Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Klithmë nga kulla e Sheremetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Klithmë nga kulla e Sheremetit Empty
MesazhTitulli: Klithmë nga kulla e Sheremetit   Klithmë nga kulla e Sheremetit EmptySat Apr 04, 2009 1:27 am

Kujtimi i ngjallur i tragjedive të mëdha

Klithmë nga kulla e Sheremetit Ppppv
Peja e vjetër

Sulejman Lleshi është personalitet dhe figurë e njohur e intelektualit dhe atdhetarit shqiptar. Studioi në Itali, u burgos nga fashistët, mori dy doktorata, ishte një nder themeluesit e Ballit Kombëtar. Arsimtari që idenë atdhetare e shihte pa guaskën komuniste, drejtoi gjimnazin e Gjakovës derisa e arrestuan dhe masakruan bashkë me 100 shqiptarë të tjerë. Një kohë kishte qëndruar në burgun “Kulla e Sheremetit”, që ndodhet në Pejë. Ngjarjet e gushtit 1947 në atë ndërtesë, kanë mbetur të gjalla në kujtesën e njerëzve edhe sot e kësaj dite. Pavarësisht se kanë kaluar 60 vjet; pavarësisht se Kosovën e kanë munduar masakra shumë më të freskëta se ngjarjet e asaj kohe të largët.

Skenari i hapjes së burgut

Inskenimi i hapjes së burgut të Sheremetit më 11 gusht 1947, ishte pjesë e një skenari të paracaktuar për “heqjen qafe” një herë e mirë të kokëçarjes që sillte për shërbimet sekrete jugosllave, mbetja gjallë e intelektualëve, politikanëve dhe nëpunësve të lartë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, të cilët kishin një “të metë të madhe” të përbashkët: Ishin antikomunistë, atdhetarë ose të paktën, e shihnin me shumë dyshim regjimin e ri të instaluar në të dyja anët e kufirit. Ndaj dhe u shfarosën rrugëve të Pejës dhe rrethinave, disa dhjetëra “të arratisur”, kufomat e të cilëve u lanë të kalbeshin më ditë të tëra, si ato të: Skënder Currit, Xhelal Prevezës, Muharrem Mitrovicës, Mustafë Muriqit, Jahë Sali Elezajt etj. Vetëm pas dy javësh, kur era e keqe u bë problem i padurueshëm, komunës iu dha leja të mblidhte kufomat, për t’i varrosur pa emër në një varr të përbashkët, tek vendi jashtë qytetit i quajtur “Gropat e zeza”. Mes tyre ishte edhe shkencëtari i veterinarisë, studiuesi i letërsisë dhe njëherësh profesori nga Tirana, Sulejman Lleshi.

Sulejman Lleshi u lind më 1914, shkollën e mesme ai e mbaroi shkëlqyeshëm në Gjimnazin e Tiranës.

Studimet në veterinari dhe letërsi

Në konkursin kombëtar për letërsi që organizoi ministri i atëhershëm i Arsimit, Mirash Ivanaj, fitoi çmimin e dytë. Personazh i gjithanshëm, sportist në volejboll, futboll, atletikë etj, siç ish atëherë në modë, Sulejman Lleshi ishte anëtar i klubit të futbollit “Sport-Klub Tirana”, ndërkohë që më 1932, fitoi edhe medaljen e artë në hedhje shtize. Në qershor të vitit 1935, drejtori i gjimnazit “Karl Gurakuqi” e emëron sekretar dhe një vit më vonë e ndihmon për të studiuar jashtë shtetit me burse në degën e veterinarisë. Nuk iu “shmang dot” prirjes së tij për letërsi, ndaj në vitin 1936, Sulejmani regjistrohet në dy degë në Torino të Italisë: Në veterinari dhe letërsi. Studimet i mbaron me ndërprerje, për shkak të burgosjes dhe internimit nga italianet. Okupimi i Shqipërisë, më 7 prill 1939, e gjen në Torino, së bashku me studentë të tjerë nga Shqipëria (Abdulla Shehri, Hamit Shehu, Halim Begeja, Ismail Karapicin, Seit Kazazin, Xhezmi Dellin, Avdyl Kellezin e Petro Llucanin). Në një ngjarje që meriton trajtim më vete, ky grup të rinjsh më 14 maj 1939, kur Benito Musolini do të mbante një fjalim në Torino, planifikuan një atentat që dështoi. Më 10 gusht 1939, burgoset dhe pas një muaji e internojnë në ishullin San Nikola di Tremiti të Italisë, buzë bregdetit Adriatik, ku qëndron deri në korrik të vitit ’41, kur e lirojnë.

Deklogu i “Ballit Kombëtar”

Në këtë internim mësoi edhe gjermanisht e anglisht, pasi kishte mësuar në gjimnaz gjuhët frëngjisht dhe italisht. Në tetor të vitit 1941, Sulejman Lleshi u emërua veteriner në Bashkinë e Tiranës dhe po atë vit shkoi në Torino, ku përfundoi studimet e larta. Fitoi gjithashtu doktoratën në letërsi. Me dy doktorata, kthehet në Tiranë dhe vazhdon veprimtarinë me fokus të pandryshuar, nacionalizmin. Aspak çudi pra, pse Sulejman Lleshi lidhet me nacionalistë të tjerë, të cilët, të drejtuar nga Mit’hat Frashëri, krijojnë më 29 shtator 1942 Ballin Kombëtar. Ishte koha kur në Tiranë do të qarkullonte trakti i parë jokomunist, dekalogu i mirënjohur i “Ballit Kombëtar” me thirrjen për bashkim gjithëkombëtar, kundër pushtuesit italian. Në përbërje të qarkorit të Ballit për Tiranën, ishin Halim Begeja, Hamit Shehu, Sulejman Lleshi e Abdulla Shehri. Më 1 korrik 1943 u mbajt Konferenca e Mukjes, ku mori pjesë edhe Sulejman Lleshi. Nga kjo kohë ai u arrestua, ndërsa i vellai, Islami, u internua në kampin e përqendrimit në Porto Romano.

Masakrat në Bihor

Në maj të vitit 1944, mori dheun lajmi i masakrave të dyta në Bihor, zonë shqiptare sot në Malin e Zi, nga bandat çetnike serbe (mbështetës të armatosur të monarkisë) të komanduara nga Drazha Mihajloviçi. Dihet që masakra të tmerrshme në Bihor ishin bërë edhe në pranverën e vitit 1943, por kjo e një viti më pas ishte më e tmerrshmja. Flitej se serbët i kishin lidhur dorë për dore rreth një mullari të gjitha gratë dhe u kanë vënë zjarrin, duke vallëzuar dhe kënduar. Pastaj kanë vrarë burra, gra dhe fëmijë, dhe u kanë prerë kokat. Rreth 5-6 koka burrash të prera u dërguan në Tiranë. Kjo krijoi zemërim të madh tek shqiptaret dhe nacionalistet bënë thirrje, që të shkojnë vullnetarë në mbrojtjen e tokave të popullsisë shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Klithmë nga kulla e Sheremetit Empty
MesazhTitulli: Re: Klithmë nga kulla e Sheremetit   Klithmë nga kulla e Sheremetit EmptySat Apr 04, 2009 1:28 am

Formimi i Organizatës Nacional-Demokratike Shqiptare në Gjakovë

Klithmë nga kulla e Sheremetit Bbbb
Luftëtarë nacionalistë të Ballit Kombëtar

Me iniciativën e Mit’hat Frashërit, Sulejman Lleshit, Seit Kazazit e Halim Begesë, u formua një batalion vullnetaresh me të rinj nga Balli, partizanë, irredentistë etj, që u pagëzua me emrin e dëshmorit “Besnik Cano”. Në këtë batalion morën pjesë Sulejmani dhe Islami. Komandant batalioni u caktua Seit Kazazi (jurist), zëvendës i tij Halim Begeja, ndërsa Sulejmani ishte anëtar i shtabit. Edhe veprimtaria e këtij batalioni kërkon trajtesë me vete: Siç dihet, në luftime u vra Hamit Troplini, nga Tirana që u varros në Pejë me nderime të mëdha. Në shtator të vitit 1944, batalioni u kthye në Tiranë dhe pushoi së ekzistuari si formacion, ndërkohë që pritej zbarkimi i premtuar i aleatëve.

Të rinjtë e Ballit

Në atë kohë Sulejman Lleshi krijoi me rininë e Ballit, një çetë 50-60 vetash. Ishte periudha kur Abaz Kupi do të propozonte veprime të përbashkëta me Ballin kundër gjermanëve, për t’u provuar anglezëve se Shqipëria e meritonte vëmendjen e aleatëve. Por kjo do të pengohej me çdo kusht nga partizanët e këshilluar nga Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha. Dhe një fakt i tillë, i ndodhi edhe Sulejman Lleshit në fshatin Prezë të Tiranës. Ngjarja tragjike ishte se kjo çetë me rininë e Ballit të Tiranës, u nis për në fshatin Mezez për t’u takuar me shtabin e Abaz Kupit dhe të Abaz Ermenjit, që të bashkëvepronin. Për të mos ndodhur kjo, partizanet e Brigadës së Tretë rrethuan fshatin Prezë, ku Sulejmani dhe Musa Demneri po kalonin natën, derisa të vinin të takoheshin me forcat e Kupit dhe Ermenjit. Ndërsa një batalion i kësaj brigade i rrethon në fshat, gjermanët që ishin 4-5 km larg qëlluan me artileri duke vrarë 50 veta, prej të cilëve edhe një djalosh 15 vjeçar, Imran Baukën; plagoset Ahmet Kalaja e Engjëll Akiraj. Për të mos u kapur nga partizanët, çeta u largua, ndërsa Sulejman Lleshi dhe Demneri mbetën të rrethuar. Sulejmani dhe Musai, kur dëgjuan se komandanti i batalionit ishte Hamit Keci, shok gjimnazi dhe bashkëstudent në Itali, u dorëzuan në besë të tij.

Lirimi nga gjyqi

Sipas një rrëfimi të pasviteve 90-të të Musa Demnerit, “mbasi u dorëzuam, na çuan se bashku me të plagosurit edhe 10 tregtarë të ndodhur atje së bashku me çetën për t’iu bashkuar Abaz Kupit, dhe na grumbulluan në Priskë. Kur mori vesh Gogo Nushi, se kush ishte kapur, erdhi menjëherë për të na bërë gjyqin, bashkë me komandantin e brigadës III Hulusi Spahiu. Pyetjes “përse dolët në mal”, iu përgjigjëm, për të luftuar kundër gjermanëve. Atëherë, na bënë pyetjen: Përse nuk e luftoni gjermanin me ne? U thamë se “edhe me ju e luftojmë gjermanin, sepse për ne nuk ka rëndësi se me cilën palë luftojmë”. Gjyqi vendosi të na lirojë. Po të kishim folur ndryshe, na kishin pushkatuar”. Hulusi Spahiu i shënoi për në brigadën e 4-t, por ata këmbëngulën për të 3-ën, sepse “kishte më shumë partizane tiranas”. Kështu ndodhi episodi i kalimit të Sulejman Lleshit nga “ballist” në “partizan”, një teme me të cilën është spekuluar jo pak, e cila megjithatë është sqaruar shumë mirë me fakte e dëshmi, nga autori kosovar Hysen Rroka. Pas dy javësh, brigada e 3-të do të merrte urdhër për të shkuar në Kosovë.

Intelektuali me dy doktorata

“Ish-ballistet” tiranas të survejuar në çdo hap, mbërrijnë bashke me brigadën në Kosovë, dhe në fillim të nëntorit 1944, ndodheshin në Prizren. Sulejman Lleshi vuante shumë nga reumatizma, çalonte, ndaj ecte me një bastun. Me të mbërritur në qytet, kërkoi që të lirohej nga brigada. Nga ana tjetër, profesor Zekiria Rexha, ish-inspektor arsimi për Kosovën, mësoi ardhjen e Sulejmanit dhe ndërhyri në shtabin e kësaj brigade për ta emëruar drejtor gjimnazi në Gjakovë. Ky është një version, të cilin ish-partizani Hamit Keci nuk do ta mbështeste pas çlirimit. Sepse gjatë një vizite në shtëpinë e Mustafa Lleshit (dëshmor i vrarë së bashku me Kajo Karafilin, si partizan), u shpreh se Sulejman Lleshi “ka tradhtuar”, dhe ai nuk e dinte akoma që kishte mbetur në Gjakovë. Një version tjetër thotë se drejtuesit partizanë e lanë intelektualin me dy doktorata në Gjakovë, me udhëzime që të mbante ligjërata mbi marksizëm-leninizmin për udhëheqësit shtetërorë partiakë të Kosovës së asaj kohe. Por pavarësisht detajeve mbi mënyrën e shkëputjes së tij prej partizanëve, qëndrimi i Sulejman Lleshit në Kosovë përshkohet nga një linjë e paprerë veprimtarie patriotike dhe mbi të gjitha, deshirë për të ndihmuar në arsimimin e këtij vendi.

Hapja e progjimnazit në Gjakovë

Kështu që hapja e progjimnazit të Gjakovës u bë për herë të parë prej profesor Sulejmanit nga Tirana, në janar të vitit 1945. Përveçse ishte drejtor shkolle, ai jepte edhe mësim në frëngjisht, gjeografi dhe higjienë. Përveç tij ishin dhe tre arsimtarë të tjerë: Skënder Curri e Nevruz Nura nga Gjakova, Zef Nekaj nga Mirdita. Nxënësit e Sulejmanit, që më vonë u bënë profesorë me zë në Kosovë e kujtojnë si pedagog të lindur, arsimtar të dashur, drejtor të palodhur dhe mbi të gjitha si propagandues i jetës dhe veprës së figurave të njohura kombëtare. Kishte kontakte me njerëz të njohur të qytetit me intelektualë e patriotë të asaj kohe, si me Hasan Efendi Gashin, Ramiz Efendi Binishin, Abdurrahman Buzën, Xheladin Ollonin etj. Të paharruara janë ligjëratat që mbante në qytetin e Gjakovës dhe rrethinat. Po këtu, ai do të formonte Organizatën Nacional-Demokratike Shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Klithmë nga kulla e Sheremetit Empty
MesazhTitulli: Re: Klithmë nga kulla e Sheremetit   Klithmë nga kulla e Sheremetit EmptySat Apr 04, 2009 1:29 am

Patriotit të cilit nuk i dihet as varri

Klithmë nga kulla e Sheremetit Qqqq

Sabile Keçmezi-Basha në librin e saj “Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947”, flet veçanërisht për rolin e kësaj organizate, Komiteti i ri qendror i së cilës aktivitetin e vet e orientoi në formimin e degëve në komuna e rrethe; në rrethet e Gjakovës, Prizrenit, Istogut dhe Drenicës. Komitetet e komunave u formuan në Kijevë të Rahovecit, në Has të Prizrenit, në Ponoshec të Gjakovës, në Polac e Gllanaselë të Drenicës, në Klinën e Poshtme e të Epërme dhe Runik. Siç shkruan ajo, “kryetari i komitetit te Gjakovës ishte profesor Sulejman Lleshi e anëtarë ishin Zef Nekaj, Nevruz Nuraj, Skënder Curri, Hilmi Dyla e Myrteza Kryeziu dhe Nestret Zeka nga Shqipëria”.

Tradhtia e madhe

Këto aktivitete nuk do të zgjasnin shumë. Një natë shkurti të vitit 1946, Sulejmanin e burgos OZNA (shërbimi sekret jugosllav i ushtrisë) në banesë. Të nesërmen, kur u rreshtuan nxënësit e progjimnazit, Zef Nekaj u tha: “Drejtorin tonë mbrëmë e kanë burgosur në banesë. A doni të hyni në mësim?”. Kështu të gjithë nxënësit, mësuesit dhe autoritetet e Gjakovës protestuan të shqetësuar. Te nesërmen skenari ndryshoi. Sulejman Lleshi lirohet dhe vazhdon për disa ditë mësimin në shkolle, derisa e dërguan në Deçan, “për të mbajtur ligjërata para popullit”. Prej këtu OZNA e arreston në fshehtësi dhe e dërgon në burgun e Pejës (kulla e Xhevat Begut), ku ishte instaluar zyra lokale e organizmit famëkeq. Pas disa javësh u burgosën Skënder Curri e Zef Neka, që të dy arsimtarë të progjimnazit, të cilët i dërguan në burgun e Pejës, ku mbahej profesor Sulejmani. Pas një viti, më 1947, burgoset edhe Nevruz Nura, por këtë e dërguan në burgun e Prishtinës, ku u mbajt dy vjet; që të katër arsimtarët patriotë të gjimnazit të Gjakovës u futën në burg dhe në vend të tyre erdhën arsimtarë të tjerë nga Shqipëria.

Gjykimi që zgjati tri ditë

Ndërkohë, me kalimin e ditëve burgu i Gjakovës u mbush plot me “të dyshuar”, dhe mbi 100 prej tyre transferohen pikërisht në burgun e Pejës. Pas një hetimi prej 5-6 muajsh të shoqëruar me tortura, grupi i NDSH-së doli në gjyq. Dënimet ishin paracaktuar edhe pse s’kishte fakte. “Gjykimi i profesor Sulejmanit dhe të tjerëve”, sipas Ymer Ismail Ukshinit nga fshati Morinë i Gjakovës, që tani është 82 vjeç, “u mbajt në maj të vitit 1947, në gjykatën e qarkut të Pejës dhe zgjati 3 ditë. Trupi gjykues përbëhej prej gjykatësit Shoshkoviç, prokurorit dhe dy porotëve. Në gjykatore, ku i kishin sjellë të gjithë të burgosurit, morën pjesë edhe familjarët. Pra, gjykimi ishte i hapur. Ditën e parë u morën në pyetje, Sulejman Lleshi dhe Skënder Curri. Gjykatësi pyeti të parin Sulejmanin: “Ku i ke njohur këta të burgosur?”. Sulejmani përgjigjet: “Këtu në burg i njoha”. Prapë gjykatësi e pyet: “Pse nuk ke bashkëpunuar me komunistë?”, e ai u përgjigj: “Sepse ideja ime ishte për nacionalizëm”. Ditën e dytë u morën në pyetje Ibrahim Ukshini, Ahmet Ibrahimi nga Peja dhe Bajram Morina nga Gjakova. Të gjithë mohuan akuzat dhe nuk pranuan asgjë”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Ismet Komoni nga Gjakova, bisedoi me gjykatësin Shoshkoviç dhe e kishte pyetur nëse kishte mundësi të ndihmonte për këtë çështje. Gjykatësi i ishte përgjigjur: “Po mundem t’ju ndihmoj nëse do të më jepni 20.000 dinarë, e ato të m’i jepni pasi të lirohen. Mund t’i liroj, sepse nuk kemi fakte për dënim e ata asgjë nuk kanë pranuar”.

Farsa e një gjyqi

Ismeti u gëzua shumë se i vëllai i tij Sefedini ishte i akuzuar, po ashtu edhe Ymeri, si djali i xhaxhait të tij. Vendimi i dhënë dënoi vetëm të akuzuarit që u morën në pyetje, ndërsa të tjerët jo. Kështu, Sulejman Lleshi u dënua 12 vjet, Skënder Curri 19 vjet, Ibrahim Ukshini 20 vjet burg të rëndë e 10 vjet heqje lirie, Sefedin Komoni 16 vjet, Ahmet Ibrahimi 18 vjet, Xai Kryeziu, 14 vjet, Ram Collaku 8 vjet, Mustafë Dylazeka 5 vjet dhe Bajram Morina 5 vjet. Kur Ismeti i doli përpara gjykatësit dhe e pyeti, “Si u bë kështu?”, gjykatësi iu përgjigj: “Mua askush nuk më ka pyetur, kështu më erdhi urdhri prej së larti”. Pas shpalljes së dënimeve, të burgosurit i transferuan nga kulla e Xhevat Begut, në kullën e Sheremetit.

Mjaft figura shqiptare me kontribut të shquar për atdheun, kanë mbetur “ilegalë” në opinionin publik shqiptar. E tille është dhe figura e Sulejman Lleshit, që me disa bashkëkohës të tij kontribuan për arsimimin, kulturën, lirinë e Kosovës, edhe me jetën e tyre.

Pengu i madh

Zekeria Cana, me fjalën e lamtumirës për nderimin e profesor Nevruz Nuros në Prishtinë, më 8 nëntor 2001, mes tjerave pati thënë: “Shqipëria sllavo-komuniste, Kosovën e ka shkelur dhe tradhtuar në mënyrë mizore. Dhe ne e ndoqëm aq sa mundëm atë rrugë, që e dëftove me atë fanar, me atë mendje të ndritur. Nuk pate në Gjakovë shumë shokë të mendimit dhe të idealit. Pate vetëm katër a pesë: Sulejman Lleshin, doktor shkence nga Tirana, Skënder Currin nga familja e madhe e Bajram Currit dhe Zef Nekajn. Katër veta ishit, po bëtë shumë. Dy të parët do të vriten në mënyrë mizore në burgun e Sheremetit në Pejë… Unë jam krenar, që pata fatin që të jem nxënësi yt”.

Inskenimi i masakrës së Pejës, ku disa persona të udhëzuar lanë dyert e burgut hapur dhe nxitën të burgosurit të largoheshin se “ishin dënuar gabimisht”, ka lënë prapa një peng të madh, që mbetet i tillë edhe pas kaq dekadash. Sepse pothuajse në të gjitha shkrimet e botuara në Kosove për këtë figurë të patrajtuar në Shqipëri, haset i njëjti merak: “Është fatkeqësi nëse nuk gjejmë dot varrin e patriotit, prof. dr. Sulejman Lleshi”.

Fund - BotaSot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Klithmë nga kulla e Sheremetit Empty
MesazhTitulli: Re: Klithmë nga kulla e Sheremetit   Klithmë nga kulla e Sheremetit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Klithmë nga kulla e Sheremetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ku gjendet kulla e Trojes !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: