqiptarëve, dhe tha se ai do të shkojë nga Brukseli në Gjenevë, dhe atje do të kërkojë dënimin e Beogradit për gjenocidin që po ushtron ndaj shqiptarëve, njohjen e Republikës së Kosovës etj. Ndërsa Gani Azemi e Ramadan Gashi kanë qenë drejtuesit kryesor në ceremoninë mortore, ata folën për veprimtarinë e E.Hadrit, përkthyen nga shqipja në gjuhën, frenge, gjermane e angleze.
Askush nuk i beson I. Kelmendit se tek Enver Hadri nuk kishte parë kurrfarë intelektualizmi dhe se ai ishte në njeri i dyshimtë ose në shërbim të sigurimeve të huaja si UDB-ës etj, Unë, shton I. Kelmendi e kam përcjellur Enver Hadrin hap pas hapi.

Po, këtë e besojmë. Se jo veç Enver Hadrin, por të gjithë veprimtarët shqiptarë me orientim të djathtë i ka përcjellur I. Kelmendi, sepse atë detyrë e kishte marrë nga SHISH dhe ambasadat shqiptare, të cilave është dashur t’u raportojë rregullisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:23 pm

E. Hadri ka ditur të trokasë në derën e duhur. Portën e vërtet, pra në Parlamentin Evropian. Se a bashkëpunonte Enver Hadri me sigurimet e huaja apo jo, sigurisht jo me UDB-në,për kët akuzë I.K. nuk ka sjellur asnjë dëshmi, ndërsa me sigurimet tjera kjo nuk ka rëndësi, të gjithë e dimë se ai punoi shumë për popullin dhe vendin e vet, deri sa e pagoi me jetë. Pa diskutim se E. Hadri e dinte se liria na vjen nga Amerika dhe se bashkëpunimi me të ka qenë dhe është i plotëkuptueshëm. E dimë se Nosho Jorgaqi për romanin “Mërgata e Qyqeve” u pritë në audiencë tek Enver Hoxha. I. Kelmendin për botimin e romanit “Atentatet” po të ishte gjallë E. Hoxha do ta priste po ashtu në audiencën e tij.
Shokë dhe bashkëpunëtor të E. Hadrit që e kanë njohur shumë mirë kanë shkruar, duhet ende të shkruajnë dhe mos të lejojnë që të njollosen figurat e atdhetarëve shqiptarë siç ishte E. Hadri. Po ashtu besoj se Emin Fazlija ( alias Emil Katrioti) do të përgjigjet për vete dhe për bashkpuntorin e vetë Vehbi Ibrahimin. I. Kelmendi nuk mund ta përshkruajë sipas tekeve të tij figurën e E. Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit, vetëm se i ka takuar dhe biseduar me ta ndonjë herë.
Në këtë rast mendoj se E. Hadri ka bërë më shumë se sa zhvillimi i shumë demonstratave. P.sh. sikur të ishte çliruar Kosova para 50 viteve me armë nga vetë shqiptarët, përsëri do të ulej në bisedime pranë tryezave të KS të OKB-s etj. Nëse nuk do kemi përkrahjen, sidomos të fuqive të mëdha nuk do njihet as pavarësia e Kosovës. Nuk është shumë vështirë të shkruash e të lavdërosh apo të kritikosh, por duhet shkruar realitetin, përndryshe njeriu duhet ballafaquar sy me sy me njerëzit.
Politika dhe diplomacia janë një art i vështirë, duhet përvojë e gjatë për ta mësuar atë, e disa nuk do e mësojnë kurrë politikën, sepse inatet dhe fanatizmi nuk i lejon ta ushtrojnë si duhet. I.Kelmendi thotë se të huajtë i dinin problemet tona por nuk u interesonte. Unë besoj se të huajtë në përjashtim të ndonjë diplomati apo historiani, e që në gishta mund të numroheshin, nuk kanë ditë as ku është Kosova, e lere më se në Jugosllavi jetonin shqiptarë.
Është turp të nënçmohet dhe fyhet pa asnjë fakt dëshmori i lirisë Vehbi Ibrahimi. Si ndjehet sot familja dhe shokët e tij. Kam pasur nderin ta njoh personalisht Vehbiun, qysh në vitin 1970-1972, kur Vehbiu punonte në Thiersee, Hotel Breitenhof, 7 km larg nga Kufstein-i në Austri. Në Kufstein punonim mbi 100 shqiptarë dhe shumica nga ata e kanë njohur V. Ibrahimin si atdhetar e jo si kriminel që qenka marrë me prostitucion, siç shpif I. Kelmendi.
Vehbiu e ka lëshuar Austrinë pas themelimit të Klubit jugosllav në Kufstein, diku kah mesi i viteve të 1970-ta, sepse Vehbiu ka kërkuar që klubit t’i vihet emri “Ismail Qemali”. Pasi që në Kufstein kishte më shumë shqiptarë se sa jugosllavë. Pas kësaj kërkese të Vehbiut, ku edhe konsulli jugosllav ka qenë prezent, V. Ibrahimi ishte në shënjestër të UDB-së. Konsulata jugosllave në Klagenfurt nuk ia ka vazhduar më pasaportën ndaj ajo ishte arsyeja e largimit të tij nga Austria.

DËSHMOR I KOMBIT DHE USHTAR BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE




» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_2VEHBIIBRAHIMI
V. Ibrahimi
Kongresi i -II-të i Partisë “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare” qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë më 14-15 -IV-1979, ndërsa Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.
Të shkruhet e flitet se V. Ibrahimi është marrë me kriminalitet dhe prostitucion, këtë mund ta thotë vetëm I. Kelmendi e askush tjetër. Emin Fazlija në fillim kishte pseudonimin Arben Kosova e më vonë Emil Kastrioti. I. Kelmendi thotë se Emini paska qenë i rrezikshëm dhe i dyshimtë!? I. K. shton tek Emin Fazlija; nuk ka pas mundësi të bashkëpunohej me të, sepse ka mund të vijë deri te vrasjet ndërmjet shqiptarëve. Pse I. Kelmendi e konsideron si të dyshimtë dhe të rrezikshëm Emin Fazliun. Për kë ka qenë i rrezikshëm Emin Fazlija?
Dihet se Emini luftohej nga titoistët dhe enveristët, megjithate ai luftonte për bërjen e Shqipërisë Etnike dhe shkatërrimin e Jugosllavisë së AVNOJ-t. Për këtë arsye me 1960 dënohet vetë i katërti. Gjykata ushtarake e Zagrebit për veprimtari politike dhe atdhetare i shqipton dënimin me 8 vjet burg nga të cilat i vuan 6, dhe lirohet më 1966. Pas shkarkimit të kriminelit nga posti i ministrit të brendshëm jugosllav Alesandër Rankoviq, Titoja amneston disa të burgosur, ku edhe Emini përfiton nga ky rast dhe lirohet. Unë me një rast e kam pyetur Eminin a ka biseduar ndonjëherë me Ibrahim Kelmendin për bashkpunim? Emini më është përgjigjur ; kurrë nuk kam biseduar për çështjen kombëtare, e as nuk kam pi kafe me të.
I. Kelmendi me disa enveristë tjerë, djathtistët nuk i kanë konsideruar kurrë si patriotë dhe kombëtarë, edhe kur ata kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut. Për ta s`pari ka qenë dashtë të jesh enverist e pastaj mund të jesh edhe patriot e atdhetar!?
Po të ishin gjallë Enver Hadri dhe Vehbi Ibrahimi nuk e besoj se I. Kelmendi do kishte guximin ti njolloste ata dy dëshmorë të kombit shqiptar. Gjykatave për raste të tilla nganjëherë u duhen muaj e vite derisa të kryhen proceset për të vërtetuar fajësinë, apo pafajësinë. Me ç`farë të drejte akuzon ky mjeran atdhetarët ?
» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_VIbrahimi3Regjimi i Enver Hoxhës kishte larguar nga vëndi i vet antikomunistët dhe shumë atdhetarë të cilët u shpërndanë në gjithë botën dhe kurrë nuk i la të qetë edhe në dhe të huaj. Si Nasho Jorgaqi dhe Ibrahim Kelmendi, ka pasur edhe të tjerë që në bashkëpunim me konsulatat shqiptare shpërndanin literaturë të E. Hoxhës, e nuk bënin punën që duhej bërë, integrimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me botën, por shanin revizionizmin angloamerikan etj. Dhe se çfarë i solli kombit politika enveriste, e pamë të gjithë pas vitit 1990..!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:24 pm

I. Kelmendi tregon se E. Hadri pati filluar të mbledh para dhe nuk tregon për çka?
Unë mendoj se për ta vazhduar punën e çështjes shqiptare, e jo për xhepin e vet ?
Tash, Ibrahim Kelmendi e ka obligim moral dhe njerëzor që para se të shkruante romanin do duhej ta denonconte “vrasësin” e dëshmorëve të kombit në prokurorinë gjermane dhe ate kosovare, dhe pse jo edhe tek ajo ndërkombetare, dhe vërtet nëse do dënohej vrasësi me fakte, atëherë libri i tij do ishte një sihariq për shqiptarët. Por, derisa Rezili ecë shlirë në Kosovë, do të ketë shumë komente për këte libër “senzacional”!?

Pastaj meqë njihen mes vete me siguri se Riza Salihu do t’i thotë diçka Ibrahim Kelmendit, sepse akuza që i ngarkohet Riza Salihut nga I. K. nuk mund të mbetet vetëm në letër..! Pasi që organet gjermane R. Salihun pas disa muajve burg e kanë liruar, organet e drejtësisë së Kosovës nuk e kanë të lehtë ta ngrisin procedurën kundër tij, sepse krimi ka ndodhë në shtetin gjerman. Këto që theksova më lartë le t’i vlerësojnë lexuesit dhe le t’i japin mendimet e veta. Sepse vrasjet nuk mund të vërtetohen duke shkruar libra (lexo: aktakuza) në stil romanesh, pa e thënë fjalën e fundit drejtësia. Po ashu posedoj shkrimet e 8 gazetave gjermane, të përkthyera në gjuhën shqipe, pra edhe ato të cilat kanë shkruar për Riza Salihun.
Ibrahim Kelmendi edhe në intervistën dhënë revistës “Republika” të Sali Kabashit përgojon figurat politike dhe kombëtare si Hafiz Gagicën, se kinse sigurimsi i UDB-së jugosllave Selim Brosha paska vizituar atë në zyrën e LDK-së në Stuttgart dhe se I. Kelmendi paska informata për këtë!?

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_5
Në ambientet e varrezave kryesore në Bad Canstat, Stuttgart Gjermani, viti 2001, 20 vjet rrjesht u bëmë nderimin 3 dëshmorëve të kombit (Jusufit, Bardhit e Kadriut). Ishte viti i fundit dhe tani trupat e tyre pa jetë, pushojnë në Kosovën e lirë martire, për të cilën luftuan e dhanë jetën. Nga e majta i dyti: Gani Geci, Shpend Shala, Hysen Gërvalla, Agim Kamberi, Qemajl Morina, Xhafer Leci, Nebi Geci,Avdyl Gërvalla dhe Emrush Çekaj.
A thua nuk paska pasur vend tjetër ku të takohet H. Gagica me S. Broshën, përveçse në Zyrët e LDK-së në Stuttgart?! Çfarë shpifje e kulluar!
Ajo që shkruan I. Kelmendi për takimin e Selim Broshes me H. Gagicen në zyrat e LDK-së është fyerje e rëndë edhe për 36.000 antarët e LDK-së, sa ishim dikur në Gjermani. Për ne kjo është një gënjeshtër si shumë tjera, për të cilat nuk i zëmë besë askujt, e aq më pak I. K. Një lansim i tillë ka qenë në vitet e 90-ta, tani u vërtetua se nga ka dalur një dezinformatë e tillë! Sikur të kishte fakte të tilla, me siguri do e thonin publikisht edhe ata që e kanë pa, sepse dihet që organizimi i LDK-së ishte legal dhe gjithashtu edhe i Gagicës dhe gjithë të tjerëve që nuk kanë pas pseudonime, prandai shtrohet pyetja, kush ishin këta keqedashës të një levizjeje të fuqishme politike që përpiqeshin të dezinfomonin opinionin, por për fat pa sukeses ! Ne sikur ta njihnim H. Gagicen si njeri të dyshimtë, jo një dekadë, po asnjë ditë nuk do ta lejonim të jetë kryetar yni, sepse do ia merrnin imunitetin ne anëtarët e LDK-së. Ne dimë mirë se në zyrat e LDK-së përherë ka qenë dikush kujdestar, qoftë nga kryesia e Degës, ose nëndegëve apo aktiveve. Mendoj se për një shpifje të këtillë z. H. Gagica duhet ta padisë në gjyq I. Kelmendin. Kurrë nuk kam dëgjuar nga anëtarësia e LDK-së dikend të ketë folur për këtë vizitë të S. Broshës në Shtutgart.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:24 pm

Edhe për Xhafer Shatrin kur ka ikur nga burgu flitej se e kanë parë duke u larguar me një mercedes të zi të UDB-së..!?
Pse i bëheshin Xh. Shatrit këto akuza, nuk është vështirë ta kuptojmë. Sepse, tipat si I. Kelmendi ia kishin frikën, se tani ka ardhur një intelektual i rangut të Jusuf Gërvallës dhe po u merrte frejtë nga dora. Pos kësaj, Xh.Shatri ishte vizionar dhe e dinte se nga marksizëm-leninizmi s`ka gjë. Pra,edhe ai si Enver Hadri dhe disa tjerë ishte pro-perëndimor. Me një rast u kishte thënë disa shokëve se kam frikë se këto shtriga-ambasada të Shqipërisë po na përçajnë. Këto ishin arsyet se pse Xh. Shatri duhej etiketuar. Unë, pak e njoh atë, vetëm nëpër demonstrata dhe në tubime tjera e kam dëgjuar duke mbajtur fjalime. Kurrë nuk kam biseduar me të dhe nuk besoj se ai më njeh. Për herë të parë e kam parë duke folur në një demonstratë në Bernë. Gjelozitë e pakuptimta të I. Kelmendit ndaj të tjerëve, janë një sëmundje e pa shëruar.
H. Gagica ishte shumë më politikan dhe vizionar se I. Kelmendi. Ai dijti që me kohë t’i përkrahë intelektualët e universitetit të Prishtinës, të cilët e formuan Lëvizjen legale gjithë popullore, LDK-në e viteve të 1990-ta, e udhëhequr nga intelektualë të vërtetë të dëshmuar kombtarisht, siç ishte Dr. I. Rugova, akademikët; F. Agani, Mark Krasniqi, Nexhat Daci etj. Në qendrat evropiane protestonin prej 10.000 deri në 100.000 shqiptarë dhe Hafiz Gagica, falë përkushtimit të tij atdhetar bëri emër të madh në politikën shqiptare. Ndërsa I. Kelmendi mbeti një minifigurë, por që kombit të vet i solli shumë sherre. Edhe fushata që po bën sot me librat e tij, kinse “historik” kundër të djathtës shqiptare, nuk ia mbulon dot fajësinë dhe përgjegjësinë që mban për përçarjet që i ka shkaktuar, si në mesin e mërgimtarëve, ashtu në Kosovë dhe Shqipëri.

Në ambientet e varrezave kryesore në Bad Canstat, Stuttgart Gjermani, viti 2001, 20 vjet rrjesht u bëmë nderimin 3 dëshmorëve të kombit (Jusufit, Bardhit e Kadriut). Ishte viti i fundit dhe tani trupat e tyre pa jetë, pushojnë në Kosovën e lirë martire, për të cilën luftuan e dhanë jetën.
Nga e majta i dyti: Gani Geci, Shpend Shala, Hysen Gërvalla, Agim Kamberi, Qemajl Morina, Xhafer Leci, Nebi Geci,Avdyl Gërvalla dhe Emrush Çekaj .

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_6Çfarë shkruajnë të tjerët për Enver Hadrin ...?
A KA MARRË PJESË NË ATENTATET NË KOSOVË XHON BOLTOM
Udbashi që urrente Amerikën…
Atentatori i Enver Hadrit, Bozhidar Spasiq lajmërohet vetë!
Bozhidar Spasiqin, fantom i fundamentalizmit komunist, jurist i diplomuar, i lindur më 1949 në Çaçak të Serbisë. Që nga viti 1979 inkuadrohet në shërbimin e mbrojtjes shtetërore në Sekretariatin për Punë të Brendshme dhe si kriminel që ishte arrin deri në shkallën më të lartë të kierarkisë së tij policore "kryeshef i ekipit special kundër emigracionit terrorist", për të kryer gjatë diktaturës jugosllave, 88 "aksione speciale".
Pas shkarkimit nga detyra (1993) krijon agjencinë private SIA. Libri i tij prej 270 faqesh, s`është tjetër veçse një krrokamë korbash, ku përshkruan implikimet e tij në spektrin e aksioneve terroriste kundër emigracionit shqiptar. Përmes atij libri të tij del në pah barbaria e udbashëve të xhindosur kundër flamurtarve të demokracisë nga Kosova, Kroacia, Sllovenia. Në fragmente të panumërta hidhet baltë ndaj shqiptarëve të diasporës dhe përpjekjeve të tyre për çlirimin e Kosovës. Shpirtëligësia e autorit del në shesh edhe përmes përdorimit të panumërt të sintagmave "shiptari" dhe "shiptarski terroristi". "Budallain mos e vet se rrëfen vetë", thotë një fjalë e urtë. Autori bën publik budallallëkun e vet për të joshur admirimin e budallenjve të tjerë.
» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_7Në disa faqe, mburret me faktin, gjoja se paska shpëtuar Arkanin nga burgu, se ka mbrojtur Milosheviqin, se ka marrë pjesë në provokime, shantazhe, kurdisje, montime, regjistrime, incizime, duke përshkruar madje edhe likudimin e Enver Hadrit. "Në semafor ndizet drita jeshile. Automobili me agjentët tanë vazhdon rrugën, në kohën kur Hadri mbetet në vend. Hadri goditet në kokë dhe përplaset mbi timon (...) Amerikanët filluan të egërsohen nga mllefi dhe pamundësia. U është vrarë para syve agjenti më besnik. Në anën tjetër, ndër terroristët shqiptarë, zotëron paniku i vërtetë (...). Atentatori arriti në Beograd brenda më pak se 20 orësh pas kryerjes së detyrës (...). Derisa në Bruksel përgatitej varrimi i Enver Hadrit, amerikanët provonin të gjejnë ndonjë farë gjurme që do t`i çonte deri te atentatori. Por, gjurma nuk kishte. Në varrimin e terroristit arritën rreth dy mijë shqiptarë nga tërë bota .... Përmes eliminimit të Hadrit, u likuidua çështja terroriste shqiptare në Evropë. Nuk kishte më plane për atentat ndaj Milosheviqit. Si profesionist, isha tejet i kënaqur".
Mllefi dhe urrejtja kundër shqiptarëve, ngjarjet dhe parapërgatitja e krimit shkojnë e lidhen njëra me tjetrën.
Çka i premton gjeneralit Graqanin para kryerjes së atentatit kundër Enver Hadrit?
"Çka ke planifikuar?- më pyeti ministri Graqanin.
"Në këtë moment, rreziku më i madh na janë terroristët shqiptarë. Amerikanët i kanë vënë nën kontrol të plotë. Shikoni atë senator Diogardi se si sillet nëpër vendin tonë? Patjetër duhej t`u lusnim ta dëboni. Gjendet gjeneral edhe një grup shqiptarësh që kanë formuar trekëndshin Zvicër-Belgjikë-Gjermani. Në Zvicër janë kryesorët; Xhafer Shatri dhe Xhavit Haliti, në Belgjikë; Enver Hadri, ndërsa në Gjermani; Emin Fazlia. Planifikoj t`i sulmoj të gjithë me çdo gjë që posedoj dhe nëse ka nevojë, mundem edhe t`i likuidoj, - iu përgjigja". "Mirë veçse ki kujdes ndaj njerëzve", tha ministri. Edhe diçka, zotëri gjeneral, vazhdova. Ata para do kohe kanë pasur mbledhje, në të cilën janë marrë vesh për t`i berë atentat Milosheviqit. Në këtë grup më i rrezikshmi ishte Enver Hadri".
(Alban Voka "Fakti", 15 dhjetor 2003)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:25 pm

NJOFTIME MBI VRASJEN E SHTETASVE JUGOSLLAV
(Südwestdeutsche Zeitung, 30 janar 1982)

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_8
FAKSIMILI NGA GAZETA GJERMANE “Südwestdeutsche Zeitung e dates 30 Janar 1982
Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vëzhguar një kohë të gjatë para kryerjes së veprës...!
Dymbëdhjetë ditë pas vrasjes së tre mërgimtarëve shteatas jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-it, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar hetimet kërkimore. Organet hetuese po kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vjet, të cilët disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla. Përveq kësaj, organet hetuese kërkojnë një shtetas jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, pasi që nuk kishte dëshmi të sigurta kundër tij .Viktimat e atentatit, deri tash më të rëndë, në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi. EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të nxitet për t'u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm pak para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, pak para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllezërve, kanë bartur, në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza. Poashtu tërheq mendjen edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve dhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta. Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx. Personi i tretë (shiko fotografinë), do të ketë " ndryshuar drejtimin" e dërgesave postale të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe i ka përvehtësuar atë. Njëherit ai ishte përpjekur, siq kishte informuar policia, t´i posedojë edhe letrat e vëllezërve Gërvalla.


» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_RizaSalihu
Riza Salihu
Policia kërkon shtetasin jugosllav, Riza Salihu, i cili në vitin 1980 kishte sjellë në pronsinë e vet postën e bashkatdhetarëve të tij dhe kundër të cilit ekziston edhe fletarresti edhe për delikte tjera.

(Stuttgarter Zeitung- Gazeta e Stuttgart-it ,19 janar 1982)

Në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it – përgjegjës, shërbimi sekret jugosllav?
Nga bashkëpunëtori ynë në Untergruppenbach,
Në një atentat, me siguri të motivuar politikisht, në natën e së hënës, në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it janë qëlluar për vdekje tre shtetas jugosllavë që jetonin në egzil. Diku rreth orës 22, 15 h, në qastin kur tre të huajtë nga një shtëpi në Untergrupenbach, deshën të largohen me automobil, për në vendbanimin e afërm për të telefonuar, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy udhëtarë vdiqën në vend, ndërsa i treti vdiq disa orë më vonë në spital, i cili arriti të thotë se përgjegjës për vrasjen është shërbimi sekret jugosllav. Të tre të vrarët ishin shtetas jugosllavë, me prejardhje shqiptare, të cilët angazhoheshin për pavarësinë e Kosovës, provincë kjo e shqetësuar në kufi me Shqipërinë. Vrasësit janë zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët duket të kenë parë, menjëherë pas atentatit, dy meshkuj duke ikur. Sipas njoftimit të shërbimit shtetëror për kriminalistikë në Stuttgart, bëhet fjalë për viktima nga Jugosllavia që jetonin në egzil. Fjala është për Bardhosh Gërvallën (31), vëllaun e tij Jusufin (36) dhe gazetarin e radios Kadri Zekën (28), që jetonte në Zvicër. Ata nga fillimi i vitit të kaluar, banonin në një shtëpi në Untergruppenbach, përafërsisht 40 m. Nga dera e garazhit, janë qëlluar me armë dhe në vend kanë mbetur të vrarë, vozitësi dhe personi afër tij, ndërsa Jusufi që ishte i ulur në karrigën e prapme, ishte i qëlluar rëndë në pjesën e epërme të trupit, vdes në mëngjës në spital. Gërvalla, sikur vëllau i tij, jetonte si refugjat politik në Gjermani nga viti 1979. Qeveria jugosllave i kishte akuzuar të dy vëllazërit se janë pjesëtarë të një organizate që vepronte kundër shtetit jugosllav. Jusuf Gërvalla ishte cilësuar udhëheqësi kryesor i kësaj organizate. Sipas një njoftimi të policisë, Kadriu jetonte në Zvicër, ku kishte marrë strehim politik. Bardhoshi punonte si punëtor social, në AWO-në e Ludwigsburgut. Policia fare nuk ka njohuri për kryesit e këtij krimi. Në vendin e krimit nuk janë gjetur armë. Dy meshkujt që janë parë nga dëshmitarët kanë ikur këmbë nga vendi i krimit. Gjithashtu, policia nuk e di se sa herë kanë qëlluar vrasësit. Jusuf Gervalla, që ishte i lënduar rëndë, ishte goditur nga dy plumba në pjesën e epërme të trupit. Landi Baden Würtemberg gjithnjë ishte fushë e parapëlqyer për konfliktin në mes të refugjatëve kroatë dhe shtetit jugosllav. Deri tash sulmoheshin kryesisht refugjatët konservativë kroatë, kurse kësaj radhe janë goditur papritmas, kundërshtarët e shtetit jugosllav. Për atentatet e deritashme mbi diplomatët jugosllavë, si të akuzuar paraprakisht ishin pjesëtarët e Këshillit Nacional Kroat, organizatë kjo që në vitet e kaluara e kishte përqëndruar aktivitetin në Stuttgart, në Mannheim, në Karlsruhe në rrethinën e Freiburg-ut, Lörach-ut, Offenburg-ut, si dhe në liqenin e Bodensee-së. Qëllimi kryesor i organizatës ishte krijimi i shtetit të pavarur kroat, edhepse në të kaluarën brenda organizatës kishte konflikte të ashpra rreth asaj se a duhet ky të jetë një shtet i organizuar në baza socialiste apo të një demokracie parlamentare. Herën e fundit KNK-së i është dëgjuar zëri, atëherë kur Jugosllavia kishte kërkuar dorëzimin e tetë kroatëve, në shkëmbim të katër terroristëve gjermanë. Atëherë u organizuan disa protesta nga KNK-ja kundër kërkesave të qeverisë jugosllave, të cilat qeveria gjermane nuk i përfilli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:25 pm

E TËRA DUKET SI NJË EKZEKUTIM
Masakër ndaj shqiptarëve: Si siguron shërbimi sekret jugosllav detyra për vrasje në Republikën Federale ( Gjermani, shënim i përkthyesit )
Vrasës të panjohur vranë, në afërsi të Heilbronn-it, tre shtetas jugosllavë. Për organet gjermane të sigurimit, është kjo masakër një kulminacion në luftën e nëntokës, të cilën e bëjnë shërbimet sekrete jugosllave kundër kundërshtarëve të regjimit të shtetit shumëkombësh në Republikën Federale. Pas mërgimtarëve kroatë tash regjimi i Beogradit, si po shihet i ka shpallur luftë të përgjakshme mërgimtarëve shqiptarë nga Republika e Kosovës. BMW-ja e gjelbër 316 voziti prapa prej garazhi. Vozitësi nuk deshi që të kthehej në borë dhe drejtoi veturën prapa 40 metra gjatë, deri te një udhëkryq. Kur vetura për një kohë të shkurtër u ndal te një dritë rruge, u paraqit një burrë nga vendpunishtja në anën e djathtë dhe prej një distance, përafërsisht tri metra qëlloi në brendi të veturës. Një burrë i dytë qëlloi poashtu, u ndal pastaj pranë veturës që nëpërmjet dritares së thyer anësore, të mund të bindej për ndikimin e goditjeve. Fqinjët, të frikësuar nga zhurma e të shtënave i panë dy burrat duke ikur. Mizorisht, dëshmuan banorët e lagjës "Habichtshöhe" të komunës së Untergruppebach-it, në afërsi të Heilbronn-it, të shohin pastaj natën e së hënes të javës së kaluar: Katërcilindriku punonte ende me tërë rrotullimin, shoferi e kishte ende këmbën në këmbzën e gazit. Pastaj, si duket, ai e lëshoi kupllungin, ai vdiq. Automjeti ngiste pa shofer në një gjysëmqark në të majtë dhe u ndesh me një derë të mbyllur të garazhit. Rrotat e nxitjes kishin gropuar thellë në borë, motori ishte fikur, ishte qetësi. Në brendi të automjetit policia gjeti vozitësin Bardhosh Gërvalla 31 vjeçar jugosllavi i qëlluar nga gjashtë të shtëna, qëndronte i mbështetur prapa timonit, bashkëvozitësin e tij Kadri Zeka, 28 vjeç, i vrarë nga dy të shtëna në pjesën e epërme të trupit, dhe vëllaun e vozitësit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, i qëlluar poashtu nga dy të shtëna të rrezikshme për jetë. Vendi i ngjarjes në Untergruppenbach: dhjetë goditje në zemër, në mushkëri dhe qafë. Këto tri viktima u identifikuan dhe u klasifikuan politikisht shpejt: Mërgimtarë jugosllavë me prejardhje shqiptare nga Krahina e Kosovës në jug të shtetit ballkanik dhe të tre agjitatorë kundër qeverisë në Beograd. Edhe për dorasit kishte menjëherë njohuri. Qysh në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla i pëshpëriti policisë, i cili më vonë vdiq: "Këtë e bëri SDB"-ja Shërbimi Sekret Jugosllav-"Sluzba Drzavne Bezbednosti." Dymbëdhjetë herë ishte goditur nga dy revole të kalibrit 7,65 në tre burrat, dhjetë goditje e kishin goditur atë në zemër, mushkëri dhe qafë. Një polic në vendin e ngjarjes: "E tëra duket si një ekzekutim". "Ishte ky verprim i përdorshëm i shërbimit sekret, sikur u shpreh Sigfried Hübner, instruktori policor dhe snajperist nga Stuttgart-i; katër goditje duhet të godasin, "tri që ta shtangin viktimën apo, nëse qëndron, ta rrëzojnë dhe ta bëjnë të paaftë për luftim, pastaj goditja e duhur vijuese, vdekjepruese". Edhe kjo tregon për SDB. Që disa vjet zhvillojnë shërbimet sekrete jugosllave dhe kundërshtarët e regjimit, luftë të përgjakshme në botën e jashtme. Në shumë raste kanë sulmuar dhunshëm mërgimtarët militantë jugosllavë: ambasadat, konsulatat dhe përfaqësuesit e vendit të tyre. Beogradi reagonte në vdekje dhe terror, gjithënjë me të njëjtën mënyrë.



» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_12
Der Spiegel (Revista pasqyra) 25 janar Nr. 4/1982
Vendveprimi i Shoot-out'it balkanik ishte gjithnjë Republika Federale dhe policia ishte deri më tash e pafuqishme që ta përfundonte këtë çështje. Me këtë rast janë përgjegjësitë të njohura. Beogradi iu frikësohet grupeve të angazhuara të mërgimtarve si vatër trazirash në shtetin shumëkombësh dhe lufton kundër tyre.Vrasësit e shërbimit sekret i kishin drejtuar revolet e tyre deri më tash, para se gjithash kundër kroatëve mërgimtarë. Në të shumtën e rasteve të vrasjeve në mërgimtarët kroatë pjesëmarrja e Beogradit është dëshmuar qartë. Për shembull: kur kroati Franjo Goreta, një burrë i dikurshëm i shërbimit sekret, me detyrë për vrasje në Republikën Federale, u shkëput dhe e vrau një oficer drejtues, dërgoi Beogradi një komando.
Posa Goreta e përfundoi dënimin me privim lirie, e kryen njerëzit e SDB-së një atentat, të cilit Goreta mezi iu shmang. Në procesin vijues kundër të tre veprimtarëve, shkroi gjykatësi një apel në vendimin gjyqësor, deri më tash të kotë, drejtuar Bonnit: "Nuk mund të pranohet, që në tokën tonë të zbatohen detyra për ekzekutim, të cilat porositen nga shtetet e huaja, për t'i kryer problemet e tyre ndërshtetërore". Pranë kroatëve,ndërkohë kanë rënë edhe mërgimtarët shqiptarë në shënjestër të organeve shtetërore jugosllave. Prej se në pranverën e kaluar qëndresa në Autonominë Shqiptare të Kosovës në Jugosllavi është zmadhuar në trazina të përgjakshme, ka konkluduar Beogradi, se prapa tyre ekzistojnë të huajt, që i tërheqin fijet prapa skenës. Konflikti dirigjohet prej shtetit fqinj, Shqipërisë dhe shërbimeve komuniste besnike ndaj Moskës, por edhe kështu, politikanët nga Beogradi, në masë të madhe nga Republika Federale. Me të vërtetë jetojnë vetëm në Baden Württemberg përafërsisht 2000 mërgimtarë shqiptarë nga Jugosllavia, pjesa dërmuese e tyre me azil politik. Mbi aktivitetet e tyre konsulata e Stuttgartit nuk është ankuar vetëm një herë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 EmptyMon Jun 01, 2009 3:26 pm

Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit
ankuar vetëm një herë.

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 U1_13
Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit, Heilbronn Untergruppenbach
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: