|
| SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE | |
| | Autori | Mesazh |
---|
veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE Fri Mar 06, 2009 3:12 pm | |
| Gafurr Bytyçi: Shkolla e Janjevës,ndër shkollat më të organizuara të shk.XVII Më 28 dhjetor 1995,në Llugaxhi,dhe më 16 janar 1996,në Prishtinë,qe shënuar 330 vjetori i Shkollës së Janjevës.“Duke shënuar datëlindjen e njërës prej shkollave më të vjetra,datëlindjen e Shkollës së Janjevës,ne njëherit dëshmojmë se fillet e arsimit tonë kombëtar i gjejmë në lashtësinë e shekujve”,-pat thënë atëherë dr.Abdullah Vokrri,duke sjellur me këtë rast dëshmi arkivore,nga të cilat mund të shihet se emri i kësaj shkolle është ngusht i lidhur me emrin e të përndritshmit Andre Bogdani,kryepeshkop i Shkupit,njëri ndër personalitetet më të shquara të kësaj periudhe dhe i cili bëri shumë që kjo shkollë të fitonte primatin e njërës ndër shkollat më të organizuara të asaj kohe.Kërkesën për hapjen e kësaj shkolle e kishte bërë vetë Andrea Bogdani më 15 nëntor të vitit 1664,duke iu drejtuar Organizatës të Kongregacionit të Shenjtë të Propagandes Fide në Romë,që për mësues të shkollës së vogël të Janjevës,siq e quante ai,të emërohej misionari apostolik,kushëriri i Andreas,shqiptari Don Pjetër Mazreku,i cili atëbotë sapo kishte mbaruar studimet në kolegjin ilir të Loretos në Itali.Ishte viti 1665.Për ndërtesë shkollore qe zgjedhur shtëpia e Andrea Bogdanit.Pas Pjetër Mazrekut,në këtë shkollë do të punojnë edhe mësues të tjerë,të gjithë njohës të mirë të tri,katër apo më shumë gjuhëvë,ndër ta vlen përmnendur disa prej tyre,si fjala vjen priftin Vinqenc Mateviqin i cili në këtë shkollë vendoset më l0 gusht të vitit 1670,Dom Gjon Bogdani, e tj.Në veprimtarinë e shkollës së Janjevës të kësaj periudhe kohore ka pasur ndërprerje të herëpashershme,sidomos në vitin 1683 ku Perandoria Osmane ndërmori një ekspeditë shumë të ashpër ndaj shkollave,si kjo e Janjevës.Sipas dokumenenteve arkivore ,shumë mësues të kësaj periudhe u ndoqën dhe u internuan.Një numër sish emigroi në Itali,Dubrovnik,Zarë e gjetiu.Nga shkolla e Janjevës e këtyre kohërave kanë dalë personalitete të shquara si Lukë Bogdani,Lekë Suma,të cilët janë marrë edhe me poezi,e tj,ndërsa së voni edhe Shtjhefën Gjeçovi dhe padyshim edhe shumë të tjerë ,që për fatkeqësinë e kulturës dhe historisë sonë u humbën gjurmët në rrebe kohërsh,ose ato gjurmë dhe veprimtaria e tërësishme e kësaj shkolle mbetet si diçka ende e pagjurmuar sa duhet,qoftë në arkivin e Bibliotekës së Vatikanit,ose edhe në arkiva bibliotekash të vendeve jashtë trojeve shqiptare. | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE Fri Mar 06, 2009 3:13 pm | |

| Titulli: Re: SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE Fri Mar 06, 2009 3:15 pm | |
| Por,ndërkaq,nuk mund të mos thuhet edhe kjo:E tërë periudha e shk.XIX dhe fillimi i shk.XX do të karakterizohet me përpjekje nga më perfidet për serbizimin e popullatës katolike(asaj shqiptare a dubrovnikase) të Janjevës,Letnicës,e tj.,duke e paraqitur shkollën e Janjevës si shkollë serbe,ndërsa komunitetin katolik të Janjevës (dhe jo vetëm të Janjevës)si gjoja serbë të konfesionit katolik.Kur të kihet parasysh kjo dhe edhe shumë absurditete të historiografisë serbe në raport me shqiptarët,atëherë edhe është për të dyshuar shumë se djegja konakut ku ndodhej tërë materiali arkivor që pasqyronte punën e shkollës që nga fillet e saj, nuk ndodhi rastësisht,dhe se kjo vërtet nuk është diçka e rastit.Të dhënat mbi humbjen e materialit arkivor për Shkollën e Janjevës në 20 vitet e para të shk.XIX,janë të dhëna që i thonë pikërisht historianët serbë.Në vitet kur ndodhi djegja e arkivit që pasqyronte aktivitetin e shkollës së Janjevës,me shqiptarët si komb po ndodhte diçka e madhe,por kjo kohë është njëkohësisht edhe koha e zgjimit të ëndrrave dhe lakmive të Serbisë per paraqitjen e Kosoves si gjoja djep te kultures se tyre,duke anashkaluar qellimisht emrat e mësuesve vendor të kësaj kohe si fjala vjen Pal Gjoni,ndërsa më vonë edhe Pal Gjergji,Filip Gjoni,Lenka Gjeçovi,Ivan Berisha,Filip Bojagjiu e tj.edhe kjo është mëse e kuptueshme.Historiani serb,M.V.Veselinoviq,në librin e tij Statistika srpskih skola u Turskome carstvu,thotë se gjatë viteve 1893-94 në Janjevë kishte 120 nxënës dhe se në këtë qytezë kishte 385 shtëpi,prej të cilave 320 ishin të serbëve të besimit katolik(!!!),40 shtëpi të turqve, dhe 25 shtëpi – të magjupëve muslimanë.Besimtarët e besimit katolikë udhëhiqeshin nga padër Francesko dhe don Nikolla.Ky i dyti e kryente njëkohësisht edhe punën e mësuesit në shkollë.Janjevasit katolikë,edhe sipas Veselinoviqit ,janë serbë.Nxënësit në shkollë mësonin serbisht,ndërsa për alfabet kishin alfabetin latin.Dhe krejt kete qe e thote Veselinoviq sigurisht se mund te hudhet poshte si nje e pavertete e kulluar po te mirret parasysh libri i Aleksander Giljferdingut,konsull rus ne Sarajeve gjate viteve 1859,i cili ne librin e tij‘UDHETIM NEPER Hercegovine,Bosnje dhe Serbine e Vjeter”*, SHTEPIA BOTUESE “veselin Maslesa” Sarajeve 1972,fq,20,mes tjerash sjell edhe pershtypjet e tij nga vizita ne Kosove,saktesisht me 1857.Ja se çka i tregon Aleksander Giljferdingut nje prift serb qe po e bashkeshoqeronte: “…Prifti ma tregonte nga e majta e rruges Janjeven,kete katund te madh,qe shtrihej poshte Veletinit*.Ne Janjeve tash jetojne vetem shqiptaret,nje pjese te besimit islam,ndersa pjesa tjeter te besimit katolik.Me dhimbjen e sinqerte me tregonte se si ne vitin l856 katoliket e atyshem filluan te rremihnin dhe te ngresin muret e kishes se re mu ne themelet e kishes se vjeter te shen Nikolles duke zhdukur me kete rast ikonat e vjetra ne muret e saj dhe mbishkrimet shkruar me shkronja te arta.Kaluam prane fshatit bukure te madh ortodoks Livagjes dhe arritem deri tek manastiri i Graqanices”
Pjese nga libri ‘UDHETIM NEPER Hercegovine,Bosnje dhe Serbine e Vjeter”* nga Aljeksander Giljferding;(faqe.210)SHTEPIA BOTUESE “veselin Maslesa” Sarajeve 1972
Në origjinal “Poezdka po Hercegovin,Bosnii,Styaroi Serbii,Bosnija v nacal 1958.
| |
Historianet serbe e thone se nga viti 1859 e deri me 1912 shkolla paska punuar pandërprerje dhe se shkolla nuk ka pasur ndërprerje as në kohën e Luftërave ballkanike dhe as në kohën e okupimit(G.B)prej 1915-1918Gjatë kësaj periudhe në shkollë punonin priftërinjtë katolikë vendës,por pa e qartësuar se në cilën gjuhë zhvillohej mësimi.Pas çlirimit,më 1918,-shton ky dokument serb,-në shkollë kanë punuar mësuesit shtetëror.Por,sintagma serbe pas çlirimit do të duhej kuptuar ndryshe,sepse kjo në shqipe e thotë okupimin definitiv të Kosovës nga serbët dhe instalimin e pushtetit të tyre edhe në këtë shkollë.Gjate shfletimit te historiografise serbe per shkollen e Janjeves,do te verejme se nga ana e serbeve ne raste te caktuara nuk ka munguar edhe dinakeria vetem e vetem per te hapur aty nje shkolle,duke shfrytzuar me kete rast veglat e tyre ne mesin e janjevasve.Kete e paskan provuar me 1886,sipas Branisllav Nushiqit,por se u detyrua ta terhiqen,ngase diçka te ketille nuk ua paska lejuar ipeshkvi katolik,as edhe atëherë kur mësuesi(vegel e tyre) ishte i fesë katolike.Një i rinj janjevas,nga një familje e njohur,e që kishte mbaruar mësimet në Shkodër,shton më tej Nushiqi,paska dashur të hapte shkollën serbe ne Janjeve,porse, me qëllim për ta penguar këtë inicioativë,të njëjtin,shpejt e shpejte,ipeshkvia shqiptare e paska emëruar prift në Mirditë. | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE Fri Mar 06, 2009 3:24 pm | |
| Teksti ne vazhdim paraqet fjalet e Aljeksander Gilferdingut,i cili ne postimin me larte doli i gjymtuar. “…Prifti ma tregonte nga e majta e rruges Janjeven,kete katund te madh,qe shtrihej poshte Veletinit*.Ne Janjeve tash jetojne vetem shqiptaret,nje pjese te besimit islam,ndersa pjesa tjeter te besimit katolik.Me dhimbjen e sinqerte me tregonte se si ne vitin l856 katoliket e atyshem filluan te rremihnin dhe te ngresin muret e kishes se re mu ne themelet e kishes se vjeter te shen Nikolles duke zhdukur me kete rast ikonat e vjetra ne muret e saj dhe mbishkrimet shkruar me shkronja te arta.Kaluam prane fshatit bukure te madh ortodoks Livagjes dhe arritem deri tek manastiri i Graqanices”
Pjese nga libri ‘UDHETIM NEPER Hercegovine,Bosnje dhe Serbine e Vjeter”* nga Aljeksander Giljferding;(faqe.210)SHTEPIA BOTUESE “veselin Maslesa” Sarajeve 1972
Në origjinal “Poezdka po Hercegovin,Bosnii,Styaroi Serbii,Bosnija v nacal 1958.
| |
| | | isuf ramadani Fillestar/e
Numri i postimeve : 34 Age : 48 Vendi : Prishtin Profesioni/Hobi : Gjeografi Registration date : 06/03/2009
| Titulli: Re: SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE Fri Mar 06, 2009 6:58 pm | |
| shkolla e parë shqipe u hap ne korçë | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE Fri Mar 06, 2009 9:15 pm | |
| Gafurr Bytyçi
CILA ËSHTE SHKOLLA E PARE SHQIPE
-me rastin e 340 vjetorit te Shkolles se Janjevës-
Në vitin 2000,Anton Ashta,një intelektual yni në perëndim,në një prej shkrimeve që ky plason edhe në ëebfaqen personale në internet,evokon një bisedë me babain e tij,kur ky ishte fare i ri.E paska pyetur ky atëherë babain për Shkollën e Korçës.Si është e mundur,-paska pas shprehur ky habinë e tij,-që Shkolla e Korçës e vitit 1887 të jetë shkolla e parë shqipe?Si është e mundur që shkolla shqipe të jetë hapur aqë vonë,kur shtetet fqinje kishin vite që ishin të pavarura?
-E vërteta është një tjetër.Shkolla e pare shqipe është hapur shumë më herët,por e kanë hapur ata që nuk duhej ta hapnin,-kështu i paska thënë i ati Antonit,gjithnjë duke pasur ndërmend ato shkolla që qenë hapur në trojet tona në mbarim të shekullit XVI,si fjala vjen Shkolla e Stubllës(1584),apo edhe ato shkolla që u hapën në dekadat e para të shk.XVII,dhe që drejtoheshin nga klerikët.
Dhe,përnjëmend,a është Shkolla e Korçës e vitit 1887 shkolla e parë shqipe?
Se Shkolla e Korçës nuk mund të jetë shkolla e parë shqipe,i këtij mendimi është edhe Donat Kurti,por edhe Engjëll Sedaj,e tj.Donat Kurti,më një vështrim për shkollat tona në lashtësi,botuar te “Hylli i Dritës”,më 1935,thotë se shkolla e parë shqipe daton që më 1638.Si të parat shkola ai përmend tri:Shkolla e Pdhanës,e Binishtit dhe ajo e Shkodrës,duke sjellur me këtë rast të dhëna mjaft unteresante përkitazi me punën që zhvillohej në to. | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE Fri Mar 06, 2009 9:16 pm | |
| Edhe Mehmet Elezi,figurë e njohur e letrave shqipe,njësoj sikur Anton Ashta,edhe ky,mbase me shumë të drejtë,shpreh habinë që Shkolla e Korçës,respektivisht 7 marsi i vitit 1887 mirret si datë e shkollës së parë shqipe.Duke e mbështetur konstatimin në pohimet e Donat Kurtit se shkollat shqipe ne viset veriore të atdheut kanë gjalluar të paktën që prej 400 vitesh,në vazhdim Mehmet Elezi i referohet studiusit amerikan Edvin Zhak(Edvin Jackues) dhe librit të tij “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët tona”.Edvin Zhak i shpie shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë:në vitin 1632.-Shkolla e parë ,e dokumentuar,në gjuhën shqipe u hapë në Velë të Mirditës,më 1632,-shkruan ai.Dhe kjo nuk është e vetmja.Një shkollë tjetër,mjaftë e hershme qe hapur ne Kurbin,po më 1632.Më 1638,shkolla shqipe u hap ne Pdhanë,fshat afër lumit Mat,ndërsa më 1639,në Troshan,dhe në vetë qytetin e Shkodrës ,më 1698.Më pas u hapën edhe më se 21 shkolla tjera nga qytetet veriore e deri në Durrës,secila me më së pakut 30 nxënës.Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e lartëpërmendur shton se më 1887 në qytetin e Shkodrës ishte hapur edhe një qendër me ndikim në arsimin e lartë,Kolegji i Shën Françesk Savierit,që paiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë.Kjo shkollë ishte qendër shkencore për krejt Ballkanin,jo vetëm për Shqipërinë.Risi shkencore e këtij kolegji,po sipas këtij historiani,është observatori meteorologjik,i themeluar që më 1888,si i pari observator në Ballkan.
Në anën tjetër,Dr.Engjëll Sedaj,në shkrimin e tij “Stublla po bëhet një tempull i arsimit e i kulturës kombëtare”,sjell të dhëna nga më të besueshmet për shkollën e parë shqipe,në formë kolegji në Stubëll të Karadakut,që më 1584,kuptohet: si shkollë ilegale. | |
| | | veletini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 127 Age : 68 Vendi : kosove Profesioni/Hobi : mesimdhenes Registration date : 07/12/2008
| Titulli: Re: SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE Fri Mar 06, 2009 9:20 pm | |
| Nga të gjitha shkollat e lartëpërmendura,padyshim se është Shkolla e Janjevës e vitit 1664ajo që dallohet për shumëçka nga shkollat tjera të trojeve shqiptare.Në shenjë nderimi për rolin e saj të madh,tash e gati 11 vite më herët,respektivisht më 28 dhjetor 1995,në fshatin Llugaxhi,dhe më 16 janar 1996 në Prishtinë,qe shënuar 330 vjetori i Shkollës së Janjevës.-Duke shënuar ditëlindjen e njërës prej shkollave më të vjetra,ditëlindjen e Shkollës së Janjevës,ne njëherit dëshmojmë se fillet e arsimit tonë kombëtar i gjejmë në lashtësinë e shekujve,-patë thënë atëherë Dr.Abdullah Vokrri.Kërkesa për hapjen e kësaj shkolle ishte bërë më 15 nëntor 1664 nga vetë Andrea Bogdani,kryeipeshkv i Shkupit.Pas gjithë kësaj që u tha më lartë,deshe s’deshe shtrohet edhe njeherë pyetja: A është njëmend Shkolla e Korçës shkolla e parë shqipe Më 1960,Qeveria e Shqipërisë e konfirmon me ligj si ditë të parë të shkollës së parë shqipe datën 7 mars të vitit 1887,datë kur u hap Shkolla e Korçës.Ky ligj,për mendimin e shumëkujt është një ligj i një mendësie komuniste,ndaj dhe si i tillë nuk i bënë nder traditës së lashtë të shkollës shqipe.Ky ligj prandaj do të duhej të rishikohet,sepse është e nevojshme dhe me shumë interes.Shkolla e Korçës vërtet se është shkolla e parë laike,dhe është themeli i traditës së shkollës kombëtare,por jo me më pak merita janë edhe shkollat shqipe të lashtësisë,si ato që përmend Donat Kurti,Edvin Zhak,e tj.Nëse ne e numrojmë si libër tonin ‘Mesharin”,një libër përkthimesh në shqip të shkrimeve biblike,botuar më 1555,me autor Gjon Buzukun,prift;nëse ne krenohemi dhe e themi me mburrje se jemi pasardhës të ilirëve,që ishin të botëkuptimit pagan;dhe nëse ne krenohemi me Skënderbeun që jetoi disa shekuj më herët nga epoka e Rilindjes Kombëtare,por që shekuj me radhë vetë kujtimi për figurën e tij bëri që ngushtësisht të lidheshim pas identitetit tonë kombëtar,atëherë pse të mos krenohemi edhe me shkollat tona të lashtësisë.Tek e fundit,ç’të keqe ka që mësimet e këtyre shkollave ishin në masën më të madhe të karakterit fetar,pasi që të o këtij karakteri ishin edhe shkollat e popujve fqinjë.Dhe,krejt në fund:a)Është Shkolla e Korçës, b)por është edhe Shkolla e Janjevës e datës 15 nëntor 1664(me një varg simotrash tjera),që u hap( apo që u hapën )për qëllime shumë fisnike. p.s.Kjo kumtesë është botuar në Almanakun e Manifestimit të Katërt Kulturor-Shkencor e Letrar GJURMË TË GJECOVIT 2005-2007,Janjevë 2008 | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE | |
| |
| | | | SHKOLLA E JANJEVES-SHKOLLA E PARE SHQIPE | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |