|
| Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 | |
| | Autori | Mesazh |
---|
agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:36 pm | |
| Të nderuara Motra dhe vëllëzër dhe ju pjesëmarrës të këtij Sesioni shkencor gjithëkombëtarë, që po mbahet në Prizerenin legjendar, më lejoni t’iu sjellë përshëndetjet më të sinqerta e vëllazërore të Diasporës shqiptare nga Gjermania dhe t'i përgëzojë përzemërsisht organizatorët si dhe të gjithë ata studiues e shkencëtarë të mirëfilltë shqipetarë të cilët e përkrahën dhe ndihmuan idenë për mbajtjen e Akademisë së Hamburgut e tani të këtijë Sesioni e që dhanë e po japin kontributin e tyre të çmuar, që në mënyrë shkencore e argumentuese, po e ringjallin, frymëzojnë,ushqejnë e rrisin vetëdijen tonë kombëtare, se ne kemi qenë dhe jemi një popull;jemi të një brumi ; të një gjaku; kemi një gjuhë ; kemi një histori të përbashkët sa të përgjakshme aq edhe të lavdishme; kemi një komb me kulturë të lashtë e civilizuese ; jemi një komb autokton në trojet tona të lara me djerësën e gjakun e bijave e bijëve më të mira, që u sakrifikuan për të mbrojtur qenien tonë kombëtare dhe për të mos lejuar ndarjen shpirtërore e fizike, edhe pse fatkeqësishtë një gjë e tillë në të kaluarën ishte herëpashere e pamundëshme, ngase kundër popullit tonë fisnik e bujar u vërsulën me barbaritë e tyre popujtë fqinjë e jo fqinjë për t’ia grabitur pasuritë e tij mbi e nëntokësore të cilatë ishin shumë të mëdha e të vlerëshme, dhe çka ishte më e keqja ata si qëllim të tyre final kishin zhdukjen nga faqja e dheu të këtij populli të ndershëm, trim e krenar, i cili asnjëherë gjatë gjithë historisë së njerëzimit nuk kërkoi asgjë më shumë nga të tjerët, përveç t’i lejohej e drejta themelore- natyrore që të jetojë i lirë e i qetë në vatratë e në trojet etnike stërgjyshore. Populli ynë nuk luftoi kurrënjëherë për të pushtuar e okupuar as vendet e as popujt tjerë, e as që tentoi një gjë të tillë siç veruan të tjerët kundër popullit tonë duke përgatitur plane e programe e Memorandume të veçanta për ta dëbuar dhe shkatërruar të tërin. Andaj ju o të nderuar, në mënyrën më të mirë të mundshme,po dëshmoni se gjaku i pastër shqiptar rrjedhë nëpër damarët tuej dhe amaneti i paraardhëseve tanë për ta bërë Shqipërinë Etnike, ka qenë është dhe do të jetë i shenjtë,i drejtë dhe i realizueshëm, kur shkenca dhe shkencëtarët e mirëfilltë duke u bazuar në argumentet shkencore punojnë me zellë e përkushtim për ta vetëdijësuar popullin tonë të shumëvuajtur,se vetëm të bashkuar ia arrijmë t’ia tejakalojmë të gjitha barrierat dhe vështërsitë me të cilat akoma po ballafaqohet ky komb i mrekullushëm. Për ta realizuar qëllimin e sipërpërmëndur gjegjësishtë Shqipërinë Etnike edhe shumë shaljanë të Shalës së Bajgorës kanë punuar,luftuar dhe krenar janë sakrifikuar. Megjithëse jam plotësishtë i vetëdijshëm se në një tubim të tillë është e pa mundur të shpaloset historia mijëra vjeçare e kësaj pjese të popullit tonë,iu kisha lutur që të më lejoni që në pika më të shkurëtra të mundëshme t’iu paraqesë disa të dhëna për të gjithë ata që nuk e dinë se ku gjindet Shala e Bajgorës, e të cilat pasqyrojnë shtrirjen gjeografike të Shalës dhe vendbanimeve të shaljanëve. Pra,Shala e Bajgorës shtrihet në pjesën veri-lindore të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës në një territor afërsisht 275 km². Përkufizohet në lindje me lumin e Kaçanollit,në veri me mallet e Albanikut (gjegj.mallet e Argjrnta të Kopaonikut),në jug me lumin e Smrekovnicës,ndërsa në perendim me lumin e Bardhë ( Ibrin ). | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:37 pm | |
| Regjioni i Shalës përbëhet nga 36 fshatra { Shupkovci,Kodra (Zasella),Gurakuqi, Kutlovci,Stantërgu,Reka,Rahova,Kqiqi i Madh, Kqiqi i Vogël,Cerrnusha,Rashani,Mazhiqi,Tërrstena,Bajgora, Bareja,Vidishiqi,Maxhera,Melenica,Zabërgja,Ofçari,Dedia,Batahiri,Lipa,Lisica, Boletini, Zhazha.Vllahia,Selaci,Trepçalit,Ziaça,Gumnishta,Vesekofci,Rozhana,Kurullova, Koshtova e vllahisë e Bistrica}. Për shkak të pasurive të mëdha nën e mbi tokësore,Shala ishte objekt i sulmeve që nga koha e Perandorisë Romake ,Bizantine ,Perandorisë Otomane si dhe popujve tjerë Sllavë e Grekë. Për këtë arsyje një pjesë e popullatës Shaljane u detyrua të shpërngulej në Mitrovicë apo në vendbanime të tjera shqipëtare për t'i shpëtuar masakrimeve që pushtuesit e ndryshëm ushtronin kundër kësaj popullate të pa fajshme. Megjithëatë pjesa dërmuse qëndrojë në Trojet e veta Etnike duke i mbrojtur ato dhe duke mos iu nënshtruar asimilimit.Meqenëse ky Sesion iu kushtohet personaliteteve më të shquara kombëtare të cilat u sakrifikuan për Shqipërinë Etnike dhe u anatemuan me decenje të tëra nga sistemi komunistë qoftë në kosovë apo Shqipëri, unë do të përpiqem që në vija të shkurtra ti jap një përshkrim të personaliteteve dhe të ngjarjeve të Shalës së Bajgorës të cilët punuan,luftuan dhe u sakrifikuan për Shqipërinë Etnike.
Personalitetet më të shquara që nag viti 1941 e deri në vitin 1950 janë: Ahmet Selaci,Bislim Bajgora,Mehmet Rexhepi-Selaci, Riza Rexhep Selaci,Imer Tahir Selaci, Bajram Mehmet Selaci,Mursel Igrishta,Tafil,Pajazit,Asllan,Isuf,Faik Boletoni, Ukshin Kovaçica,Sherif Tërstena,Adem,Hetem Voca,Mulla Mustafa,Kadri Bistrica, Rexhep e Rifat Dedia Haradin Vidishiqi, Qerim, Ibrahim Shupkovci, Shaban Mujani,e shumë të tjerë. Ndërsa ngjarjet më me rëndësi për Historinë tonë Kombëtare dhe për shaljanët në veçanti janë; Lufta e Sllatinës dhe e Cerajës ( prill 1941 ),Lufta e Koloshinit dhe e Pazarit të ri ( 1941-44 ) ,Luftëratë në Shalë kundër Partizano-Çetnikëve në fundë të vitit 1944 dhe ne fillim të vitit 1945, Luftërat në Rrëzhanë në tetor dhe nëntor të vitit 1944,Lufta e Stantërgut janar 1945,Luftratë gjatë shkurtit dhe marsit të vitit 1945,Lufta te guri i Sokolit në Malet e Vesekofcit me 1946,si dhe Lufta në Batahir te Bunkeri Kozmatica,(vrasja e Ahmet Selacit me 19 shkutr 1947) etj. Ndërsa Kuvendet më të rëndësishme që u organizuan në Shalë janë: Kuvëndi i Barës, shtator 1944, Kuvendi i Kovaçicës, tetor 1944, Kuvendi i Vidishiqit, 22 janar 1945. Poashtu është me interes të përmendet se përfaqësuesit e Shalës morën pjesë aktive në të gjitha Kuvendet dhe Kongreset që organizoheshin nga përfaqësuesit e nacionalizmës shqiptare, që aspironin, punonin e luftonin për ta bërë Shqipërinë etnike. Të flasësh për personalitetet e shquara politike dhe ushtarake të Shalës dhe luftërat për mbrojtjen e kufirit veri-lindor të Kosovës dhe të Mitrovicës,Pazarit e Shalës, Drenicës, Llapit, më duhen disa ditë,por duke patur parasysh kohën e kufizuar që e kemi në disponim unë i përmenda ato kalimthi,dhe dua t’ua përkujtoj se një pasqyrim më të hollsishëm do ta dorëzoj me shkrim. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:38 pm | |
| Pas kapitullimit të mbretrisë SKS në më 16 prill të vitit 1941,dhe dorëzimit të Garnizonit të Mitrovicës nga Komanda Supreme çetnike dhe komandanti Kaliqanin e gjenerali Tomiq dhe koloneli Oto Çush, pa bërë rezistencë para Divizionit të 60 gjerman të udhëhequr nga komandanti Viktor Bartky dhe gjenerali Fridrich Eberhart, i dhanë atyre raportin për dorëzimin e njësive të tyre. Inxh.Xhafer Deva i priti këta të fundit ( gjermanët), dhe i faleminderoi për çlirimin nga robëria Serbe. Më 21 prill 1941 në mbledhjen që u mbajt në Mitrovicë në Hotein " Jadran ", Xh. Deva kërkoi nga gjenerali gjerman që shqipëtarëve t’iu lejohet marrja dhe ushtrimi i pushtetit në rrethe dhe Komuna që nga financat, gjyqet, organet e punëve të mbrendshme dhe të hapeshin shkollat në gjuhen Shqipe. Edhe gjermanët u pajtuan që pasi serbo-çetnikët, kishin humbur luftën, atëherë iu lejua që shqiptarët ta organizonin pushtetin vendor. Në mbledhjen e sipërpërmendur ishin edhe paria e Shalës së Bajgorës që krysohej nga patrioti Ahmet Selaci, i cili ishte edhe anëtarë i Xhemjetit ( Bashkimit ), organizatës politike për Mbrojtjen e të drejtave të Shqipëtarve e udhëhequr nga Xhafer Deva dhe Ferat Draga e themeluar më 1919 në Shkup, në Kongresin e Shqiptarëve e muslimanëve.
Më 21 prill 1941 udhëheqësit e Lëvizjes Popullore Shqipëtare dhe të Komitetit Nacinal Shqipëtar, Xhafer Deva , Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Ferat Draga etj.formuan njësitet e armatosura në Shalë të Bajgorës e Mitrovicë si dhe Xhandarmërinë shqiptare. Komandant i forcave vullnetare (Fuqia Kreshnike) u zgjodh Ahmet Selaci që ishte një strateg i vërtetë dhe Kryetar i Komunës së (Stan Tërgut) të Shalës së Bajgorës, ndërsa Komandant i Xhandarmërisë u zgjodh Pjazit Boletini, me seli në Mitrovicë, si dhe u hapën stacionet në disa vende të Shalës së Bajgorës si në Bare, Bajgorë, Rahovë, Boletin, Cerajë, Sllatinë, Banjskë, çabër etj. Në këto stacione, Komandantë Xhandarmërie u emëruan Bislim Bajgora, Ukshin Kovaçica , Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Sylejman Vuçiterna etj. Në vijën e parë të Frontit për mbrojtjen e kufirit (Etnik)në veri të Shalës, dhe për t’u pamundësuar forcave çetnike të depërtojnë në fshatratë e Shalës, për t’i masakruar fëmijët, gratë, pleqtë dhe për të mos i shkatërruar dhe djegur fshatrat shqiptare, Cerajën, Koshtovën e Vllahisë, Bistrcën etj, ishte Ahmet Selaci me vullnetarët e tij. Ai i udhëhoqi shaljanët edhe në Koloshin, Novi Pazar etj. Meqenëse çetnikët ndërmerrnin aksione të shpeshta dhe sulmonin fshatrat shqipëtare dhe stacionet e Xhandarmërisë shqipëtare, u vendosë që vullnetarët shqiptar të qëndronin në kufi dhe t'i evitonin sulemt çetnike. Drazha Mihajloviçi kishte urdhëruar formimin e njësitve çetnike e Aradhave të tyre me qëllim që të likuidonuin e masakronin pa mëshir shqiptarët dhe krimet e tyre t’ua atribuonin shqiptarëve dhe kështu ti paraqitnin shqiptarët si kriminel para pushtusëve gjerman.çetnikët me të zëshëm ishin Zhika Markoviqi,Mashan Gjuraviçi,Kosta Millovanoviçi etj.Këta organizonin sulme të vazhdueshme për gjatë vijës kufitare,Llap,Shalë,Koloshin e Novi Pazar. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:39 pm | |
| LUFTA E CERAJËS DHE SLLATINËS
Çetnikët të udhëhequr nga Mashan Gjuriç,Zhika Markoviç dhe djali i Kosta Peçancit, Milani si dhe komandanti çetnik Vojsllav Llukaçeviç, u angazhuan për spastrimin etnik të kësaj pjese të Kosovës dhe kishin për qëllim të okuponin edhe pjesë tjera të Kosovës.Në gushtë të vitit 1941 ata ishin përgatitur të hyjnë në fshatin Cerajë dhe ta djegun e shkatërrojnë dhe popullatën e saj ta masakrojnë.Mirëpo forcat vullnetare të qëndresës të udhëhequra nga Ahmet Selaci dhe Xhandarmëria e Shalës dhe Mitrovicës i ndërpren sulmet e tyre dhe arritën t'i dëbojnë çetnikët nga Ceraja në drejtim të Rashkës.Aty ishte zhvilluar një luftë e përgjakshme dhe kishte të vrarë nga të dya palët, por çetnikët u larguan me humbje tepër të mëdha,në po të njejtën kohë çetnikët kishin sulmuar edhe Sllatinën.
Këtu në krye të forcave shqiptare ishte trimi Kadri Bistrica me Rexhep e Rifat Dedinë, të cilët qëndruan dhe luftuan me trimëri të jashtëzakonshme dhe iu bën ballë çetnikve duke iu shkaktuar humbje te mëdha dhe duke mos iu lejuar të depërtonin mbrenda kufirit të Kosovës.Edhepse çetnikët ishin mbi 500 veta dhe të armatosur shumë mirë, edhe me bomba, ata nuk arritën kurrësesi ta thyenin qëndresën heroike të vullnetarëve shqiptarë. çetniku Mashan Gjuriç duke parë se pësonte humbje të mëdha, kërkoi nga Kadri Bistrica që të dal në dyluftim.
Kadri Bistrica u bënte rezistencë vetë i treti me Rexhep e Rifat Sadikun e Dedisë, sepse disa bashkëluftëtarë ( Miran Hajra- Batahiri, Shaban Ofçari, Man Beqiri- Vllahia, Feriz Maxhera, Jahir Bistrica) iu kishin vra duke luftuar, ndërsa Miran Hajren që ishte djal hastreti e kishte urdhëruar që ta klaloj Ibrin e të kthehet në shtëpi, sepse iu mungonte edhe municioni, kurse ata kishin vendosur të qëndrojnë duke luftuar gjer në fishekun e fundit dhe të vetngujuar në stacionin e trenit iu shkaktonin vazhdimisht humbje çetnikve të Zhika Markoviçit dhe Tomash Gjuniçit famkeq. Këta të fundit ishin betaur para kryeçetnikut Drazha Mihajloviç se do ta pushtojnë Shalën, dhe do të pinë gjak të shqiptarëve dhe t'i masakrojnë të gjithë.
Këtë e dëshmon edhe këngëtari popullor Isa Sadiku-Barja edhe vet pjesmarrës në luftën e Cerajës e të Sllatinës si vijon:
N’kapuç t’bardhë nja kund s’kam me lanë,
Zullum t’madhë do t’baj n’rob e n’thmi,
Do t’ua pres nanave thmin n’gji,
Gjak shqiptari n’vend t’ujit kam me pi. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:39 pm | |
| Tomash Gjuriqi e thërret sërish Kadri Bistricën në dyluftim. Ai i kishte porsitur çetnikët që posa Kadriu të çohet në këmbë ta gjuajnë nga të gjitha anët. Por Rexhepi e kish lutur Kadriun të mos i dal në dyluftim çetnikut se e dinte pabesinë, dhe tradhëtinë e tyre.Megjithëatë Kadri Bistrica i del në dyluftim, sepse ai ishte burrë trim dhe i vendosur për vetflijim. Ai arrin ta qëlloj mu në ballë çetnikun, por edhe vritet nga të tjerët që e kishin mbajtur gjithëkohën në shënjestër. Rapsodi popullor flijimit të Kadri Bistricës dhe trimërisë së tij i këndon si vijon:
Naçallnik o i biri shkinës,
Nuk po i njeh djemët e Dedijës,
Djemët e Bistricës,sokolat t’malit
Qi ta plasin n’lule t’ballit,
Ky Kadria djal drangue
Nuk t’lshoj pa të zonue!
Kënga kushtuar Kadri Bistricës dhe Rexhep e Rifat Dedisë është bukur e gjatë dhe shumë interesante. Rexhep Dedija kishte arritur t’ua kthej shumë bomba që çetnikët ua hedhnin në Stacionin e trenit, dhe ato pëlcisnin dhe i vrisnin vet çetnikët. Pas vrasjes së Kadriut dhe plagosjes shumë rëndë të Rifatit, Rexhepi e vazhdon luftën edhe mëtutje edhe vet i plagosur. Mirëpo me të marrë lajmin për sulmin e çetnikëve në Sllatinë, për atje niset Ahmet Selaci me vullnetarët shaljanë dhe e shpëtojnë Rexhepin e Rifatin, ndërsa vrasin shumë çetnikë,disa në panikë ikun përtej kufirit. Kurse Trimin e pavdekshëm Kadri Bistricën e varrosin në Cerajë me nderime të larta ushtarake. Me këtë rast Ahmet Selaci ndër të tjera thot :" Lisi vetëm kur po u rrëxueka po shihet se sa i madh është".
LUFTA E KOLOSHINIT DHE PAZARIT TË RI 1941-1944
Aradhët çetnike pasi u armatosën mirë dhe mobilizuan çetnikë të rinjë në vjeshtën e vitit 1941,synonin të ndërmerrnin ekspedita shfarosëse kundër shqiptarëve dhe përgatiteshin ta sulmonin Llapin,Shalën,Drenicën dhe Pazarin e Ri.Që nga korriku 1941 e deri në fund të viti 1944,forcat vullnetare të udhëhequra nga Ahmet Selaci dhe Xhandarmëria shqiptare nga Bislim Bajgora,Shaban Polluxha,Islam Baruti etj, u bënë ballë sulmeve çetnike dhe nuk lejuan që të depërtonin dhe ta okuponin Shalën,Drenicën,Llapin,Pazarin e Ri e pjesët tjera të Kosovës.
Shaljanët nuk luftuan vetëm në mbrojtjen e Shalës por ata falë mençurisë,trimërisë luftuan në të gjitha viset shqiptare me të vetmin qëllim ,, çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike Shqipërisë Mëmë’’.
Dhe shpesh luftuan me trimat e Llapit, Drenicës, Artakollit, Istogut,e të viseve tjera.ky bashkëpunim dhe ndihëm reciproke i bënte më të forte e më të vendosur dhe të pa thyshëm në qëndresën kundër çetniko-Partizanëve dhe idologjisë së shëmtuar komuniste. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:39 pm | |
| LUFTËRAT NË SHALË KUNDËR PARTIZANO-ÇETNIKËVE NË FUND TË VITIT 1944 DHE NË FILLIM TË VITIT 1945
Përpjekjet e Ali Shukrisë që në përmjet disa elementëve që ishin kyçur në Aradhat Partizano-çetnike, e ata ishin Qazim Bajgora, Riza Voca, Kadi Reufi, Rasim Çerkezi etj.për ta bindur parinë Shalës, Ahmet Selacin, Bislim Bajgorën, Sherif Tërstenën ,Adem Vocën, Imer Selacin, për t’iu bashkangjitur atyre në Lëvizjen Partizane Komuniste, ishin të pasuksesshme. Paria e Shalës ishte vigjilente dhe konseguente në parimet dhe qëndrimet e tyre për çlirimin definitive të Kosovës nga çetnikët dhe elementet sërbo-sllave dhe bashkimin e saj shtetit amëShqipërisë. Me qëllim që të shmangej vëllavërasja në Shalë,Ahmet Selaci kishte pranuar të bisedonte me përfaqësuesit shqiptarë të Partisë Komuniste dhe ua tërhoqi atyre shumë kjartë vërejtjen, se " kishin zgjedhur një rrugë të gabueshme,e cila nuk ishte në interesin kombëtar të shqiptarëve dhe paraqiste rrezik të madhë për shperthimin e vëllavrasjes,e cila do të shkonte vetëm në favor të okupatorëve sërbo-sllav,të cilët me shekuj përpiqëshin ta shfarosnin popullsinë shaljane e ksovare ". Në takimin e Bajgorës, Ahmet Selaci nuk shkoi, kurse në mbledhjen tjetër që u mbajtë në Vesekovc, Adem Voca, Sherif Tërstena, Ukshin Kovaqica, përfaqësuesve të Aradhës Partizane iu parashtruan këtë kushte:
1. Adem Voca të zgjidhet komandant i Brigadës.
2. Që në këtë brigadë mos të inkuadrohen sërbët
3. Që sërbët dhe malazezët menjëherë të largohen nga Shala e Kosova .
Nëse partizanët i pranojnë këto kushte ai premtoi se do t’i tuboj 2000 burra për luftë. Pas këtij takimi Qazim Bajgora, Rifat Vidishiqi, Abit Dedija etj, i hodhën si armiqësore kushtet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Shalës dhe vazhdaun propogandën kundër Ahmet Selacit, Bislim Bjgorës, Ukshin Kovaçicës, Sherif Tërstenes, Adem Vocës, Imer Selacit, Hajredin Vidishiqi etj.Në takimin tjetër në Rashan, që u mbajtë në shtëpinë e Isuf Istrefit në emër të partizanëve folën Riza Voca, Kadri Reufi e Milia Kovaçeviqi, kurse në emër të Lëvizjes së Qëndresës, folën Adem Voca , Ahmet Selaci dhe Jusuf Shabani. Ahmet Selaci nuk pranoi që Aradha partizane të zhvilloj aktivitetin në Shalë të Bajgorës. Pas konsultimeve me Pajazit Bolatinin dhe Ibrahim Lutfiun, ai kërkoi që. " Aradha partizane dhe komiteti i PK. të rrethit të Shalës urgjentisht të largohen nga Shala dhe Kosova". Krerët e Qëndresës së Shalës muarën për detyrë t’i thërrasin shaljanët për t’ua bërë të ditur për rrezikun që po u kanosej nga partizanët dhe Partia Komuniste që bashkëpunonte me çetnikët e Drazha Mihajloviqit. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:40 pm | |
| KUVENDI I BARES
Ky Kuvend u mbajt në shtator të vitit 1944 në xhaminë e Bares, imam i saj ishte Mulla Mustafa i Vidishiqit.Të pranishmëve iu drejtua Ahmet Selaci i cili ua shpjegoi rrezikun nga partizano-çetnikët dhe i ftoj ata që t'i bashkoheshin Lëvizjes Kombëtare dhe Komitetit të Rezistencës, kjo thirrje u prit me plotë entuziazëm nga të pranishmit. Ndërsa Mulla Mustafa iu drejtua masës me këto fjalë:
“Vëllazën çetnikët,Bullagrët bashkë me Moskovin e Rusinë kanë filluar ta djegun Kaçanollin, Llapashticën, kanë bërë masakra në gra,fëmijë e pleqë, prandaj ne duhet në Picel ta falim Bajramin ( mal ky që shtrihej në zonen e lartë të Shalës në kufi me Llapin ), ta dëbojmë këtë pjellë të keqe nga trojet tona etnike”.
Masa e tubuar me entuziazëm i përkrahu prijësit e vet dhe i rroku armët dhe iu bashkangjitën Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare. Riza Voca urdhëroj Aradhën Partizane të shpërngulej në fshatin Bërçan ( i banuar me serb),sepse aty ishte çerdhja e çetnikëve. Në tetor të këtij viti Ahmet Selaci në krye të Qëndresës Kombëtare dhe xhndarmëria shqpitare e sulmuan Aradhën partizane në Bërçan dhe pas humbjeve që i shkaktun çetnikëve ata e braktisen Bërçanin dhe ia synë Kurshumlisë ku vunë lidhje me Brigaden e 13-të sërbe. Një tentim për të biseduar e bëri edhe Ali Shukriu në Pasomë.Mirëpo,as këtë herë kushtet që Adem Voca ia parashtroi për Lëvizjen partizano-çetnike dhe Komunistët sllav nuk ishin të favorshme, andaj edhe kjo tentative ishte e pasuksesshme.
KUVENDI I KOVAÇICËS
Në tetor të vitit 1944 u mbajt Kuvendi Kombëtar në Kovaçicë,me iniciativen e Ibrahim Lutfiut Kryetar i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për prefekturen e Mitrovicës ku u përkrahën të gjitha vendimet e Lidhjes së Dytë të Prizërenit të 16 shtatorit të vitit 1943. Në këtë Kuvend merrnin pjesë edhe udhëheqësit e Levizjes për Mbrojtjen e kufinjëve etnik të Kosovës, të regjionit të Shalës : Ahemt Selaci,Bislim Bajgora,Ukshin Kovaqica,Adem Voca,Faik Boletini,Mulla Mustafa etj.Në këtë Kuvend u morën një sërë vendimesh të shtruara nga Komiteti Qëndror i Lidhjes së Prizrenit: të formohen 3 brigada vullnetare.
Të bëhet mobilizimi në 3 zona:
a) Mazhiq,Mitrovicë,Vushtrri,të cilat do ti udhëheq dhe komandoj Adem Voca
b) Selac,Boletin ,do të udhëheqen nga Ahmet Selaci
c) Bare,Vesekovc,Rrëzhan, do të udhëheqen nga Ukshin Kovaçica.
d) Të sigurohen armët,sa më shumë.
e) Të filloj menjëherë regjistrimi i vullnetarëve prej moshës 18-50 vjet dhe fromimi i Brigadës së Shalës.
f) Të vihet lidhja me vullnetarët e Llapit, Prishtinës dhe të Drenicës përmes Adem Vocës. Pas përfundimit të Kuvendit Ahmet Selaci menjëherë formoj Brigadën e Ushtrisë vullnetare dhe u ndesh disa herë gjatë teteorit, nëntorit e dhjetorit të vitit 1944 me Ushtrinë jugosllave dhe luftoj heroikisht kundër shovinistëve serbo-malazez e tradhtarëve shqiptarë dhe kështu i mbronte trojet etnike dhe popullësinë e regjionit të Shalës sën Bajgorës. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:40 pm | |
| KUVENDI I VIDISHIQIT ( 22 Janar 1945 )
Pasi në fillim të Janarit 1945, Fadil Hoxha me Miladin Popoviqin, kërkonte të takohej në Prishtinë e të bisedonte me Parinë e Shalës.
Adem Voca atyre u parashtroi këto kushte:
1. Brigadat kosovare të komandoheshin nga shqiptarët;
2. Komandimi të bëhen në gjuhën shqipe;
3. Brigadat kosovare të luftonin vetëm nën Flamurin shqiptar;
4. Në të gjitha vendbanimet, ku shumica e popullatës shtë shqiptare, Kryetari, Sekretari dhe Komandanti të jenë shqiptarë.
Fadil Hoxha e M. Popoviqi i kishin pranuar formalisht kërkesat e shaljanëve dhe Adem Vocës, por në të vërtetë kjo qe edhe një tradhëti si shumë të tjera, dhe kjo " marrëveshtje " nuk u respektua, nga ana e tyre dhe tregoi kjartë fytyrën e Fadilit dhe pabesinë e tij. Kështuqë shaljanët në Vidishiq, mbajtën më 22 Janar1945, Kuvendin, në të cilin u morën vendime të rëndsishme.
1. Batalioni i komanduar nga Ahmet Selaci, t'i sulmoi forcatë partizano-çetnike dhe ta çliroi Mitrovicën.
2. Batalioni i komanduar nga Adem Voca, të siguronte rrugën Vushtërri - Mitrovicë, nga sulmet eventuale që do të vinin nga ajo anë.
Në natën e 26-27 janarit 1945, Ahmet Selaci me ushtarët e tij në një sulm rrufe e merr nën kontroll Stan Tërgun. Në këto luftime kishte arritur edhe Mehmet Gradica me 400 kuftëtarë trima dhe për një kohë të shkurtër muarën nën kontroll edhe territoret: Majdan - Stan Tërg - Lisicë. Dy Batalione të Ahmet Selacit u vendosën në vijën frontale: Mazhiq - Bare - Vidishiq. Ndërsa Mehmet Gradica me luftëtarët e tij ishte vendosur në pozicionet: Vidishiq - Vllahi. Forcatë e qëndresës të komanduara nga A.Voca në vijën: Vushtërri - Mitrovicë. Forcat e qëndresës dhe Mbrojtjes Kombëtare kishin nën mbikqyrje të plotë: Melenicën, Baren, Vllahinë, Dedinë, Bajgoren, Kovaicën, Selacin, Gumnishten, Rekën, Zasellën, Shupkovcin. Në këto luftime nga Armata jugosllave, çetnikët dhe dhe mercenarët e tyre, ishin angazhuar Brigada e 27- të e Divizionit 46 serbe, Brigada e 5- të kosovare dhe Brigada e 25- të e Divizionit të pëmendur. Humbje të konsiderueshme patën të dyja palët ndërluftuese. Forcatë e qëndresës luftuan me heroizëm të madh edhepse ishin dpbët të pajisur me armë, municion, veshmbathje e ushqime. Shajlanëve u erdhën në ndihmë edhe lufttarë nga Llapi, Drenica dhe mbarë viset etnike. Për shkaqe strategjike Ahmet Selaci, Mehmet Gradica, Shaban Polluzha dhe bashkëluftëtarët e tyre, bënin Plane për tërheqje në Drenicë dhe anasjelltas. Më 18 Shkurt 1945, luftëtarët e qëndresës iu shkatuan humbje të mëdha forcave armike, që synonin ripushimin e Shalës. Partizano-çetnikët në kohë kishin likuiduar në shtëpitë e tyre, pa gjyq vetëm mbrenda një nate mbi 200 shqiptarë të cilët ose e kishin ndihmuar me ushtarë qëndresën kundër ripushtimit ose kishin ndihmuar me ushqim, strehim apo në ndonjë mënyrë tjetër pjesëtarët e saj. Në këtë kohë në Shalë ishte vendosur Komandanti i Brigadës së Drenicës Shaban Polluzha me ushtarët e vet. Për shkak të dimrit të ashpër dhe kushteve të vështira ekonomiko- materiale Shaban Polluzha pas tre ditësh kthehet në Drenicë për ta vazhduar rezistencën kundër ripushtimit të Drenicës kurse Ahmet Selaci mbetet në Shalë dhe vazhdon me vendosmëri luftën kundër partizano- çetnikëve dhe ndihmësve të tyre shqiptarë, të cilët në emër të komunizmit i ndihmuan armikut shekullor ta ripushtoi Shalën sërish dhe ta kthej nën robëinë serbo- sllave. Siç u tha më sipër kushetet e mjerueshme ekonomike dhe atmosferike i detyruan Ahmet Selacin dhe udhëheqësit tjerë të qëndresës të përpilonin një strategji të përshtatshme për të mundur ta vazhdonin rezistencën dhe ta çlironin Shalën. Andaj ata vendosen që të veprohet në grupe, kështuqë u themeluan këto grupe : | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:41 pm | |
| 1. Grupi i Ahmet Selacit- numerikisht ishte më i madh;
2. Grupi i Ukshin Kovaçicës;
3. Grupi i Bislim Bajgorës;
4. Grupi i Boletinëve;
5. Grupi i Osman Bunjakut dhe
6.Grupi i Hazir Gjakës.
Këto grupe lufttarësh ishin në kontakt të vazhdueshëm dhe aty ku paraqitej nevoja e ndihmonin njëri tjetrin. Në Shkurt kur Brigada e 25- të kishte rrethuar Ahmet Selacin, Ukshin Kovaçica me trimat e tij i shkon në ndihmë dhe u shkaktojnë humbje të mëdha duke i vrarë 36 partizano- çetnik, 59 për shkak të tmerrit dhe panikës ikun në drejtime të panjohura, duke lënë pas vehtes gjithë armatimin që kishin në dipozicion. Kjo rezistencë vazhdonte dhe kërkoheshin kushetet e përshtatshme për të formuar Ushtrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës. Në qershor 1946, para Kongresit të Lipovicës, në Plebishtë në afërsi të Gurit të Sokolit, në perndim të Kovaçicës ishte themeluar Batalioni i USHP (NDSH), e komandant u zgjodh Ahmet Selaci, zëvendës u emërua Ukshin Kovaçica, ndërsa iu bashkua e tërë guerila shqiptare. Fatkeqësisht në këtë Batalion ishte infiltruar edhe një bashkëpuntor i OZN-ës Bislim Popova i cili e kishte mbytur me dru, në pabesi radiolidhësin gjerman i cili mbante lidhje me Xhafer Devën në Vjenë, kurse aparaturen e kishte shkatërruar në tërësi.
Veprimtaria e Organizimit të UMKK ( Ushtrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës ), udhëhiqej nga intelektualët shqiptarë, të cilët ishin të gatshëm për vetflijim dhe që kishin themeluar " Komitetin Nacional Demoktatik Shqiptar". Pra edhe shaljanët ishin në kontakt të përherëshëm dhe bashkëpunonin ngusht për organizimin politiko- ushtarak me luftëtarët dhe intelektualë Prof. Ymer Berishën, Gjon Sereqin, Halim Spahinë, Luan Gashin e të tjerë, në nivel të Kosovës, dhe pas arritjes së objektivit kryesor çlirimit të Kosovës e njejta t'i bashkangjitej shtetit amë, duke u bazuar në Vendimet e Lidhjes së Dytë të Prizerenit ( 16 Shtator 1943 ).
Prof. Ymer Berisha, kryetar i organizatës " Besa Kombëtare " në qershor 1946 i dërgon një letër Ahmet Selacit ku ndër të tjera, shkruan: Vëllait, Ahmet Selacit - Kosovë
Organizata jonë " Besa Kombëtare " është interesuar me kohë t'i njohë të gjithë shqiptarët e mirë andej e këndej dhe ty të ka çmuar si një patriot të vyeshëm dhe trim të rrallë për luftërat që ke bërë në Shalë të Bajgorës kundër armiqëve të kombit shqiptar. Ne jemi të lidhur me gjeneralin anglez në Tiranë. Merru vesh me bashkëpunëtorët tu të tjerë dhe na njofto me shkrim sa luftëtarë, në rast lufte, mund të dalin me armë në dorë në qarkun dhe në Komunën tënde, sepse këtë do ta dijë Kuvendi i partisë nga Shqipëria e Vjetër. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:42 pm | |
| Kryetari i organizatës
" Besa Kombëtare "
Ymer Berisha
THEMELIMI I DIVIZIONIT TË IBRIT
Shaljnanët të vetëdijshëm se po bënin luftë çlirimare nga pushtuesit e tyre serbo- sllav dhe ideologjia komuniste, kjo epidemi e shëmtuar ruso-sllave, ishin të vendosur të luftonin pakursyer asgjë, ngase ishin të sigurt se me ripushtimin e sërishëm do t'u shtoheshin rrahjet, persekutimet, burgosjet, internimet, shpërnguljet dhe spastrimet etnike, vrasjet pa e me gjyqe nga regjimi që do të vendosej. Për arsyenat e sipërpërmendur edhe gjatë viteve 1946/47 shtrohej nevoja e domosdoshme për bashkimin e të gjitha grupeve dhe çetave që vepronin në mbarë territorin e Kosovës dhe Shqiprisë. Siç vënë në pah edhe autorë të tjerë, përfaqësuesit e Shalës i gjejmë pjesëmarrës gati në të gjitha Kuvendet dhe takimet ku vendosej për Shqipërinë Etnike. Në Kongresin e Pestë të KNDSH në Lipovicë korrik1946, ishte marrë inciativa për themelimin e " Divizionit të Ibrit" të Ushtrisë Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Përgjegjës ishte caktuar Ahmet Selaci. Këtë iniciativë e përkrahën unanimisht edhe të gjithë shaljanët. Si rezulat i saj më 11 Gusht 1946, në malet e lira të Kosovës, në mbledhjen me të gjithë eprorët dhe udhëheqësit ushtarak të rretheve të Mitrovicës, të Vushtrrisë, Llapit, Drenicës dhe Pazarit të Ri, është marrë vendim që të formohet një Divizion në terrenin e vendeve të cekura më lartë. Prandaj duhej të emëroheshin edhe eprorët- udhheqësit ushtarak- lutarak të këtij Divizioni. Bazuar në dokimentet që gjenden në Fondin: Gjyqi i Qakut në Prishtinë, Lënda penale P. 66/ 47, po botojmë në origjinal pa korrektur, dokumentin e marrë në atë kohë nga grupi i të burgosurëve të " Komitetit Nacional Demokratik Shqiptarë" :
DIVIZIONI I IBRIT
Komandant divizioni : Zotni Ahmet Selaci, ndihmës tij Zotni Jusuf Boletini.
Grupi i I
Komandant i Grupit të parë Faik Boletini, zavendës dhe Agjutant Zotni Bislim Bajgora.
Grupi i II
Komandant i Grupit të II-të Zotni Osman Bunjaku, zavendës Agjutant Hashim Basholli.
Grupi i III
Komandant i Gripit të III- të Zotni Ukshin Kovaica, zavendës Agjutant Smajl Svarqa.
Grupi i VI
Komandant i grupit të pestë Avdi Tashevci, zavendës i tij Agjutant Musli Dumoshi.
Grupi i V
Komandant i Grupit Ilmi Zariqi, zavendës i tij Jetullah Rezalla.
Grupi i I
1.Komandant i Batalionit të I- rë, Zotni Ali Smajli
2. " " të II- të, Zotni Arif Selja(n)ci
3. " " të III- të, Zotni Zijadin Avdyli- Ceraja
4. " " të IV- të, Zotni Vehbi Zasella
Grupi i II
1. Komadant i Batalijonit të I- rë, Zotni Ljah Rama- Cecelija
2. " " të II- të, Zotni Aziz Zhilivoda
3. " " të III- të, Zotni Çerkin Shabani
4. " " të IV- të, Zotni Bajram Studimja
Grupi i III
1. Komandant i Batalionit të I-rë, Zotni Imer Seljaci
2. " " të II- të, Zotni Sherif Tërstena
3. " " të III- të Zotni Mehmet Seljaci
4. " " të IV- të Zotni Rrahman Seljaci
Grupi i V
1. Komandant i Batalionit të I- rë, Zotni Ukë Mavriqi
2. " " të II- të, Zotni Abit Pakastica
3. " " të III- të, Zotni Feriz Dobërdoli
4. " " të IV- të, Zotni Rrahim ( Isa ) Majanci
Grupi i V
1. Komandant i Batalionit të I- rë, Zotni Imer Gashi- Radisheva
2. " " të II- të, Zotni Brahim Luta
3. " " të III- të, Zotni Hysen Lutani
4. " " të IV- të, Zotni Ymer Bajraktari. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:42 pm | |
| Ky dokument ka vlerë të madhe shkencore, për vet faktin se dëshmohet në mënyrë të kjartë se, udhëheqja e Shtabit të Zonës së Dytë e përkrahur nga shaljanët, llapjanët, drenicakët etj. ishin të vendosur që të vazhdojnë luftën e tyre të armatosur, duke luftuar në Kosovë, për liri dhe bashkim kombëtar, edhepse disa përfaqësues të organizatave dhe Çetave ishin larguar nga Kosova, bazuar në kërkesën e Shtabit të Zonës së Parë, ku ndër të tjera thuhej:" ... për shkak të kushteve dhe rrethanave të krijuara të kalohej në Greqi për të vazhduar ristrukturimin, aktivitetet dhe rezistencën ...", ( kërkesa e parashtruar në Kongresin e Pestë KNDSH-LNDSH, në Lipovicë- qershor 1946). Edhe përkundër dhunës së egër që ushtronin mbi popullësin civile partizano -etnikët dhe ndihmësit e tyre shqiptarë forcat e qëndresës vazhduan ta mbronin Shalën e Bajgorës me të gjitha mjetet dhe mundësitë që kishin.
Lufta te Guri i Sokolit - 28 Djetor 1946
Edhepse lufta e Dytë Botërore zyrtarisht ishte shpallur e përfunduar ( 8 Maj 1945, Kapitullimi i Gjermanisë ), shqiptarët duhej ta vazhdonin luftën për çlirim e bashkim kombëtar, e drejtë kjo e cila u mohohej jo vetëm nga armiqtë e saj shekullor, por edhe nga shteti amë i cili fatëkeqsisht, edhe ushtarakisht u vu në ndihmë të serbo- sllavëve në emër të ideplogjisë së proletariatit ndërkombëtar. Edhe në Shalë të Bajgorës, kjo pjellë e keqe kishte depërtuar të bindur se pas lufte do të ketë barazi për të gjithë popujt e kësaj pjese të Europës plakë e të shëmtuar. Shqiptarët më famkeq ishin Ali Shukriu, Riza Voca, Abit Dedija, Kadri Reufi, Rasim Çerkezi etj. Ata jo vetëm që ndihmuan në gjejtjen e luftëtarëve të qëndresës në Shalë, por edhe muarrën pjesë dretjpërsëdrejti në kapjen dhe vrasjet e tyre si dhe në keqtrajtimet, burgosjet dhe likudumet e anëtarëve të familjeve të qëndresës të cilët luftonin për liri e bashkim kombëtar.
Një pjesë e forcave të Ushtrisë së Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare, pikërisht Brigada e Parë e Divizionit të Ibrit, të udhëhequra nga Ahmet Selaci e Ukshin Kovaçica ishin të vndosura në malet e Veskovcit te Guri i Sokolit në perendim të Kovaçicës. Organet e OZN-ës, pasi kishin keqtrajtuar shumë rëndë djalin e motrës së Ukshin Kovaçicës dhe Sherif Revuqin, të vëllain e Nazif Revuqit, ky i fundit ishte bashkëluftëtar besnik dhe i pandashëm i Ahmet Selacit, i kishin detyruar t'u trgojnë se ku ndodheshin Ushtria e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare e Kosovës. Pasi u siguruan ata ( OZN-a) për vendndodhjen e UMKSH-ës, ata kishte kërkuar përforcime nga ushtria serbo- sllave e Mitrovicës dhe e Podujevës. Pas rrethimit i sulmoin në befasi te " Kroi i Hajrullahut", ku zhvillohet një luftë e përgjakshme. Ushtarët e Mbrojtjes Komtare Shqiptare të udhëhequra nga strategu Ahmet Selaci, fal trimrisë, mençurisë dhe njohjes së terrenit, arrijnë t'ju shkaktojnë humbje të mëdha, forcave të OZN-ës dhe ushtrisë serbo- sllave duke ia vrarë 8 policë dhe komandantin e tyre. Në këtë luftë ra heroikisht Nazif Revuqi kurse u plagosen Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica me djalin e tij Hashimin. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:43 pm | |
| Pas arritje së forcave ushtarake serbe-malazeze nga Mitrovica lufta u zhvllua në Plebishtë. Këtu forcatë e qëndresës ( UMKSH- re), i vranë 7 ushtarë, tre i plagosen t cilët në mbrëmje kishin vdekur. Ahmet Selaci kishte urdhëruar që të sulmoheshin forcat e policisë dhe ushtrisë armike të cilat pas humbjes së një numri të madh të ushtarëve dhe policëve u detyruan të tërhiqeshin duke lënë pas vetes një sasi bukur të madhe të armatimit. Në këtë luftë ra heroikisht Bajram Revuqi. Kjo luftë u zhvillua më 28 Djetor te Guri i Sokolit, ku Ahmet Selaci me bashkëluftarët e tij dalin fitimtar. Luftëtarët e Qërdresës kundër ripushtimit sllavö-komunist, forcave të shumta e të armatosura shumë mirë iu shkaktuan dëme të mëdha në njerëz të cilët u detyruan të tërhiqeshin duke lënë pas vehtes shumë të vrarë dhe sasi të mëdha armatimi.
Rrethimi dhe Lufta te Bunkeri " Kozmatica " në Batahir
Edhe gjatë vitit 1947, luftëtarët shaljanë e vazhduan qëndresën e tyre, kundër APJ ku ishin rekrutuar forca të koalicioneve të ndryshme çetnike- partizane, e tradhëtare shqiptare etj. me të vetmin qëllim për ta shuar luftën për liri dhe bashkim kombëtar. Tortuat çnjerëzore të familjeve të luftëtarëve të qëndresës shtoheshin për ditë e më shumë. Pjesëtarët e familjeve burgoseshin kërcnoheshin e edhe likuidoheshin pa gjyq, sepse nuk pranonin të zbulonin vendstrehimet, numrin, armatimin dhe kush i ndihmonte ata. Kështuqë kushtet për të verpuar për luftëtarët trima vështërsoheshin çdo ditë tej mase. Andaj ata u detyruan të tërhiqeshin në drejtim të Vllahisë, në trekëndëshin Batahir- Vllahi dhe Koshtovë e Vllahisë. Në Batahir te vendi i quejtur " Kozmatica ", lutëtarët trima kishin ndërtuar një Bunker. Pasi ishte mueji djetor dhe dimri i ashpër, kushtet me furnizim dhe armatim ishin tepër të vështira, pa u diktuar nga agjentët dhe spiunët e shumtë të cilët ishin vënë nga OZN-a she sistemi i instaluar ushtarak në Mirtovicë por edhe në Shalë të Bajgorës. Më 19 shkurt 1947, forca të mëdha, të OZN-ës dhe ushtrisë të alarmuara, në krye me Vojo Jankoviqin, Çedo Topalloviq dhe Rasim Çerkezin një pro jugosllav i përbetuar ishin nisur për t'i likuiduar luftëtarët e qëndresës në krye me Komandantin e Divizionit të Ibrit, Ahmet Selacin, kishin rrethuar në pabesi vendqëndrimin e tyre dhe u kishin kërkuar të dorëzoheshin. Meqenëse bisedimet ishin me prapavi tradhëtie, ato nuk sollën as sukses, ngaqë OZN-a e vrau pabesisht Bajram Selacin, kurse luftëtarët e qëndresës Hysen Sedllarin, shërbëtor i OZN-ës.
Pastaj fillon lufta e pabarabartë, por trimat e qëndresës i vran edhe shtatë policë e ushtarë dhe Komandantin e tyre Vojo Jnakoviq, një antishqiptar i tërbuar.
Këtë ditë pas një lufte të përgjakshme vritet Ahmet Selaci- Komandanti i Divizionit të Ibrit, një strateg dhe luftar trim i Shqiprisë Etnike, e bashkë me të në fushën e nderit bien edhe Faik dhe Isuf Boletini, Mehmet, Bajram, Hetem, Hajrullah Selaci, ndërsa i plagosur Imer Selaci arrin ta shpërthej rrethimin dhe në Koshtovë t Vllahisë e zënë forcat e OZN-ës famkeqe, e më vonë e pushkatojnë në Prishtinë. Fat të njejtë kishte patur edhe Feriz Gashi i cili poashtu i plagosur kishte arritur të dal nga rrethimi dhe kur arrin në Bajgorë, zihet nga OZN-a dhe pashtu pushkatohet në Prishtinë. Rrethimin arrijnë ta shpërthejnë edhe Ukshin Kovaçica me djalin Hashimin dhe luftëtarin besnik Smajl Sfarçën dhe srtehohen në një Shpellë të Vllahisë, por fatkeqësishtr më 20. shkurt. 1947, hetohen nga forcat e OZN-ës dhe pas një rrethimi të hekurt nga shumë forca policie dhe ushtrisë serbo-sllave e tradhëtar shqiptare në një luftë të ashpër bien në fushën e nderit të tre. Në të njejtën ditë u zunë edhe Riza Rexhep Selaci dhe Xhemësmajl Zhazha dhe u ekzekutuan pa gjyq nga krimineli Desimir Jovanoviqi. Ky është fatkeqësisht edhe përfundimi i qëndresës së armatosur në Shalë të Bajgorës, të udhequr nga Ahmet Selaci dhe bashkëlufttarët e tij, të cilët u flijuan pë bërjen e Shqipërisë Etnike. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:43 pm | |
| Përpjekjet për vazhdimin e aktivitetit për Shqipërinë Etnike
Meqenëse rezistenca e armatosur ishte e pamundëshme, në Shalë të Bajgores, aktiviteti nuk pushoi gjersa më 1950, u zbuluan dhe u burgosën antarët e " Komitetit të Shalës dhe Mitrovicës me rrethin " : Bejtullah Sahiti, Hajrullah Halili, Sinan Alija, Imer Ajti, Avdyl Halili, Shefqet Kamberi, Zejnullah Mehmeti, Zejnel Shabani, Hajzer Ferizi, Zeqir Rashidi, Bislim Fazliu. Këta u denuan prej 3 gjer në 15 vjet burgim të rënd. Burgimin e vuajte në " Bella kuça- Shtëpia e bardhë " në Nish.
Megjithate përpjekjet për t'ia arritur këtij qëllimi të shenjtë vazhduan në forma dhe mënyra tjera nga shaljanët dhe vazhdojnë edhe në të ardhmen. Më 6 gusht 1952, në rrethinën e Mitrovicës dhe Shalë të Bajgorës, u themelua Organizata e Rinisë Kombëtare ( nacionaliste ) Shqiptare me emër simbolik por tepër kuptimplotë: " Votra Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare ". Kjo Organizatë së pari u themelua në Gjimnazin e Mitrovicës duke e zgjëruar " rrjetin " e në Shkollën tetëvjeare në Stantërg, e brenda pak kohësh aktiviteti i saj u zgjërua edhe në Normalen e Prishtinës, në Podjevë, Gjilan, Prizeren, Tetovë, Pejë, Istog e Rakosh. Në Shalë të Bajgorës themelues ishte Z. Emin Fazlia - Emil Kastrioti me bashkëmendimtarët e tij. Degën e Istogut e themeluan të rinjët e kësaj ane, në Bellopojë më 22.5. 1956, një ndër ta është edhe Z.Ibrahim Metaj. Këta dy burra i përmenda me qëllim që t'i falemnderoi nga zemra, që edhe pas shumë vujejteve dhe torturave që kanë përjetuar në burgjet famkeqe jugosllave, akoma janë aktiv dhe që nga Akademia e Hamburgut po marrin pjesë dhe po japin kontributin e tyre shumë të muar në qitjen në dritë të veprës madhore të të gjithë atyre që u përpoqen dhe përpiqen për Shqipërinë e Lirë, të Pavarur, Demokratike e të Bashkuar.
Kjo Organizatë Rinore, ishte trashigimtare e denjë e LpLTSH- NDSH. Për një kohë relativisht në vendet ku u themeluan Degët, ( " Votra Kosovare NDSH ) kjo kishte bashkuar rreth vehtes 387, aktivist besnik të gatshëm për çdo lloj sakrifice. Pas zbulimit nga UDB-a jugosllave në verën e vitit 1960, 47 veta u arrestuan, katër prej të cilëve në Zagreb, q ishin në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Z. Emin Fazlia u denua me 8 vjet burg të rënd, kurse me 2,5 vjet Baki Dullovi, me 18 muaj Mehmet Trepça, me 9 muaj Hilmi Ajvazi. Denimet e tre të denuarëve, të fundit ishin më të shkurtëra ngase Z. Emin Fazlia, kishte marrë me vetëdije fajsëinë përsipër me qëllim që bashkëveprimtarët e tij të liroheshin sa më shpejt për ta vazhuar aktivitetin e tyre patriotik në Kosov e më gjërë gjer në arritjen e objektivit final për Bashkimin e të gjitha Trojeve Etnike Shqiptare në një shtet të përbashkët. Pëpjekje kto që vazhdojnë edhe sot e do t vazhdojnë edhe në të ardhmen. | |
| | | agim__barja Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1410 Age : 61 Vendi : shqiperiaveriore Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE Registration date : 24/10/2008
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 Tue May 05, 2009 11:49 pm | |
| PTK-ja ka ndihmuar me pesë mijë euro Shkollën fillore “Kadri Bistrica” në fshatin Bistricë të LeposaviqitNga : vushtrriapress@hotmail.com ⋅ 23 Nëntor 2008 ⋅ Komento Bistricë-Leposaviq(Kosovë),23 nëntor 2008(VushtrriaPRESS)-Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A., nëpërmjet Departamentit për mirëqenie sociale, i ka dhënë një donacion shkollës fillore “Kadri Bistrica” të fshatit Bistricë në Komunën e Leposaviqit. Ky donacion vjen si rrjedhojë e kushteve shumë të vështira të këtyre tri fshatrave të kësaj komune të veriut të Kosovës, Bistricë, Koshtovë dhe Ceraj, komuniteti shqiptar i të cilit jeton në kushte tepër të vështira dhe i izoluar tërësisht nga pjesa tjetër e Kosovës.Menaxhmenti ekzekutiv i PTK-së i prekur nga kushtet e këtij komuniteti, të pasqyruara ditë më parë në një reportazh televiziv, ka vendosur që ta ndihmojë këtë shkollë me heqjen e shpenzimeve të kombibusit në vlerë prej pesë (5) mijë eurosh, për një kohëzgjatje prej një viti, përmes të cilit bëhet transporti i çdo ditshëm i nxënësve të tri fshatrave. Ndërkohë, për të gjithë nxënësit e shkollës “Kadri Bistrica”, PTK-ja ka premtuar se do të dhurojë libra dhe fletore falas. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 | |
| |
| | | | Qëndresa antikomuniste në Shalën e Bajgorës 1941- 1950 | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |