|
| Artana apo Novobèrda | |
| | Autori | Mesazh |
---|
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Artana apo Novobèrda Mon Apr 20, 2009 5:07 pm | |
| Historia Artana apo Novobërda (në dokumentet Latine e shkruar si Novaberd, Novus Mons ose Novamonte; dhe në minierat Saksone dokumentohet si Nyeuberghe) është përmendur në dokumentet historike më herët se në vitin 1326. Se pari është përfshirë se bashku me pjesët tjera te Kosovës, brenda Mbretërisë se Parë Bullgare. Shkrimtari i famshëm Bullgar i mesjetës Vladislav Grammarian ka lindur aty ndërmjet viteve 1410 dhe 1415. Novobërda ka qene qendër kryesore ne atë kohe, me Fortesë të madhe mesjetare të ngritur ne maje te një vullkani të shuar në formë koni, pjesët e mbetura te se cilës mund te vizitohen edhe sot, dhe pjesa për banim qe shtrihen gjithandej. Ne murin e jashtëm të kalasë shihet një kryq i madhe, i ndërtuar në gurë. Kalaja, apo fortesa, mendohet qe daton qysh nga Perandoria Bizantine. Popullsia numrin e madhe mendohet ta ketë kaluar mbi 10,000 njerëz. Aty kanë qene minierat dhe furrat e shkrirjes për xeheve si hekur, plumb, ari dhe argjendi. Argjendi i Novobërdës ka qen i njohur me një përzierje të argjendit me 1/6-1/3 ari. Me 1450 minierat e Novobërdës prodhonin 6,000 kg argjend për një vit. Fortesa u rrethua nga Otomanet për rreth 40 dite, dhe kapitulloi dhe u okupua prej Osmaneve në Qershor 1455. Novobërda dhe zonat përreth u futen nen udhëheqje fetare te Kryepeshkopisë Bullgare te Ohrit. Me 1572 aktet e paligjshme të Bullgareve u shtuan dhe e bene zonën mjafte te rrezikshme për Osmanët kështu që Mehmed Bej nga Kyustendili urdhëroi vendosjen e disa Spahive lokal ndërmjet Vrajës dhe Novobërdës kundër rebeleve. Gjatë fillimit te shekullit 20, popullsia e Novobërdës ishte pakësuar, si pasojë e lëvizjes së shumicës së banoreve në zonat me qasje me te lehte në rrethin e Gjilanit. Novoberda eshte nje komune e vogel rurale që ndodhet në Juglindje te Prishtinës. Komuna përbehet nga afër 10 fshatra dhe nje numer "mahallash". Mungesa e infrastruktures bazë dhe me mundësi të pakta punësimi e radhisin në një nga komunat më të varfëra të Kosovës. | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Artana apo Novobèrda Mon Apr 20, 2009 5:11 pm | |
| Historia e Kalaje's Në Artana (ish-Novobërd) Historia e Artanes ( ish Novobërda ) Novobërda si vendbanim i fortifikuar antik dhe mesjetar në burimet e shkruara historike përmendet me emra të ndryshëm si: Nouvo Monte ,Neu Berg , Nuovo Monte , Argentina , dhe Novobrd. Së pari përmendet me emrin "Nouvo monte" qysh ne vitin 1326. Disa shkenctar mendojnë se këtu duhet kërkuar edhe qytetin antik të Mbreteris Dardane të quajtur " Damastion" . Kulminacioni i zhvillimit ekonomik dhe politik e arrin në shekullin XVI-14 dhe XV-15 me zhvillimin e minierës së novobërdës e cila ishte e pasur me minerale të arit , plumbit , dhe zinkut . Sipas disa të dhënave të asaj kohe në vitin 1450, miniera e novobërdës prodhonte afër 6,000 Kg Ari në vit . Si qendër e rëndësishme e xehtarisë e pasur me xehe të plumbit dhe argjendit . Zhvillimin më të hovshëm ekonomik e arriti në fillim të shekullit XV-15 , si një ndër qytetet më të mëdha në evropën juglindore që numëronte deri në 50,000 banor . Zhvillimi i xehtarisë i kontribuan saksonët minatorë ndërsa zhvillimit të trektis popollata vendase, venedikasit , hebrejtë e raguzanët në veqanti. Novobërda mesjetare përbëhej nga qyteti i sipërm i quajtur "Citadela " , "Varoshi i poshtëm " , dhe "Paralagjet " . Citadela ngrihej në kodrën me lartësi mbidetare 1124 m . Dhe mbizotronte rrethinën . Përbëhej nga muret e larta rrethuse dhe gjatë kullave ovale të organizuara në dy kulla në jug dhe lindje . Nga ana lindore dhe juglindore rrethohej nga paralagjet . Gërmimet jo sistematike arkeologjike gjat periudhes 1951-2003 kan realizuar me ndertime të objekteve të ndryshme arkitektonike si objekt kulti fetare , shtëpi banimi si artifakte arkiologjike e në paqarsis , stoli ari e argjent etj... gjithashtu në novoburd jan gjetur fragmente të qeramikës dhe monedha bronzi të periudhave të ndryshme që nga periudha e bronzit , hekurit nga shekulli - III-3 DHE IV-4 para eres së re . E gjith kjo tregon se qyteti ishte ngritur mbi bërthamen e një vendbanimi apo qyteti antik .Në mesin e objekteve të shekullit XIV-14 shquhet katerdalja apo bazilika e ndërtuar mbi themelet e tembulli antik nga shekulli IV-4 para eres së re . Pasurit e minieres në evrop të asaj kohe u shfrytëzua nga perandoritë e kohes duke filluar nga ajo romake , bizantine dhe osmane që mundësuan shkatrrimin dhe dobësimin e novobërdës qysh në shekullin XVII-17 . Posaqerisht pas luftes austriake-osmane në vitin 1689 filluan shpernguljet masive të banorëve nëpër vende të ndryshme si në turqi , maqedoni dhe qytetet tjera të kosoves:Gjilan ,Prishtin, Prizeren , Vushtrri , dhe Mitrovic . Arsyet kryesore së banorve përmenden kushtet e vështira ekonomike , faktorët e ndryshëm politik si dhe dimrat e gjat dhe të ftohtë .♥ SULMUESIT E HUAJ PLAÇKISIN TRASHIGIMINË E Artane's ( ish Novobërda ) Roja e Kalasë së Novobërdës raporton në polici se gjatë vizitës së objekteve kulturo- historike të Kalaja ka vërejtur se persona të panjohur kanë vjedhur një sasi të gurëve në kompleksin e Kalasë. që janë në mbrojtje të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore Historike me seli në Prishtinë. Sasia e gurëve që janë vjedhur janë 1,5-2m³. Njësiti patrullues dhe ai i hetimeve të krimit kanë dal në vendin e ngjarjes për të mbledhur gjurmë dhe kanë filluar hetimin e rastit.
Raste të fundit të kërkuesve të thesarëve në Novobërde zbulon mbrojtjen e dobët të pikave historike. Nga Alma Lama në Prishtinë Katër zyrtarë të policisë së UNMIM-ut janë kapur gjoja duke kërkuar thesar arkeologjik në kalanë mesjetare të Novobërdes në lindje të Kosovës. Një burim i UNMIK-ut tha se anëtarët e Njësitit Polak Special të Policisë, PPSU, të bazuar në Mitrovicë, ishin duke përdorur detektorë metali dhe gërmuar gropa brenda mureve të qytetit të vjetër të minierës mbi të cilën kalaja është ndërtuar. Gjithashtu i njohur si Mali Argendaria, Novobërdo është rajon i pasur me minerale. Në kohërat mesjetare, minierat e argjendit në qytet kanë krijuar pasuri të madhe, duke tërhequr shumë gjermanë. PPSU nuk ka konfirmuar raportin dhe komandanti i njësitit nuk ishte në dispozicion për koment. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut, Neeraj Singh, tha se çështja ishte “nën hetim”. Në vitin 1960 autoritetet Jugosllave emëruan Novobërden si vend të mbrojtur me rëndësi të posaçme. Sot, simbole në anglisht, shqip dhe serbisht tregojnë se Novobërdo është vend i mbrojtur. Por roja e kalasë, shqiptari Islam Vllasaliu i cili konfirmoj burimin e UNMIK-ut, tha se kjo nuk ka ndaluar policët për të gërmuar për tri orë. “Unë i thash atyre në shqip se ndalohej gërmimi në kështjellë, por ata më injoruan,” ai tha. Pasi ata nuk mund të mirreshin vesh, roja thirri Shërbimin Policor të Kosovës dhe i ofroj atyre celularin e tij, në mënyrë që ata të flasin drejtëpërdrejtë me SHPK Ai tha se kur zyrtarët e SHPK-së arritën në vendin e ngjarjes policët e UNMIK-ut refuzuan të dorëzojnë gjërat e zbuluara, përfshirë monedha metalike. Haxhi Mehmetaj, drejtori Institutit për Mbrojtje të Pasurisë Kulturore në Muzeun e Prishtinës, e cila mbikqyrë Novobërdën, tha se gjërat e vjedhura nuk i janë kthyer muzeut. Mehmetaj tha se monedhat e metalit mund te kenë pasur ndonjë vlerë, derisa gjërat e tjera mund të kenë “rëndësi të madhe arkeologjike.” Veli Bytyqi, nga ministria e kulturës së Kosovës, tha se ky rast zbulon çështje të rëndësishme rreth mbrojtjes së pasurisë arkeologjike të Kosovës. “Autoriteti i zyrtarëve në krye të mbrojtjes së pasurisë kulturore nuk po rrespektohet,” ai tha. “Rasti i rojes së Novobërdes dhe policëve të UNMIK-ut është një shumbull.” Ekspertët e kulturës ankohen se gjërat rregullisht zbulohen dhe shiten. Mehmetaj tha se ai dinte për “dhjetëra” objekte të mbledhura nga ushtarët e KFOR-it dhe zyrtarët e UNMIK-ut, shpesh me bashkëpunimin e zyrtarëve vendor. Ai i tha Raportit të Krizave në Ballkan, BCR, se kishte informata se sulmuesit kohëve të fundit kishin zbuluar një copë të artit Ilir rreth 2000 të vjetër nga një pikë afër Korishës, afër Prizrenit, dhe kanë shitur këtë tek një koleksionist austriak. Pikat arkeologjike të kohës romake në Ulpianë, afër Prishtinës, dhe Gllamnik, në Podujevë janë shpesh në shënjestër, tha Mehmetaj. Edhepse ligji i Jugosllavisë mbi mbrojtjen e pasurisë kulturorore, i aprovuar në vitin 1978, aplikohet në Kosovë, askush nuk i ndalon kërkuesit ilegal të thesareve dhe kontrabandimi i objekteve arkeologjike bëhet në mënyrë të hapur. Xhemalj Novobërda, shtëpia e të cilit gjindet afër mureve të Novobërdës, thotë se ai shpesh vëren vjedhje të tilla. “Unë shoh njerëzit duke ardhur natën dhe gërmuar për të gjetur gjëra të vjetra,” tha ai për BCR. Mehmetaj tha se vjedhja ka filluar para se marrjes së administratës së Kosovës nga UNMIK-u , posaçërisht në vitet e fundit të qeverisjes serbe. “Shumë objekte arkeologjike janë vjedhur pas viteteve të tetëdhjeta,” ai tha. “Beogradi injoroj të gjitha pasuritë në Kosovë përpos monumenteve ortodokse serbe, pasi dëshironte të ndërtone një mit për pasuritë ortodokse në Kosovë. “Autoritetet e tanishme nuk posedojnë me resurset për të restauruar apo mbrojtur madje as pikat më të rëndësishme arkeologjike. “Qeveria nuk ka buxhet të mjaftueshëm,” tha Veli Bytyqi, i cili ankohet se autoritetet ndërkombëtare “nuk interesohen të sigurohen qe pasuria jonë të mos grabitet.” Një donacion i kohëve të fundit prej 40 milion euro nga UNESCO, mund të ndihmoj në ndryshimin e gjërave. Por mbetet të shihet nëse fondet e fituara do të mjaftojnë në mbrojtjen e Novobërdes, Ulpianës dhe pikave të tjera historike në Kosovë nga trafikantët e pasurive kulturore. “Piratët” kërkojnë ar në kalanë e Novobërdës
Ndoshta të frymëzuar nga filmi "Pirates of Caribbean", dy punëtorë të administratës së UNMIK-ut, një prej tyre i huaj dhe një lokal, kanë dalë në gjueti ari në kalanë e Novobërdës. Këta piratë të shekullit XXI ishin të pajisur me një detektor metali dhe me një lopatë, e ishin vënë në kërkim të qypit të artë. Gjurmët që ata kanë lënë mund të vërehen gjithandej kalasë së Novobërdës.
Roja që ruante kalanë nuk i ka parë ata gjatë kohës që kanë gërmuar. "Ka qenë e vështirë t'i shoh se i mbulojnë gropat", - ka thënë Islam Vllasaliu, rojtar i kalasë së Novobërdës. Islami ka 15 vjet që është ruajtës vetëm i kalasë së Novobërdës dhe 1200 hektarëve përreth. Sipas tij, ky është rasti i parë që atij i ka ikur nga dora një "pirat". Dy vjet më parë, ai kishte raportuar një gjurmim të policëve rumunë në kuadër të UNMIK-ut. Për rastin më të fundit është informuar edhe Shërbimi Policor i Kosovës, i cili edhe kishte ndalur këta persona. Pasi janë ndaluar nga policia, atyre u është gjetur një detektor dhe një lopatë. Ndërsa Rusell Geejk, nga zyra për informim e UNMIK-ut, ka pranuar se flitet për një punëtor të UNMIK-ut.
Kalaja e Novobërdës është një nga rastet e shumta të trashëgimisë kulturore të Kosovës që bëhet pre e "gjuajtësve" të arit. Specialistët shumë herë kanë shprehur shqetësimin për këtë trashëgimi.
Si shumë objekte të tjera kulturore, edhe Novobërda vuan mungesën e investimeve për konservim dhe restaurim, mungesën e planeve të menaxhimit, vuan ndaj tekave të vizitorëve, që në shumicën e raste janë të pakujdesshëm ndaj vlerës së saj, por edhe politizimin që i është bërë këto kohë çështjes së trashëgimisë kulturore.
Kalaja që daton që nga shekulli XIV, nuk ka parë investime, ndërsa ajo ka filluar të shndërrohet në një gërmadhë të madhe gurësh. "Të gjitha dobësitë në ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore i shfrytëzojnë hulumtuesit ilegalë. Në Kosovë janë përhapur të ashtuquajturat "ethet e arit" dhe prandaj kemi këto lloj dëmtimesh. Këto hulumtime janë vetëm një prej dëmtimeve që na shkaktohen në trashëgimi, sepse edhe vizitat joformale të paautorizuara, të pakoordinuara, të pamenaxhuara, edhe ato shkaktojnë dëmtime në trashëgimi. P.sh. në këtë kala kemi shumë dëmtime, pasi ka shumë vizitorë që ngjiten mureve të kalasë. Gurët janë shumë të ndjeshëm për shkak të kohës dhe ato në çdo moment mund të bien", .. Kalaja Novobërdës
Nga ai muri i rimëkëmbur aty duket që i kanë fut durët serbët për ta kthy në objekt kishtar dhe për ta përvetësu si të vetin. Procedurë e rëndomtë serbe.
Cila është historia e kësaj? Më shumë duket si fortifikim rojë se si kështjellë e mirëfilltë. kur Novobërda kishte 40.000 banorë Londra ishte një fshat i panjohur. Ka dhe legjenda për ikjen e shqiptarëve me kuaj që u kishin kthyer patkonjtë mbrapsht, për të ndërruar gjurmët, që të mos i gjejnë turqët. Sot bëhen festime brenda në kështjellë për çdo vit në ditën e parë të Kryevitit (6 maj), nga banorët e fshatrave rrethit. Në RTK ka qenë një dokumentar për këto festime. Në një libër statistikash që më dha Vlugu shoh se metërmend Novobërda ka qenë tepër e populluar. Ma pret menja se emri i tashëm duhet të jetë ndonjë sllavizim i emrit të mëparshëm shqip. Dikur duhet të ndalojë ky pranimi i pakuptimtë i mbeturinave të administratës së huaj kur administrata e huaj është dëbuar. Novobërda pas lufte quhet Artanë/Artana. Kjo në bazë të minierës ku nxirrej ar e argjend. Ktu ne ketë foto shihet "Kalaja e Artanes" prej së largu... Kj0 është Tyrbjaa e Artane's ( ish Novobërdë's ) Kjo ëShtë xhamija e Artane's ( ish Novobërda ) | | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Artana apo Novobèrda Mon Apr 20, 2009 5:13 pm | |
| | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Artana apo Novobèrda Mon Apr 27, 2009 1:12 am | |
| Alarm! Po vidhet pasuria kulturore Rina Ajeti, BOTA SOT Debat për trashëgiminë kulturore Novobërda, ishte në fokus të takimit të radhës së Forumit për Trashëgiminë Kulturore, ku u vunë në dukje sfidat më të cilat po përballet kjo komunë e Kosovës. Nga të pranishmit u theksua se piratëria e pandalshme e vjedhjeve të kësaj trashëgimie, është “plaga” më e re për monumentet kulturore shqiptare. Debati i organizuar nga Ministria e Kulturës, dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian si dhe Zyra e ICO-s, ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe kthimin e vëmendjes nga kjo pasuri kombëtare. Përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Arnaud Apriu, nënvizoi se ndaj këtyre çështjeve duhet kujdes i veçantë. “Jam befasuar me trashëgiminë tuaj kulturore, por se duhet të keni kujdes me të veçantë për mbrojtjen e monumenteve dhe s’mund të bëhen aktivitete turistike në rast se nuk i mbrohen ato monumente me vlerë tradicionale” u shpreh ai. Ndërkaq në këtë debat, vet kryetari i komunës, Bajrush Ymeri, bëri një prezantim të shkurtër rreth vlerave kulturore të traditës, historisë si dhe pasurisë natyrore. “Pjesa më e çmuar në këtë komunë është pasuria trashëguese natyrore humane që janë dhe do të mbeten shtyllat kryesore të zhvillimit. Në fakt në Novobërdë ndodhet kalaja më e vjetër në Kosovë, por jo vetëm kaq, andaj kjo pasuri kombëtare duhet që të ketë një bashkëpunim më të madh institucional si dhe ndihma e donatorëve që do të lehtësonte punën e qytetarëve dhe të kësaj komune. “Novobërda, përveç që ka monumentet, ka kalanë dhe xhaminë që janë monumente shumë me vlerë e të vjetra. Por çështja është te mungesa e pamjaftueshme ndaj hulumtimeve ilegale që po bëhen”, Baki Sfirca, drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, duke shtuar se qëllimi është që të rritet vetëdija për ruajtjen e tyre. Sipas Sami Pirajt, drejtorit të departamentit të Ministrisë së Kulturës, për Novobërdën tashmë është parashikuar që të ndahet një fond i veçantë. Alban Ibrahimi menaxher i lartë për projekte në Care International tha se do të bëjmë prezantimin e një prej projekteve që është zhvillimi turizmit rural dhe synimi kryesor i këtij projekti është të ngritët mundësia e punësimit dhe zhvillimi i produkteve të ndryshme që nuk janë prodhuar deri tani në Kosovë. Ndërsa, Burbuqe Deva, drejtoresha e drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, gjatë fjalës së saj theksoi se trashëgimia kulturore e Novobërdës qysh prej vitit 1948 është e mbrojtur dhe paraqitet në raportin e UNESKO-s, për trashëgimi kulturore në botë. Megjithatë fondet dhe përkujdesja shtetërore ndaj saj deri më tani ka qenë mjaft e vogël. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Artana apo Novobèrda | |
| |
| | | | Artana apo Novobèrda | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |