"Sy mbi OKB-n"
U inspirova per kete teme nga disa organizata joqeveritare te shteve apo popujve tjere te cilet kontrollojne, monitorojne te gjitha aktivitetet, veprimet, rekomandimet, mbledhjet, rezolutat etj. te Organizates se Kombete te Bashkuara apo Bashkimit Europian, per t'i kritikuar, hedhur posht apo mbeshtetur etj. varesisht nga qendrimi qe keto kane ndaj shtetit apo popullit te tyre.
Aktivitetet e OKB-s apo BE-s kane shume ndikim politik, ekonomik apo ndonje tjeter ndaj shteteve apo popujve te caktuar, ndaj keto aktivitete duhet te monitorohen.
Kjo teme le te sherbej si nje baze e te dhenave nga çdo aktivitet i OKB-s apo BE-s, rreth Shqiperis, Kosoves dhe popullit shqiptar. Le te postohet çdo aktivitet i kesaj fushe, qe te njoftohen te gjithe, te ndermirret ndonje iniciative apo veprim (p.sh. ndonje peticion apo e-mail ne organizata qe miren me keto qeshtje, ndonje e-mail apo njoftim qeverise se Shqiperise, Kosoves apo edhe vete OKB-s dhe BE-s).
çdo reagim serioz, qofte edhe individual, jam i bindur se, do te mirret parasysh. Kur nuk njihet problemi, atehere ai as qe mund te zgjidhet.