Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR

Shko poshtë 
+15
shaban cakolli
shkodrani_1
Leka i Madh
Ago Muji
Tetovari
zeriatdheut
Euridika
NetSerseri
STUPCAT
njomeza
tom sojer
Lea_uk
Sy kaltri
Beton
Sofra
19 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptySun Sep 23, 2007 8:15 pm

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Default
pjesa e parë

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Default
pjesa e dytë

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Default
pjesa e tretë.

Pos shumë e shumë luftëtarëve shqiptarë komandantëve të cilët morën pjesë në thyerjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptar ishte edhe komantanti, strategu largëpamës Agim Ramadani ..... unë për këtë temë hasa në këtë shkrim që po e vendosi më poshtë .... lexone ju lutem dhe në të ardhmen të bisedojm bashkarisht për thyerjen e kufirit Shqiptarë.

Agimi!

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Agimi


Politikë pa muskuj: familja e komandantit të UÇK-së Agim Ramadani nuk e ka keqpërdorur kurrë heroizmin për çlirimin e Kosovës për t’u pasuruar pas luftës dhe për të kërcënuar. Për këtë arsye ajo është harruar nga mafia patriotike dhe mediale e Prishtinës.

Enver Robelli

Ju kujtohet Agim Ramadani? Janë disa rrugë në Kosovë që e bartin emrin e tij! Pas luftës së fundit Lidhja Demokratike e Kosovës u përpoq ta rrëmbente për interesa të politikës ditore. Synonte t’i thoshte demokratëve të Hashim Thaqit: “Ju Adem Jasharin, ne Agim Ramadanin”. Ky budallallëk nuk funksionoi. Ishte e pamundshme të keqpërdorej figura dhe flijimi i një luftëtari në garën qesharake se kush është më shumë patriot. Ashtu siç nuk ka funksionuar as përpjekja fillestare e PDK-së për përvetësimin e sakrificës së Adem Jasharit. Edhe nga bota e përtejme thua se një fuqi e padukshme i korrigjon çmenduritë e politikanëve të Kosovës.[

Ju kujtohet Agim Ramadani? Është luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili, pas Adem Jasharit, ka komanduar aksionin më të fuqishëm dhe më domethënës në historinë e re të Kosovës: mposhtjen dhe përzënien e ushtrisë serbe nga kufiri me Shqipërinë. Edhe pak javë do të mbushen 8 vjet nga rënia e Agim Ramadanit në betejën e Koshares. Pas përfundimit të luftës në Kosovë shumë patriotë të përgjumur filluan të thurin legjenda për marrëdhëniet e tyre miqësore me Agim Ramadanin. Njëri thoshte kam pirë kafe me të çdo ditë, tjetri çirrej se e kishte shoqëruar deri në front! Personalisht jam trishtuar nga këto rrëfime të rrejshme, nga paturpësia për të shtrembëruar realitetin. Vetëm njëherë në gjithë këto vite kam shkruar një tekst të shkurtër për Agim Ramadanin dhe për bisedat me të në Zürich. Ai nuk ka folur kurrë për luftën, unë nuk e kam pyetur kurrë për luftën. E dija që është oficer i shkolluar në Zagreb. Bota që na lidhte kishte të bënte me shkrimin

Zbehja e kujtesës


Më kujtohet një vizitë e përbashkët varrezave Fluntern në kodrën e Zürich-ut - dhe varreve të dy kolosëve të letërsisë: James Joyce dhe Elias Canetti. Si autor politik dhe si ballkanas Canetti (i lindur në Bullgari në një familje hebraike) ishte më i afërt për ne. Është një citat nga vepra e këtij nobelisti, të cilin e kishim diskutuar gjerë e gjatë disa muaj para se Agim Ramadani të largohej nga Zvicra. Ky citat i Canettit sot lexohet si profeci për rënien në betejë: “Unë përulem para kujtesës, para kujtesës së çdo njeriu. Dua që ajo të jetë e paprekur ashtu siç i takon njeriut, i cili lufton për lirinë e tij, dhe nuk e fsheh përbuzjen time kundër atyre që ia lejojnë vetes që atë t’ia nënshtrojnë ndërhyrjeve kirurgjike derisa kujtesa t’i përngjajë të gjitha të tjerave. Ata mund të operojnë hundë, buzë, veshë, lëkurë dhe flokë, sa të duan, ata mund, nëse vërtet duhet, të implantojnë sy me ngjyrë tjetër, edhe zemra të huaja, të cilat rrahin një vit më shumë, mund të prekin gjithçka, të shkurtojnë, të lëmojnë, të barazojnë, por kujtesën do të duhej ta linin ashtu si është

Cila është sot kujtesa për Agim Ramadanin? Është e zbehtë, pothuaj joekzistuese. Familja e tij vazhdon të jetojë në katund, në pronë e shtëpi të veten. Familja e ngushtë në Zürich. Vëllezërit e tij vazhdojnë të jenë qytetarë të barabartë me të tjerët. Bekimi, i cili vazhdon të jetojë dhe punojë në Zürich, në ditët me diell lundron me varkë nëpër liqen. Kurrë nuk e kam dëgjuar duke u kapardisur për vetëmohimin e vëllait të tij. Me një humor të papërsëritshëm të Karadakut ai thotë se gjërat bien në vend me kohën

Të jetosh me kusarë

Tani për tani gjërat nuk janë në vend. Mafia patriotike dhe mediale e Prishtinës, e cila dominohet kryesisht prej gazetarëve të korruptuar deri në fyt, si model kulturor ka imponuar figura të diskredituara, shkathtësia e vetme mendore e të cilëve janë muskujt, armët, kërcënimet! Nën petkun e patriotizmit këta kusarë defilojnë nëpër televizione si të ishin instanca e fundit e moralit, nderit dhe përgjegjësisë. Janë e kundërta! Janë pasqyra më e mërzitshme e një shoqërie të dominuar nga mafia! Dhe shumica e kosovarëve e kanë të qartë këtë! Por, me një lehtësi të padurueshme vazhdojnë të durojnë imponimin e këtij modeli të zi kulturor


Çfarë është dashur të bëjë familja e Agim Ramandanit për ta ruajtur kujtesën për heroizmin e tij? Sipas shembullit të të tjerëve vëllezërit e Agim Ramadanit është dashur të kurdisin tendere, të ndërtojnë vila dhe ta bëjnë Prishtinën çiflig; është dashur të bëjnë zhurmë nëpër qytet me vetura të shtrenjta, të mëdha dhe të zeza; është dashur të kërcënojnë gazetarë, “të shajnë me nanë”, të ndërhyjnë në politikën redaktuese të televizionit publik, të imponojnë frikën si mundësi të jetës dhe ta masovizojnë modelin kulturor të tipit Ceca & Arkan.
Familja e Agim Ramandanit nuk ka bërë asgjë nga këto fëlliqësi, nuk ka marrë pjesë në këtë sistem mafioz. Për këtë arsye edhe është harruar nga opinioni dhe nga ajo që publicisti britanik Tim Judah së fundi e quajti “shoqëria e poshtër e kafehaneve të Prishtinës”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyMon Sep 24, 2007 12:36 am

Sofra urime per temen.

Agim Ramadani:
Lindi me 3 maj 1963,ne fashatin Zheger te Gjilanit,shkollen fillore keru ne vendlindje te mesmen ne Gjilan,ndersa Akademin e Shkencave ne Zegreb.Per shkake te rethanave largohe nga sherbimi ushtarak dhe vendoset me familjen ne Zvicer,ku qendron duke qen i angazhuar ne veprimatrine ilegale te atdhetareve.
Ne prage te fillimit luftes ne Kosove.Agimi duke njohur mire artin ushtarak,bashke me shoket e tjer te UCK-se mori pjes ne hatimin e planit per hapken e kufirit ne territorin e Dugagjinit,perkatesisht ne malet e koshares.Agim Ramadani i njohur si Komandant ''Katana''vdekja e gjen ne balle te luftes,ne vijen e pare te frontit ,me 11 prill 1999,prej kur fillon edhe perjetsia e ketij deshmori dhe artist te kombit.
Ne fillim te vitit 1998 pranohet Antar i Akademis Evropiane te Arteve.Pak dite para se te nisej per ne Kosove nderohet me çmimin ''Grand Prix''me medalje te arte.Ndersa permbledhja me Poezi ''Nje jete tjeter''eshte libi i pare i tij poetik,i botuar bashke me poezit te lena ne dorshkrim.

Lavdi deshmorit legjend e gjalle e kufirit shqiptaro shqiptar.


Sofra te falemenderoi per keta filma Respekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyFri Oct 05, 2007 10:26 pm

Beteja e Koshares
kur te flasim për këtë histori te Kosoves
duhet të themi se këtë e kan Bër Vëllezrit tanë qe ishin në perendim dhe njoh shum njerez qe kan pas merita në këtë betej
kam disa Shokë qe kan qen në Front në Rrasen e Zogut jan ardhur Vullnetar nga Perendimi e sot jan rrugve nuk ju ndihmon njeri ata
atë Fat kam mundur ta kisha dhe une e Vëllau im se të dy kemi qen të Kyqur në radhet e UÇK-së por fal Zotit dhe Punës qe kemi ber pas Luftes sot jam mir dhe ju ndihmoj shum Shokëve qe ishin ne atë kohë ne Front e sot jan mbet per ndihm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptySat Oct 06, 2007 3:00 am

Xili nga ghithe trojet etnike ka patur shqiptar,por ka pature edhe jo shqiptar ne kete betej.

EMRAT E DESHMOREVE TE RENE NE KOSHARE:

A Gj.Gashi,lindi me 15.06.1969 ne Hajvali.Ra deshmor me 19.05.1999 ne Koshare.
Xhafer H. Lipkovci,lindi me 2.10.1974 ne Hajvali.Ra deshmore me 19.05.1999 ne Koshare
Haxhi Sh Kajolli,lindi me 20.04.1961 ne Shkup.Ra me 05 05 1999 ne Koshare.
Adu Ubejde,lindi me 20 04 1961 ne Algjeri.Ra me 5 5 1999 ne Koshare.
Murat Muhamed Ali,lindi me 1968 ne Algjeri.Ra me 5 5 1999 ne Koshare.
Françesko Xh.Bilder,lindi me 1 01 1961,ne France.Ra me 7 05 1,me 1999 ne Koshare.
Sali B. Ceku,lindi me 22 06 1956 ne Cermjan.Ra me 19 04 1999 ne Koshare ne vijen e frontit ,me detyren komandant Agim J. Ramadani,lindi me 3 01 1963 ne Zheger.Ra me 11.04.1999 ne Koshare,me detyre Komandant.
Ali M Hasli,lindi me 25 12 1951 ne Has.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Abaz J. Thaçi,lindi me 14 09 1964 ne skenderja.Ra me 16 05 1999 ne Koshare.
Xhemal M. Fetahaj,lindi me 27 05 1964 ne Raushiq.Ra me 31 05 1999 ne Koshare.
Bashkim R, Jasiqi,lindi me 8 05 1977 ,Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Fadil H. Maloku,lindi me 23 05 1977.Ra me 16 04 1999 ne Koshare.
Ramiz B. Krasniqi,lindi me 3 12 1974 ne Peje.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Xhevat Caushe Nitaj,lindi me 15 08 1978 ne Vaksince.Ra me 18 04 1999 ne Koshare.
Shptim Idriz Bojku,lindi me 31 12 1979 ne Peje.Ra me 28 04 1999 ne Koshare.
Fisnik B. Saliu,lindi me 6 12 1978 ne Gjakove.Ra me 14 04 1999 ne Koshare.
Hafiz H.Thaçi,lindi me 5 06 1963 ne Xerxe.Ra me 21 04 1999 ne Koshare.
Hasan N.Beka,lindi me 3 06 1954 ne Gushnice.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Arben S.Jusufi,lindi me 24 05 1976 ne Cernice.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Afrim B. Selmani,lindi me 3 05 1973 ne Sarvove.Ra me 15 04 1999 ne Koshare.
Aziz B.Gashi,lindi me 16 08 1975 ne Balice.Ra me 19 04 1999 ne Koshare.
Haziz R Tolaj,lindi me 11 05 1999 ne Potoçan.Ra me 10 06 1999 ne Koshare.
Ernez I.Zeqiri,lindi me 21 08 1961 ne Prishtine.Ra me 2 06 1999 ne Koshare.
Xhemshit Z.Asallni,lindi me 18 03 1973 ne Prishtin.Ra me 21 05 1999 ne Koshare.
Xhafer H.Lipovci,lindi me 2 10 1974 ne Gjakove.Ra me 19 05 1999 ne Koshare.
Afrim Gj.Gashi,lindi me 15 06 1964 ne Hajvali.Ra me 19 05 1999 ne Koshare.
Hamdi B.Sheremeti,lindi me 3 07 1964 ne Shipol.Ra me 24 05 1999 ne Koshare.
Lulzim N.Veselaj,lindi me 5 02 1976 ne Raqan.Ra 18 05 1999 ne Koshare.
Driton G.Veliu,lindi me 14 08 1971 ne Polac.Ra me 11 04 1999 ne Koshare.
Faik B.Qahiati,lindi me 1 01 1982 ne Planej.Ra me 12 05 1999 ne Koshare.
Imer I.Kryeziu,lindi me 25 07 1955 ne Pagarushe.Ra me 28 05 1999 ne Koshare.
Gazmend Z.Berisha,lind me 10 10 1968 ne Peje.Ra me 13 06 1999 ne Koshare.
Arsim R.Rexhepi,lindi me 10 08 1975 ne Sazli.Ra me 13 06 1999 ne Koshare.
Flurim M. Baliqi,lind me 6 12 1977 ne Ladovin.Ra me 5 05 1999 ne Koshare.
Bejt A. Kodomaqiqi,lindi me 3 03 1963 ne Dedaj.Ra me 14 04 1999 ne Koshare.
Emin N. Kryeziu,lindi me 31 07 1973 ne Rogaçic.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Sinan S.Thaçi ,lindi me 1 10 1962 ne Zoje.Ra me 29 04 1999 ne Koshare.
Shaban T.Hajzeraj,lindi me 15 03 1979 ne Verqi.Ra me 29 04 1999 ne Koshare.
Bekim L.Thaçi,lindi me 1 01 1974 ne Pojat.Ra me 27 09 1999 ne Koshare.
Gezim S.Sahiti,lindi me 1 01 1974 ne Pojat.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Rifat S.Celaj,lindi me 05 05 1975 ne Beqin.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Ilir A.Hoxha,lindi me 14 04 1975 ne Arban.Ra me 19 04 1999 ne Koshare.
Zeqirja M.Dardhishta,lindi me 2 08 1970 ne Kerblice te Shkupit.Ra 16 04 1999 ne Koshare.
Zeki Xh.Shylejma,lindi me 27 04 1974 ne Prishtine.Ra me 16 04 1999 ne Koshare.
Gezim H.Morina,lindi me 16 05 1976 ne Arllat.Ra me 16 04 199 ne Koshare.
Milazim S.Mavraj,lindi me 29 02 Stodrav.Ra me 28 04 199 ne koshare.
Tafil V.Osmani,lindi me 4 01 1971 ne Krajçe te Ulet.Ra me 6 05 1999 ne koshare.
Ramush J. Shatrolli,lindi me 12 05 1963 ne Leshine.Ra me 5 05 1999 ne Koshare.
Ali A. Ivaja,lindi me 1 08 1962 ne Cernille.Ra me 11 05 ne Koshare.
Urim G.Mehmeti ,lindi me 8 04 1975 ne Cernille.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Naim Sh. Orllati,lindi me 4 04 1972 ne Orllat.Ra me 10 05 1999 ne Koshare.
Izet Zeqiraj,lindi me 1 01 1977 ne Baballoq.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Muharrem F Mehemeti,lindi me 3 02 1981 ne Pakashtice.Ra me 15 05 1999 ne Koshare.
Nikoll M.Dodaj,lindi me 24 11 1966 ne Dujak.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Liman A.Mekaj,lindi me 23 11 1973 ne Muhagjer.Ra me 6 05 1999 ne Koshare.
Milazim Q.Shala,lindi me 8 09 1965 ne Baballoc.Ra me 31 05 1999 ne Koshare.
Fatmir H.Kerqeli,lindi me 26 09 1969 ne Softaj.Ra me 10 06 1999 ne Koshare.
Ramadan G.Salihi,lindi me 24 09 1976 ne Zazbil.Ra me 30 05 1999 ne Koshare.
Jonuz M.Krasniqi,lindi me 14 07 1971 ne Dushanove.Ra me 21 05 1999 ne Koshare.
Nazmi M.Buduri,lindi me 16 11 1973 ne Hoqe.Ra me 21 05 1999 ne Koshare.
Sulejman A Shala,lindi me 23 02 1970 ne Shale.Ra me 12 04 1999 ne Koshare.
Sokol Ganijali,lindi me 1 07 1979.Ra me 3 06 1999 ne Koshare.
Luan R.Gashi,Poliari Arnaut Pierre,lind me 4 09 1971 ne France.Ra me 7 05 1999 ne Koshare.
Nazmi Lushaj,lindi me 30 11 1976 ne Strozub.Ra me me 13 04 1999 ne Koshare.
Safet Y. Gjinovci,lindi me 20 01 1966 ne Mekeinal.Ra me 18 05 1999 ne Koshare.
Fitush Sukaj,lindi me 16 03 1955 ne Prishtin.Ra me 18 04 1999 ne Koshare.
Burim A.Griçeci,lindi me 1 11 1980 ne Prishtine.Ra me 8 05 1999 ne Koshare.
Fatos M. Ademaj,lindi me 10 06 1980 ne Katund te Ri.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Hasan Z. Qerkini,lindi me 10 02 1975 ne Zaskos.Ra me 16 05 1999 ne Koshare.
Besim S.Rexhepi,lindi me 11 12 1974 ne Ferizaj.Ra me 2 05 1999 ne Kosahre.

do te vazhdoj me listat tjera nga ilirida ''MK'' dhe gjithe trojeve etnike ne te ardhmen.

LAVDI DESHMORVE TE KOMBITE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyFri Oct 12, 2007 12:18 am

http://www.myvideo.de/watch/1653876

foto te fshatit Botusha rruga per ne koshare

http://botusha.li/botusha.htm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Lea_uk
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lea_uk


Female
Numri i postimeve : 136
Registration date : 17/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptySun Oct 14, 2007 2:22 am

Ju lumte te gjithve qe keni njohuri kaq te pasur dhe ky perkujtim per Heronjet tane eshte me se i qmuar dhe i falenderuar nga ana ime

Lea
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyTue Oct 16, 2007 12:43 am

Ne rrethanat qe po krijoheshin ne Kosoven e roberuar nen pushtimin e forcave te kriminelit Milosheviç,shqiptaret ose duhej t'i nenshtroheshin fatit si te viktimizuar,ose duhej te kerkonin forma per te rezistuar.
Prandaj,lufta gjithe nje e me teper ne '('Koshare'' e gjithandej )ishte domosdoshemeri dhe interes i shqiptareve.

Ne kete aspekt rrezistenca gjithnje po rritej,sepse Kosova meritonte lirine dhe populli i saj po pergaditej per Historin me te re te shekullit.


Filozofia politiko- ushtarake e shqiptareve te Kosoves dallon nga fillozofit e popujve tjer te ish - jugosllavis.
Kosoven e karakterizonin disa elemente dalluse,p.sh:gjuha,kulltura,feja,kombi,zakonet e lashta autoktone shqiptare,pastai pozita gjeostrategjike nderkometare dhe pozita gjeografike e lidhur me pjesen tjeter shqiptare.

Kurse tek popujt e tjere nen ombrellen e ketij shteti qe prodhoi fatkeqesi,te gjitha elementet ishin pothujse te njejta,me dallime minimale,sepse gjuha ishte sllave,kulltura sllave..etj etj.

I nderuar tom sojer mendoi qe te mjaftoin keta pake rreshta shkrim.

..by made Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyTue Oct 16, 2007 1:20 am

Tahir Sinani (Deshmori nga Shqipria i rene ne Maqedoni)

Tahir sinani lindi me 25.05.1964 ne Grij te Tropojes,nga babai Mal.Mali kishte shume femije.Kacafiteshin me varferin.Por arriti t'i ushqente dhe t'i edukonte me idealet e larta kometare,me frymen per t'ju kunderven okupatoreve te tokave shqiptare.
Tahire Sinani,pas pas mbarimit te shkolles fillore dhe asaj te mesme,vazhdoi studimet ushtarake drejtim i mbrojtjes kunder aremve kimike ne vendin Zulher.Ai u inkuadrua drejtpersedrejt ne kosolidimin dhe strukurimin e UCPMB-se,i betuar per çlirimin e te gjithe trojeve etnike.Ai mori pjes ne luftrat ne Kosove edhe me heret .Ne vitin 1999 qe Komandanti i UCK-se ne zonen operative te Pashtrikut,i njohur si gjeneral tropojan.Luftoi ne beteja te ashpera per te thyer kufirin shqiptaro - shqiptar,per idealin e bashkimit mbareshqiptar .Meqe ishte aktiv qe ne krismat e para te UCK-se ne Tetove,gjegjesishte ne Kalane e Tetoves me 13 mars 2001,ky komandant u gjete ne vijen e frontit dhe perballoi sulme te papara nga ana e forcave ushtarake,policore dhe mercenare sllave.

Shtabi i pergjitheshem i UCK-se,Sinanin e emeroi komandant te Bdigades 116,qe pas rrenies se tij mori emrin Brigada 116 ''Tahir Sinani''.Sinani i plakur per çlirimin e trojeve etnike shqiptare humbi jeten me 29.08.2001 ne vendin e ashtuquajtur ''Zabeli i Kukulit'' ne afersi te Gostivarit.
Lavdi i qofte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyTue Oct 16, 2007 9:29 am

Beton te falemnderit prape per informacionin.

Une vec mund te them se gjithe ai gjak i derdhur nuk duhet te shkoj dem dhe vec do t'i mallkoja te gjithe ata qe e mohojne kete gjak si edhe ata qe perpiqen te perfitojne sa me shume nga ky gjak duke lakmuar pushtet, para dhe jete lluksi duke shkelur mbi therroret e enderres se mbareshqiptareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyMon Oct 22, 2007 11:32 pm

Ky kufi ishte me rendesi per UCK si dhe per gjithe popullin e kosoves,thyrja e kety kufiri ishte rruga qe te futen arme ne Kosove,mendoj kjo ishte edhe nje vullnet me i forte i UCK.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyWed Nov 14, 2007 1:20 am

Doja me kete kenge ta pekujtoi deshmorin e Koshares Mujdin Aliju,i vetmi djal ishte qe ja fali jeten Atdheut.

LULJA E KOSHARES
ilir shaqiri

Po na thrret Kosova hej,
shpirti po na djeg,
nisem nga Poroj he,
trimat tan me flet.

Shqipet me dy flet,

Po gjemon Kosova hey,
gjakun n ball na ngriu,
niset per Koshare hej,
trim Mujdin Aliu.

Trim Mujdin Aliu.

Lamtumire oj nene,
e ti babe Qerimi,
vete me mesuat siq duhet atdheu,
siq bahet betimi.

Jam djal nga Tetova me ka thirr atdheu,
vet Adem Jashari gjaku i Skenderbeut,
asgje n bote nuk deshta ma shum se lirine,
gjaku im let bahet drite drite per Shqiptarin.

Po nxen nga kosova flaka e liris,
kthet nga Kosharja hej,
lulja e trimnis,
lulja e trimnis.

Babe Qerimi ashper hej largohu i thote nates,
mir se vjen n Poroj hej o Flamuri babes.

Lamtumire oj nene,
e ti babe Qerimi,
vete me mesuat si duhet atdheu,
si bahet betimi.

Jam djal nga Tetova me ka thirr atdheu,
vet Adem Jashari gjaku i Skenderbeut,
asgje n bote nuk deshta ma shum se lirine,
gjaku im let bahet drite drite per Shqiptarin.

Jam djal nga Poroj hej me ka thirr atdheu,
vet Adem Jashari gjaku i Skenderbeut,
lulekuqja e Kosoves sot n zemer me mbiu,
shqipe nga Poroj jam vet Mujdin Aliu.


Lavdi Deshmoreve te Kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
njomeza
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 47
Registration date : 04/11/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyWed Nov 14, 2007 11:57 pm

Beteja e Koshares ka qen njena pej betejav qe vlen tpermendet kjo tregon perkushtimin dhe profesionalizmin e FARK-ut kan qen te armatosun deri ne dhembe me armatim modern dhe te gatshem te luftojn der ne vdekje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyThu Nov 15, 2007 12:09 am

njomeza:

sjell ndonje fakte kushe ishte FARKU dhe ç'fare armatim modern te paska pate ne kufirin shqiptaro shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyThu Nov 15, 2007 12:28 am

a jeni a si jeni a
ne Koshare ka pas armatim veq sat munesh me que me marr me veti ne vi te frontit veq ,mos te harrojm qe shumica ka qen armatim i vjeter muj me dhan ma shum se shumica ka qen armatim i vjeter .Kan ba ka 2 dit tuj fshie tuj pastrue ni kallash po me qata qe ka qen tri a te vjeter muj me dhan se armiku ka pas shum humbje te madhe ne Koshare
ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyThu Nov 15, 2007 3:38 am

Thyrja e Kufirit te Koshares eshte Shembulli i Krenaris se perbashket Kombetare.

Ne emer te bashkluftareve te Koshares Shkruan:Koloneli Rrustem Berisha.

Pjesemarja masive e rinise sone shqiptare nga te gjithe trojet etnike,si dhe nga trevat e rajonit te Pollogut,si Tetova,gostivari,Dibra,Kerçova,Kumanova,Shkupi etj.dhe te diaspores se afert dhe asaj te larget si nga Amerika kane luajtur nje rol shume aktiv ne berjen dhe fitoren e luftes çlirimtare ne pergjithesi te UCK-se,e ne veçanti ne thyrjen e kufirit shqiptaro shqiptar ne Koshare.

Emer me Shkronja Ari

''Spiro Butka oficer nga Tirana qe stervita UCK-ne''

Spiro Butka:

Spiro Butka tregon se cilet dite ka konsideru me te pergjakshme ne Koshare.

Spiro Butka
Ka qen nje dite qe nuk e kujtoi saktesishte si date,por mendoje se ka rendesi fakti qe jane vrare 22 serbe,ndersa ana jone ka pasur 1 ose 2 te vrare ne jave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptySun Dec 16, 2007 5:14 am

Njomza a ka mundësi të na tregosh pak për fark-un unë sa e di në Kosovë ka vepru vetëm një ushtri e Lavdishme e ajo ka qen UÇK a për ndonjë ushtri tjetër nuk jam në dijeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyWed Dec 26, 2007 10:09 pm

Pershendetje,
ju falenderoj shume te nderuar pjesmarres ne kete teme per keto postime shume te mira dhe shume te nevojshme per te gjithe ne ...postimet me dokumetare e po ashtu lista me emrat e deshmorëve jane postime shuume te rendesishme .
Lavdi perjetë te gjithe deshmorve te kombit ,u qofte i lehte dheu i Atdheut. Nuk dij cte shtoj vetem se me interes shume te madh i lexoj postimet e kesaj teme.
I nderuar NetSerseri ,une mendoj qe pikerisht Lufta e Koshares tregoi shpirtin e vertete te shqiptarit ..aty u radhiten dhe u bashkuan bijt e bijat me te mira te kombit ,aty iu tregua armikut dhe botes se shqiptaret jane te zote te mbrojne atdheun, se jan te menqur te udheheqin beteja te sukseshme dhe se jan te zotet edhe te fitojne perkunder numrit jo te barabart ne ushtar ,perkunder aramtimit jo te barabart .Nje zemer e madhe dhe nje shpirt liridashes i tejkalon te gjitha veshtirsite te gjitha pengesat sepse shpirti i madh dhe dashuria per atdhe jan arma me e forte ne beteja .
Kosharja mendoj na perkujtoi edhe njehere se si duhet te bashkohemi duke na jap nje mesezh te forte per gjithe ne ,se si duhet atdheu ,si mbrohet atdheu dhe si vdiset per atdhe ..
“mos shikoni kisha,xhamija,partia ...,mbi te gjitha shqiptaria..”
Andaj LAVDI perhere per te gjithe te renet ne kete beteje
perkulem para vepres se atyre ...qe ranë e që janë..
Me shume respekt Euridika
PS.Shpresoj te lexoj edhe materiale te tjera per kete teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyTue Jan 01, 2008 1:24 am

T nderuar vellezer e motra shqipetar te flas per betejen e koshares vetem dy fjale jam nga tetova ish ushtare i tre luftave te lavdishme qe beri populi jone liridashtes skenderbeu ka then lirin nuk ja u solla un por ate e gjeta midis jush ateher edhe ne luftuam po mos te ishit qe te na jepnit forece kjo ishte arma me e forte kurder shkaut luften e beme se bashku dhe e fituam kur filloj lufta ne koshare ishim ne rafsh te dugagjinit ne ate mengjes te ftofte kur krise pushket e para degjuam bresheri ne rase te zogut ne morin papaj e te gjith malet ushtonin ishte krenari per ne kur degjuam qe komandanti agim erdhi lajmi e ka thy kufirin kjo ishte nje gje per ne qe ishim ne mbrendin e kosoves nje force qe nuk dij as vet si ta pershkruaj ne ate dit tek ne filluan luftime te ashpera ne pozhare te decanit ishte lufte e rept deri sa me armikun jemi gjet dhem per dhem me besoni ishte forca e trimave qe luftonin ne koshare zjar bubullim krenari hakmarje trimeri ju lutemi vellezer e motra mos te ndaj kure ushtrin tone per asnje cmim te ciles parti qofshin ata djem ne ate moment ata kanqen bijt e popullit kan qen djemt me te devotshem te kombit tone te vuajtur lufta e koshares na dha force edhe me shum lufta e koshares i dha grusht armikut ngase na bashkoj dhe forca e beri bashkimin ne luft haroni fete ne luft haroni partit ne luft te shiqojm vetem sa me te bashkuar te jemi aq me te forte kete e kam fakt te gjall kosharen andaj po i thom di fjal net sesterit qe farku ka qen vetem percarja e ushtris sone te lavdishme farku ka qen nje dor e zeze e serbis qe depretoj me kolabriocionistet shqiptare vetem e vetem qe te deshtoj lufta jone heroike andaj u shpartallua pa meshir harova nje gje te ju them vetem
se kur krisen pushket ne koshare na erdhi si me u zgju prej vori azem bejta me ket fuqi luftonum ne pozhar duke bertit oooooo prite azem galice oooo prite agimin tone komandantin e lavdishem idealist patriot atdhetar trim e deshmor i kombit krenohemi me agimin ju falmderit populli im i dashur per bujarin dhe vemendjen e nderin qe u bejni sote luftetareve falmderit nga zemra un e shof ketu qe ka dejm e vasha qe shkruajn shum bukur me nje intelegjenc te perkryer por nje gje kisha lut nga ju behuni bashk me kete mendje me kete intelegjece qe keni dhe dote luftojm me mir me bindshem se uniteti ben bashkimin jeni krenarija jone keni nje lufte perpara per te fituar ju ju qe jeni te pendes LAVDIJ DESHMOREVE TE KOMBIT LAVDIJ KOMANDANTIT LEGJENDAR TE USHTRIS TONE TE LAVDISHME ADEM JASHARIT ROFT POPULLI YNE LIRIDASHES
ROFTE SHQIPERIA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyTue Jan 01, 2008 7:16 am

I nderuar e shume i respektuar zeriatdheut te falemendeoi shume per keta fakte te gjalla qe sjell per antaret e kety forumi,te falemendeoi per kohen qe mere te shkruajshe qe na ipet' mundesia te lexoim te dime te mesoim te njihemi me Trimat,Atdhetaret,Heroit,Deshmoret tane.
Te flm shume dhe eshte me se knaqesi te lexoi keta shkrime shume me vler'eshte knaqsi te jeshe antar i kety Forumi,eshte knaqsi te te kemi ne mesin tone qe fakte te gjalla jane keto.

Kam lexuare:
Qe ata dite ne koshare eshte rrite nje krenari e madhe te ndiheshe shqiptar,ata ishin djemt e Nenave tona vllezerit tane motrat tone,ata ishine qe u betuan, rane per lirine tone ata jane te pa vdekshmem ne mesin tone.

Himni i UCK-se.

''Une,ushtar i Ushtris Clirimatre te Kosoves,betohem se do te luftoi per çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.Do te jeme perher ushtar besnik,luftetar i denje i lirise,vigjilent,guximtar dhe i disiplinuar,i gatshem,qe ne çdo kohe,pa kursyer as jeten time,te luftoj per t'i mbrojtur interesat e shenjta te atdheut.Nese shkel kete betim,le te ndeshkohem me ligje me te ashpra te luftes dhe,nese tradhetoij,qofte i humbure gjaku im.
Betohem! Betohem!Betohem!

Te nderuar populli ime i dashure kemi edhe ne nevoje per nje Himni te mendoim te nderojeme himnin e deshmoreve,duhet te menduar qe jau kemi borgje...duhet punuar,deshirat t'i bashkojme bashke,bashke te gjithe jemi nje.
Bashkimi sjell fuqi.

NEKA NJE GJE,PER TE CILET SHQIPTARET DUHET TE KUJDESEMI,ME TEPER,AJO PA NDRYSHIM ESHTE DITURIJA.

P.S
Ju lutem Riki30 dhe Naki...kure te keni kohe shume postime te mija jane fshije ne kete teme te sillen ne tem ju lutem mos e bene me shtres kurre te keni kohe se kohen e kam te kufizuar e kam mare kohe te shkruaj disa postime shume me vlere ne kete teme e me jan fshije arsya nuke e dije pse me vjen shume keqe kur futem e lexoi ne kete teme,qe tema po qane ,per nje postim qe kam bere te nje deshmori nga Shqipria pjesmares i tre luftrave shkrujati nje leter per Bine e vete

Bija ime
Ndihem keqe qe ky postime nuk eshte ne kete teme,por nese nuk e gjeni do te mari kohe do ta shkruaj perseri ehste shume me vler FLM.

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyTue Jan 01, 2008 5:54 pm

Beteja e koshares beri nje jehone te madhe ne trojet shqiptare dhe ne shume vende te botes,ne kete betej fituan besimin shume shqiptar,atdhetar qe u radhiten deshirat e kombit ishte po ashtu kjo betej qe fitoje besmine plote qe shqiptaret si nga Gjermania,Anglia,Italia,Franca,Amerika etj etj ..

Luftetaret per liri skan rendesi historike vetem per çlirimin e trojeve,por edhe per faktin se kurre sluftuar qe te zgjegjin problemet e tyre,por ja mundesuan me obligimet vullnetare qe ata tu mundsohet te arrine aty ku deshira ishte te arrin.

Lavdi Deshmoreve te Kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyTue Jan 01, 2008 7:02 pm

LETER E NJE LUFTETARI TE UCK-SE NGA SHQIPERIA

Bija ime!

Aq e kisha dashur qe te jem afer teje. Te shoh ses sa je rritur.Por edhe pse jam larg.Larg saqe ne ndajn dy botera,une e ndjej veten krenar dhe shum afer teje,kur e di se per çka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur ,duhet te jesh shume krenar gjithmone te ecesh me koke te ngritur lart te mos dorezohesh edhe pse disa te mendojne per jetime.Un jam larg, thash sa dy botera , por shpirti, im çdo mbremje vie ne nate ne dhomen tende ti perkedhel floket e arta arsyetohem per ikjen time pa fjale pa gjurme, por te te them se edhe pse une vdiqa, ketije populli te pervuajtur duhej t'i ndale dikush ne krah.
Un isha i fundit qe mora kete guxim, sepse shoket e vellezerit e mi, m'u atehere kur u paraqita per ne lufte ata vetem se kishin ujtur token me gjakun e tyre, e lulet e lirise sa vijne rriten.

Bija ime !

Ngre koken lart, se nuk deshiroj te te shoh se e ndjen veten jetime. Ta lash nenen, e cila ishte frymezimi im per te shkuar ne lufte zemra e cila gjakoi per mua, qe juve t'ju shoh te lir, te kenaqur ne atdheu tone te shkelur nga çIzmja e felliqur. Ajo prej tani do te jete udhezimi yt, por te perkujtoj, kujdes shum per te.

Bija ime!

Letren qe po e lexon, eshte shkruar mu ne front , ku dominon fryma e barotit fryma e lirise, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejne, e as shitjet e patrioteve nuk bejne para, nese nuk je ne front te luftes, e te shikohesh me armikun nepermjet shenjestres. kjo eshte kenaqesia e vetme, qe mund ta perjetoje secili qe deshiron te vdese e jo te luftoje me shprese qe te kthehet ne familje.

Te lutem bija ime!

Mos me kerko varrin se nuk do te ma gjesh. Dije edhe mbaje mend se varri im eshte ne Sllupçan, ne Tanush, ne Kalane e Tetoves. Ketu prehen eshtrat e mia. Te lutem mos nguro, dhe thuaju te gjitheve qe mos te ngurojne qe te me ngrisen permendoren e per strofa kengesh por vetem e vetem qe te fitoj kenaqesine e Zotit qe e falenderoj shume qe me gatoi aq mire.
E di se thash duke i lexuar keto rreshta te pikojne lotet, por me vie shume e qarte se ato jane lotet e krenarise, e jo lotet e dhimbjes per babane e vdekur, per babane i cili flijoi veten sikur shum baballare tjere.

Bija ime!
Jan keto fjalet e mia te fundit, sepse pas kesaj nisem ne nje beteje ne te cilen nuk ka mbrapa. Behu vajze e mire, e ndershme, e degjueshme ndaj nenes, behu vajze e diturise, e sinqerte. Mos lejo qe kjo bote mashtruese se te kape me thojnte e saj te felliqur e te te çoj ku jan shum vajza te mbetura rrugeve te Italise e Evropes. Nese bija ime nuk perfundon kjo lufte e ti rritesh, do te kisha dashur qe edhe ti te jesh ne radhet e ushtrise se popullit, sepse vdekja nuk eshte asgje per ata qe i ofrohen vullnetarishte.
Ajo eshte faze qe kerkon haraçin e saj, por qe shperblehet me nje bote, do te ngarendnin te gjithe qe ta marrin me shpate.

Te lutem bija ime, pershendeti te gjithe njerezit qe me kan njohur, te gjithe miqt. Pershendete nenen tende dhe ruaje si syte e ballit, sepse shume e respektova dhe me respektoj.
Mire u pafshim ne boten e amshuar, ne boten ku nuk ka me brenga. Dhashte Zoti qe te gjith bashke, ne njerin kopsh te Xhenetit.


..by Beton

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyTue Jan 01, 2008 11:48 pm

vellezer nuk munda te rij pa shkruajt kur lexoj qe ju qe respektoni dhe dini te nderoni deshmoret e kombit tone edhe pse kam ber sakrific por edhe pse kam mledh eshtnat e shokeve te mi i kam mbuluar me doren time por jam krenar po po jam krena edhe ata jan krenar se ata kan rene por kan len mbrapa nje brez te frimzuar per lirin e vendit qeshof un ketu dhe lexoj nekete teme kjo ishte leter e komandant teli ndricim hoxhes ish eprore ne ushtrin e shtetit shqiptar mese e kam njofte personalisht andaj hakun e komandantit e kemi mare tre fisht ne karpallak te tetove ku sllavo maqedonasit u ben mish per top nga mortajat nga guximi yn ku la te vrare 85 mercenar te ashte quajtur brigad e prilepit me urjtjen ma te madhe duke u nis per te vrare shqiptar por u hasi shara ne gozhde aty armiku la te vrare dhe me shum se 100 te plagosur kjo ishte hkmarja qe shqiptari nuk te fal 100 -1 kjo ishte haku i komandtit ne ora 6-45 minuta ishte sikur ne flaken e maleve me kujtohet kur tanket dhe autobus plot me mercenar vinin duke i prit ne shenjester me krenari dhe duke kenduar kengen per bacen adem ketu ishte grusht per sllavo maqedonet e shkruajta kete ngase ki trim betoni i lumt me qen se e vlersoj intelegjencen e tij dhe te gjith juve qe shkruani jeni te shkelqyer por kur lexova letren qe komandant teli i kishte shkruaj bijes se vet e kam lexu me lot ne sy qe me rjedhin gjak nga urejtja qe kemi per ata te cilet e vran ate njeri te madh andaj vendosa te ju tregoj se djemt e U-C-K te kalitur ne luftra nga pervoja ne kosoven heroike ne presheve e mdvegje ata dite ti tregojn shkaut se kudo qe te jesh neve na ke mbrapa nuk ta leme vendin deti sa te clirohet cdo pllem e tokes meme shqiperij vazhdoni e shkruajni per djemt e liris se edhe ju i takoni asaj vazhdoni e respektoni sic dini se vertet jeni te shkelqyer secilin shkrym tuaj qe lexoj besoni qe me lot ne sy e lexoj ngase nuk mundi te ju permbahem emocioneve nga krenarija juaj krenohem me ju po po krenohem po ama edhe deshmoret krenohen me ju kete ju duhet te jeni te sigurt te punojm se bashku te luftojm se bashku pa asnje percarje pa fe e pa partij por te luftojm vetem per shqiperi LAVDIJ DESHMOREVE TE KOMBIT
ROFT RINIJA JONE SY PA TREBUR ROFT POPULLI YN LIRIDASHES
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyWed Jan 02, 2008 2:10 am

Gjate procesite gjyqesor te Avni Rustemit ne Parise.!!

Avniu drejtohet me keta fjale.!

''Na detyroni qe me arme t'i fitojme te drejtat tona,e pastai thoni pse kerset pushke''.

Nuk mundem te endroi i qete qe mos te lexohet edhe ky shkrim per kete luane te betejes se koshares.

NUHI TAHIRI:
I lindur me 19 marse te vitit 1976,ne fshatin semenishte te Shkupit,per shkake te gjendjes se veshtire ekonomike qe nga viti mori rrugen e mergimit.
Nuhi Tahiri,ishte vulnetar i UCK nga italia,edhe pse ishte i zene me halle e tij ekonomike ishte i indinjuar thelle ne zemer e ne shpirt nga gjenocidi dhe masakrat qe beheshin ne Kosove.Ato e preken ne shpirt NUHI TAHIRIN,andaj ai vendosi ta lere punen ne Itali dhe vullnetarishte u regjistrua antare i UCK ne selin e regjistruse ne Fonda-cionin ''Vendjindja theret''me selin ne rrethinen e kazalllotit ne ROME.
Bashkangjitet ne rradhet te UCK,pergatitjet ushtarake Nuhiu beri ne shqipri,kurse trajnimin ushtarak e kreu ne kalimash.Vullneti i Nuhiut guximin qe mori per te hire ne stervitje e mori rende kur i pa te plagosurit ne radhet e UCK.
Po ashtu ushtimet thote Nuhiju na ushtronin Rrustem Berisha dhe Komandan Esat Krasniqi,ketu stervitej nje batallion i tere.etj etj ...

PLAGOSJA E NUHI TAHIRIT

Nuhiju u plagos ne vijen e frontit ''Rasa e Zogut''ne Koshare,ne vendin me fatal me 19.05.1999.

Te nderuar Forumist,qe mos te zgjatem shume.
Nuhi Tahiri pas plagosjes ka pature 9 operacione disa ne Shqipri e disa te tjer ne Itali, sote eshte gjalle ky luan,Heroi i popullit tone.RESPEKT.

..by beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyWed Jan 02, 2008 11:27 pm

Shume te nderuar pjsemarres te kasaj teme
Me shume interes dhe kurreshtje te madhe lexova ato qe keni shkruar dhe me vjen mire shume qe tema po vazhdon dhe po pasurohet .
Nuk kam fjal te shpreh respektin per Juve I nderuar zeriatdheut ; nga menyra se si keni shkruar ,se si jeni shpreh ,se me sa dashuri flisni per deshmoret dhe lirin ,me sa urrejtje flisni per armiqte ,neve gjeneratave te reja na e kujton edhe njehere se si duhet dhe nderohet atdheu …
“Sa armiq per vdekje e sa miq besnik “thoshte F.Williams per rracen ilire-shqiptare ..
Une nuk kam guxim te flas me shume veqse te Ju falenderoj edhe une personalisht per keto shkrime dhe per keto te dhena qe jane shume te rendesishme per ne.
Lavdi per Deshmoret e kombit ,respekt dhe nderimet me te larta per vepren Tuaj dhe te gjithe atyre qe ishin pjese e luftes se shejt per liri .

“LETER E NJE LUFTETARI TE UCK-SE NGA SHQIPERIA”

Krenarine e te qenurit pjese e asaj lufte, e asaj beteje e shpreh edhe kjo leter Beton ,qe une qava me ngasherim derisa e lexova .Sa krenare duhet te jete bija e ketij trimi.
Ndersa kenga e Jakup Ferrit eshte gjeja e par qe me shkoi ne mendje derisa lexova per Nuhi Tahirin ...
Me vjen shume keq qe po perseritem me shkrime boshe dhe komente ne kete teme por te me falni ..sepse te lexosh keto shkrime e te mos shkruash … nuk po mundem
Me repsketin me te madh per te gjithe juve ,
Euridika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR EmptyFri Jan 04, 2008 4:39 am

ALFABETI I DËSHMORËVE

Ju fëmijë nëse doni
A-në në mend t`a mbani
Thoni , A- Adem Jashari
Thoni, A- Agim Ramadani.

Kur ta mësoni A-në
Mbani në mend në daçi
Mos thoni A-aeroplani
Thoni, A- Abaz Thaçi.

Kur të shkoni te B-ja
Mos thoni bujku a bisha
Thoni, B- Bedri Shala
Thoni, B- Bekim Berisha.

Dhe lavdërohet F-ja
Thotë unë jam në flamur
Jam te Fehmi Lladrofci
Që nuk harrohet kurrë.

Mos thoni H, H, Hëna
Kur H-në e takoni së pari
Në mend e mbani më lehtë
Të thoni H- Hamëz Jashari.

Kur do ta mësoni I-në
Mos u thoni I- kuajve lodra
S`do ta harroni kurrë
Kur thoni, I, I- Ilaz Kodra.


Unë po ju tregoj
Mos thoni nuk e diti
Se me Z të madhe
Është Zahir Pajaziti.

Ju lus fëmijë të dashur
Në qytet e katund
Këtë alfabet që e nisa
TA ÇONI DERI NË FUND U-C-K

TETOVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty
MesazhTitulli: Re: THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR   THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
THYERJA E KUFIRIT SHQIPTAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» THYERJA E NJË “MITI” NË GJIROKASTËR
» Shqiptar apo Kosovar
» Me çka mburreni si Shqiptar?
» Folklori shqiptar
» Ta njohim Etnikumin Shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: