Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tronditet Italia nga termeti 9-ballesh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Tronditet  Italia  nga  termeti  9-ballesh Empty
MesazhTitulli: Tronditet Italia nga termeti 9-ballesh   Tronditet  Italia  nga  termeti  9-ballesh EmptyWed Apr 08, 2009 9:36 am




Tronditet Italia nga tërmeti 9-ballësh, frikë për shqiptarët që gjenden nën rrënoja

07-04-2009 / Gazeta 55
Kryeministri Berluskoni mbërrin menjëherë në vend-ngjarje, dhe vetëm pak minuta pas ndodhjes së tragjedisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Mësohet se bilanci i viktimave mund të jetë mbi 100 persona, ndërsa është në rritje numri i të zhdukurve. Benedikti XVI deklaroi se është duke u lutur për shpirtrat e 5 fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore

Një tërmet i fuqishëm 9 ballësh, sipas shkallës Rihter, tronditi mëngjesin e djeshëm Italinë qendrore, duke shkaktuar mbi 100 të vdekur dhe një pjesë e konsiderueshme, afërsisht 40 persona, rezultojnë të humbur nën rrënoja. Mijëra shtëpi, kisha dhe ndërtesa të tjera, janë shembur apo janë dëmtuar rëndë. Një numër ende i pacaktuar personash njoftohet se janë plagosur dhe disa të tjerë mbeten ende nën rrënoja në qytet dhe në zonat rreth tij. Zyrtarët e sigurisë pohojnë se tërmeti kishte një thellësi të jashtëzakonshme, prej 28 kilometrash. Epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë rajoni malor i Abruzzos, në lindje të Romës dhe goditjen e dha në Aquila, një qytet i themeluar në shekullin XIII afro 100 kilometra prej Romës, si edhe fshatrat përreth tyre. Njoftohet gjithashtu se, katër fëmijë kanë humbur jetën nga rrëzimi i një ndërtese në L’Aquila, dy në një fshat të afërt dhe të paktën pesë të tjerë në një fshat tjetër. “Mijëra banorë mund të kenë mbetur të pastrehë dhe mijëra shtëpi janë shembur apo dëmtuar rëndë”, deklaroi Agostino Miozzo, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes Civile. Në vendngjarje mbërriti menjëherë edhe kryeministri italian Berluskoni i cili vetëm pak minuta pas tragjedisë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Forcat e ndihmës së shpejtë kanë bërë apel për gjak, për t’u ardhur në ndihmë qindra personave të lënduar. Përveç mobilizimit të forcave të ushtrisë janë edhe me mijëra vullnetarë që po ndihmojnë në këtë situatë të vështirë. Ndërkohë që Papa Benedikti i 16 deklaroi se është duke u lutur për shpirtrat e 5 fëmijëve që kanë humbur jetën si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore. Rrënojat e ndërtesave kanë bllokuar pjesën më të madhe të rrugëve të vjetra të L’Aquilas, duke varrosur nën to dhjetëra automjete të parkuara, ndërkohë që edhe ndërtime të reja nuk u kanë rezistuar lëkundjeve sizmike me fuqi 6.3 ballë sipas shkallës Rihter, tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Italinë pas shumë vitesh. Banorët në një pjesë të madhe të Italisë qendrore kanë ndjerë lëkundjet e fuqishme sizmike dhe shumë prej tyre në panik kanë braktisur banesat për të dalë në rrugë.
Ndërsa banorët e Romës, që rrallë mund të goditet nga aktivitetet sizmike, u zgjuan nga lëkundjet.
Berisha ngushëllon homologun Berluskoni, qeveria ofron 50 mijë euro ndihmë/Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar dje një mesazh ngushëllimi kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, përmes të cilit i shpreh ndjenjën e pikëllimit më të thellë, si dhe ndjenjat e solidaritetit dhe simpatisë për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin mik italian, në këto çaste të vështira, ku një tërmet i rëndë ka goditur zonën e Abruzzo-s dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin, kryeministri Berisha, përmes këtij mesazhi, shpreh gjithashtu bindjen se qeveria dhe populli mik italian do të dinë të kapërcejnë me vendosmëri pasojat e rënda të këtij tërmeti.
Gjithashtu, në këtë mesazh, kryeministri Berisha i bën të ditur homologut të tij Silvio Berluskoni se, qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë euro, në ndihmë të familjeve të lënduara nga kjo ngjarje e rëndë natyrore.
Edhe kreu i shtetit Bamir Topi, u bashkua me ngjarjen e hidhur, duke i dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit italian Napolitano dhe Kryeministrit Berluskoni. Gjithashtu, edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu dje, dhimbjen, keqardhjen dhe solidaritetin për familjet e viktimave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Tronditet  Italia  nga  termeti  9-ballesh Empty
MesazhTitulli: Re: Tronditet Italia nga termeti 9-ballesh   Tronditet  Italia  nga  termeti  9-ballesh EmptyWed Apr 08, 2009 9:38 am

Toka dridhet në Itali, unë isha aty

07-04-2009 / Nga Lavdrim Lita
DIKUSH trokiti mbi tokë dhe natyra hapi gojën dhe ulëriti. Unë u gjenda aty por dëshiroja të isha në Shqipëri. Iu them se pa dashje toka ulëriti në thellësinë e saj të errët. Se dija që toka ulëritka kaq frikshëm e madje të paralajmëronte një pjellje të kobshme të djalit të saj apokalips të quajtur shkurt si termet. Kjo tokë Italie, nxori një termet fatzi të shkallës 6 ballë richter mbi tokën e shkretë të qytetit të Abruzzos, në Itali, nga ora 3.32, d.m.th. një tronditje ritmike, shkundëse, lemeritëse që bën gjëmën mbi popullatën e pambrojtur. E kësaj here Italia mori një plagë të pashërueshme në qytetin italian të Aquila-s me 69 mijë banorë, që ishte edhe epiqendra e hiper-tërmetit. Një fshat i fshirë nga faqja e dheut. Bile, ky tërmet është ndjerë aq fort në rrethinat e Abruzzos derisa ka shkuar së pari në kryeqytetin e Italisë, pra në Romë-n që s’është më shumë se 90 kilometra e më pas si një valë goditëse ritmike në qytetin e Milanos, një shkundje e herëpashershme, tronditëse. Qaj me lot. Qaj me dhimbje. O zot. Vdekja më ishte pranë. Madje situata është mëse kata-drama-strofike siç e tregoj unë, nga çdo anë shoh trupa fëmijësh, grash, burrash, pleqsh, murgeshash të pluhurosur nga thërrmimi i çimentos, dërrmimin e gurëve, i betonit të kollonatave, i hekurave të përkthyer. Dhuna e natyrës mbi shtëpitë e këtyre njerëzve është e tmerrshme, e furishme, e kobshme. Lotët nuk shpëlajnë dot dhimbjen e qindrave familjeve. Pak veta ia kanë hedhur, unë ia hodha vdekjes, shumë panafakë jo. Qefinët shkojnë e vijnë si barelat e bardha të mjekëve. Kaosi ka këtë fytyrë e asnjë tjetër.
Kuptuam se deri tani numri i të vdekurve tejkalon njëqindën, të plagosurit janë më shumë se 1500 vetë, ata që ka ia kanë dalë të shpëtuar kalojnë të 100 mijtën janë si të pastrehë. Varret akoma s’janë hapur, morgjet janë plot, spitalet janë në gatishmëri të paparë, toka është e çmendur e gjithçka pret kohën e nevojshme për të nxjerrë trupat nën beton e thartë. Shefi i emergjencave civile italiane Guido Bertolaso është në këmbë nga më shumë se 36 orë duke koordinuar operacionet e ndihmave të shpejta dhe vendosjen në çadra të të gjithë të pastrehëve. Kryeministri italian Silvia Berlusconi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme mbas një survejimi me helikopter mbi zonat e prekura nga katastrofa, duke bërë kështu të mundshme plotfuqinë e koordinimit të shpëtimit degës së emergjencave civile.
Kjo tragjedi ishte e paralajmëruar sepse përpara tërmetit të 3.30 ishin dëgjuar disa goditje të vogla richter në të gjithë zonë, por askush s’e priste, s’e imagjinonte tërbimin e natyrës. Hutimi pas tërmetit ku janë regjistruar më shumë se 200 - shkundje sheshimi, të cilat krijuan një shpeshtim të një gjendje amullie të mixuar me plogështinë e pesimizmit të thellë. Tersi ka prekur të gjithë çka pasur përpara shtëpi studenti, kopshte, çerdhe, pallate të reja e të vjetra ka pa dallim krahine, feje e ideje, veç vdekja ka një fjalë: Abruzzo. Toka e qytetit L’ Aquila “shqiponja” është terratisur nga sytë e telekamerave të të gjithë botës. Informacioni ka krateret e shembura që vijnë e shkojnë me cilësinë e mortjes. Gadishulli Apenin dihet nga sizmologët si një tokë që risqet për një tërmet i ka shumë të larta.
Territori përreth është bërë një qytet i tendave, ku më shumë se 100 mijë të pastrehë janë sistemuar përkohësisht në këto vende të improvizuara. Terrori i frikshëm shikohet në sytë e të gjithëve, përveç heronjve me uniformë, flas për uniformat që veshin zjarrfikësit, të atyre që veshin policët, të atyre vullnetarëve civilë etj. Tjetër. Spitalet janë mbushur me të plagosur të të gjitha moshave si të kishte një pandemi panafakësh, të cilët u gjenden në betejën termet kundër njeri. Afërmendsh kuptohet kush ka fituar e kush ka humbur. nejse. Humbësit e pluhurosur nga thërrmimi i çdo gjëje bëjnë gjithçka për të mbuluar me qefin e duke i tërhequr nga fushë beteja fatkeqe me natyrën. Lotët janë më të kripura seç është deti Adriatik. Toka gjëmon në shkatërrimin e paparë. Ku mbretëron kaosi, frika, loti, e dashuria për jetën. Inteligjenca për të treguar këtë histori mungon siç të
mungon ajri poshtë gërmadhave.
Shpresa bën të gërmohet kudo. Ankth mortor dëftehen në sytë e të mbijetuarve. Shokët e mi kanë marrë dëlirin e mbijetimit si një paqe perëndie. S’ka mëkate, veç vdekje. Ku ka gërmadha i jepet mundësia një jete që duhet kërkuar e shpëtuar. Hapen golla, duart gjakosen nga majat e tullave që hiqen stoikisht një e nga një më një histeri kolektive. Dhe shifrat e të shpëtuarve janë të kënaqshme por humbja e qindrave jetëve bën që të mendosh përherë e më keq se sa mund të jenë poshtë gërmadhave. Ku grupet e qenve të kufirit të stërvitur për të shpëtuar janë treguar të domosdoshëm në nuhatjen e njeriut poshtë hekurave e betonit shekullor. Gëlimi i të pastrehëve është dramatik. Ngjan me një gërdec shqiptar, por ky është shumë herë më i madh, sepse është i gërditshëm, i fëlliqur në sytë e të mbijetuarve, e për këtë i falemi zotit që jemi gjallë. Ne ia dolëm, por ata që janë akoma nën gërmadha, në hekurishte e çimento. Rruspat punojnë pa pushim, pa orë e pa natë gëzojnë me duartrokitje kur gjejnë ndonjë të gjallë me frymë, e qajnë me lot, me dënesë kur kufomat dalin në sipërfaqe të pluhurosur. Çdo gjë që kishte më shumë se tridhjetë vjet ka mbijetuar jetim, të tjerët që ishin antike, të vjetra kanë përfunduar në ajarin e memories së këtij tërmeti monstruoz.
Një gjendje të paqartë, pa zgjidhje, të pa kthjelluar shikohet në fytyrat e njerëzve të provincës së Abruzzos ku karvani i mortjes shkon e vjen pa këngë mortje, veç më lot. Bilanci është i kobshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tronditet Italia nga termeti 9-ballesh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: