|
| Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:29 pm | |
| per 50 vite me radhe qe i shkuli themelet e ishe Jugosllavise plake i urte plak i qet e me fjale e me pune te medha nga Shala e Bajgorese fsh: Vidishiq | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:35 pm | |
| NE HAMBURG TE GJERMANISË U MBAJT AKADEMI PER TE DJATHTEN SHQIPTARE E DJATHTA SHQIPTARE NIS MARSHIMIN NGA HAMBURGU ME TE VETMIN QELLIM: PER NJË SHQIPERI ETNIKE Nga Nue Oroshi Ne nje atmosferë që asnjeherë nuk kishte ndodhur ne diasporen Shqiptare, ne Hamburg te Gjermanis pas gjashtdhjetë vjetesh harresë dhe perbuzje per nacionalistet e Shqiperisë Etnike, u mbajte Akademia perkujtimore e te Djathtes Shqiptare ne shenje nderimi dhe perkujtimi per 100 vjetorin e lindjes se Inxhinjer Xhafer Deves udheheqesit te Lidhjes se Dytë te Prizrenit, dhe 58 vjetorin e renies Heroike te komandantit legjendar dhe udhehqesit te luftes per Shqiperinë Etnike, Kapidan Dr. Mark Gjon Markut. Në këtë akademi të së djathtës Shqiptare, moren pjesë Shqiptaret nga te Gjitha viset e Shqiperis Etnike aty ishte Shqiperia e perfqesuar nga Dr. Romeo Gurakuqi, Aty ishte Qameria e perfaqesuar nga Muharrem Canaji, Kosova kishte me shumë perfaqesues dhe ligjerues, e cila perfaqesohej nga akademik Mark Krasniqi, Prof. Dr. Muhamet Shatri, Prof. Dr. Jahja Dranqolli, deputeti i parlamentit te Kosoves Fadil Geci, Kryetari i Partisë Liberale te Kosoves Gjergj Dedaj, Jetish Kadishani e Besim Morina, edhe Malesia nuk mbeti pa perfaqesusit e vet ne ketë akademi, Malësinë e Perfaqesonin maestro i artit Shqiptare, Gjelosh Gjokaj dhe publicisti Fran Camaj. Nga Maqedonia ishte Dr. Riza Sadiku e nga Amerika e Larget puntori i palodhur kombetar dhe njeherit sekretari Lidhjes se Prizrenit në mërgim Tom Mrijaj. Nuk mungoi edhe diaspora e Evropes e cila perfqesoheji nga atdhetari Emin Fazlia, Niman Mulliqi, Luz Thaqi, Hazir Krasniqi, si dhe luftetari dhe krahu i djathtë i Adem Jasharit, Gani Geci, nga Suedia ishte piktori me fame të madhe Rrustem Bujupi se bashku me veprimtaret e vjeter Rexhep Jasharin e Ibrahim Meten, ndersa nga Austria Prek Brahimi, ishin edhe shum mysafir të tjer nga mbarë viset e Shqipëris Etnike. Ne emer te keshillit organizativ te pranishmit i pershendeti historiani Nue Oroshi ku e ftoi akademik Mark Krasniqin qe ta hapte ketë akademi per te djathten Shqiptare te paren ne historin e Shqiptareve te ketij niveli ku perfqesoheshin shqiptaret e te gjitha viseve etnike. Pasë hapjes së akademis u dha një program i shkurter artistik ku u recituan disa poezi nga nxenesit shqiptar qe jetojn ne Hamburg, u kendua kenga e bashkimit Kombetar "thrret Prizreni Mori Shkoder" si dhe poeti Ejup Krasniqi deklamoi vargje te poezis se Ernest Koliqit kenga e Kapidan Markut. Me pas prezentuesit e shkelqyer Nurie Nuhiu dhe Albert Bisaku njoftuan per hapjen e Ekspozites se piktorve Gjelosh Gjokaj, Rrustem Bujupi dhe Mentor Ejupi. Pastaj u kalua ne pjesen shkencore të akademise ku u zgjodhen edhe anëtaret e keshillit drejtues me ketë perberje Akademik Mark Krasniqi, Emin Fazlia, Muharrem Canaji dhe Muhamet Shatri. Ligjeruesi i pare ishte Prof. Dr. Muhamet Shatri sekretar shkencor i Institutit te Historisë, i cili ligjeroji me temen Perpjeket e Lidhjes se dyte te Prizrenit, për jetsiminë e aspiratave jetike te kombit shqiptar. I cili tha se "Lidhja e dyte e Prizrenit ishte organizata me e rendësishme politiko-ushtarake, në Kosovë dhe në trevat e tjera Shqiptare, e krijuar gjatë Luftës së dytë Botërore. Ajo u organizua simbas Shembullit te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe u angazhua deri ne fund per clirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare ne nje shtet te Perbashkët. Interesim zgjoi edhe kumtesa e Prof. Dr. Jahja Dranqollit me titull "Dimensioni Historik i Lidhjes se Dyte te Prizrenit", si dhe Kujtimet e Akademik Mark Krasniqit per Atdhetarin Gjon Sereqi. Me pas u vazhdua me kumtesen e Idriz Lamajt për Xhafer Deven. Ketu zoti Lamaji nga Amerika e Larget edhe pse mungonte me trup ai shpirterisht ishte ne ket akademi dhe mjafte thuket kishte permbledhur kujtimet e tij per Inxhinier Xhafer Deven si ne aspektin historik, si dhe atë ne baze te aspektit shkencor e sidomos ne leterkembimet e Xhafer Deves me intelektualet Shqiptarë dhe Amerikanë. Edhe kumtesa e Historianit te ri Nue Oroshit per Kapidan Dr. Mark Gjon Markun kishte nje rendesi te jashtëzakonshme ku u dha ne menyrë kronologjike nje Gjeneologji prej Pal Dukagjinit e deri te komandanti legjendar dhe udheheqesi i Lufteas Per Shqiperin Etnike Kapidan Dr. Mark Gjon Marku dhe ne bazë shkencore u dha veprimtaria ushtarake dhe politike e kapidan Dr. Mark Gjon Markut. Te nje rendesie te vecante ishin edhe kumtesat e Emin Fazlisë per profesor Ymer Berishen, ku sic e cilesoi zoti Fazlia, "Farkatar i denjë i Bashkimit kombëtar dhe Rivendosjes se Shqiperis Etnike". Por aty ku permendet Cameria duhet te cohet ne kembë Shqiptaria dhe te pranishmit ne sallë u entuziazmuan kur perfqesuesi i Camerisë Muharrem Canaji i veshur ne rrobat kombetare came, referoi mbi temen mbi qendresen dhe Tragjedinë came duke e filluar me nje poezi "Moji Shqiponja dykrenare/ pse mke hipur në atë minare/ kerkoj rrugen per ne Janinë/ per Prevezë dhe Prishtinë/ se atje e kam shtepinë/" duke vazhduar me pas me fakte per luftrat e Camerisë. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:35 pm | |
| E nje rendesie te vecantë ishte edhe tema per profeor Ernest Koliqin dhe kontributi i tij atdhetar ne aspektin atdhetar dhe politik referuar ne menyrë brilante nga Prof. Dr. Romeo Gurakuqi. Nderkaq sekretari i Lidhjes se Prizrenit ne Mërgim, Tom Mrijaji, ardhur nga Amerika ligjeroi per heroinen Marie Shllaku, ku tha se fjalet e fundit te saj ishin vertet lapidare, "Gjaku im i paster Kosovë, t'u beft Dritë". Pasiqe ishte parapare qe kjo akademi te zhvillohet në dy ditë dhe duke u nisur nga fakti qe shumica e te pranishmeve kishin marrur rruge te larget dhe duhet te ktheheshin, u vendos qe seanca e dites se dyte te mbahet ne mbremjen e dites se pare ku u vazhdua me ligjeruesit Niman Mulliqi, i cili foli per aktivitetin e Mit'hat Frasherit, Fadil Geci beri nje elaborim te shkelqyeshem te Luftes se Drenices me theks te vecantë luftrat e Shaban Polluzhes, Mehmet Gradices, si dhe luftrat e Bajraktarit te Llaushes. Me pas u paraqiten per ligjerime edhe zoterinjtë Gjergj Dedaji per Ndue Perlleshin, Fran Camaji per Prek Calin, Dr. Riza Sadiku me temen mbi Xhem Gostivarin, Jetish Kadishani mbi temen per Ukë Sadik Ram Gjurgjevikun, Besim Morina per Ajet Gergurin, Luz Thaqi per Gjelosh Lulin. Ne ketë akademi per shkaqe objektive nuk kishin mundur te marrin pjesë edhe disa ligjerues por qe i kishin derguar kumtesat e tyre sic ishin Mr. Llukman Halili, Petrit Palushi, Klajd Kapinova, Sefedin Krasniqi, Mehmet Gjoshi. Ne fund u be edhe promovimi i librit te Gani Gecit ku foli Maxhun Smajli, librit te Tom Mrijajt ku foli Avni Billalli, librit te Maxhun Smajlit, ku foli Selman Etemi dhe Librit te Idriz Lamajt ku foli Arif Molliqi. Ne ket akademi per te Djathten Shqiptare erdhen telegrame urimi nga te Gjitha viset e Shqiperis Etnike. Ne fund Keshilli organizativ pershendeti te gjithë ata qe kontribuan ne menyra te ndryshme qe kjo akademi e para e keti lloji per te djathten Shqiptare ta arrin suksesin e duhur. Me nje fjalë te rastit u paraqit edhe luftetari i oreve te para te UCK-së dhe bashkluftetari i Adem Jasharit, Gani Geci, i cili beri nje elaborim te shkelqyeshem te Luftes se fundit ne Kosovë duk theksuar se lufta e fundit ne Kosove është vazhdimesi e luftes se Shaban Polluzhes e Mehmet Gradices e jo vazhdimesi e luftes se pansllavisteve komunist tradhtarve Ali Shukriu, Sinan Hasani etj. Ne fund akademia per te djathten Shqiptare nxorri disa konkluzione te cilat do t'i bejm publike me vonë. Me fjalet Rrnoftë Shqipëria Etnike akademik Mark Krasniqi e mbylli ketë akademi per te Djathten Shqiptare. Duke mbetur me shpresë se nga Hamburgu i Gjermanis e Djathta Shqiptare filloi marshimin per berjen e Shqiperis Etnike. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:39 pm | |
| Kiel (Gjermani), 5 korrik 2003 / Nue OROSHI
Duke u nisur nga fakti se ne Kosove egziston shpirti dhe nd’jenjat d’jathtiste-nacionaliste me parimet kombetare te nderes,beses dhe burreris,pore mungon organizimi i cili ket shpirt nacionalist te shqiptarve te Kosoves ta qet ne veprim,tja tregoji rrugen dhe mos ta len qe te humbet,te neperkembet dhe te vetdeshprohet.Po si do te dukeji ky organizim i nje te d’jathte te mirfillte nacionaliste ne Kosove? Fatbardhesisht per ket e Djathta ne Kosove i ka rrenjet e saji historike. Ky bashkim i te d’jathteve ne nje organizim politik dhe ne nje Beslidhje te perbashket do ta zgjon nd’jenjen nacionaliste ne Kosove, nd’jenje e cila gjithnje e me shume po neperkembet dhe po mbulohet nga propaganda e D’jajve te kuqe te cilet gati ne teresi kane marre ne dore mjetet e informimit, dhe quditerishte te majtit jan bashkuar ne nje front te perbashket qofte te majtit Titist, qofte te majtit Enverist e qofte te majtit Stalinist.
E djathta nacionaliste e ka per obligim moral e kombetar te bashkohet,ajo e pa shum mir se te ndare nuke mund te korret kurrfar suksesi.E Djathta kombetare ne Kosove duhet te merr per baze Programet kombetare te partive te Djathta te cilate e luftuan bolshevizmin rus e komunizmin sllave e shqiptare me te gjitha mjetet qe kishine ne dispozicijon.
Me nje fjale duhet ber rishikimi i programeve te Partive te vjetra Nacionaliste siqe wsht Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne krye me nacionalistin atdhetarin dhe politikanin largepames te popullit Shqiptare Xhafer Deven, duke rishikuar programin e Blokut Kombetare Independent te udhehequr nga kapidani i Mirdites Gjon Marka Gjoni,profesor Ernest Koliqi e Ismail Verlaci e Kapidan Ndue Gjon Marku,duke thithur edhe Nektarin e programit te Ballit Kombetar te udhehqur nga Midhat Frasheri, duke mose len anash edhe programin e Beslidhjes Kombetare Demokratike Shqiptare e cila Beslidhje ishte ide e Ate Gjergj Fishtes ne veper e realizuan Ymer Berisha e Gjon Sereqi, Ajet Gerguri e Ndue Perlleshi, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, Marie Shllaku e Kol Parubi, Halim Spahia e Tahir Deda, dhe qe e vazhdoji dhe e udhehoqi me plot dinjitet Emin Fazlia,Vehbi Ibrahimi Gjok Spaqi,Jusuf Gervalla Metush Krasniqi dhe shum e shum te tjer.
Meqense ne Kosove po egziston baza e mirfillte nacionaliste per krijimin e nje te D’jathte te mirfillte kombetare,dhe duke u nisur nga fakti qe tani Lidhja Demokratike e Kosoves si parti e Qendres se D’jatht e ka elektoratin e saji,ateher shtrohet pyetja se cilate do te ishin ato Parti apo ato organizata politike qe do te shkriheshin ne nje Beslidhje apo ne nje Parti te Djathte Nacionaliste e cila se paku te behet force e tret politike ne Kosove dhe ne nje te ardhme te afert te ket ndikim edhe ne jeten politike te Kosoves.
Duke u nisur nga aktiviteti i Partive apo organizatave politike qe veprojn ne Kosove ateher lirisht munde te themi se Beslidhjes apo Partis se D’jathte Kombetare ne Kosove duhet qe tju Bashkohen dhe te Shkrihen ne nje Beslidhje apo Parti te perbashket Partia Shqiptare Demokristiane e Kosoves e udhehequr nga Akademik Mark Krasniqi, Partia Liberale e Kosoves e udhehequr nga Gjergj Dedaji, Balli Kombetare i Udhehequr nga Kajtaz Fazlia, fraksioni tjeter i Ballit i udhehqur nga Mehmet Breznica, Partia Nacional Demokratike e Kosoves e Udhehequr nga Skender Berisha dhe Rexhep Avdullahu,Beslidhja Kombetare Demokratike Shqiptare e udhehequr nga Emin Fazlia, Partia Republikane e Kosoves, dhe shume e shume parti dhe organizata tjer politike qe kan veprimin,mendimin,programin ne te D’jathte pa harrar edhe kontributin e shum intelektualeve d’jathtist qe ne nje menyr apo tjeter rrethanat politike kan ber qe te qendrojne anash.
Te djathtit shqiptare ne Kosove duhet ta kuptojn njeher e pergjithmon se me mir esht te jesh antar kryesie i nje force te vertet politike sesa kryetar i nje Partie e cila vetem dejure egziston,prandaji ju te d’jathtit shqiptar ne Kosove ne qoftese ju nuke bashkoni mendimet, idet dhe veprimet politike ateher neser mos u ankoni ne qoftese njerezit e priviligjuar te regjimit komunist e te shtetit okupues,vetem jan duke e pritur momentin qe ta formojn partin e tyre politike dhe te behen forc e tret politike per ket veprim ata qe nje kohe te gjat po punojn dhe po bejn propagand te mbrapesht me qellim qe shqiptareve ne Kosove tja shlyejn trurin madje edhe ti qesin ballsam me ngjyre te kuqe qe ti harrojn mekatet qe kan ber keta bastard si dhe baballaret e tyre te se njejtes ngjyre asaji te kuqe qofte Titiste qofte Enveriste qofte Staliniste.
Natyrisht se pase bashkimit te kesaji te Djathte Kombetare Demokratike nje vend te merituar ti ipeji edhe rinis shqiptare te Kosoves, ketyre djemeve dhe vajzave qe kane elan te shtuar per pune,te cilet me nje vrulle te pashoqe ju dalin puneve ne krye dhe natyrisht qe ne nje te ardhme te afert krijohet edhe nje plejad e politkaneve te rinje me parimet kombetare te respektit per vellain,dhe mikun,qe padyshim kjo plejad e politkaneve te rinje te brumosur me nacionalizem shqiptare dhe,´nuk do te harroji qe ket nacionalizem tja pershtate kohes ne te cilen jetojm dhe veprojm.
Ne qoftese deshironi qe edhe ,me tutje ti ruani ne nje menyre apo tjeter emrat e Partive apo organizatave qe egzistojn provoni ju te d’jathtit shqiptar te Kosoves qe se paku ne keto zgjedhje kombetare qe do te mbahen vitin e ardhshem ta beni nje koalicion te perbashket dhe ne zgjedhje te dilni te bashkuar, dhe ky bashkim i juaji ne ate moment qe ta qitni zanin ne Kosove do te degjoji rrafshi i Dukagjinit e Rrafshi i Kosoves, bjeshket e Pashtrikut dhe ato te Rugoves, Malet e Sharrit e Bjeshket e Qiqavices zeri i juaji do te depertoji kudo thell ne malesin e Llapit e te Gollakut, ne Mitrovicen e Xhafer Deves dhe ne Drenicen e Adem Jasharit ne Prishtin, Prizren, Pej, Gjakove, Ferizaji, Gjilan,me nje fjal ne ter Kosoven.
Te d’jathte shqiptare zeri i bashkimit ju therret ne qoftese nuke e degjoni dhe rrini te shurdher duhet te pajtohi me faktin qe si forc politike te behen te besuarit e komunizmit dhe bijte e tyre, dhe mos u habitni kur te degjoni ide te qmendura qe kuislinget komunist te Kosoves te rehabilitohen neper elaboratet e bijeve te tyre te cilet sot e gjith diten mburren me veprimet kolaboracioniste te baballarve te tyre te cilet jo vetem qe e shiten shpirtin dhe gjakun pore
Shkuan edhe me larg duke vrare, burgosur e maltretuar vellezerit e tyre te gjakut per te vetmin shkake qe e deshiruan Shqiperin e Shqiptareve .
Ket shkrim po e perfundoji me fjalet e atdhetarit Halim Spahis te cilit ne Procesin e Prizrenit njeri nga gjykatesit ju drejtua me keto fjale “Qka don tani ti Halim Spahia, ne Kohen e Mbreteris Jugosllave su bere rahat, ne kohen e luftes se dyte su bere rahate, e tani prape spo behesh rahat”, ndersa atdhetari Halim Spahija ju pergjigj “ende nuke e dini se qpo kerkoji qka kam kerkuar ateher po kerkoji edhe sote e kerkoji Kosoven te Bashkuar me Shqiperin”, e Halim Spahin e denuan me vdekje ata qe nuke e deshten Kosoven te bashkuar me Shqiperin por e bashkuan Kosoven me Serbin, mos harroni se bijte e ketyre baballareve te kuqe edhe sote e gjithe diten nuk e deshirojn Kosoven te Bashkuar me Shqiperin, pore deshirojn dhe endrrojn te gjoret qe serish ta bashkojn me Serbin. Prandaji esht koha e fundit qe ketyre kolaboracionisteve mos tju lihet ne dor fati i Kosoves, por ate ta marrin ne | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:40 pm | |
| | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:44 pm | |
| 26 vjet nga vrasja e Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka JUSUF GËRVALLA: "NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!" * Shkruan: Xhafer SHATRI Pashtriku.org, 17. I. 2008 17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet (tani 26 vjet - Sh.B), ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Fjala është për pjesëtarët e brezit që i vuri kazmën Jugosllavisë së fuqishme, vetëm me një synim: të çlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare në këtë ish-shtet.Foto: Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka Nëse ju rastis të vizitoni ndonjërin prej këtij brezi do të shihni se nëpër banesa akoma i mbajnë portretet e martirëve që i vrau UDB-ja në Untergruppenbach. Ato portrete prej kohësh kanë statusin e ikonave. Për më tepër janë pjesë e rritjes, formimit dhe burrërimit të fëmijëve të tyre. Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas kaq vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer në mes të Evropës, ka mbetur i pandriçuar, ndërkohë që në inatet ndërshqiptare përplot emra janë lakuar si vrasës të mundshëm apo të sigurt? 1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër Në Kosovë, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, pati filluar në përmasa të pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik që nënkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturën dhe burgimin e gjatë. Shërbimet jugosllave përmes arrestimeve i kishin dhënë një grusht të rëndë Lëvizjes për pavarësi, mijëra njerëz ndodheshin nëpër burgje civile ose ushtarake; mbikëqyrej çdo gjo gjë e çdo kush. Elita politike duke qenë e papërgatitur për këto rrethana dhe e përçarë nuk mundi t'a përballojë presionin serb që mëtonte nënshtrimin definitiv të shqiptarëve. Në anën tjetër intelegjencia duke qenë krejt e papërgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kështu që politikën e shqiptarëve filluan ta bëjnë të rinjtë, që ende ishin me njërën këmbë në fëmijëri. Dhe kjo nuk ishte një politikë e madhe: aty këtu ndonjë trakt, ndonjë parullë, ndonjë revoltë e shkruar në letër, në mur ose në asfalt, po që përçonte një measazh të fuqishëm: kurrë nuk do të mund të na nënshtroni! Në këto rrethana mërgata shqiptare përbënte një eshalon të veçantë të Lëvizjes për pavarësi. Përparësia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit të drejtpërdrejtë të aparatit shtetëror, ishte prezente në vend, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve qarkullonin rregullisht brenda e jashtë, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë në prag, gjatë dhe pas demonstratave të vitit '81 përmes shtypit që përgatitej jashtë dhe shpërndahej brenda, përmes krijimit të rrjetit të organizimit etj. I vetëdijshëm për rëndësinë e mërgatës shqiptare sektori i kryesisë së Jugosllavisë që koordinonte aktivitetin e gjithë sistemit të shërbimeve informative civile e ushtarake, e që atëherë udhëhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u përcaktua për një grusht shkallmues që do t'i jipej mërgatës, në mënyrë që ajo të shfaktorizohej njëherë e mirë. Në këtë vijë u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Atentati u krye në kohën kur krejt aparati shtetëror i Jugosllavisë ishte përqëndruar në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare; atëherë kur Kosovës po i dërrmoheshin njëra pas tjetrës të gjitha të drejtat dhe institucionet vetanake që ishin fituar me shumë përpjekje e flijime. Atentati pati pasoja të rënda sepse u krye kur shumë prijës të Lëvizjes për pavarësi, që vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundër tyre ishin kryer ose përgatiteshin proceset politike. Veç të tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje të mëdha edhe për faktin se u krye në një periudhë destabilizimi e krize të thellë politike në gjithë hapësirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovës në Shqipëri patën efekt të drejtpërdrejtë, sepse çuan deri te konflikte të përgjakshme në vetë udhëheqjen e shtetit për politikën që ishte ndjekur apo që do të ndiqej aty e tutje. Këto trandje madje ndikuan në fundin tragjik të kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu. Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati në Gjermani ishte edhe përballje e organeve të shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse në rrethanat që ishin krijuar në Kosovë për politikën e Shqipërisë viktimat e atentatit ishin gurë me peshë në luftën politike e diplomatike që do të bëhej aty e tutje. 2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë Në atë kohë në mërgim vepronin shumë organizata. Që në krye duhet nënvizuar se mërgata e vjetër ishte rraskapitur madje edhe dërrmuar në përballjet e shërbimeve jugosllave me ato shqiptare që ishin bërë brenda saj. Por objekt i kësaj trajtese do të jenë ato grupime që mund të kishin një ndikim në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Atëherë në Evropën Perëndimore, konkretisht në Gjermani e Zvicër vepronin: | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:45 pm | |
|
- Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.
- Grupi komunist "Zëri i Kosovës", një qerthull që drejtohej nga Riza Salihu.
- Fronti i Kuq Popullor, udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetën "Bashkimi" (janë botuar 3 numra). Kjo gazetë shpërndahej edhe në Kosovë.
- Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës që nxirrte gazetën "Liria" (janë botuar 6 numra). Këtë organizatë në mërgim e udhëheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistët e saj në Zvicër.
- Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës".
Foto: Gazetat e organizatave politike në perëndim Pas shpërthimit të demonstratave të vitit '81 u bënë përpjekje për bashkimin e disa prej këtyre organizatave, konkretisht mes atyre që kishin udhëheqje politike brenda, pra OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së. Përpjekjet për bashkim janë bërë në Kosovë dhe në mërgim. Bisedimet për bashkimin e organizatave janë vonuar e vështirësuar për shkak të veprimit në ilegalitet dhe të rrethanave që u krijuan pas arrestimeve të mëdha gjatë gjithë vitit të demonstratave. Një takim i mbajtur në Stamboll, në tetor të vitit 1981, e në të cilin kishin marrë pjesë në një anë, Kadri Zeka si përfaqësues i OMLK-së, dhe në anën tjetër Sabri Novosella e Bardhosh Gërvalla, si përfaqësues të LNÇVSHJ-së kishte dështuar jo vetëm për shkak të dallimeve konceptuale. Bisedimet për bashkim të këtyre organizatave nuk mund të përjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dështimeve në përballjet me shërbimet jugosllave, përpiqeshin ta konsolidojnë apo thënë më mirë ta kontrollojnë Lëvizjen e Kosovës për pavarësi. Në treshin që u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rëndësishme të mbajtjes gjallë të qëndresës në Kosovë. Megjithatë aktivistët e këtyre dy organizatave jashtë, konkretisht Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar ngushtë në nxjerrjen e gazetave, në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të ndryshme. Sipas burimeve të besueshme në prag të vrasjes janë bërë përpjekje fort serioze për bashkim dhe ai duhet të ketë qenë shumë afër. 3. Uniteti i veprimit Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë takuar për herë të parë në mërgim, në fillim të vitit 1981. Prej atëherë dhe gjer në vrasjen e tyre ata kanë vepruar bashkë në shumë drejtime: në përgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht të gazetës "Liria", në organizimin e manifestimeve dhe demonstratave në mbështetje të kërkesave të Lëvizjes Studentore në Kosovë. Demonstratën e parë e kanë organizuar në Bernë të Zvicrës më 1 prill 1981, një javë më vonë një demonstratë tjetër në Zürich, më 25 prill kanë organizuar një demonstratë në Stutgart. Me këtë rast janë hetuar agjentët jugosllavë duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistë të udhëhequr nga Bardhosh Gërvalla i kanë zënë ata në flagrancë dhe u kanë marrë aparatin. Në mesin e "fotografëve" kishte qenë dhe një shqiptar (BH), nëpunës i konsullatës jugosllave në Stutgart, përndryshe gjatë viteve shtatëdhjetë inspektor i UDB-së, i ngarkuar për mbikqyrjen e Qendrës së Studentëve. Më 9 maj kanë organizuar një demonstratë në Dusseldorf. Më 13 qershor 1981, u organizua një demonstratë në Bruksel. Me këtë rast në formë të një peticioni konkretizohen kërkesat politike: | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:45 pm | |
|
- Kosovës t'i njihet statusi i Republikës në kuadër të federatës;
- Popullit tonë t'i njihet e drejta për vetëvendosje;
- Të lirohen pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë dhe të kthehen në Kosovë të burgosurit e tjerë;
- Të mos plaçkiten pasuritë e Kosovës nga republikat jugosllave, por ato t'i shfrytëzojë Kosova për zhvillimin dhe pasurimin e vet;
- T'i njihet e drejta e festimit të festave kombëtare dhe e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, nga të gjithë shqiptarët në Jugosllavi;
- Kushte më të mira pune e jetese për nxënësit e studentët kosovarë, trajtim të barabartë me studentët e universiteteve tjera të Jugosllavisë;
- Sigurimin e punës për të papunët dhe inkuadrimin e mërgimtarëve në vendlindje;
- Lirinë e fjalës dhe shtypit;
- Të pezullohet vendimi për shtetrrethim dhe ora policore;
- Të tërhiqen të gjitha forcat policore e ushtarake të sjellura nga jashtë;
- Autorët e krimeve të shëmtuara të nxirren para gjyqit të popullit, për të marrë dënimin e merituar.
Krahas organizimit të demonstratave Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë vepruar edhe në shtrirjen e rrjetit të organizimit brenda dhe jashtë. Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkatërrimit të klubeve që kontrolloheshin nga përfaqësitë jugosllave. Falë këtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janë frekuentuar më nga mërgimtarët shqiptarë. Veç klubeve janë prishur dhe diskredituar një vistër manifestimesh që regjimi i organizonte jashtë me qëllim të joshjes dhe manipulimit të mërgimtarëve shqiptarë. 4. Pse u krye atentati? Veprimtaria e gjithanshme e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda. Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar: Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim. Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër oponentëve të këtij shteti, konkretisht kundër përfaqësuesve të popujve që nuk kishin pranuar të futen nën tutelën serbe. Prijësit më me peshë të kroatëve, maqedonëve dhe shqiptarëve, që i janë kundërvënë politikës serbe, janë ndjekur në vazhdimësi dhe janë luftuar me të gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe. Prej atëherë e gjer më sot sektorët më të përgatitura të shërbimeve informative serbe kanë qenë ato që kanë luftuar kundër mërgatës kroate, shqiptare etj. Format e luftës kanë qenë të nduarduarshme: përcjellje e përgjime hap pas hapi, intriga e përçarje, kërcënime dhe eleminime fizike. Kjo praktikë ka vazhduar edhe më me këmbëngulje pas Luftës së Dytë Botërore. Disa dhjetëra prijës kroatë janë vrarë në atentate spektakulare nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Struktura të tëra të shërbimeve informative që janë kontrolluar nga serbët kanë funksionuar jashtë. Këto struktura kanë pasur fonde marramendëse, përmes të cilave kanë depërtuar jo vetëm nëpër "organizatat armiqësore", por edhe në struktura shtetërore të vendeve të ndryshme dhe në organizata e institucione ndërkombëtare me peshë. Shërbimet serbe me dekada kanë vepruar të papenguara nëpër shumë vende perëndimore, ku përmes parave, femrave, shantazhit etj. kanë qenë fort të pranishme edhe në qendra themelore të vendimmarrjes. Frytet e këtij aktiviteti Beogradi do t'i korrë sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë, kur pa ndonjë pengesë serioze do ta përgjakë keq Kroacinë, do ta masakrojë Bosnje e Hercegovinën dhe përmes një apartheidi të hapur e brutal do ta mbajë Kosovën në zgripc të ekzistencës. Ndikimi i nëndheshëm i Serbisë u rrënua vetëm kur Beogradi, faqe tërë botës, u përpoq ta asgjësojë krejt popullin e Kosovës. Në këtë kuptim përballja e mërgatës së re politike të Kosovës (që ishte pa asnjë mbështetje politike, që nuk kishte arritur të ketë as ndikimin më të vogël në mediat e fuqishme perëndimore, që kishte një gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shërbimeve jugosllave ishte tmerrësisht e pabarabartë. Lëvizja shqiptare kishte vetëm një epërsi: idealizmin e pakufishëm, i cili mund të mbijetojë vetëm në aspiratën e përjetshme për të qenë dhe për të jetuar të lirë. Me një fjalë, shërbimet serbe kanë përcjellë gjithë aktivitetin e mërgatës shqiptare nga brenda dhe nga jashtë, sepse ky ka qenë një organizim që posa kishte filluar të vërë rrënjë dhe infiltrimi i provokatorëve nuk ka qenë i pamundshëm. Kështu që përcjellja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nuk ka qenë ndonjë problem i madh për UDB-në. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kanë qenë publike:28 Nëntorin, ditën e Flamurit e kanë festuar në rrethinën e Ludwigsburgut. Aty Jusufi e Kadriu kanë pasur një debat të drejtpërdrtejtë (pyetje-përgjigje) me bashkatdhetarët.Më 2 janar është martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Në dasmë kanë marrë pjesë rreth 50 aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmë kanë qenë edhe vëllezërit Gërvalla.Më 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhëtuar me tren për Gjermani. Konkretisht në Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer më 16 janar. Po atë ditë ka udhëtuar për në rrethinën e Stutgartit, konkretisht në Bernhausen, ku Vëllezërit Gërvalla kishin organizuar shfaqje të filmave shqiptarë me një rreth bashkatdhetarësh. Aty kanë ndejtur deri pas mesnatës. Në banesën e Vëllezërve Gërvalla, në rrugën Habichthöhe, nr. 40, në Untergruppenbach, qytezë afër Heilbronn-it kanë arritur kah ora 3 e mëngjesit. Atë natë nuk kanë fjetur fare. Gjatë ditës kanë planifikuar aktivitetet e mëtejme. Në mbrëmje kanë dalë nga ora 22:00 me veturën e Bardhit, një BMW 316 ngjyrë e gjelbër me targë HN-CY 353. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:45 pm | |
| Lagjja ku kanë banuar Vëllezërit Gërvalla ka qenë një lagje e qetë e banuar kryesisht me mësues, mjekë, inxhinierë. Në njërën hyrje të rrugës, në anën e majtë ka pasur shumë garazha, gjithashtu edhe përballë banesës dykatëshe të familjes Gërvalla ka pasur të tilla. Ndërkaq në fillim të kthesës atëherë ka qenë në ndërtim e sipër një shtëpi trekatëshe. Siç është konstatuar më vonë, agjentët e shërbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndërtese kanë përcjellë jo me ndonjë drojë të veçantë banesën e familjes Gërvalla, hyrjet, daljet etj…Atë kohë ka pasur jo pak indikacione se po përgatitet eliminimi i Vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës. Nata e 17 janarit 1982 ka qenë shumë ftohtë e me shumë borë. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë dalur në atë kohë, siç i kanë thënë shoqes së Jusufit, Syzana Gërvallës për ta bërë një telefonatë nga një kabinë e një fshati fqinj. Ndoshta për të evituar përgjimin. Nga shtëpia kanë dalë rreth orës 22:00. Kanë hyrë në garazhë, kanë hipur në veturë, të cilën e ka ngarë Bardhoshi. Për të dalë nga garazha në rrugë, vetura për shkak të borës është dashur të ngitet së prapthi deri në krye të hyrjes së rrugës, pra rreth 30 metra. Në krye të kthesës vetura është lakuar majtas për të pasur hapësirë për kthim dhe dalje në rrugë. Ky manovrim është bërë mu përballë shtëpisë në ndërtim, ku kanë qenë të fshehur vrasësit. Këta të fundit kanë parë daljen e veprimtarëve shqiptarë nga banesa pastaj hyrjen në garazh dhe janë bërë gati për të ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur së prapthi përballë shtëpisë në ndërtim, vrasësit kanë qenë prapa saj. Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy vrasës, njëri ka eliminuar Bardhosh Gërvallën duke e qëlluar 6 herë, ndërkaq tjetri ka vrarë Kadri Zekën që ishte në ulësen e përparme, në anën e djathtë. Pastaj e kanë plagosur për vdekje Jusuf Gërvallën që ishte ulur në ulësen e prapme. Dhe janë larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndërkaq vetura ka vazhduar të ecë përpara gjersa është ndalur në derën e një garazhi përballë. ( Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit.)( Shikoni skemën [b]KËTU )[/b] Ndërkohë një fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lënë porositë e fundit gruas së tij. Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronni. Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3 të mëngjesit të datës 18 janar 1982 edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por para se të vdes Ai arriti t'i thotë policisë gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave! Kjo fjalë e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gërvalla, e shqiptuar me frymën e fundit do të sfidojë gjithë makinerinë jugosllave të dezinformimit. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:47 pm | |
| NË ASCHAFENBURG TË GJERMANISË U BË PROMOVIMI I TRI LIBRAVE MBI TË DJATHTEN SHQIPTARE
SHQIPËRINË ETNIKE DO TA BËJË DJELMNIA SHQIPTARE
Në Aschafenburg të Gjermanis me moton tani më të njohur e Djathta Shqiptare Drejtë Shqipërisë Etnike të shtunen me 01 Prill 2006 në lokalet e Shoqatës Shqiptare Kosova në Ashcafenburg u be promovimi i tri librave për të djathten Shqiptare.Ne promovimimin e këtyre tri librave të para për të djathtën Shqiptare ishin pjesmarrës truri i intelegjencës shqiptare në Gjermani, si dhe vëprimtarëvë Kombëtarë, duke filluar nga Emin Fazlia Kryetar i Beslidhjës Kombëtare Demokratike Shqiptare, Luz Thaqi Kryetarë i Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani dhe antar i kryesisë së PSHDK-së së Kosovës, karatisti i mirnjohurë Enver Cakiqi, kryetari i degës së Ballit Kombëtar për Gjermani z Niman Mulliqi, kryetari i Shoqatës Shqiptare „Jetullah Islami“ me seli në Kiel zoti Ejup Krasniqi, publicistet e mirnjohur Agron Shabani e Maxhun Smajli, poeti Xhelal Ferizi, antarët e Këshillit organizues për ndriçiminë e Historisë Shqiptare Selman Etemi, Avni Bilalli dhe Nue Oroshi, biznismeni Fehmi Saraqi, perfaqësuesi i Unionitë te Studentëve Shqiptarë në Gjermani zoteri Emini, dhe shumë e shumë të tjerë.Kët promovimë të libravë të parinë e këtijë lloji në mbarë diasporën Shqiptare e hapi veprimtari i devotshëm i kombitë tone Nacionalisti Emin Fazlia Kryetarë i Beslidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare.Zoti Fazlia u ndalë rreth punës së bër në katër sesionet shkencore, rreth këshillit të përgjithshëm organizues për ndriçimin e historisë shqiptare ku veprojn rreth 50 intelektualë nga të gjitha viset Etnike Shqiptare dhe diaspora, duke pershëndetur në fund „Shtëpin Botuese Lumbardhi“ nga Prizreni për këto tri vepra Enciklopedike te Historisë dhe historiografisë Shqiptare. Me pasë konferencieri Gani Mehmetaji profesor i letersise, e ftoji ligjeruesin e pare publicistin Maxhun Smajli i cili foli për veprën e parë „E Djathta Shqiptare ne mbrojtje të Shqipërisë Etnike I“,ku ndër të tjera zoti Smajli tha: Ky libër i ngjanë një lapidari të ngritur, në kujtim të të gjithë atyre që ranë për një ideal, bashkimin e trojeve shqiptare, dhe popullit shqiptarë në përgjithësi. Këtu nukë ka simbolizma e metaforizma, por një realitet i thën dhe i shkruar, me një përgjegjësi të lartë, dhe në mënyrë profesionale,ku fuqia dhe ngjyrat e shtjellimit, të temave i mbajnë lart emrat e autorëve. Duke vazhduar me tutje se mbrenda keti libri të bashkuar si shpirti e zemra, na bien në sy 567 emra atdhetarësh, bijë të një populli të shtypur, në zemrat e të cilëve qenë zgjuar, idealet e larta të mbjella që nga kohërat antike. Ngjarjet zhvillohen ne 234 vendëbanime të 29 krahinave shqiptare, duke u nisur nga Çamëria, Ilirida, Kosova Lindore, Sanxhaku, Hoti, Gruda, Drenica, Dukagjini e deri tek bjeshkët e larta ku preket qielli në Malësinë e Madhe,.duke vazhduar zoti Smajli tha se : të dhënat që sjell ky libër, u përgjigjën kryesisht viteve 1943/1947, kur kandilat e gjakut të shqiptarit, u shëndrruan në pishtarë, nën flamurin dhe hartën e Shqipërisë Etnike. Sistemi komunist shqiptar në bashkpunim me forcat ushtarake te Malit te Zi, Serbisë dhe Maqedonisë përdorën të gjitha metodat për të shuar gjeneratën diellore të asaji kohe,ku mosha mesatare e vdekjes së tyre ësht 43 vjeçarë përfundon publicisti Maxhun Smajli. Ndërkaqë intelektuali Niman Mulliqi, foli per Librin e dyte „E djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipëris Etnike II“.Ketu zoti Mulliqi beri nje analize rreth këti libri ku me së shumti i përmendi shume autor të shquar te cilët kishin marrë pjes në kët libër. Aji tha se ky libër ësht fryt i sesionit shkencor te mbajtur ne Prizren në nëntor të vitit 2004, ku në kët libër paraqitën 38 studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora, duke përmendur të gjithë emrat dhe titujt e punimeve të gjithë këtyrë studiusve të këti libri. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 12:47 pm | |
| Më pasë studiuesi dhe veprimtari i palodhur i çështjes shqiptare zoti Avni Bilalli foli për librin e tretë me radhë „E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike III“. Ku ndër të tjera zoti Bilalli tha: më lejoni që përzemërsisht të falënderoj Organizatorët e mbajtjes së këtij Tubimi, për mundësinë që na kanë dhënë, që bashkarisht të bëjmë promovimin gjegjësisht prezentimin e këtyre tre librave, të cilat jemi të bindur, se janë një kontribut i domosdoshëm dhe shumë i dobishëm, për të pasqyruar me fakte të analizuara shkencërisht, njërën ndër periudhat më të dhimbëshme të Historisë sonë Kombëtare. Them e dhimbëshme, ngase për pesëdhjetë vite me radhë: të gjitha Luftërat që u zhvilluan; në të gjitha viset autoktone shqiptare; të gjithë luftëtarët e lirisë dhe bartësit e përpjekjeve të vazhdueshme për të bërë shtetin Shqiptar të Lirë, Demokratik e të Pavarur, pra Shqipërinë Etnike, u bënë " mollë e ndaluar " për ne shqiptarët, jo vetëm në viset e robëruara nën ish- Jugosllavi e Greqi, por edhe më keq në Shtetin Amë, ku diktatura komuniste kishte përdorur metodat më çnjerëzore për të thyer shpirtin liridashës, të intelektualëve dhe patriotëve që luftuan me armë në dorë gjer në momemtet e fundit të jetës së tyre, duke i ndjekur, e ekzekutuar ata, duke syrgjynosur në kampet e përqëndrimit pjesëtarët e familjeve të tyre, duke shkatërruar ekonomitë shtëpiake, duke bërë çdo gjë që ishte e mundur, për t'i zhdukur ata, të cilët nuk pranonin idetë bolshevike- sllave dhe coptimin e tërësisë territoriale të Trojeve Etnike, por luftonin për një Shqipëri të lirë, të mvetësishme e Demokratike të bazuar në Modelet Evro-perendimore e të SHBA-ve..Në shërbim të ndriçimit me fakte shkencore dhe pa ndikim të ideologjive të huaja, pesëdhjetë shkencëtarë e studiues, nga të gjitha viset Autoktone Shqiptare dhe Diaspora, u mblodhën në Shkodrën Heroike, në vendlindjen e shumë intelektualëve dhe luftëtarëve të shquar, që punuan, luftuan dhe u flijuan për bërjen e Shqipërisë, Shtet të Shqiptarëve. Ishte ky Sesioni i Tretë Shkencor i Organizuar nga Instituti i Historisë në Prishtinë dhe Diaspora Shqiptare, ku organizatorët dhe pjesëmarrësit lexuan punimet e tyre studimore- shkencore, duke ofruar shumë fakte dhe dëshmi gjer më tani të papublikuara mbi ngjarjet dhe personalitetet e nacionalizmës shqiptare, e duke i dhënë kështu historiografisë sonë, ndihmesë të madhe për ndriçimin e ngjarjeve reale, ashtu siç kanë ndodhur, kurse bartësve të tyre, vendin e merituar në Historinë tonë të lavdishme Kombëtare. Duke hulumtuar dhe mbledhur sa më shumë fakte dhe dëshmi për veprimtarinë patriotike të personaliteteve të asaj kohe, Imer Kadriu, nipi i luftëtarit të Shqipërisë Etnike, Bislim Bajgora, ndër të tjera më tha : " Ju jeni ata që po i ringjallni për së dyti këta patriotë të mëdhenj, të cilët u vranë dy herë, një herë me armë në fushëbeteja nga okupatorët e armiqët shekullor, e së dyti nga regjimet e instaluara diktatoriale komuniste Më pasë studiuesi Billali u ndal rreth mbrendisë së librit ku me studimet e tyre u paraqiten 50 studiues. Një temë shumë interesante që zgjoi interesim të jashtzakonshëm tek të pranishmitë ishte ligjerata e publicistit Agron Shabani me titull: Pengesat dhe lapidaria e një projekti monumental, ku ndër të tjera tha: Kjo don të thotë se Teza,respektivisht, Sinteza e lartëpërmendur me titull: “E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqiperisë Etnike": në strukturën dhe substancën e saj,në forma dhe menyra të ndryshme eksterne, eksplicite, indiskrete ose dialektike, implikimët dhe eksplikacionët e përgjithshme logjistike dhe konspirtive në radhë të parë i mbështet dhe kërkon tek çështjet dhe aspektët e njohura etnike, historike, sociologjike, psikologjike, politike etj. Respektivisht,në kodin dhe substratin e njohur etnik dhe biologjik të popullit ose kombit tonë. Madje,në këtë kuadër duke ua dhënë atyre mesazhin, konturat, vizionin dhe karakterin e qartë dhe tepër sublim në domenin e zhvillimëve të sotme politike dhe historike në Kosovë dhe me gjërë. Nën qiellin e flamurit dhe me dritën e qëllimeve dhe aspiratave të njohura historike dhe patriotike për bërjen e Shqipërisë Etnike: edhe zeusëve të ndryshëm ose perëndive, iu muarrën gjak mbi vetulla. Për Shqipëri,për Kosovë dhe Shqiptari! Duke mos i ndalur kurrë luftën dhe përpjekjet e tyre Atdhetare dhe Gjergjkastriotike për Një Shqipëri të Bashkuar dhe Etnike. Ndaj,të shikuara dhe profilizuara në dritën dhe retrospektivën e përgjithshme të ngjarjeve,figurave dhe zhvillimëve të shumta historike dhe patriotike të kombit ose popullit të lashtë shqiptar: Shkodra dhe Mirdita(Pa i harruar këtu edhe Krujën, Lezhën, Dukagjinin dhe viset e tjera shqiptare..)gjatë lashtësive të ndryshme të shekujve dhe historisë, do ta bartin mbi vete rolin dhe peshën e madhe historike dhe antologjike të Mbretërive, Principatave dhe Dinastive të njohura të Merovingëve dhe Karolingëve. Respektivisht,të Mbretërisë së njohur të Frankëve dhe Langobardëve në Gjermaninë e dikurshme mesjetare. Ne fund publicisti Agron Shabani bëri një analizë krahasuse interesante ku dha fragmentin e njohur mbi ish Kancelarin e njohur të Gjermanisë, dr.Helmut Kohl i cili tek po shetiste dhe bisedonte dikur me ish liderin e shtetit dhe partisë sovjetike, Mihail Sergejeviç Gorbaçov rrënzë brigjeve të bukura të Lumit të Rinit në Bonn, krejt papritur i kishte thënë asokohe Gorbaçovit me këto fjalë: "Zoti sekretar i përgjithshëm! E shifni ju lutem këtë lum...Ky lum do të derdhët dhe përfundojë në det. Për me tepër ndërkaq, në qoftë se për momentin ia ndërpresim ose ndryshojmë rrjedhat ose valë e tij...ky lum do të vërshojë do të dal nga shtrati. Por,prap do të derdhët dhe përfundojë në det. Ashtu është edhe me fatin e Ribashkimit të Gjermanisë...Ai patjetër do të ndodhë një ditë zoti sekretar i përgjithshëm! "I kishte thënë kështu pra atëbotë dr.Helmut Kohl -Gorbaçovit. Kjo don të thotë se ashtu sikurse edhe lumenjtë e bukur të Fanit, Drinit, Ibrit, Lumbardhit, Lanës, Lepencit ose Erenikut që derdhën në det dhe i bashkojnë tokat dhe trevat e ndryshme iliro-shqiptare. Si damarët e një zemre,të një gjaku dhe një trupi. Edhe Shqipëria Etnike dhe Kastriotike do të bëhët dhe do të ndodhë një ditë. Ndërkaq poeti Ejup Krasniqi deklamoji vargje nga Lahuta e Malsise kurse poeti Xhelal Ferizi lexoji disa vargje nga krijimtaria e ti per Shqiperinë Etnike. Me nje fjalë rasti u paraqit edhe kryetari i Bashkësisë së degëve te PSHDK-së ne Gjermani zoti Luz Thaqi i cili foli rreth ketyre tre librave te promovuara duke vlersuar se keto janë nje vlerë e pamohushme e historiografisë shqiptare. Kishinë arritur shumë telegrame përshendetëse ku u lexuan telegramet e prof dr Muhamet Shatrit Sekretar Shkencor i Institutit te Historisë ne Prishtinë, prof dr Riza Sadikut ne emër të intelektualve Shqiptarë ne Maqedoni, Mentor Qukut në emër te Intelektualve Shkodranë, telegrami i Tom Mrijes sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit me seli ne Njy Jork, telegrami i Abas Fejuzullahit sekretar i Bashkimit te Intelektualve Shqiptarë ne Zvicër | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 8:09 pm | |
| gim Barja;per 50 vite me radhe qe i shkuli themelet e ishe Jugosllavise plake i urte plak i qet e me fjale e me pune te medha nga Shala e Bajgorese fsh: Vidishiq Te lumet z. Agim, veprimetaret si plaku i uret Emil Kastrioti kan merita te medha ne ceshtjen kombetare, Radhitet te veprimetaret me te denjet nacionaliset,qe veproi kunder anemiqeve dhe lajkatareve komunist. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Thu May 07, 2009 10:28 pm | |
| Agim dhe Medalim ju pershendes. Lete sherben, ideali i burrite te Shales, dreit Bashkimit Kombetar. Puna e ti, dhe shum te tjerve qe luftun, per kete ideal. Per ne duhet te jete, shembulli,forca, dhe kuraja, per te vazhdua ket rruge. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Fri May 15, 2009 8:15 pm | |
| patjeter qe ne te gjithe te bashkuare duhet ta vazhdojmi kete rruge te ketyre burrave qe kurr zdo i harroi kombi yne shqiptare vetem te bashkuare mundemi te gjitha ti arrijmi Une jame mire kur eshte mire Shqypnia | |
| | | Teuta.Gjika Anëtar i ri
Numri i postimeve : 145 Age : 40 Vendi : Mitrovice Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Registration date : 13/05/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 6:05 pm | |
| Pse Ibrahim Kelmendi po shkruan kunder Emin Kastriotit ne librin "Atentatet"? | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 6:15 pm | |
| pse ibrahim kelmendi nuk eshte vet i pastert e per kete gje e bene mundohet ti njollos te tjeret | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 6:31 pm | |
| me daten 22-05-2009 e kishim nje mbledhje per disa pune qe i kemi per ti bere e mbrem bashe zonja teuta kishim edhe fjalen per Emin Fazlin ishin te pranishum diku rreth 22 intelektual te shales dhe besoi se shume shpejt do e bejmi nje pritje per EMIN FAZLIN ku dhe e kerkova qe edhe kjo te diskutohet dhe gjeta perkrahje shume te fuqishme dhe pasi qe biseduam per veprimtarin e ti kombetare ne e kemi per obligim qe ti respektojmi dhe ti nderojmi edhe kjo do te ndodhe nje dite se veq tani do fillojmi me zgjedhe keshillin organizative dhe ne kohen e duhur atdhetarin tone kombetare EMIN FAZLIN do e nderojmi ashtu siq na ka hije per ata qe kontribuan per ceshtjen tone kombetare te pazgjidhure dhe qe e ngriten zerin ne kater anet e botes per shqiperin etnike po sido qe te jet be4soi se do ju beje edhe ftes te gjitheve atyre qe kan ne shpirt e ne zemer shqiperin natyrale | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 6:39 pm | |
| Z.Agin pershendetje, Per tiu pergjigje Teutes,pses ndaj Ibrahim Kelemendit, duhet Teuta ta ket njohet Kelemendin e viteve 80-ta dhe veprimtarin e ti. Ate kohe UDB-ja titiste i ndiqete nacionalistat si Emil Kastrioti, njeten gje bente sigurimi enverist ndaj Nacionalisteve shqipetar.Ne vitet e luftes 1943-1948 Tistista-enverista sebashku kunder nacionalisteve shqyptar. mbas prishjes dashnis tito-enver, veprimetaret nacionalist ndiqeshin njete nga te dy , vetem se tashe te nda por me te njetein qellim ndiqenjen veprimetaret e shypenis Etnike. e kishen lidhe njiher nji bes partit si motra, PKJ ne krye me titon dhe PKSH ne krye me enverin, se anmiqet e perbashket jan nacionalistet shqyptar,dhe kishen then ishen betu , do ti lufetojem pa kompromis. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 7:01 pm | |
| Z.Medalim po tek ne nuk eshte edhe per tu befasuar edhe nese dikush shkruan apo flet diqka qka ka pa enderr se ibrahim kelmendi eshte shume i vogel per shume e shume te tjer atdhetar tane qe kane vepruar per ceshtjen tone kombetare e ibrahim kelmendi sot mundohet edhe vehten me ngrit e te tjeret ti zhvlerson se sot me ndegjue ibrahim kelmendin fjalet e ti ai del edhe ma veprimtar se jusuf gerrvalla e kadri zeka e ali hadri ,enver hadri,musa hoti e shume e shume te tjer po burri eshte burr edhe mbetet burr ibrahimat smunden te gjykojn askend se une po flas per vehten time se cfare kam ndegjua por ndoshta edhe kam pa diqka EMIN FAZLIA do e kete respektin e vete dhe ne do e respektojmi dhe do e nderojmi dhe do i bejmi nje pritje ashtu siq na ka hije per aqe sa kemi mundesi por me zemer e me shpirt mbrem thash me heret pikerisht kishim bised per EMIN FAZLIN me doktor te shkences e shkrimtar e veprimtar te ceshtjes sone kombetare e veteran te ushtris clirimtare e njezeri u perkrah kjo ide qe do e bejmi nje pritje te keti burri te pashoq dhe te gjithe atyre qe kan kontribue per ceshtjen tone kombetare | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 7:04 pm | |
| Z.MEDALIM te pershendes duke ju deshiruar cdo te mire ne jete te gjithe duhet te jemi te bashkuare kur eshte fjala per veprimtaret tane qe kan kontribue per ceshtjen tone kombetare se serbia me disa shqipfolsa eshte aktive per ti njollos me te miret e kombit tone kombetare ne jemi sy hapur dhe kjo nuk do ja arrijn kurreeeeee | |
| | | Medalim Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 610 Age : 71 Vendi : Shqypeni Registration date : 06/12/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 7:37 pm | |
| I nerumi Agim, hileqaret e kan tradite krekosjen ndaj veteveten. Jo pa qellim hudhet balet ndaj veprimetareve nacionalist,! Jo pa qellim shpifet ndaj Vebi Ibrahimit dhe Enver Hadrit! Ashete luajt nji drejqellek i madhe ketu vite me radhe. Gjanat kan fillu ngadale po siguret te pastrohen, Pyete z. Emin Fazlin per pr Luan Gashin, vellzenit Avdyl e Mustaf Hencin? sashet hap fjeta e historis mire si duhet? Kaloni mire | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 7:55 pm | |
| po tani eshte koha e veprimtareve e burrave te shqypnis etnike e verteta dhe ato mirnjohejt te ju ipen per te gjitha ato vite qe kan kontribue asnje nuk do jet perveq atyre dyftyrshave qe nuk e dua ase vehten e ase kombin tone shqiptare do jemi krenar dhe mburremi me nje gje te tille qe do ja bejmi emin fazlis dhe shume e shume shokeve te ti qe edhe rinin e dhan per nje te neserme me te mire per kombin tone shqiptare qe te jeton i lire dhe i bashkuare | |
| | | Teuta.Gjika Anëtar i ri
Numri i postimeve : 145 Age : 40 Vendi : Mitrovice Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Registration date : 13/05/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 9:05 pm | |
| Ne librin e Ibrahim Kelmendit, ai flet sikur organizimi i Emin Kastriotit eshte gati i krijuar prej udbasheve. E kam kuptuar kete si mendim te vet personal. Por Ibrahimit i kam kundershtuar ne shtyp dy vite me pare kur po thoshte se duhet pajtim midis shqiptareve dhe serbeve. Nje mendim te tille tregon devijim te madh prej rruges kombetare | |
| | | Teuta.Gjika Anëtar i ri
Numri i postimeve : 145 Age : 40 Vendi : Mitrovice Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Registration date : 13/05/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 9:07 pm | |
| Po, Medalim, Ibrahimi i kundershtohet edhe Enver Hadrit, po thote ne liber se duhej izoluar qe te mos fliste ne demonstraten e organizuar ne Belgjike... | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia Sat May 23, 2009 9:09 pm | |
| teuta e paske kuptuar me kohe nuk ja vlen te mirremi me ibrahima se veq eshte e kjart se ai ka deshte ti njollos te paret e te behet vet i pari e ne e dimi shume mire veprimtarin e ibrahim mafijashit qe askush sta ka ndale neper europ diten qante e naten vriste me te miret e kombit tone jena mesuar ne me kesi njerezish kot e kan me libra e fletushka se ma nuk do munden asgje | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia | |
| |
| | | | Kush eshte Emil K satrioti -Emin Fazlia | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |